Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 70
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Pershendetje

    Malo ti po ja ben sikur ajo gruaja e keqe i thojke shoqes majma kete ,, femij'' ti them asaj te tretes e ke femin bastard (kopil) .
    Edhe ju, pse nuk i vendosni greket ne ato data qe keni shkruar sepse grekerit jan ata te cilet jane te ardhur ne ate periudh ne keto troje edhe ate si akej-danaj .
    Gjdo gershetim i grekerve ne gjuhe Pellazgo-Yllire gjdo emer gjdo germ eshte e huazuar me shkurt e pervetsuar nga Pellazishtja qe akoma se pranojn greket kete fakt sepse nese pranohet ky fakt at'her qka do te thone pastaj duhet pranuar kulturen Pellazgo-Yllire sepsee faktet jane ne anen tone si puna e piramides se bosnjes si kalendari i Prishtines kultura e Vinqes etj .
    Nese deshiron ta dish se prej kure jane Shqipetaret ne keto troje ngjitu ne bjeshke te Rugoves ,Shales,Sharit ndoshta ke fat ta takosh dreqin e pyete qe sa je ne keto Troje ay ta jep pergjigjjen ,kesaj pergjigjje shtoja edhe 500 vite do ta kesh pergjigjjen e perafert me realitetin .

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Marre nga "Gazeta Shqiptare" DT 05.02.08 .

    H.T.Montague Bell , ishte editori i "The Near East (Lindja e Afert) . Nga tre faqet e shkruara prej tij ne vellimin enciklopedik kemi shkeputur kete pasazh:
    "Pasardhes te arianeve te pare ardhacake dhe te ilireve , trakasve apo epirioteve te koheve klasike , shqiptaret jane raca me e vjeter ne Evropen Juglindore . E njejta ndarje e percaktuar mire , e cila copezoi vendin qe moti mes mbreterive te Ilirise dhe te Molosise mund te gjendet sot ne lumin Shkumbin(rruga Via Egnatia , arterie e madhe romake ndermjet Lindjes dhe Perendimit) , duke i ndare dy pjeset kryesore te popullates .
    Por , perkunder dallimeve mes tyre ne religjion , dialekt dhe institucioneve shoqerore , shqiptaret gjithmone kane mbajtur nje race - si vecanti te vetedijes kombetare dhe qartas jane dalluar nga racat e tjera te Gadishullit Ballkanik .

  3. #43
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Paraardhesit e shqiptareve jane nordike

    Paraardhesit gjenetik te shqiptareve, me shume mundesi, kane zbritur nga veriu i Evropes, ose e thene ndryshe nga tokat e nordikeve. Ne kete konkluzion befasues ka mberritur, Laboratori i Gjenetikes ne Tirane, pas krahasimit te ADN-se se shqiptareve me popullsine e vendeve te tjera evropiane. Keshtu ne baze te krahasimit te kryer eshte konstatuar se 78 per qind e geneve te analizuara jane te ngjashme me verioret e Evropes, dhe shume me pak me vendet fqinje qe na rrethojne. Ky studim perforcon edhe me shume hipotezen e studiuesit Eqerem Cabej, i cili thoshte se paraardhesit gjenetike te shqiptareve kane zbritur mijera vjet me pare nga veriu i Evropes. Sipas gjenetistit, Grigor Zoraqi, studimi ka dale ne perfundimin se shqiptaret kane shume pak ngjashmeri me greket dhe fare pak me sllavet. Per te kryer studimin e testeve te AND-se, gjenetistet, kane marre ne analize 15 gene te trupit njerezor, duke u mbeshtetur ne perhapjen e tyre ne popullate. Ne kryerjen e ketij studimi ata kane marre parasysh te gjitha frekuencat e formave te ndryshme te nje geni te caktuar si dhe semundshmerine e tij. Sipas specialisteve, studimi qe behet per here te pare ne vendin tone eshte e rendesishem, edhe per te ekzaminuar prejardhjen biologjike te shqiptareve. Deri me tani skeletet e zbuluara jane derguar ne vende te tjera, kjo ne pamundesi per te analizuar ne vend prejardhjen gjenetike te tyre.

    KORRIERI
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Para se te mbyllni kete tem qe ne kete link do gjeni ne 800 faqe gjenetiken shiptare ne anglisht.
    Kopjone kete dokument
    shendet
    http://www.pubmedcentral.nih.gov/pic...0&blobtype=pdf

  5. #45
    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin
    Paraardhesit e shqiptareve jane nordike

    Paraardhesit gjenetik te shqiptareve, me shume mundesi, kane zbritur nga veriu i Evropes, ose e thene ndryshe nga tokat e nordikeve. Ne kete konkluzion befasues ka mberritur, Laboratori i Gjenetikes ne Tirane, pas krahasimit te ADN-se se shqiptareve me popullsine e vendeve te tjera evropiane. Keshtu ne baze te krahasimit te kryer eshte konstatuar se 78 per qind e geneve te analizuara jane te ngjashme me verioret e Evropes, dhe shume me pak me vendet fqinje qe na rrethojne. Ky studim perforcon edhe me shume hipotezen e studiuesit Eqerem Cabej, i cili thoshte se paraardhesit gjenetike te shqiptareve kane zbritur mijera vjet me pare nga veriu i Evropes. Sipas gjenetistit, Grigor Zoraqi, studimi ka dale ne perfundimin se shqiptaret kane shume pak ngjashmeri me greket dhe fare pak me sllavet. Per te kryer studimin e testeve te AND-se, gjenetistet, kane marre ne analize 15 gene te trupit njerezor, duke u mbeshtetur ne perhapjen e tyre ne popullate. Ne kryerjen e ketij studimi ata kane marre parasysh te gjitha frekuencat e formave te ndryshme te nje geni te caktuar si dhe semundshmerine e tij. Sipas specialisteve, studimi qe behet per here te pare ne vendin tone eshte e rendesishem, edhe per te ekzaminuar prejardhjen biologjike te shqiptareve. Deri me tani skeletet e zbuluara jane derguar ne vende te tjera, kjo ne pamundesi per te analizuar ne vend prejardhjen gjenetike te tyre.

    KORRIERI

    Lajm i cuditshem aq sa dhe i rrezikshem po te mos trajtohet me vemendje. Ka nje kontradikte ketu. Fakti qe nordiket jetojne sot ne Europen Veriore nuk do te thote se ata kane jetuar gjithmone aty. Ata kane levizur nga jugu per ne veri dhe ky eshte fakt i njohur. Ka nje teori qe pretendon se kjo lloj rrace dikur ka populluar ekstremin veri lindor dhe juglindor te planetit, respektivisht zonen e sotme te Mongolise perfshi dhe shkretetiren e Gobit si dhe Kinen Juglindore po ashtu dhe tokat e Paqesorit. Fakti qe ne kemi ngjashmeri gjenetike me ata nuk na ben ne te ardhur nga veriu por mund ti beje ata te ardhur nga jugu i Europes. Shkenctaret shqiptare jane shume cheap ne konkluzione. Eshte per te qeshur dhe qare

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Darius,

    Nuke duhet te çuditemi nga keto rezultate, ndoshta ju kujtohet nje postim qe pata sjellur ketu ne forum ne lidhje me Atlantiden ku nje hulumtues gjermane e spjegon se si ka ndodhur fundosja e Atlantides ne veri te europes ku pastaj ai popull qe shpetoi gjeti strehim ne malet e larta te ballkanit.

  7. #47
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin
    Paraardhesit e shqiptareve jane nordike

    Paraardhesit gjenetik te shqiptareve, me shume mundesi, kane zbritur nga veriu i Evropes, ose e thene ndryshe nga tokat e nordikeve. Ne kete konkluzion befasues ka mberritur, Laboratori i Gjenetikes ne Tirane, pas krahasimit te ADN-se se shqiptareve me popullsine e vendeve te tjera evropiane. Keshtu ne baze te krahasimit te kryer eshte konstatuar se 78 per qind e geneve te analizuara jane te ngjashme me verioret e Evropes, dhe shume me pak me vendet fqinje qe na rrethojne. Ky studim perforcon edhe me shume hipotezen e studiuesit Eqerem Cabej, i cili thoshte se paraardhesit gjenetike te shqiptareve kane zbritur mijera vjet me pare nga veriu i Evropes. Sipas gjenetistit, Grigor Zoraqi, studimi ka dale ne perfundimin se shqiptaret kane shume pak ngjashmeri me greket dhe fare pak me sllavet. Per te kryer studimin e testeve te AND-se, gjenetistet, kane marre ne analize 15 gene te trupit njerezor, duke u mbeshtetur ne perhapjen e tyre ne popullate. Ne kryerjen e ketij studimi ata kane marre parasysh te gjitha frekuencat e formave te ndryshme te nje geni te caktuar si dhe semundshmerine e tij. Sipas specialisteve, studimi qe behet per here te pare ne vendin tone eshte e rendesishem, edhe per te ekzaminuar prejardhjen biologjike te shqiptareve. Deri me tani skeletet e zbuluara jane derguar ne vende te tjera, kjo ne pamundesi per te analizuar ne vend prejardhjen gjenetike te tyre.

    KORRIERI
    Mos behet fjale per kete studim qe eshte bere para 2 vjete


    http://img181.imageshack.us/my.php?i...01zflb29pr.gif

    E shihni qe shqiptaret jane me nje dege me Norvegjezet, Estonezet, Gjermanet Verioro Lindor dhe Gjermanet Jugo-Lindor, Sirianet, Venediket, Tyroli (Zvicranet)

    Nje fakt interesant eshte se thuhet se edhe venediket kane qene fis Ilir po ashtu sipas antropologut te famshem Coon prej Evropes Veriore Tyroli eshte epiqendra e races dinarike ( ku qendra e races dinarike ne Bote jane shqiptaret dhe pastaj fqinjet tane)

    lidhje me ate foton e keni ketu artikullin:
    http://dienekes.blogspot.com/2005/01...in-europe.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga GL_Branch : 09-02-2008 më 20:22

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Mos eshte ky ai imazhi ?


  9. #49
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar më parë nga GL_Branch Lexo Postimin
    Mos behet fjale per kete studim qe eshte bere para 2 vjete


    http://img181.imageshack.us/my.php?i...01zflb29pr.gif

    E shihni qe shqiptaret jane me nje dege me Norvegjezet, Estonezet, Gjermanet Verioro Lindor dhe Gjermanet Jugo-Lindor, Sirianet, Venediket, Tyroli (Zvicranet)

    Nje fakt interesant eshte se thuhet se edhe venediket kane qene fis Ilir po ashtu sipas antropologut te famshem Coon prej Evropes Veriore Tyroli eshte epiqendra e races dinarike ( ku qendra e races dinarike ne Bote jane shqiptaret dhe pastaj fqinjet tane)

    lidhje me ate foton e keni ketu artikullin:
    http://dienekes.blogspot.com/2005/01...in-europe.html
    aty e kam bere nje gabim e kisha fjalen per provincen Styria (jo Siria) e Austrise se nuk po mundem ta korigjoj.

    Kreksi per cilin imazh e ki fjalen? lidhje me linqet qe i paraqita une?, une e kisha fjalen per imazhin tjeter me tabelat.

  10. #50
    SYSHQIPONJE Maska e labi i maleve
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    225
    Po sigurisht qe kemi gjenet me te vjetra,pse kot na urrejne greket mendoni ju!
    LABERI O MAL ME THIKA , DJEMTE E TU TRIMA ME CIKA.

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Citim Postuar më parë nga GL_Branch Lexo Postimin
    aty e kam bere nje gabim e kisha fjalen per provincen Styria (jo Siria) e Austrise se nuk po mundem ta korigjoj.

    Kreksi per cilin imazh e ki fjalen? lidhje me linqet qe i paraqita une?, une e kisha fjalen per imazhin tjeter me tabelat.
    Po, linkun e hapi por ne te nuk shof asgje perpos atyre shkallezimeve, asnje emer nuk del ...nuke di se a ka mundesi ta sjellish ketu direkt...
    Ndersa ne kete harten (a) vrejmi diçka por mbasi nuk e kuptojmi te gjithe anglishten...
    Pra a po na tregoni se nga cila periudh vrehet kjo ngjajshmeri qe nga Neoliti apo me herte a po me vone dhe na trgoni ju lutem se cila hart neve na perkete; a, b, apo c....
    flm
    (a)

    (b)

    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 10-02-2008 më 20:43

  12. #52
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Kreksi qe e futa ne photobucket per kete tabele e kisha fjalen




    Kurse per kete imazhin e fundit qe e paraqite nuk po e kuptoj aq mire se shume figura po i permend ku aty 3 jane edhe aty sigurte qe eshte qe nuk po i permend as kohen e neolitit apo paleolitit.

  13. #53
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar më parë nga GL_Branch Lexo Postimin
    Kreksi qe e futa ne photobucket per kete tabele e kisha fjalen




    Kurse per kete imazhin e fundit qe e paraqite nuk po e kuptoj aq mire se shume figura po i permend ku aty 3 jane edhe aty sigurte qe eshte qe nuk po i permend as kohen e neolitit apo paleolitit.
    BINGO!

    Shikoni cfare thote antropologu me i famshem Coon (ne ate kohe ku Gjenetika Antropologjike as qe nuk ekzistonte):

    Coon on Halstatt Culture (1000 BC) and the origin of the Illyrians:

    `In beginning our survey of Iron Age Indo-European peoples, it
    may be well to choose the earliest instance in which we can
    definitely identify a language with a culture and a racial
    entity. This is true of the so-called Hallstatt culture
    associated with the Illyrian branch of Indo-European speech.

    `This culture arose in central Europe, with southern Germany
    and Austria as a focus
    , sometime shortly after the beginning
    of the first millennium B.C. It developed out of local Bronze
    Age origins carried over from the Urnfiels, and in turn from Aunjetitz.

    `The Hallstatt culture spread in many directions, including
    the southeast, where it penetrated Bosnia, and eventually
    Albania.
    It moved slowly northward, until it reached the
    Scandinavian and North German area, bringing iron to these
    regions relatively late; while to the southwest, it crossed
    France and penetrated Catalonia. To the immediate south, it
    likewise spread over the Alps into Italy, where the invading
    Illyrians split into a number of local tribal groups, including the Veneti`.

    --------------------------------------
    Coon on the racial composition of Illyrian skeletons:
    `When we move to southern Germany, however, which was equally
    involved in the development of this culture, we find no such
    racial uniformity…

    `As the Illyrians spread southwestward along the Dinaric Alps
    into Montenegro and Albania, they apparently blended with an
    indigenous brachycephalic mountain population which may have
    been more numerous than the invaders; for, with some additions
    and modifications, it persists as a predominant element today.

    `In a small series of early Christian crania from a site near
    Split on the Dalmatian coast, 23 both Dinaric brachycephals
    and a few long-headed crania are represented.

    `In Albania, a country which is almost completely unknown
    archaeologically, a single skull which belonged to a Romanized
    Illyrian group has been found in an Iron Age site in the tribe
    of Puka. 24 This skull is mesocephalic, and seems, insofar as
    we may judge, intermediate between the Illyrians of the old type and Dinarics`.



    ---------------------------------------

    Coon thote qe kulture/raca ilirike ka qene prezent ne Gjermanine Jugore dhe Austri, Scandavi dhe pastaj kane zbrit ne Venedike dhe zonen Bosnje-Shqiperi.

    kurse ne ate imazh (tabele) dalin me nje grup: Shqiptaret, Gjermanet (pjeserisht), Austriaket, Venediket dhe Norvegjezet

    a nuk eshte rastesi?

  14. #54
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    edhe kete harte linguistike ja vlen me e paraqit vetem se nuk e di nga cilet linguista eshte bere (me duket qe nga italianet) ku venediket dhe shqiptaret jane me nje trung


  15. #55
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    14.2.08
    Origjina Nordike e Shqiptareve - Replike



    Televizioni Vizion plus, ne 8 shkurt 2008, publikoi ne faqen e tij nje lajm me titullin "Rezultate gjenetike të prejardhjes së shqiptarëve". Ky lajm i referohej nje informacioni te "Laboratorit Gjenetik ne Tirane", sipas te cilit: "mutacioni Delta F508 gjendet ne 78% te shqiptareve te testuar sipas rastit, cka tregon se prejardhja jone eshte nga veriu i kontinentit".

    Nje informacion i tille eshte publikuar se pari ne revisten American Journal of Human Genetics, ne vellimin 50, faqe 875-876, viti 1992. Punimi eshte nje bashkepunim midis Laboratorit Gjenetik te Tiranes dhe kolegeve te tyre ne Universitetin e Torinos: kampionet e pacienteve shqiptare jane analizuar me tej ne Torino.

    Cfare thote artikulli?

    Nga analiza e 92 pacienteve (gjeografikisht nga te gjitha krahinat), rezulton se aleli difektoz i Fibrozes Cistike (FC), specifikisht delecioni 508, eshte i pranishem ne rreth 75 % te pacienteve. Sipas nje perllogaritje, ky alel difektoz duhet te jete i pranishem ne rreth 60% te popullsise shqiptare. Studimi, qe perdor nje metode inovative te detektimit te alelit defektiv te FC508, te botuar ne 1990 ne prestigjiozen Nature, eshte i rendesishem sepse sjell per here te pare nje pamje te shpeshtesise me te cilen ky alel gjendet ne popullaten shqiptare, krijon mundesine e hartimit te programeve shendetesore apo sjell ne evidence rendesine e nje diagnostikimi prenatal per ciftet qe riskojne te kene nje femije me kete semundje. Studimi, megjithate, shkon nje hap me larg dhe ben nje spekullim mbi origjinen e shqiptareve.

    Ne vitin 1984 Ammerman dhe Cavalli-Sforza, kishin spekulluar se aleli FC508 kishte nje origjine te vetme, diku ne Lindjen e Mesme, dhe kishte ardhur ne Evrope duke krijuar nje gradient shperndarje nga jugu per ne veri. Kjo, dhe izolimi, do te shpjegonte perse vendet nordike kane nje perqindje kaq te larte te CF508 krahasuar me vendet e jugut te Evropes. Keshtu, ndersa ishujt Faroe kane nje frekuence 100% te FC508; ne Turqi vetem 27% e popullsis e mbart ate.

    Ne kundershtim me keto te dhena te Ammerman & Cavalli-Sforza, ky alel mutant paraqitet ne Shqiperi ne rreth 60% te popullsise. Nje shifer qe nuk raportohet nga asnje nga vendet e rajonit. Pyetja qe me te drejte autoret shtrojne eshte: Perse kjo perqindje e larte e pazakonte e alelit FC508 tek Shqiptaret?

    Autoret e shpjegojne kete paradoks duke u bazuar ne tre referenca: Alex Buda dhe studimi i tij mbi izolimin kulturor dhe historik te Shqiptareve (1985); Zvelebil dhe teoria e tij e migrimit nomad gjate mijevjecarit te trete Para Krishtit (1980) dhe Baranov (Human Genetics, 1991, vol. 87); qe teksa kishte studiuar pranine e alelit FC508 ne pacientet e Rusise Evropiane, kishte verejtur se gradienti i shperndarjes se ketij aleli tek keta paciente kishte kah te kundert nga ai i propozuar nga Ammerman&Cavalli-Sforca. Duke u bazuar ne keto tre referenca autoret sygjerojne se origjina e shqiptareve rrjedh nga migrimet nomade.

    Problemi me studimin ne fjale, ashtu si edhe me studimin e Baranovit, qendron se te dy grupet kane analizuar vetem alelin CF508: jane bazuar vetem tek sekuencimi i ketij aleli. Por, ndersa analiza gjenike, leximi i sekuences; jep informacion mbi gjenin, ndersa frekuenca e alelit na informon se c'pjese e popullates e mbart ate dhe c'pjese e popullates do te semuret prej saj: ky informacion eshte i pamjaftueshme per te konkluduar mbi origjinen e alelit. Dhe, aq me pak per origjinen e shqiptareve. Per kete duhen edhe analiza jashte gjenike, te fragmenteve te ADN-se qe e rrethojne kete gjen. Duhet ajo qe quhet analiza e mikrosateliteve!

    Mikrostelitet jane sekuenca ADN-se me nje gjatesi te caktuar dhe nje renditje germash te caktuar. Gjate historise, sekuenca mund te ndryshojne si pasoje e mutacioneve. Teknikat e sotme te analizes se ADNse jane ne gjendje te percaktojne se cili eshte versioni origjinal, me i vjeter, i nje aleli dhe kur kane lindur variantet e tjera. Duke i kombinuar keto te dhena me ato gjeografike dhe historike, behet e mundur lokalizimi i popullates nga ku ky alel u shfaq se pari, behet e mundur te ndiqet migrimi i ketij aleli nga nje vend gjeografik ne nje tjeter.

    Nje studim i tille, i pranuar dhe referuar deri me sot nga komuniteti i studiesve per Fibrozen Cistike, eshte kryer ne vitin 1994 (2 vjet pas artikullit qe diskutojme). Artikulli eshte botuar ne prestigjozen Nature Genetics, vol. 7, faqe 169-175, dhe ka per autor Moral et al. (titulli ne original: The origin of the major cystic fibrosis muation (deltaFC508) in european populations)

    Autoret konkludojne se aleli FC508 e ka origjinen e tij rreth 52000 vjet me pare, ne paleolitik. Popullata qe e ka futur kete alel ne Evrope ka pasur nje ADN, permbajtja gjenike e se ciles nuk i ngjan asnje prej popullatave qe banojne sot Evropen. Aleli i FC508 me i vjeter ne moshe gjendet me me shumice tek basket dhe tek shqiptaret. Dy mutacione te ketij aleli shfaqen ne Evrope Qendrore dhe ate Veriore ne nje kohe te mevonte, kohe qe i perket eres neolitike, kryesisht asaj te lidhur me te ashtequajturen Linear Pottery Culture. Ky event i dyte favorizon teorine e gradientit te shperndarjes nga jugu per ne veri te Ammerman&Cavalli-Sforca, te shoqeruar me nje rritje te madhe dhe zhvendosje te popullatave ne Evropen Qendrore.

    Po, atehere perse shqiptaret dhe basket kane nje perqindje kaq te larte te ketij aleli? Basket, te dhenat historike i tregojne te pranishem ne Evrope qe ne kohen paleolitike. Prania e alelit me te vjeter tek ta, eshte nje fakt me shume qe provon se ky grup daton ne Evrope qe ne kete kohe te hershme. Frekuenca e larte e FC508 ndoshta i detyrohet izolimit te ketij grupi, apo edhe te ashtequajtur Founder-Effect. Founder effect eshte nje term i perkufizuar nga Ernst Mayr, ne vitin 1952, dhe i referohet fenomenit te shkeputjes prej grupit te madh te disa individeve, qe e izolojne veten dhe krijojne kolonite e tyre. Duke u izoluar ata e humbasin variabiletin gjenik dhe ndryshojne teresisht prej popullates nene si ne gjene ashtu edhe ne tipare.

    Ky efekt mund te kete qene edhe shkaku perse shqiptaret, ashtu si basket, kane nje perqindje kaq te larte te FC508. Por, jo vetem; edhe izolimi i tyre historik e kulturor mund te kete favorizuar kete proces. Megjithate, studiesit nuk ngurrojne te permendin se ndoshta kjo perqindje e larte e FC508 tek shqiptaret eshte i lidhur me kampionin e vogel te analizuar ne kete studim. Fakti qe ne artikullin e vitit 1994 nuk ka asnje bashkepunetor shqiptar, dhe fakti qe nje nga autoret e artikulli eshte kryeautori i artikullit te vitit 1992 (G. Novelli), rezultatet e te cilit jane te njejta me ato qe citon Vizion plus; te ben te mendosh qe ne kete artikull te vitit 1994 jane rianalizuar te njejtet kampione si ato te vitit 1992. E, ne se eshte keshtu, por edhe nese nuk eshte keshtu, spekulimi mbi prejardhjen nordike te ketij aleli ne Shqiperi eshte i pabazuar!

    http://selfmaderadio.blogspot.com/20...e-replike.html

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga kleos Lexo Postimin
    Marre nga "Gazeta Shqiptare" DT 05.02.08 .

    H.T.Montague Bell , ishte editori i "The Near East (Lindja e Afert) . Nga tre faqet e shkruara prej tij ne vellimin enciklopedik kemi shkeputur kete pasazh:
    "Pasardhes te arianeve te pare ardhacake dhe te ilireve , trakasve apo epirioteve te koheve klasike , shqiptaret jane raca me e vjeter ne Evropen Juglindore . E njejta ndarje e percaktuar mire , e cila copezoi vendin qe moti mes mbreterive te Ilirise dhe te Molosise mund te gjendet sot ne lumin Shkumbin(rruga Via Egnatia , arterie e madhe romake ndermjet Lindjes dhe Perendimit) , duke i ndare dy pjeset kryesore te popullates .
    Por , perkunder dallimeve mes tyre ne religjion , dialekt dhe institucioneve shoqerore , shqiptaret gjithmone kane mbajtur nje race - si vecanti te vetedijes kombetare dhe qartas jane dalluar nga racat e tjera te Gadishullit Ballkanik .

    Shkenca po hedh drite pikerisht mbi keto pohime

    Rrenjet e shqiptareve




    -

  17. #57
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090
    Vetem me ane te ADN-S nuk mund te marim nje pergjigje te plote sepse po te marim nje rast psh ne Shqiperi ardhja ne tirane e nje nje banuesi ne Tropoje apo Sarande ndryshon karakteristikat e ADN e cila nuk eshte e njejte ne vende te ndyshme dhe ketu po flasim per 3-4 mije vjet me pare dhe po te nisemi nga fakti qe mund te gjesh ne veri te vendit njerez shtatlarte dhe me floke bion dhe sy blu eshte e kunderta qe mund te gjejme ne zona te tjera te shqiperise dhe duhe te nisemi vetem nga objektet kulturore te gjetura dhe te percaktojme vjetersine e tyre.

    AuGuSt
    skerdigodo@hotmail.com

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anëtarësuar
    27-12-2007
    Postime
    152
    Jakov Milaj

    Raca shqiptare

    Studim Anthropologjik E Historik


    Ismail Mal' Osmani, Botonjës - Tiranë
    1944


    PARATHËNJE

    ___
    Të përgatitësh një studim anthropologjik e historik pa qënë as athropolog as historian, duhet të keshë shumë guxim. E unë këtë guxim e mora, pse desha të plotsojë, me sa më qe e mundur, një nevojë të madhe shpirtrore, një mungesë që duhet të ketë ndjerë Shqiptari : njohjen e vetvehtes.
    E kaluara dhe e arthmja e një kombi ndjekin një rrugë të caktuar, drejtimin e së cilës, më tepër se fati, e japin fuqit biologjike. Prandaj, po të kërkojmë thellë thellë shkaqet e lulzimit ose të teposhtes së një populli, do të hasim, në çdo rasje, në faktorë biologiikë.

    Thesari m'i çëmuar i një shteti nuk përbëhet prej pasuris së tokës e së nëntokës së tij dhe prej mundësive të zhvillimit ekonomik, por prej njerzve q'ai shtet mban në gji, prej shpirtit q'i u jep giallëri këtyre njerzve, prej gjakut që qarkullon nëpër venat e tyre. Raca, si pas mendimit të të gjithë biologve, përcakton prirjet shpirtrore të një populli, kanalizon dëshirat e mendimet, rregullon, pa e kuptuar, jetën e individve, qoftë në pjesën vehtiake, qoftë në mardhënje me shoqi shojnë.

    Ky studim nuk ësht bërë për t'u marrë me racizëm në kuptimin politiko-filozofik që i japin këtij skaji popujt e tjerë të botës. Në një vënt si ky i yni, ku nuk njihen as fillet e shkencave biologjike dhe ku nuk dihet, as në vija të përgjithëshme, se cila ësht paja morfologjike e shpirtrore që ne na bën të çquhemi nga popujt e tjerë të Ballkanit e t'Evropës, të hidhet në shesh një ide e këtillë do t'ishte gjë fare e papjekur dhe nuk do të jipte asnjë përfundim praktik.

    Qëllimi i hartimit të kësaj vepre ka qënë që të nxjerë në shesh disa të vërteta, gjer më sot të panjohura, mbi racën t'onë dhe t'u japë shkas, atyreve q'e ndjejnë vehten të zotin, për t'u marrë pak më tepër me biologji e me anthropologji. Përfundimet që ka për të nxjerë lexonjsi nga këto faqe janë të thjeshta dhe, ndofta, të njohura intuitivisht prej shumë Shqiptarvet, rne gjithë se të mohuara prej të huajvet dashakeqë : se populli arbëror ka një origjinë të vetme e të përbashkët; se ësht anas (aukton) në të gjitha viset ku banon sot; se as midis myslimanvet e kristjanvet, as midis Gegvet e Toskvet nuk ka ndonjë ndryshim racor; e, më në funt, se ndihet nevoja për një politikë shoqërore që të synojë fuqizimin fizik të racës shqiptare.

    Kombi i ynë ndodhet, siç munt të kuptohet lehtazi, në kushte shumë te mira për sa i takon racës. Me njëri tjetrin nuk na lith vetëm gjuha e historija, por edhe gjaku e prandaj kemi trajta trupore e veçori shpirtrore të përbashkëta.

    Më sa, në cilin do nga shtetet e tjera të Kontinentit t'onë gjejmë më shumë se një racë, me tipare fiziologjike e psiqike të ndryshme, në Shqipëri kemi vetëm racën ilirike ose dinarike të çëmuar edhe prej racistëve më orthodoksë si një nga racat më të larta, më të gjalla e me shpirt të pajosur me cilsi të zgjedhura. Njësija e racës duhet të ketë rëndësi të madhe për Kombin t'ënë të mitur, pse nga kjo rrjeth diçka e rëndësishme : divergjencat mendore e shpirtrore ndërmjet Shqiptarvet duhet të jenë shumë të vogla, aspiratat kombëtare të përbashkëta.

    Ç'paradoks — kishte për të thënë ndonjë lexonjës — me njëmëndsin (realiietin)! Po të jetë kështu, shkenca nuk i përgjigjet së vërtetës... Nuk po shihni se si Shqiptarët po orvaten t'i hanë kokën shoqi shojtë ?

    Por unë kujtoj se kjo armiqsi e sotme nuk ka asnjë themel. Ësht një krizë shpirtrore e çastit dhe e shëruarshme, një farë nevralgjije që do të kalojë mbrënda pak kohe.

    Mbushen plotë pesë vjetë që ndodhemi në luftë, në një luftë të tmerrëshme ku raca, popuj e idera po përleshen si kurrë ndonjë herë tjetër. Valët e përthyera të kësaj ndeshje kaq të madhe duhet të ndiheshin edhe në vëndin t'ënë. Këtu takuan tokë djerre, por pjellore, mëndje të padjallzuara, ndërgjegje të patrajtuara sa e si duhet e prandaj bënë veprën e tyre. Mëkati, pra, për këtë gjëndje q'u kriiua, nuk ësht i racës e, për rrjedhim, jo i turmës shqiptare, por — pse mos t'a themi? — i atyreve q'u takonte barra t'a lëronin këtë turmë, i udhëheqësve të sajë të djeshëm intelektualë e politikanë që kanë punuar pak, shumë pak, për të njohur psikën e Shqiptarit, për të kuptuar prirjet e mbëhit e sajë dhe për t'u dhënë atyreve drejtimin e duhur.

    Ndofta — t'a përmëndim edhe këtë — kemi të bëjmë me një fatalitet historik me rrënjë përjashta botës s'onë. Për kombet e tjera, përpara se luftëtari t'i drejtojë shigjetën e funtme armikut q'e mbante nën zgjedhë dhe politikani të përpiqet të sjellë bashkimin e mbrëndshëm ose të bëjë politikanizëm, punoi historjani, filozofi, hartisti, shkencëtari i cilës do dege. Në Shqipëri, për shkak të rrethanave që nuk mvareshin prej nesh, mëndjet drejtonjse munguan gjatë periudhës së Rilindjes. Vetëm harti, letërsija, beri diçka për të mëkëmbur ndërgjegjen kombëtare, e cila, gjer në vjetët e mbramë të tetqindshit, venitej në lethargjin e rëndë që patën krijuar tri a katër vargje shekujsh robërije. Por edhe drita e tij qe shumë e zbehtë dhe rruga për t'arritur pikën e synimit shumë e vështirë pse krejt e parrahur. Vullnetet e ndërgjegjet e reja, q'ishin të domosdoshme për t’i dhënë jetë një shteti të pavarur jo vetëm politikisht por edhe shpirtërisht, nuk u krijuan dot.

    Sido qoftë, gjëndja e sotëshme ka të bëjë vetëm me faktorë të jashtëm e jo me pajën shpirtrore t'ethnosit t'ënë e prandaj do të përmirsohet shumë shpejtë pa lënë vrraga përçarje. Jemi, që të gjithë, bij të një race të vetme, vllezër; shpejtë do t'i njohim gabimet që kemi bërë e do t'i kërkojmë ndjesë shoqi shojtë. Gjaku uj s'bëhet.

    Për të caktuar fatin që na ruhet për të nesërmen, kemi një a tout të madhe në dorë : përnjësin (uniformitetin) e brumit që përbën Kombin t'ënë. Në qoftë se intelektualët e ndërgjegjshëm do t'i përvishen me mish e me shpirt' punës që të zbulojnë problemet shpirtrore e lëndore të fisit arbëror dhe t'u gjejnë atyreve zgjidhjen e drejtë, nuk duhet të trëmbemi për t'arthmen. Vetëm duhet punë, pun' e parreshtur mendimtarësh të vërtetë.

    Kjo punë ësht shumë m'e rëndë tek ne se sa te popujt e tjerë të botës. Duhet nisur prei themelit. Ësht mirë t'i njohim ë t'i themi vetë të metat t'ona: jemi një popull anakronik n'Evropën e sotëshme. Ne s'e kemi trajtuar akoma ndërgjegjen kombëtare, kurse kombet e tjera kanë shkuar shumë përpara. Por, me gjithë vështirsit e mëdha që paraqiten, munt t'i a dalim çdo pengimi. Raca e jonë i ka dhënë botës së huaj vlefta të larta e të shumta në përpjestim me numrin e përfaqsonjësve të sajë. Ajo ruan, sigurisht, energji të mëdha edhe sot e kësaj dite. Këto energji do të nxjerin, me doemos,shkëndi xixllonjse që do t'a ndriçojnë këtë popull dhe do t'i tregojnë drejtimin që duhet ndjekur.

    Por, përpara së gjithash, detyrohemi të gërmojmë veçorit e lëndës së grestë që përbën popullin t'ënë. Një kirurg nuk do t'u a dilte asnjë herë në krye operacjoneve që bën po mos të njihte imtësisht shtretrit anatomikë të pjesës ku do të vërë thikën. Gjithashtu, një intelektual ose burr shteti do t'i mbrapshtonte shumë punët në vënt që t'i çonte në rrugë të mbarë, po mos të njihte si duhet popullin në të cilin edhe ai bën pjesë.

    — Gnothi safton, i tha Orakulli i Delfit filozofit Sokrat.


    ***
    Qëllimi q'u ndoq në hartimin e kësaj vepre ka qënë shumë i kufizuar. Ësht përmëndur edhe më parë : t'i jipet rasja lexonjsit të thjeshtë që të nxëjë disa të vërteta rreth racës së tij, të dijë se midis tij dhe atyreve që flasin një gjuhë me të nuk ka asnjë ndryshim gjaku e pra t'a njohë Shqiptarin, që prej Mitrovice e gjer në skajin më jugor të Çamëris, si vllan e vetë.

    Gjuha e përdorur ësht e thjeshtë dhe, për të bërë që teksti të kuptohet lehtë, janë mbledhur, në një kaptinë të veçantë, disa shënime e sqarime biologjike të vulgarizuara. Rrjeshtimi i lëndës ësht bërë në mënyrë që seicili lexonjës të gjejë diçka që t'a interesojë. Pranë pjesëve me përmbajtje vetëm biologjike, janë shtjelluar subjekte ethnografikë e historikë.

    Por kam shpresë se edhe intelektuali i paspecjalizuar n'anthropologji e në histori do t'i lexojë me interes këto pak faqe. Janë, me sa di unë, të parat që shkruhen mbi racën t'onë në gjuhën shqipe e prandaj shumë-kushit nuk do t'i ketë rënë rasja që të mirret me problemet që qeken në këtë vepër.

    Për të mundur të konsultojë sa më shumë nga studimet e autorvet të huaj që janë marrë me anthropologjin e me çështje të tjera shqiptare, kam qënë i detyruar t'ë marrë hua libra nëpër miq, të çqetsojë ndokënd që të më përkthejë ndonjë vepër prej gjermanishtes e të kërkojë këshilla nga ata që janë më të zotë se unë. Duke i u dhënë funt këtyre rreshtave, e ndjej për detyrë t'i u falem nderit me zëmër që të gjithve.

    Tiranë, Jenar 1944.

    AUTORI
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anëtarësuar
    27-12-2007
    Postime
    152
    I.

    RACA DHE KOMBI



    Ç' ËSHT ANTHROPOLOGJIJA - PËRKUFIZIMI I RACËS - LIGJËT E MENDEL-it - SHËNIME ANTHROPOMETRIKE - KLASIFIKIMI I RACAVET DHE RACA ARJANE - METIÇJATI - RACA, KOMBI, GJUHA



    Ndryshimet e fytyrës e të mënyrës së jetesës i u kanë rënë në sy vëzhgonjësve që në kohët më të lashta. Ndër dokumentat e hieroglifuar t'Egjyptjanvet gjënden përshkrime të shumta popujsh që kishin marëdhënje me nënshtetasit e Faraonvet. Bibla, në kaptinën e dhjetë të Gjenezës (të bërët) përmban një dokument të famshëm ethnologjik të kohës. Ndër Grekë e Latinë, pastaj, kemi shënime të shumta e vepra të tëra ku fise e raca të ndryshme të dheut përshkruhen për bukuri duke u ndjekur një farë sistemi shkencor. Mjafton të përmënden emrat e Herodotit, Aristotelit, Tacitit e Plinit të Vjetër për të kuptuar se shumë ndër eksponentët e mendimit helenik e italik i kanë kushtuar me zell studime të vlefshme atyre shkencave që sot thirren ethnografi, ethnologji e anthropologji.

    Studimet shumzohen gjatë Mesjetës dhe zënë vënt kryesor hë numrin e diturive të kohës, atëherë kur Evropjanët mundën të zbulojnë kontinente të reja dhe të hyjnë thellë nëpër ato që njiheshin edhe ndër kohët e moçme. Më në funt, në shekullin e nëntmëdhjetë, njoftimet e mbledhura mbi dukjen e mbi zakonet e njerëzve disiplinohen, caktohen vijat që duhen ndjekur për kërkimet e reja dhe arrihet, në këtë mënyrë, në shkencat e vërteta që përbëjnë historin natyrore të njeriut.

    Emri i anthropologjis ësht.i vjetër: e përdor Aristoteli në kuptimin e fjalimit mbi njerin e do t'a përdorin gjer në ditët t'ona filozofët me domethënjen e një doktrine të natyrës njerzore. Nga mezi i shekullit të shkuar ky skaj përhapet si sinonim i “historis natyrore të njeriut” (Broca) dhe përhapja e tij bën që të lihet pas dore kuptimi filozofik.

    Skajet ethnografi e ethnologji q'e kanë rrënjën në konceptin e popullit (gërqisht ethnos) janë të kohëve të reja. Përkufizime të qarta mbi to mungojnë edhe sot e kësaj dite, pse dijetarë të shteteve të ndryshme i u japin kuptime që nuk përputhen
    kryekëput njëri me tjetrin. Me gjithë këtë, përmbajtja e ethnografis ësht përcaktuar, në përgjithsi, në kuptimin e një disipline thjeshtësisht përshkronjëse, e cila ka për barrë mbledhjen e lëndës q'ësht për t'u vrejtur mbi kulturat e sotëshme të popujve të ndryshëm. Ethnologjija ësht shkenca krahasonjëse e induktive që ka për detyrë përpunimin e mëpastajshëm dhe diskutimin e kësaj lënde së mbledhur.

    Por prap të dy skajet nuk janë përdorur vetëm në këtë kuptim. Shumë herë nën emrin “shkenca anthropologjike” dijetarët kanë përmbledhur ethnologjin së bashku me anthropologjin. Kurse, duke pranuar njësin e këtyre dy disiplinave, përdorimi shkencor italjan e ka mbajtur të ndarë anthropologjin — studimi i problemeve biologjike, sistematike e racore të njeriut — nga ethnologjija që studjon grumbullimet dhe kulturat e njerzve. 1)


    ***
    Fjala “racë” ësht përmëndur shumë ndër këta vjetët e fundit. Ku me kuptimin shkencor, ku me kuptimin e një doktrine politike që ka marrë emrin racizëm e që ka krijuar bazën e lëvizjevet politike të disa popujve.

    Ky studim nuk ka për qëllim që të hyjë thellë n'anthropologji, as të mirret me çështje filozofike abstrakte ose me racizëm e prandaj, për t'i dhënë lexonjsit rasje që të marrë vesh ç'ësht raca, po japim disa përkufizime të hartuara prej shkencëtarësh rrymash të ndryshme e që nuk bjenë në kundërshtim, por e plotsojnë shoqi shojnë.

    “Raca, thot Guenther, përfaqson një grup njerzor që, për lidhjet ndërmjet veçorive fizike dhe pajosieve shpirtrore të veçanta, dallohet nga cilido grup tjetër njerzor dhe krijon elementa që i përngjajnë njëri tjetrit.” 2)

    Eugen Fischer, që ësht një ndër më të mëdhenjt eksponentë të racizmit gjenetik, e përkufizon me këto fjalë racën: “ësht një trunk i përcaktuar nga grupe “genësh” 3) të barabartë, jo prej njerzish q'i përngjajnë shoqi shojtë vetëm ndër trajta të përjashtëme : ësht një grup që trashgohet.4)

    Alessandro Ghigi thot: “sistematiku munt të pohojë që raca ësht një entitet i dalluarshëm për një sasi karakteresh morfologjike e fiziologjike të përcjellëshme me anën e trashgimis, që duken ose, sido qoftë, që munt të zbulohen me metodat e verés së zakonëshme e të statistikës.” 5)

    Nga këto tri përkufizime të rëndësishme del në shesh se shumica e shkencëtarve me fjalën racë nuk përfshijnë vetëm njerz që kanë veçori somatike krejtësisht të njëjta, por që kanë, bashkë me trajtat e përjashtëme, të përngjarëshme edhe disa cilsira shpirti që i afrojnë midis tyre e që trashgohen prej atit e nënës te bijt e bijat.

    Shkencëtarë të tjerë nuk i japin rëndësi kaq të madhe pjesës shpirtrore. Një ndër ta, Boule, jep këtë përkufizim : “për racë duhet kuptuar vazhdimtarija e një tipi fizik që shpreh afërsit e gjakut dhe që përfaqson një grupëzim kryesisht natyror duke mos patur në përgjithsi asgjë të përbashkët me popullin. me kombësin, me gjuhën e me zakonet që janë grupëzime këmb' e krye artificiale dhe aspak anthropologjike dhe që s'kanë të bëjnë veçse me historin, mbasi janë prodhime të sajë.” 6)

    Pikërisht këtu ngul këmbë edhe De Lapouge: “raca ësht përmbledhja e disa individve që kanë të përbashkët një farë tipi të trashguarshëm; nocioni i racës ësht i rendit zoologjik, vetëm zoologiik.” 7)

    Por, për këtë vepër do t'ishte ndofta m'i përshtatshëm përkufizimi i Martial-it që i u shtëmënget rymave politike, nuk lë përjashta pajën shpirtërore dhe i jep rëndësi kryesore historis: “Thirret racë përmbledhja e një popullsije, karakteret psikologjike të së cilës, të fshehura ose të çfaqura (posaçërisht gjuha) dhe vizat anthropobiologjike përbëjnë mbrënda kohës (historis) një njësi të dalluar.” 8)

    Për t'a afruar lexonjsin më tepër me një nga problemet themelore të racës, me trashgimin, më duhet lë flas pak mbi ligjet që e rregullojnë këtë. Kuptohet qartaz se nuk do të kishte pse të flitej për origjinën ilire të Shqiptarve e për pastërtin e racës së tyre nga elementa të huaj, po të mos ishin zbuluar ligje me saktësi mathematike që rregullojnë kalimin e veçorive trupore e shpirtrore të njerëzve prej një brezi në brezat e ardhshëm.

    Vetë Darwin-i kishte nxjerë në shesh fakte të rëndësishme duke studjuar dukjen dhe shpërndarjen e disa karaktereve ndër ibridë. Weismann-i shpreh konceptin e vazhdimis së plazmës germinative të prindërve ndër fëmij e prandaj, gjer në një farë pike, të pavdeksis së sajë. Tashi dimë se kjo vazhdimi, e prandaj ruajtja e karakterevet të njeriut, njëmëndsohet (realizohet) me anën e kromozomëve, që janë trupa të vogjël të ngjyrosur, në numër të caktuar për setcilën specie e që përmbahen prej të gjitha qelizave (çelulave) të farës s'organizmave bimore e shtazore. F. Galton hartoi pastaj theorin e trashgimis atavike, si pas së cilës grumbulli i cilsive të një individi i u detyrohet jo vetëm prindërvet, por edhe gjyshërvet e stërgjyshërvet në mënyrë zvoglonjse (dekreshente) me largësin e brezave. Por kjo theori, me gjithë se e përmirsuar nga Pearson, nuk puqet krejtësisht me theorit e hartuara nga Mendel-i.

    Në vitin 1865-66, një murg austriak, Grigor Mendel, mbillte në kopshtin e kuvëndit pizele e bimë të tjera dhe kryqëzonte varietetet e ndryshme për të shikuar se si trashgoheshin ndër ibridët karakteret e tyre. Zbuloi nga këto vëzhgime tri ligjë biologjike me rëndësi kryekreje që nuk bënë përshtypje të madhe atëherë kur u botuan për herë të parë, por që më vonë, më 1900, u vërtetuan prej tre botanikësh të ndryshëm dhe formuan, që prej kësaj kohe, themelin e një disipline të re që shkoi përpara me hapa shumë të shpejta, të gjenetikës.

    Prej kësaj kohe u ndie nevoja që të kërkoheshin e të zgjidheshin edhe për njerin problemet e ndryshme të trashgimis e t'ibridizmit. Në këtë mënyrë gjenetika u fut n’anthropologji. Studimet e bëra gjer më sot tregojnë se në trashgimin e shumë ve-
    çorive të ndara (si ngjyra e syvet, ngjyra dhe trajta e flokëvet, trajta e hundës, shumë sëmundje q'i sjell individi me vehte kur lind etj...) vërtetohen plotësisht të tri ligjët e Mendel-it. Të thjeshtësuara ato munt të shprehen në këtë mënyrë:

    1. — LIGJA E ZOTRIMIT OSE E UNIFORMITETIT : kur kryqëzohen dy bimë o kafshë, që ndrrojnë njëra prej tjetrës për një karakter të vetëm, i cili karakter në njërën ësht zotronjës dhe në tjetrën i mbëshehur, ne brezin e parë shihet vetëm karakteri zotronjës.

    SHËMBULL I: duke mbarsur një pizel me fara të verdha me polinën e një pizeli me fara të blerta, të gjitha farat e para që na jep ky kryqzim janë të verdha, pse ngjyra e verdhë ësht zotronjëse mbi ngjyrën e blertë.
    SHËMBULL II: Po të kryqzojmë bimën “gojë e luanit” me lule të kuqe me një tjetër me lule të bardha, lejnë lule me ngjyrë të ndërmjeme: gojë luani me ngjyrë trëndafili.

    2. — LIGJA E NDARJES SË KARAKTEREVE : në qoftë se mbarsen njëra me tjetrën fara me origjinë të kryqëzuar, në brezin e dytë ato japin fara që kanë karakterin zotronjës (të verdha në shëmbullin e parë) dhe fara që kanë karakterin e mbëshehur (të blerta po n'atë shëmbull), në një përpjestim të qëndruarshëm 3:1 (pra, në katër, tri fara të verdha dhe një të blerët). Në shëmbullin e dytë, të gojës së luanit, nga të cilët një e katërta ësht me lule të kuqe, një e katërta me lule të bardha dhe dy të katërtat janë me lule ngjyrë trëndafili.

    3. — LIGJA E PASTËRTIS SË GAMETEVE NDËR IBRIDËT: në qoftë se mbillen pizele të brezit të dytë, do të kemi një brez të tretë, në të cilin dallohet:

    a) Pizelet e blerta prodhojnë vetëm pizele të blerta ;
    b) farat e verdha, në dukje omogjene, në brezin e trete japin një të tretën e farave me ngjyrë të verdhë, që nuk e ndryshon më ngjyrën ndër brezat e ardhëshëm;
    c) dy të tretat që mbetën japin një përzjerje farash te verdha e të blerta në raportin 3:1, një soj si në brezin e dytë,
    ç) këto farat e fundit — të verdha e të blerta bashkë, si pas raportit mendeljian 3:1 — ndjekin tri rregullat e mësipërme, do me thënë farat e blerta prodhojnë vetëm fara të blerta, farat e verdha prodhojnë fara të verdha të pastërta dhe fara të verdha që japin fara në dy ngjyra si pas raportit të mësipërm.


    Në brezin e parë (I) kemi “fëmij” me karaktere të përziera; në brezin e dytë (II) duken karakteret fillestare në gjysmën e “fëmijvet”; në brezin e tretë (III) karakteret fillestare duken edhe në gjysmën tjetër të “fëmijve” që, në krye, dukesh sikur kishin vetëm karaktere të përziera.
    (shiko skemen e ndarjes se karaktereve)


    Në brezin e parë (I), trashgimija m'e dobët (shënuar me katrorin e bardhë) duket sikur ka humbur, por del prap në shesh në brezin e dytë (II) e në të tretin (III). Në brezin e tretë (III) kjo trashgimi len edhe nga “bijt” ku, në brezin e dytë, dukej sikur kishte humbur.
    (shiko rasen e trashegimise zotronjese)


    Shenime:
    1) Renato BIASUTTI : “Origine e sviluppo delle scienze anthropologiche”, në Razze e Popoli della Terra, faqe 13, 14, 15.
    2) J. EVOLA : “Mito del sangue”, Hoepli, Milano, 1942, faqe 2.
    3) Fuqija që kanë gametët (spermatozoidët dhe ovulët) për të shkaktuar dukjen e veçorive somatike të posaçme, i veshet pranis, në nukleo, të lëndëve kimike të veçanta që thirren me emrin “faktorë”, “determinantë” ose “genë”. Morgani dhe shkolla e tij i mbajnë “genët” si thërmije që kanë seli të caktuar ndër kromozomë.
    4) J. EVOLA : Op. cit. faqe 92 - 93.
    5) Alessandro GHIGI : “Problemi Biologici della Razza e del Meticciato”, Nicola Zanichelli Editore, Bologna, 1939, faqe 8.
    6) Eugéne PITTARD : “Les races et l'histoire”, Albin Michel Editeur, Paris, 1932, faqe 4.
    7) Giovanni MARRO : “Primato della Razza Italiana, Casa Editrice Giuseppe Pfincipato, Milano, Messina, 1940. Faqe 50.
    8) Dr. René MARTIAL : “Race, Hérédité, Folie”, Mercure de France, Paris, 1938, faqe 1. - Kaptina e parë e këtij libri ësht përkthyer shqip prej Autorit të kësaj vepre dhe ësht botuar në “Përpjekja Shqiptare”, Viti i dytë, faqe 386.
    Ky përkufizim cakton edhe programin e përgjithshëm të punës s'onë në të cilën flitet për origjinën dhe për lëvizjet më te mëdha historike të racës shqiptare, përshkruhen vijzat morfologjike dhe kufizohet puna mbrënda kufijve toksorë që përmbajnë ata përfaqsonjës të racës që flasin një gjuhë të vetme, shqipen.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anëtarësuar
    27-12-2007
    Postime
    152
    Sa thamë më sipër tregon se gametët mbeten të pastërt sa do që bima ësht ibride, pra e përzierë.

    Kjo ligjë e tretë do të vlente edhe për trashgimet e ndryshme, shpirtrore ose trupore, të species njerzore. Veçorit që trashgohen munt të përcillen (transmetohen) edhe veç e veç. pa patur me doemos marëdhënje midis tyre. Prandaj ësht gabim të çfaqen gjykime të papjekura rreth karakterit të një individi duke u mbështetur vetëm mbi pamjen e tij fizike. Kjo gjë do t'ishte e drejtë vetëm sikur të kishim përpara syve kryqëzimin e dy përfaqsonjësve të dy racave të pastërta. Por praktikisht dy raca njerzore krejt të pastërta ësht e pamundur të gjënden n'Evropë. Kuptohet pra se një njeri me dukje të racës nordike, i hollë, i gjatë, flokverdhë, nuk ka me doemos cilsira shpirtrore të kësaj race; nga ana tjetër, munt të ngjajë dëndur që në një shtat trashalluk të shkurtër të një brakiqefali të gjëndet një shpirt nordik.

    Nga pikpamja e “seleksionimit të racës”, sikur theorit e Mendel-it të jenë të vërteta edhe për farën njerzore, rrjeth se, sikur të ndalojmë për disa breza me radhë çdo kryqzim t'ibridve të një race me elementa të një race tjetër, në pjellën do të kemi dal' e nga dalë shpërndarjen e veçorive të përziera. Me anën e kësaj shpërndarje do t'arrijmë, më në funt, të kemi veçorit origjinale krejt të pastra: e atëherë, duke veçuar mbajtësit e këtyre cilsive të cilat që në fillim kanë shkatrruar një racë — racën nordike, për shëmbull — do të kemi prapë racën e pastër të njëherëshme. Duke u mbështetur në mendelizmin theorik Gjermanija nacional-socialiste ka marrë masa për Aufnordung-un, do me thënë për rikthimin e popullit tedeshk në racën “nordike”. Kjo doktrinë, gjithashtu — në lidhje me ridaljen e papritur të një karakteri të futur në varguan e trashgimit me anën e një elementi biologjik të sëmurë — ka frymëzuar racizmin gjerman; për të marrë masat e ndryshme që kanë bërë kaq shumë bujë rreth hygjienës e rreth profilaksit të racës.

    Por a do të jetë vallë i sigurtë përfundimi i këtyre masave, ashtu siç thonë ligjët e gjenetikës ? Shkencëtarët jo gjermanë nuk janë të njëj mendimi mbi përfundimin pozitiv të Aufnordung-ut e të profilaksit të racës. 9) (9: Spjegime të qarta e të shumta mbi këtë argument jep H. S. JENNINGS në veprën e vetë “Ereditá biologica e Natura umana”, përkthyer prej inglishtes nga Prof. Paolo ENRIQUES, e botuar në A. Mondadori, Milano, 1934. Të shifen sidomos faqet 211-212 e tutje.)

    Anthropologjija, për të studjuar një grup njerzish, mbështetet në disa masa e përshkrime të një pjese individësh për të cilët besohet se përfaqsojnë grupin. Mbështetet, prandaj, në probabilitetin, i cili i afrohet më tepër së vërtetës sa m'i math te jetë numri i vëzhgimeve.

    Karakteret somatike që do t'i duhen më shumë lexonjsit të këtij libri janë këto:

    1. — NGJYRA E LËKURËS: nuk ësht i lehtë caktimi i sajë, pse racat e ndryshme kanë ngjyra që i u përngjajnë shumë njëra tjetrës dhe që nuk ka se si të përshkruhen me fjalë. Përveç ngjyrës së përgjithëshme të një race janë edhe ato të cilitdo individi veçanërisht. Shkenca, për t'i bërë ball këtij studimi të ngatrruar, përdor shkallën kromatike të Von Luschan-it në të cilën ngjyrat e lëkurës, nga m'e qarta gjer te m'e errta, ndahen në tetë klasë dhe seecila klasë ndër numra që shkojnë nga 1 deri në 36. Racat që mbajnë numrat më të vegjël, pse më të bardha, janë ato që rrethojnë Baltikun dhe detin e Veriut, kurse më t'errtat, q'arrijnë në ngjyrën gati të zezë, janë ato të zonavet tropikale të Sudanit.

    Ngjyra ka rëndësi të veçantë në caktimin e racavet, pse ajo nuk shtohet ose paksohet prej ambientit sikurse munt të besojnë ata që shohin trupat të nxirë prej rrezeve të diellit, por ësht e trashëguarshme në pjellë edhe kur ambienti ndryshohet. Zezaku i Afrikës mbetet i zi edhe kur len e rritet n'Evropën e veriut, ndër sa Evropjani bardhosh që ka kaluar verën lakuriq në ndonjë ranishtë fillon të marrë prap ngjyrën që kishte porsa nis punën e tij të përditëshme në hije.

    2- — NGJYRA E SYVET mvaret nga dy ngjyra t'agut (iridit) nga të cilat njëra ndodhet në siipërfaqen e mbrëndëshme, tjetra në të jashtmen. Ndër albinët (sybardhët) këto ngjyra mungojnë që të dyja dhe agu merr nga gjaku ngjyrën e trëndafilit. Në syt bojë qielli mungon vetëm ngjyra e jashtme, kurse e mbrëndëshmja ësht e kuqe e çelët, Edhe në syt ngjyrë ulliri të hapët thuaj se mungon ngjyra e përparshme e agut, por kjo shtohet gjithnjë e më tepër në syt me ag ngjyrë gështenje t'errët dhe të zezë. Në trashgimin ngjyra e syvet ndjek ligjët mendeljane.

    3. — EDHE NGJYRA E FLOKVET jepet prej dy ngjyrash: njëra e verdhë në të skuqur përhapet barabar në të gjithë qimen dhe tjetra e gështenjtë përhapet si pluhur në kokrra të vogla. Kur kjo e fundit mungon, flokët janë të kuqë. Edhe për flokët ësht vërtetuar mendelizmi: flokët e gështenjtë, për shëmbull, nuk janë prodhimi mesatar që rrjeth nga kryqzimi i nië flok-verdhi me një flok-zi, por përbëjnë një karakter të pavarur. Ka rëndësi të dihet edhe se ngjyra m'e errët ësht zotronjse mbi ngjyrën më të hapët, por kjo vlen vetëm për të rriturit; fëmijt shumë herë kanë flokë me bojë të çelët që vijnë duke u nxirë me kalimin e moshës.

    4. — TRAJTA E FLOKVET DHE GRADA E LESHTORIS.

    Kemi dy trajta të ndryshme flokësh: flokë të përdredhur të shkurtër e të hollë dhe flokë të drejtë të gjatë e të trashë. Por një sasi e madhe trajtash të ndërmjeme ka shkaktuar që këto të mblidhen në tri kategori: elikotrikë (në trajtë të spirales), flokë të përdredhur a kaçurrela; cimotrikë, me valë; lisotrikë të drejtë të trashë dhe shumë a pak t'ashpër, të përngjarshëm deri diku me lelën e kalit.

    Ndër rasje kryqëzimesh midis njerzish me flokë që kanë trajtë të ndryshme ësht vënë re se zbatohen pikërisht ligjët e Mendel-it.

    Shkalla e leshtoris duket se ka lidhje të ngushtë me trajtën e flokvet, Me gjithë se përfaqson një karakter njerzor parak (primitiv), duket se atë e kanë humbur të gjithë lisotrikët që janë gati qose dhe një pjes' e elikotrikvet, ndërsa e kanë ruajtur të gjithë cimotrikët.

    5. — LARTËSIJA E TRUPIT të njeriut (mashkullit të pjekur) më këmbë ndryshon nga 120 në 190 centimetra. Shumica e madhe e njerzve janë të lartë prej 142 në 180 centimetra. Shtati i gruas ësht mesatarisht 12 centimetra m'i ulët nga ai i burrit.

    Lartësit e shtatit ndahen prej anthropologve në tetë klasë:

    Shtate shumë të ulta deri 147.9 cm. Kl. I.
    Shtate t'ulta prej 148 deri 152.9 cm. “ II.
    “ 153 “ 157.9 “ “ III.
    Shtate të mesme “ 158 “ 162.9 “ “ IV.
    “ 162 “ 167.9 “ “ V.
    Shtate të larta “ 168 “ 172.9 “ “ VI.
    “ 173 “ 177.9 “ “ VII
    Shtate shumë të larta “ 178 cm. e përpjetë “ VIII.

    Njerzit e gjatë gjënden përgjithësisht ndër vende të hapta, si ndër zona me klimë të butë ashtu në zonën tropikale.

    Përveç lartësis së shtatit, anthropologu i u jep rëndësi të veçantë edhe përpjestimeve të pjesve te ndryshme të trupit. Matet, për shëmbull, gjatsija e shalës, e krahut dhe e segmentevet të tyre, diametrat transversalë të bustit, trajta e syrit dhe e kapakëvet të tij etj....

    Ndër kohët e fundit u fol shumë edhe për grupëzimet e gjakut, por hë-për-hë dallimi i racave të ndryshme si pas grupeve që: paraqiten prej individve nuk ka hyrë preras në shkencë.

    6. — TRAJTA E FYTYRËS DHE TREGONJSI I SAJË. Ndryshimet fizionomike që bjenë më tepër në sy mvaren nga ndryshimet e eshtrave që përbëjnë fytyrën, dhe pjesët e tjera të kafkës që ndodhen afër sajë. Mbi një sipërfaqe shumë të vogël anatomike paraqitet gama m'e gjërë e ndryshimeve morfologjike. Disa nga veçorit nuk munt të maten e prandaj bëhet përshkrimi i tyre, disa të tjera nuk munt të diktohen veçse ndër kafka pa mish, kurse ka veçorira që munt t'analizohen me anë masash mbi njerin e gjallë dhe janë pikërisht dimensioniet absolute e relative të fytyrës dhe dimensionet e hundës.

    Tregonjsi fizionomik i fytyrës ësht raporti në mes të lartësis nasion-mento 10) dhe të gjërësis më të madhe e cila gjëndet duke matur hapsirën në mes të dy zigomeve (mollzave të faqes). Në tregonjsin morfologjik të fytyrës mirret si skaj krahasimi gjërsija e sajë dhe flitet për fytyra të shkurtra, te mesme ose të gjata.

    Tregonjsi morfologjik i fytyrës ndryshon në mes të 73.4 e 93.7; që do të thotë se lartësija nga nasion në mjekër ësht 7 ose 9 të dhjeta të gjërsis më të madhe bizigomatike.

    7. — TRAJTA E HUNDËS DHE TREGONJSI I SAJË. Përveç ndryshimevet të profilit ka rëndësi trajta dhe gjërsija ,e flegravet (vrimavet të hundës). Tregonjsi hundak ësht raporti qe rrjeth nga gjërsija m'e madhe e flegravet dhe lartësija e përgjithëshme e hundës. Ky tregonjës kalon mesatarisht prej 60.4 gjer në 112.1. Në bazë të tregonjsit hundak kemi hunda të holla e të gjata (leptorrine: deri në 70), hunda te mesme (mesorrine : prej 70 deri në 85) dhe hunda të sheshme ose të shtypura (platirrine : prej 85 e tutje.)

    8. — TREGONJSI QEFALIK u fut në shkencë nga Svedezi Retzius më 1842. Po të shikojmë një tok rrashtash nga ana e sipërme, do të vëmë re se disa nga ata janë të gjatë e disa të tjerë të shkurtër. Prandaj Retzius propozoi që njerzit të dallohen si pas kryes, në dolikoqefalë ose kokë-gjatë dhe në brakiqefalë ose kokë-shkurtër. Midis dy grupeve Rroca shtoi atë të kokavet mesatare ose mesoqefale ose mesatiqefale. Për caktimin e këtyre trajtave u muar për bazë tregonjsi qefalik që përfaqson raportin në mes të diametrit transversal të një koke dhe të diametrit gjatsor shumzuar per 100:

    TQ = Diametri transversal x 100 / Diametri gjatësor

    Një kafkë ësht dolikoqefale kur ky raport ësht m'i vogël se 75; mesoqefale kur ndryshon prej 75 në 80; brakiqefale kur kalon numrin 80. G. Sergi ka vërtetuar se zona e ndërmjeme nuk ka autonomi morfologjike e se, në të vërtetë, kemi vetëm “dy kategori natyrore të ndara prej tregonjsit 80.

    Dy dimensionet e sipërme dhe lartësija e kafkës kanë rëndësi të madhe, pse mesatarja e tyre, e marë me katër shifra, ësht moduli i kryes dhe i përgjigjet afërsisht kapacitetit të kafkës në ceritimetra kubë.

    Dikur u fol shumë për kapacitetin e kafkës, pse ky lidhej ngushtë me vëllimin e truve e, si rrjedhim, me fuqin mendore të një race. Më vonë, pas provave dhe matjeve të shumta, u vërtetua se tru i vëllimshëm nuk do të thotë fuqi mendore m'e madhe dhe tru i vogël fuqi mendore m'e dobët. Gjenit që kanë dalë nga racat e ndryshme kanë pasur një tru që, i matur, ka pasur një vëllim prej një mij gjer në dy mij centimetra kubë. Shumica e truve të këtyre gjenive ka një vëllim që sillet rreth mesatares (1500 cmk.). Kur kapaciteti i kafkës së një njeriu ësht m'i vogël se një mij cmk ose m'i math se dy mij cmk, atë-herë kemi të bëjmë me idiotër e me rasje pathologjike. 11)
    ***

    Duke u mbështetur në përfundimet e anthropometris e në përshkrimet somatike të bëra prej shkenctarvet, shumë anthropologë kanë dashur të klasifikojnë një herë e mirë racat e ndryshme të botës. Nga këto klasifikime fatin më të math e ka pasur ai i Eickstedt-it si pas të cilit familja e Hominidae përbëhet prej një gjinije të çdukur Pithecanthropus dhe të gjinis Homo. Kjo gjini përbëhet nga një specie e çdukur Homo Neaderthalensis dhe nga specia e madhe e përbashkët Homo sapiens ose Homo Recens. Kjo pastaj ndahet më nën-specie e në seri dhe serit në raca.

    Për të thjeshtësuar punë, n'emërtimin e racavet po marr për bazë sistemin e Biasutti-t që ësht një nga më të rinjt e më të përsosurit. Si pas tij, suaza e trajtavet të sotëshme t'ominidvet ndahet në katër cikle: cikli i trajtavet primare ekuatorjale me degën e Australoidvet e të Negroidvet ; cikli i trajtavet primare boreale me degën e Mongoloidvet e t'Europoidvet ; cikli i racavet të rrjedhura sub-ekuatorjale : cikli i racavet të rrjedhura t'Oqeanit Paqsor e t'Amerikës.

    Dega e Europoidvet ndahet në dy grupe: ai i pre-europid-vet që përfshin racat Ainuide, Uralidë e Lapide dhe ai i europidvet që ndahet në dy nën-grupe: në nën-grupin evropjan dhe në nën-grupin afro-aziatik. I pari përmbleth racat që neve na hyjnë në punë më tepër: Nordide (veriake), Mediterranide (mesdhetare), Adriatide ose Dinarike ose Ilirike, Baltide, Alpide. Në të dytin nën-grup hyjnë racat Berberide, Orientalide, Armenide, Assiride, Turanide dhe Indide.

    Mbrënda kësaj suaze së pjesëshme të racavet njerzore, nuk ësht përmëndur një emër që dëgjohet e sbkruhet më dëndur se cilido tjetër në kohë të sotëshme: raca arjane. Pa dashur të hyjmë në theorit raciste që ndryshojnë dita ditës e prej shteti në shtet:, për të mos lënë lexonjsin n'errësirë, po përmëndim vetëm se ky skaj i ri ësht krijuar në këta vjetët e fundit ndër popujt evropjanë në të cilët ësht ngjallur ndërgjegja e racës dhe urrejtja për popullin ebraik.

    “Shprehja raca arjane duhet marrë në këtë kuptim: zbritja nga një grup trajtash racore që janë formuar dhe harmonizuar mbi tokën evropjane të trungut të math europoid dhe kanë fituar, për këtë gjë, një fizionomi somatike e shpirtrore që i dallon shumë mirë nga trungje të tjera, përfaqsonjsit e të cilave trungje kanë qënë dhe janë edhe sot të huaj për Evropjanët.” 12)

    Auktorë të tjerë thonë se kemi të bëjmë me një përzjerje midis skajevet gjuhë e qytetrim dhe skajit racë, pse, si pas Boule-it nuk kemi aspak racë arjane, por vetëm gjuhë e qytetrim arjan. 13) Por çfardo drejtimi të marrin në t’arthmen këto mendime, për ne nuk ka asnjë rëndësi. Idiomës që flasim shtëpija e gjuhve indogjermane i a ka hapur të dy kanatat : traditat e bukura e bestytnit janë mbeturi të një qytetrimi që nuk na ndan nga popujt arjanë : studimet anthropologjike racën tonë e mbajnë si një nga racat më të pastra e më të bukura t’Evropës me fizionomi somatike e shpirtrore që na përmbleth në gjirin e racës arjane, në kuptimin e matur e shkencor që i jep kësaj Biasutti.
    ***

    Anthropologët skajet metiçiat e ibridizëm i përdorin praktikisht si sinonime. Do t'ishte ndofta m'i drejtë kuptimi i zooteknikvet: metiçiat ësht veprimi si mbas të cilit bashkohen metiçët 14) njëri me tjetrin dhe ibridizëm ësht “kryqzimi i dy specievet” (Magne). Prodhimet e këtyre kryqzimeve thirren metiçë ose mulatër më rasjen e parë, ibridë në të dytën. Por le t'i përdorim edhe ne këto skaje pa bërë dallim.

    Metiçë apo ibridë janë pra prodhimet e kryqzimit ndërmjet Negroidësh e Europoidësh ose në mes Mongoloidësh e Europoidësh. Por edhe nga bashkimi i një përfaqsonjsi të racës dinarike (Shqiptar, për shëmbull) me një përfaqsonjës të racës mesdhetare (Grek ose Sicilian) ose të racës nordike (Gjerman ose Ingliz) kemi pjellë të përbërë prej metiçësh; por në këtë rasje numri i karakterevet somatike që bëjnë të dallohen këto raca prej shoqja shoqes ësht i kufizuar e prandaj ndryshimet midis prindërve e fëmijve nuk bjenë shumë në sy. Më shumë do të na tërhiqte vëmendjen prodhimi në mes të një Shqiptari (racë dinarike) e të një gabeleje (racë indide), mbassi midis këtyre dyve ka ndryshime të mëdha jo vetëm somatike, por edhe shpirtrore.

    Duhet lejuar apo jo kryqzimi midis dy racave të ndryshme, në mes të bardhëvet dhe njerzvet me lëkurë të ngjyerë ? Ka dy sisteme që bjenë në kundërshtim me shoqi shojnë : ai englez që e përjashton qoftë edhe në Hindin e banuar në pjesën më të madhe prej popujsh arjanë, të cilët me krijimin e kastevet që përkojnë me racat tregojnë se e kanë në shpirt hierarkin racore; dhe ai frënk, spanjoll e portoges që e ka pranuar dhe e ka zbatuar këtë kryqzim.

    Për këto kryqzime, ndofta, nuk do t'ishte folur kurrë sikur mos të besohej në hierarkin e racavet njerzore.



    Shenime:
    10) “Nasion” : pika e pjekjes s'eshtrave të hundës me ashtin e ballit. “Mento” ose “gnation” : pika m'e ulët e ashtit të nofullës, nën mjekër.
    11) Për t'u thelluar në këtë pikë, le të lexohet shkrimi i Guido LANDRA, “Cervello e Intelligenza”, botuar në Difesa della Razza, Viti VI, -Nr. 14, faqe 19-20.
    12) BIASUTTI :. “Origine e sviluppo delle scienze. Antropologiche”,. faqe 22.
    3) Shif parathënjen e veprës së PITTARD-it “Les Races et l’histoire”.
    14) Metiçët janë pjella e kryqzimit të dy racave të ndryshme të një species.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •