Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Shteti qė tradhton shtetasit e tij

    KOMENT

    Shteti qė tradhton shtetasit e tij


    Andrea STEFANI

    Deri kur shteti shqiptar do tė vazhdojė tė lėrė nė baltė shtetasit e tij? Deri kur shqiptari do tė ndihet i braktisur para krimit, korrupsionit dhe mashtruesve? Ka disa muaj qė po pėrkundemi nga qetėsia e marrėveshjes Nano-Berisha. Protesta, shtylla tensioni tė rrėzuara, shishe me benzinė, ujsjellėsa tė hedhur nė erė, kėrcėnime dhe sharje masive me "shporrje" nuk ka mė. Nė sipėrfaqe duket aq qetė sa edhe tė huajt (ata gjithmonė "gėnjehen" nga sipėrfaqja) na pėrgėzojnė dhe na premtojnė asocim. Kjo qetėsi na bėn tė pyesim gjithė shpresė: mos vallė u ngrit shteti?

    Duam tė themi "po" por nuk mundemi. Dhe tani janė kullat Hawai qė na pengojnė.

    Konflikti i tipit si ky pėr ndėrtimet e El-Sayed, nuk ėshtė i ri. I vjetėr sa tranzicioni shqiptar, ai vetėm rinovohet nė forma tė reja dhe mė e fundit, ėshtė kjo e dy kullave. Eshtė i njejti mekanizėm idiot. Strukturat e shtetit heshtin, verbohen, shurdhohen nga korrupsioni dhe rryshfetet e mashtruesve. Kėta ngrenė piramida financiare, importojnė dhe shesin mallra tė skaduara, ndėrtojnė apartamente pa leje dhe me cilėsi tė dobėt. Dhe tė gjitha kėto ja u shesin njerėzve. Shumė njerėz kanė humbur paratė nė piramida, shumė janė helmuar nga ushqimet, shumė kanė blerė apartamente me cilėsi tė keqe e ndoshta edhe me radioaktivitet.Dhe kanė paguar blerjen e tyre shumė shtrenjt.

    Por befas, pas 10 vjet gėrrhitje, shteti zgjohet dhe vendos tė veprojė. Sytė e tij ende tė pėrgjumur, ndalen mbi El-Sajedin. Kjo sepse sepcialistėt thonė qė ndėrtimet e tij janė pa leje dhe me cilėsi tė dobėt. Tė shkatėrrohen kullat! - urdhėron shteti. Eshtė njė rrufe nė qiellin pa re tė botės sė mashtrimit. Qytetarėt qė kanė paguar pėr apartamentet, marrosen. Eshtė jeta, gjaku i tyre i investuar atje qė rrezikon tė shndėrrohet nė gėrmadhė. Ku ishte shteti gjer mė sot? - pyesin ata. Pse na la tė kontraktojmė dhe tė parapaguajmė kėtė mashtrues? Pėrse noterėt nuk na treguan se ai nuk ishte nė rregull me gjithēka?

    Shteti ka shumė tė drejtė tė ndėrhyjė kundėr ndėrtimeve pa leje. Por ai po ndėrhyn shumė vonė dhe pikėrisht kjo vonesė, ka bėrė qė shumė qytetarė tė zhyten thellė nė kėnetėn e mashtrimit. Pikėrisht pėr kėtė shteti nuk mund tė tregohet cinik duke i treguar qytetarėve ftohtė derėn e gjykatės. Shteti duhet tė marrė energjikisht tė gjithė masat - brenda dhe jashtė shtetit - qė ata tė dėmshpėrblehen. Ai nuk mund t'i trajtojė qytetarėt si palė nė mashtrim. Ata janė viktima edhe sespe shteti ėshtė fajtor me reagimin e tij tė vonuar, fajtor qė nuk e ndaloi El-Sajedin qė kur hapte themelet, apo tė paktėn kur ngriti katin e 1, tė 2, tė 3, tė 4...

    Po pėrse u vonua shteti duke lejuar hapėsirė qė shkelja e ligjit tė bėhej me shumė kate? Ngaqė ata pak inspektorė qė ka nuk e panė ose nuk ju ra rruga pėr dy vjet rresht andej nga Selita? Vėshtirė ta besosh. Ka mė shumė tė ngjarė qė "shteti" e dinte por nuk donte. Sespe ndėrtimet pa leje janė njė biznes qė po vazhdon me ritme galopante prej shumė vitesh dhe se mbrapa tij qėndrojnė shpesh njerėz tė pushtetshėm. Janė pikėrisht kėto interesa korruptive dhe jo mungesa e inspektorėve, qė e kanė penguar shtetin tė veprojė.

    Nuk ėshtė hera e parė qė ndodh kėshtu. Dhe nuk duhet tė habitemi. Qeveritarė e parlametarė shqiptarė, nė shumicė, nuk udhėhiqen nga interesi publik por vetėm nga ai i tyri, privati. Ky ėshtė thelbi i atij qė shajmė me emrin Korrupsion. Ky ėshtė ai thelb qė e vonoi edhe Parlamentin shqiptar tė vepronte nė kohė kundėr piramidave finaciare. Shumė parlamentarė kishin investuar paratė nė piramida dhe trembeshin se njė denoncim i tyre do tė bėnte qė t'i humbisnin. Ata heshtėn pėr tė mbrojtur interesat e tyre private, duke i shėrbyer thellimit tė tragjedisė publike. Ajo heshtje, qė pėrgatiti Marsin e Zi '97, ishte tradhėtia e parė qė shteti i bėri qytetarėve tė tij dhe vetes. Dhe kur piramidat ranė, qeveria ju tha qytetarėve: e gjithė kjo ishte si njė lojė bixhozi, vetė e keni fajin qė hodhėt paret nė tė!

    Dhe ja sot gati e njeta skenė. Pėrsėri turma qytetarėsh tė mashtruar. Kėtė herė jo pėr piramida por pėr "kulla". Po pėrse do tė shkatėrrohen dy kullat? Nuk besojmė thjesht sepse janė pa leje. Po tė qe kėshtu duhet tė shkatėrroheshin edhe kush e di sesa kulla tė tjera tė ngritura nė Tiranė. Ato janė gjithashtu pa leje. Por dy kullat nė fjalė do tė shkatėrrohen sepse - kėshtu thuhet tė paktėn - janė ndėrtuar me cilėsi tė dobėt dhe rrezikojnė jetėn e banorėve qė mund tė strehoen nė to. Shteti duhet ta bėjė njė shkatėrrim tė tillė sot pėr tė shpėtuar jetėt e njerėzve nga njė rrezik i nesėrm. E megjithatė nuk mund tė mos pyesim: nė cilin vend tė botės ėshtė blerėsi ai qė verifikon vetė cilėsinė e ndėrtimit, tė betonit, tė hekurit, tė qėndrueshmėrisė sė nėntokės ku ngrihet godina? A nuk janė struktura shtetėrore qė garantojnė cilėsinė e mallit apartament, sikundėr edhe cilėsinė e mallrave tė tjera si gjalpi, djathi, mishi apo vera? Ja pėrse shteti mban pėrgjegjėsi dhe ai duhet tė kujdeset qė qytetarėt e tij tė dalin tė pa lagur nga ky mashtrim dhe mashtruesit tė ndėshkohen. Shteti nuk mund tė bėjė Pilatin dhe tu thotė pėrsėri qytetarėve: vetė e nėnshkruat! Kur njė qytetar shtrohet nė spital i helmuar nga alkooli metilik i tretur nė pije, shteti nuk mund t'i thotė dot atij: vetė e ke fajin, nuk tė thashė unė ta pije atė gotė! Pra nėse do tė ndodhė pėrsėri kėshtu, nėse qeveria do tė lajė duart me padijen dhe pafuqinė e qytetarėve, atėhere ne do tė kuptojmė se shteti, pavarėsisht nga tangoja Nano-Berisha, nuk ka bėrė asnjė hap para nga fillimet e tranzicionit apo marsi '97. Do tė kuptojmė se qytetari ėshtė i braktisur nė njė botė ku mbretėron vetėm liria e mashtrimit. Shteti nuk e mbron por i thotė me cinizėm: hap sytė! Por puna ėshtė se ka shumė mashtrime qė nuk kapen dot me sy. Se nuk ėshtė fjala pėr njė palė kėpucė qė i rrotullon nė duar dhe ja pėrkul me gishta cilėsinė e lėkurės. Ėshtė fjala pėr gjėra ose shumė tė imta si pėr shembull, fekalet nė ujin e paketuar ose edhe shumė tė mėdha, si cilėsia apartamenteve Haėai. Kėto qytetari nuk i verifikon dot sikur edhe t'i plasė sytė.

    Shteti nuk ėshtė debati shterpė politik. Shteti ėshtė tėrėsia e qytetarėve qė kanė lidhur njė kontratė me njeri-tjetrin pėr t'ju nėshtruar disa rregullave me qėllim qė tė pėrfitojnė ca liri e tė drejta. Ndėr kėto tė drejta, nga mė themeloret ėshtė prona. Qytetarėt zgjedhin ca pėrfaqsues qė quhen deputetė dhe paguajnė ca taksa pėr disa punonjės publikė (qė quhen ministra dhe kryeministra) qė duhet tė shėrbejnė pikėrisht pėr tė mbrojtur tė drejtat, pronėn e qytetarėve. Ky ėshtė detyrimi i parė i shtetit. Dhe kur prona e qytetarit nuk mbrohet, atėhere shteti nuk ekziston. Sepse njė shtet i vėrtetė ėshtė nė radhė tė parė njė mburojė pėr qytetarėt e vet. Nė tė kundėrt, ai mund tė ketė flamur, president, fasada ministrish, burokraci dhe politikanė qė nuk shahen mė mes tyre, por shtet nuk ėshtė. Eshtė vetėm njė fasadė prapa sė cilės hedhin valle minjtė e korrupsionit duke thurur kurthe pėr qytetarėt.

    Rizgjimi i ligjit ėshtė njė shpėtim. Por ai nuk mund tė vijė kurrė si njė ndėshkim pėr qytetarėt viktima por vetėm pėr mashtruesit e viktimave. Shteti nuk bėhet mė i fortė kur nė themelet e tij bėhen kurban "pėr arsye shtetėrore" interesat e qytetarėve tė mashtruar. Asnjė arsye shtetėrore nuk mund tė jetė justifikim pėr kėtė. Sa herė qė ligji tė vonojė shteti duhet tė shohė aty pėrgjegjėsinė e vet, fajin e vet. Ndaj ai nuk duhet ta lerė dėmin "kopil" nė dyert e qytetarėve pa shtėpi duke ja u nxirė jetėn dhe shpresat "nė emėr tė ligjit" qė "harroi" ta zbatonte pėr shumė vjet.
    ----------------------------
    --------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ma ha mendja se tani e tutje, per derisa kemi gazetar si Andrea dhe te tjeret dhe edhe nga forcimi ekonomik i shtetit dhe politik i faktorit shqiptar edhe shteti do te vihet me shume ne interes dhe mbrojtje te shqiptareve jo vetem ne Shqiperi dhe trojet shqiptare por edhe kudo ne bote.
    Te gjitheve qe punojne per kete gje ju uroj shume suksese dhe arritje te qellimit sa me shpejte qe eshte e mundur kurse te gjithe te tjeret i porosis qe te punojne sa me shume ne kete drejtim.
    Te gjitha behen dhe do te behen me pune dhe hapa pas hapi
    Pshd.
    Dodoni
    Oj sharki e lehte si era, ka ardhur dhe do te vijne me miliona pranvera ne Shqiperi si gjithmone (kane nderruar kohet tani dhe ndryshe kendohet kjo kenge)
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata e Krimeve tė Rėnda: Dėnimi burg pėrjetė pėr Aldo Baren
    Nga Iliriani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 202
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 18:52
  2. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  3. Burgjet...
    Nga shkodrane82 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 26-12-2004, 19:34
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •