Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 74
  1. #21
    Cjane keto qe thua o burre i dheut ?Enderohesh?

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Postime
    34
    Rroft Shqiperia Etnike...

  3. #23
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Politika dhe qëndrimi zyrtar grek ndaj minoritetit etnik shqiptar në Çamëri

    Mbas aneksimit të Çamërisë më 1913 e deri më sot, popullsia e saj gjatë këtyre viteve nën sundimin e shtetit grek nuk ka gëzuar asnjë të drejtë njerëzore e kombëtare që i takon. Qarqet zyrtare greke, mbështetur në konceptimin absurd të mohimit të ekzistencës së grupeve etnike në territorin e vet, kanë ndjekur një politikë shoviniste të detajuar në dy drejtime:

    Ndaj shqiptarëve të besimit ortodoks, politikën e asimilimit, duke u privuar çdo të drejtë etnie, kulturore apo gjuhësore, duke i konsideruar grekë, pra ngatërronin me qëllim fenë me kombësinë. Veprime që i bëjnë edhe sot ndaj shqiptarëve, duke pretenduar se të gjithë ortodoksët janë grekë.

    Ndaj shqiptarëve të besimit islam aplikuan politikën e gjenocidit dhe shfarosjes, duke mohuar gjithashtu etninë. Në shumë raste me qëllim i kanë konsideruar turko-çam dhe jo shqiptaro-çam. Kjo tragjedi e projektuar afro një shekull më parë nga Greqia ia arriti qëllimit në fund të Luftës së Dytë Botërore më 1944-1945, kur bandat kriminale të gjeneralit famëkeq Napolon Zerva realizuan spastrimin e plotë etnik të shqiptarëve myslimanë të Çamërisë.
    Gjenocidi grek në Çamëri

    Për të realizuar synimet e veta grabitqare, qarqet zyrtare greke asnjëherë nuk respektuan popullatën shqiptare të Çamërisë, duke u treguar mosmirënjohës ndaj ndihmesës së vyer historike që ky popull dhe kjo krahinë i kanë dhënë historikisht në shekuj për popullin grek.

    Së pari, fill mbas aneksimit, ajo nënshtroi me dhunë popullatën e pafajshme shqiptare, duke vrarë me pabesi 72 burra nga paria e kësaj krahine më 1913, ne vendin e quajtur Selan, Paramithi (Ajdonat), të cilët kishin shkuar për bisedime me palën greke, si dhe dhjetëra e dhjetëra njerëz të tjerë të pafajshëm. Për të ndaluar persekutimet e qeverisë greke kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë, më 8 qershor 1913, patriotët çamë në një protestë drejtuar qarqeve evropiane kërkuan që të ndalen masakrat dhe persekutimet ndaj tyre.

    Së dyti, "ajo që tmerroi çamët si veprim vdekjeprurës ishte përpjekja katanike e qeverisë greke më 1923-1924, për të përfshirë edhe çamët myslimanë midis turqve myslimanë që banonin në Greqi, të cilët sipas marrëveshjes së Lozanës, janar 1923, midis Turqisë dhe Greqisë, do të shkëmbeheshin me grekët e Anadollit". Qeveria greke, duke shkelur në mënyrë flagrante këtë marrëveshje, nuk iu përmbajt deklaratës së përfaqësuesit të saj në Lozanë, Kaklamanos, më 19 janar 1923, ku deklaroi se qeveria e tij nuk kishte aspak ndërmend të fuste në shkëmbim "myslimanët me origjinë shqiptare". "Ndërsa janë bashkëfetarë me turqit, nuk janë aspak bashkëkombës të tyre". Komisioni greko-turk (mars 1924) vendosi kundrejt popullsisë shqiptare të Çamërisë një realitet etnik dhe historik që njihej edhe nga pala greke, të mos zbatohej asnjë lloj procedure apo formaliteti në kuadrin e shkëmbimit të popullsisë greko-turke. Në kundërshtim me realitetin historik dhe marrëveshjet e arritura, qarqet zyrtare greke detyruan me forcë këmbimin (si skllevërit zezakë të mesjetës) e çamëve, që arrinin në disa dhjetëra mijëra vetë, duke realizuar në atë kohë një pjesë të planit të hartuar për një spastrim etnik në "minoritet" autokton në trojet e veta.

    Së treti, me ardhjen në fuqi të qeverisë fashiste të Joani Metaksait më 1930, gjendja e popullsisë shqiptare të Çamërisë u rëndua edhe më shumë. Kjo qeveri zbatoi një politikë diskriminimi të paparë. Vazhdoi kolonizimin me grekë, me qëllim ndryshimin e raporteve të popullsisë; ndërrimin e emrave shqip të vendbanimeve të shqiptarëve me emra grekë; aplikoi një gjenocid të vërtetë: arrestime, internime, konfiskime të pasurisë. Ky program thellohej hap pas hapi, duke e bërë jetën e shqiptarëve të padurueshme.

    Së katërti, gjendja në Çamëri u bë më e turbullt dhe më e rëndë sidomos në prag të Luftës së Dytë Botërore. Në prag të pushtimit të Greqisë nga Italia fashiste, qeveria greke bëri mobilizimin e përgjithshëm të popullsisë për luftë. Shqiptarët e Çamërisë si mbështetës të këtij shteti kërkuan të mobilizohen, por në vend të armëve iu dhanë kazma dhe lopata, duke i çuar në prapavija për të bërë punime të dorës së dytë. Qeveria greke, me këtë veprim mosbesimi të demonstruar hapur, ofendoi rëndë gatishmërinë e çamëve dhe i distancoi ata nga detyrat qytetare me qëllim të paramenduar, për t‘i akuzuar më vonë çamët myslimanë si bashkëpunëtorë me pushtuesin.

    Së pesti, në prag dhe me fillimin e luftës italo-greke, nga frika për çka kishin bërë ndaj popullsisë së pambrojtur, duke u bërë pre e vrasjeve, grabitjeve, përdhunimeve nga bandat kriminale greke. Me pushtimin e Greqisë, kur u kthyen nga internimi, çamët me shpirtin e tyre të durueshëm, për të mos acaruar dhe mos e thelluar mynxyrën që po u kanosej, nuk ndërmorën asnjë veprim hakmarrjeje, por zgjodhën rrugën e pajtimit. Këtë e dëshmojnë vetë historianët seriozë, grekë të ndershëm dhe qytetarët e tjerë të kësaj krahine.

    Gjenocidi i pashembullt dhe dëbimi me dhunë i shqiptarëve etnikë (myslimanë) nga vendbanimet historike

    Më 27 qershor të vitit 1944, në krahinën e Çamërisë, ndaj popullatës shqiptare myslimane filloi akti i fundit i gjenocidit, që çoi në spastrimin etnik të kësaj popullate martire. Bandat kriminale të shovinizmit grek derdhën mbi këtë krahinë mizoritë më të pashembullta të njerëzimit. Barbarizmat ndaj kësaj popullate të pafajshme kalojnë çdo cak njerëzor. Vrasje, përdhunime, groposje për së gjalli, prerje të organeve të ndryshme trupore si hundë, vesh, organe gjenitale etj., gra të masakruara e me gji të prerë, fëmijë të djegur në furra, gra shtatzëna me bark të çarë, janë pamjet e tmerrshme të krimeve zerviste. Në qytetin e Paramithisë, ditën e martë më 27 qershor 1944, që është dita e "Shën-Bartolomeut", për të gjithë Çamërinë, brenda 24 orëve u vranë mbi 600 burra, gra e fëmijë. Në Filat, gjatë periudhës qershor 1944-mars 1945 u masakruan dhe u vranë 1286 persona, në Gumenicë u vranë 192, në Margëlliç e Pargë 626 persona etj. Ka me qindra të tjerë të paidentifikuar e të zhdukur pa lënë gjurmë. Janë grabitur të gjitha llojet e orendive shtëpiake në masë (fshatrat e Çamërisë kanë qenë të njohura për pajisjet e shtëpive). U shkatërruan 68 fshatra, u dogjën dhe u rrënuan 5800 shtëpi, u shkatërruan të gjitha objektet e kultit, si dhe u grabitën pasuritë, pronat e këtyre kulteve (mbi 80 xhami). Terrori ishte i përmasave të tilla, sa që popullsia shqiptare myslimane u detyrua të braktisë trojet e të parëve të tyre mijëravjeçare, duke gjetur strehë në republikën e Shqipërisë. Përmasat e kësaj tragjedie dhe qëllimin e saj e dëshmojnë në mënyrë të pakundërshtueshme edhe misionet anglo-amerikane, që vepronin në atë kohë një në Greqi dhe një në Shqipëri.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. #24
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Përpjekja për ta ndërkombëtarizuar çështjen çame

    Mbas dëbimit të dhunshëm, emigrantët çamë që rezultonin me nënshtetësi greke e kombësi shqiptare, u organizuan menjëherë në Shqipëri nën drejtimin Komitetit Antifashist Çam, sensibilizuan organizmat e ndryshme ndërkombëtare, si dhe shtetin amë, lidhur me tragjedinë dhe kërkesat e tyre të ligjshme. Qeveria e re shqiptare pas luftës iu drejtua Konferencës së Paqes në Paris dhe Konferencës së Ministrave të Jashtëm të Fuqive Aleate, jo vetëm duke pasqyruar gjendjen rrëqethëse të çamëve, por edhe duke kërkuar kthimin dhe ripronësimin e tyre. Dhe kjo ishte e drejta e tyre e ligjshme, që mbrohej edhe nga vendimet e atëhershme ndërkombëtare për të drejtat e pakicave kombëtare. Tabloja e mjerimit të çamëve dhe kërkesat e tyre u parashtruan edhe në Konferencën e Parisit (1946) prej Ministrisë së Jashtme Shqiptare. Përpjekjet më të mëdha për ta ndërkombëtarizuar problemin dhe për të tërhequr përkrahjen e Fuqive Aleate i bëri Komiteti Antifashist Çam, si përfaqësuesi më i drejtpërdrejtë i popullit. Janë të shumta memorandumet dhe telegramet e protestës që u ka dërguar Fuqive Aleate dhe forumeve përkatëse si Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Londër, Uashington e Moskë, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut etj. Këto mbetën kërkesa dhe protesta pa përkrahje dhe pa përgjigje. Përgjigje dhe përkrahje nuk u dhanë as përfaqësuesit të misionit anglez, amerikan, rus dhe jugosllav, që morën pjesë në Kongresin e Dytë Çam, i cili u mbajt në Vlorë në vitin 1945 dhe që e panë me sy katastrofën e kësaj popullsie. Në vitin 1946-1947, Komisioni Ndërkombëtar Hetimor i OKB-së, gjatë verifikimit të kësaj tragjedie në të dy anët e kufirit shtetëror, konkludoi me fakte dhe dëshmi të gjalla mbi përmasat dhe realitetin e masakrave të kësaj tragjedie të dhunshme. Mbas kësaj, vetëm Forumi Ndërkombëtar i UNRRA-së, duke e kategorizuar popullatën çame të dëbuar si emigrantë lufte, dha një ndihë ekonomike mbi 14 milionë dollar USA dhe ndihma të tjera materiale për mijëra refugjatë të uritur dhe të pastrehë.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  5. #25
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Qëndrimi zyrtar grek, mbas dëbimit të shqiptarëve myslimanë nga Çamëria

    Ndaluan me dhunë çdo përpjekje për të ruajtur identitetin e popullatës shqiptare të besimit ortodoks, të cilët banojnë edhe sot e kësaj dite në Çamëri (Thesproti). U ndalua përdorimi i gjuhës amtare shqipe të flitej në mjedise urbane dhe një sërë masash të tjera asimiluese, me qëllim që të humbasin vetëdijen e origjinës së tyre kombëtare. Si rezultat i kësaj politike asimiluese, shtypjes dhe diskriminimit, popullsia shqiptare e besimit ortodoks nuk guxon sot të vetëdeklarohet në Çamëri.
    Mbas vitit 1945 filloi dhe aksioni për ndryshimin e strukturës demografike të Çamërisë, kolonizimi me grekë, arumunë, romë i vendbanimeve të çamëve të dëbuar, me qëllim që krahina e Çamërisë të ndryshojë fizionominë.
    Pronat dhe pasuritë e çamëve të dëbuar, pjesën më të madhe të tyre, qeveria greke ua ka dhënë në përdorim këtyre kolonëve, por pa të drejtë tapie.
    Qeveria e sotme greke ndjek një politikë diskriminuese ndaj çamëve në Shqipëri, duke i penguar për të parë vatrat e tyre. Ajo i friket së vërtetës, ringjalljes tradicionale midis vëllazërisë midis çamëve myslimanë dhe ortodoksë.
    Ndryshoi përfundimisht toponomastikën shqipe me grekë në vendbanimet e shqiptarëve në Çamëri.
    Demokratizimi në Shqipëri dhe trajtimi i problemit

    Fitorja e forcave demokratike në Shqipëri, rrëzimi i sistemit komunist dhe i pushtetit monist 45-vjeçar, krijoi kushte e premisa për trajtimin e këtij problemi të madh kombëtar. Si rezultat i pluralizmit, në janar 1991 u krijua shoqëria patriotike atdhetare "Çamëria", si vazhduese e përpjekjeve dhe aspiratave të popullatës martire të Çamërisë. Problemi i Çamërisë është në programet e disa partive të vogla politike në Shqipëri, të cilat po bëjnë përpjekje për zgjidhjen e tij në përputhje me frymën e standardeve e dokumenteve ndërkombëtare të OKB-së, OSBE-së, Këshillit të Evropës mbi të drejtat e njeriut. Në radhë të parë, shoqëria patriotike atdhetare "Çamëria", si dhe pjesërisht qeveritë demokratike shqiptare, i janë drejtuar qeverisë dhe shtetit grek për të zgjidhur këtë problem të mbetur pezull nga e kaluara e afërt, duke gjykuar se bisedimet dypalëshe janë mënyra më e mirë për trajtimin dhe zgjidhjen e tij. Por qeveria greke dhe personalitetet e larta të saj, deri tani kanë mbajtur një qëndrim mohues. Sipas qëndrimit zyrtar grek, çamët myslimanë nuk do të lejohen të kthehen në Çamëri (Greqi), "sepse kanë bashkëpunuar me okupatorin gjerman në Luftën e Dytë Botërore dhe si të tillë ata janë kriminelë lufte dhe janë dëbuar sipas ligjeve greke" (Kryeministri grek, K. Micotaqis, Tiranë, maj 1992). Kjo është shpifje monstruoze dhe falsifikim i qëllimshëm i të vërtetës historike. Të konsiderosh çamët "kriminelë" në një kohë kur ata kanë derdhur gjakun, bashkë me grekët, për çlirimin e përbashkët, është krim i inskenuar politiko-diplomatik. Sepse çamët nuk kanë bashkëpunuar me okupatorët, të çfarëdo lloji qofshin, por janë viktima të tyre. Në qoftë se në Çamëri ka pasur disa dhjetëra kolaboracionistë (fenomen që është vërtetuar në të gjitha shtetet që janë pushtuar nga nazifashizmi gjatë Luftës së Dytë Botërore), në Greqi si të tillë kanë qenë dhjetëra mijë vetë (grekë) me gjeneral Ralisin në krye. Askush sot nuk akuzohet në Greqi, përkundrazi janë rehabilituar me amnistinë e përgjithshme që ka bërë ky shtet. Është fakt historik që çamët janë rreshtuar ndër të parët në rezistencën greke kundër pushtuesit të përbashkët (në radhët e ELAS-it dhe EAM-it). Ekzistojnë dokumente të RAJH-ut gjerman që dëshmojnë se Napolon Zerva, një nga përgjegjësit kryesorë të gjenocidit grek ndaj çamëve, ka qenë bashkëpunëtor i Gestapos gjermane. Nuk mund të fajësohet një popullatë prej dhjetëra mijëra vetësh, sepse sipas gjyqeve speciale politike të inskenuara, në mungesë të çamëve të dëbuar dhe pa mbrojtje juridike, janë dënuar rreth një mijë vetë. Ky qëndrim zyrtar grek nuk është aspak në nderin e qeverisë greke, e cila ka firmosur dhe ratifikuar të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ne nuk akuzojmë sot si fajtore qeverinë aktuale greke për këtë tragjedi, por ajo bëhet bashkëfajtore kur nuk dënon gjenocidin e qarqeve shoviniste greke dhe nuk pranon të zgjidhë problemin çam, duke përdorur akuza false që fshehin të vërtetën. Kjo tragjedi për sa kohë do të qëndrojë pezull, aq më shumë do të rëndojë në ndërgjegjen e popullit grek.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  6. #26
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    "Është koha që çamët të veprojnë në mënyrë ligjore”

    Niko Stillo: “Ne duhet të lëvizim shumë, shpesh të komunikojmë, të lidhim marrëdhënie me avokatët, për të kërkuar ato ç’na takojnë"

    Niko Stillo apo “njeriu akademi” është një çam nga fshati Ftinë (Prevezë), fshat me banorë çamë ortodoksë. Ai ka mbi dyzet vjet emigrant në Gjermani, por asnjëherë nuk ka reshtur së quajturi veten çam dhe së foluri çamçen e vjetër. Kur ishte në gjimnaz e mundonte pyetja se, ç’janë këta shqiptarët, këta arvanitasit. Me vite, njëra-tjetra, librat, ambienti i ndryshëm nga ai familjar dhe shkollor etj., dhanë një përgjigje. Gjeti shkrime 500, 800 vite para Krishtit. Mësoi se ajo gjuha e vjetër është shqipja. Duke lexuar gramatikat më të lashta greke të mbijetuara, i bëri përshtypje që në 12 vjetët e shkollës nuk kishte dëgjuar qoftë edhe një fjalë për to Duke u angazhuar gjithnjë e më tepër me temën e arvanitasve (shqiptarëve), gjeti fjalorin më të vjetër të gjuhës shqipe të Frang Bardhit “Dictionarium Latino-Epiroticum”. Arriti në përfundimin se librat me të cilat ishte informuar në shkollë, jo vetëm nuk shkruanin të vërtetën, por përpiqeshin edhe ta mbulonin atë. U njoh me epigrame të palexuara të pellgut Mesdhetar të shkruara me alfabetin grek, prej atyre që perëndimorët i quajnë etruske, e vetëm një pakicë studiuesish i konsiderojnë ato se bëhet fjalë për gjuhën e shqiptarëve. Ai ka botuar mbi 10 libra për çështjen “Çame” dhe është një nga historianët që e njeh me themel këtë çështje dhe e ka ngritur zërin e protestës për këtë çështje në shumë organizma ndërkombëtarë. Në Simpoziumin e zhvilluar ditët e fundit në Hotel “Tirana International” për çështjen “Çame” ai midis të tjerave me ngulmimin e të pranishmëve foli në çamçen e vjetër, gjuhë, e cila u përcoll me duartrokitje nga të pranishmit.

    Si kanë bashkëjetuar çamët ortodoksë dhe ato myslimanë sipas tregimeve të të afërmve të tu dhe të vet kohës kur ju keni jetuar në Greqi?

    Ne në Prevezë ishin krejt tolerant ishim të gjithë bashkë, çamët ortodoksë dhe çamët myslimanë. Ne quheshim çamë pavarësisht se kishim besime të ndryshme fetare. Por traditat dhe zakonet i kishim thuajse njëlloj, pavarësisht se disa shkonin në kishe disa në xhami. Ne shkonim në të gjitha fshatrat dhe kishim unitet. Fshatrat tona janë shumë të bukur dhe ne i vizitonim të gjitha. Por ne kishim edhe martesa mes nesh.


    A i keni kërkuar të drejtat tuaja kur filluan spastrimet etnike në Çamëri?


    Po. Ne në Prevezë kemi qenë të parët që i kemi kërkuar Parlamentit të Athinës që muslimani i parë Ali Beu (që ishte njeri i kulturës) kishte të drejta në kërkesat mbi të drejtat e pronës dhe lëvizjes së padrejtë të çamëve nga trojet e tyre.


    Kush ju ftoi në këtë simpozium?


    Erdha me ftesën e Ahmet Mehmetit që më mori në telefon dhe më kërkoi që të marr pjesë në simpozium dhe të flas për të drejtat e shqiptarëve dhe çamëve në Greqi. Por që në ftesë i thashë për cilat të drejta mund të flasë? Problemet vijnë nga metodat e policisë, nga metodat, të cilat duan që t’i mbajnë shqiptarët dhe çamët larg njëri tjetrit, si të frikësuar.



    Ju jeni larguar shumë shpejt nga Çamëria. Mund të na sillni disa kujtime nga rrëfimet e të afërmve?


    Kur isha 15 vjeç kishte ardhur në fshat një dhespot, u thotë që të vejë gjithë fshati në klishë. Shkojtën shumë ndërsa 4 pleq nuk vajtën në klishë. Kur mbaroi klisha meshën (pasi kur është në mesha në klishë, dyqanet nuk janë hapur, por mbyllen dhe rrijnë ashtu sa mbaron mesha.l). Vetëm 4 pleqtë shkuan në kafene kundër të gjithëve. Pas meshës, shkon afër tyre prifti dhe u thotë: Pse nuk erdhët në kishë? Dhespoti apo njeriu i shenjtë ( i tha njëri), ku ka qenë kur i thernin apo i zbonin çamët? Ku i kishin sytë në atë kohë? Pse nuk i mblodhët njerëzit si sot që të mos i vrisnin apo zbonin? Prifti nuk tha asnjë fjalë. Nuk dinte ç’të thoshte. Një çoban shkoi të pinte ujë dhe në këtë kohë shkon policia dhe i shkruan në bashki një gjobë pse i ke lënë bagëtitë vetëm. Ato mund të prishnin të mbjellat e të tjerëve. Do marrësh gjobë i thanë. Ai u habit. Edhe ujë nuk duhet të pimë ne çamët?, - u tha çobani. Kështu bëhej ndaj çamëve dikur nga njerëz të veçantë. Por çamët e të dy besimeve fetare shkonin shumë mirë me njeri-tjetrin.


    Ju jeni emigrant tashmë në Gjermani. A keni ndjerë shenja racizmi në këtë vend të zhvilluar të BE-së?


    Racizmi sidomos në vitet e fillimit është ndjerë shumë. Por edhe sot në shumë vende të botës kështu bëhet ndaj emigrantëve. Unë jam 40 vjet emigrant në Gjermani edhe atje ka shumë racizëm. Kur Turqit erdhën në fillim në Gjermani thuajse nuk lëviznin apo bënin bashkim familjar. Edhe grekët në fillimet e tyre si emigrantë në Gjermani nuk gëzonin ato të drejta. Kalonin në majë të gjilpërës kur kalonin kufijtë. Siç bëhet me shqiptarët apo turqit sot që nuk janë në BE. Grekët kur nuk ishin në BE kishin shumë kufizime. Ndërsa sot ata mund të kalojnë në kufirin gjerman edhe mace edhe qenë”. Pra këto janë të drejtat, por nga propaganda del se nuk ekziston racizëm. Në zemër të Çamërisë kanë ndodhur shumë ngjarje. Ngjarje nga më të pabesueshmet.


    Si janë përjetuar vitet e komunizmit kur nuk mund të kishte asnjë kalim në kufirin grek apo anasjelltas?


    Në sistemin komunist çamët ishin në mes dy zjarresh. Nga njëra anë kishim “ujk dhe krokodil”, nga ana tjetër një mur. Kushdo që të shkonte për Shqipëri e “hante krokodili”, po kështu kush donte të kalonte murin me tela shqiptar e priste e njëjta gjë. Askush në atë kohë, në regjimin komunist nuk u kujtua për të drejtat e tyre. Ata nuk kishin si të komunikonin. U shpërndanë nëpër botë. As çamët ortodoksë që mbetën as ata muslimanë nuk mund të shkëmbenin mendime ose të kontaktonin fizikisht.


    Po sot si mund të kërkohet e drejta e komunitetit çam?


    Sot është koha që muret dhe “krokodilët” imagjinarë të hiqen. Ata që kanë frikë të gjejnë rrugë ligjore, pasi tashmë nuk ekziston ai mur apo ai “krokodil” si vite më parë. Tani është pak më ndryshe për çamët. Ka ardhur koha të mos kemi frikë edhe pse ka ndonjë presion nga njerëz të veçuar. Të dalim të shohim edhe fshatrat e mirë në Pramithi, tokën e të parëve, Igumenicë, Filat, të gjejmë ca avoketër që dinë shqip, kështu të kemi një adresë që kush shkon të kërkojë tokat e të parëve, të marrë me vete tapitë, fotografitë e tokave, dokumentet dhe të paraqitet tek këta avokatë. Të hapet edhe zemra mes njerëzve dhe lëvizja të shumëfishohet. S’ka në demokraci trembje nga “krokodilë falsë”. Ata nuk kanë fuqinë e dikurshme. Ne duhet të lëvizim shumë, shpesh, të komunikojmë, të lidhim marrëdhënie me avokatët, për të kërkuar ato ç’na takojnë. Ti kërkojmë për çdo ditë të drejtat tona në mënyrë ligjore. Rrugë dhe forma ka plot, mjafton të interesohemi.

  7. #27
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Diplomacia e munguar
    Mendime për librin e autorit Shefki Hysa
    “Diplomacia e vetëmohimit”

    Tashmë është e njohur nga të gjithë se problemi çam është tepër kompleks në udhën e zgjidhjes së tij. Ndoshta një nga arsyet e moszgjidhjes së tij në kohën e duhur e në kërkesat e tij themelore është pikërisht edhe ky kompleksitet i pranishëm e shumë i madh problemesh që ngërthehet në këtë truall tipik shqiptar qoftë me gjeografinë, me historinë, me kulturën e etnografinë e toponiminë. Krah atyre problemeve politike, historike, kulturore, juridike, etnografike, janë edhe ato të diplomacisë jo vetëm midis dy vendeve që e kanë si problem prioritar, atij shqiptar e atij grek, por edhe me opinionin ndërkombëtar.

    Një kopertinë që ka një dritë në fund të një tuneli. me një hartë-copëz e trungut shqiptar me emrin “Çamëria” e me një portret të hijezuar e të paqartë në konturet e tij (një simbol i goditur i aktualitetit të zgjidhjes së problemit çam), e bën shumë intrigues librin më të fundit të autorit Shefki Hysa, me origjinë nga Çamëria, me titull “Diplomacia e vetëmohimit”.

    Të paktën vetëm për këtë fakt ai është bukur i mirëpritur nga lexuesit e shumtë që ende kanë “uri” për libra të tillë, megjithëse harta e botimeve për Çamërinë është shtuar ndjeshëm në vitet e fundit.

    I ardhur nga një përvojë shumë e pasur botimesh në llojshmëri letrare, në tematikë e në ndërtimin e veprave të tij Shefki Hysa, ashtu si edhe në librat e tjerë të tij rreket të tregohet intrigues dhe origjinal si një studiues e publicist i përmasava të gjëra.

    Përvoja shumë e pasur që ai ka krijuar prej vitesh edhe me botimin e revistës shumë prestigjioze “Krahu i shqiponjës”, duket se nuk ka kaluar pa lënë gjurmë të forta në trajtimin e këtij problemi jo në një rreth të ngushtë njerëzish, intelektualësh apo edhe politikanësh të një krahu të caktuar, të majtë apo të djathtë, (duket se edhe në këtë tollovi alternativash kaq të vakëta që të jep politika shqiptare, nuk i ka shpëtuar edhe problemi çam). Pra, çështja çame paraqitet si një problem apo projekt i mprehtë kombëtar që, gjithësesi mbetet i patrajtuar qartë nga faktorët politiko-diplomatikë.

    Pa dashur që të ndikojmë në mendimin konkret të një lexuesi të kualifikuar dhe shumë të interesuar për këtë temë, të cilit i drejtohet, mund të citojmë edhe mendime të personaliteteve të kulturës shqiptare për problemin çam që trajtohet më konkretisht në librin e Shefki Hysës.
    Kështu shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka shkruar për librin e Shefki Hysës : “Ky libër është i nevojshëm, i domosdoshëm, i moralshëm si çdo botim i arrirë i kësaj natyre, siç janë të shumta arsyet që çamët nuk e harrojnë Çamërinë dhe, merret me mend, kjo është një e drejtë jo vetëm e tyre, por e drejta e gjithë shqiptarëve”.

    Si një “pararojë “ e suksesshme e këtij libri mbetet edhe vlerësimi i poetit, shkrimtarit e studiuesit Dritëro Agolli që ka thënë për krijimtarinë e Shefki Hysës: “ Krijimet e shkrimtarit Shefki Hysa, veçanërisht tregimet e tij dallohen për lëvizjen kontradiktore dhe për prirjen me ankth të fundit të kësaj lëvizjeje eksiztenciale…”

    Poeti Visar Zhiti shkruan: “Në librat e Shefki Hysës fryn era e shqetësuar çame dhe fati i njerëzve është i lidhur me truallin e tyre, ashtu si rrënjët që futen thellë në gurë, por edhe si gishtat e jetës që të përgjakura shtrëngojnë realitetin.”

    Pra, i ardhur nga kjo përvojë letrare, por jo më pak edhe jetësore (ai është një filiz i shëndetshëm i kësaj historie e i kësaj kulture kaq vitale dhe një nga nismëtarët e parë të krijimit të Shoqatës “Çamëria“ dhe të gazetës së saj “Çamëria – vatra amtare”), duket se ai e kishte paksa të garantuar suksesin e veprës së radhës .

    Këtyre përvojave të këtij autori të njohur tashmë në letrat shqipe do t’i shtonim edhe atë politike. Kështu kapitullit të këtij libri voluminoz prej rreth 500 faqesh, do t’i shtonim atë të marrëdhënieve që Çamëria ka patur të paktën në këta 19 vjet me politikën shqiptare. Shkrime të tilla si “Çamëria dhe Senati Amerikan”, “Politika – një zë i vetëm për Çamërinë”, “Marrëdhëniet Shqipëri– Greqi në vite” , “Miratimi i Rezolutës nga Kuvendi zyrtarizon problemin çam” e shumë të tjera që përbëjnë kapitullin më të rëndësishëm të librit “Diplomacia e politikanëve“ hedhin shumë dritë në të sotmen e në të ardhmen e Çamërisë. Duhet të jemi objektivë kur themi se ende në forumet udhëheqëse të komunitetit çam, qoftë edhe në atë të shtetit shqiptar nuk ka një strategji të unifikuar për zgjidhjen e problemit. Disa e quajnë atë thjesht një problem teknik për kthimin e disa pronave, për të cilat edhe tapitë nuk janë të plota e të rregullta. Disa e quajnë atë edhe si problem politik, mbi bazën e të cilit qeveria greke duhet të pranojë genocidin mbi popullsinë e pafajshme çame, etj, etj.

    Mendojmë se leximi e, më saktë, studimi i këtij kapitulli do t’u hapte shumë dritare të tjera të reja politikanëve të sotëm e atyre që do të ulen nesër në kolltukët parlamentarë për këtë problem. Racionaliteti i paraqitjes së problemeve dhe mënyra e trajtimit të drejtpërdrejtë me një gjuhë shumë të kulturuar e të kuptueshme, e bën të lexueshëm secilin shkrim të tij. Nga ana tjetër autori ka përdorur në këtë kapitull kaq të rëndësishëm të gjithë gjinitë publicitike si artikullin problemor, reportazhin, intervistën etj.

    Kjo tablo e qartë do të ishte disi e venitur nëse nuk do të flisnim edhe për një pjesë të madhe të librit që autori ia kushton shkrimtarit disident çam Bilal Xhaferri. Janë botuar deri tani disa shkrime për Bilalin në një kohë që tregu shqiptar i librit dhe bibliotekat shqiptare të të gjitha trojeve kanë shumë “uri” për të njohur këtë personalitet të vërtetë artistik e tragjik të Çamërisë e të mbarë kombit shqiptar.

    Ndryshe nga ato pak informacione letrare e publicistike që janë botuar në faqet e shtypit tonë periodik, jeta e Bilal Xhaferrit e aktiviteti i tij letrar, jetësor, patriotik jepet me shumë kolorit. Në të jepen kujtimet e miqve të poetit si të Namik Manes, Riza Millës, Skënder Xhelos, Selfo Hoxhës, Elez Bardhit, Antika Xhaferri, Aqif Dino, Ballkëz Halilit, Bedri Myftari, Agim Mehqmesë etj.

    Edhe vetë puna krijuese e autorit Shefki Hysa është e lidhur në një masë të madhe me njohjen, propogandimin e botimin e veprës së Bilal Xhaferrit. Madje edhe në delegacionin e Ministrisë së Kulturës më 1995, për kthimin e eshtrave të këtij personaliteti nga Amerika në atdhe, Shefki Hysa kishte rolin e tij nismëtar.

    Më 1974 për herë të parë në Çikago të SHBA shkrimtari Bilal Xhaferri themeloi revistën kombëtare “Krahu i shqiponjës”. Pra, ai pas arratisjes nga Shqipëria më 1969, si u vendos në diasporë, në Amerikë, nuk u rehatua, por iu përkushtua atdhetarisë. Janë 14 vite të vështira, por edhe shumë të bukura kur Bilali u vu në drejtimin e revistës “Krahu i shqiponjës”, botim i Lidhjes Çame, me një përmbajtje shumë të spikatur atdhetare që e bëri edhe më të njohur në mjediset patriotike të mbarë diasporës shqiptare në botë. Në të njëjtën kohë kjo revistë kaq e dashur për shqiptarët e Çikagos, Bostonit e të shumë qyteteve ku kishte çamë shqiptarë e kosovarë, u bë edhe një arsye më tepër që armiqtë të gjenin mënyrën për ta ndëshkuar edhe me humbjen e jetës së tij, në atë kohë kur ai kishte ende kaq shumë për të bërë për problemin kombëtar në përgjithësi e për atë çam në veçanti.

    Pikërisht tradita e shkëlqyer e kësaj reviste deri në vitin 1986, kur poeti u largua nga jeta, do të vazhdonte mbijetesën e saj më 1995. Kësaj radhe në Shqipëri e pikërisht në drejtimin e shkrimtarit Shefki Hysa. Kjo gjë u bë paralelisht edhe me krijimin e Shoqatës Kulturore “ Bilal Xhaferi”, e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite që të bëjë jehonën e veprës së këtij personaliteti të njohur të etnisë sonë.

    Një përvojë e tillë organizative e botuese në kërkim të njohjes së këtyre vlerave e bën aq mirë edhe në një numër të konsiderueshëm faqesh shkrimtari Shefki Hysa në librin e tij. Me një tendencë të mirë për të qenë edhe i larmishëm në ndërtimin e librit, ai boton edhe një pjesë të poezive të zgjedhura të poetit Bilal Xhaferri të nxjerra nga dosja e ish sigurimit të shtetit komunist shqiptar, ku ishin burgosur si krijimtari disidente, pra, si shkas për të ndëshkuar autorin e tyre.

    Gjuha e zgjedhur artistiko-publicistike e librit është një tjetër kontribut që sjell autori me këtë vepër, në një kohë që jo të gjithë botimet e sotme ta afrojnë këtë kontribut më se të domosdoshëm. Nis kjo gjuhë interesante që në parathënien e librit të shkruar nga vetë autori. Mes të tjerash theksohet: “A nuk është marrëzi që për një kokëkrisje, lajthitje a inat të çastit, të lësh pa realizuar programin e punës tënde, të lësh pa jetuar gjithë pasion jetën tënde me mendimin se do ta përjetojë fëmija yt, që nuk dihet se kur do të lindë dhe nëse do të lindë i mbarë a i prapë a me dëshira dhe ëndrra krejt të tjera nga ato të tuat?... Unë me miqtë e mi me mençuri, urtësi e diplomaci po realizojmë synimet dhe objektivat tona: përplasjet, kërcënimet dhe asgjësimet ua kemi lënë të tjerëve, kudërshtarëve tanë… Dhe kështu me mençuri e me sakrifica gjer në prag të vetëmohimit, do ta bëjmë një realitet të mrekullueshëm ëndrrën e madhe të çamëve…”

    Ky mesazh shumë domethënës plotësohet në fund të librit edhe nga Namik Mane, shkrimtari disident e miku i ngushtë i poetit Bilal Xhaferri, në shkrimin e titulluar: “Mos e harroni Çamërinë!”

    Është më tepër se një kërkesë e një patrioti çam kjo thirrje. Është një kërkesë, një lutje, një amanet i të parëve, është një porosi e brezave, është një e drejtë universale që nuk lejon harresë, aq më tepër moszgjidhje, është një klithmë çame që duhet ta dëgjojë mbarë diplomacia shqiptare, evropiane e ajo botërore për zëjidhjen e problemit çam. Ta dëgjojë ajo diplomaci kombëtare që nuk duhet ta masë punën e saj vetëm me disa shkrime gazetash apo me ndonjë fjalim diplomatik në sallat e tribunat e zbukuruara me lule e mikrofonë.

    Ja si apelon ai:

    “…Bëni një udhëtim në veriperëndim të Greqisë. Do të dëgjoni se si flitet ende një çamçe e kulluar. Do t’ju tregojnë histori të dhimbshme themelet e muret e rrëzuara të shtëpive tona, do t’ju flasin varret e themelet e gjyshërve e stërgyshërve tanë, varret e tyre që kërkojnë varret tona... Janë ende gjallë ca pak baballarët tanë që kërkojnë të flasin me ju. Jemi gjallë ne, bijtë e tyre që e njohim mirë shtrirjen e Çamërisë. S’kemi nevojë për harta. S’kemi nevojë për tapira. I dimë saktë sinorët tanë. Po ne kërkojmë mbështetjen tuaj humane, o miq, kërkojmë urtësinë tuaj, kërkojmë që t’i hidhni një vështrim problemit çam dhe do të shikoni se është mbushur plot e përplot me të vërteta”…

    Namik Selmani
    Shkrimtar
    Shkurt , 2009

  8. #28
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    “Cameria”, proteste ne sheshin “Skenderbej”
    26/04/2009 17:45

    “Cameria”, proteste ne sheshin “Skenderbej”
    Shoqata “Cameria” ka organizuar ne sheshin “Skenderbej” nje proteste paqesore, e cila u zhvillua vetem pak ore perpara se kreu i qeverise greke, Kostas Karamanlis, te nise viziten e tij te pare zyrtare, ne Tirane.

    Protestuesit came kerkuan qe takimi i se henes me kryeministrin grek, te sherbeje per sensibilizimin e politikes se te dyja shteteve, per t’i dhene nje zgjidhje ceshtjes came.

    Nderkohe qe shoqata “Cameria” dhe Partia Bashkimi per Demokraci dhe Integrim, qe mbron interesat e popullsise came, i kane kerkuar ambasades greke ne Tirane, nje takim me kryeministrin grek Karamanlis, gjate vizites se tij zyrtare ne Tirane.

    http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=149852

  9. #29
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Camet dhe te gjithe Shqiptaret duhet te mos harxhojne kohe me protesta paqesore por te kapin pushket dhe tjua hedhin trute ne ere atyne qeveritareve qe nuk ndihmojne qeshtjen e tyne ose ta leshojne karrigen ku ato qeverisin.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Sikur ta dinit ju se sa frike kane qeveritaret grek nga problemi Cam, nuk do rrinit kaq urte. Ata nga frika qe kane, i thone aman kaloresave qeveritar shqiptar, bejme ne cte doni ju per ju, vetm problemin Cam mos na e vini ne tryeze. Bejne ca naze te dyja palet por shpejt bien ne ujdi dhe fap e fap i hypin kalit me samar grek.
    Cohuni vellezer Cam ne menyre dinjitoze dhe kerkoni ate qe nuk mohoet dot. Kerkoni te takoheni me Kryeministrin Grek neser ne Tirane dhe bisedoni ne menyre te kulturuar me te , larg urrejtjes, larg dasive, ne emer te mbrojtjes se te drejtave te njeriut. Mos kerkoni leje nga ambasada greke, as nga qeveria shqiptare.

  11. #31
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    PDU, promemorie për zgjidhjen e çështjes çame

    PDU, promemorie për zgjidhjen e çështjes çame
    Tërhequr më 10 Dhjetor 2009



    TIRANË - Në ditën botërore të luftës kundër genocidit, Partia Drejtësi dhe Unitet i ka dorëzuar dje delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, një promemorie ku kërkojnë zgjidhjen e çështjes çame.


    Në promemorien e dorëzuar në Komisionin Evropian, kopje e së cilës i është drejtuar edhe drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar, si edhe të gjitha ambasadave të BE-së në Shqipëri, kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare dhe Shqipëria, "që t'i imponojë Greqisë:


    a) Pranimin publik të fajit, prej Greqisë, shtetit shkaktar të këtij genocidi;

    b) Dëmshpërblime për familjarët e viktimave të pafajshme, të këtij genocidi;


    c) Mundësi për anëtarët e Komunitetit tonë për të vizituar tokat dhe varret e të parëve;


    d) Ngritje e lapidareve apo monumenteve, që nderojnë të vdekurit dhe të vrarët e asaj periudhe dhe heqjen e memorialëve të atyre që shkaktuan masakrat mbi popullsinë shqiptare çame;


    e) Restaurim të së drejtës së pronësisë; f) Amendim të ligjeve të vitit 1970-1980 në ato nene, që ndalojnë ish shtetasit grekë me kombësi shqiptare të rikthehen;


    g) Realizimin e te drejtës së rikthimit në tokat e tyre të të gjithë atyre, që e duan një gjë të tillë, duke rifituar statusin e para Luftës së Dytë Botërore; h) Kompensim eventual të pronave të konfiskuara dhe pagim të gjithë detyrimeve ligjore nga shfrytëzimi i këtyre pronave, depozitave bankare, fabrikave, trojeve bujqësore apo për ndërtim".



    Pas bërjes publike të promemories, Kryetari i PDU-së, Shpëtim Idrizi, ka deklaruar dje se marrëdhëniet e mira fqinjësore midis Shqipërisë dhe Greqisë kalojnë nga një zgjidhje e drejtë e problemit çam. "Nëse ne, nuk do të shohim asnjë përparim në këtë drejtim, do të përshkallëzojmë protestën tonë me të gjitha mjetet demokratike, politike, juridike, etj., deri në plotësimin e të gjithë të drejtave tona të ligjshme", - tha Idrizi.


    lajme.shqiperia.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDLIN : 10-12-2009 më 08:53

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2009
    Vendndodhja
    Preveze
    Postime
    71
    Une piqem me ato qe thot Djalepirotasi me lart po do shtoja edhe sa diku par se dy shtete qe preps te zgledhin problemin cam nuk e njohin as grekia as shqiperia, del pyetja se chesh benet me tutje?
    Mire me politiken paqesore kan kaq vite edhe sikur te njejtat persiriten nje soj me apele memorandume edhe protesta nga njehere edhe me sabotime per mos te zemerohen maerdheniet e kesaj ose tjetres qeveri ose sali berishes si u be kur vin greket ne Tirane. Me keq akoma kur lideret e organizatave came ven edhe bejn koalicione me ata qe e din se skan per te tundur glishtin per camerine edhe as qe te njohin le me per te zgledhur.
    Ja me sot keshtu eshte puna,. Tani qe keta dy deputetet kan marr persiper ne vehte jasht kontrolit te partive qe i kan koroidhepsur per 45+20 vjet keto aktivitete jan te mira qe te dali nga narkosa qe e kishen futur ceshtjen came si nje gje e vetme isoluar per camet ne bodrumet e shoqerise ashtu qe e kan trahseguar si zakon edhe e zbatojn ate kulture ne politiken edhe jo si pjes e gjith politikes shqiptare. Patagoma me e madhe eshte se ku shkoven camet pas kesaj politikes per 20 vjet? ......Zgjuarsia came ku vajte?
    Aq sa kerkohet nga te huajt me teper preps te benet presioni brenda diku lidhur edhe ben ze patriotismit gjith shqiptarve ne te gjitha vendet qe ne se qeverite ne tirana nuk angazhohen shkelin preamblen e kushtetutes qe flet per bashkimin e tokave shqiptare. Ne ket drejtim kjo parti e re e pavarur e camve mundet te arrij diku prekur interesat ekonomike greke me fushat edhe thirrje per sabotimin e mallrave greke sidomos tani qe kan hir ne kriz.
    Ato te remet e sheshit se do gjuajn emigranted nga greqia nuk i ha me as katina e konstantakit.
    Idrizi ne nje folje te ti tha se kjo parti e ty do hiri ne kontakte edhe me politiken dhe diplomacine internacionale. Ket mund te bejn se jan te pavarur edhe do kish teper resultate positive te shumanshme. Nuk jam i sigurt ne se esht ne platformen etyre akoma.
    Te gjith shqiptaret sidomos camet qe jan jasht mund te dihmojn shum per kete.
    Ne se dikush din me teper te na informoj per progarmin etyre edhe ku kan po kan faqe per tu lidhur me bazen e kesaj partis. Ju falenderojm qe tani.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    fakte reale , tema pa fund , te drejta te mohuara por asgje .....

    Shpetim Idrizi formoi partine per drejtesi dhe unitet mbase do i veri ne levizje njerzit dhe shtetin .

    http://www.facebook.com/profile.php?...9107870?ref=nf


    eshte dhe nje parti tjeter Partia per drejtesi dhe integrim .

    te dyja keto parti jane ne parlament .

  14. #34
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Camet, zgjedhin avokate britanike per padite ne Strasburg dhe Hage

    E Diele, 13 Dhjetor 2009


    Ceshtja came do te mbrohet ne gjykaten nderkombetare te Strasburgut dhe te Hages, nga dy avokate britanike. Deputetet e Partise per Drejtesi dhe Unitet, Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, prezantuan dje ne Vlore, avokatet e perzgjedhur per t'u marre me ceshtjen came ne Gjykaten e Strasburgut per pronat dhe ne ate te Hages, per gjenocide. Ne nje takim te organizuar pikerisht per kete ceshtje, kreu i PDU-se, Shpetim Idrizi, tha se kjo iniciative ka per synim zgjidhjen nje here e pergjithmone te ceshtjes came ne Shqiperi. Sipas tij, avokatet, pas degjimit dhe relacioneve te deshmitareve okulare te genocidit grek ndaj komunitetit cam, do te nxjerrin prej andej faktet juridike per te mbrojtur dhe zgjidhur juridikisht kete ceshtje. "Per te cuar ne vend amanetin e te pareve tane",-tha Idrizi. Qe ne takimin e djeshem, u degjuan deshmite e para nga te mbijetuar te gjenocidit cam, te cilet kane ardhur ne Shqiperi pas reprezaljeve. "Qellimi i kesaj iniciative te ndermarre nga PDU, eshte zgjidhja nje here e mire e ceshtjes came", theksoi Idrizi. Me tej fjala iu dha perfaqesuesve te ndryshem te komunitetit cam, qe i kane mbijetuar masakrave dhe reprezaljeve, te cilet treguan dhe dhane deshmite e tyre per tragjedite, vrasjet dhe pronat e zaptuara ne fshatra te ndryshme te Camerise. Partia per Drejtesi dhe Uniteti, PDU e cila perfaqesohet me dy deputete ne Kuvend, ka per qellim te saj kryesor, mbrojtjen dhe zgjidhjen e ceshtjes came. Per kete arsye, deputetet e PDU-se, vendosen ta ankimojne kete ceshtje ne Gjykatat Nderkombetare, per te marre nje zgjidhje mbi te.

    R. Rapushi



    K.J

  15. #35
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Ke te drejte Arvaniti, ç'mund te thone te huajte kur Tirana hesht.
    Tirana gjate ketyre viteve te demokracise, me perjashtim te 2-3 rasteve te belbezimit per Çamerine ka heshtur....
    Asnjehere nuk u paraqit ne mardheniet me Greqine me dinjitetin e te barabartit.
    Prandaj presioni me i madh duhet bere ndaj "Tiranes", e qe te behet kjo duhet te keshe nje peshe te caktuar, prandaj une mendoj se kjo parti nuk duhet te mbetet parti vetem e Çameve...

  16. #36
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Citim Postuar më parë nga EDLIN Lexo Postimin
    Ke te drejte Arvaniti, ç'mund te thone te huajte kur Tirana hesht.
    Tirana gjate ketyre viteve te demokracise, me perjashtim te 2-3 rasteve te belbezimit per Çamerine ka heshtur....
    Asnjehere nuk u paraqit ne mardheniet me Greqine me dinjitetin e te barabartit.
    Prandaj presioni me i madh duhet bere ndaj "Tiranes", e qe te behet kjo duhet te keshe nje peshe te caktuar, prandaj une mendoj se kjo parti nuk duhet te mbetet parti vetem e Çameve...
    Jo vetëm që heshtin por do na e sjellin punën ngadal edhe emrin Shqiptarë mos ta cekim , sikurse që shifet ke disa persona këtu në këtë forum .

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Citim Postuar më parë nga EDLIN Lexo Postimin
    Ke te drejte Arvaniti, ç'mund te thone te huajte kur Tirana hesht.
    Tirana gjate ketyre viteve te demokracise, me perjashtim te 2-3 rasteve te belbezimit per Çamerine ka heshtur....
    Asnjehere nuk u paraqit ne mardheniet me Greqine me dinjitetin e te barabartit.
    Prandaj presioni me i madh duhet bere ndaj "Tiranes", e qe te behet kjo duhet te keshe nje peshe te caktuar, prandaj une mendoj se kjo parti nuk duhet te mbetet parti vetem e Çameve...
    mire e ke ne kete qe thua por meqe Tirana hesht dikush duhet ta ngreje zerin dhe mos bashkohet ne heshtjen e tyre.nese ceshtja fillon dhe merr permaza te medha dhe serioze Tirana nuk do kete si te heshti me .

  18. #38
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Me sa po shoh kete po ben PDU...
    Mire do ishte qe PDU dhe PDI te shkriheshin ne nje dhe te arrinin te thithnin ne gjirin e tyre te gjitha ato forca pozitive qe mbeshtesin:
    Kodi:
    preamblen e kushtetutes qe flet per bashkimin e tokave shqiptare

  19. #39
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Camet, zgjedhin avokate britanike per padite ne Strasburg dhe Hage


    Ceshtja came do te mbrohet ne gjykaten nderkombetare te Strasburgut dhe te Hages, nga dy avokate britanike. Deputetet e Partise per Drejtesi dhe Unitet, Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, prezantuan dje ne Vlore, avokatet e perzgjedhur per t'u marre me ceshtjen came ne Gjykaten e Strasburgut per pronat dhe ne ate te Hages, per gjenocide. Ne nje takim te organizuar pikerisht per kete ceshtje, kreu i PDU-se, Shpetim Idrizi, tha se kjo iniciative ka per synim zgjidhjen nje here e pergjithmone te ceshtjes came ne Shqiperi. Sipas tij, avokatet, pas degjimit dhe relacioneve te deshmitareve okulare te genocidit grek ndaj komunitetit cam, do te nxjerrin prej andej faktet juridike per te mbrojtur dhe zgjidhur juridikisht kete ceshtje. "Per te cuar ne vend amanetin e te pareve tane",-tha Idrizi. Qe ne takimin e djeshem, u degjuan deshmite e para nga te mbijetuar te gjenocidit cam, te cilet kane ardhur ne Shqiperi pas reprezaljeve. "Qellimi i kesaj iniciative te ndermarre nga PDU, eshte zgjidhja nje here e mire e ceshtjes came", theksoi Idrizi. Me tej fjala iu dha perfaqesuesve te ndryshem te komunitetit cam, qe i kane mbijetuar masakrave dhe reprezaljeve, te cilet treguan dhe dhane deshmite e tyre per tragjedite, vrasjet dhe pronat e zaptuara ne fshatra te ndryshme te Camerise. Partia per Drejtesi dhe Uniteti, PDU e cila perfaqesohet me dy deputete ne Kuvend, ka per qellim te saj kryesor, mbrojtjen dhe zgjidhjen e ceshtjes came. Per kete arsye, deputetet e PDU-se, vendosen ta ankimojne kete ceshtje ne Gjykatat Nderkombetare, per te marre nje zgjidhje mbi te. R. Rapushi
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  20. #40
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Pershendes te gjithe çamet per nismen qe kane ndermarre ....Dhe uroj te jene te bashkuare dhe kembengulse deri ne fund... Per realizimin e drejtave te tyre njerzore dhe kombetare...
    Dhe kame bindjen ,se do kene perkrahjen e gjithe popullit shqiptare... Per kete mision sa fisnik po aq kombtare!...
    Njekohsishte jame shume i revoltuare, ndaj qeveris dhe politikaneve Shqiptare... Qe qedrojne
    indiferent ndaj kesaj çeshtje sa madhore po aq kombetare!...

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2298
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 11:21
  2. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  3. Ceshtja Shqiptare,detyrim Per Cdo Shqiptar
    Nga DARDAN PEJA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 07:33
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  5. Çështja çame: PS rrëzon projektrezolutën e opozitës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •