Shkon ne pese numri i te arrestuarve gjate dy diteve te fundit per “dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit”

TIRANE – Organizatori i trafikut te klandestineve nuk ka mundur te shijoje me shume se dy jave liri, pasi dje ai ka rene ne prangat e policise. Burime nga policia e shtetit thane se ne kuader te operacionit te koduar “Klandestini” kane arrestuar dje nje tjeter person, duke e çuar keshtu ne pese numrin e te arrestuarve gjate dy diteve te fundit per “dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit”.
Arrestimi
Sipas te njejtave burime, Agim Myrtaj, 37 vjeç, nga Kurbini, u arrestua gjate oreve te para te mengjesit te djeshem. Ne kuader te operacionit “Klandestini”, dy dite me pare u be i mundur ndalimi i shtetasve Ardian Çorri 37 vjeç, Gezim Tafaj 39 vjeç, Aleksander Malaj 34 vjeç, si dhe Rexhep Cuku 48 vjeç. Ndaj tyre, Prokuroria e Krimeve te Renda kishte nxjerre urdhrin e ekzekutimit per arrestimin e tyre per “dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit” ne formen e “grupit te strukturuar kriminal”. Nga materialet qe disponon policia rezulton se te arrestuarit jane organizatore te nisjes se skafit nga Patoku, Laç, per ne Itali ne daten 10 janar 2008, ku u ndaluan 33 klandestine.
Operacioni
Sipas Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, ky operacion ka synuar te godase nje grup te strukturuar kriminal me aktivitet organizimin e kalimit te paligjshem te njerezve nga Shqiperia ne Itali, duke shfrytezuar si itinerarin tokesor Shqiperi - Mali i Zi - Kroaci – Slloveni - Itali, ashtu edhe ne rruge detare me gomone nga bregdeti shqiptar ne ate italian. Hetimet per kete grup kriminal jane ndjekur ne bashkepunim me Prokurorine per Krime te Renda dhe si rezultat i nje hetimi te suksesshem, me perdorim te metodave speciale te hetimit, eshte bere e mundur qe per periudhen e kohes gusht 2007 - janar 2008 te nderpritet aktiviteti kriminal i tyre ne pese raste, konkretisht ne datat 18 tetor 2007, 6 nentor 2007, 6 dhjetor 2007, 10 janar 2008 dhe 19 janar 2008. Ne keto raste jane arrestuar tete persona, konkretisht shtetasit Ndue Nicaj, Gramoz Tafaj, Ardian Marku (Gjeloshi), Altin Gjeloshi, Ndrek Preçi, Paulin Marku, Pjeter Tusha dhe Bisho Hotaj. Aktet procedurale i kaluan Prokurorise se Krimeve te Renda, ku vazhdojne hetimet per bashkepunetore te tjere ne kete aktivitet kriminal.



26 Janar 2008 Gazeta Albania

Ps....Do te ishte mire te toleronin vizat sipas zotimeve te marra dhe jo te trajtohen "klandestinet" si kriminele.
Mjere populli jone dhe mjere varferia.....Politikanet duhen denuar dhe jo njerezit qe mundohen ti shpetojne mizerjes!

Respekte