Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    25 institucionet që kanë të dhëna penale për qytetarët .

    Shkruar nga Elisabeta Dosku


    Tashmë një dyshimi penaliteti mund të merret në mënyrë elektronike pa qenë nevoja të qëndrosh në radhë para institucioneve. Kryeministri Berisha inauguroi dje, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, sistemin e certifikatave elektronike të gjendjes gjyqësore. Në deklaratën e tij, kryeministri vuri në dukje edhe një herë prioritetet e vitit në vijim. Sipas tij, dy janë objektivat kryesore të këtij viti, privatizimet e mëdha edhe qeveri elektronike. Dëshminë e penalitetit e kërkojnë 25 institucione, dhe për rrjedhoje vetëm këto institucione mund ta përdorin, duke qenë të lidhur me serverin qendror. Kryeministri Berisha ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.

    Funksionimi
    Çdo person i interesuar për një dokument të posaçëm, një pasaportë, apo një vend pune, duhet patjetër të tërheqë një dëshmi penaliteti. Dëshmitë e penalitetit janë nga dokumentet, të cilat kërkohen nga institucionet zyrtare shqiptare dhe ndërkombëtare. Marrja e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkon kohë dhe krijon radhë para institucionit përkatës. “Deri para instalimit të këtij sistemi dixhital, qytetarët shqiptarë përjetonin radhë të gjata e të mundimshme për të marrë një dokument për të cilin ata kanë të drejtë ligjore ta kenë”, u shpreh kryeministri. 25 institucioneve publike apo private, vendase apo të huaja, u jepet e drejta e kodit të hyrjes dhe e drejta e marrjes së të dhënave në mënyrë të drejtpërdrejtë nga regjistri elektronik, duke garantuar teknikisht pamundësinë e manipulimit të këtij regjistri, nëpërmjet sistemit elektronik fingerprint. Në këtë mënyrë, çdo qytetar mund të dorëzojë formularin e plotësuar në institucionin ku paraqiten për problemin e tyre, dhe 25 institucionet, të cilat kërkojnë këtë certifikatë janë të lidhura me serverin qendror.

    Deklaratat
    Duke e cilësuar moshë digjitale për Shqipërinë, kryeministri Berisha inauguroi dje sistemin e certifikatave elektronike të gjendjes gjyqësore. ”Sistemi i mëparshëm krijonte radhë të gjata, të mundimshme dhe hordhi sekserësh”, u shpreh Berisha. Sipas tij, marrja e dëshmisë penale në këtë mënyrë eliminon abuzimet e shumta dhe radhët e qytetarëve nëpër sportelet e institucioneve.

    “Janë 25 institucione, të cilat e kërkojnë këtë certifikatë dhe të gjitha këto institucione janë të lidhura me serverin që ne pamë sot bashkërisht, në mënyrën më hermetike, më sekrete. Ju e patë që aktivizimi i serverit bëhej me shenjat e gishtërinjve të punonjësit dhe kjo bën të mundur që askush të mos mund të futet në të dhënat personale”, u shpreh shefi i qeverisë. Edhe ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj e konsideroi këtë si një hap të madh drejt dixhitalizimit të shërbimeve.

    Enkelejd Alibeaj
    “Nuk do t'u kërkohen më individëve këto lloj procedurash, por do të krijohen thjesht dhe vetëm nga ana e institucioneve shtetërore, ndërsa qytetarët do të mjaftohen vetëm me vetëdeklarimin. Qytetarët trajtohen tashmë në mënyrë më ligjore, më fisnike, ashtu siç edhe u takon, duke mos u krijuar asnjë barrë dhe procedura korruptive

    Sali Berisha
    Janë 25 institucione, të cilat e kërkojnë këtë certifikatë dhe të gjitha këto institucione janë të lidhura me serverin që ne pamë sot bashkërisht, në mënyrën më hermetike, më sekrete. Ju e patë që aktivizimi i serverit bëhej me shenjat e gishtërinjve të punonjësit dhe kjo bën të mundur që askush të mos mund të futet në të dhënat personale”



    Institucionet përfituese



    1. Këshilli i Ministrave

    2. Ministria e Mbrojtjes

    3. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

    4. Këshilli i Lartë i Drejtësisë

    5. Garda e Republikës

    6. Shërbimi Informativ i Shtetit

    7. Min. e Punëve Publike, Transportit

    8. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

    9. Kabineti i Presidentit

    10. Kuvendi

    11. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

    12. Ministria e Financës

    13. Prokuroria e Përgjithshme

    14. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

    15. Departamenti i Administratës Publike

    16. Ministria e Punës,

    17. Banka e Shqipërisë

    18. Ministria e Brendshme

    19. Interpol Tirana

    20. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

    21. Ministria e Ekonomisë

    22. Ministria e Jashtme

    23. Përfaqësia e Bashkimit Evropian

    24. Përfaqësia e Këshillit të Evropës

    25. Përfaqësia e NATO-s

    Tirana Observer
    "Carpe Diem"

  2. #2
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    DI_ANA inisiative shume e mire kjo e qeveris shqiptare.Te merrje 1 certifikate ne ministri duhet te ishe veshur edhe armatosur si RAMBO aman.Shpresojme te funksionoj si eshte ne leter edhe mos te kete me pengesa.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Iniciative shume e mire kjo e ndermare nga qeveria. Me ane te ketij sherbimi, qytetaret Shqiptare do kene me pak radhe ne dyert e institucioneve, qe gjate ketyre viteve te demokracise, radhet perapara dyerve te institucioneve te ndryshme kane qene si radhet e qumeshtit ne kohen e munizmit.

    Urime urime qeverise dhe ishalla dhe sa me shume nisma te tjera ne funksion te mireqenies se qytetareve Shqiptare.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë
    Nga SkyThinks në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  3. Statuti i Shkodres
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-12-2014, 12:32
  4. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  5. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •