Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 6 prej 6

Tema: Pandi Kordha

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    330
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pandi Kordha

    Autori ėshtė i diplomuar ne Shkencat e Natyrės UT ne degėn e Matematikes . Ka botuar katėr libra ne fushėn e matematikes tekste ndihmės Pėr sistemin arsimor parauniversitar dhe Universitar .

    Vėllimi me poezi FJALE TE NDRYDHURA ėshtė vėllimi i pare i autorit ne fushėn e letėrsisė . publikuar ne vitin 2006 .






    TABU E DJAJ ...


    Shumė iluzione,
    tabu e djaj me brirė
    dhanė shpirt,
    kur panė tė valėvitej me hov
    Flamuri Kuq e Zi
    atje nė Kosovė.


    Djaj tė tjerė sot
    struken me maska
    ndėr kabinete e kanceleri,
    thurin intriga,
    mprehin thika
    nėn mantelin demokraci.
    Djajtė si ujqit
    qimen e ndėrrojnė,
    ēastin presin, vrėngthi tė kafshojnė.


    Kosovė, moj trimėreshė,
    aspirata jote dėshirė e Perėndisė, …
    nuk tutesh prej intrigash
    prapaskenash e thikash tė djallėzisė

    Kosovė e lashtė,
    Kosovė e Re,
    Vend burrash tė lindur
    pėr Flamur, pėr Atdhe !






    RROTA E HISTORISĖ


    Qysh prej fillimit
    Njerėzimi ecėn nė rrugė
    tė pėrpjetė.
    Ecėn dhe shtyn rrotėn
    e historisė sė vetė.
    Rrota vėrtitet, herė vrullshėm,
    herė ngadalė,
    pėrplaset, shkakton dhimbje
    me hak e pa hak,
    derdh gjak.
    Derdh gjak nga gjaku i njerėzimit
    Pėr hir tė “paqes“,
    tė pėrparimit !


    S’mund tė vėrtitet ndryshe
    kjo rrot’e historisė,
    tė shkelte, tė shkatėrronte
    tė gjitha djallėzitė?
    S’besoj qė menēurisė njerėzore
    t’i jenė shterrur energjitė !
    Apo kjo botė ėshtė absurditet,
    mbart dhunėn
    nė thelbin e vetė?!





    MEDITIM


    Ėndrra tė vyshkura pagjumėsie
    si gjethe vjeshte fėrfėrijnė.
    Troku i mendjes nga larg dėgjohet
    asgjė tjetėr s’pipėtin.
    Ku po shkon kaq e azdisur,
    ē’ka ndėr mend kjo mendja ime,
    nuk e sheh qė nata nxin?


    Dhe prej territ
    krejt pa pritur
    nėpėr qiell seē shkrepėtin,
    troku i mendjes kishte ndezur
    mijėra ėndrra dhe qirinj.







    KĖNGA E ZEMRĖS


    Ah, moj zemėr
    si s’pėlcet
    aty brenda mot e jetė,
    sheh bilbilat si kėndojnė
    dhe tė lirė fluturojnė!


    Fol, o zemėr, ē’ke qė s’flet!?
    Ke ca ditė qė shumė troket,
    mos do vallė tė jesh e lirė
    tė endesh nė hapėsirė?
    Ndoshta unė tė jam mėrzitur,
    se prej times xhelozi
    je e ndrydhur,
    je drobitur.


    Ke vendosur e mė s’rri?
    Si tė duash zemra ime,
    unė s’kam tjetėr dashuri …
    do tė ndjek kudo tė shkosh,
    do tė vij dhe unė me ty.












    XHA MILOJA


    Dikur,
    me Xhevdetin
    kolegun tim tė letėrsisė,
    dėgjonin provimet e pjekurisė.
    Natėn vonė, vapa mezi binte …
    Ujė, … pak ujė tė ftohtė
    kushdo desh tė pinte.


    Xha Miloja, roja i shkollės,
    i papėrtuar,
    ecejak me gotat nė duar.
    Njė ēast u ul aty pranė
    tek ne nė tavolinė.
    Kureshtar, i hutuar dėgjonte …
    mendja e tij diku fluturonte.
    -Hajde, hajde …
    sinus, kosinus,
    minus dhe plus?!
    Ē’gjėra tė reja po dėgjojmė !
    Ishte (ndoshta) i organizuar,
    kujtonte i gjori se dhe matematikėn
    partia e kish zbuluar !









    KOZMOSI KA VRIMA

    Me syt' e mendjes
    ēaj kupėn e qelqtė tė qiellit,
    pėrtej hapėsirė e paund: kozmosi...
    Yj e planet,
    djej gjigand plot shkėlqim.
    Kometa flokėgjata vėrtiten fluturim.
    Shoh yje qė lindin, yje qė vdesin,
    pafundėsisht galaktika tė panjohura
    nė heshtje presin.
    galaktika tė reja fshehur
    mezi presin.
    Bukuri mahnitse!
    Mjegullnaja difuze me dritė tė bardhė pėrshkoj tejpėrtej,
    kudo materie e shpėrndarė.
    Largė, shumė larg yje supernova, pulsarė
    e kuazarė.
    Befas shfaqen vrima tė zeza, tė frikshme
    si kratere vullkanesh gjigand...
    veē nuk nxjerrin llavė,
    materien dhe dritėn thithin e pėrpijnė,
    gjithshka zhdukin
    nė thellėsi tė territ t’vetė.
    E ēuditshme,
    Vrima tė zeza paska gjithandej...
    jo vetėm kėtu, po dhe pėrpjetė !








    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NEOLK : 03-02-2008 mė 21:13
    Rrug' e gjatė do ngare ngadalė (8204)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    330
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    FANTAZMA E KUĒEDRĖS DIKTATURĖ Poemė

    Nga vellimi me Poezi " FJALE TE NDRYDHURA"
    nga PANDI KORDHA

    P o e m ė



    FANTAZMA
    E KUĒEDRĖS
    DIKTATURĖ


    Atdheu im, Shqipėri !
    Emri yt nė lashtėsi u ngjiz
    e prej andej vjen.
    Shekujt e gdhėndėn
    me daltėn e kohės
    nė shkėmbinjt’e kėtij trualli
    ku shqiponjat lindin
    e ngrenė folenė.


    Shqiponjė-Shqipėri-shqiptar ! …
    Ky zinxhir fjalėformues,
    stoli e rrallė e portretit tėnd,
    ėshtė gjenez’e emrit qė Ti mban,
    Atdhe i shtrenjtė !
    Zinxhir me tri hallka,
    rrėnja … Shqiponjė !...
    trinom i papėrsėritshėm
    nė historinė njerėzore,
    dėshmi domethėnėse
    e aspiratave pėr fluturim
    tejpėrtej hapėsirave qiellore.

    Veē tė nisje fluturimin
    tėnd tė lirė
    Shqipėri,
    tu desh tė rilindje pėrsėri !


    1.

    Rrugė e gjatė,
    e vėshtirė, …
    Nė vite e shekuj, Atdhe
    mbijetove mes vuajtjesh, copėtimesh,
    goditjesh pa mėshrė !
    Vend i pėrgjakur prej hordhish gjakatare
    tė etur pėr gllabėrim.
    Arenė luftimesh Lindje-Perėndim.


    Kthej vėshtrimin mbrapsht …
    Ashpėrsia e shekujve
    shumė popuj i zhduku,
    tė tjerė i ka gėrryer.
    Erozion kohor?
    Ku janė Vikingėt, Trojanėt, Etruskėt,
    Dakėt, Vllehtė,
    tė mundur e triufatorė?
    Inkasit, Majatė,
    “Mohikanėt” e Xhejms Kuperit
    ē’i gjeti?

    Nė ato dyndje kolonizatorėsh
    tė qytetėrimit “modern”
    nga fiset indiane gjallė kush mbeti?


    Fate mė tė hidhur,
    fate tė mbrapsht !
    Tė tjerė tė zhdukur,
    tė shfarosur pėr jetė
    nė Azi, Afrikė,
    Oqeani, Atlantidė, a gjetkė.
    Enigma e gojėdhėna
    deri sot pėr ta kanė mbet’


    Qefinėt e fatit tė zi,
    me avlėmenda e makineri moderne
    si rrjetė merimangash helmuese,
    t’i kanė endur
    haptas e nė fshehtėsi
    kaq herė, o populli im !
    Ashpėrsia e shekujve
    nė rrjedhėn e kohės,
    vorbullat e historisė ka bėrė t’rrokullijnė,
    por Ty
    nuk mundėn tė tė zhdukin,
    nuk mundėn tė tė pėrpijnė !



    Ballin mbėshtjell me Flamur Kuq e Zi...
    Me gjokset shtrėnguar
    gur mbi gur llogoresh e kėshtjellash
    pėrballe ēdo shtrėngatė e stuhi.

    Ti mbijetove e vdekje s’pate kurrė,
    pse vdekjen sfidove, e munde,
    e nėnėshtrove !
    Prej vendit s’u tunde,
    pse rrėnjėt e Tu tė thella
    ushqeheshin me gjak tė pastėr
    gjeneratash tė trungut arbėror.
    Vallen e shqipes,
    vallen e shpatės
    bijėve tė Tu sa lindnin ua mėkoje
    ēdo ditė e ēdo orė…
    tė ishin atdhetar, tė ishin dhe dasmorė.


    Kėtė popull pellazg, tė lashtė,
    prej dokesh e zakonesh
    etnikisht aborigjen,
    me vulė identiteti denbabaden
    s’e lanė tė qetė…

    *
    Trojet e Tij udhėkryq gjeografik.
    Fatet ?...
    nė udhėkryqet e historisė...
    Rrezik, ... Rrezik !


    Pėrplasje udhėkryqesh,
    pėrplasje interesash e lakmish !
    Grabitėsit e kohės nė pėrgjim,
    frymėmarrjen i rrėmbyen


    s’e lanė tė lirė
    tė mėkėmbej, tė forcohej,
    tė mbushej me filiza, degė e gjethe
    plot me lule
    mbartėse tė farės sė zhvillimit,
    s’e lejuan qė emrin Ai tė shkruante
    nė kopshtin e qytetėrimit !


    Rruga e Tij e gjatė, kaq e thepisur
    kalonte buzė honeve,
    nė zgrip tė greminės
    pėrmes rrebeshit dhe suferinės.
    Mos ishte mallkim prej Zotit ...
    apo pafuqishmėria e Tij,
    mungesa e guximit ( ! )
    qė e mbėrthente
    nėpėr kėtė rrugė tė mjerimit?



    2.

    Nė atė kohė,
    vitet e Luftės sė Dytė Botėrore
    bėnin kėrdi e batėrdi.
    Fantazma e komunizmit
    qė endej nė Evropė
    me flamurin e “barazisė shoqėrore”
    trokiti nė Shqipėri.


    Ku ta dinin ata tė mjerė
    se njė dhunė e re e sheqerosur,
    e keqja mė e madhe e fatit,
    shumė herė mė e ashpėr
    do tė pllakoste mbi ta,
    diktatura e proletariatit?!
    Absurd nė histori,
    diktatura do vendoste barazi !


    “Barazia shoqėrore”,
    ai helm i ėmbėl, joshės pa ngjyrė,
    themel i sistemit socialist,
    shkaktoi shtjellime, pėrēarje,
    hemoragji,
    nė shoqėrinė shqiptare,
    tė lodhur, tė drobitur,
    lehonė e raskapitur,
    qė kish dėshtuar disa herė
    nė rrugėn e fatit tė saj tė mbrapsht,
    tė hidhur zeher.


    Ja, njė mbarsje e re
    fill pas Luftės
    me farėn e kėtij helmi,
    do ta ēonte Atė, nė vitet mė vonė
    drejt vdekjes sė sigurt,
    e zhdukjes sė Saj
    pėr gjithmonė !


    “Barazia shoqėrore”,
    ai helm me veprim tė ngadalshėm.
    me zhurmė e pa zhurmė
    bėri e ē’nuk bėri !
    Sa e sa njerėz tė gjallė
    u zhdukėn pa lėnė gjurmė.
    Sa e sa tė tjerė
    me varre pa adresė…
    sa e sa, tė prerė nė besė.
    Sa e sa mashtroi…
    tė gjithė u gjymtuan,
    mbetė pa sy, pa vesh, pa gojė !
    Dhimbjet e Luftės
    ky helm i shumėfishoi.



    Lindėn lloj-lloj monstrash,
    kanibalė qė hanin njerėz,
    lakej, zuzarė, krimba, zvarranikė
    mizėri,
    e trutharė,telendarė tė etur
    pėr lavdi.



    “Barazia shoqėrore”.
    ai helm fluid,
    pėrgatitur mjeshtėrisht
    nė laboratorėt e alkimistėve
    dėshtakė,

    ushqim shpirtėror i tė paaftėve,
    i mediokėrve profanė,
    vulosi “tė drejtėn” e tyre
    pėr tė pėrfituar nga tėaftėt
    e populli mjeran.


    U shkulėn nga ishin e s’ishin
    tė lidhur bisht pas bishti,
    kush e kush tė rrėmbente
    e tė zhvaste
    pa i dhėmbur fare
    mesi e kėrbishti.



    “Barazia shoqėrore”
    e diktaturės komuniste,
    pjellė e paturpėsisė,
    marrėzia mė e madhe,
    kundėrshtia mė e habitshme
    ndaj ligjeve tė zhvillimit t’shoqėrisė
    krijuesit tė tyre,
    Natyrės a Perėndisė.


    Pa tė pyesim,
    ē’barazi ka Universi?
    Nga sa dimė, ēdo gjė ndryshon.
    Ka lėndė tė gjallė,
    ka dhe tė vdekur.

    Ca mė tė menēėm,
    ca tė papjekur.
    Dikush mė i shkurtėr,
    dikush mė i gjatė.
    Ka me kokė poshtė,
    ka me kokė lartė.
    Dikush nė tė mėngjėr,
    dikush nė tė djathtė.


    Ja, kėtė botė “ tė mbrapsht“
    desh “ta rregullonin” !
    Por historia dėshmon...
    Sistemet, qeveritė ndryshojnė,
    rrėzohen,
    vijnė e shkojnė.
    Universit s’i bėhet vonė,
    ai nė baraspeshim qėndron.



    3.

    Gėnjeshtra, mashtrimi
    si “shih rrushi rrushin”
    po piqeshin nė atė stinė.
    Por duheshin ca shėrbime,
    ca hi syve a gjethe fiku
    qė tė mbuloheshin mirė
    e hija tė sundonte,
    ēdo ditė mugėtirė.


    Mendja shpiku burokracinė
    dhe autoritetin zyrtar.
    Mbi tavolinė njė “plan-pune”,
    njė bllok a kalendar,
    tė paktėn njė letėr
    tė bardhė, format.
    Lapsa ngjyra-ngjyra
    sipas dėshirės
    tė verdhė, tė kuq apo tė zi,
    blozė, fare mat,
    tė shkurtėr dhe tė gjatė.


    Vrisnin kohėn
    kalemxhinjtė sharlatan.
    Aty mbi tavolinė
    zhgarravisnin paēavure
    me gėnjeshtra hidhėrimė.
    S’desh t’ia dinin
    se ē’mot ishte jashtė :
    bėnte ftohtė, vapė,
    ishte mjegull,
    frynte erė a murlan.
    Bisedat vėrtiteshin
    kryq e tėrthorė e anė mė anė.
    Llafet lėshoheshin si breshėr,
    ta ngrinin gjakun kallkan.




    Trokitje nė derė,
    ndėrpriten ligjėrimet.
    Njė vėrsnik i tyre hun,
    askush s’reagon.
    Mos kish gabuar vallė?
    Shikimi iu rėndua.
    Takėmet e shkrimit, telefonin
    dhe fytyra tė gurta ...
    si nė mjegull shihte pėrballė.
    Paksa i tronditur,
    nisi tu tregojė me shpresė
    njė hall e kusur
    qė zemrėn i bluante si mokėr,
    i rėndonte si gur.

    Ata dėgjonin e s’dėgjonin,
    sytė i mbanin nga telefoni,
    diē pėrgjonin.
    Pastaj biseduan kokė mė kokė
    siē bėjnė edhe sot
    diplomatė, afaristė
    apo pėrfaqėsues shtetesh
    tė mėdhenj e tė vegjėl kudo
    nė botė.


    S’jam prej natyre i tillė kureshtar.
    Ē’tha njeri e ē’tha tjetri,
    nuk i dua.
    Veē ē’tė shihje,
    kur xėrr !… telefoni gjėmoi,
    nė ēast, mė i shpejti brofi nė kėmbė,
    desh theu qafėn, pėr pak u rrėzua.
    Fytyra plot bulėza djerse
    si e kameleonit ngjyrėn ndryshoi.
    Sytė, pėrmes qelqit optik
    rrethuar me tė zi,
    dukeshin si tė kalit qė hingėllin,
    kur i ofrojnė tagji.


    Teksa fliste nė receptor
    u jepte fjalėve ngjyrime
    sipas vullnetit epror.
    -Po, po...ju dėgjoj.
    Sigurisht, pa diskutim…
    ashtu si thoni ju.
    Patjetėr..., si urdhėron !
    Nė krye tė detyrės, do tė pres kėtu.


    E ēuditshme fytyra
    e kėtij klouni memur.
    Mijėra grimaca e ngjyra rezononte
    sipas kolonės zanore nė lėkurė.
    Pa njė pa dy,
    sikur i zoti i saj besonte
    qė bashkė me zėrin,
    telefoni po pėrcillte atje lartė
    vetė atė fytyrė buzagaz,
    laragane si gjethe lėpjetė,
    Aq i duhej qė eprori ta njihte mirė,
    shkallė e hierarkisė tė ngjiste pėrpjetė.

    I ardhuri aty pranė
    kish mbetur si i ngrirė,
    gojėhapur prej habisė,
    o Zot !
    Po fjalėt, halli, kusuri?…
    dhe ato nė grykė ngrinė
    e s’po dilnin dot.
    Prej zorit mori frymė,
    dhimbje nė mushkėri.
    Mendimet u fikėn,
    fjolla tymi lanė pas
    ashtusi motori i makinės,
    kur nuk mbushet me gaz.


    Fjalė tė thyera, tė ngrira
    si kristale akulli
    u ngjitėn nė buzėn e tharė.
    Veshėt i gjėmuan,-Ik pa merak !
    Gėnjeshtra i pėrkėdheli
    shpirtin e vrarė.
    Ndėrkaq, pa njė laps tė zi
    tek qarkonte trashė
    ca fjalė tė shkruara nė bllok,
    thuajse problemi u zgjidh
    me njė hoop !

    Sa hipokrite, sa qesharak
    e sa pėr tė qarė bashkė !
    Ky ishte vetėm akti i parė.
    Akte tė tjerė do tė luheshin tashmė...

    hidheshin themelet
    e filmave me karton e pa zė.


    Njė tjetėr dorė e drojtur
    paksa hapi derėn
    zyrtari pushoi sė shkruari
    dhe hodhi njė vėshtrim tė rėndė,
    tė ftohtė, qortues.
    -Bobo !…e ndėrpreva nga puna.-
    mendoi i gjori qytetar
    dhe s’dinte ē’tė bėnte,
    mbeti gojėkyēur si i kapur nė zarar.
    -Jam i zėnė nuk e sheh?...
    hajde nga e hėna !,-


    Hallexhiu qetėsisht tėrheq derėn,
    ju duk vetja i gėnjyer.
    Shpresa dhe mėrzia
    u pėrzien nė shpirtin e tij,
    iku me zemėr tė thyer.
    U vėrtit disa herė
    nga e hėna tek e shtuna,
    nga e shtuna tek e hėna
    punėt venin mė pėr zi.
    Pastaj, i shkreti, pa e kuptuar
    as vetė sesi
    mėsoi tė flasė me shėnja
    si Ēaplini nė kohėt moderne.



    Nėse zyrtari tundte pak kokėn
    me shikimin lart
    domethėnė,
    problemi kishte mbetur nė baltė.
    Po tė shihte mbi zyze,
    me laps nė dorė mbi letėr
    domethėnė,
    s’kam kohė, duku herė tjetėr.
    Po tė mbante duart nė bėrryla
    domethėnė,
    “Hip kėtu tė shohė Stambollin “...
    E plotė rregulla tė tjera
    tė heshtura, tė pashkruara
    qė ngriheshin para tij si mur.
    Kaluan kohė dhe halli s’u zgjidh kurrė
    derisa njė ditė
    nė shtyllėn e telefonit
    u ngjitėn nekrologjitė,
    ku bashkė me tė tjerė
    ishte dhe ai i mjerė.

    *
    Trokitje, trokitje,
    trokitje si lypsar…
    Dyert mbylleshin njė nga njė.
    Shpresa tė thyera,
    zhgėnjim, zhgėnjim.
    Zemėrimi mahiste zemrat
    pa pushim.


    4.

    Nė inkubatorėt e diktaturės
    pėrgatiteshin agallarėt e rinj
    jo si tė dikurshmit me kal.
    komoditeti i kohės kėrkonte makinė.
    Ecnin me rrota,.
    kohė t’i hipnin mbi shpinė.
    Gra e burra dergjeshin ugareve,
    kėmbėzbathur, barkun thatė
    Udhėheqja “mendonte pėr Shqipėrinė”
    vriste ditėt, mbillte natė. ( ! )


    -Lidhja me masat
    ėshtė ēėshje parimore.-
    citonin shpesh kėta agallarė
    dhe ēdo mėngjes hipnin nė makinė,
    sorollateshin andej- kėtej,
    diku hanin drekėn, diku ngrinin dollinė.
    Shkonin nėpėr fusha e nėpėr ara,
    shihnin si bėheshin punimet,
    si mbillej fara.


    Ja, atje nė ugare,
    njė brigadė punėtorėsh
    drekėn sapo hanin !
    Bukė e qepė tė thatė,
    me njė thėrrime djath

    e ndonjė kokėrr ulli
    shtynin ēdo kafshatė.
    Pėr t’i dhėnė pak shije,
    shpėlanin gurmazin me njė shishe ujė
    nga ato prej rakie.


    -Se kush po vjen,- tha dikush.
    Ishte shoku Gojar, sa njė lis.
    -Shishe ?!,- mėrmėriti ai
    dhe iu kujtua shishja e rakisė
    qė rrėkėlleu pak mė parė …
    “mirėsitė e shėndeti i partisė”.
    Ndėrkohė zgjati dorėn
    t’i takonte ai mynxyrė.
    Asnjėri s’lėvizi prej vendit,
    pas para as pas.
    Brigadieri i gjorė nga frika
    u zverdh nė fytyrė
    dhe s’mundi tė flasė.


    Ata nuk e njihnin
    dhe as desh t’ia dinin
    se ē’mik u kish ngujuar.
    Boll kishin parė e kishin dėgjuar
    tė deleguar lloj-lloj
    nėpėr vreshta, lėmenj e hangarė,
    aq sa shpenzimet pėr ta,
    qė tė merrnin mentė




    shėnoheshin nė formular
    ( kolonė e veēantė )
    me emėrtimin: “Tė deleguar e qentė”.
    Tani nė pushim tė drekės,
    shpirti i tyre pak dremitje kėrkonte,
    tė shmpinin kockat,
    tė ēliroheshin nga lodhja
    qė nė shpinė u rėndonte.


    Shoku Gojar,
    bėri ē’bėri atė ditė ( natė )
    u foli pak me nxitim
    pėr direktivat e kongresit tė shtatė.
    Sesi duhej tė qėndronin
    nat’e ditė nė kėmbė,
    ta hanin hekurin me dhėmbė…( !)
    Sa direktiva kishin dėgjuar ata
    tėrė bujė e ulėrimė,
    sa tė tjera vinin pas
    shkrepėtim’e bubullimė !
    Ata s’mund tė kishin shpresė.
    Moti i vrenjtur
    u rrinte mbi kokė.
    Asnjėri s’e vinte dot buzė nė gaz,
    secili pėrtypte hallet e veta
    pėr ditėt qė vinin pas.





    shoku Gojar
    ishte militant i vėrtetė.
    Mbante shumė lart
    frymė revolucionare
    pa ia bėrė syri tėrr fare.
    Kishte dhėnė prova
    devotshmėrie patetike
    e bėnte pėrpjetė si degėt e hardhisė.
    Doli nė skenė nė momente kritike.
    „Pėr tė mirėn e partisė”,
    bashkė me ca tė tjerė,
    la dhitė e u bė zabit.


    Sa e sa myteberė e kalanderė, farefis
    u sulėn nėpėr kolltuqe
    “pėr tė mirėn e partisė”.
    Pushtim i vėrtetė barbar …
    Tė shėndoshej partia
    me “ gjak tė ri qelibar”.
    Partinė tė kishin tė fortė.
    Populli le tė vdiste.
    po tė deshte le tė hante bar !…

    *
    “Shqiponjat” fluturonin lart,
    popullin e harruan,
    e lanė nė baltė.




    5.

    Maratonė vuajtjesh
    rruga socialiste.
    Njerėz qė rendnin, rendnin …
    nė njė rrugė tė pashkelur,
    nė njė rrugė tė gjatė.
    Kėmbėt e dėrrmuara
    „kėpuca le t’ua vrasė”.
    Kamzhiku i diktaturės
    i ndiqte nga pas.
    Njerėz qė punonin me kazmė e lopatė.
    Njerėz tė terrorizuar ngriheshin
    nga “ alarmet” nė mesnatė ( ! ).
    Njerėz qė vraponin ēdo ditė
    tė zinin njė radhė.
    Njerėz qė lindnin fėmijė
    e s’kishin kohė
    t’i pėrkėdhelnin me mall.
    Njerėz tė tjetėrsuar
    qė s’kishin “ tė tashmen”
    e rendnin tė zhveshur
    tė kapnin „tė ardhmen“ ...




    Radhė tė gjata si gjarpėrinj
    shtriheshin para dyerėve
    tė mbyllura.
    Prisnin tė hapeshin dyqanet.
    Prisnin tė uritur ... me ditė, muaj e vit.


    Gjithė jeta po u shkonte
    rreshtuar nė radhė.
    Instikti i radhės lindi dhe u rrit
    nė socializmin euforik.

    Jeta humbi kuptimin e vėrtetė,
    ishte nė pėrpėlitje
    derisa u barazua me kuptimin
    e fjalės „radhitje“.
    Pasiguria e robtonte jetėn nėpėr radhė.
    Pasiguria vraponte tė kapte njė,
    dy e tri radhė.
    Dhe gjumi i natės bėhesh nė radhė
    nga frika e humbjes sė radhės.


    Kolona tė pafundme njerėzish
    pėr njė, pėr dy, pėr tre
    me shpinėn e njėri-tjetrit shtrėnguar,
    mendueshėm shihnin
    nga sportelet…
    vallė a do tė arrinin deri atje?



    Sa fytyra tė vrejtura
    e fytyra tė zverdhura,
    sa torba bosh e sy tė pėrlotur
    me ankth prisnin tė radhitur !
    Sa njerėzve tė sėmurė
    tė fikėt u ka rėnė
    nga tortura e radhės duke pritur !



    Mirėqėnia ecte rrokullimė.
    Varfėria ngulte thikat
    brinjė mė brinjė
    nė trupat e cfilitur
    nga sakrificat e jetės tėrė mundim.
    Ē’tė bėnin?
    Asgjė s’mund tė bėnin !
    Diktaturė! ... spiunėt pėrgjonin.
    Thikat ishin tė mprehta, ...
    shponin, shponin !


    Flitej pėr bllokadė,
    flitej pėr rrethim.
    Ē’bllokadė? ... Ē’rrethim? ...
    “Bllokada e rrethimi” i tyre
    ishin alibitė e stėrmundimshme
    qė mbartėte mbi shpinė ky popull
    i pafat.


    Bllokada dhe rrethimi i vėrtetė
    ishte laku i kuēedrės diktaturė
    hedhur nė fyt tė popullit shqiptar
    qė pas qerres sė saj
    desh ta tėrhiqte zvarrė,
    ishte laku i ekonomisė
    sė centralizuar
    kjo skllavėri e imponuar.



    Centralizėm i dhunshėm,
    skllavėri e vajshme …
    nė vend tė begatisė e mirėqėnies
    pollėn varfėrinė e tejskajshme.
    Varfėria e tejskajshme,
    si gangrenė gėrryente kockat
    nėn lėkurė
    e „kėshtjellėn socialiste“ pėrplaste
    nga dita nė ditė nė katrahurė.


    -Shtrėngoni rrypat,
    shtrėngonin rrypat ! ,-
    bėrtisnin timonierėt.
    Rrypat u shtrėnguan, u tendosėn
    aq fort, aq shumė ! ...




    por « kėshtjella » cedonte,
    s’gjente karar.
    Muret e saj nga brenda
    kishin marrė tė ēarė.



    6.

    Ishte stinė e nxehtė
    e luftės klasore.
    Pasi hėngri, u nginj,
    pėrpiu, dogji, pėrmbysi ēdo gjė
    me kuj’e vaj,
    kuēedra,
    si akrepi qė helmon vetveten
    kur ndjen rrezikun,
    nisi tė pijė gjak nga vetja e saj.
    Shenjė e sigurt
    e fundit tė pashmangshėm !


    Njė sot e njė nesėr
    zhdukte pjesė nga trupi i vetė,
    ato qė i dukeshin tė rrėgjuara
    e pa jetė.
    Mjaftonte koka, …
    koka tė ishte gjallė,
    koka tė ishte shėndoshė pėr herė
    nė majė tė malit a nė bunker.





    Gjuetia e „rrufianėve...” kish filluar.
    Si njė lloj majmuni qė kėrkon morrat
    nė lesht’e tij tė gjatė,
    kuēedra i kapte,
    i ekzekutonte natėn nė tė gdhirė
    ata tė ngratė.
    Nė ēdo anė spastrime, viktima,
    internime, pranga dhe gjak.
    E mbas ēdo kurbani, njė gosti
    me shampanjė e raki ballkazani
    qė ndizej flakė.



    Dhe flakėt e luftės
    u ngritėn deri nė qiell
    nė kėtė truall tė lashtė.
    U dogjėn mijėra e mijėra…
    tė njomė e tė thatė bashkė.


    Lufta e klasave, pyka mė fatale
    qė nguli diktatura nė shpinėn
    e popullit shqiptar.
    Kjo luftė mbarsi urrejtjen,
    i rreshtoi njerėzit nė dy kahje
    tė kundėrta,
    e la kėtė popull tė pėrēarė.

    Lufta e klasave zbutej, …
    gėnjeshtėr !
    Nė fakt maskohej me njė cipė sheqer.
    Helmi nuk duronte,
    shfaqej shpejt…Pse?
    Nė thelb kjo luftė kish parimin
    e pėrjashtimit e tė urrejtjes:
    “Ekzistoj unė, nuk ekzistojnė tė tjerė”.
    Lufta e klasave, luftė e pėrbindshme
    deri nė absurditet,
    pėrpinte jo vetėm kundėrshtarėt,
    por edhe ata tė krahut tė vetė.



    Lufta e klasave diktaturė,
    dhunin i lirisė.
    Lufta e klasave pillte diktatorė
    tė pushtuar nga deliri i madhėshtisė.


    Diktaturat, diktatorėt
    historia njerėzore qyshkur i ka parė
    ngarkuar me shigjeta tė helmatisura
    e gurė tė mėdhenj vrastarė.
    Sa topa kanė gjėmuar,
    sa e sa pėrplasje kryqėzatash,
    pėrleshje e luftra shpatash
    njerėzimin kanė rrezikuar,
    sa zjarr e hekur
    ėshtė derdhur nėpėr shekuj ! …
    miliona njerėz tė shfarosur.
    Tė tjerė e tė tjerė tė flijuar
    nė turra drush, nė litar e gijotinė
    pse kėrkonin pėrparimin,
    paqen, lirinė.


    Sa koka njerėzish e diktatorėsh
    prej urrejtjes shtypur e dėrrmuar !
    Diktatura e diktatorė tė rinj
    kanė lindur e prapė janė rrėzuar.
    Shpagim mizorish
    s’ka mbetur pa u marrė.
    Urrejtja popullore i ka djegur
    me flakė e zjarr,
    mė keq se nė ferr, mė keq se nė varr.



    Diktaturat shkatėrrohen.
    Diktatorėt vdesin.
    Aspiratat pėr liri e demokraci
    nuk vdesin kurrė !
    Nė Zemrat dhe ėndrrat e njerėzve
    nga brezi nė brez
    valėviten si flamur.
    Dhe vjen njė ditė ato shpėrthejnė
    si vullkan,
    urrejtja popullore
    energji e pashtershme,
    uragan.


    7.

    Erdhi tek ne ajo ditė.
    Nė atė dhjetor tė ftohtė acar,
    zemrat rinore u ndezėn flak’e zjarr !
    Nė horizont dritė,
    dritė ngjyra-ngjyra tejmatanė.
    Njerėzit vėrshuan nėpėr rrugė.
    Toka lėkundej, gjėmim, ...
    tėrmet i rėndė.
    Diktatura po pėrmbysej.
    Idhujt u shporrėn pė ta s’kish mė vend.
    Pėrmendoret u shėmbėn,
    nė furra u shkrinė.
    Me bronxin e tyre
    kudhra e demokracisė
    farkėtonte lirinė.


    Shqipėri,
    atdhe i shtrenjtė !
    Ke nisur fluturimin tėnd tė lirė.
    Nė horizont zjarret flakėrojnė.
    Vdekjen pėrzėnė
    dhe jetės rrugėn i pastrojnė.
    Ajo tė gjallėrojė si bar’i njomė
    nė ēdo copė tokė,
    nė ēdo hap e pėllėmbė,
    nė ēdo luadh, zabel e shkėmb.


    Ecje e stėrmundimshme,
    raskapitėse e vėshtirė,
    privacione pambarim, flijime ...
    Jetė njerėzish u ngurosėn,
    Shqipėri,
    nė shtratin e rrugės Tėnde
    pėrmes historisė,
    e rrugės drejt dritė e lirisė !

    * * *


    Njerėz,
    o ju njerėz ! …
    Tė gjallė e tė rėnė,
    qė hoqėt e ē’nuk hoqėt
    nė kurrizin tuaj,
    pėr lirinė, pėr demokracinė
    mos heshtni kurrė !


    Mos lejoni mė askėnd
    t’ju mashtrojė
    qoftė kushdo qoftė:
    ministėr hokatar a hijerėndė,
    deputet i vullnetit tuaj tė lirė,
    politikan i ēdo ngjyre qoftė !
    Tė gjithė gėnjeshtarėt
    njė fytyrė kanė.
    Tė gjithė dėshirojnė pushtet,
    kuēedrėn diktaturė,
    lirinė t’jua rrėmbejnė,
    pėrsėri t’ju lidhin me zinxhir
    ata katilė,
    frymėn t’ju marrin si xhebrahil.
    Tė gjithė pėr lumturinė e tyre
    janė nė njė fjalė,
    ta kthejnė demokracinė
    nė kopsht personal,
    tė shkelin mbi ne me hap brutal.




    O njerėz, mos harroni ! …
    Shkruani nė ball,
    gdhėndni nė gur,
    heshtja njė shteg i hapur
    pėr diktaturė !



    Njerėz, mos u mashtron
    pse pyka me pykė del,
    diktatura nuk shkatėrrohet
    me njė tjetėr diktaturė !
    Ajo shkulet qė nė themel
    nėse e mbrojmė lirinė
    dhe demokracinė e bėjmė model.



    Njerėz,
    o ju njerėz,
    mos heshtni kurrė ! ...
    « ... ta doni Shqipėrinė
    qė tė vejė puna mbarė
    dhe pėr jetė tė ketė lirinė »



    ________
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NEOLK : 06-02-2008 mė 16:21
    Rrug' e gjatė do ngare ngadalė (8204)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    330
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nga vellimi me Poezi " FJALE TE NDRYDHURA"
    PANDI KORDHA



    GOZHDĖT NGULEN
    . DHE NĖ MISH


    Sot vrasėsit
    kokėn mbulojnė me gunė,
    gjykohen tė vrarėt
    . se paskan ushtruar dhunė!
    Quhet i dhunshėm
    dhe ai qė kėput zinxhirėt e robėrisė
    . pėr tė qėnė i lirė nė shtėpi tė vet!.
    Gjyqtarėt sikur qenkan zėnė ngusht,
    thonė:
    -Tu jepet tė vrarėve liri me kusht!
    Liri me kusht?!
    Kushti s’ na lė tė qetė,
    . si gozhda e Nastradinit dikur …
    E dimė: Nastradini hyn e del
    nė shtėpinė tėnde,
    sa herė tė dojė varė pallton
    . nė gozhdėn qė enkas nguli nė mur.


    Dhe Krishtin me gozhdė e gozhduan …
    Ē’ gozhdė farkėtojnė
    Nastradinėt e rinj
    nė farkat e diplomacisė, sėrish?
    E dimė: Gozhdėt ngulen dhe nė mish!



















    . GRERĖZA


    Njė herė guxova
    . njė grerėz ta dėboj
    dhe vilen e rrushit zura ta afroj.
    Si plumb mė goditi,
    . mbi dorė u pėrplas,
    jetėn s’ e kurseu ajo grerėz kamikaz
    . veē tė merrte hak.
    Ndoshta ’’ kish tė drejtė ’’
    . se unė i dhash njė shkak.


    Po tė tjerat ē’ patėn?
    Thuajse njė divizion prej tyresh
    . u sulėn me tėrbim,
    pėr shoqen e vrarė kėrkonin shpagim.
    Prej asaj dite dhe asaj ore
    . kuptova qė grerėzat
    i paskan tė forta lidhjet farefisnore!













    NJERIU DHE NATYRA


    Gjithshka nė kėtė botė
    prej grimcash qenka ndėrtuar,
    dhe toka dhe shkėmbi dhe drita dhe uji
    dhe ajėri ...
    . grimcat qėndrojnė bashkuar!
    Sa tė ngjeshura janė disa lėndė,
    pse nuk thėrmohen,
    ēfarė i mban grimcat e tyre
    . aq shtrėnguar?

    Dhe uji i ngrirė
    nuk pyetka pėr ēelikun!
    Kush e mendonte qė njė aisberg
    . tė ēante Titanikun?
    Forca tė pėrbindshme paska mbyllur Natyra
    nė tė errtėn mikrobotė!
    Njeriu kėrkon aty tė hedh dritė,
    . tė zhytet, tė pushtojė thellėsitė,
    nuk resht,
    kėrkon e kėrkon tė mposhtė Natyrėn,
    t’ i marrė asaj gjithshka:
    pasuritė, thesaret, sekretet
    . kudo qė janė fshehur.
    I duhen njeriut tė ndreq “padrejtėsitė“,
    tė fluturojė nė hapėsirat e mėdha.
    Njeriu dhe Natyra-
    . dy partnerė, dy kundėrshtarė,
    herė njėri, herė tjetri fitimtar.







    ...........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NEOLK : 10-02-2008 mė 13:57
    Rrug' e gjatė do ngare ngadalė (8204)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    330
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    P A N D I K O R D H A

    Nga libri me Poezi “TATUAZH NĖ LĖKURĖ”
    ISBN 978-99956-30-70-6
    Shtepia botuese : Globus R. Viti 2009

    Poezia e Pandit rrjedh me natyrshmėrinė e gjakut ne damarė, pa sforco, i qete pėr misionin e vet fisnik . Motivet janė te larmishme, sensi qytetar e bėn poezinė me njė ritėm tjetėr, gjė qe, duke vazhduar logjiken e rrjedhės se gjakut, zemra e ndjen e para, por e ndjen dhe mendimi i lexuesit . Duket qe Pandi e shkruan poezinė pėr hobi, e shkruan sepse kėrkon te shprehet, te kėlthasė, te nxjerre dufin e protestės se natyrshme njerėzore, por edhe te vibroje kenaqėsinė qė sjell jeta ne te gjitha dimensionet e saj. Kėshtu, gradualisht, poezitė me motivet dhe gjetjet e tyre, gdhenden si tatuazhet ne lėkuren njerėzore, pėr te mbetur aty, mbase te pėrjetshme.
    PETRAQ RISTO






    .

    FJALĖT KUR LAGEN

    Ēdo gjė pa ujė
    mbetet e thatė, e shkretė.
    Dhe fjalėt kanė nevojė
    tė freskohen, tė lagen me pak ujė,
    se uji dhe fjalėve u jep jetė.

    Fjalėt e thata
    janė tė dhunshme, vrasin,
    ngulen nė mish ...
    eshtrat ndjejnė dhimbje, kėrcasin.

    Fjalėt e lagura,
    si shiu i butė, mjedisin pastrojnė.
    Ato nuk zhduken kurrė
    dhe po tė fryjė erė
    si tatuazh ngjiten nė lėkurė.

    Shihni pushtetarėt! ...
    Kur nuk harrojnė,
    mbajnė pranė njė gotė me ujė
    qė fjalėt tė lagen, tė zbuten,
    tė mos kėrkėllitin me bujė!




    .

    NJERIU HARRON VITET

    Njeriu harron vitet qė kanė shkuar,
    kujton se mbetet gjithmonė po ai.
    Dhe kur sheh ndonjė ndoshta mė tė ri,
    me vete thotė:
    Ky patjetėr,
    nga unė ėshtė mė i vjetėr!




    .


    DJAJTĖ PA ZINXHIR

    Kur djajtė i lėnė tė lirė,
    lėvizin djajtė si gurėt nė rrokullimė,
    pėrplasen, shtyhen,
    shpohen, copėtohen me brirė,
    tė gjithė pėrfundojnė njėri mbi tjetrin
    nė fund tė greminės,
    mė keq se nė zinxhir.

    Por ja qė bėn vaki nė kaq vjet,
    nė rrėmujė,
    ndonjė djall tė ngjitet pėrpjetė! …
    Djalli mė i djallėzuar
    di tė hajė kokat e djajve tė tjerė
    e tė shpėtojė kokėn e vet,
    heq brirėt, maskohet, bėn tualet,
    arrin tė bėhet djalli mbret!




    E VĖRTETA DHE
    GĖNJESHTRA

    E Vėrteta dhe gėnjeshtra
    qėkur lindėn nė luftė kanė qėnė
    e nuk pajtohen kurrė.
    Nė kufirin e tyre armiqėsi e pėrjetshme
    ngrihet lart si mur.
    E Vėrteta nxit zhvillimin,
    jetėn, mirėsinė
    tjetra kundėrvihet dhe pėr mizoritė
    kėrkon pafajėsinė.

    Gėnjeshtra, dhelpėri e dhunė
    thikė e fshehur nėn gunė,
    pjellė e njerėzve qė dinė tė vėrtisin fletėn,
    tė lėpihen e tė zvarriten tėrė jetėn;
    e atyre
    qė nderin shkelin me kėmbė
    dhe paturpėsinė e shesin pėr nder,
    i thurin ditirambe,
    lart nė piedestal e ngrenė
    nudo nė mermer.

    Gėnjeshtra, pjellė e njerėzve harbutė
    qė grykėsia pėr para
    u ka shokuar trutė …
    dhe zhuten thellė nė balt’ e katran,
    s’ u dhimset tė shesin fėmijėt,
    tė vrasin nėnėn dhe babanė.


    Kur Gėnjeshtra sulmon me furi,
    e Vėrteta prehet te njerėzit e mirė,
    atje gjenė strehė e mbledh fuqi.
    Njerėzit e mirė,
    tė drejt’ e tė sinqertė
    tė mirėn dhe tė keqen ta thonė nė sy,
    tė pėlqe a s’ tė pėlqen ty.

    Kėta njerėz tė ndershėm
    e punėtorė tėrė jetėn,
    dinė tė thonė vetėm tė Vėrtetėn.
    I dua njerėzit
    e ndershėm e guximtarė
    paēka qė fati nuk u ecėn.
    Pse,
    mos vallė tė thuash tė Vėrtetėn
    tė quajnė gėnjeshtar?




    KĖLTHASIN PULĖBARDHAT

    Ē’ kanė pulėbardhat
    qė kėlthasin pa pushim e krahėt
    rrahin rreth e qark aty mbi det? …
    Befas tremben, ngrihen lart,
    ēajnė dallgė e ēajnė retė!
    Ėshtė instinkti i lirisė
    apo rit i pazakontė,
    shkojnė t’i luten perėndisė?

    Kėlthasin pulėbardhat,
    kėlthasin pa pushim.
    Kujtojnė atė ditė,
    atė llahtar …
    Aty nė mes tė detit
    pa emėr ėshtė njė varr.





    RRJEDHAT E ZEZA

    Nė ujėrat e ndenjur,
    nė rrjedhat e zeza
    kudo nė botė
    vegjetojnė gjallesa tė ēuditshme ...
    nė vend tė oksigjenit
    thithin azot!


    Atje vegjetojnė
    metastazat kanceroze tė shoqėrisė,
    kriminelėt, trafikantėt,
    karrieristėt, ziliqarėt, arrogantėt,
    tipat servilė,
    llafazanė, dembelė, lajkatarė e kusarė
    zhutur nė baltė, tė palarė
    lidhur zinxhir njėri pas tjetrit
    qė nga tė rinjtė
    deri tek tė vjetrit.

    Kur grykėderdhjet pėr nė det
    me prita i bllokojnė
    rrjedhat e zeza fryhen e vėrshojnė,
    pėrmbytin deri lart …
    Mostrat ogurzeza kacavaren
    nėpėr maja, fytyrėn pastrojnė
    karriget lyejnė me baltė.
    Kush do t’ i hapė grykėderdhjet,
    ajo ditė kur do tė vijė
    qė rrjedhat e zeza
    deti t’ i pėrpijė?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NEOLK : 29-04-2010 mė 17:11
    Rrug' e gjatė do ngare ngadalė (8204)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    330
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    P A N D I K O R D H A

    Nga libri me Poezi “TATUAZH NĖ LĖKURĖ”
    ISBN 978-99956-30-70-6
    Shtepia botuese : Globus R. Viti 2009









    DRITĖ, MĖ SHUMĖ DRITĖ

    Dritė, mė shumė dritė!(*) –
    kėrkoi Gėtja, kur vdekja e pyeti
    pėr dėshirėn e fundit.
    Ai qė dritė i dha
    kombit t’ vet
    dhe drita e tij rrezatoi nėpėr botė,
    ai qė shuajti zjarret e mallkimit
    dhe ndezi dashuritė,
    ai qė ishte i pastėr si drita,
    i dhemshėm si fėmijtė
    e qeshte prej ngazėllimit,
    ai, qė trupin dhe shpirtin
    e kishte prej drite
    dhe dritė kėrkonte tė ishte prapė …
    dritė lėshon dhe sot
    nė sytė e njerėzimit!





    PIRATI DHE MBRETI (*)

    -Gjykoje, o mbret,
    sapo e kapėm kėtė pirat!
    -Ti je pirat?,- i thotė mbreti me kėrcėllimė.
    Pirati pranoi qė ishte pirat
    dhe pa hezitim shtoi,
    -Unė jam pirat
    ngaqė kam vetėm njė anije,
    se po tė kisha shumė
    do tė isha mbret,
    - i tha pirati mbretit tė vetė.





    PIKĖMBĖSHTETJA
    E ARKIMEDIT

    -Mė jepni njė pikėmbėshtetje,-
    tha Arkimedi,-
    dhe unė me njė levė
    Tokėn prej vendit e lėviz.

    -Njė pikėmbėshtetje? …-
    thanė ca fytyrė pa vlerė,-
    dhe u sulėn nė kėrkim
    tė gjenin pikėmbėshtetje
    tė tyren fytyrė-shėmbėllim.

    -Dale, ku shkoni!? …. thirri ai,-
    por tashmė s’ e dėgjonte njeri.
    -Prit aty,- i thanė ata,-
    tė shohėsh ē’ do tė ndodh mė vonė.
    Dhe pėr ty
    do tė gjejmė njė pikėmbėshtetje
    tė tė rrėzojmė nga ai fron.




    LOPĖT BARDH’ E ZI
    Kur politika
    ėshtė e drejta kushtetuese
    qė kėrkohet me ngulm
    e njerėzit ndahen parti-parti,
    mė shumė se diversitet,
    tregon lakmi
    pėr t’ i mjelė ato lopė
    bardh’ e zi.




    FLETOMANIA
    Vocėrrakė me ēanta tė rėnda
    e shpinat tė kėrrusura nga barra,
    shkojnė e vijnė ngarkuar.
    Mbartin e ē’ nuk mbartin nė ato ēanta
    me ato tė vogla duar!


    Mbartin projekte e reforma
    qė mendja e tė mėdhenjėve
    eksperimenton nė kurrizin e tyre.
    Mbartin libra, fletore,
    fletė-pune lloj-lloj!…
    fletė-pune pėr gjuhė e letėrsi,
    flet-pune pėr kompjutėr
    e pėr dituri;
    s’ mund tė mos ketė fletė-pune
    dhe lėnda histori;

    Libra, teste,
    fletė-pune1, fletė-pune2 nė fizikė
    e nė matematikė.
    Prit kur tė dalin fletė-pune
    dhe pėr gjimnastikė!


    Sėmundje e kohės “fletomania”.
    Mani absurde ...Ēdo gjė me tė shkruar!
    Alibi pedagogjike e vjetėr
    sot e rinovuar.

    Asnjė ndryshim!
    Ēanta tė rėnda
    mbushur me libra apo thas me gur
    si skllevėrit vocėrrak
    qė mbartnin pėr dėnim
    atėbotė, dikur …






    NJĖ HIĒ

    Autoriteti i burokratit
    ėshtė i lidhur pas karriges.
    Sikur karrigia tė thyhet njė ditė,
    nga burokrati mbetet njė hiē,
    njė filxhan i thyer,
    njė vrimė
    e ca njolla tė zeza mbi qilim …
    Rrug' e gjatė do ngare ngadalė (8204)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    330
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    P A N D I K O R D H A

    Nga libri me Poezi “TATUAZH NĖ LĖKURĖ”
    ISBN 978-99956-30-70-6
    Shtepia botuese : Globus R. Viti 2009




    ZBRIT NGA MAJ’ E FIKUT !

    Njė filozof(*) pat’ thėnė
    dikur nė lashtėsi:
    „Nuk ka miq, o miqt’ e mi!“
    Ndokush qė s’ e beson, do tė thotė:
    -Ish pėr dje e jo pėr sot.
    Ndokush nga maj’e fikut
    ndoshta dhe bėrtet:
    -Shpifje, or bablok, gėnjeshtėr me okė!


    Nuk po kthej pėrgjigje,
    vetėm kaq po them
    -Zbrit nga maj’ e fikut
    qė ta kuptosh
    se shumė miq kurrizin tė kthejnė,
    s’ pyesin mė pėr ty,
    as ta vėrshėllejnė!





    BALERINA

    Pėr balerinėn e parė shqiptare,
    Zoica Haxho.

    O moj ti lulja e parė,
    lulekaēja me kurorė,
    dritė solle, shpėrndave retė
    n’ atė mot me dėborė! …

    Dhe tani pas kaq vitesh seē kujton,
    tė kaluarėn me tė tashmen
    me njė pe i pėrshkon.
    S’ ėshtė ėndėrr,
    s’ ėshtė vegim, ėshtė e vėrtetė.
    Ja, tė shoh tek po ngjitesh nė sken’ vetė!


    Shpirtin tė bardhė si fustan nusėrie,
    ēdo lėvizje sa tė paska hije!
    Trupi ytė si fugė vėrtitet
    majė gishtrinjėve piruetė, (*)
    eleganca, hijeshia pikturojnė
    pa kavaletė.

    Krahėt si flatra me ajrin lodrojnė,
    thuajse t’ i rrėmben era
    Nė zemrat e njerėzve
    ti dhe sot je siē ke qėnė,
    fllad qė sjell pranvera!





    NĖ DORĖN TĖNDE

    Jeta ėshtė e jotja
    dhe ti vendos pėr tė,
    por s’ jeton i veēuar,
    s’ jeton nė boshllėk.
    Sa i lirė je, aq i detyruar
    tė respektosh ca norma, ca ligje
    me ēiltėrsi, pa karshillėk.


    Ėshtė nė dorėn tėnde
    ta ndėrtosh jetėn me ndershmėri,
    larg rrugėve tė pista, pa hipokrizi,
    larg meskinitetit, shpirtngushtėsisė,
    cmirės e lakmisė.
    *
    Jeta ėshtė e jotja …
    e tė mos pendohesh pastaj,
    bėje autoportretin tėnd
    me ngjyrat e saj!







    ATĖHERĖ
    DHE VETĖM ATĖHERĖ



    S’ ke pse dėshpėrohesh
    pėr atė qė s’je.
    Kėrko mė tė mirėn brenda vetes,
    tregoju tė tjerėve
    se gjallė je mbi dhe!
    Atėherė do tė ndjesh
    se jeta tė sjell gėzim,
    atėherė do tė ndjesh
    se s’ ka dėshpėrim.
    Atėherė dhe vetėm atėherė …
    miku im!







    SHQETĖSIM

    Nė ėndėrr
    fėmijtė
    prisja i shqetėsuar.
    Nuk dija ku ishin,
    ku kishin shkuar.

    Befas u ngrita si vetėtima …
    dėgjoja zėra, dėgjoja cicėrima.
    Kur u pėrmenda
    ēdo gjė u zhvesh nga ai tis.
    Dy dallėndyshe tė kthyera
    nga shtegtimi
    kuvendonin nė stehėzėn e shtėpisė.





    MOHIM I MOHIMIT

    I duam fėmijtė tanė
    gjakun dhe mishin tonė tė pėrtėrirė.
    Ėndėrrojmė, vuajmė, sakrifikojmė
    qė ata tė jetojnė nga ne
    mė mirė.
    Ky ėshtė mohim i vetes prej dashurisė,
    mohim pėr tė siguruar
    qelizat e vazhdimėsisė.

    Ata rriten, martohen
    e nga ne largohen …
    Mos vallė mohimi i mohimit
    ashtu, nė heshtje vepron
    e dhembja qė ndjejmė
    dashurinė copėton?

    Kjo s’ ėshtė aspak ēudi,
    ėshtė njė e vėrtetė,
    ėshtė njė ligjėsi.
    Dhe prej kėsaj ligjėsie,
    tek ne pa e kuptuar
    dashuria vjen e dyfishuar.

    Njė dashuri tjetėr
    lind mbi dashurinė e vjetėr.
    Njė dashuri e brishtė, e njomė,
    ashtusi doēkat e vogla
    tė nipit a tė mbesės
    qė na zbutin shpirtin,
    kur rrudhat e ballit
    njė nga njė, na i numėrojnė.





    E ZAKONSHMJA
    DHE E VEĒANTA


    Njė buqet me lule njėngjyrėshe
    vėshtirė tė pikturohet hollė.
    Nė vend tė saj nė tabllo do tė kishim
    njė njollė.
    Njerėzit nė jetė ndeshen
    me tė tilla vėshtirėsi.
    Shpeshherė e zakonshmja monotone
    zotėron.
    Zėri i individit humbet ngjyrėn,
    tingėllon nė unison.

    Tė shpėtojnė prej monotonisė
    njerėzit tė veēantėn gjurmojnė.
    Por e veēanta
    nuk zgjedhet aq lehtė,
    nuk shquhet nė vetmi.
    E veēanta ėshtė e tillė
    brenda llojit tė vet,
    se njė fije kashtė
    mes lulesh nė buqetė
    s’ ka asgjė tė veēantė, nė tė vėrtetė.
    *
    E veēanta,
    sa e larmishme nė lloj e nė shije
    ēorodit instiktet,
    do pak vetėdije!






    ...............
    Rrug' e gjatė do ngare ngadalė (8204)

Tema tė Ngjashme

  1. Ja kush i ka vrare djemte e Vlores
    Nga PORTI_05 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 12:25
  2. Shqiptaret: popull me llogjike skllavi!
    Nga Kryeplaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 12:24
  3. Barbaritė komuniste
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-11-2005, 08:57

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •