Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 114
  1. #81
    Feniks. Maska e niktironci
    Anëtarësuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Bashkohem me lutjen.
    Me ne fund gjaku i derdhur ,i bijeve me te mire te Kosoves martire, dhe te Shqiperise u shberblye me cmimin me te larte. PAMVRESINE E KOSOVES.
    RRofte Kosova e lire Shqiperia dhe te gjithe Shqipetaret ne bote.
    Eshte nje nga ngjarjet me te rendesishme te popullit tone,dhe i gjithe populli Shqipetar mezi pret kete eveniment historik.
    Ndryshuar për herë të fundit nga niktironci : 16-02-2008 më 16:09

  2. #82
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Vendet qe do pranojne Kosoven shtet te pavarur

    Ketu ne kete uebsajt http://www.kosovothanksyou.com/ kemi te listuara te gjitha vendet qe deri tani zyrtarisht kane deklaruar hapur se do ta njohin pavaresine e Kosoves. Kjo liste, behet update disa here brenda dites, duke i shtuar edhe vendet tjera qe do konfirmojne pranimin ne ditet e ardhshme. Poashtu, edhe nje falenderim nga shqiptaret per te gjithe ata qe na pranojne si shtet te pavarur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 16-02-2008 më 17:02
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #83
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Rrofte Kosova e LIRE dhe e PAVARUR!
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #84
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Deklarata e Pavaresise se Kosoves eshte pergaditur ne menyre perfekte por a nuk do kishte pasur mundesi qe ata qe kane shkruar kete deklarate, ti shkruanin edhe fjalimet e lidereve tane (sidomos Thacit dhe Krasniqit qe kishin fjalime skandaloze, kuptohet edhe nga emocionet e shumta)? Edhe Shvarcenegeri nuk di te bej fjalime te bukura, por i ka keshilltaret qe ja pergadisin ato. E jam i sigurte qe edhe Thaci e Krasniqi kane shume keshilltare qe shkruajne fjalime te mrekullueshme. Te mos harrojme se shumica e lidereve boterore ne raste te tilla madhore kur transmetohen nga mediat e gjithe botes, dalin me fjalime te shkruara dhe te pergaditura nga dikush tjeter, profesioniste te shkrimit te fjalimeve, e kjo nuk do te thote asgje te keqe. Poashtu, pajtohem edhe me analistin Koco Danaj, se duhej nje falenderim shume i madh edhe Shqiperise, jo qe Shqiperia me te vertete ka nevoje (sepse Shqiperia merr falenderime perdite dhe per politikanet shqiptare te Shqiperise gjithmone ne Kosove jane rezervuar pritjet me madheshtore te mundshme), por qe ti tregohej edhe botes, se ne jemi nje komb, edhe pse ne dy shtete.

    Sidoqofte, e rendesishme eshte qe Kosova prej sot eshte shteti i dyte shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 17-02-2008 më 15:52
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    dodon,

    edhe perkthyesit nga shqipja ne anglisht, ne cnn, bbc, apo sky italia, apo euronews ishin ku thrret qameti

    nejse,

    e rendesishme eshte qe pavaresia u be. dhe gjithe bota pa gezimin e te gjithe shqiptareve.

    packa se ne komentin e euronews per flamujt kuq e zi qe kuqelonin gjithe Prishtinen, gazetaret injorante thonin qe flamuri i ngjan shume flamurit te shtetit shqiptar

    pastaj e justifikuan me 5000 shqiptare te shqiperise qe kishin shkuar te festonin ne Prishtine me vellezerit
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #86
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Xhuxhu, qenka bere humor puna me perkthyesit dhe flamujt. lol

    Me ka gezuar shume sidomos pjesemarrja e shqiptareve nga te gjitha trojet e qytetet shqiptare, kishte shqiptare edhe nga Saranda, Gjirokastra, Delvina, etj.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Dodon,

    duhet te dish, se ata shqiptare qe kane qene ne Prishtine kane qene me fat, pasi pamundesia ka bere qe atje te ishin te themi 100 000 vetem nga Shqiperia.

    Nepermjet televisionit Klan kam pare, qe kudo ne gjiteh shqiperine, dhe megjithe motin shume e shume te ftohte, shqiptaret kudo kane festuar kete dite te madhe.

    Besoj, se artistet e filmit shqiptare duhet ti mbledhin tere festimet e pavaresise se Kosoves, kudo ne Bote, dhe te krijojne arkivin e Dites se Pavaresise.

    Edhe dicka tjeter, syrit te gazetareve jodashmires se Euronews s'i shpetoj nje parrulle, ndofta e vetme nacionaliste, "pa Kosove dhe Cameri s'ka Shqiperi" dhe filloj te komentoje per Shqiperine e madhe.

    Sa me njoftuan se Desada Metaj, ne Beograd e kane rrethuar demostruesit serbe.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #88
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Nje Masë Ultranacionalistesh Serb para pak qasteve Sulmuan Ambasaden Amerikane ne Beograd dhe Ambasaden Shqipate mirpo Policia nderhyri dhe pengoi masen e tubuar ,qe kishin si cak sulmin ndaj ketyre objekteve.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #89
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe une degjova qe i kishin vene flaken disa bizneseve sllovene dhe shqiptare ne Beograd, nuk e di sa eshte i vertete ky lajm.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #90

  11. #91
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Po me dridhet trupi nga emocionet, dje me filluan lotet kur pash thenien: BAC, U KRY

    Me shkon malli tek ai i madhi i popullit shqiptar tek Adem Jashari u preht ne paqe ai e filloi dhe femijte e atij e mbaruan.

    Me mungojne fjalet ne keto momente, thjesht BAC, U KRY
    Sui generis

  12. #92
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Arkitektët kryesorë të pavarësisë në Kosovë

    Ibrahim Rugova - I lindur më 2 dhjetor të vitit 1944, ndërsa ndërroi jetë në vitin 2006, në moshën 61-vjeçare nga kanceri në mushkëri. Ambicia e tij e madhe ishte ta dërgonte Kosovën deri në pavarësi. Rugova, shenja e të cilit ishte shalli i mëndafshit dhe syzet të ngjashme me ato të Xhon Lenonit, me mjete paqësore luftonte kundër ndikimit të Beogradit dhe represioneve të regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Ai ishte shkrimtar i njohur, me diplomë nga Sorbona dhe një nga pionierët e inteligjencës kosovare në ish-Jugosllavinë komuniste. Në vitin 1989 Rugova e themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës, i cili i bojkotonte të gjitha zgjedhjet, të organizuara nga Beogradi dhe vendosi institucione paralele (shkolla, sistem shëndetësor dhe tatime të veta për shumicën shqiptare në Kosovë). Në fillim të viteve të 90-ta Rugova ka vendosur lidhje të ngushta me Perëndimin, ndërsa veçanërisht me Uashingtonin. I margjinalizuar gjatë konfliktit mes forcave serbe dhe Ushtrisë për Çlirimin e Kosovës (UÇK), ai përsëri u paraqit në vitin 2002, duke u përforcuar si lider i shqiptarëve të Kosovës.

    Hashim Thaçi - Kryeministër aktual i Kosovës dhe ish-komandant i UÇK-së me nofkën "Gjarpëri". Ai ka lindur më 24 prill të vitit 1968 në fshatin Brocna në rrethinën e Drenicës në Kosovën Qendrore. Thaçi merr pjesë në rezistencën pasive kundër Beogradit në fillim të viteve të 90-të. I bindur se kjo nuk do të sjellë deri në rezultate, ai e formoi UÇK-në me disa liderë të tjerë të rezistencës. Thaçi ka mbajtur marrëdhënie mjaft distancuese me Rugovën, me të cilin asnjëherë nuk ka patur takim personal. Ai nga gjykata serbe është dënuar më 22 vjet burgim për shkak terrorizmit, me ç'rast ka ikur në Zvicër, ku ka studiuar shkenca politike. Në skenën politike u paraqit në konferencën paqësore në Rambuje në vitin 1999, ku me mbështetje të SHBA-së u bë lider i negociuesve shqiptarë. Në tensionet ndëretnike në vitin 2004, Thaçi i dënoi ata që digjnin shtëpi dhe kisha serbe. Hashim Thaçi u bë kryeministër në janar të vitit 2008, pasi që Partia e tij Demokraike e Kosovës fitoi në zgjedhjet parlamentare në nëntor të vitit të kaluar. Fjalët e para të Thaçit, pasi që Parlamenti e zgjodhi për kryeministër të Kosovës, ishin se pavarësia e Kosovës është larg vetëm disa javë.

    Ramush Haradinaj - Ish-kryeministër i Kosovës Haradinaj (39) në mars të vitit 2005 u akuzua për krime ushtarake nga Tribunali i Hagës. Ai është lider i mëparshëm i kryengritësve kosovarë. I papajtueshëm lidhur me regjimin e Beogradit, Haradinaj ka udhëhequr me disa pjesë të UÇK-së në pjesën perëndimore të Kosovës. Ai ka lindur në Gllogjan (fshat afër Deçanit) më 3 korrik të vitit 1968 dhe ka diplomë për arsim të mesëm. Në vitin 1989 ka marrë pjesë në protestat kundër regjimit në Beograd, para se të emigrojë në Zvicër dhe të qaset drejt legjionit të të huajve. Pas kthimit në Kosovë në vitin 1997, Haradinaj organizoi grup, me detyrë që të kryejë sulme kundër policisë serbe. Këto sulme nga Beogradi u vlerësuan si terroriste. Në Gllogjan ai formoi njësit special të titulluar "Shqiponjat e zeza", në kuadër të UÇK-së, i cili nga Beogradi u akuzua se ka torturuar dhe ka vrarë dhjetëra civile serbë. Në prill të vitit 2000 Haradinaj hyri në politikë, ndërsa në qershor të vitit 2002 u zgjodh kryetar i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës. Në dhjetor të vitit 2004 u zgjodh kryeministër. Derisa ishte kryeministër në mars të vitit 2005 kundër tij u ngritën akuza nga Tribunali i Hagë. Menjëherë pastaj ai parashtroi dorëheqje dhe u largua për në Hagë, kur momentalisht vijon procesi kundër tij.

    Fatmir Sejdiu - Presidenti aktual i Kosovës ishte bashkëpunëtor i afërt dhe i besueshëm i Rugovës. Pesëdhjetë e gjashtë vjeçari Sejdiu e mbështeti rezistencën paqësore të Rugovës kundër regjimit të Millosheviqit. Ai konsiderohet si politikan i matur dhe për mandat të parë për presidentit të Kosovës u zgjodh në shkurt të vitit 2006, pas vdekjes së Rugovës. Sejdiu vlen për politikan energjik dhe pragmatik, i hapur për media. Në vitin 1991 ai ishte figura kyçe në organizimin e referendumit për pavarësi, i cili asnjëherë nuk u njohë nga Beogradi. Në vitet e rezistencës pasive, ai ishte organizator i institucioneve paralele - presidencë dhe parlament, të cilat autoritetet në Beograd nuk i njohën. Sejdiu, i cili përveç gjuhës shqipe flet edhe gjuhën serbe, frënge dhe angleze, është doktor për shkenca juridike dhe ka ligjëruar në Universitetin e Prishtinës.

    GAZETA KOHA
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #93
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Kosova, nje kenge lirie

    "Çohuni serbë se na e morën Kosovën shqiptarët". Kështu këndon rapsodi serb në "Tri këngë zije për Kosovën" të Ismail Kadaresë. Veç përballë serbëve në betejën e Fushë Kosovës nuk qenë shqiptarët. Ishte viti 1836 dhe shqiptarët, përkundrazi, ndodheshin në krah të serbëve për të mbrojtur Ballkanin dhe Perëndimin nga invazioni lindor i osmanëve. Por kënga e vjetër nuk ndalej duke sfiduar realitetet, e djeshmja mposhtte të sotmen, urrejtja-aleancën, armiqësia-miqësinë. Rreth 600 vjet më vonë, nga ngjarja që rrëfen shkrimtari i shquar, përsëri po dëgjohet e njëjta këngë e vjetër. Por këtë herë janë diplomatë dhe politikanë të mileniumit të ri që, po aq të verbër sa një rapsod, ja marrin avazit të lashtë të urrejtjes dhe skllavërisë: Ngrihuni sllavë... Janë Putinët, Koshtunicët, "rapsodët" e mbetur të kohës sonë. Nuk përdorin gusla, por mikrofona dhe valë satelitore. E megjithatë është e njëjta këngë. Por Kosovës dhe Serbisë i duhet më në fund një këngë e re, kënga e lirisë, kënga e Perëndimit.


    ***

    Diplomacia ruse dhe serbe kanë kohë që përpiqen të trembin botën se pavarësia e Kosovës mund të ketë pasoja negative edhe mbi rajone të tjera. Ministri i Jashtëm serb, Jeremiç, e quajti precedent të rrezikshëm që duhet shmangur. Në fakt është krejt e kundërta. Precedent i rrezikshëm për Evropën dhe Perëndimin do të ishte nëse e tradhtonin kauzën e pavarësisë së Kosovës. Do të ishte tradhtim i shpirtit që mban gjallë Perëndimin, tradhtimi i lirisë. Dhe liria, e parë si precedent, nuk rrezikon askënd përveç një skllavërie të turpshme që U është imponuar shqiptarëve të Kosovës. Njerëzimi është bërë më i mirë vetëm duke ndjekur precedentin e lirisë. Ndërkaq, të mos njohësh të drejtën e Kosovës për pavarësi, do të thotë edhe të mohosh në mënyrë cinike shtypjen, vuajtjet, dhunën, torturat, vrasjet, dëbimet masive që kanë shtangur botën mbarë. Akoma më e rëndë nëse këtë e bëjnë serbët që duhet të ndihen fajtorë për shumë vuajtje të shqiptarëve. A do të ketë dikur pendim shërues për ta? Serbët thonë që Kosova është toka e jonë. Po toka e shqiptarëve ku është? Ndërkaq ata janë atje, mbi 90 për qind e popullsisë së Kosovës. A kanë të drejtë këta njerëz të jenë të lirë? Kosovarët kanë shekuj që lindin dhe vdesin mbi Kosovë. Dhe varret e brezave të tërë janë si ca rrënjë shumë të thella që nuk mund të shtrihen në një tokë të huaj. Atdheu nuk është toka pa njerëz, por mbi të gjitha njerëzit e tokës.

    Po përse të mos jetonin serbë dhe shqiptarë në paqe dhe harmoni në një republikë si ajo e ish-Jugosllavisë? Këtu vërtet flasim për një shans. Por ishin pikërisht serbët që e humbën shansin që të bëheshin një popull me kosovarët. Nacionalizmi si shovinizmi i zhyti ata në qorrsokak. Nëse do të kishin mundur të krijonin një popull shumëkombësh, ku shqiptarë e serbë të bashkëqeverisnin në barazi e harmoni, sot do të kishim një tablo tjetër. Por Serbia e shtypi Kosovën deri sa e detyroi të ngrihet në protesta e më pas në revoltë. Për shumë vjet shqiptarët u përpoqën paqësisht me Rugovën për të drejtat e tyre njerëzore, për të qenë të lirë në Federatën Jugosllave, për të qenë qytetarë të lirë si serbët apo malazezët dhe jo qytetarë të dorës së dytë, jo skllevër. Por nuk u dëgjuan. Madje u shtypën, u rrahën, u torturuan, u vranë. Pastaj lindi UÇK-ja, sepse shtypja sjell revoltë. Pastaj dolën tanket e Millosheviçit, pastaj doli NATO-ja. Në Kosovë u bë luftë, sepse serbët dëshmuan që nuk ishin në gjendje të bashkëqeverisnin me shqiptarët. Sepse bashkëjetesa themelohet mbi barazinë, jo diferencimin, paqja ngrihet mbi dashurinë dhe jo mbi urrejtjen. Kjo shtypje ekstreme deri në terror dhe përzënie masive ishte një nga bazat morale që ushqeu të drejtën e kosovarëve për shkëputje nga Serbia, të drejtën për pavarësi. Asnjë shembull tjetër, asnjë shtypje tjetër, kudo qoftë në Oseti, Çeçeni, Qipro, Spanjë e kudo qoftë, nuk mund të përligjë skllavërimin e mëtejshëm të Kosovës. Prangat nuk janë argument për prangat. As edhe aleancat e vjetra dhe diplomacitë (Rusia nuk i tradhton miqtë e vjetër, tha një diplomat rus) që duke ngritur në piedestal racën apo pansllavizmin, poshtërojnë njeriun. Ndërkaq, nuk është naive të besosh se pavarësia e Kosovës mund të frymëzojë rrezikshëm pishtarë të tjerë lirie. Atje ku ndihet mungesa e lirisë do të ketë probleme edhe sikur Kosovës t‘i mohohet liria. Por pas thuajse 1 shekulli padrejtësie, kur toka të banuara në shumicë nga shqiptarët ju dhanë Serbisë, pavarësia e Kosovës është tashmë një fryt i pjekur. Është një fryt i rrekur nën dhunë, në protesta, në luftë çlirimtare me aleat Perëndimin. Politika serbe nuk duhet të gabojë, të bëhet zbatuese testamentare e një regjimi humbës, duke i vënë kushte lirisë së fitimtarëve. Sepse nuk ka ligj ndërkombëtar, rezolutë, bllokadë apo kërcënim që të mund të mbajë fitimtarin nën prangat e të mundurit. Është mjerim të shohësh se pasi i shtypën liritë e shqiptarëve me ligjet e Serbisë, politika serbe po përpiqet të mbysë po këtë liri, me rezoluta ndërkombëtare që mund të kenë neglizhuar të drejtën e një populli duke i dhënë më shumë një populli tjetër. Harrohet se vetëm e drejta universale e lirisë është e pagabueshme. Harrojnë që misioni i Bashkimit Evropian nuk është të robërojë, por të pavarësojë popuj, që misioni i Këshillit të Sigurimit nuk është që të sigurojë e garantojë skllavërinë. Diktatura e egër e "Kasapit të Ballkanit" i bëri shqiptarët të ngrihen për pavarësi. Serbët nuk kanë as forcë dhe as të drejtë ta ndalojnë, sepse e drejta nuk mund të themelohet mbi shtypjen por mbi lirinë. Ndërkaq, kosovarët duhet ta tregojnë veten se janë bij të denjë të lirisë. Ata nuk duhet të bëjnë kurrë kundër pakicave serbe, atë që pushtetet serbe ushtruan mizorisht kundër tyre.


    ***

    Por më kot qahet politika serbe, më kot kërcënon Kosovën me bllokadë dhe errësirë. Pavarësia e Kosovës do të çlirojë edhe serbët. Kënga e pavarësisë së Kosovës është një këngë lirie edhe për serbët. Sepse dihet që nuk mund të jetë i lirë një popull që skllavëron një popull tjetër. E çliruar nga detyra e turpshme dhe çnjerëzore e skllavërimit të një populli, tashmë Serbia i ka të hapura rrugët për integrim me botën e lirisë, me Evropën, me Perëndimin. Në novelën e Ismail Kadaresë, shkrimtarit të famshëm shqiptar, serbët dhe shqiptarët shfaqen bashkë në "fushën e mëllenjave", të rreshtuar në një front për të mbrojtur Ballkanin, oborrin e Evropës, kundër invazionit barbar osman. Bashkë me ushtritë janë edhe rapsodët e tyre. Serbët me gusla, shqiptarët me lahuta. Këndojnë para betejës për nder të princave të bashkuar ballkanas. Por këndojnë këngë të një armiqësie dhe lufte të vjetër. Serbi këndon me guslë: Ngrehuni se na e morën Kosovën shqiptarët! Shqiptari ja pret me lahutë: Ngrehuni se na sulmoi shkjahu! Princat ballkanas dëgjojnë dhe gajasen së bashku. Gajasen me këtë marrëzi: Bashkëluftëtarë, vëllezër në armë, por armiq në këngë! Por ballkanasit u thyen në Fushë Kosovë. Turma ushtarësh, serbë, shqiptarë, kroatë, boshnjakë, rumunë marrin arratinë dhe kërkojnë shpëtim në trevat dhe dyert e kështjellave të Evropës. Bashkë me ta janë edhe rapsodët. Por edhe atje, para zonjës Evropë, rapsodët vazhdojnë t‘i bien avazit të vjetër. Ngrehuni se na sulmoi shqiptari, gjëmon gusla. Ngrehuni se na sulmoi shkjahu, vringëllin lahuta. Janë vëllezër të një fatkeqësie, vuajnë të njëjtën disfatë, kanë armiq të përbashkët e megjithatë nuk dinë të këndojnë asgjë tjetër përveç se urrejtjes mes tyre. Evropa shtanget. Kish besuar se atë që nuk e kishin arritur dhjetëra fitore mbi fqinjin, mund ta bënte fare mirë një disfatë e përbashkët, triumfi i rrezikshëm i armikut të përbashkët. Evropa donte të dëgjonte një këngë të re. Një këngë miqësie mes dy kombeve. Një këngë që s‘është kënduar ende që nga koha kur shqiptarë dhe serbë, pas disfatës në Fushë Kosovë, kërkonin mbrojtje tek Evropa. A s‘është koha që të këndohet tani kur serbë dhe shqiptarë ndodhen përsëri para dyerve të Evropës. Këtë herë jo si humbës, por si fitimtarë mbi diktaturën lindore të Millosheviçit, tani që nuk janë të lirë vetëm serbët, por edhe kosovarët. Dhe me lirinë fillon një fazë e re e integrimit të popujve. Sepse nuk mund të ketë integrim legjitim pa lirinë dhe vetëvendosjen. Hapi i parë i lirisë është pavarësia e Kosovës. Hapi i dytë që nis nga sot është integrimi me botën e lirisë. Sot kosovarë dhe serbë u ndanë në Ballkan, por do të bashkohen nesër në Evropë dhe do t‘ia thonë me shpresë një kënge të re.

    Andrea Stefani
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #94
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-12-2007
    Postime
    4

    Zvarritja e definimit të statusit politik të Kosovës deri në këtë periudhë

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Jakup Krasniqi: Kuvendi i Kosovës në bashkërendim me SHBA-të dhe Unionin Evropian, brenda muajit do të shpallë pavarësinë

    - Nuk ka argumente të tjera për arsyetimin e ndonjë propozimi eventual për shtyrje

    Jakup Krasniqi
    Kryetar i Kuvendit të Kosovës


    Musli Krasniqi
    Prishtinë, 4 shkurt

    Zvarritja e definimit të statusit politik të Kosovës deri në këtë periudhë, nga faktorët vendimmarrës është arsyetuar në forma të ndryshme. “Nevoja” për procese të njëpasnjëshme negociatore qe arsyetuar me domosdoshmërinë e kërkimit të çdo alternative për kompromis ndërmjet palëve, dhe për të “bindur” kundërshtarët e pavarësisë se kjo është zgjidhja e vetme e mundshme për Kosovën. Jo më pak se tri herë, arsyetime të shtyrjeve kanë qëlluar të jenë zgjedhjet në Serbi, herë parlamentare e herë presidenciale. Këto, më shumë janë nënkuptuar në kuadër të procesit dhe janë vlerësuar si të tilla nga këndi i analistëve dhe potencuar nga zyrtarë anonimë në qendrat e vendosjes, por nuk janë pranuar zyrtarisht. Nga liderët vendorë është vlerësuar shumë herë se zgjedhjet në Serbi nuk kanë kurrfarë ndërlidhjeje me Kosovën dhe statusin e saj. Sido që të jetë, duke e pasur parasysh rolin e Serbisë në gjithë këtë proces, faktorëve vendimmarrës ndërkombëtarë iu nevojitet një stabilitet i qëndrueshëm politik dhe një adresë e qartë edhe në Beograd.

    Mst: Brenda shkurtit

    Zgjedhjet e fundit serbe, ato për president, veçmas balotazhi i së dielës dhe fitorja e Boris Tadiqit, nga analistët është vlerësuar si eliminimi i pengesës së fundit për ta miratuar Deklaratën e Pavarësisë në Kuvendin e Kosovës. Udhëheqësit politikë të Kosovës kanë thënë se rruga e pavarësimit të Kosovës nuk mund të kushtëzohet nga proceset politike në Serbi. Ajo, sipas tyre, është hartuar në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Sidoqoftë, ata kanë vlerësuar se demokratizimi i Serbisë dhe integrimi në strukturat euroatlantike, është në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë të hënën se është e udhës që Serbia të pranojë rrjedhat demokratike dhe realitetin e ri që është krijuar në Kosovë. Ndërkaq, proceset që zhvillohen në Serbi, sipas tij, janë të ndara nga proceset që janë duke u zhvilluar në Kosovë.
    Sa i përket datës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Krasniqi ka thënë se Kuvendi i Kosovës në bashkërendim me SHBA-të dhe Unionin Evropian, brenda muajit do të shpallë pavarësinë, për të cilën ai tashmë është i gatshëm.
    Në anën tjetër, serbët e Kosovës kanë thënë se në raport me Kosovën nuk do të ndryshojë asnjë gjë pavarësisht nga fitorja e cilitdo kandidat.

    Mst: Argumentet e paqëndrueshme

    Analistët vendorë vlerësojnë se zgjedhjet në Serbi e kanë hequr edhe një dilemë të komunitetit ndërkombëtar lidhur me kohën e përshtatshme për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Analisti Milazim Krasniqi, thotë se është konfirmuar presidenti i ri i Serbisë, edhe si një person i cili llogaritet më i moderuar dhe me prirje më proevropiane, dhe në këtë aspekt nuk ka argumente të tjera për arsyetimin e ndonjë propozimi eventual për shtyrje.
    Ai thotë se disa zëra të fundit ndërkombëtarë për shtyrje 30 apo 60-ditëshe të shpalljes së pavarësisë, nën arsyetimin se Tadiqit i duhet konsolidim i pushtetit, janë absolutisht të paqëndrueshme. Presidenti serb, sipas tij, është president në detyrë dhe e ka të gjithë infrastrukturën e pushtetit në duart e veta. “Prandaj, kushdo që thirret në një nevojë të tillë të tij, vetëm bën lojë të pamoralshme, sepse ai ishte president edhe në mandatin e kaluar. Kështu që nuk ka asnjë lloj arsyetimi të kësaj natyre”, tha për “Infopress” Krasniqi. Ai shprehet i inkurajuar nga deklarata e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, i cili ka deklaruar të hënën se pavarësia do të shpallet gjatë shkurtit. “Le të shpallet edhe ditën e fundit të shkurtit nëse është e domosdoshme, por është mirë që po fiksohet së paku muaji, dhe pastaj ditët kalojnë dhe ne jemi në një situatë që gjatë këtij muaji të mbyllet ky proces”, tha ai.

    Mst: Sfidat

    Këto zgjedhje nga analistët janë vlerësuar si një lloj referendumi për Serbinë, e cila para vetes ka pasur dy rrugë: integrimin apo izolimin. Ishte vlerësuar se fitorja eventuale e Nikoliqit do ta kthente Serbinë e kohës së Milosheviqit, me pasojë izolimin ndërkombëtar. Ndërkaq, rizgjedhja e Boris Tadiqit është përshëndetur nga Perëndimi dhe është vlerësuar si shenjë se shumica e qytetarëve të Serbisë dëshirojnë që të vazhdojnë rrugën për në Evropë. Tri sfidat e radhës për Tadiqin vlerësohen rishikimi i pushtetit dhe raporteve me kryeministrin aktual Vojislav Koshtunica, i cili nuk i dha mbështetje në garën presidenciale, gjë e cila mund ta çojë Serbinë në krizë qeveritare dhe zgjedhje të parakohshme; ballafaqimi me çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe me përpjekjet për të çuar përpara procesin e përafrimit me Bashkimin Evropian. Nga Moska, ka dalë qëndrimi se “në zgjedhje të Serbisë kanë fituar dy gjysma, përkatësisht lideri formal dhe joformal, meqë dallimi në vota mes kryetarit Boris Tadiq dhe kandidatit Tomislav Nikoliq ka qenë minimal”.
    Urime Pavarsija te gjithe shqiptarve ku jane

  16. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2007
    Postime
    244
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Po me dridhet trupi nga emocionet, dje me filluan lotet kur pash thenien: BAC, U KRY

    Me shkon malli tek ai i madhi i popullit shqiptar tek Adem Jashari u preht ne paqe ai e filloi dhe femijte e atij e mbaruan.

    Me mungojne fjalet ne keto momente, thjesht BAC, U KRY
    PA PRISHUR ATMOSFEREN E BUKUR KOSOVARE SHQIPTARE, nje gje nuk kam kuptu

    - Me shum ne pamjet Televizive shikoje flamuj te huaj se sa Shqiptar. Me tha nji i huaj kush po merr pavarsi Kosova apo SHBA etj. edhe pse ja kishim sqaruar ceshtjen shqipatre.

    Shpresoj qe kosovaret do marrin vendin e humbur dhe do te din ti shmangen kurtheve te kulcedres qe dhe naten nuk fle.

    faleminderit

  17. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Postime
    2
    Gezuar o shqiptar, gezuar Dita me e Madhe e Kosoves dhe gjithe shqipetarve kudo qe ndodhen. Shijojeni , respektojeni dhe madherojeni.
    Cufa

  18. #98
    i/e regjistruar Maska e linda2
    Anëtarësuar
    04-12-2007
    Postime
    46
    urime pavarsin e kosoves
    2 festa i kemi ne shqiptart 1:28.nentor te vitit 1912
    dhe e djeshma dite e rendsishme per neve kosovaret dhe per gjithe shqiptaret urime edhe nje here pavarsia e kosoves

  19. #99
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga eri3000 Lexo Postimin
    PA PRISHUR ATMOSFEREN E BUKUR KOSOVARE SHQIPTARE, nje gje nuk kam kuptu

    - Me shum ne pamjet Televizive shikoje flamuj te huaj se sa Shqiptar. Me tha nji i huaj kush po merr pavarsi Kosova apo SHBA etj. edhe pse ja kishim sqaruar ceshtjen shqipatre.

    Shpresoj qe kosovaret do marrin vendin e humbur dhe do te din ti shmangen kurtheve te kulcedres qe dhe naten nuk fle.

    faleminderit
    Nje gazetar i TV publik te Maqedonise nga Brukseli tha se Belget s'kishin pare asnjehere me shume flamuj amerikane as ne Amerike se sa kishin pare ne Kosove.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  20. #100
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    http://youtube.com/watch?v=a_OH0Bird9M

    Keshtu kemi festuar ne , ne PRISHTINE.

    Dite e paharruar!

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •