Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Përse më quajnë njeri me ngjyrë ?!

    Kjo poezi ishte zgjedhur nga Kombet e Bashkuara si poezia me e mire e vitit 2006 e cila ishte e shkruar nga nje femije afrikan.

    Kur linda , linda i zi
    Kur u rrita , u rrita i zi
    Kur dal ne diell , prape jam i zi
    Kur frigohem , jam i zi
    Kur semurem , jam i zi
    Dhe kur te vdes , do te mbetem i zi

    Po ti miku im i bardhe ?!
    Kur linde , linde pink
    Kur u rrite , u bere i bardhe
    Kur del ne diell , behesh i kuq
    Kur ke te ftohte behesh i kalter
    Kur frigohesh behesh i verdhe
    Kur semuresh behesh i gjelber
    Dhe kur te vdesesh behesh gri

    Dhe ti mua me quan njeri me ngjyre ?!

    Kur filluan njerezit te bejne keto dallime racore ?

    Cili ishte shkaku ?
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    gimi shum flm per kete poezi, met vertet qenka e bukur. Mjer per ate njeri qe ka urrejtje vetem qe tjetri ka ngjyre tjter, fe tjeter, dhe kombe tjeter.

    "Derisa ngjyra e lekures do te jete me rendesishme sesa ngjyra e syve, do te kete lufte."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bani gjk : 26-01-2008 më 09:27

  3. #3
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anëtarësuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    Citim Postuar më parë nga Gimi3 Lexo Postimin
    Kjo poezi ishte zgjedhur nga Kombet e Bashkuara si poezia me e mire e vitit 2006 e cila ishte e shkruar nga nje femije afrikan.

    Kur linda , linda i zi
    Kur u rrita , u rrita i zi
    Kur dal ne diell , prape jam i zi
    Kur frigohem , jam i zi
    Kur semurem , jam i zi
    Dhe kur te vdes , do te mbetem i zi

    Po ti miku im i bardhe ?!
    Kur linde , linde pink
    Kur u rrite , u bere i bardhe
    Kur del ne diell , behesh i kuq
    Kur ke te ftohte behesh i kalter
    Kur frigohesh behesh i verdhe
    Kur semuresh behesh i gjelber
    Dhe kur te vdesesh behesh gri

    Dhe ti mua me quan njeri me ngjyre ?!

    Kur filluan njerezit te bejne keto dallime racore ?

    Cili ishte shkaku ?

    Shume poezi e bukur, me doket e kam pas lexuar nje here ...
    Njerezit filluan moti , kur u nis kolonizmi ne Amerike e ne Afrike ... per shkake te frikes sipas meje. Kur dy persona te ndryshme takohen, nje mu kan i bardh tjetri i zi , krijohet nje far frike se i ben njerezt agresiv.
    Think only of the past as its remembrance gives you pleasure. J. Austen

  4. #4
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Ca viti 2006 thoni... kjo eshte batute e konsumuar e stervjeter. Edhe ne film me duket se e kam rastis.
    Njerezit filluan te bejne dallime racore kur e kuptuan qe "nje" nga racat nuk evoluoi dhe nuk u civilizua njesoj me kusurin e botes. Dmth kur disa racam kishin shpikur fishekzjarre dhe merreshim me art e me shkence, i binin kryq e terthor globit me anije per te ndertuar harta dhe per tu bere te pasur e te avancuar....

    ... disa raca te tjera kishin mbetur te kenaqura me cadren prej kashte, heshten me maje guri apo kocke dhe kendonin rreth nje zjarri per te rene shi.

    Besoj se pikerisht atehere filluan "dallimet racore".

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Absolutisht e drejte poezia,
    une nuk i quaj kurre njerez me ngjyre,
    thjesht i quaj "zezak"="te zinj".
    ashtu si ne na quajne "te bardhe".

    dhe ashkohem me mendimin e Force-Intruder qe i ka rene pikes.

  6. #6
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Origjinali:

    "When I born, I Black,
    when I grow up, I Black,
    When I go in Sun, I Black,
    when I scared, I Black,
    When I sick, I Black,
    and when I die, I still black...

    And you White fellow,
    When you born, you pink,
    when you grow up, you White,
    When you go in Sun, you Red,
    When you cold, you blue,
    When you scared, you yellow,
    when you sick, you Green,
    And when you die, you Gray...
    And you call me colored? ......."


    Postuar me pare ne Humor nga Force-Intruder

    Termi "me ngjyre" per te pershkruar njerezit e races se zeze eshte gabim. Edhe e zeza edhe e bardha jane ngjyra.

    Ne fillim, TV ishin bardh e zi. Me pas dolen televizoret shumengjyresh, qe quheshin TV me ngjyra ose kolor. Edhe ne kete rast vlen e njejta. E bardha dhe e zeza poashtu jane ngjyra.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  7. #7
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Kjo poezia me lart qe eshte sjelle ketu per te na prekur ne seder, nuk vlen dy leke.

    Me pak fjale, ja pse :

    Ne fillim, afrikani thote per veten qe une dakort jam i zi, por ama kam vetem nje ngjyre.

    Pastaj, ne strofen e syte, ai thote : po ti i bardhe, nuk e ke pare veten sa ngjyra ndryshon ?


    Shpjegimi : afrikani e merr punen e ngjyres si nje faj. Dmth, ai po e lufton te bardhin ne te njejtin terren. Po i thote qe mos u kapardis ti zotrote se eshte ti je me ngjyre. Ne kete lloj shpjegimi, ngjyrat jane perjetuar si diçka negative, nga vete afrikani.

    Eshte njelloj sikur te thote njeri : ik more kopil se mami yt ka vajtur deri dje me Qazimin. Dhe ky "kopili" ia kthen : po mire, e harrove mamin tend qe e kane shpartalluar ushtaret e rep. usht. 9626 ?

    Me nje fjale, te dy ata e dine se mamate e tyre kane bere diçka te keqe, dhe ky i dyti shfaqesohet duke i thene te parit qe mami i tij eshte me "hot" se e vetja.


    Me nje fjale, poezi pa bosht, madje dhe e demshme.

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Edhe dicka vlen te ceket se ket poezi e ka shkrujt zemra e jo dora e atij femiut.
    Sui generis

  9. #9
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ca ti besh Zotit o Gimi....Ashtu i desh qefi,njeri i zi tjetri i verdhe ai matan i kuq...Shume banale bota me njerezit te gjithe njesoj....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #10
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    ai zezaku i pistë na paska tallur e vënë në lojë.

  11. #11
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Si perfundim i bardhi te ziun e quan te zi dhe i ziu te bardhin e quan te bardhe dhe poezia ngelet perseri poezi, pasi po nuk pati ngjyra nuk mund te jete poezi.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  12. #12
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Kur linda , linda i zi
    Kur u rrita , u rrita i zi
    Kur dal ne diell , prape jam i zi
    Kur frigohem , jam i zi
    Kur semurem , jam i zi
    Dhe kur te vdes , do te mbetem i zi

    Po ti miku im i bardhe ?!
    Kur linde , linde pink
    Kur u rrite , u bere i bardhe
    Kur del ne diell , behesh i kuq
    Kur ke te ftohte behesh i kalter
    Kur frigohesh behesh i verdhe
    Kur semuresh behesh i gjelber
    Dhe kur te vdesesh behesh gri

    Dhe ti mua me quan njeri me ngjyre ?!


    Sepse ti ke tek ngjyre, kurse ne kemi shume, ndaj sna quajn dot Shum-Ngjyresh.

    Ju qe keni vetem nje ngjyre, quheni njeri me ngjyre, kurse ne quhena Ylbera. LOL
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e theodora*
    Anëtarësuar
    16-01-2004
    Postime
    879
    Citim Postuar më parë nga Gimi3 Lexo Postimin
    Kjo poezi ishte zgjedhur nga Kombet e Bashkuara si poezia me e mire e vitit 2006 e cila ishte e shkruar nga nje femije afrikan.


    Kur filluan njerezit te bejne keto dallime racore ?

    Cili ishte shkaku ?
    Keto gjera i shkaktoi paraja.
    Shikoje thejsht fare.Ne Afrike ka shum njerez te varfer.Te shumtet jane te zinj,qe mos them te gjithe.Ne Evrope gjendja ikonomike eshte shum me mire se ne Afrike.Dhe Evropjanet jane race e bardhe.Ja pse filloi racizmi,se thone ju te zinjte jeni te varfer e nuk jeni te afte se po te ishit do kishit para,etj etj.


    Shkaktari eshte leku.Se sa per dijeni mekati me i madhe ne bote "leku" eshte.
    "MY LOVE IS YOUR LOVE AND YOUR LOVE IS MY LOVE"

  14. #14
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Citim Postuar më parë nga Gimi3 Lexo Postimin
    Kjo poezi ishte zgjedhur nga Kombet e Bashkuara si poezia me e mire e vitit 2006 e cila ishte e shkruar nga nje femije afrikan.

    Kur linda , linda i zi
    Kur u rrita , u rrita i zi
    Kur dal ne diell , prape jam i zi
    Kur frigohem , jam i zi
    Kur semurem , jam i zi
    Dhe kur te vdes , do te mbetem i zi

    Po ti miku im i bardhe ?!
    Kur linde , linde pink
    Kur u rrite , u bere i bardhe
    Kur del ne diell , behesh i kuq
    Kur ke te ftohte behesh i kalter
    Kur frigohesh behesh i verdhe
    Kur semuresh behesh i gjelber
    Dhe kur te vdesesh behesh gri

    Dhe ti mua me quan njeri me ngjyre ?!

    Kur filluan njerezit te bejne keto dallime racore ?

    Cili ishte shkaku ?

    Kjo eshte kenge e viteve 80apo90 dhe nuk e di si qenka bere tani poezi e nje femiu e vitit 2006? Me kujtohet edhe video klipi.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  15. #15
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    ...dhe si perfundim, nje poezi e nje afrikani te vogel ka ngritur gjithe kete debat per te bere analiza poetike e kritike letrare...
    Po eshte vetem nje femije qe e ka shkruar - dhe eshte mjaft interesante. Une e postova ke humori sepse me dukej qesharake - nderkohe qe ju i jeni kapur duke i bere kritike letrare.

    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  16. #16
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Citim Postuar më parë nga theodora* Lexo Postimin
    Keto gjera i shkaktoi paraja.
    Shikoje thejsht fare.Ne Afrike ka shum njerez te varfer.Te shumtet jane te zinj,qe mos them te gjithe.
    Perpara syve e ke pergjigjen po nuk kupton! Cfare shkaktoi paraja? Mos evolim?
    Po afrika ka diamante e ar sa te duash. Thjesht zezaket nuk i nxirnin!
    Shtro pyetjen e duhur.

    Pse? Kjo eshte pyetja e duhur!
    Pse ne afrike jane te varfer? Dhe pse pikerisht zezaket?

    Nderkohe qe mendon per keto...
    ...me thuaj nje shkencetar zezak qe ka bere nje zbulim te madh per njerezimin.

  17. #17
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ku gabuam? Shekuj, histori vlerash dhe idealesh të shkërmoqura në një realitet të
    shëmtuar"

    Shumë kohë më parë Zoti krijoi botë. Kështu, Ai ndau dritën nga errësira, tokën nga deti.


    Zoti më pas krijoi yjet në qiell dhe jetën e gjallë, lulet, kafshët dhe më në fund njeriun. Njeriu është pjesa e vetme e krijimit që u formua sipas imazhit të Zotit, që jam unë dhe ti. Kur krijimi përfundoi Zoti deklaroi “kjo është perfekte”. Gaboi?! Ndoshta!
    Zhgënjmi I tij I parë ishte kur dy qëniet e para njerëzore mëkatuan. Ata nuk mund t’I gëzoheshin mrekullive që Edeni I falte por ishin të parët që bënë gabimin fatal. Çdo gabim tjetër që u akumulua deri në ditët e sotme, tregon më së miri se ne jemi qënie të dështuara. Të gjithë ne si pjesë e saj pranojmë në heshtje, në turp dhe indiferentizëm se
    kemi gabuar dhe ndërtojmë një kulturë të ndërthurur me gabimin. Faj ky për të cilin do të paguajmë në këtë botë apo në tjetrën. Megjithatë gabimet japin një argument për të diskutuar dhe argumentuar. Mësohet shumë pak kur vepron drejtë.

    Më lejoni të bëj një paralelizëm të jetës sonë më një lojë lufte në të cilën në jemi qënie shumë të vogla dhe realiteti është një grusht I fortë. Në situatën e lojës ne, njerëz të pafuqishëm, të thjesht dhe të përulur bëjmë tunele nënëtokësore, një labirint I vërtet që pengon komunikimin mes njëri-tjetrit por që ne e konsiderojmë një mbretëri.
    Herët a vonë do të ngremë kokën për të parë se ç’ndodh jashtë. Realiteti na grushton dhe ne vazhdojmë të fshihemi përsëri në tunnel për t’u mbrojtur, derisa të vijë një moment tjetër për të parë sërisht dritën e diellit. Sikur vargjet e Migjenit të kishin hyrë diku në vetëdijen tonë ndoshta grushti do të ishte zbehur. Ajo çfarë ndodh është e kundërta sepse ne I japim liri veprimi grushtit që të godas në të gjitha mënyrat e mundshme dhe nga ana tjetër presim deri në një përmirësim. Ne e nxjerrim kokën seps bota reale është
    atje ku ka jetë. Çdo grushtim në vetvete është një tronditje por dhe një mundësi për të mësuar të mos gabojmë më, prandaj loja duhet luajtur me entuziazëm.
    Çfarë është një histori e gabuar?
    Historia e njerëzomit është shumë e gjatë dhe fati deshi që ajo të të përballej me shumë sfida që vënë në provë rezistencën e saj. Konkluzioni……. Ne rezistuam, por lamë mbrapa gjurmë tëpashërueshme që shëmtojnë realitetin actual!Një pjesë e shëmtuar e së shkuarës është paragjykimi racor që në formën më të lashtë të saj ngriti themelet e një rrjeti të quajtur skllavëri.. Ky I fundit ëshyë një sistëm I mirëorganizuar ekonomik-social në të
    cilën disa njerëz të quajtur skllevër janë të deprivuar nga e drejta për të qënë të lirë, për të jëtuar jetën e tyre dhe të detyruar të parnonin, pa pëlqimin e tyre, të ishin plaçkë për pronarët e tyre. Fati I mirë deshi që disa shoqëri të zhvilloheshin fal kushteve të mira natyrore dhe disa të tjerë të vuanin në varfëri dhe tragjedi. Kjo situatë u interpretua në mënyrën më të gabuar të mundshme duke quajtur superiore një racë
    dhe inferiore një tjetër.Unë preferoi një histori që jep kontributin e saj për një botë paqësore dhe të përbashkët. Ndoshta e pamundur por ajo çfarë është e çuditshme është se ne akoma nuk kemi mësuar nga gabimet e së shkuarës.Për të qëndruar në të njejtën linjë dua të rikujtoj racizmin e të bardhëve ndaj të zinjve. Kjo u krijua për t’u ndjerë superiorë duke formuar rratheët e skllavërimit si një pretekst për të shërbyer, për tu ndjerë të përkedhelur dhe për të ndjerë se nëdobësinë
    tonë kemi dikë që dëgjon urdhrat tekanjoze dhe I zbaton ato. U krijuan qytete, mrekulli të botës nga duart e skllevërve dhe më pas përsëri u shkatërruan përballë një shoqërie që pretendonte se ishte në kulmin e zhvilimt të saj, kjo derisa Martin Luther King dhe pjesëtarë të lëvizjes së të “Drejtave të Qytetarëve” mundën të sillnin drejtësinë dhe deri
    diku barazinë.Salomon Nathup ishte një njëri I lirë I cili u rrëmbye në Washington, u mbajt si skllav dhe u shit te pronarë të tjerë.
    “Mendova se isha në një bodrum nëntokësorë sepse ishte errësirë gjithandej dhe mbante një erë balte. Dëgjova një zhurmë që vazhdoi për rreth një orë dhe më në fund dëgjova hapa që po afroheshin drejt vendit ku isha unë. Tani nuk më bëntë përshtypje asgjë por më vinte
    keq për fatin tim. Dëgjova çelësin që u rrotullua në bravë dhe një derë e fortë prej hekuri, e ndryshkur nga lagështia u hap. U fut një dritë e fortë dhe mbylla sytë se më verboi dhe vështirë se shihja dy burrat që qëndronin para meje. Njëri prej tyre ishte trup madh, rreth të dyzetave ndoshta me sy kafe dhe flokë grip or nuk mund t’I shihja mirë. E quanin James H. Burch si e mësova më vonë, një blerës skllevërish mjaft I njohur në Washington. Drita që hyri më bëri të shikoja ku isha katandisur. Ishte vërtet një bodrum shumë I ngusht dhe I lagësht. Muret ishin të vjetër dhe shumë të pistë. Ishte një dritare e vogël me hekura prej nga një korridor i ngushtë dhe disa shkallë që të çonin
    sipër. E pashë veten kaq të përulur dhe pa forca për të treguar se dhe unë mëritoj të jem një njëri I lirë dhe se asgjë nuk ndryshonte mës nesh”
    Ky është një tregim I një burri me ngjyrë që nuk kishte shumë që e kishte fituar lirinë dhe fati I keq e ktheu në një skllav që trajtohej si një send nga njerëzit e njejtë me veten. Ngjyra e lëkurës nuk do të thotë asgjë për të bërë një paragjykim që dhunon psikologjikisht dhe fizikisht një njëri dhe fatkeqësisht e shndërron në një skllav që I përket nivelit të një kafshe shtëpiake.Ndërmjet shumë veprimeve poshtëruese që janë pasuar për vite me rradhë, janë disa prej tyre që fyejnë më shumë. Njëra prej tyre ishte dhe Lufta Civile, e cila I përket viteve
    1850, e njhur më mirë si përiudha më fatkeqe, ndoshta më tepër për të bardhët. Rrënjët e këtij konflikti shkojnë mbrapa në histori në transportin për herë të parë të skllevërve
    në Kolumbi. Nuk ka asgjë civile në këtë luftë kur kjo zhvillohet mes dy popujve të një shteti. Lufta Civile shihet më tepër si një dështim. Shumë koloni fluturuan nga Evropa në KAnada për të provuar përpara qeverive të tyre se ishin mbrojtësit e drejtësisë dhe se do të ndihmonin skllevërit në lirinë e tyre por kjo ndodhi për tu mbrojtur nga lufta që
    skllevërit do të ngrinin për të fituar pavarësinë e tyre. Menjëherë pasi pavarësia u fitua kolonitë u organizuan në Bashkimin Konfederativ.
    Përfaqësues nga çdo koloni u mblodhën për të diskutuar për përmirësimet që duhen bërë në Konfederatë. Në takimin e dytë të saj u njoh Kushtetuta dhe Nacionaliteti Afrikan.Studime të hollësishme kanë trguar rolin e skllevërve në fuqëzimin e shteteve të mëdha gjithashtu dhe popullimin e Amerikës. Skllevërit ishin të parët që shkelën Kolumbinë dhe ky transport I tyre vazhdoi për katër shekuj. Shumë skllevër fituan lirinë e tyre gjatë Luftës Civile dhe disa të tjerëve nga ligjet e reja të Abraham Linkoln. Që nga 1640-1865 periudhë shumë e fjatë skllavërimi populli I Afrikës u deklarua më në fund ligjërisht I
    pavarur Brenda kufijve të SHBA-së.Në vitin 2003 në filmin “Zotat dhe Gjeneralët”,përshkruhej situata e luftës civile në të cilën një personazh, kolonel Xhoshua Laurenc Çambërlen, një oficer I famshëm I ushtrisë
    amerikane, mban një diskutim të shkurtër me vëllain e tij Tom për çështjen e skllavërisë dhe shkaqet e konfederatës. Në të, Çambërlen jep një argument të fortë kundër pozicionit të Konfederatës.
    “tani diku atje jashtë është ushtria e Konfederatës. Ata pohojnë se po luftojnë për pavaresi dhe liri. Tani nuk mund të diskutohet për integritet. Unë mendoj se ata gabojnë por nuk jam askush për të kundërshtuar. Si mund të bie dakort me një sistem që mbron pavaresinë vetjake dhe ia mohon atë të tjerëve. Më duhet ta pranoj se lufta është po aq
    zhgënjyese ashtu si dhe skllavëria. Është një studim I vazhdueshëm I një grupi njerëzish mbi një tjetër”.
    Shumë njerëz mund ta quajnë këtë argument të thjeshtë, logjik dhe të fuqishëm. Në të vërtetë ajo flet më shumë sesa tregon sepse do të ishte e pa vënd për Konfederatën të mos pranonte që po luftonte për pavaresi dhe liri në të vërtetë ata thjesht po përpiqeshin të mbanin një grup njerëzish nën tutel. Shtetet e Amerikës Veriore donin, edhe pse në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, të kontrollonin gjithë vendet e tjera duke nxjerrë pretekstin se gjithçka është në të mirën e njerëzimit.
    Pjesa më e madhe e shteteve veriore kishin ‘kode zezakësh’ ku mjaft ashpër diskriminonin zezakët e lirë. Siç u përmend, disa shtete nuk mund të pranonin zezakët e lirë të lëviznin në territorin e tyre. Le të përqendrohemi për shembull në kushtet që vendoste Illinos “Toka e Linkolnit’, që ishte konsideruar si një shtet I lirë sepse kishte
    përmbysur skllavërinë. Në 1845 zezakët e lirë nuk mund të vendoseshin në Illinos pa provuar lirinë e tyre dhe pa dhënë si parapagesë 1000dollar($). Në qoftë se një zezak kishte një çertifikatë që vërtetonte lirinë e tij, sipas ligjeve të Illinos ‘ai dhe familja e tij ishin të lutur të regjistroheshin si anëtarë të këtij shteti”Një model tjetër I racizmit po aq i shëmtuar sa i pari,bën viktima një popull që nuk
    kishte pse të paguante për asgjë. Duket sikur historia kthehet përsëri në të njëjtën pikë. Populli Hebre e përjetoi edhe një herë këtë vuajtje. Ishte pikërisht periudha kur në botë u shfaq rreziku Nazist të cilët azgjesuan gjashtë million Hebrenj. Pjesa që mbijetoi formoi të ashtëquajturën trashëgimi të një etnie. Hebrenjtë në një kuptim mistik
    ishin heronjtë e vërtetë . Adolf Hitler urdhëroi që të shfarroseshin Hebrenjtë dhe në botë të mbizotëronte vetëm rraca e bardhë,ajo Arjane. Ja se ç’mund të bëjë një njeri i vetëm i etur për për pushtet dhe diktaturë. Sigurisht që në këtë akt nuk mund të gjesh asnjë palë fituese sepse edhe Gjermania vetë përjetoi terrorin e një shkatërrimi total,
    vrasje të vazhdueshme, trupa të masakruar në rrugët e Berlinit. Jo vetëm kaq por dhe dëmshpërblimi që ajo i pagoi shteteve të dëmtuara nga diktatura Naziste.Të gjithë flasin për etjen e brendëshme për të qënë i pari ose sunduesi i një bote të madhe dhe që kjo nënkuptonte të kishte të nënshtruar gjithë popujt e tjerë.Kush nuk ka lexuar “Ditari I Ana Frankut” ka humbur një histori realiste të jetës së një vajze Hebre që gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte detyruar të fshihej së bashku me
    familjen e saj. Ata do të provojnë nga mundësitë më të ndryshme për mbijetesë sepse jeta është shumë e shtrenjtë. Jam e sigurt se për ata që e kanë lexuar kanë pasur një provë evidente të diskriminimit racial. Ata do të përballen me një tmerr nga I cili nuk dinin nëse do të shpëtonin apo jo, por thjesht dinin se ndoshta çdo ditë që kalonte do të ishte e fundit. Një padrejtësi që ka kaq shumë vuajtje, tragjedi brenda vetes.Rracizmi është një qëndrim paragjykues i individit dhe sjellje diskriminuese ndaj njerëzve të një race. Sot ende përdoren terma I bardhe dhe I zi dhe në shumicën e rasteve me ngjyra paragjykuese. Ajo çfarë po ndodh tani është zëvendësimi i racizmit të vjetër më një racizëm modern. Çfarë është racizmi modern?Sa herë që përdorim fjalën racizëm kemi në mendje paragjykimin kundër zezakëve që karakaterizohet nga skllavëria, mohimi i lehtësirave publike, diskriminimi. Sot vërehet një rrymë tjetër, një racizëm modern i cili duket sikur tregon modernizimin e njerëzimit,barazitë midis rracave por që brenda ne e dimë se paragjykimi ekziston ndonëse I fshehur.
    Njerëzit përpiqen të bindin veten se nuk vuajnë nga këto paragjykime, se janë liberalë,por në shumë situate tregojnë se nuk mund të përulen përpara një mendimi të tillë. Këta njerez nuk do të pranonin kurrë që të punësonin një njeri më ngjyrë në biznesin e tyre apo nuk do të pranonin që vajza e tyre të martohej me një njëri me ngjyrë.
    Duket sikur fati I njerëzve me ngjyrë është të vaujnë dënimin që varfëria dhe dobësia i percaktoi. Mund të jetë e turpshme, në shumë raste kur ne shohim protesta të të bardhëve me parrulla “Jam krenar që jam I bardhë” dhe paragjykojnë hapur rracat e tjera. Rracizmi bëri një ndarje të njerëzimit duke diferencuar si superiorë një rracë dhe inferiorë një tjetër, duke ditur se Zoti krijoi vetëm një qënie perfekte për të ardhur deri në ditët e sotme. Të gjithë jemi njerëz që i përkasim një bote unike dhe kemi të drejta të njejta për të qënë pjesë active dhe e pavarur e saj.Ende pyesim veten ku gabuam? Çfarë, nuk mund të ëndërronim të qetë dhe në thjeshtësinë njerëzore të krijonim një botë të përbashkët për të gjithë?! Mos ndoshta është një mëkat të mendosh kaq thjesht? Përse duhej që gjithçka të ndërlikohej në një shkatërrim total? A kanë përgjigje këto?....... Heshtje! Jo, sepse asnjëri nuk mund të kuptojë se pse gabuam dhe ende gabojmë.
    Në historinë e Irakut, paraardhësit e tij shpikën shkrimin. Gulielmo Marconi shpiku për herë të parë radion që transmetoi valë në Itali. Mos do të thotë kjo se Irakienët dhe Italianët janë më të zgjuar se popujt e tjerë?
    Mbi të gjitha ata janë vetvetja dhe ne të gjithë jëmi produkt i asaj që paraardhësit tanëbënë. Ata dhanë një pjesë të vogël të eksperiencës së tyre në histori dhe ne japim nga jeta jonë diçka që gjithmonë e më shumë e zbut gabimin.Ne duam një histori që na bashkon të gjithëve, një histori me zemër të madhe……..!


    Genta Kukalari
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 27-01-2008 më 09:45
    "Carpe Diem"

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e theodora*
    Anëtarësuar
    16-01-2004
    Postime
    879
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Perpara syve e ke pergjigjen po nuk kupton! Cfare shkaktoi paraja? Mos evolim?
    Po afrika ka diamante e ar sa te duash. Thjesht zezaket nuk i nxirnin!
    Shtro pyetjen e duhur.

    Pse? Kjo eshte pyetja e duhur!
    Pse ne afrike jane te varfer? Dhe pse pikerisht zezaket?

    Nderkohe qe mendon per keto...
    ...me thuaj nje shkencetar zezak qe ka bere nje zbulim te madh per njerezimin.
    Po ta thesha sakte ateren ti nuk do pergjigjeshe.
    Ty pse te kam?E?
    Ou, nese sido qe te jete dhe paraja ka fajin e saj.Apo jo?

    ciao
    "MY LOVE IS YOUR LOVE AND YOUR LOVE IS MY LOVE"

Tema të Ngjashme

  1. Cila ngjyrë u shkon buzëve të mia?
    Nga ABIGAIL në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 06:50
  2. Per Motrat Muslimane
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 11:12
  3. Të mësojmë shqip nga njëri-tjetri
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 412
    Postimi i Fundit: 13-07-2007, 17:18
  4. Jeta Ngjyre M..i
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2005, 08:14
  5. Mesturacione me ngjyre
    Nga ErImArSi në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-10-2004, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •