Kur historiani bizantin Efremi shkruante pėr shqiptarėt.
• Dr. MOIKOM ZEQO
Historiani bizantin Efremi, qė ka jetuar nė fundin e shekullit XIII, ėshtė krijuesi i njė kronike nė formėn e njė eposi me
10392 vargje. Tema e kronikės nis me periudhėn e Jul Qezarit e mbaron me rimarrjen e Kostandinopojės nga bizantinėt mė 1261. Burime kryesore pėr kėtė vepėr janė jo vetėm vėzhgimet e Efremit, po edhe tė autorėve tė tjerė paraardhės e tė njohur si Akropoliti, N. Honiati e J. Zonara. Nė kėtė kronikė poetike ka njoftime e fakte me interes tė veēantė pėr Shqipėrinė e shqiptarėt, pėr ngjarjet e mėdha tė kohės. Efremi shėnon - fakt ky tepėr kuptimplotė - krahinėn e madhe Arbanon dhe banorėt e arbanoit, d.m.th. shqiptarėt. Por krahas kėtyre emėrtimeve mesjetare pėrmend dhe emrin antik ilir, pėr tė njėjtėn popullsi etnike, duke bėrė njė lidhje logjike e vazhdimėsie tė ilirėve me shqiptarėt. Efremi ka shkruar pėr ngjarjet e shekullit XIII, qė i pėrkasin periudhės sė Despotatit tė Epirit, kryesisht gjatė viteve tė sundimit tė Teodor Engjėllit e Mihal II Ėngjėllit. Mihali i Engjėll Komneni si sundimtar i Despotatit tė Epirit ndenji nė pushtet nga viti 1204 deri mė 1216. Ai u mbėshtet edhe te feudalėt arbėr e sidomos te Dhimitri, sundimtari i Arbėrisė, kundėr Venedikut. Mė 1213, duke u mbėshtetur nė pakėnaqėsinė e bujarėve vendas, i shkėputi Venedikut qytetin shumė tė rėndėsishėm tė Durrėsit. Despotati i Epirit pėrfshinte njė pjesė tė madhe tė viseve tė Shqipėrisė sė sotme. Ėshtė kjo njė epokė me lėvizje e pushtime tė ndryshme. Ballkani sidomos trojet e shqiptarėve, si urė strategjike drejt Kostandinopojės, tėrheqin vėmendjen e sundimtarėve tė Evropės perėndimore, tė Venedikut e tė Papatit. Efremi jep njė pasqyrė tė epokės. Pėrshkruan dhe vdekjen e Mihalit I Ėngjėll Komnenit:
Meqenėse Mihali u ther ēnjerėzisht me shpatė
nga njė burrė i quajtur Romeo
natėn kur ishte duke fjetur nė malet e Beratit
dhe papritur e la kėtė jetė
sundimin e tė vėllait e merr Teodori.
Teodor Engjėll Komneni (1216 -1230) qe tepėr energjik. Mė 1217 zbarkon nė Durrės perandori latin i Bizantit, Pjerr dė Kurtėnė, i shoqėruar me 160 feudalė e 5000 kalorės.
I shtyrė nga Venediku, ai u pėrpoq tė merrte me sulm e rrethim Durrėsin. Banorėt e Durrėsit u mbrojtėn deri nė fund. S’e dhanė qytetin. Atėhere ushtria frėnge vazhdoi rrugėn nėpėr luginėn e Shkumbinit. Por pikėrisht nė kėtė luginė Teodor Engjėlli Komneni e sulmoi dhe e shpartalloi, duke e zėnė rob vetė perandorin, Pjerr dė Kurtėnė. Kjo qe njė fitore e madhe qė bėri shumė bujė nė Evropėn perėndimore e drejtohej kundėr Venedikut, pretenduesit tė vjetėr tė tokave shqiptare e Papatit. Efremi tregon nė vargje:
Pjeri duke qenė dhėndėr nga motra
i perandorėve, Erikut dhe Boduinit,
u kurorėzua nga papa sundimar i latinėve.
Me vdekjen e Erikut u dėrgua nė Bizant,
mbasi sulmoi e s’e mori qytetin e epidamnasve,
pėrmes vendit tė shqiptarėve nxitoi tė
pushtonte Kostandinopojėn
me njė ushtri tė armatosur shkėlqyeshėm.
Por e arriti mė parė Teodori,
e vuri ne ikje dhe e mundi plotėsisht.
Natyrisht, nė kėtė fitore, qė u bė mė truallin shqiptar, qe vendimtare ndihmsa e forcat e vendasve. Efremi jep tė dhėna dhe pėr viset tona. Jep shumė shpejt emrin e vėndit Arbanon dhe nė vargun 8093 zė nė gojė ‘’pllajėn ilire’’. Durrėsin e emėron edhe me emrin e lashtė Epidamn. Pėrmend Beratin; qytetin e Krujės, Dibrėn, Ohrin, krahinat e Kunavisė dhe tė Matit, Devollin etj.
Teodor Engjėlli Komneni ndėrton nė vitin 1225 njė kryekullė nė Durrės. Me kėtė rast vendos edhe njė pllakė me vargje jambikė, nė greqisht, me lėvdata panegjeriste pėr vehten; ku krahasohet me Briarin (Njėqinduarshin mitologjik). Pėr kėtė poezi mesjetare tė Durrėsit flasin shumė autorė si G. Hahn, Arvanitoi; Hezei etj. Kėtė pllakė monumentale e ka parė me sytė e tij dhe arkeologu i famshėm Artur Evans gjatė ardhjes sė tij nė Durrės nė vitin 1878. Interesant ėshtė tė vihet nė dukje se dy vargje tė kėtij mbishkrimi poetik ngjajnė shumė me vargjet 7660- 7661 tė kronikės sė Efremit. Dhe Efremi e krahason Teodorin me figurėn e Briarit. Kjo na shtyn tė mendojmė se Efremi e ka ditur pėrmbajtjen e pllakės poetike tė Durrėsit e vargjet e saj i ka futur nė kronikė pėrafėrsisht. Sipas kronikės del qartė se shqiptarėt kėrkonin pavarėsi nga sundimi i Teodorit e nga pasardhėsit e tij. Krerėt e feudalėve shqiptarė krijonin aleanca tė ndryshme pėr tė manovruar, pėr tė pėrfituar natyrisht pėr vete. Kėshtu, nė vitin 1253 nė konfliktin midis perandorit tė Nikesė dhe despotit Mihali II shqiptarėt kalojnė nė anėn e perandorit. Me kėtė rast pėrmendet sundimtari shqiptar Goleami nga Arbanoi. Efremi thekson:
Goleami, njė prej tė nderuarve tė shqiptarėve,
Irenėn, mbesėn e mirėfilltė tė perandoreshės,
si peng tė miqėsisė e mori bashkėshorte.
Fakti qė perandori i Nikesė i jep pėr bashkėshorte mbesėn e gruas sė tij tregon se Golemi shqiptar kishte shumė peshė, qe shumė i pėrfillshėm pėr forcat qė dispononte dhe rolin qė luante nė skenėn politike tė kohės.
Ky sundimtar shqiptar i shekullit XIII ėshtė njė figurė paraprijėse e atyre princėrve vėndas, qė do tė fuqiqoheshin aq shumė njė shekull mė pas, si Balshajt, Muzakajt, Topiajt, Shpatajt etj. Nė vargjet 9156- 9160 flitet nė kronikė pėr kėshtjellėn shqiptare tė Kaninės sė Vlorės, kurse nė vargjet 9385- 9837 Efremi shkruan pėr Kostandin Kabasillėn, njeri shumė i ditur pėr kohėn, qė ka qenė edhe kryepeshkop i Durrėsit.
Kronika poetike e Efremit ėshtė njė vepėr e njohur e shekullit XIII, vepėr qė ka qenė e pėrdorur dhe nė bibliotekat e Shqipėrisė mesjetare. Njė dokument i vitit 1399 i igumentit Daniel, tė manastirit tė Perondisė sė Beratit regjistron 20 libra tė ēmuar tė bibliotekės sė manastirit si dhe sende tė tjera me vlerė artistike dhe tė kultit, tė cilat i dorėzohen pėr ruajtje nga “frika e turkut” princit shqiptar Teodor Muzakės. Midis librave ėshtė dhe libri nė vargje i Efremit, krahas atyre tė Anastasit, Zonarės, Antihout etj. Kjo flet pėr njė jetė intelektuale tė kohės pėr njohje tė literaturės e autorėve qė kanė shkruar nė shekuj pėr temėn shqiptare, pėr viset tona, pėr ngjarj e persona tė historisė sonė etj. Tė tėra kėto fakte dėshmojnė se Shqipėria mesjetare ka qenė e pėrmendur nė analet e kohėrave, ka marrė pjesė aktive nė ngjarjet historike e ka luajtur pėrherė rolin e saj tė rėndėsishėm. Gjithashtu, viset shqiptare s’kanė qenė tė izoluara nga informacioni kulturor e shencor i bashkėkohėsve; i dijetarėve qoftė tė Perėndimit, qoftė tė Lindjes.
Marre nga "Gazeta Shqiptare"
Krijoni Kontakt