Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8

Tema: 28 Nėntori

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223

    Post 28 Nėntori

    28 Nėntori e shkruar me fjale shpirti Kaq larg vendit tim. Dita e pamvarsise. Si nje plage e re sonte me dhembi perseri U be shume vjet qe nuk jam ne vendit tim. Sot po mu dukerka perseri si nje plage e re. Pse valle me duhet te ndihem kaq keq. Sa shume lote te nxehte. Sa dhimbje qe paskam. Edhe sa do duroj ky shpirt? A thua valle do mbarojne ndonjehere keto dhimbje? Shpesh here pyes veten pse jam ketu?? Pse duhet te mbaj shpirti tere kete dhimbje? Sa shume dhimbje te poshter qe paskam. Cdo dite I hiqet korja asaj plage edhe kur duket se nje here eshte qetesuar. E pastaj rrjedh gjaku si nga nje e prere bisturie. Plaga te dhemb dhimbja te shtohet. Festat ngrene zemrat peshe. Sa lote po me nxjerrin syte e mi tani. Ku te renkoj e te them me pare se ku me dhemb. Ne supin e kujt te ulem e te qaj. Kujt t’I kerkoj ndihme?? Kujt nga zemra t’I them me ndihmo? Ketu te gjithe kane hallet e veta. 28 Nentori. Kjo date qe kurre ne jeten tone nuk do e harrojme dhe do ja mesojme edhe femijeve tani. Por sonte une nuk jam e lumtur. Sonte te gjithe ne vendim tim festojne. Nena Shqiperi sonte ka feste dhe po gezon. Nga nje ane ne kete dite edhe bijte e saj te merguar vajton. Sa dhimbje mban sot edhe ajo toke e shenjte. Une sonte nuk po paskam qetesi. Shpirti vetem po vajtoka. Kjo zemer gjak po pikoka. Dhe cdo lot me ngulet gjithnje e me teper si thike ne zemre. Si nje bisturi. Me dhemb sikur te ndjej nje operacion per se gjalli. Ah 28 Nenetor. Sa tinguj te bukur ka kjo fjale per veshet tane. Festa me e bukur e Nenes Shqiperi. Dhe ne emigrantet ne dhe te huaj sonte mundohemi sadopak me njeri tjterin te festojme sadopak mes njeri-tjetrit te gezojme. Sonte syte e mia nuk po pushokan se lotuari. Shpirti nuk po pushoka se renkuari. Dhe kete vit po e kaloj me lot ne sy kete feste pa mundur t’i shpreh dashurine time te Shenjtes Nene Shqiperi. Dhe me lot ne sy po shkruaj keto fjale. Eshte lagur fleta ku po shkruaj aq shume sa nuk duket me as lapsi. Dhe kjo flete pse u be keshtu sot. Sikur te doje te mos me ndihmoje per ta mbajtur sado pak dhimbjen time sonte. Sa shume po me dridhen duart prej kesaj dhimbjeje. 28 Nentor……. Pershenetjte te gjithe Shqipetareve kudo qe ndodhen nga sweetie
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Vajzė_Mistrece
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Florida, USA
    Postime
    47
    Pershendetje Sweetie!
    Urime per shkrimin! Nuk e di se sa kohe mund te kesh jashte Shqiperise po te them te drejten une vetem dy vjet kam dhe jam gati te kthehem sa me shpejt te jete e mundur. Deshira eshte e pakufizuar kurse mundesia po. E megjithate ne rastet e festave kombetare ajo qe eshte e rendesishme mendoj une eshte harmonia midis Shqipetareve. Ne shqipetaret e kemi qelluar mergimin qe ne kohe te hershme. Jo vetem populli i thjeshte por dhe shkrimtare te medhenj.
    Nje poet shqipetare i kthyer nga mergimi i drejtohej Shqiperise : "Ne te shkrete ti shkretetire"
    E megjithate jemi ne kembe akoma, madje sot festa e flamurit me shume se kurre festohet dhe ne Kosove.
    Le te shpresojme per nje te ardhme me te mire!
    Mbahu, Nėno, mos ki frikė,
    se ke djemtė n'Amerikė!

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Fakt qe po te ishim kudo ne Shqiperine etnike do te ishim kenaqur me shume me festen e 28 Nentorit por mos te harrojme se sivjet eshte festuar dhe kremtuar 28 Nentori si kurre me pare kudo ne bote me shume madheri. Shkrim i bukur sweetie. Herave tjera shkoni ne Shqiperi qe te ju nxirrni kenaqesine maksimale festes se flamurit, por mos harro se edhe kudo tjeter neper bote ka filluar te festohet pothuajse si ne Shqiperine tone etnike te dashur gje qe eshte shume domethenese, sepse po ju tregojme vlerat tona kulturore gjithe botes.
    Gezuar festen te gjithe Shqiptareve.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    dodomi flm per komplimentin per shkrimin. o lal po jo te gjithe i kane mundesite me ik per cdo feste ne Shqiperi apo jo? nejse flm qe i kushtove kohe edhe ketij shkrimit tim. bye kalofsh mire dhe shume pershendetje kudo qe te ndodhesh. me respekt sweetie
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e zima
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    32
    O sweetie i ke shkruar ato reshta vertet me shpirt dhe zemer ,un te kuptoj sepse kam te njejtin mendim si yti ,por jam i sigurt qe shumica e shqiptareve ne mergim mendojn po ashtu si ty.Jemi fatkeq si popull per te vetmen arsye sepse shoqeria jone mbajti mbi supe diktaturen me te pameshirshme te Botes.GJe qe shkateroj kater breza te tere ,nje nga ato breza jemi dhe ne .Po le te shpresojm se do vij ajo dit qe te gjith Shqiptaret te kthehen e te jetojn ne Shqiperin ton te Dashur ,e te festojn 28 Nentor te gezuar e te bashkuar.Besoj se dhe lotet e tua sdo te jen me lot hidherimi , por lot Gezimi ,ashtu si dhe 6 milionve te tjere.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    pershendetje zima. thnx qe i kushote kohe ketij shkrimi mbi te gjitha. ashtu shpresojne te gjithe per nje dite te mire per Shqiperine. une te uroj tere te mirat dhe shume pershendetje te perzemerta kudo qe te ndodhesh. gezuar festen bye me respekt sweetie
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  7. #7
    Perjashtuar nga Mod. Maska e ^Pretty_Girl^
    Anėtarėsuar
    26-10-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    56
    sweetie te pershendes shum

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    ^pretty girl^ edhe une te pershendes shume shume. thnx qe e lexove kete shkrim bye dhe kalofsh mire. me respekt sweetie
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

Tema tė Ngjashme

  1. Filmi: Nentori i Dyte
    Nga Albo nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2012, 09:21
  2. 28-29 nentori (Pavarsia e Shqiperise)
    Nga LeNNoN nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-11-2011, 11:51
  3. 28 nėntori 2008 - daim hiseni
    Nga urtesia nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 18:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •