Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24

Tema: Ali Ahmeti

  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Ali Ahmeti

    Kush eshte Ali Ahmeti?

    Kryetar i Bashkimit Demokratik pėr Integrim, dhe deputet nė Parlamentit e Maqedonisė, ka lindur mė 4 janar 1959 nė fshatin Zajas, Kėrēovė.Angazhimi politik i tij ka filluar qysh nė shkollė tė mesme, kur arriti qė me sukses tė vendoste pėrdorimin e gjuhės shqipe nė gjimnazin e tij nė Kėrēovė. Nė vitin 1979 Ahmeti fillon studimet nė Fakultetin filozofik pranė Universitetit tė Prishtinės, ku diplomon nė vitin 1983. Gjatė viteve 1981 dhe 1983 ai bėhet njėri nga bartėsit e lėvizjes studentore qėllimi i sė cilės ka qenė pėrmirėsimi i statusit politik tė shqiptarėve nė Kosovė dhe Maqedonis dhe ka ndihmuar nė organizimin e protestave studentore nė Prishtinė, aktivitet i cili kulminoi me arrestimin dhe dėnimin nė njė vit bur pėr bindje politike.

    Nė vitet 1984/86 ka ndihmuar nė ripėrtėrirjen e lėvizjes studentore dhe popullore nė Kosovė. Nė vitin 1986, Ahmeti fiton azil politik nė Zvicėr, ku jeton deri nė vitin 2001 dhe vepron si koordinator i grupeve tė ndryshme. Nė vitet 1988/89 ai ėshtė njėri nga udhėheqėsit e protestave tė minatorėve dhe studentėve tė cilat pėr herė tė parė mė seriozisht e sfiduan regjimin e Sllobodan Miloseviqit. Nė vitet 1989/90 ai ka qenė njėri nga organizatorėt e protestave masive tė diasporės shqiptare nėpėr Europė.

    Mbėshtetjen e tij politike gjatė kėtyre viteve Ahmeti e ka pasur nė Lėvizjen Popullore tė Kosovės. Nė vitin 1986 ai ėshtė zgjedhur anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm, me detyrė ndėrlidhjen ndėrmjet Kosovės dhe Europės. Nė vitin 1988 ai ėshtė zgjedhur anėtar i Kryesisė sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, funksion nė tė cilin ėshtė rizgjedhur nė vitin 1993, me detyrė special sektorin ushtarak.

    Nė vitin 1996, nė vlugun e rritjes sė presionit dhe dhunės kundėr shqiptarėve tė Kosovės, Ahmeti ka qenė njėri ndėr themeluesit e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe nė vitin 1998, nė fillim tė luftės, ai ėshtė zgjedhur anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

    Nė vitin 2001 Ahmeti zgjidhet Komandant Suprem dhe Pėrfaqėsues Politik i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare nė Maqedoni. Pas Marrėveshjes kornizė tė Ohrit tė nėnshkruar nė gusht dhe shpėrbėrjes sė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare nė shtator tė kėtij viti, Ahmeti angazhohet aktivisht nė procesin e implementimit tė Marrėveshjes Kornizė. Pėr kėtė qėllim, nė fillim tė vitit 2002 ai e inicoi dhe u emėrua Kryesues i Kėshillit Koordinues qė bashkonte partitė politike shqiptare nė Maqedoni dhe strukturat e mėparshme tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare nė njė platformė tė disenjuar pėr ta shtyrė pėrpara implementimin e marrėveshjes paqėsore.

    Nė qershor tė vitit 2003, Ahmeti e themelon Bashkimin Demokratik pėr Integrim dhe zgjidhet Kryetar i kėsaj partie. Nė shtator tė vitit 2002, Bashkimi Demokratik pėr Integrim e fitoi besimin e shumicės dėrrmuese tė elektoratit shqiptar nė zgjedhjet parlamentare tė Maqedonisė. Ali Ahmeti u zgjodh deputet i Parlamentit tė Republikės sė Maqedonisė, ndėrsa Bashkimi Demokratik pėr Integrim hyri nė koalicionin qeveritar. BDI mbanė pozicionet e njė Zėvendės-Kryeministri, 5 ministrave dhe pesė zėvendės-ministrave.

    Nė zgjedhjet e 5 korrikut 2006, koalicioni BDI-PPD qė e udhėhiqte Ali Ahmeti fitoi 17 deputė dhe paraqet grupin mė tė madh parlamter shqiptar.

    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Vendndodhja
    junik
    Postime
    42
    o ali rrnofsh

  3. #3
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Ali Ahmeti eshte nje atdhetar idealist dhe nje politikan realist.Ai nuk hyj ne kategorine e politikaneve me paramendim per nje parti, me paramendim per nje pushtet, me paramendim per nje pushtim te dyte mbi popullin e tij te pushtuar. Nje atdhetar , nje bire fisnik i kombit shqiptar si Ali Ahmeti jane pak, disa kane fatin te flijojne gjithcka per kombin dhe disa te punojne, flijojne dhe mbijetojne .E tille eshte jeta, rradhitet krah per krah me me atdhetaret qe rane deshmore ne gjithe luftrat e fundit ne Ballkan, shumicen e deshmorve i kishte bashkepuntore te mire ne Kosove dhe ne mergim, bashkenjohes dhe bashkeveprimtar i vete Komandantit Legjendar te UCK-se feniksit Adem Jashari.Njeri nga kreret kyc per themelimin e Ushtrise Clirimtare te Kosoves ishte vete Ali Ahmeti.
    Kur ndegjoj emrin e tij nuk me shkon ne skaj truri emri kryetar partie politike, por, nje personalitet gjitheshqiptar , nje personalitet qe doli nga gjiri i atij populli te roberuar, nje personalitet qe iu kethye vete popullit te vet per ti dhene kushtrim per clirim nga roberia, per ti dhene nje kushtrim zgjimi atij populli te shkelur dhe neperkembur.Pra kur mendoj Ali Ahmeti , une mendoj popullin tim dhe nje bir besnik qe aq mire e personifikon kete popull te vuajtur,me personifikon mua, me jep nje arsye se ende ia vlen nje ceshtje e pergjitheshme...
    Kur mendoj Ali Ahmeti une mendoj nje personalitet gjitheshqiptar, se i tille eshte ne realitet, eshte tjeter rrethana vepruese ne siperfaqen politike te Ballkanit dhe eshte tjeter veprimi i kordinuar gjitheshqiptar.Perfundimisht nuk mendoj lokalisht kur mendoj per kete emer, per kete atdhetar qe me shume miqesi me perqindje ka pasur gjithmone jashte vendlindjes se tij kjo si deshmi e gjitheshqiptarizmes ne zemer.
    Me 2001 kur dha kushtrimin iu pergjigjen vellezerit e idealit nga gjithe bota shqiptare.Kapitali i luftes se 2001-shit duhet te ruhet dhe shfrytezohet deri ne maksimum nga shqiptaret e atij nenqielli.Betejat per ardhmeri mund ti fitojme vetem me perkrahje te pergjitheshme per idealistat e dedikuar te ceshtjes kombetare, bashke mund te fitojme dhe bashke mund edhe te humbim POR, pa perkrahje vetem mund te humbim te gjithe ne.

    Kur nisi lufta me 2001 ja si folem ne me gojen e Ali Ahmetit, vargjet ia kam kushtuar atehere gjate kushtrimit per kryengritje dhe perkrahje, partia athere nuk egzistonte por edhe sot qe egziston une e dije qe perpara do te vdese Ali Ahmeti se sa sa perkushtimi i tij per ceshtjen kombetare .
    Partite vijne dhe shkojne, parti do te kete dhe mund mos te kete, kryetaret e partive gjitheashtu vijne dhe shkojne por JO edhe personalitetet kombetare qe hyjne ne historine kombetare ,nje personalitet i tille eshte Ali Ahmeti.


    ME THIRRI LIRIA

    Ju vellezer a me ndegjoni,
    kudo jeni neper bote.
    Une kam dale e kam marre malin,
    Vendit tim ti dal sot Zot.

    Mua me thone Ali Zajazi,
    mua me thone Ali Ahmeti.
    Nga cdo cep i tokes Tone,
    shoke te mire kam me veti.

    Po si Ju dhe une ne bote,
    gjeta per vehte liri.
    Por, liria vec per vehte,
    eshte me e madhja roberi.

    Ku i thone bukes buke,
    Ku i thone ujit uje.
    Kete vend na mohuan,
    dhe na quajn per te huje.

    Une roberise i thash sot STOP,
    Me ndegjoni anembane.
    Nese derdhet gjak e lot,
    do te derdhet ne dy ane.

    Me dha Zoti sot takat,
    te braktis vendin e huaj.
    ME THIRRI LIRIA,
    VENDI IM E VENDI JUAJ.

    Ne cdo cep te tokes sone,
    ku shqiptari ka oxhakun.
    Aty eshte fryma ime,
    aty kam une jatakun.

    Kush neve na e ndal rriten?
    Kush na kethen ne kohe Migjeni?
    Me barbari i kesaj bote,
    Qen bir qeni i pa-qeni.

    Une shume e urrej luften,
    por, s'i trembem JO ushtimes.
    Ne vendin tim t'na bejne rob,
    si le kurre bijte e shkines.

    O ju njerez t'vendit tim,
    O ju njerezit e mije te mire.
    Zgjatni doren dhe ndihmoni,
    qe te jemi gjithe te lire.

    Kur te shkoni n'gjume te fleni,
    te rrethuar me bollek.
    T'ju shkoje ndermend per ne,
    qe gurin kemi jastek.

    Kemi nisur kete rruge,
    ta mbarojme si i ka hije.
    Me sa me pak gjak trimi.
    Me me pak lot femije.

    Doni te keni emer?
    Doni te keni flamur?
    Ne kalane qe ne ndertojme,
    Veni edhe JU nje gur.

    Ju o krahu yne i forte,
    mos kurseni djerse e pare.
    Keshtu jemi Bashke ne Lufte,
    PER LIRINE KOMBETARE.


    Maj 2001,Chicago ,USA

    .................................................. .

    Kudo ndodhesh ne Atdhe , o ne mergim;
    Ti je ai qe je, o Ali o vella i urte o trim.
    O thesar i gjalle i Vendit Tim.



    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 24-01-2008 mė 14:00
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #4
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Ky soj i monstrumėve ndėrnacionalė, ka dalė mbi sipėrfaqen e gjithė tė kėqiave dhe i ka vėnė kapakun e zi gjithė asaj barbarie tė zhvilluar gjatė shekullit qė shkoi , dhe po me tė njėjtin skenar ka hy nė Shekullin e Ri – tė vazhdojė ! Monstrumėt e tillė, gjithmonė me njė strategji bizare, janė pėrpjekur tė pėrfitojnė nga rastet, se , duke bėrė krime, duan tė pėrfitojnė. Tė njėjtit janė ata tė atij soji qė bėnė vrasjet, ndezjet , dhunimet mė 1912 ! Po ajo farė e kaurrisė ishte mė 1940 ! Po ata bijė tė shkinave, mė 2001! Deri nė krimin e fundit mbi malėsinė e Sharrit nė Brodc! Gjithmonė nėpėr dekada me skenarė barbarie kanė dalė amalgamėt makosllavė tė pėrcaktuar herė si bullgarė, herė si sėrbė ! Rrėshqanorėt e Kaukazit tė cilėt hynė nė pėrmasat shqiptare vetėm si xhelatė, dhe pėrpiqen tė mbesin shenjtorėt e njerėzimit!
    A don, e s'din, a din e s'don !

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Kryetari i BDI flet nė "Top Show" pėr marrėdhėniet Shqipėri-Maqedoni, Kosovėn, si dhe raportet me Berishėn, Topin, Nanon e Ramėn

    Kriza e vizave, sipas Ali Ahmetit

    "Mė 1998 qėndrova nė shtėpinė e Berishės nė Tropojė, ishte kthyer nė kazermė"

    Kryeministrat e Shqipėrisė dhe Maqedonisė duhet ta zgjidhin krizėn e vizave mes dy vendeve. Kryetari i Partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) nė Maqedoni, Ali Ahmeti, i ftuar nė emisionin "Top Show" nė "Top Channel", drejtuar nga gazetari Alban Dudushi, foli pėr marrėdhėniet mes dy vendeve, raportet e tij me Nanon dhe Berishėn, si dhe ēėshtjen e Kosovės. "Tė gjitha shtetet qė aspirojnė integrimin evropian, pėrfshirė edhe Shqipėrinė, i kanė tė shėnuar me yll disa ligje qė duhet tė votohen. Njė prej kėtyre ka qenė edhe Ligji pėr tė Huajt i 14 marsit 2006, por problemi ėshtė se ky ligj ka pėsuar ndryshime nė maj tė njė viti mė pas, kohė kur Bashkimi Demokratik pėr Integrim nuk ishte nė pushtet", tha Ahmeti. Sipas tij, ndėr 140 shtetet qė janė pėrfshirė nė kėtė ligj me ndryshimet e 2007, ėshtė edhe Shqipėria, "ēka ėshtė e padrejtė" dhe se "vendimi i qeverisė sė Maqedonisė ėshtė i njėanshėm". Pėr kryetarin e BDI-sė kjo ėshtė njė ēėshtje bilaterale dhe duhet tė zgjidhet midis dy shteteve. "Duhet bėrė njė marrėveshje si ajo me Serbinė e Bullgarinė. Dy qeveritė respektive, ajo e Shqipėrisė dhe ajo e Maqedonisė, duhet tė ulen dhe mė pas dy kryeministrat duhet t‘u japin direktiva ministrave tė Jashtėm pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje. Pėr mendimin tim, kjo ēėshtje ishte njė provokim nga ana e qeverisė sė Maqedonisė. Sepse nuk ka kuptim pėr ne, dy vende qė pretendojmė tė jemi pjesė e Bashkimit Evropian, qė jemi nė njė pako pėr anėtarėsim nė NATO, qė tė dy vendet tona presin ftesė pėr nė Samitin e Bukureshtit dhe pala maqedonase kėrkon tė shtrėngojė regjimin e vizave. Kjo u vėrtetua nė momentin qė ministri i Jashtėm i Maqedonisė doli dhe tha nė Bruksel se "ne kėtė regjim e vendosėm sepse Shqipėria ndjek dy standarde; pėr shqiptarėt e Maqedonisė nuk ka viza, ndėrsa pėr shtetasit maqedonas po", u shpreh Ahmeti.

    Raportet me Berishėn dhe Nanon

    "Fizikisht, zotin Berisha e kam takuar nė vizitėn time tė parė nė Evropė, nė njė konferencė ndėrkombėtare nė Zvicėr. Mė 1998 kam qėndruar nė shtėpinė e tij, nė Tropojė tė Vjetėr, e cila ishte shndėrruar nė kazermė. Berisha ishte nė dijeni tė kėtij fakti dhe i bėhej shumė presion qė tė na dėbonte, por sigurisht qė ai nuk pranoi", tha Ahmeti, sipas tė cilit, 10 vitet e fundit ka qenė njė ndėr vizitorėt mė tė rregullt tė Veriut tė Shqipėrisė, tė Kukėsit e Tropojės. "Jam njė ndėr themeluesit e Ushtrisė Ēlirimtare dhe sigurisht edhe rrugėt aty i kemi pasur. Malėsorėt aty na kanė pritur, aty na kanė varrosur trimat. Pas vitit 2000, nė zgjedhjet parlamentare qė u zhvilluan nė Shqipėri, pėrpara se tė bėhej transferimi i pushtetit, mė thirri pėr vizitė zoti Nano dhe u takuam nė Korēė, nė shtėpinė e Bajo Topullit. Mė tha qė deri mė tani ju keni mbajtur linjat me shtetin, tani ėshtė njė preokupim imi qė ju tė keni kontakte me shtetin, sepse pavarėsisht se ēfarė them unė, zgjedhjet i kam tė humbura. Tani, pas fitores sė zotit Berisha, kam pasur vizitė zyrtare dhe dy takime tė tjera mė pas. Kam raporte shumė tė mira me Berishėn, Topin, ashtu si edhe me Ramėn. Pavarėsisht situatave e kam shumė mik edhe Nanon, pasi kur ne digjeshim nė flakė, ai na ka pritur me ujė e bukė. Dhe kėto ne nuk duhet t‘i harrojmė, sė paku nė aspektin njerėzor", vijoi Ahmeti.

    Faktori shqiptar nė Maqedoni

    I pyetur se ēfarė arritėn nga Marrėveshja e Ohrit nė 4 vjet tė qėndrimit nė pushtet, ai tha: "Nga 2001 e deri kur jam larguar nga pushteti, ishin 1200 oficerė dhe nėnoficerė shqiptarė. Nė bazė edhe tė kėrkesave tė njerėzve, hapa Universitetin e Tetovės. Faktorin shqiptar e gjeta pa flamur kombėtar dhe nė kohėn time ai u zyrtarizua. Gjithashtu kam krijuar miq pėr shqiptarėt, nė NATO, BE, nė Uashington. Nga 2% qė ka qenė administrata nė 2001, kur kam dalė nga pushteti, administratėn e kam lėnė me 18% punonjės shqiptarė.

    U kam treguar shqiptarėve tė Maqedonisė pėrse nuk u zgjidh problemi i gjuhės. Kur ėshtė bėrė marrėveshja, jam marrė me helikopter nga Shipkovica dhe jam ēuar nė njė kamp tė NATO-s, ku janė zhvilluar negociatat. Dhe ja cilat ishin ēėshtjet nė agjendė: zyrtarizimi i Universitetit tė Tetovės, ligji pėr dokumentet personale, decentralizimi, flamuri kombėtar, ligji pėr nėnshtetėsinė, gjuha dhe statusi legal. Me kėshilla dhe angazhim tė SHBA dhe BE, mė ėshtė sugjeruar se pakoja ėshtė tepėr e ngarkuar, kėshtu qė bėni dy-tre dhe pasi tė keni realizuar kėto, i hapni edhe kėto ēėshtjet e tjera. Pėr arsye pragmatike, jam pajtuar me palėn maqedonase, qė pasi tė mbyllen kėto tema tė merremi me ligjin pėr gjuhėn dhe zgjidhjen e statusit legal pėr ushtarėt", ka shpjeguar Ahmeti.

    Duke folur pėr situatėn politike nė Maqedoni dhe koalicionet e partive, ai tha se ato nuk varen nga vullneti i tij, i Gruevskit, apo Cervenkovskit. "Politikisht jemi tė organizuar mbi baza etnike. Shqiptarėt janė tė organizuar nė parti shqiptare e maqedonasit nė partitė e tyre politike. Nga Marrėveshja e Ohrit, shumė ligje qė kanė tė bėjnė me kulturėn, me nacionalitete, votohen me shumicė tė dyfishtė. Kėtu ka njė zgjidhje tė gabuar nga Kryeministri Nikolla Gruevski, me tė cilėn u solidarizua edhe PDSH, duke ia kaluar njė deputet shqiptar tė BDI-sė maqedonasve. Dhe qė atėherė ne kemi paralajmėruar se nė Maqedoni po instalohet kriza politike. Nga Brukseli nuk ka ardhur asnjė dokument pozitiv nė drejtim tė tė ēuarit tė ēėshtjeve pėrpara", tha Ahmeti. Kreu i BDI-sė, duke iu pėrgjigjur pyetjes se a pėrfaqėson Cervenkovski lobin maqedon apo ėshtė mė afėr shqiptarėve, tha se ende nuk ka partnerė strategjikė nė Maqedoni. "E di qė tė gjithė shqiptarėt e Shqipėrisė nuk mė shohin me sy tė mirė, pėr shkak tė luftės sė 2001, duke ulur dinjitetin e tyre. Jam njėri prej atyre qė kam vazhduar qė prej viteve ‘80 e kėtej po atė stafetė. Nė sajė tė luftės sė 2001 erdhėm te Marrėveshja e Ohrit, pėr tė cilėn nuk them qė ėshtė e pėrkryer. Ajo ėshtė njė kompromis, por qė shqiptarėt kanė akoma punė pėr tė bėrė pėr tė qenė tė barabartė me maqedonasit. Ata janė 50 vjet para nesh, e ne duhet tė punojmė me hapa gjeometrikė pėr t‘i arritur. Ata, shteti jugosllav i ka ledhatuar me universitetet mė tė mira tė Evropės, ndėrsa ne, shqiptarėt, jemi shkolluar me copa e thėrrime sa nė Prishtinė e Zagreb. Ne kemi qenė jetimė, ne nuk kemi pasur nėnė", u shpreh Ahmeti.

    Marrėdhėniet e fqinjėsisė

    Me shpėrbėrjen e ish-Jugosllavisė, Maqedonia trashėgon problemin e emrit kushtetues. "Ne si shqiptarė jemi pėrcaktuar pro emrit kushtetues. Mirėpo, nė grupet vendimmarrėse, ne kėrkojmė qė shqiptarėt tė jenė pjesėmarrės dhe asnjė vendim pėr emrin e Maqedonisė tė mos merret pa pėrfaqėsues shqiptarė. Nuk po them pa BDI, por pa pėrfaqėsues shqiptarė. Ēdo zgjidhje qė do tė mund tė arrihet midis Maqedonisė e Greqisė, mund tė kontestohet dhe pėr ne ėshtė e papranueshme ajo zgjidhje", tha kreu i BDI-sė. Sipas tij, Greqia frikėsohet se Maqedonia do tė ketė pretendime territoriale ndaj saj, edhe pse Maqedonia nuk ėshtė ndonjė faktor qė rrezikon Greqinė. "Problemi mė i prekshėm mbetet ēėshtja e historisė. Nėse maqedonasit janė maqedonas antikė, atėherė duhet tė ndryshojė historia e Maqedonisė. Pasi nė historinė e saj shkruhet se origjinėn e kemi nga sllavėt e jugut. Dhe ja kontradikta tani, kur thuhet se ne jemi popull shumė i lashtė, Aleksandri i Madh ėshtė yni. Kėto janė probleme serioze qė duhet tė zgjidhen mes dy vendeve", tha Ahmeti.

    GAZETA SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Beni_The_Great
    Anėtarėsuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    Nou Camp
    Postime
    379
    Nuk e di se ēka kuptoni ju me elitė kombėtare! Nėse edhe Ali Ahmeti me Menduh Thaēin bėjnė pjesė nė kėtė grup njerėzish, vaj halli pėr ne.

    Edha ky zotėria, si shumė tė tjerė tė kėtij soji, bėjnė pjesė nė grupin qė Minatori thotė: "kur tė folish me 'ta tė duket vetja shkallė".

    A, e votoka populli kėtė! Po cilin nuk e ka votuar populli ynė i mjerė deri mė sot?
    we will rock you

  7. #7
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anėtarėsuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Ēamėri
    Postime
    315
    Me falni nuk kam shume dijeni nga punet politike te Ilirides por dy pyetje kam...

    Ēfare ka implementuar dhe realizuar Z. Ahmeti pas marreveshjes se 2001 dhe me konkretisht per popullsine e thjeshte shqiptare te Ilirides (jo burokratet os nepunesit publike)?
    A ndihet populli i Ilirides i ēliruar dhe i kenaqur me qeverisjen e tij ne lidhje me zbatimin e te drejtave thelbesore njerezore?
    Falemnderit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pyrrhus_Mollos : 25-01-2008 mė 13:15
    ĒAM 24 KARAT

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Beni_The_Great
    Anėtarėsuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    Nou Camp
    Postime
    379
    Citim Postuar mė parė nga Pyrrhus_Mollos Lexo Postimin
    Me falni nuk kam shume dijeni nga punet politike te Ilirides por dy pyetje kam...

    Ēfare ka implementuar dhe realizuar Z. Ahmeti pas marreveshjes se 2001 dhe me konkretisht per popullsine e thjeshte shqiptare te Ilirides (jo burokratet os nepunesit publike)?
    A ndihet populli i Ilirides i ēliruar dhe i kenaqur me qeverisjen e tij ne lidhje me zbatimin e te drejtave thelbesore njerezore?
    Falemnderit.
    Nje pergjigje te shkurter do ta jap une, te tjeret mund te filozofojne me shume.

    Do fokusohem ne dy drejtimi, ekonomikisht dhe politikisht.

    Ekonomikisht Maqdonia me ane te luftes se 2001-shit arriti ne nivelin e vitit 1990 (11 vite pas sipas GDP-se) dhe me pas kishim deklarata se aq e kaq perqindje ka arritur rritja ekonomike. Qe ne fakt i bie 11 hapa pas dhe nje hap pare = 10 hapa pas. Mund te flas shume ne kete drejtim, por njehere do ta le me kaq.

    Shikuar politikisht, Ali Ahmeti e ka impleteruar aq shume (me nder me thene "marreveshjen e Ohrin") sa qe kur e dorezoi qeverine doli me konstatimin se "marreveshja e Ohrid" nuk eshte realizuar aspak, dmth e tregoi te verteten. As nje nga pikat nuk eshte realizuar si duhet dhe shume pika te tjera kane ngeluar fare te parealizuara. Edhe pse kur ta shikosh "marreveshjen e Ohrid" si te plote, nuk i ploteson kushtet e shqipetareve, e jo me si e cunguar. Pastaj mos te flasim per jeten ne Maqedoni pas 2001-shit, sigurine, etj, etj, sepse eshte e mjerueshme.

    p.s: Ne asnje rast nuk do te thoja se dikush tjeter ka qene me i mire atje, por me plot bindje them se ky zoteria nuk ka aspak dallim nga paraardhesit e tij (njekohesisht edhe pasardhes).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Beni_The_Great : 25-01-2008 mė 17:19
    we will rock you

  9. #9
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Atdhetar i shquar dhe meriton shum respekt i pari qe mund te quhet politikan ne mesin e politikaneve shqiptare ne Maqedoni.
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  10. #10
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Citim Postuar mė parė nga Pyrrhus_Mollos Lexo Postimin
    Me falni nuk kam shume dijeni nga punet politike te Ilirides por dy pyetje kam...

    Ēfare ka implementuar dhe realizuar Z. Ahmeti pas marreveshjes se 2001 dhe me konkretisht per popullsine e thjeshte shqiptare te Ilirides (jo burokratet os nepunesit publike)?
    A ndihet populli i Ilirides i ēliruar dhe i kenaqur me qeverisjen e tij ne lidhje me zbatimin e te drejtave thelbesore njerezore?
    Falemnderit.

    Une po ti them shume shkurt dallimet qe ndjeu popullata e theshte nga qeverisja e tij.
    Me mbarimin e luftes (udheheqes i se ciles ishte z.Ahmeti) rrjedhimisht me ardhjen e tij ne pushtet, qytetarit shqiptar te Ilirides filloi ti hiqet frika nga forcat e uniformuara te shtetit, sepse ne to u inkuadruan nje numer i konsiderueshem shqiptaresh. Ne kohen kur partia e tij ishte ne pushtet u soll Ligji per decentralizim (sigurisht me disa te meta), i cili ndikoi shume ne lirine e vendimmarrjes se vete shqiptareve neper komunat ku ishin shumice. U mundesua perdorimi i lire i Flamurit Kombetare (neper komunat shqiptare). Legalizimin e Universitetit te Tetoves. U soll ligji per perdorimin e gjuhes shqipe (ne nivel lokal dmth neper komunat shiptare dhe ne nivel te qytetit te Shkupit, qe eshte shume me rendesi). Me ardhjen e partise se tij ne pushtet pati nje tendence qe Shkupit si kryeqender e Dardanise (dhe vend ku shqiptaret qe moti kishin humbur ndikimin) t'ia kthente rendesine historike qe kishte pasur per shqiptaret e Ilirides. Ne kohen e qeverisjes se tij per se pari here ne histori festa e 28 Nentorit u festua ne menyre pompoze ne qender te Shkupit dhe e finansuar nga buxheti i shtetit. Ne 28 Nentor te 2006 strukturat e Partise se tij me ne krye Kryetarin e Komunes se Cairit e administruar nga kjo parti sollen dhe vendosen ne Shkup bustin e Heroit Kombetar Skenderbeut dhe emeruan nje shesh ne qender te Shkupit, Sheshin Skenderbeu.

    Sigurisht asnje nga ligjet dhe iniciativat e z.Ahmeti dhe Partise se tij nuk kane qene te perkryera, sepse dihet boterisht se askund nuk ekzistojne Ligje te perkryera

    Dhe c'eshte mjaft me rendesi per ju opinionin shqiptar jashte Ilirides, ne kohen sa Partia e z.Ahmeti ishte ne pushtet, nga anketat e ndryshme shihej se rejtingu i partise se tij kishte tendence rritje kurse e partise maqedone ne koalicion renie te dukshme, dhe si pasoje humbje ne zgjedhje. Kurse tani ne kohen kur Partia e z.Thaqi eshte ne pushtet bashke me partine tjeter maqedone kemi nje fenomen te kundert. Edhe pse rejtingu i PDSH-se nuk ishte i madh as para zgjedhjeve (se sic dihet ato nuk i fituan zgjedhjet), tani qe jane ne pushtet rejtingu i tyre c'do dite eshte ne renie, kurse i partnerit te tyre maqedon eshte c'do dite ne rritje, ne kurriz te mossuskeseve dhe leshimeve qe po ben Partia e z.Thaqi.

    sqarim: ketu ne Iliride rejtingu i partise maqedone ne koalicionin qeveritar dhe sukseset e partise shqiptare ne qeveri jane ne proporcion te zhdrejte, dmth sa me shume e suksesshme partia shqiptare ne pushtet aq me i ulet rejtingu i partnerit qeveritar maqedon.



    Shendet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bOndi_oo7 : 26-01-2008 mė 19:47
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Ali Ahmeti


    Ahmeti: Nuk do tė lejomė qė Gruevski tė tallet me shqiptarėt
    Kryetari i partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI-sė), Ali Ahmeti, gjatė takimit me banorėt e disa fshatrave tė Tetovės deklaroi se, nuk do tė lejojė qė kryeministri Nikolla Gruevski tė tallet me shqiptarėt.

    Ahmeti tha se nuk do tė jetė pjesė e Qeverisė aktuale sepse po tė ndodhė kjo “atėherė do tė pranojmė qė Gruevski tė tallet me shqiptarėt”.

    Kreu i BDI-sė deklaroi se “partitė politike shqiptare nuk duhet tė kenė rezerva pėr njėra tjetrėn qė njėra del dhe tjetra hyn nė qeveri. Se kush do tė jetė nė qeveri vendos populli. Ne jemi qė tė shkojmė nė zgjedhje tė parakohshme dhe pastaj le tė formojnė qeveri partitė fituese tek dy palėt”.

    Kryetari i BDI-sė nėnvizoi rėndėsinė e proceseve qė duhet tė ndodhin nė vitin 2008. Me kėtė rast ai pėrmendi procesin e definimin pėrfundimtar tė statusit final tė Kosovės, qė sipas tij, ajo tanimė ėshtė e pavarur dhe pritet qė edhe de jure Kosova tė jetė e pavarur dhe tė implementohet nė praktikė plani i Presidentit Ahtisaari.

    Gjithashtu ai pėrmendi edhe rėndėsinė e anėtarėsimit tė vendeve tė Kartės sė Adriatikut nė NATO qė, sipas tij, do tė prodhojė stabilitet nė rajon qė ėshtė i nevojshėm pėr proceset qė duhet tė ndodhin dhe integrimin e rajonit nė BE. /INA/
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #12
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Me mbarimin e luftes (udheheqes i se ciles ishte z.Ahmeti) rrjedhimisht me ardhjen e tij ne pushtet, qytetarit shqiptar te Ilirides filloi ti hiqet frika nga forcat e uniformuara te shtetit, sepse ne to u inkuadruan nje numer i konsiderueshem shqiptaresh. Ne kohen kur partia e tij ishte ne pushtet u soll Ligji per decentralizim (sigurisht me disa te meta), i cili ndikoi shume ne lirine e vendimmarrjes se vete shqiptareve neper komunat ku ishin shumice. U mundesua perdorimi i lire i Flamurit Kombetare (neper komunat shqiptare). Legalizimin e Universitetit te Tetoves. U soll ligji per perdorimin e gjuhes shqipe (ne nivel lokal dmth neper komunat shiptare dhe ne nivel te qytetit te Shkupit, qe eshte shume me rendesi). Me ardhjen e partise se tij ne pushtet pati nje tendence qe Shkupit si kryeqender e Dardanise (dhe vend ku shqiptaret qe moti kishin humbur ndikimin) t'ia kthente rendesine historike qe kishte pasur per shqiptaret e Ilirides. Ne kohen e qeverisjes se tij per se pari here ne histori festa e 28 Nentorit u festua ne menyre pompoze ne qender te Shkupit dhe e finansuar nga buxheti i shtetit. Ne 28 Nentor te 2006 strukturat e Partise se tij me ne krye Kryetarin e Komunes se Cairit e administruar nga kjo parti sollen dhe vendosen ne Shkup bustin e Heroit Kombetar Skenderbeut dhe emeruan nje shesh ne qender te Shkupit, Sheshin Skenderbeu.

    Sigurisht asnje nga ligjet dhe iniciativat e z.Ahmeti dhe Partise se tij nuk kane qene te perkryera, sepse dihet boterisht se askund nuk ekzistojne Ligje te perkryera

    Dhe c'eshte mjaft me rendesi per ju opinionin shqiptar jashte Ilirides, ne kohen sa Partia e z.Ahmeti ishte ne pushtet, nga anketat e ndryshme shihej se rejtingu i partise se tij kishte tendence rritje kurse e partise maqedone ne koalicion renie te dukshme, dhe si pasoje humbje ne zgjedhje. Kurse tani ne kohen kur Partia e z.Thaqi eshte ne pushtet bashke me partine tjeter maqedone kemi nje fenomen te kundert. Edhe pse rejtingu i PDSH-se nuk ishte i madh as para zgjedhjeve (se sic dihet ato nuk i fituan zgjedhjet), tani qe jane ne pushtet rejtingu i tyre c'do dite eshte ne renie, kurse i partnerit te tyre maqedon eshte c'do dite ne rritje, ne kurriz te mossuskeseve dhe leshimeve qe po ben Partia e z.Thaqi.

    sqarim: ketu ne Iliride rejtingu i partise maqedone ne koalicionin qeveritar dhe sukseset e partise shqiptare ne qeveri jane ne proporcion te zhdrejte, dmth sa me shume e suksesshme partia shqiptare ne pushtet aq me i ulet rejtingu i partnerit qeveritar maqedon.



    Bashkim Ameti, Shkup
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bOndi_oo7 : 29-01-2008 mė 20:52
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  13. #13
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Ali Ahmeti
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Beni_The_Great
    Anėtarėsuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    Nou Camp
    Postime
    379
    Citim Postuar mė parė nga bOndi_oo7 Lexo Postimin

    Sigurisht asnje nga ligjet dhe iniciativat e z.Ahmeti dhe Partise se tij nuk kane qene te perkryera, sepse dihet boterisht se askund nuk ekzistojne Ligje te perkryera

    O Bondi Shqipetar, a me gjith mend e ke kur e thua kete fjali a? Nuk paska ligje te perkryera askund ne Bote a!

    Mua kohes fundit nuk me brengos injoranca e politikes shqipetare ne Maqedoni, por me brengosin tej mase partizanet qe me gjith te keqijat qe ka kjo politike (te gjithe partite se bashku), u dalin ne mbrojtje. O zoteri, une do ti le menjane ligjet "e perkryera" qe mendon ti, po une kerkoj te pakten ate copez "marreveshje te Ohrid" te implementohet.

    Me mire e le me kaq, se kur 1% flasin dhe 99% i mbeshtesin keto politika, fundja mire na bejn. E tha edhe R.Qosja ne nje kohe me heret nje fjalim te tij rreth votuesit shqipetar, nuk ka levizur gje qe nga ajo kohe, per fat te keq.
    we will rock you

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-02-2008
    Postime
    5
    Ai (Ali Ameti ) eshte luftari qe la fushebetejen (kalane) per nje grusht pare, qe deklaroi se luften e beri per te ruajtur integritetin e Maqedonise, qe pranoi te hyje ne qeveri pa agjende politike per implementimin e Marreveshjes se Ohrit ( e cila kishte afatin e implementimin deri ne mesin e 2004), qe tradhetoi shume luftare dhe ekzekutoi shume kundershtare,qe nuk i solli ligjet kruciale te dale nga marreveshja e Ohrit (ligji per gjjuhe, ligji per deshmoret) dhe solli ligje gjysmake sic jane ai per dokumente dhe ligji per ndarje teritoriale,dhe qe eshte bere avokat i djallit (lexo: Branko Crvenkovskit) dhe devalvoi shtresen intelektuale dhe nxori ne shesh injorancen ....

  16. #16
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Citim Postuar mė parė nga Beni_The_Great Lexo Postimin
    O Bondi Shqipetar, a me gjith mend e ke kur e thua kete fjali a? Nuk paska ligje te perkryera askund ne Bote a!

    Mua kohes fundit nuk me brengos injoranca e politikes shqipetare ne Maqedoni, por me brengosin tej mase partizanet qe me gjith te keqijat qe ka kjo politike (te gjithe partite se bashku), u dalin ne mbrojtje. O zoteri, une do ti le menjane ligjet "e pndon ti, po une kerkoj te pakten ate copez "marreveshje te Ohrid" te implementohet.

    Me mire e le me kaq, se kur 1% flasin dhe 99% i mbeshtesin keto politika, fundja mire na bejn. E tha edhe R.Qosja ne nje kohe me heret nje fjalim te tij rreth votuesit shqipetar, nuk ka levizur gje qe nga ajo kohe, per fat te keq.
    Beni The Great, me gjithe se ti ke shume te drejte, une vetem u mundova te jap ca informacione me teper per Pyrrhus_Mollos, (qe ne fund te fundit edhe mund te mos u pelqejne te gjothe forumisteve).

    Rrofsh!
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  17. #17
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Citim Postuar mė parė nga shpend6902 Lexo Postimin
    Ai (Ali Ameti ) eshte luftari qe la fushebetejen (kalane) per nje grusht pare, qe deklaroi se luften e beri per te ruajtur integritetin e Maqedonise, qe pranoi te hyje ne qeveri pa agjende politike per implementimin e Marreveshjes se Ohrit ( e cila kishte afatin e implementimin deri ne mesin e 2004), qe tradhetoi shume luftare dhe ekzekutoi shume kundershtare,qe nuk i solli ligjet kruciale te dale nga marreveshja e Ohrit (ligji per gjjuhe, ligji per deshmoret) dhe solli ligje gjysmake sic jane ai per dokumente dhe ligji per ndarje teritoriale,dhe qe eshte bere avokat i djallit (lexo: Branko Crvenkovskit) dhe devalvoi shtresen intelektuale dhe nxori ne shesh injorancen ....

    O shoci shpend, mos i jep shum hov muhabetit.
    Eshte fakt qe luftetaret ndjehen te lene pas dore nga udheheqesia e UCK-se, bile eshe te tradhetuar ne njefare menyre, po kjo nuk don te thote se ne duhet te kerkojme shpetimin nga z.Menduh Thaqi dhe Partia e Deshtuar Shqiptare.
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    i lumte ali ahmetit per qdo gje qe ka ber deri ne perfundimin e luftes ne maqedoni ndersa per at qe ka bere pas nenshkrimit te marrveshjes se ohrit me mire te mos them asgje,vetem se nuk jam i knaqur me te.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202
    Per Rolin E Tij Ne Lufte Meriton Levdata,por Ne Paqe Si Politikan Eshte I Pavlefshem.thjesht Njeriu Nuk Eshte I Afte Per Poziten Qe Ka.......

  20. #20
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-07-2010
    Postime
    360
    Citim Postuar mė parė nga Bl3ri Lexo Postimin
    Atdhetar i shquar dhe meriton shum respekt i pari qe mund te quhet politikan ne mesin e politikaneve shqiptare ne Maqedoni.
    nuk e di si guxoni ti beni njerezit politikan duke qene murator , ali ameti eshte thjeshte vegel e dikujt tjeter ai vetem u kryen sherbime te tjereve se kujt e tregoi koha, sherbetori i gruevskit dhe likuidoi shoket e tij te luftes,nuk e di se sa e keni ndjekur neper debate televizive , shprehjet dhe terminologjine e ka me te ulet se nje nxenes i shkolles se mesme eshte shume i thjeshte dhe pa vizion, pervec qe mundohet te flase shqip ( imitim shqiperie) nuk di asnje gjuhe tjeter sikur qe jane shumica e politikaneve .

    thjeshte doli si hardhuce ne 2001 ne skene duke mos e njohur askush dhe tani eshte bere nje nder figurat me kyqe ne politiken e maqedonise fale gruevskit PARTNEROT OD KOALICIJATA

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 21:23
  2. Situata nė Kondovė, Maqedoni
    Nga Prespar_ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 01:51
  3. Pse Ali Ahmeti ik nga duelet televizive?
    Nga Omari nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 17-09-2007, 10:34
  4. Ali Ahmeti: Nuk jam nė opozitė
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 05:53
  5. Ahmeti: Pse i paralajmėrova maqedonasit pėr luftė tė re
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 12:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •