Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1

    Edi Rama - qytetar apo politikan?

    Replikė pėr dy Edėt

    • Ilva Tare

    E lexova me vėmendje shkrimin e zotit Edi Zaloshnja nė gazetėn "Panorama", ku ai rrekej tė mė sqaronte atė qė analisti Zaloshnja mendoi se unė nuk e kisha tė qartė nė lidhje me Edin e opozitės dhe projektin e tij politik. Nė fakt, Rama pėr hir tė njė kompleksi ndaj asaj qė e quan politikė e vjetėr, preferon ta emėrtojė lėvizje qytetare nė pėrpjekje pėr tė mos u asociuar me gardėn e vjetėr tė politikės, sė cilės ai thotė se i ka shpallur luftė.
    E vėrteta ėshtė se edhe tentativa nga Lushnja e Ramės pėr tė shpjeguar idenė e tij tė qytetarit tė shqetėsuar pėr hallet e vendit, nuk bindi askėnd, me pėrjashtim tė miqve tė tij brenda apo jashtė vendit.
    Udhėheqėsi i sotėm i opozitės duhet tė jetė nė dijeni tė dimensionit tė ndryshėm qė ka projekti i shoqėrisė civile me projektin politik. Dhe ky dimension, pavarėsisht se i drejtohet qytetarit, ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me pushtetin. I vetmi dallim ėshtė se qytetari nuk ėshtė kontrollues i sistemit, porse kėtė rol e kryen opozita, kur ajo ėshtė politike dhe aktive si njė forcė e tillė dhe jo si rudiment i shoqėrisė civile.
    Besoj se edhe zoti Zaloshnja bashkohet me mua, kur them se beteja e fakteve bėhet nga njė opozitė qė ka peshė politike, ekzaktėsisht aty ku Edi Rama nuk ėshtė i pėrfaqėsuar sot, nė Parlament. Me sa jam nė dijeni edhe nė SHBA kėshtu ndodh me kartonėt pro dhe kundėr.
    Sikur betejat t'i ishin besuar gjithmonė qytetarit, qoftė ky i dėshpėruar dhe i dėshiruar pėr tė mos u dorėzuar, sikundėr Rama pretendon se ėshtė, atėherė do tė ishin prodhuar veēse revolucione. E mandej e vetmja mėnyrė pėr tė shprehur pakėnaqėsinė pėr qytetarėt, do tė kishte mbetur rruga dhe asesi institucionet, tė cilat janė dhe mekanizmi funksionues i demokracisė.
    Ėshtė krejtėsisht nė dorėn e Ramės tė zgjedhė se cilėn rrugė preferon tė ndjekė, atė tė revolucionit pa pushtet apo tė revolucionit pėr pushtet. Porse ėshtė plotėsisht nė dorėn e shqiptarėve tė besojnė se kjo e dyta ėshtė e vetmja arsye e Ramės sot nė politikė dhe pėr mė tepėr ėshtė motivi kryesor qė e bėn kreun e PS-sė tė konsumojė e stėrkonsumojė kartėn e populistit.
    Fakti qė Artur Finkelstein darkon, drekon apo sondon opinionin i paguar nga Rama, nuk do tė thotė automatikisht se mundėsia pėr t'i lejuar vetes njė kėshilltar amerikan, pas tri mandateve kur je marrė me lejet e ndėrtimit tė Tiranės, tė krijon edhe idenė politike tė qartė. Andaj, argumenti se Edi Rama e di se ku po shkon, meqenėse ėshtė marrė pėr dore nga njė guru i marrėdhėnieve publike edhe nė SHBA ėshtė krejt i parėndėsishėm pėr Edin e Shqipėrisė e pėrtej saj.
    Me vlerė pėr shqiptarėt, qė nuk urdhėrohen dhe frymėzohen nga sms-tė e Ramės, ėshtė dallimi midis shtetarit e politikanit dhe ky ėshtė asgjė mė shumė e asgjė mė pak, sesa vizioni. Shtetari ka vizion politik dhe nuk ėshtė i veshur me demagogji apo retorikė si ajo qė Rama rėndom konsumon dita-ditės.
    Udhėheqėsi i PS-sė aktualisht po bėn veēse njė demagogji transparente, duke kontribuar nė rėndimin e hendekut midis pushtetit dhe qytetarit. Tė gjithė e dimė se demagogu identifikohet me popullin, tamam ashtu siē po ndodh nė takimet mediatike tė Ramės nėpėr komuna me bujq e blegtorė.
    Ėshtė krejt e pamundur tė ngatėrrosh shtetarin nga politikani, pasi i pari udhėhiqet nga vizionet pėr historinė politike, ndėrsa i dyti ushqehet me epshin pėr pushtet. Pėr fund, vetė fakti qė qytetari ėshtė nė fund tė fundit njė kategori politike, ėshtė e mjaftueshme pėr tė argumentuar se zoti Rama nuk ka sesi tė zėrė vend si qytetar duke e shmangur veten nga politika, qoftė kjo para apo edhe mbrapa provės sė 2009-ės.

    Gazeta panorama

  2. #2
    Rama pėrgatit pėrjashtimet e kundėrshtarėve

    Lufta e nisur nė kupolėn e PS ėshtė flashkur dhe dobėsuar pas daljes jashtė skene e kreut tė kėsaj lėvizje Fatos Nano. Tashmė ky i fundit ndodhet i plagosur me dorėn e thyer dhe siē pretendohet, ky ėshtė edhe shkaku qė e ka “detyruar” tė braktisė lėvizjen kundėr kryetarit aktual tė PS Edi Rama. Shumica e grupimit nė qendėr tashmė ndodhet nėn presionin e tė qenit jashtė politike dhe i braktisur nga manovra e fundit e Fatos Nanos. Ndėrkohė qė koston e braktisjes sė kėsaj lėvizje po e ndjen edhe baza socialiste nė rrethe ,tė cilėt ndihen tė ēoroditur nga politika pėrjashtuese e Edi Ramės.Kjo situatė ndihet sė tepėrmi edhe nė selinė rozė tė Shkodrės ku kemi lėvizje horizontale tė cilat kanė si qėllim forcimin e njė rrethi bashkėpunėtorėsh nė sigurimin e qėndrueshėm tė lidershipit partiak nė linjėn e kryetarit Rama dhe tė partisė nė institucionet e reja tė saj. Ndėrkohė qė taktika e Ramės nė drejtim tė kundėrshtarėve tė tij nė degėn lokale tė Shkodrės konsiston nė largimin e kundėrshtarėve tė tij, nga burimet e brendshme tė saj vėrtetohet se nė asamblenė lokale nė ditėn e shtunė lajmėrimi ju ėshtė bėrė tė gjithėve, madje edhe atyre anėtarėve dhe drejtuesve tė organizatave qė janė prononcuar dhe janė aktualisht kundėrshtarė parimorė tė PS-sė jo vetėm tani tė zgjedhur por edhe kundėrshtarė tė lidershipit Rama. Ato janė pjesė e lėvizjes pėr institucionale dhe tė krahut tė konsideruar tė Nanos. Por qetėsia e madhe nė tė gjitha drejtimet e mundshme dhe vetė kjo kohė boshe e pa mbushur me aktivitete dhe debat, apo edhe mungesa e gjatė e liderit Nano, nė njė farė mėnyre i ka larguar nga fokusi i debatit dhe luftės politike, duke i nxjerrė disi nė periferi tė ngjarjeve dhe politikbėrjes apo edhe alternativave tė mundshme. Megjithatė njė nga aktorėt kryesorė tė lėvizjes institucionale dhe kryesisht “anti-Rama” nė Shkodėr Ylljon Hasanaj ka bėrė tė qartė qėndrimet e tij dhe tė grupimit qė mendon se pėrfaqėson nė Shkodėr. Hasanaj pėr zgjedhjet nė PS deklaron: Mendoj se ėshtė njė proces tė cilin nuk e kuptoj pse zhvillohet kaq shpesh, dhe pikėrisht nė kėtė kohė kur dihet se kemi dy grupime nė PS. Uroj tė mos jetė faza tjetėr e pėrjashtimeve. Ne si grupim nė gjithė Shqipėrinė kemi theksuar se duhen legjitimuar institucionet nė PS. Pra, vazhdon ai, tė rifillohet ēdo gjė nga a e para. Ne po morėm pjesė nė kėtė proces “defakto do konsiderohet legjitim”. Kjo do tė thotė se ne nuk marrim pjesė nė kėto zgjedhje ka sqaruar ai. Mirėpo Hasanaj ka thėnė gjithashtu se: Ėshtė pėr tė ardhur keq qė shpesh herė edhe nė media detyrohemi tė pėrballemi me deklarata dhe kundėr deklarata me drejtues tė PS-sė nė Shkodėr pėr vetė faktin se kėto njerėz nė vend qė tė merren me problemet social-ekonomike tė qytetit , ēdo muaj zbulojnė ndonjė “armik” tė brendshėm qė trazon vijėn “kurdoherė tė pa gabueshme” tė partisė duke u diskretituar ēdo ditė nė opinion qytetar shkodran. Pėr PS-nė e Shkodrės zoti Hasanaj ka deklaruar gjithashtu se ajo “ėshtė kthyer nga njė parti elektorale dhe e organizuar nė vitet 1991-1997, nė njė parti qė drejtohet nga njė rreth vicioz njerėzish qė nuk bėjnė asgjė tjetėr veēse pengojnė prurjet e reja nė PS. Ata e kanė kapur PS-nė nė tė gjitha strukturat ka thėnė ai dhe “ēuditėrisht plotėsojnė interesat e tyre personale edhe nė opozitė”. Ish kreu i FRESH-it dhe njė nga anėtarėt e kahershėm tė PS-sė nė Shkodėr qė nė moshė tė vogėl zoti Ylljon Hasanaj ka dhėnė mendimin e tij edhe pėr thirrjen e tė djathtėve nė takimet e Ramės. Ai ka deklaruar se:Se mė ngjajnė me “mbledhjet e hapura” tė organizatave tė tė para viteve 90-tė. Kjo nė njė kohė ka thėnė ai kur ne jemi nė PS, kemi kontribuar pėr PS-nė akoma mė shumė se zoti Rama dhe ai na mbyll gojėn me metodat e veta tė pėrjashtimit. Nė fakt ky ka qenė prononcimi pėr gazetėn sot tė Hasanajt dhe me qė tė shtunėn fillon edhe asambleja lokale aty do tė shikohet edhe pjesėmarrja dhe grupit por edhe mungesat dhe rrymat akoma ashpėrsisht kundėr nė partinė mė tė madhe tė majtė nė Shkodėr.

    Gazeta Sot

  3. #3
    Po ēfarė je ti Edi Rama?

    Ilva Tare

    Pėr habinė e tė gjithėve Edi Rama pranoi gojėplotė kėtė javė atė qė tė gjithė e dinin shumė mė herėt. Nė takimin me tė rinjtė e tij tė FRESSH-it kryetari i partisė mė tė madhe nė opozitė pranoi se nuk ėshtė politikan. Deri kėtu nuk ka ndonjė surprizė, pasi i mandatuari tri herė nė krye tė Bashkisė sė Tiranės ėshtė shfaqur ...jo pak herė i kompleksuar pėr mospasjen e staturės sė politikanit.

    Edhe betejat elektorale Edi Rama nuk i ka fituar me teza partiake apo ide tė frymėzuara nga anėtarėsia e majtė. Pėrkundrazi, i ofruar si prurje e shoqėrisė civile, suksesi i tij ėshtė bazuar nė dukjen sipėrfaqėsore dhe virtuale tė njė ish-piktori qė e vetėmbahet pėr modern dhe qė i vuri qėllim vetes t’i japė dritė kryeqytetit, duke e bojatisur me ngjyra tė shpėlara dhe vizatime tė mbathurash. Herė i shfaqur me sėpatė nė dorė dhe herė si kėngėtar sa me mikrofon aq edhe me megafon Edi Rama ėshtė stėrmunduar tė ndėrtojė imazhin e politikanit klasik, qė i mbyll punėt heshturazi nė tavolina, ku merren vendimet serioze prej burrėshtetasi. Problemi i Ramės ėshtė se qė nė fillimet e karrierės sė tij, tamam atėherė kur ndonjė nga aleatėt e sotėm tė sė majtės e shihte si idhull nuk diti tė sillej si politikan. As nė rastet kur dėrgonte lule nė Athinė dhe i kėrkonte Nanos ta mbante sekret nga Meta, dhe as nė ditėt kur frika pėr t’u pėrballur me drejtėsinė nuk i linte asnjė pikė dinjiteti, sikundėr pohojnė vetė bashkėpunėtorėt e tij. Ata, bashkėpunėtorė tė paktė tė mbetur ende nė llogoren partiake, sepse dihet qė pjesa mė e madhe janė larguar jashtė Shqipėrisė ose janė biznesmenė tė rėndėsishėm ndėrtimi nė Tiranė.

    Edi Rama u shfaq pėrpara FRESSH-istėve si njė qytetar i malluar pėr njė Shqipėri mė tė mirė, mė pak tė varfėr, mė shumė dinjitoze. Kryetari i socialistėve e pranoi publikisht partisė sė tij atė qė paraardhėsi e thotė prej kohėsh, qė Edi Rama nuk ėshtė politikan e pėr pasojė nuk ka as vizionin dhe as peshėn e duhur tė njė shtetari tė nesėrm. Edi Rama e ka pothuaj tė pamundur tė luajė me kartėn e tė qenurit qytetar si ai hallexhiu i Martaneshit, Konispolit apo Bathores qė pėrmend me entuziazėm nė fjalimet e fundit me gjuhė populiste. Ka shumė arsye qė e bėjnė Ramėn jo vetėm njė piktor nė tentativė, por edhe njė aktor tė keq tė pėrdorjes sė dhimbjes pėr pak mė shumė pushtet.

    Pikėsėpari, Edi Rama mbetet vetėm njė vizitor kalimtar i skamjes qė deklaron se po i kėput shpirtin, pasi siē pohon dhe ai vetė nuk ėshtė politikan dhe nuk ka aftėsi pėr tė frymėzuar ide dhe platforma qė reformojnė dhe pėrmirėsojnė jetesėn e shqiptarė.

    Sė dyti, ai nuk mund tė kuptojė plotėsisht si ndjehet dikush qė jeton nė njė haur me lopėn nė Lurė dhe nuk kursen plumbat as mbi motrėn e tij. As librat e tij mbi filozofinė dhe artin, nuk mund t’ia sjellin tek oda e vilės qė i ka huajtur miku i tij, britmėn e asaj pjese tė shoqėrisė qė ėshtė e dėshpėruar pėr civilizim. Dhe me civilizim nuk nėnkuptoj fotografitė nudo apo natyrėn ekstroverse, sidomos ndaj mė tė dobėtėve, tė Ramės.

    Se fundi, Edi Rama nuk ėshtė qytetar si gjithė tė tjerėt qė ai pretendon se mirėkupton dhe frymėzon, sepse kryetari i opozitės ka zgjedhur tė jetė i pasinqertė me tė ngjashmit e tij. Ai po lyp tė vijė nė pushtet si njė njeri jo politikan kur e di mė sė miri se politikanėt kanė pėr destinacion postin e Kryeministrit qė ai ėndėrron dhe se udhėheqėsit e turmave mbeten jashtė strukturave drejtuese, siē atij vetė duhet t’i ndėrmenden fillimet nė Partinė Demokratike.

    Nė kėtė pikė, Edi Rama e konfuzoi edhe mė shumė opinionin pėr qėllimet e tij dhe mbi tė gjitha pėr ambiciet qė devijojnė dita-ditės si potpuria e ngjyrave tė ēorapeve tė tij.

    Gazeta Panorama

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Edi Rama - qytetar apo politikan?
    Nudist

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    si eshte puna e dores se thier te zotit Nano.. o dydrinas..

    mo eshte ndonje loje qe nanua e ben per te justifikuar heshtjen e koheve te fundit..+
    mos i kan bere ndonje kercenim keta gerxhot e edvin qose enverit..
    ??

    po ki zalo zaloshnja nga amerika cka thene..

    saliu i fali dhe policine ndertimore edvin pashes se tiranes.. qe do te thote.. na edvin .. mer e bej cte duash.. me tiranen..shite blije si ta do rro.cka.. po aman mo me rrezo kaq shpejt.. muan qe sdi ku kam kryet.. prej erionave te tu..

    nejse..

  6. #6
    KONTRAST 1992-2008!

    Ja c'thoshte Rama ne vitin 1992:

    “Kundėr ngushtimit tė nocionit opozitė“


    Nga Edi Rama, Ardian Klosi

    Disa herė kemi shprehur mendimet tona politike nė publik, qoftė nė takimet me studentė, me intelektualė ose nė biseda apo shkrime pėr shtypin e huaj. Megjithatė kėta 9 muaj, qyshkurse nė Shqipėri u pėrvijua njė lėvizje masive antikomuniste, shumė gjėra u kthjelluan mė tej dhe kėtu na jepet rasti tė shprehim thjesht dhe drejtpėrdrejt mendimet tona pėr opozitėn shqiptare.
    Jemi lidhur natyrshėm me lėvizjen e studentėve, demonstratat, refleksionet, mė vonė me kėrkesat e sindikatave tė pavarura. Gjatė kėtyre muajve nuk u bashkuam me ndonjė nga partitė e reja politike, pėr arsyen e thjeshtė qė nuk arritėm tė identifikoheshim me to. Nuk e gjetėm dot veten as te Partia Demokratike, as te Partia Republikane, as te Partia Ekologjike. Mendojmė se deri kėtu nuk ka asgjė tė pazakontė, meqė diēka e ngjashme u ka ndodhur edhe tė tjerėve, shumė njerėzve me mentalitet antikomunist, qė nuk janė pajtuar me pika tė ndryshme tė veprimtarive ose programeve tė partive qė pėrmendėm apo tė ndonjė partie tjetėr kėsodore. Nga ana tjetėr ėshtė ndoshta edhe natyra e krijuesit qė e bėn tė vėshtirė disiplinimin nė njė parti tė caktuar.
    Dhe rezervat ose kritikat tona i kemi shprehur hapur, nė publik, kur kemi mundur, nė kushtet e njė censure tė pashpallur qė ekziston- nė forma tė reja- sot e gjithė ditėn. Kemi menduar se kėshtu pasurohet dhe jo dėmtohet njė lėvizje e gjerė opozite kundėrkomuniste, ashtu si ēdo lidhje demokratike ka kudo nė botėn e zhvilluar edhe fraksionet e saj.
    Ka vlerė pra tė theksohet sot, nė muajin gusht, ajo qė duhej thėnė qysh nė dhjetor tė vitit tė kaluar. Skuadra e opozitės zyrtare (nė tė vėrtetė ėshtė e ēuditshme qė njė forcė e cila merr pjesė nė koalicionin qeveritar dhe nė pushtet lokale tė vazhdojė tė quhet gjithė ditėn opozitė) dhe trajnerėt e saj e ndėrlikojnė shumė nė rrjetėn e paragjykimeve komuniste atė qė ishte e thjeshtė qė nė fillim:
    -Opozita demokratike jo-komuniste ka lindur shumė mė herėt sesa dhjetori i 1990-ės. Ajo ka lindur bashkė me lindjen dhe pėrhapjen e komunizmit nė Shqipėri. Kemi parasysh kėtu tė gjithė ata nacionalistė, intelektualė, klerikė njerėz tė thjeshtė qė e parandjenė qysh me Konferencėn e Pezės , ashtu si dhe tė tjerė qė pranuan aleancėn nė frontin Nacional-ēlirimtar, rrezikun qė i kanosej Shqipėrisė po tė vendosej pas lufte njė regjim komunist.
    Ndėrmjet atyre qė morėn pjesė nė Luftėn Civile si front antikomunist dhe u vranė, u arratisėn ose u burgosėn mė pas, dallohen plot demokratė, ashtu siē dallohen tė tillė edhe nė frontin partizan-komunist. Pajtimi Kombėtar, pėr tė cilin po flitet kaq shumė, pikėrisht aty duhet tė fillojė, tė Lufta Civile. Kjo ėshtė njė ide fisnike qė e kanė hedhur vetė ish-pjesėmarrės nė luftėn ēlirimtare dhe nė atė vėllavrasėse. Kushdo qė do t’ u shpėtojė hijeve tė sė kaluarės duhet ta mbėshtesė pa asnjė ngurim kėtė ide. Duhet pranuar mė nė fund hapur qė lufta kundėr okupatorit degjeneroi nė njė luftė tė pėrgjakshme civile, njėkohėsisht duhet shuar ēdo ndjenjė revanshi prej ngadhnjimtari ose tė munduri. Prandaj nuk sjell ndonjė fryt tė madh pajtimi midis Partisė Demokratike me atė socialiste ose Ekologjike, por nė rradhė tė parė pajtimi midis ish-palėve nė Luftėn Civile (dhe trashėgimia e tyre), shkaktare e sė cilės ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarėt jugosllavė.
    Histeria e luftės pėr pushtet qė kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunė qė ka qenė thelbi i ēdo lėvizjeje komuniste, ėshtė shkaku i vetėm qė ajo luftė kundėr okupatorit degjeneroi nė luftė civile. Pra ēėshtja e pushtetit ėshtė argumenti qė zbulon edhe shkakun e tradhėtisė qė komunistėt i bėnė demokracisė dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanė asnjė kuptim thirrjet pėr harresė dhe pėr mbyllje dosjesh, kur nuk janė zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencies e ndaj klerit menjėherė pas luftės dhe nė faza tė mėvonėshme, terrori ndaj rezistencės sė organizuar antikomuniste deri nė periudhėn 1952-1953, qėndrimi ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokumentacionit pėr kėto nyje tė rėndėsishme tė historisė sonė do t’ i kthente Shqipėrisė figurat e demokratėve, do t’ i kthente nė jetėn normale njerėzit e ndershėm dhe do t’ u tregonte vendin inkuizitorėve, qė na e bėnė atdheun tė pabanueshėm dhe qė sot bashkojnė zėrin e tyre hipokrit me koret e pėrbotshme pėr demokraci.
    Shifrat e terrorit komunist janė jashtėzakonisht tė mėdha nė krahasim me popullatėn e Shqipėrisė dhe nė krahasim me vende tė tjera ish-komuniste tė Europės, prandaj edhe mė e pamundur ėshtė harresa tek ne. Ėshtė pikėrisht ndrydhja e kujtesės kombėtare, siē e takojmė ēdo ditė nė shtypin zyrtar, ajo qė na bėn tė mos ndahemi dot nga e kaluara. E kaluara do tė na mbajė tė gozhduar nė rrethin e saj vicioz pėr sa kohė nuk kemi bėrė katarsisin e vėrtetė historik.
    Pėr kėto arsye nuk mund tė ishim dakord qė nė fillim me faktin qė nė opozitėn e ligjėruar nuk pėrfaqėsohej as opozita e hershme shqiptare, as opozita e mėvonshme e kalbur nėpėr burgje dhe kampe pune, as pėrfaqėsues tė emigracionit politik. Mendojmė se shkak pėr kėtė ishte organizimi i mbyllur i tipit partiak-komunist qė i drejtohej vizionit tė ngushtė pėr demokracinė tė intelektualėve tė establishmentit, shumica disidentė tė dhjetorit ’90. Ky vizion i ngushtė pėr partinė e drejtuar nga ish-komunistėt ėshtė me sa duket i pashmangshėm, sepse ėshtė fryma kolektiviste ajo qė ka infiltruar tashmė dhe ka zėnė vend nė inkoshientin e gjithė komunistėve. (Do tė mjaftonte si provė e vetme pėr kėtė sektarizėm jo-demokratik, edhe vetėm fakti qė organet opozitare tė shtypit deri mė tani kanė botuar deri nė lodhje dhe kskluzivisht kujtimet e figurave tė njohura komuniste. Vetėm komunistė ka pasur Shqipėria? Humanizmi ndaj bashkėpunėtorėve tė pafat tė Enver Hoxhės e nderon demokracinė shqiptare, por kurrsesi nuk mund ta pėrfaqėsojė atė.)
    Gjithė ata qė diktatura komuniste i detyroi tė braktisnin atdheun qė nė orėt e para tė vendosjes sė saj, ata qė i detyroi tė kapnin pushkėn e tė rezistonin nėpėr male, aty qė i ndryu nė burgje e internime- qė nga figurat e ndritura tė kombit e deri te anonimėt- si dhe mė tė rinjtė qė shpresonin njė kthesė rrėnjėsore, prisnin njė akt tė madh patriotik nga liderėt e rinj: hapjen e dyerve tė partisė sė tyre pėr tė gjithė opozitarėt brenda dhe jashtė vendit dhe jo ngutjen pėr tė dalė nė krye e pėr tė kultivuar unitetin partiak- kėtė ēelės tė ndryshkur fitorjesh.
    Pranimi i zgjedhjeve tė pabarabarta, jodemokratike, shuarja e lėvizjes punėtore nė shkurt, braktisja qė shqiptarėt i bėnė nė masė atdheut, premtimet pėr fitore nė zgjedhje dhe zhgėnjimi qė shkaktoi humbja, e mbi tė gjitha ndalimi i krijimit tė partive tė reja (PD nė bashkėpunim me PPSh) nė maj janė rrjedhimet logjike tė dobėsive tė opozitės zyrtare.
    Le tė ndalemi pak te pranimi i zgjedhjeve tė pabarabarta, pa dashur tė luajmė pjesėn e atij qė jep gjykimin pasi njihet rezultati, por pėr hir tė njė analize qė mund tė na ndihmojė nė vlerėsimin e sė ardhmes:
    Ē’ pėrfaqėsonin Partia e Punės, presidenti i saj Ramiz Alia dhe Sigurimi i Shtetit pėrpara zgjedhjeve? Nga ato qė njiheshin pak a shumė prej tė gjithėve, dilte se kishim tė bėnim me trinitetin e krimit ndaj kombit dhe- nė kohėn kur lėvizja komuniste nga poshtė kėrkonte shtetin ligjor- duhej tė luftohej me tė gjitha mjetet demokratike pėr nxjerrjen e dy tė parėve jashtė ligjit dhe pėr pezullimin e menjėhershėm tė Sigurimit tė Shtetit, pėr tė cilin nuk ka pasur kurrė asnjė dekret apo ligj. Ky trinitet organizoi mė 21 shkurt njė grusht shteti qė i dha fund shpėrthimit demokratik tė njė dite mė parė dhe vendosi nė fuqi Kėshillin Presidencial, ose mė saktė Kėshillin e Regjencės. Megjithėse regjentėt nxorrėn tanket nė rrugėt e Tiranės (u dhanė ndoshta frymėzimin edhe puēistėve mediokėr tė Kremlinit), ata pėrsėri morėn miratimin e opozitės zyrtare qė vetiu e njohu “ligjshmėrinė“ e tyre. Tani qė pamė se ē’ ndodhi nė rrugėt e Moskės pyesim: A nuk do tė kishte qenė burrėria e vėrtetė e liderėve tė opozitės qė tė hipnin nė tanke ashtu siē kėrkonte populli dhe jo t’ i dėrgonin njerėzit e zhgėnjyer nėpėr shtėpi? Nė tribunat qė u takonin qytetarėve hipėn, hipėn pėr pasojė vullnetarėt e Milloshit. Edhe njė herė fitoi psikoza e frikės nga njė gjoja luftė civile, psikozė qė e ushqeu muaj me rradhė Partia e Punės me papagallin e vet “Zėrin e Popullit“.
    Demokracia nuk lufton komunistėt, por komunizmin; duke hyrė nė zgjedhje (pavarėsisht nga fitorja apo jo nė to), opozita demokratike zyrtare i dha legalitet komunizmit nė Shqipėri, legalizoi njė president, prania e tė cilit ėshtė nėnqeshja cinike e Enver Hoxhės mbi demokracinė, dhe njohu organizatėn ilegale tė Sigurimit tė Shtetit- Ēetėn Plakė tė Koēi Xoxes.
    Ngjarjet e shkurt-marsit duhet tė na japin shumė mėsime pėr gjendjen aktuale, sepse pėrsėri “opozita“ gjendet pėrpara disa udhėkryqeve parimore. Pėrsėri nė Shqipėri drejton njė forcė antidemokratike qė nuk lejon tė hyjė ligjshmėria nė jetėn tonė tė pėrditshme.
    Ngjarjet e Shkodrės nuk kanė gjetur asnjė lloj zgjidhjeje dhe as nuk kanė pėr tė gjetur nė klimėn e procedurave antidemokratike qė po ndiqen. Farsa juridike hyri nė tė gjitha ekranet tona pėr t’ u kėmbyer me rubrikėn “Sot nė Kuvendin Popullor“.
    Amnisti apo pafajėsi? (ėshtė fjala pėr debatin parlamentar i vitit 1991 pėr amnistinė apo pafajsinė e ish-tė persekutuarėve politikė- K. M.)- Parlamenti mbeti i mbėrthyer nė kėtė gozhdė qė e ngul gjithmonė ajo forcė qė kėrkon t’ i japė ligjshmėri njė tė kaluare anti-ligjore. Duhet tė pranosh qė ka pasur procese juridike pėr tė kėrkuar amnisti ose pafajėsi- kur dihet se ka pasur vetėm despotizėm dhe mafia shtetėrore.
    Eksodi- provoi edhe njė herė qė qeveria e koalicionit nuk e ka gjendjen nė dorė dhe se turbullirat nė Shqipėri i krijojnė forca jashtėligjore. Partia Demokratike, Republikane etj., edhe njėherė bėnė zhurmėn e rastit dhe gjithēka u kthye atje ku ishte, gati pėr shpėrthimin tjetėr.
    Denoncimi pa kompromis i veprimtarisė kriminale tė PPSH-sė deri nė nxjerrjen e saj jashtė ligjit ėshtė i vetmi shteg nga duhet tė kalojė PSSH-ja pėr tė fituar tė drejtėn e qytetarisė nė shoqėrinė e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundėsi pėr opozitėn qė atdheun e mbetur nė duart e rrugaēėve tė qosheve tė errėta tė nomenklaturės apo tė kriminelėve ordinerė t’ ua kthejė miliona njerėzve tė ndershėm qė kanė humbur besimin. Pėr sa kohė PS nuk ka bėrė denoncimin e plotė tė origjinės dhe historisė sė saj, ajo s’ mund ta ketė tė drejtėn pėr tė qenė njė parti e ligjshme.
    Edhe fakti qė Socialistė dhe Demokratė bashkarisht po i kthehen me njė rreptėsi tė paparė kujtimit tė monarkisė dhe disa zgjatimeve tė saj sot, po e shtrijnė periudhėn e diktaturės nė Shqipėri nga 47 nė 65 vjet, tregon se mungon dėshira pėr tė folur hapur mbi tė gjitha ēėshtjet e historisė dhe tė sotshmes sonė. Tregon njėkohėsisht njohje tė pėrciptė tė historisė dhe inkoshientin e birėrisė komuniste. Kemi mendimin se pėr kėtė problem po ndodhemi sėrish te njė dėshirė e pakontrolluar pėr pushtet; pikėrisht tek ajo qė siē thamė mė lart i shtyu komunistėt nė 1942-43 tė nxisnin luftėn civile. Nisur nga kjo, me tė drejtė ēdo demokrati i mbetet tė denoncojė rrezikun e njohur tė degjenerimit tė demokracisė nė demagogji.
    Nė qoftė se deklarohemi pėr demokracinė pa kufij, atėherė sigurisht kemi parasysh respektimin e pakufishėm tė sė drejtės. Pėr ata qė mund ta kenė harruar historinė e Shqipėrisė, kujtojmė se nė Konferencėn e Pezės ėshtė vendosur qė ēėshtja e formės sė shtetit shqiptar do tė zgjidhet me njė referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Pėrmetit me fitimin e Luftės Civile nga komunistėt, ia mohoi popullit shqiptar me dhunė kėtė tė drejtė politike.
    Nė regjimin despotik tė Enver Hoxhės nuk njohėm se ē’ ishte as monarkia kushtetuese as republika. Prandaj kjo ēėshtje na lė tė ftohtė. Por pėr arsyet qė pėrmendėm, nuk lejohet t’ i heqėsh askujt tė drejtėn, qė pas njė regjimi tė dhunshėm tė vendosė nė mėnyrė demokratike pėr formėn e shtetit tė tij. Njė referendum i tillė ėshtė mbajtur edhe nė shtetet fqinje mė tė vjetra nė demokraci sesa ne, si nė Itali e nė Greqi. Mendojmė se referendumi nuk e kėrcėnon spektrin e demokracisė, por pėrkundrazi prezumon nė vetvete rritjen e spektrit tė demokracisė; sepse demokraci do tė thotė qė secila shtresė sociale, ēdo grup individėsh, bile edhe ēdo individ i veēantė duhet tė ketė tė drejtė pėr tė gjetur te fryma demokratike mendėsinė e tij.
    Si intelektualė tė pavarur, tė prirur vetvetiu tė pėrkrahim forcat mė pėrparimtare, kėmbėngulim nė idenė e debatit tė hapur demokratik dhe e pėrsėrisim me keqardhje qė nė Shqipėri ende nuk ėshtė krijuar mundėsia pėr njė debat tė tillė.
    Pėr kėtė qėllim mendojmė tė hedhim nė kėtė artikull idenė e krijimit tė njė Forumi tė gjerė demokratik nė tė cilin duhet tė marrin pjesė tė gjitha forcat antikomuniste, pėrkatėsisht antikolektiviste, duke pėrfshirė kėtu partitė ekzistuese politike dhe ato qė do tė krijohen, shoqata, grupe dhe individė tė veēantė qė kanė kėtė tendencė; sepse vetėm kėshtu bėhet e mundur qė lufta kundėr komunizmit, e cila s’ ėshtė e thjeshtė, tė organizahot nė mėnyrė radikale. Asnjeri s’ duhet tė harrojė se ende janė tė gjitha mundėsitė qė PSSh tė marrė sėrish pushtetin nė zgjedhjet e ardhshme. Ose edhe mė keq, qė Ēeta Plakė tė provojė njė grusht tjetėr shteti. Prandaj kjo e bėn detyrė imperative krijimin e Forumit tė gjerė antikomunist, i cili do tė zgjeronte kufijtė gjithnjė e mė tė ngushtė tė opozitės zyrtare.
    (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtėpia botuese “Albania“, Tiranė 1992, f. 179-185)

    VITI 2008

    Rama ne "Dialog me Shqiperine" ne Fier:

    Mė tej dialogu ėshtė spostuar nė fshatin Jagodinė tė Rroskovecit, po nė rrethin Fier ku Edi Rama ka festuar sė bashku me veteranė dhe banorė tė zonės 65 vjetorit e krijimit tė ēetės partizane tė zonės. Edhe nė kėtė takim Rama dhe veteranėt kanė shkėmbyer mendime nė lidhje me shqetėsimet mė tė mėdha qė rėndojnė mbi veteranėt e luftės dhe gjithė moshėn e tretė nė kėtė zonė. Pas Jagodinės "dialogu mė Shqipėrinė" pėr problemet sociale ka vazhduar nė komunėn Zharrės nė njė takim tė zhvilluar me kryetarė tė partive tė rrethit Fier dhe qytetit dhe mė pas nė qytezėn Rroskovec, nė kinemanė e qytetit. Nė prani tė njė grupi tė madh qytetarėsh, takimi i radhės ėshtė zhvilluar me ta ku pėrsėri nė qendėr tė dialogut kanė qenė problemet sociale si papunėsia, varfėria, mungesa e energjisė, niveli i ulėt i jetesės. Ndėrsa nė mbrėmje, "dialogut me Shqipėrinė" i ėshtė dhėnė fund nė njė takim tė zgjeruar me kryetarė tė komunave dhe bashkive tė rrethit Fier, me kryetarė tė PS nė qytet dhe rreth. Rama u ka shpėrndarė kryekomunarėve nė kėtė takim "Enciklikėn e Bujqėsisė" duke u lėnė detyrėn pėr tė ndėrtuar tryeza komunare tė bujqėsisė.

    Gazeta ZP

  7. #7
    Tirana e Edi Rames per Mushka e Gomere...

    Do ta kthej Tiranen ne identitet"! Nese ju kujtohet kjo ishte motoja e fushates se Edi Rames, pothuajse 7 vjet me pare, kur ai kandidoi per Kryetar Bashkie ne Kryeqytet. Po perc'identitet behej fjale? Kryeqyteti shqiptare (sic dihej) ishte nje qytet tipik i lindjes komuniste (madje dhe me keq), me nje infrastrukture te varfer rrugore, ujore, te kanalizimeve, elektrike etj. Para '91 Tirana kishte nje trafik imagjinar makinash, nderkohe qe gjate sundimit te Berishes (deri ne '97) ajo u shnderua ne nje qytet barakash e kioskash te tipit te Pakistanit apo te Indise tradicionale.

    Parrulla e Rames: "Do ta kthej Tiranen ne identitet", me sa duket, kishte si qellim (teorik) vetem heqjen e kioskave e barakave te Berishes dhe rikthimin e qytetit ne gjendjen infrastrukturore te para '90. Nje gje e tille nenkutonte, gjithashtu, perkujdesje shteterore vetem per Tiranen brenda unazes, ndersa pjesa e ndertuar jashte saj, prej te ardhurve nga provincat e ndryshme te Shqiperise, do te injorohej, sepse nuk ishte pjese e "identitetit" ne fjale.

    Dhe po te shikohet me vemendje, cfare Rama proklamoi ne fillim te mandatit te tij te pare, pikerisht ate beri ne Tirane - kthimin e saj ne "identitet". Ai e shnderoi kryeqytetin nga nje qender kioskash e barakash te kohes se Berishes, ne nje qender godinash dhjetekateshe (e me lart) banimi, dhe te gjitha keto mbi te njejten infrastrukture rrugore, ujore, elektrike e kanalizimesh te ish rregjimit komunist.

    Pra i ashtuquajturi "identitet" i Tiranes, i propoganduar nga Rama, pati si synim vetem ruajtjen e infrastruktures se saj (te kufizuar) te kohes se rregjimit te meparshem.
    Dhe a mund te imagjinohej fakti, se si nje qytet me infrastrukture te pa-mjaftueshme per 200 mije banore, te cilet vuanin nga mungesa e ujit, drites etj, tani te mbante mbi "kurriz" nje popullsi tre fish me te larte, mbi te njejtin sistem rrugesh e infrastrukture ne pergjithesi! Ne nje kuptim figurativ, ajo qe beri Rama ne Tirane, ngjan me nje autobuz urban ku njerezit jane ngjeshur e rine cip me cip mbi njeri tjetrin. Por ndryshe nga autobuzi real, ku stacioni i ndalimit mund te jete edhe i afert, ne "autobuzin Rama" njerezit jane ngjeshur per jete e per vdekje (cip me cip).

    Por jo vetem kaq. Strategjia Rama eshte aq demode dhe e vjeteruar, saqe sot ne asnje qytet nga me te rendomtit ne bote, ajo nuk aplikohet.

    Koha e ndertimeve te larta per banim i perket periudhes se para 35-40 viteve, atehere kur transporti automobisistik ishte i kufizuar. Pikerisht ne ato rrethana, shtimi i numrit te popullsise ne qytete, si dhe transporti vetem me autobuze publike apo me trena, i shtrengoi qeverite e vendeve te ndryshme te ndertojne godina te larta per banim, me qellim qe njerezit te mbulonin aktivitetin e tyre jetesore me kembe ose me sherbim urban, pra te ishin afer dyqaneve, punes etj.

    Sot keto godina jane braktisur ose prishur, dhe ne vend te tyre jane ndertuar komplekse banimi me ndertesa 2-3 kateshe, ne periferi, me gjelbrim e parkime te mjaftueshme, sepse tani njerezit levizin lirshem me makinat e tyre, dhe distanca nuk eshte me problem. Godinat e larta sot perdoren vetem per zyra, hotele, biznese etj, jo per shtepi banimi.

    Kryebashkiaku Rama nepermjet politikes se tij ndertuese, jo vetem qe shkateroi edhe ate cike identitet real te qytetit te Tiranes, por dhe ndertesat e larta te banimit qe ngriti, i ka bere pa infrastrukture parkimesh, nderkohe qe ne Tirane automobilat private jane shtuar ne menyre te jashtezakonshme. (Me sa duket ne kete aspekt ai ka patur ne mendje "identitetin" e TirOnes se viteve 30, me mushka e gomere)

    Gjithashtu, ashtu sic dhe premtoi, ai nuk u kujdese aspak per pjesen jashte unazes se Tiranes, duke e shnderuar ate ne nje zone tipike getosh te ngjashme me qendra te tilla ne Ameriken Latine.

    Nga ana tjeter, nese gjerat do te shikohen brenda nje aspekti te funksionit shteterore te detyres se nje kryebashkiaku, i bie qe Kryebashkiaku i Tiranes Edvin Rama, de facto, nuk ka bere asgje per qytetin qe administron, ne perputhje me detyren e tij shteterore. Kjo sepse ndertimet e larta ne Tirane nuk jane veper e tij (as detyre e tij), por jane thjesht pune e privateve. Vepra te tij publike duhej te ishin rruget e reja, kanalizimet e reja, rrjeti i ri i elektrikut dhe ujesjellesit etj, pra shtrija e Tiranes drejt periferise, krijimi i komplekseve te reja te banimit atje, ku njerezit te kishin hapesira te bollshme, gjelberim, qetesi dhe parkime te mjaftueshme, nderkohe qe nepermjet makinave te tyre, qytetaret do te shkurtonin distancat, duke e bere Tiranen me te shtrire e me te hapur, dhe me me frymemarje. Nje gje e tille do te shtonte investimet publike ne rruge, tregje, etj, etj, si dhe rritjen e sipermarjes private ne kete aspekt. Kjo eshte bota e sotme, jo ngjeshja e 700 mije njerezve brenda se njejtes infrastrukture rrugore, ujore, elektrike etj, te planifikuar per 200 mije banore, gje e cila po i mbyt ata cdo dite, pak e nga pak.

    Puna reale qe ka bere Rama ne Tirane, eshte ne fakt, vetem nje "make up" ne infrastrukturen e vjeter te para '90, dhe kaq, nderkohe qe nepermjet aplikimit te politikes se tij te ndertimeve te larta, mbi hapesira te ngushta e pa parkime etj, ai s'beri gje tjeter, por vetem joshi mafien boterore, te zbarkonte ne Shqiperi per pastrim parash, per perfitime te shpejta (mbase dypaleshe), ne ndertime te kesaj natyre.

    Nga Kritika

  8. #8
    Intelektuale te perdorur dhe populiste hipokrite

    Nga Fatos Lubonja

    Deklarata e Rames "nuk jam politikan" eshte nje deklarate qe vlen te merret ne analize pertej trajtimit te saj thjesht si nje lajthitje e rradhes se kryetarit te disekuilibruar te PS, sic e trajton shtypi pro mazhorances, apo si nje lapsus a keqkuptim, sic e trajton shtypi pro opozitar. Kjo deklarate shpreh jo pak nga kriza ne te cilen ndodhet klasa jone politike, madje jo vetem ajo, por edhe shtresat qe ajo perfaqeson, por edhe shoqeria civile shqiptare me intelektualet e saj. Eshte nje deklarate qe permban disa kontradikta te pazgjidhura qe i rendojne shume shoqerise shqiptare.

    Le te prek dy kontradikta te pazgjidhura qe shpreh drejtperdrejt apo terthor kjo deklarate.

    Intelektuali dhe politikani

    Nje aspekt i krizes se kontradiktave te pazgjidhura qe shpreh deklarata e Rames "nuk jam politikan" ka te beje me raportin midis intelektualit dhe pushtetarit ne Shqiperi. Ne nje leter te hapur derguar Edi Rames me 2001 kam cituar edhe dicka qe ai shkruante me 1997: "”Zgjedhja e intelektualit eshte, per natyre, e paperputhshme me realitetin e dhene e, per kete, veshtrimi i tij mbi kete realitet eshte ngahere krejt i ndryshem prej veshtrimit te politikanit i cili, nga ana e vet, kerkon te vere dore mbi realitetin duke u njesuar me pare me te. Intelektuali nuk kerkon vota, se nuk i duhen, ai kerkon te verteten.” (Koha Jone, 24 janar 1997)

    Ishte nje kohe pra kur intelektuali Rama thoshte se e verteta dhe pushteti nuk koincidojne e se prandaj detyra e intelektualit eshte e ndryshme nga ajo e politikanit; se nje gje eshte te indetifikohesh me nje realitet dhe nje gje tjeter eshte ta kontestosh ate realitet; se po te shtrengohesh te kerkosh vota do te te duhet te braktisesh shume nga te vertetat qe ke mbrojtur. Po si ndryshoi ashtu dhe aq shpejt intelektuali Rama dhe perse? Kjo eshte ceshtja qe vlen te analizohet, ne thelb, si fenomen qe nuk mban vetem emrin e Rames e qe, ndonese nuk eshte hera e pare qe trajtohet, edhe nga autori i ketij shkrimi, meriton te trajtohet perseri e perseri pasi fenomeni mbetet po aq akut e demprures edhe sot ne shoqerine shqiptare.

    Kontradikta qe mbetet pra ende e pazgjidhur buron nga fakti se intelektualet shqiptare nuk kane mundesi t'i qendrojne tundimit te pushtetit (apo presionit te tij) pasi ose (subjektivisht) pushteti per ta ka qene me i rendesishem sesa te vertetat e tyre, ngaqe keto te verteta nuk kane qene per ta ashtu dhe aq te shtrenjta ose (objektivisht), pasi "perfitimet" dhe "statusi" qe u jep pushteti njerezve ne nje shoqeri si kjo e jona eshte shume here me "i larte" sesa ato qe u jep e verteta dhe prandaj keta nuk kerkojne te verteta qe t'i mbrojne e thellojne, por "te verteta" qe t'i perdorin per te arritur pushtetin e qe mund t'i tradhetojne sa here qe ato u rrezikojne pushtetin. Kemi te bejme pra, tek e fundit, me gjendjen e nje shoqerie qe nuk ka as politikane e as intelektuale tamam e qe jeton kontradikten e pazgjidhur midis ketyre dy funksioneve kaq te rendesishme shoqerore.

    Ka nje model intelektuali qe nuk perputhet me dikotomine intelektual / pushtetar per te cilen flet edhe Rama ne tekstin e cituar. Ky eshte modeli i intelektualit organik gramshian, modeli i intelektualit komunist i cili identifikohej me grupin/partine ku bente pjese me synim transformin e nje realiteti. Koha ka provuar rreziqet qe paraqet sa per vete intelektualin aq edhe per shoqerine nje identifikim i tille, vecanerisht pasi intelektuale te tille vijne ne pushtet. Megjithate rasti Rama, si fenomen qe po i veme emrin e tij, por qe perfshin fatin e shume intelektualeve shqiptare qe kane hyre ne politike, nuk ben pjese ne rastin e intelektualit organik gramshian ne kuptimin klasik te ketij intelektuali. Inteletkuale te tille kane hyre ne levizje politike me bindje te thella dhe duke qene ne fillim nje pakice opozitare qe shpesh e ka marre pushtetin edhe me dhune pasi kane grumbulluar rreth vetes e nje ideali apo iluzioni jo pak njerez (le te kujtojme Leninin, Trockin. Kastron, apo edhe intelektuale shqiptare qe u perfshine ne levizjen komuniste). Kurse Rama hyri ne politike i thirrur nga Nano nderkohe qe ky ishte ne pushtet dhe, per me teper, nuk hyri atje pasi identifikohej me ate parti apo ideale te saj, por pikerisht ne saje te kontestimit qe i kishte bere asaj partie. Kjo ndodhi sepse ne ate kohe Nanos i duheshin figura te reja per te mbushur sa boshllekun e vlerave intelektuale qe kishte PS aq edhe mungesen e kredibilitetit te saj per shkak te se kaluares. Kemi te bejme, pra, me rastin e intelektualit te perdorur nga nje politikan per qellime pragmatiste. Le te kujtojme se kjo nuk ishte nje shpikje e Nanos, perkundrazi, kjo kishte si model pararendes edhe vete Nanon, pasi edhe ai, si shume te tjere, ishte nje intelektual i perdorur nga politikani - ne rastin e Nanos nga Alia - e qe, ne kete periudhe te paskomunizmit, origjinen e origjinave si fenomen e ka tek takimi i famshem i ketij te fundit me intelektualet ne gusht 1990.

    Koha ka provuar se nga keta lloj perdorimesh perfitimin me te madh e nxjerrin politikanet jo intelektualet (ne kuptimin e te vertetave qe intelektualet supozohet te perfaqesojne e mbrojne) dhe se intelektualet, duke pranuar perdorimin, humbasin, edhe si politikane potenciale, pikerisht ate qe u duhet per te krijuar nje levizje politike vertet inspiruese e ndryshuese te realitetit te semure pasi komprometohen nga ai. Gjithsesi mund te thuhet se ata keshtu behen politikane nga ai lloj qe ne rastin me te mire sjellin ndryshime graduale e ne rastin me te keq e lene semundjen ne vend e mjelin vetem perfitime vetiake. Pra edhe per Ramen mund te thuhet se u be nje politikan i tipit te intelektualit te perdorur, i cili, per te arritur perfitimet e pushtetit politik "shiti" tek politikani Nano karizmen e intelektualit qe kishte qene kunder politikaneve duke i dhene ketij nje cope kredibilitet me shume per te cilin kishte nevoje qe te forconte pushtetmbajtjen.

    Po te veme re ky fenomen i perdorimit te intelektualeve nga politika, edhe kur nuk hyjne drejtperdrejt ne te, eshte nje fenomen qe ka dhunuar e shterpezura mendimin kritik intelektual dhe respektin per te. E ne kete kontekst edhe veprimet e politikanit Rama me intelektualet e tjere shqiptare kane qene dramatike pasi ai, ashtu sikurse edhe sivellezerit e tij, ka bere gjithshka per ta korruptuar mendimin e tyre kritik duke e vene ne sherbim te votave te tij ose ka tentuar ta izoloje e ta diskreditoje me te gjitha mjetet qe i jepte pushteti.

    Ne fakt Rama, kur deklaroi se nuk eshte politikan, nuk deklaroi se eshte intelektual ne kuptimin qe ai i ka dhene vete intelektualit ne citimin e permendur. Nuk kemi te bejme ketu me krizen morale te nje intelektuali qe kthehet ne vokacioni e tij pas nje pervoje te keqe ne politike. Kontradikta intelektual politikan tek ai mbetet e pazgjidhur. Po me cfare kemi te bejme atehere?

    Populizmi hipokrit

    Rama, ne fakt, deklaroi se eshte nje "qytetar" i pakenaqur nga politika aktuale si gjithe te tjeret te cileve u drejtohej ne salle dhe ne ekrane. E ketu vijme ne aspektin e dyte te kontradiktes se pazgjidhur qe permban kjo deklarate dhe qe eshte me e rendesishme nga e para do te thoja.

    Duke thene se nuk eshte politikan ai ka dashur te jape mesazhin se nuk ben pjese ne klasen politike shqiptare duke ditur tashme kredibilitetin e saj nen zero. Ai shfaqet keshtu si nje politikan qe kerkon te vendose lidhje direkte me popullin duke anashkaluar kasten politike qe e ka sjelle ne pushtet perzjere me nje hije te intelektualit organik gramshian qe nuk ben vetem kritiken e realitetit, por merr persiper edhe te behet instrumenti politik i ndryshimit te tij. Them "hije" pasi Rama eshte pa asnje lloj platforme inspiruese dhe pa militante idealiste rreth tij. Ne fakt jemi tek modeli i politikanit populist ne kuptimin me te njohur te populizmit qe eshte lidhja direkte e liderit me popullin, pa ndermjetesine e institucioneve demokratike qe ekzistenca e televizioneve e lehteson mjaft.

    Por, ne fakt, kemi te bejme me nje populizem te rrejshem, pasi, po t'i referohemi historise, jemi ne modelet e diktaturave te nje personi, por qe lindin ne situata krejt te tjera. Sepse, tek e fundit, ceshtja shtrohet: a mundet Rama te dale ne petkun e politikanit qe anashkalon vertet klasen politike dhe ekonomike qe e ka sjelle ne pushtet e te perfaqesoje vertet interesat e qytetareve te thjeshte? Kjo, sipas mendimit tim, eshte e veshtire ne mos e pamundur per dy arsye kryesore:

    Se pari, sepse Rama nuk eshte nje figure e re. Ai eshte identifikuar me PS qe eshte nje parti e vjeter e diskredituar dy here. Jo vetem, por dhjete vjet ne pushtet tashme e kane konsumuar jo vetem figuren e tij, por te te gjithe politikaneve me te cilet ai bashkpeunon.

    Se dyti, sepse Rama nuk mund te dale kunder interesave te atyre qe kane mbajtur ne kembe parti si PS dhe PD e qe e kane mbajtur edhe Ramen ne pushtet deri ketu, nderkohe qe, tu sherbesh interesave te qytetareve me te cilet bashkebisedon sot Rama, ne shume aspkete, do te thote edhe te dalesh kunder interesave te tyre. Per Ramen kjo do te thote te prese pemen mbi te cilen eshte ngritur si politikan. Dhe Rama kete e di mire. Po ta vesh re ai flet per politike te vjeter ne menyren me te pergjithshme dhe me ambigue te mundeshme, duke nenkuptaur ne fakt thejsht dhe vetem dy persona, Berishen dhe Nanon, por nuk flet per sistemin e korrupsionit qe ka krijuar PS-ja dhe po e vazhdon edhe PD-ja, nuk flet per transparencen ne financimet e partive, per lidhjet e politikes me krimin, apo kapjen e shtetit, per kapjen e mediave nga politika etj.. Jane keto qe kane bere qe politika te mos perfaqesoje interesat e qytetareve me te cilet kerkon te identifikohet sot Rama pa ndermjetes.

    Prandaj, sipas meje, nuk kemi te bejme thjeshte me populizem, as thjesht me paranojen e nje intelekuali qe mendon se te tjeret mund te sherbejne vetem si zero pas njeshit. Pasi nje politikan populist mund te jete edhe i sinqerte ne populizmin e tij ashtu sikurse edhe nje intelektual paranojak mund te besoje vertet ne ato qe thote. Rama, per fat te keq nuk i ka kembet aq te shkeputura nga realiteti. Ne rastin e tij dhe jo vetem, por te shume intelekualeve te perdorur qe kthehen ne politikane populiste, kemi te bejme me nje populizem hipokrit. Kemi te bejme me modelin e vjeter te politikanit tone qe direkt apo indirekt u thote atyre te cileve u sherben me te vertete e qe i financojne edhe fushaten elektorale: une i mashtroj votuesit duke u thene se nuk jam i juaji derisa te marrim pushtetin nepermjet votes se tyre dhe pastaj u sherbej juve kunder atyre. Ja ku erdhem ne kontradikten tjeter te madhe te pazgjidhur qe shpreh deklarata e Rames "nuk jam politikan": ate midis politikes si sherbim ndaj qytetarit dhe politikes si grabitese e qytetarit. Eshte kontradikta qe premtoi ta zgjidhe edhe Sali Berisha para se te vije ne pushtet duke na cuar, ne fakt, nga zhgenjimi ne zhgenjim e duke na provuar se eshte edhe ai i te njejtit model si Rama: ai i intelektualit te perdorur qe shndrrohet ne nje politikan populist hipokrit.


    26/01/2008


    Gazeta Korrieri

  9. #9
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Edi Rama - qytetar apo politikan?

    P L E H R E
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kur Edi Rama tha qe "nuk jam politikan", ai eshte me i sinqerte se sa njerezit i japin kredi. Ai nuk eshte duke e distancuar veten nga politika e vjeter per hir te nje politike te re, ai eshte duke thene, une jam sot kryetari i PS dhe ju prisni qe une te udheheq opoziten drejt pushtetit, por une nuk kam idene se si ta bej nje gje te tille? Pra Edvin Rama eshte duke thene: arrita te zgjidhem kryetar i PS por nuk di si ta mbaj timonin e PS.

    Por Rama jo vetem qe nuk eshte politikan, por ai nuk ka arsimin e duhur per tu quajtur intelektual. Dhe detyrimisht, me shume se kurre ka nevoje per mbeshtetjen e Rrexhep Mejdaneve dhe Servet Pellumbave, qe ne nje fare menyre mundohen te kompesojne ne syte e elektoratit te majte kontrastin e thelle te arsimit dhe kultures te ish liderit socialist Nano e pasuesve te tij, me diletantizmin e Rames.

    Dhe ne kushte te tilla, njerezit oportuniste pa vizion, ka karakter dhe me nje intelekt te ceket, zgjidhjen e gjejne tek kopjimi i levizjeve politike te kundershtareve te tij. Rama sot si shembull merr ish-liderin e opozites Berisha kur ky ishte ne opozite, dhe mundohet te eci ne hapat e tij ne menyre qe te rikthehet ne pushtet. Dhe kjo ne vetvete eshte nje zhvillim pozitiv per te majten, e cila gjithmone ka vuajtur nga konfuzioni ideologjik dhe mungesa e nje lidershipi te forte e me vizion.

    Edvin Rama po mundohet te kthehet ne "Sali Berishen e te majtes", duke konfirmuar keshtu ne menyre indirekte triumfin me te madh politik te pluralizmit shqiptar, rikthimin paqesor ne pushtet te se djathtes ne korrikun e 2005, pas 8 vjetesh ne opozite.

    Edvin Rama mund te mos jete politikan, por ne kete rast ai duhet pershendetur, pasi te pakten po perpiqet te mesoje te behet nje politikan e nje lider i te majtes.

    Albo

  11. #11
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga Renea Lexo Postimin
    Edi Rama - qytetar apo politikan?
    Nudist
    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Edi Rama - qytetar apo politikan?

    P L E H R E
    Edi Rama - qytetar apo politikan?


    K A T U N A R
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-02-2004
    Vendndodhja
    Tek komshija (u.s.a)
    Postime
    56
    Percarja ka qene gjithmone problem per Shqiperine.Po lexoj ketu disa postime nga disa individe qe mundohen te sjellin disa argumenta kunder zotit Rama.
    Nuk jam aspak dakort me keto argumenta por perseri me pelqen menyra e qytetarizuar se si keta persona mesiper mundohen ti pergjigjen kesaj teme.
    Por ne te njejten kohe shpreh dhe keqardhjen per disa persona mesiper qe nuk i permbahen temes duke sjelle argumenta apo fakte kunder apo pro, por degjenerojne ne banalitet me fyerje dhe ofendime per nje njeri qe une mendoj se eshte shume i respektuar nga shumica e Shqipetareve.
    Kjo tregon nje mungese edukate elementare ne rradhe te pare, dhe po keshtu tregon nje mungese te theksuar informimi apo njohurish.
    Nga te tille persona ka vuajtur gjithmone Shqiperia ne breza. Keta persona krijojne nje urrejtje te theksuar per dike vetem e vetem se i perket nje rryme te ndryshme politike me ate te tyren, pa patur parasysh nese ai person po punon/perpiqet/degjon/vlereson etj popullin. Per disa persona (nga te dyja krahet politike ne Shqiperi) nuk ka rendesi se cfare njeriu je apo cfare afron, apo kontribon per popullin shqipetar, NQS ti i perket partise se kundert je nje armik per te.
    Nuk i perkas asnje krahu politik dhe nuk me intereson shume per te, por ama po ashtu nuk mund te rri indiferent kur disa persona mundohen te hedhin balte mbi nje njeri qe une mendoj se eshte shpresa e vetme e Shqiperise dhe eshte i nderuar dhe i respektuar jo vetem brenda Shqiperise por edhe jashte saj.
    Une jetoj ne US dhe isha ne Shqiperi para disa muajsh dhe te them te drejten i vetmi ndryshim qe pashe nga hera e funditqe isha atje(para dy vjetesh) ishte Tirana. Ne dy vjet dhe perseri ishin bere shume ndryshime qe me pelqyen dhe ma rriten shpresen qe edhe ai vend do te dale nga kjo krize apo situate.
    Ne 17 vjet demokraci nuk kam pare dhe as kam degjuar qe nje politikan aq me teper nje kryetar opozite te shkoje dhe te degjoje njerezit e thjeshte ne te gjithe cepat e Shqiperise, dhe t'iu jape atyre zemer dhe shprese per nje te neserme me te mire.
    Deri me dje ne i shihnim politikanet vetem ne kohe fushatash, dhe jo per te degjuar njerezit apo per te qare hallet me ta, por per te treguar perrallat e tyre te zakonshme.
    Cfare prisni ju qe z Edi Rama te beje? Ndonje mrekulli.? Mos harroni qe ai e mori Tiranen ne dorezim ne nje gjendje katastrofike.Me nje fluks shume te madh te ardhurish nga rrethet e tjera te Shqiperise, me nje infrastrukture te shkaterruar, me ndertime pa leje nga te katerta anet. Kush nga ju me thote nje dicka te mire per gjendjen e Tiranes para se z Rama the zgjidhej kryetar i bashkise se Tiranes.
    Si mund ta quani ju siperfaqesore punen qe ka bere z Rama. Si mund te quash siperfaqesore rikonstruksion te plote apo dhe rruge te reja, parqe, lulishte, kende lojrash, trotuare etj.
    Mos harroni se edhe vete njerezit duhet te ndergjegjesohen per pronen publike apo te perbashket. Nuk mund te fajesojme z Rama sepse dikush hedh plehrat ne rruge, vjedh nje kapak pusete apo pret nje peme etj.
    Une e kam ndjekur me interes te gjithe ecurine e zotit Rama ne keto vite dhe kam pare se ai me te vertete i mban premtimet e dhena para elektoratit.
    Bashkia e Tiranes nuk eshte qeveri dhe ato te ardhura qe ky institucion ka une mendoj qe po menaxhohen shume mire nga z Rama.
    Desha te shtoj dhe dicka tjeter. A e kini pare ose degjuar se sa vleresohet puna dhe perpjekjet e z Edi Rama jashte Shqiperise, nga shoqata te ndryshme nderkombetare, qeveritare te shteteve te ndryshme, apo qofte edhe qytetare te thjeshte. Mjafton te beni nje kerkim online dhe do te merni nje informacion me te sakte rreth kesaj ceshtje. Po keshtu fakti qe ai u zgjodh kryebashkiaku me i mire i bote per vitin 2004 eshte shume i rendesishem dhe flet per vleresimin e tij nga institucione, shoqata apo individe brenda dhe jashte vendit.
    Une mendoj qe nqs eshte nje shprese qe Shqiperia te ndryshoje dhe te dale nga kjo krize, ajo shprese E VETME eshte z Edi Rama.
    Dhe ai eshte nje qytetar dhe politikan shume i respektuar.
    Eshte shume e thjeshte ti besh
    gjerat te ngaterruara ,por shume e
    ngaterruar ti thjeshtosh ato.

  13. #13
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551
    Edi Rama - qytetar apo politikan?

    Ish qytetar, tashme politikan i fiksuar
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Edi Rama

    Cudi e madhe sa del nje njeri i zoti qe ben pes leke pune shahet e mallokhet.
    Edi Rama qofte kushdo politikan apo qytetar sa ka bere pune ai ne Tirane asnje ska bere.
    Ai mjafton qe kerkon te geloje neper politiken e qelbur te Shqiperise e ta pastroje sa te munde eshte per tu levduar.
    Pse me te currufjepsur si Lubonja doni te hapni vrima miu more
    Lubonja su pa njehere cpikpamje ka. Ai me siguri eshte kaq kontradiktor sa kur ngrihet ne mengjes i thote vetes sa i mencur je dhe njekohesisht sa idjot je.

  15. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Edi Rama ėshtė simptomė e sė keqes sė shoqėrisė shqiptare sot.

    Edi Rama ėshtė simptomė e sė keqes sė shoqėrisė shqiptare sot.


    Edi Rama quhet Zotėria Multi-G, se ai shfaq simptoma tė jo pak ērregullimeve nervore tė paraqitura nė sistemin ndėrkombėtar tė klasifikimit tė sėmundjeve nervore. Vetė karriera politike e Edi Ramės janė simptomė e e sė keqes sė shoqėrisė shqiptare sot. Edi Ramės, duke shkuar nėpėr spitale. Por nėse do ta bėjė kėtė gjė, atėherė tė jetė i sigurt se do tė pritet me shumė interes nga tė sėmurėt nervorė, tė cilėt tashmė nga halli njohin diēka nga mjekėsia, dhe i dinė “G”-tė e tyre, nė sistemin ndėrkombėtar tė klasifikimit tė sėmundjeve nervore. .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TOKE GEGA : 24-02-2008 mė 05:22

  16. #16
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Alienated

    Citim:
    Postuar mė parė nga Renea
    Edi Rama - qytetar apo politikan?
    Nudist

    Citim:
    Postuar mė parė nga skuthi_vogel
    Edi Rama - qytetar apo politikan?

    P L E H R E

    Edi Rama - qytetar apo politikan?


    K A T U N A R

    nga Toke_Gega

    Edi Rama ėshtė simptomė e sė keqes sė shoqėrisė shqiptare sot.

    Artikullshkruesja duket nuk e paska vezhguar sic duhet popullin. Pyetja qe i qendron ne baze artikullit ne ate rast ndoshta do ish formuluar e shtjelluar ndryshe. Si pyetje e mbyllur qe eshte do ish dashur te permbante dhe disa kutiza te tjera, te bazuara ne fjalorin popullor, qe populli si popull qe eshte te dinte ku te kryqezonte, ta gjente veten dhe mos protestonte duke e shprehur mendimin koncentrat me nje fjale a me nje fjali, se keto dreqka mbahen me shume mend se shume artikuj bashke.
    Por nuk ka ne fakt dhe aq shume faj artikullshkruesja. Perkufizimet jane gjithmone te veshtira. Tek ndertimi i tyre deshton pothuajse cdokush.

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 04:52
  3. Mėngjezi i zgjimit kombėtar e qytetar nė Shqipėri
    Nga Veshtrusja nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 18:10
  4. Kryehajduti i Shqiperise, Qytetar Nderi ne USA
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 07:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •