Por a ka, me të vërtetë, raca superjore dhe raca inferjore ? Biologë të ndryshëm kanë thënë po ose jo pa u mbështetur më sprovime të mjafta shkencore. Pa u zgjatur në mëndimet e shprehura prej njërit ose tjetrit, na pëlqen të japim gjykimim e matur të Jennings-it: “Çështja e racavet superjore dhe e racavet inferjore, q'ësht rrahur kaq fort, e vënë në mënyrë gjenerike, nuk ka kuptim. Gjykime të sakta në këtë pikpamje nuk munt të jipen veçse në lidhje me një qëllim të caktuar ose me një aftësi të dalluar funksjonale.” 15)
Krahasimet e bëra në mes zezakvet dhe të bardhvet të Jamaikës prej Davenport e Steggerda vërtetojnë ça thot Auktori i sipërm. 16) Zezakët u kallxuan eprorë në provët e ndryshme që masin ndjeshmënin (sensibilitetin) muzikore, për shëmbull në dallimin e notavet, të tingujvet, të fuqis, të ritmevet të ndryshme. U çquan gjithashtu në zgjidhjen për mëndsh të problemeve të lehta arithmetike e në zbatimin e disa urdhrave të ngatrruar. Të bardhët, për kundrazi, dualën më t'aftë në kopjimin e figuravet gjeometrike të thjeshta, në vizatimin e trupit të njeriut pa pasur model, në rindërtimin e një kukulle të zbërthyer, në korrigjimin e frazavet të gabuara, në dhënjen e gjykimevet mbi çështje praktike.
Edhe studimet mbi metiçjatin njerzor në bazë të kriterevet gjenetike janë të pakta. Por gati të gjitha përfundojnë në një gjykim kundër metiçit, sidomos nga pikëpamja shpirtrore e morale. 17)
Cilsit shpirtrore dhe karakteret somatike të prodhimevet që dalin nga kryqëzimi i dy racavet qëndrojnë në rrugë të mesme. 18) Sikur, pra, të bashkohet përfaqsonjsi i një race te çquar për art me përfaqsonjsin e një race të çquar për trimëri, duhet të kemi përgjithësisht prodhime që nuk do të çquhen as n'art as në trimëri. Në grupet e Jamaikës metiçët u treguan, në përgjithsi, m'inferjorë qoftë nga të bardhët qoftë nga zezakët.
Aleksandër Ghigi ka studjuar gjat' e gjërë në kafshë ibridizmin interspecifik, 19) do me thënë atë trajtë ibridizmi që I mbështetur në këto vëré e arsyetime dhe i pajosur me përvojën e gjatë të jetës që kalohet nëpër koloni, Frëngu P. Albert Perbal ësht shprehur përpara Kongresit Volta në shtator të vitit 1938 me këto fjalë: “metiçi ësht dënuar me turbullim shpirtror, ësht shkak prapsimi e shkatrrimi, ësht një plagë n'evolucjonin e natyrshëm.” 22)
***
Raca, në kuptimin anthropologjik, nuk ka asnjë lidhje me-kombin. Një popull me origjinë të njëjtë, me një histori të vetme, me gjuhë të përbashkët dhe me doke e zakone të përngjarëshme, trajton për bukuri një komb të vetëm, kurse munt të jetë i përbërë prej racash të ndryshme. Kjo ndoth me kombin italjan, me kombin gjerman, me kombin grek, me kombin sërp. Vetëm për kombin shqiptar kemi një farë përjashtimi, por edhe ky, siç do të shohim, nuk përbëhet vetëm prej racës dinarike: një pjes' e Shqiptarvet, me gjithë se në përqindje shumë të vogël, është e tipit mesdhetar.
Por flitet rëndomë për një racë italjane, për një racë gjermane, për një racë shqiptare. Do t'ishte ndofta m'e drejtë të flitej për një trevë racore ose më mirë akoma për një komb italjan, gjerman ose shqiptar. Me gjithë këtë edhe shprehja e parë e ka kuptimin e sajë shkencor. Këto raca eksistojnë me të vërtetë. Në trevat ku ato kanë zënë vënt ka një tip të caktuar që kalon prej një brezi në një bres tjetër. Kuptohet se një nga popujt e përmëndur nuk përbën një racë omogjene e të çquar mirë nga pikpamja biologjike, por disa nga elementet kryesore racore qe përbëjnë grupin e europidëve hyjnë në setcilin ndër ta në përpjestime të ndryshme. Kështu për shëmbull, në popullin frënk kemi më tepër racën alpine me përqindje më të vogla nordikësh, mesdhetarësh e dinarikësh; në popullin gjerman ka sidomos nordikë e alpinë, një sasi më të vogël dinarikësh e ndonjë thërmijë mesdhetarësh e baltikësh; në popullin italjan zënë vëndin e parë racat mesdhetare e dinarike, pastaj vjen raca alpine e më në funt ajo nordike.
Veçorit e këtij numri racash lëmohen, deri diku, nga kushtet. ambientore që kontribuojnë në krijimin e një fenotipi 23) të përbashkët. Nga ana tjetër, ambienti, me anën e veprimevet (pro-
cedimenitevet) selektive, ushtron ndikim te math edhe mbi dallimin e disa karakterevet të përbashkëta dhe mbi çdukjen e disa të tjeravet. Për dukjen e këtyre tipave të përbashkët të një kombi Keiserling-u me shumë të drejtë thot: «në qoftë se ka tipa kombëtarë, kjo rrjeth kurdoherë nga fakti se disa tipa të familjes kanë qenë më t'aftë nga të tjerët për t'u fiksuar e për të përciellë (transmetuar) veçorit e tyre prej një brezi në brezin tjetër. Me fjalë të tjera një individ nuk ësht kurrsesi pinjolli i të gjithë stërgjyshërve të tij, sikurse thot gabimisht shumë kush, por vetëm i një numri të kufizuar të tyre.» 24)
Në çdo mënyrë duhet pranuar se kombi ësht një e vërtetë anthropologjike, jo vetëm si seli e një grumbulli te caktuar elementesh racore, por si seli e dalluar ku vërtetohen fenomena shkrirje (fuzionimi) e harmonizimi dhe si shtytës për lindje trajtash të reja (A. Keith). 25) Në këtë rasje nuk duhet të shikojmë vetëm veçorit morfologjike të një popullsije, por edhe veçorit fiziologjike e psiqike. Bilé, këto të funtmet kanë rëndësi më të madhe. Shëmbullin më të saktë na e japin Israelitët, ndër të cilët zotrimi i një numri notash psiqike bie në sy më tepër se sa frekuenca e vijavet somatike të përbashkëta.
Në krijimin e ndërgjegjes së racës e të ndërgjegjes kombëtare të përbashkët në një popull, rëndësin më të madhe e ka gjuha, e cila ësht ndër karakteret fiziologjike më të rëndësishme që ndan preras njerín nga kafshët. Kjo ësht një element i dorës së parë që ndihmon për afrimin dhe përzjerjen e racavet të ndryshme mbrënda një kombi. Shtetet e Bashkuara t'Amerikës janë një mozaik i vërtetë ethnik dhe, me gjithë këtë, kanë zhvilluar një ndjenjë të fortë kombëtare me anën e gjuhës. Edhe Meksiku ësht një vënt me racë kryesore indide e me shumë nën-raca; por ka fituar një kulturë latine e ndjenja të përbashkëta nëpër mjet të spanjishtes.
Kur kemi të bëjmë me nën-raca të një race të vetme, ose edhe me raca të ndryshme, por që nuk ndryshojnë shumë njëra prej tjetrës, gjuha bashkon. Duhet thënë veç, se kjo nuk ka fuqi të rrënojë muret e racës, atëherë kur ndryshimi bje tepër në sy në pamjen e jashtëme trupore, sidomos në ngjyrën e lëkurës dhe në gradën e zhvillimit të cilsivet morale, ça ka rëndësi të madhe për ruajtjen e pastërtis në një racë që jeton përzierë me një racë tjetër shumë të ndryshme. 26)
Shenime:
15) H. S. JENNINGS : “Op. Cit.”, faqe 258.
16) Krahasimet mbi dy racat e ndryshme t'ishullit t'Antiljevet tërhoqën interesimin e të gjithë shkenctarvet, pse të dy grupet e vëzhguara kishin kushte të përngjarëshme kulturore dhe ekonomike dhe jetonin në rrethana të njëjta.
17) GHIGI : “Op. Cit.”, faqe 49.
18) BIASUTTI : “La classificazione delle razze umane viventi”, në Razze e popoli della Terra, faqe 292.
19) GHIGI : “Op. Cit.”, faqe 49.
22) GHIGI : «Op. Cit.», faqe 53 - 54. Për të njohur më mirë problemin e përzierjes së racavet, lexonjsi munt të shoh, përveç vepravet të Ghigi-t e të Biasutti-t, edhe kapitullin e posaçëm të Jennings-it,, faqe 246-258 n' «Op. Cit.».,
23) Përmbledhja e veçorive somatike të një individi quhet fenotip.
24) BIASUTTI : “La classificazione ecc.”, faqe 299.
25) BIASUTTI : “La classificazione ecc.”, faqe 300.
26) GHIGI : «Op. Cit.», faqe 36.
>
III.
ORIGJINA E RACËS SHQIPTARE
PROVA GJUHËSORE PER AUTOKTONIN E RACËS SHQIPTARE - ZBULIMET ARKEOLOGJIKE - MENDIMI I ANTHROPOLOGVET - BESIMI I DIELLIT DHE BESTYTNl TË SOTËSHME - PËRFUNDIM.
Pesë vjetë më parë, Shpend Bardhi pat botuar në Përpjekjen Shqiptare një studim sintetik mbi origjinën e popullit t'onë. 1) Duke marrë për bazë gjurmimet e linguistëve dhe t'albanologëve më të rëndësishëm të botës, ai rrihte me radhë hipothezat e ndryshme që mbështeten sidomos në gjuhë.
Kemi shumë rasje që provojnë se origjina e gjuhës së folur nga një popull nuk ka asnjë lidhje me racën së cilës ky popull i përket. Kështu, për shëmbull, s'kanë të bëjnë aspak me arjanizmin, e posaçërisht me racën nordike t'Anglosaksonëve, të gjitha ato fise me ngjyrë të ndryshme që, në të pesë kontinentet e dheut, miren vesh në mes të tyre me anën e inglishtes. Por, për Shqiptarët gjak e gjuhë kamë burim të njëjtë e prandaj studimi i Shpend Bardhit do t'i zinte me shumë të drejtë faqet e kësaj kaptine, sikur mos të donim të kërkojmë edhe ndonjë burim tjetër për të provuar më me siguri se ç'ësht kjo raca shqiptare duke nxjerë argumentat jo vetëm nga gjuha, por edhe nga arkeologjija, nga mithologjija e nga kërkimet anthropologjike.
Linguistët ndahen nga njëri tjetri për origjinën e gjuhës e të popullit t'onë, me gjithë se kurrkush nuk mohon prejardhjen e sajë indo-europjane. Kjo prejardhje ësht vulosur nga Franz Bopp-i që, nëpër studimet filologjike, ka vërtetuar preras karakterin arjan të gjuhës e pra të popullit t'onë.
J. G. von Hahn-i, konsulli zë-math i Austris në Janinë, në veprën e tij Albanesische Studien, e gjen shqipen e sotshme bijë t'ilirishtes dhe Gustav Meyer-i, m'i madhi albanolog i shekullit të kaluar, e pranon dhe mundohet t'a provojë këtë hipothezë. Glotologë të tjerë, ndër të cilët Hirt e Pedersen, nuk e
konsiderojnë gjuhën t'onë të rrjedhur nga ilirishtja, por nga thrakishtja; ndërsa albanologu sërb Bariq thotë për të se ësht një thrakishte e ilirizuar. I famëshmi studjonjës i shqipes, Norbert Jokl, të cilit i detyron shumë Kombi i ynë dhe albanologjija, ësht i mendimit se shqipja ësht një gjuhë thrako-ilire.
Këtyre mendimeve që nuk qëndrojnë kaq shumë larg njëri nga tjetri i u janë shtuar edhe dy të tjera krejt të ndryshme. Njëri — i August Schleicher-it — e vë shqipen në një degë indo-europjane bashkë me latinishten e me greqishten dhe i përmbleth që të trija nën emrin «grupi pelazgjik»; tjetri — i August Friedrich Pott-it — thot se shqipja ësht një gjuhë iliro-pelazgjike para-indo-europjane. Por të dyja këto mendime kanë gjetur kundërshtime të forta ndër glotologë. E para ësht lënë thuaj se më nj'anë; e dyta ka shumë shkencëtarë kundra dhe, në qoftë se mbrënda caqevet të filologjis ka ndonjë mbështetje, nuk pranohet n'asnjë mënyrë nga shumica e historjanvet dhe e arkeologvet. Ndër këto kohët e fundit as historjanët as glotologët nuk po flasin më për një gjuhë e një popull pelazgjik para-indo-europjan, por për një popull proto-ilir arjan, 2) për të cilin as ata vetë nuk dinë se ç'ësht me saktësi.
Vlejnë pra të mirren në shqyrtim tri hipothezat e para.
Të provosh në se Shqiptarët janë prej origjine thrake apo ilire ka rëndësi të veçantë për ne, pse po të pranohet njëra ose tjetra nga këto hipotheza do të thotë të vërtetohet në se Shqiptarët kanë qënë ngulur që prej kohëve më të lashta në viset që zënë afër e ngjat edhe sot, apo janë të shpërngulur prej ndonjë treve tjetër që ndodhet më afër Detit të Zi. Shpërngulja sjell me vehte edhe përzierje gjaku, pse një popull që largohet prej një toke e vëndoset në një tokë tjetër duhet të ketë pasur përpjekje, me doemos, më parë me fiset q'e kanë dëbuar e pastaj me fiset që ka gjetur në vëndin e ri. Midis tij dhe këtyre dy grupeve janë bërë kryqëzime që, në përpjestim me kohën e përpjekjes e me numrin e përbërësve të fiseve të huaja, kanë lënë gjurmë shumë pak të dukëshme në brumimin e racës.
A kanë banuar, vallë, stërgjyshët t'anë në viset ku stërnipët e tyre ndodhen edhe sot ? A po kanë ardhur këtu prej një treve që gjëndet më nga veri-lindja e që kishte për qëndër Nishin, domethënë prej Dardanis që përputhet me Kosovën e sotëshme, ashtu si ç'thot Jokl-i ? A po, më në funt, përpara shkeljes
së Sërbvet në Ballkan, banonin më afër Detit të Zi, në trikëndshin Nish - Shkup - Sofie, ashtu si pohojnë Samdfeld-i e Weigand-i?
Ndër këto kohët e funtme pesha ësht duke rënduar më tepër nga ana e iliricitetit të popullit shqiptar dhe nga anasija (autoktonija) ë këtij populli. Një albanolog i ri gjerman, Georg Stadtmueller, duke u mbështetur gjithnjë në gjuhë e duke shqyrtuar fjalët e huaja greke e latine të Kishës që kanë hyrë prej kohësh më shqipen, e gjen djepin e fisit t'onë në një vënt që duhet të ndodhet pa tjetër afër Greqis nga njëra anë dhe afër Dalmacis nga ana tjetër, do me thënë n'atë pjesë të buzës lindore t'Adriatikut që banohet edhe sot prej Shqiptarvet. Bilé, siç do të shohim edhe më pas, Autori i përmëndur ngul këmbë për të provuar se në kohën e shkeljes së Sllavëve të hershëm, hapsira jetsore e të parvet t'anë kufizohej në bjeshkët e Shqipëris së veriut e, pikërisht, në malet e në luginat e krahinës se Matit. 3)
Përkrahsi m'i math i origjinës ilirike dhe i autoktonis së Shqiptarvet ësht profesori i Universitetit të Palermos Francesco Bibezzo që njihet prej të gjithë botës si auktoriteti m'i lartë në studimet mesapo-japige. Për të provuar marëdhënjet që në kohë e në hapsirë lidhin shqipen me ilirishten e vjetër dhe, për të vërtetuar vazhdimin historik e gjeografik të Shqiptarvet të sotshëm nga Ilirët e lashtë, ai mbështetet në monumentet dhe inskripcionet mesapike të gjetura në Pulje e në Kalabri, të cilat kanë përgjasim të math me inskripcjonet e rralla ilirike që janë zbuluar përkëtej detit Adriatik. Për spjegimin e këtyreve duhet përdorur pa tjetër shqipja e sotëshme e prandaj — arsyeton Bibezzo — kur shqipja dhe ilirishtja janë të barabarta me një gjuhë të tretë, duhet të jenë të barabarta edhe me shoqja shoqen. Në këtë studim shumë të vlershëm, të cilit Shkencëtari i math po i kushton mënt e djersë prej vjetësh, ai arrin duke ndjekur tri rrugë: «I. Rindërton në të gjithë hapsirën sipërfaqen gjuhësore t'ilirishtes së herëshme; II. shtrin dhe thellon mardhënjet leksikore, fonetike e gramatikore të shqipes me japigo-mesapishten; III. në suazën e përkatsive t'ilirishtes intensifikon kërkesën e ndonjë isoglose që, edhe në se numri i mbeturive gjuhësore ësht i vogël, të lidhet posaçërisht shqipja me dialektet e folura lashtë në tokën me iliricitet ethnologjik e glosologjik të provuar. 4) Në lidhje me thrakishten, Gjurmonjsi i çquar e thjeshtëson mjaft punën, pse ai nxjer prova të shumta për të vërtetuar se Thrakas e Ilirë kanë folur një gjuhë ti vetme. 5)
Çështja e selis ku kanë zënë fill Shqiptarët ka dalë në shesh rastësisht ndër fusha të ndryshme studimi dhe prandaj nuk ësht rrahur aq sa duhej prej shkencëtarvet. Në këto kushte përfundimet nuk duhen koinsideruar të sakta, pse pikat e nisjes kanë qënë të kuifizuara. «Në heshtjen e shkrimtarvet, thot Ribezzo, problemi u zgjith, si të thuash, negativisht nga Hahn-i n'Albanesische Studien I (1853 faqe 213 e tutje): në qoftë se përjashtohet invadimi sllav, në Mesjetën e lashtë e të ré nuk ka lajme për asnjë tjetër migracjon që të ketë mundur të ndryshojë strukturën ethnike e gjuhësore të Shqipëris dhe të cungojë kështu vazhdimin e evolucjonit të shqipes prej ilirishtes. Ky përfundim nuk ësht pikërisht një circolo vizioso, siç mendon H. Hirt, do me thënë që shqipja ësht zëvëndësja e ilirishtes vetëm pse Shqiptarët ndodhen në selin e Ilirvet. Sot, mbeturit e pakta gjuhësore t'ilirishtes në fushën toponomastike kanë nisur të gjejnë në shqipen elemente përgjegjse edhe për etimologjinë edhe për fonetikën e tyre.» 6)
Më poshtë, një soj si Stadtmueller-i, Profesori i Palermos thot se “po të mendohet që fisi shqiptar vetëm në këtë krahinë (në Shqipërin e sotëshme) ësht në mardhënje me helenizimin e vjetër të Maqedhonis e t'Epirit, me romaniziimin e krahinës danubiane e të Dalmatis, me sllavizimin e Thrakës, rrjeth vetvetiu se kjo bërthëmë (populli Shqiptar) mbetet në vëndin ku gjëndej dhe ku historikisht e linguistikisht mund të pritet, në qoftë se ka lidhje kaq të ngushta me thrakishten dhe me ilirishten, të cilat ishin sipërfaqe që shtriheshin për bri njëra tjetrës në kohën romake.» 7)
Më në funt, përgjasimi i ilirishtes me shqipen, nga njëra anë, dhe i shqipes me thrakishten, nga ana tjetër, toponimet e përbashkëta dhe qënja e fiseve — si për shëmbull Peonët — që thirren herë ilire herë thrakase, të bëjnë të besosh se Thrakët dhe Ilirët përfaqsojnë dy emra të një ethnos-i të vetëm të ndarë dysh vetëm politikisht e gjeografikisht. 8)
Të shkojmë më tutje në rrjeshtimin e provavet gjuhësore e historike që vërtetojnë iliricitetin e popullit shqiptar, do të zgjatemi shumë e do të kapërcejmë qëllimin e kësaj vepre. Për të përkrahur ndryshimin ethnik në mes të popullit që banoi dikur në Shqipëri dhe këtij të sotëshmit nuk mbetet veç se të pranojmë hipothezën e një pushtimi të huaj që duhet të ketë ngjarë pas rënjes së Perandoris së Romës. Por arkeologjija na jep prova të mjafta për t'a rrëxuar edhe këtë pretendim.
Gërmimet arkeologjike që kanë të bëjnë me qytetrimin dhe me popullin ilir janë shumë të kufizuara. Ato të Feniqit," të Butrintit, t'Apollonis, të Durrsit e të ndonjë vëndi tjetër nuk kanë rëndësi të madhe për kërkimet ilire, pse këto qëndra janë, në përgjithsi, kollonira të themeluara prej Grekësh që kaluan më vonë në dorë të Romakvet e prandaj pika ku, mbi një nën-shtresë ilirike, vihen dy mbishtresa, njëra helenike dhe tjetra italike.
Por këtë mungesë të dukëshme e plotson, deri diku, Nekropoli i Komanit, zbuluar në një luginë të Pukës që përshkohet nga Drini. Gjurmë të qytetrimit që tregojnë varret e këtij Nekropoli gjinden edhe nëpër shumë krahina të tjera të Shqipëris, në disa vise të Greqis dhe, ça ka për ne rëndësi, n'Afionën e ndodhur n'ishullin. e Korfuzit. Englezi Bulle, që ka bërë një studim t'imtë mbi këto varret e fundit, nxjer argumenta bindës për të provuar se këto, përveç ndonjë përjashtimi të vogël, i përkasin shekullit të shtatë e.s.. Varrezat e Komanit, si pas këtij Autori, janë pak më të reja se ato të-Korfuzit. 9) Dhe me të vërtetë edhe arkeologët e tjerë kanë pranuar se grumbulli m'i math i tumuleve 10) të Komanit duhet të jetë i shekullit të tetë e.s.; por ka edhe mjaft asosh q'i përkasin një kohe shumë më të lashtë. Materjali i mbledhur provon hapët se në popullin ilir ka pasur një vazhdim të qytetrimit halstattjan, 11) që ësht përhapur an' e kand tokës së banuar prej fisevet të tij. Rëndësija e veçantë që ka për thezën që po rrahim Nekropoli i Komanit rrjeth pikërisht nga shkaku se varret qenë hapur ndër epoka të ndryshme. Arkeologët që kanë marrë
në studim materjalin e mbledhur mendojnë se një pjes' e tij rrjeth prej një kohe përpara shkeljes së Romakvet në Shqipëri. Kemi, pra, një vazhdim traditash dhe ndikimet e ndryshme qe ka pësuar populli ilir mbrënda një periudhe njëmij-vjeçare. «Nelkropoli, prandaj, provon evolucjonin e qytetrimit iliro-romak krahinor dhe vazhdimin e elementit ethnik.» 12) Të njëj mendimi me Mustilli-n janë edhe Nopcsa, Traeger, Zeiss e shumë studjozë të tjerë.
Krijoni Kontakt