Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 114 prej 114
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    urime kosova!

  2. #102
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    E gjithe kjo rruge qe na solli deri tek pavaresia e Kosoves ishte shume e veshtire dhe teper e rendesishme per popullin shqiptar ne vecanti ate te Kosoves.

    Per te shikuar rrjedhat e gjerave deri ne keto dite te pavaresise mund te lexoni temen:

    Kosova ndodhet ne fazen finale te shtetesise

    Cdo dite, cdo moment, cdo ndodhi dhe cdo deklarate nga cdo anetar kombetar dhe nderkombetar i keni ne kete teme, lexim te kendshem!
    Sui generis

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e xerox
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    43
    Nje faleminderim te veqant per mediumet nga Shqiperia te cilat i kan dhene nje trajtim te posaqem kesaj ngjarje, perderisa televizionet nga Kosova kan transmetuar nje program shume te varfer edhe pse kan qene ne pozite shume me te mire per te percjelle qdo detaj, sidomos RTK e cila, siq e dim te gjith, eshte gogja mire e financuar nga vet ne, edhe per kunder kesaje, me daten 16 shkurt, gati gjate gjithe dites ka transmetuar publicitet "TOP SHOP".
    Gjitheashtu nje faleminderim kam edhe per te gjith ata shqiptar qe erdhen nga Shqiperia ne Kosove per ta bere edhe me te bukur kete feste.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xerox : 18-02-2008 më 13:28

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Gezuar Kosove dhe shqiptare kudo pavaresine e dyte!

    Dje me firmat e zyrtareve te Kosoves u be realitet endrra e brezave te tere, u shpaguan sakrificat me sublime te nje populli martir, u vu perligj sadopak gjaku i heronjve te rene. Dje u hap rruga per nje Kosove "krenare, te lire e te pavarur". Dje populli i Kosoves perfundimisht u nda nga e shkuara qe e mbante te lidhur me krijesen hibride te ashtuquajtur Jugosllavi dhe hodhi veshtrimin nga e ardhmja. Nuk na mbetet vetem te shpresojme se tani zhvillimi do jete me i shpejte. Sot, kur numerimi mbrapsht ka mbaruar dhe entuziazmi i festes eshte fashitur, eshte gjithashtu koha qe shqiptaret, ato te Kosoves ne rradhe te pare por dhe ne kendej kufirit, te reflektojme e te kuptojme veshtiresine e sfidave qe kemi perpara.

    Nuk mund te rri pa thene dy fjale dhe per humbesit dhe vajtuesit e festes se djeshme, serbet e Kosoves. Mendja ta do qe ata e shohin kete si gjemen me te madhe qe mund ti ndodhe. Reflektimi se pse arriti ne kete pike i takon atyre dhe gjithe serbeve per ta bere. Shqiptaret e Kosoves nga ana e tyre duhet te kuptojne qe entuziazmi i pavaresise nuk duhet te perkthehet ne triumfalitet dhe revansh ndaj pakices, kjo vetem sa do ti ule vlerat fisnikerise dhe vuajtjes se tyre shekullore. Kosova do arrije te zhvillohet si shtet, atehere kur te dyja palet ta shohin njeri tjetrin si njerez perpara se shqiptare-serbe, si fqinje perpara se muslimane-ortodokse. Une mbase e kam te lehte te pranoj nje qasje te tille duke predikuar falje e pajtim sepse nuk kam provuar ne kurriz shtypjen, shpernguljen, vrasjen, perdhunimin. Mendja ma thote qe eshte shume e veshtire, mbase dhe e pamundur, per ate qe i eshte perdhunuar motra, vrare vellai e me pas shperngulur nga vendi i tij. Por historia e Evropes tregon se kur arrijne te pajtohen e te behen aleate vende qe kane shkaktuar dy luftra boterore, apo fjala vjen turqit e greket, mundesia ekziston qe ne nje te ardhme dhe "te shkrihen krushqit" dhe per shqiptaret e serbet. Une do te doja ti shihja shqiptaret e Kosoves realisht ne rolin e te madhit, ashtu sic vepruan Thaci dhe Sejdiu kur ju drejtuan ne serbisht pakices serbe gjate nenshkrimit te pavaresise. I ngelet me pas serbeve te pranojne doren e shtrire apo jo, mgjths perpara kesaj ata duhet te bejne nje katarsis shpirteror per te pastruar shpirtin e tyre nga krimet ende te fresketa te kater luftrave ballkanike.

    Dhe njehere te fundit, e gezofshim pavaresine e Kosoves!
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #105
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Tani erdha ne vete nga 24oreshi i fundit


    Gezuar Pavaresine Kosova. Dite e madhe per popullin shqiptar te Kosoves. Dita e enderruar prej nje shekulli. Dita qe ve ne vend gjakun e derdhur.

    Bac, u kry!
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  6. #106
    Tani me erdhi goja nga emocionet

    E GEZOFSH PAVARESINE O DARDANI !!!

    Mijera lot dhe lule per ata qe dhane jeten e tyre qe kjo dite te behej realitet.

    Dhe me plot gojen e them ate qe po behet si kushtrimi i te gjithe trojeve shqiptare sot:


    BACE U KRY

  7. #107
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-01-2007
    Postime
    139

    Kosova Shteti Me I Ri Ne Bote,

    KOSOVA SHTETI ME I RI NE BOTE,

    ATMOSFERA FESTIVE NE TORONTO

    Shkruan : Bahtir Hamza
    18-02-2008

    Toronto kryeqytetin e Onatarios te Kanadase.


    Kosova,nje vend i vogel ne siperfaqe,por me nam te madh ne bote,sot e arriti qellimin e saj!

    Menjehere pas shpalljes se pamvarsise ne Prishtine,ishte organizuar manifestimi i kesaj ngjarje te shumepritur HISTORIKE nga gjithe qytetaret shqiptar atdhetare,kudo qe jane ne Kosove e diaspore.
    Manifestimi Festiv Ne Toronto ishte organizuar nga shoqata Shqiptaro-Kanadeze,nga kryetari Muharrem Xhaferi dhe Kristian Bukuroshi kryetar i komunitetit organizues,si dhe pjestar i grupit organizativ Albert Muharrem Xhaferi.shtetas nga Shqiperia.

    Moti nuk ishte i ftohte,me te reshura te ralla nuk i pengoi me shume se 2.000 (dy mije)shqiptare te vijne ne “Queen’s Park”e te shprehin emocionet e tyre per kete dite madheshtore.
    Te veshur me bluza kuq e zi e ne shqiponja ne zemer,me plisa te bardhe e me flamuj kombetare,rrinin ne shi e pritnin fillimin e manifestimit.burra,gra,pleq e femije te vegjel, e foshnje ne karroca.
    Shqiptaret,perveq beses nderit dhe mikepritjes i karakterizon edhe durimi qe u pa ne kete dite te ftohte nga moti,por e ngrohte ne zemer e ne shpirt dita e SHPALLJES SE PAVARSISE. 17.Shkurt.2008.

    Shume kohe eshte pritur per kete dite,shume jete jane dhene ,shume femije jetima kane mbete pa babe e pa nene,shume njerez kane shkalluar duke mos duruar veten te huaj ne vendin e vet, shume bashkeatdhetar te ardhur ketu rrinin me sy hapur e me emocione pritnin te filloje manifestimi!
    Kosova,nje vend i vogel ne siperfaqe,por me nam te madh ne bote,sot e arriti qelimin e saj!
    Shqitaret e Shqiperise,Kosoves,Maqedonise e Malit te zi,musliman e katolik per perkrahjen e deklarates se pamvarsise se Kosoves te bashkuar ne nje,me moton "nje komb nje qendrim"zgjoi kurreshtjen e mediave Kanaze ne Toronto.
    Manifestimi Festiv Ne Toronto, filloi me vonese mbi 45 min,i paralajmeruar per oren 13.00,filloi ne oren 13.45.
    Mediave Kanadeze dhe Shqiptare si dhe mases qe ishin ne kete tubim madheshtor iu drejtua Xhemi Agaj nje njeri me syze te zeza me unaza neper gishtirenje e me ze të erret pa pershendetje dhe pa fjale hyrese,vetem me nje fjale tha:"U ba".
    Popullata ne pritje te pershendetjes dhe fjales hyrese,brohoriti Kosova,Kosova dhe kenduan kengen “Besa-Bese.”
    Manifestimi i paralajmeruar per ne oren 13.00, e i vonuar mbi 45 min.dhe i filluar ne kete forme,shkaktoi hutine e pjesemarrseve!
    Por gezimi e beri te veten,dhe masa brohoriste Kosova,Kosova,Rugava,Rugova,e me vone edhe Thaqi,Thaqi,Thaqi...UCK.UCK.UCK dhe vallzonte pa muzike...
    Mbas kesaj,fjalen e mori kryetari i shoqates Muharrem Xhaferi, e me pas Kristian Bukuroshi e pas tij edhe Fisnik Prishtina,dhe ne vazhdim pasoi Sami Ademi i kompanise"Travel Agent" e me pas edhe Ilir Lena i TV "Pasqyra shqiptare" dhe vazhduan recitime ne gjuhen angleze.

    Ne kete manifestim Festiv Ne Toronto nuk u tha asgje per rrugen e pergjakshme te popullit shqiptar te martirizuar,e te shumevuajtuar te nacinalisteve kosovare e te shqiptareve te Shqiperise e trojeve tjera te banuara me shqiptare,por u ndegjoheshin disa kenge te pergjysmuara dhe masa ne pritje te shpalosjes se vlerave te mirefillta shqiptare per arritjen e kesaj dite,te zhgenjyer filluan te shprendahen dhe te kalojne mbrapa tribunes,vallzonin e kendonin,brohoritnin dhe perqafoheshin me njeri tjetrin,duke uruar mbarsi dhe fat.

    Ne tribune nuk u çfaq asnje njeri i persekutuar nacionalist shqiptar kosovare,qe te shprehi qofte edhe me nje fjale diten e pritur per te cilen kane sakrifikuar lirine e jetes, jeten, anetaret e familjeve, e edhe tere pasurine.
    Ne tribune nuk u çfaq asnje femije i ndonje Familje deshmore,qe jane ketu ne Toronto e qe ishin prezent ne mase nga vendlindja e tyre Kosova!
    Ne tribune nuk u çfaq asnje ish student i revulucionit te vitit 1981 qe kishin sakrifikuar lirine e jetese,ardhmerine e tyre dhe kane mbete pa u diplomuar ne fakultete te Prishtines,e kane perfunduar ketu ne Kanada, e shume te tjere kane perfunduare per t'u skllaveruar ne shtete e perendimit per kafshate goje!
    Ne tribune nuk u çfaq asnje poet apo shkrimtar kosovar qe kane derdhe dhembe e dhemballe per kete dite PAMVASISE SE KOSOVES.

    Ne tribune U lexuan disa poezi te femijeve shqiptaro-kanadeze me nje shqipe te thyer,dhe te kthyer ne gjuhen angleze.
    Ne vazhdim manifestimin Festiv Ne Toronto ,e zbukuroi nje fjalim shume i bukur nje Ukrainasi-kanadez, emrin e te cilit nuk mundja ta ndegjoja.
    Ai diti shume bukur te krahasoje Kosoven e Ukrainen,dhe tha"Rusia e Serbia,kane pase te njejtin qendrim per pavarsine e Ukraines,si tani qe kane per pamvarsine e Kosoves.prandaj kjo eshte pika e perbashket qe lidh Ukrainen me Kosove.
    Ne kete manifestim Festiv Ne Toronto ishin present ne mase edhe Çeçenet me flamujte e tyre,si dhe gazetare pakistaneze, Mungonin Flmujt e Taivanit dhe te Kurdistanit.

    Manifesimi Festiv Ne Toronto vazhdoi me kenget e Mahmut Fratit, Motrave Mustafa, dhe Shkurte Fejzese, ku shume gra ,burra femije e pleq vallzonin mbrapa tribunes dhe çfaqinin emocionet e tyre duke mos i kushtuar vemendje zingjirit te perfaqsuesve ne tribune,qe nuk dhane ate qe pritej!
    Masa para dhe mbas tribunes pyesnin se kush e organizoi kete manifestim!
    Ne kete dite eshte per falenderim mundi i organizatoreve per kremtimin e kesaj ngjarje madheshtore nder shqiptari,por nuk u dha ajo qe pritej dhe nuk u mundsua te ipej ajo qe ishte per t'u dhene!Me vjen shume keq por kjo dite nuk perseritet asnjehere me!

    Shume pjesemarres pyesnin se ku eshte Agim Hadri,i cili eshte perfaqsues i shoqates Kosovare-Kanadeze,dhe i cili do duhej te organizonte kete dite madheshtore,(sepse organizimi i’u perkiteke shqiptareve nga Kosova)dhe te ndihmonte organizimin aktual. Ndoshta,ky manifestim do te ishte ndryshe!

    Shqiptaret mbare,duhet te ndjehen,NJE,jo te ndare por perjetimet jane te ndryshme.Shqiptaret e lindur ne Kosove nuk mund te shprehin shperthimin e emocioneve te revulucionitte vitit 1997 qe ndodhi ne Shqipëri,ashtu si shqiptaret e lindur ne Shqiperi nuk munde te shprehin shperthimin e emocioneve te çlirimit nga thundra qindvjeqare e Serbise, e e serbve ne Kosove!
    Megjithate angazhimi i shoqates shqiptaro - kanadeze eshte per t'u falenderuar.
    Ne kete dite madheshtore,masa priste nderimin e njerezve qe kane kontribuar per arritjen e kesaj dite, luftaret e UCK-es,femijt jetima, familjen deshore, nacionalistet e Kosovese, studente e Revolucionit prill 1981,e jo paraqitjen e bisnismeneve!
    Dje ishte dita e PAMVARSISE,e jo NOMINIMI i bisnismeneve me te afte,ketu shifet nje dallim ekstrem,sepse nasionalistet e atdhetaret sakrifikojne çdo gje per liri atdhe e nder Familjar,ndersa biznismenet jane matrealiste,qe nuk njohin kufij,nuk njohin komb por vetem marveshvshje profitabile!
    Dihet se pa bisnimen te afte nuk mekembet as Shqipria e as Kosova,por edhe pa nacionaliste,pa poet, pa shkrimtar,pa patriot e atdhetare pa luftar te mirefillte nuk arrihet kjo dite qe eshte arrite dje! Kujtoje : Heroin e gjalle te popullit shqiptar,z.Ramush Haradinaj i burgosur padrejtesisht ne Hage, as kush nuk e permendi ne kete menifestim te Pamvarsis se Kosovese, ….

    Pyetjet e njerezve ne mase, dhe mundesia per nje organizim me te devotshem,krijoi paknaqesi sidomos per ata qe priten te shprehin emocionet e tyre per kete dite.
    Kjo u pa ne fund te manifestimit Festiv, kur masa po shprendahej, dhe ne tribune u ndegjua zeri i nje vajze e cila pershendeti babain e saj te persekutuar neper burgje vetem per kete dite!
    Por dikush ja nderpreu fjalet,sepse mbrapa tribunes kendoheshin kenge dhe brohoritje dhe vazhdonte vallzimi rep e popullore,çdokush sipas qefit,gezimi ishte i madh dhe nuk mund te ndrydhej shpirti edhe pse kishin pritur ndryshe!
    Kishin mbetur disa gra e pleq qe pritnin nen rimorkio me femije ne karoca,qe te shkonin nga kishin ardhur!

    Shtrohen pyetjet :
    Athua
    kjo dite ne Toronto duhej te manifestohej vetem per dy ore,prej 13.45-15.15?
    Athua ne kete manifestim ishte e tepert te recitohej nje poezi me vlere ne gjuhen shqipe?
    Athua ne kete manifestim ishte i tepert grupi i valleve dhe prezantimi i ndonje valle Kosovare?
    Athua ne kete manifestim ishte i tepert tregimi i vertete i ndonje perjetimi te ngjarjes se terrorit serb mbi kosovaret?
    Athua ne kete manifestim ishte i tepert prezenimi i ndonje kosovari per çfaqjen e emocioneve te kesaj dite te shumepritur?

    Familjet e shumta nga Kosova e Shqipëria, pershendeteshin e uronin urimet me te mira per njeri tjetrin,dhe rrethoheshin afer familjeve te deshmoreve,e patrioteve dhe nacionalisteve,dhe me lot ne sy shikonin shperthimin e emocioneve te kosovareve te pervuajtur!
    Nga masa degjova nje ze te nje vajze qe me nje qiltersi pyeste"Mami a jane te gjithe keta shqiptare?Mami sa shume flamuj sa bukur,ndjehem shume e lumtur?"
    Nana i tha"Eshte dite e madhe bija ime?"
    Ky dialog i shkurte me gezoi zemren,dhe falenderoj organizuesit,por me vjen shume keq per luftaret e lirise,per anetaret e familjeve te deshmoreve,per nacionalistet, per poetet e shkrimtaret, per valltaret ,e per folkloristet qe nuk iu dha rasti ta permbushin te vertetn e Kosoves per shqiptaret e Kosoven.

    Falenderoj shume shqiptaret e cdo karhine dhe republike e edhe keta ketu ne Toronto,Kanada dhe ne Amerike,Nju York,Nju Jersi,Texsas,Detroit , Kosove e Shqiperi qe permes telefonit e e-mailave me uruan kete dite madheshtore!
    Veqoj keto urime qe me fjetën ne shpirt:
    a/"Urime juve qe luftuat,juve nacionalisteve shqiptare te Kosoves, O miku in I dashur Bahtir Hamza,urime urime, jetofsh 1000.vjet"
    b/"I falemnderohem Perendise qe ju gjeti kjo dite, o Bahtir Hamza,Urime ta gezojme se bashku Kosoven, O burri i Shqiperise"

    Edhe une, ne emer te Familjese sime, dhe ne emrin tim personal, me gezim te madh ne zemer e lumturi shpirterore ju uroj mbare shqiptareve kete dite te Madhe!
    URIME, URIME, URIME PAVARSIA E KOSOVES Shqiptare!


    Pershendetje shqiptare,
    Bahtir Hamza
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anëtarësuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399
    Urime Pavarsia e Kosoves. Me ne fund endrra e cdo kosovari , besoj dhe cdo shqiptari u be realitet. Ideali i yne triumfoj, do triumfojne dhe ideale tjera, vetem besimi ,puna, vullneti i mire te ekzistoj dhe do arrijme deri atje ku duam.
    Jemi krenar qe jemi shqiptar dhe qe arritem te presim kete dite. Kemi pritur per kete dite me vite. Lavdi atyre qe dhane jete dhe kontribuan per keto dite qe ne jetojme sot.
    Tani eshte koha te punojme shume dhe ta mbajme shtetin tone, ta zhvillojme, me nje shoqeri te shendosh .


    Bac u kry Republika e Kosoves
    Always do right - this will gratify some and astonish the rest.

  9. #109
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Shoqëria Shqiptare ILIRIA Lyon-Francë


    Kryetarit të Kosovës Fatmir Sejdiu,

    Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaqi,

    Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi,

    Kryetarit të Shqipërisë, Bamir Topi,

    Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha,

    Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli

    Të nderuar bartës të institucioneve shtetërore,
    Me gëzim të madh përcollëm ngjarjen e madhe të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Patëm fatin ta presim këtë ditë për të cilën u flijuan breza të tërë, që në këtë ditë iu përkulemi me një nderim të madh.

    Bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Francë, të organizuar rreth Shoqërisë Shqiptare ILIRIA, ju nisin urimet më të përzemërta për Pavarësinë e Kosovës, për këtë fitore të madhe të popullit shqiptar që bëri edhe një hap shumë të madh drejt bashkimit tonë kombëtar. Shpresojmë se edhe për shqiptarët nën Serbi, Maqedoni, Mal të Zi dhe Greqi ditë të mira do të vijnë. Do jemi çdoherë përkrah këtyre kërkesave të drejta dhe të vendosur të çojmë tutje realizimin e ëndërrës sonë të përbashkët shekullore, Bashkimin tonë Kombëtar.

    Ne bashkatdhetarët tuaj të mërguar në Francë, ju nisim këtë mesazh urimi me shpresat se do të jeni bartës të mëtutjeshëm të dëshirave dhe synimeve tona kombëtare. Ne do jemi përherë mbështetës të nismave dhe veprimtarive për të mirën e kombit në përgjithësi. Ne do të përkrahim si çdoherë çdo nismë nga viset shqiptare në kërkim të të drejtave kombëtare të popullit tonë.

    Ju sigurojmë se edhe në të ardhmen si deri më tash do të jemi shembull i bashkimit të të gjithë shqiptarëve, pa dallim krahine, feje apo ideologjie. Kështu, që ju si bartës të institucioneve politike dhe shtetërore do ta keni edhe më lehtë për të jetësuar synimin shekullor kombëtar të shqiptarëve.

    Duke ju uruar për Pavarësinë e Kosovës, urojmë që ditët dhe vitet në vazhdim të na sjellin suksese të reja çështjes shqiptare.

    Urime. Gëzuar.

    Rroftë Populli shqiptar!

    Në Lyon, më 19 shkurt 2008 Kryesia e Shoqërisë Shqiptare ILIRIA


    P.S. Këtij mesazhi të Shoqërisë ILIRIA i bashkëngjitet edhe Komuniteti shqiptar në Annemasse (74), Saint Julien en Genevois (74), Lyon (69), Saint Chamond (42) dhe Grenoble (38).

  10. #110
    N3ra5htarja Maska e rina_
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Vendndodhja
    Diku....
    Postime
    450
    Urime Pavarsia.................
    Be Yourself....

  11. #111
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Bashkimi kombit, Vlorë - Prishtinë.

    Te ardhur nga Vlora heroike, bashkimi kombit arriti ne Prishtinë per diten e shpalljes se pamvarsise se shtetit te ri shqiptar.

    http://video.google.fr/videoplay?doc...68548959795344

  12. #112
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Me Kosoven Ahtisaar mund te fitoje “Nobelin”

    Shtypi kosovar citon sot se Martti Ahtisaar mund te jete fitues i cmimit te madh "Nobel". Shkas per kete cmim eshte bere sipas mediave, plani per pavaresine e mbikqyrur qe i dha Kosoves mundesine te shpalle pavaresine


    “Pavaresia e mbikeqyrur Ahtisaarit mund t’i sjelle “Nobelin”. Keshtu lexon nje nga tituj ne gazeten kosovare “Koha Ditore”, sipas te ciles tashme ka perfunduar afati i nominimeve per çmimin “Nobel” per paqe, ku nje nga emrat e spikatur eshte dhe Ahtisaar.
    Sipas te njejtave burime, perveç Martti Ahtisaarit, kandidate te tjere thuhet se jane edhe disidenti kubanez, Oswaldo Paya, presidenti algjerian, Abdelaziz Bouteflika, ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, si dhe ish- ambasadori amerikan ne OKB, tashme guvernator i shtetit federal New Mexico, Bill Richardson.
    Edhe me pare ehste folur rreth “Nobelit” per Ahtisaar, ku gjate hartimit te Planit per statusin e Kosoves, shume zera aluduan se me kete pike te karrieres se tij, Ahtisaar mund te konkurronte per cmimin prestigjoz “Nobel”.

    bw
    Sui generis

  13. #113

    Rroftë Për Jetë Kosova Republikë!

    [IMG]Flamuri Shqiptar[/IMG]TË DASHUR VËLLEZËR E MOTRA SHQIPËTAR/E ! E FITUAM ME GJAK PAVARËSINË E KOSOVËS!LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË KOMBIT! I PËRJETSHËM DO JETË KUJTIMI PËR TA DHE PËR TË GJITHË ATA QË RANË NË ALTARIN E LIRISË,PËR DITËN QË NE PRITËM E QË SHUMË GJENERATA E ËNDËRRUAN ME SHEKUJ!KJO ËSHTË DITA MË E SHENJTË PËR NE DHE PËR PJESËT TJERA TË SHQIPËRISË QË ME SIGURI SË SHPEJTI DO BASHKOHEN NË SHQIPËRINË NATYRALE ASHTU SI ZOTI I MADH E KRIJOI!RROFTË KOSOVA REPUBLIKË,SHTETI I PAVARUR E DEMOKRATIK I KOSOVËS PËR JETË TË JETËVE!LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT TË TË GJITHA KOHËRAVE!E GËZOFSHIM PËRHERË KOSOVËN TONË TË LIRË E TË PAVARUR! RROFTË UÇK-ja!
    Mjeku

  14. #114
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    TORTA E PAMVARSISE dhe video tjera...
    http://video.google.fr/videoplay?doc...70086352407331

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •