Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 114
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Ka filluar fryma festive në kryeqytet

    Prishtinë, 15 shkurt 2008 (Kosovapress) Koha 14:54
    Ka filluar fryma festive në kryeqytet

    Një grup të rinjsh, të premten kanë vendosur portretin e Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në një hotel në rrugën “Nëna Terezë” në Prishtinë, me mbishkrimin “Bac, u kry!”...
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Sot Prishtinës i vinte era pavarësi. Kudo flamuj, urime, përgëzime, pastërti, gjallëri, e për çudi më dukej se edhe makinat lëviznin disi më shpejt nëpër rrugët që çonin në Prishtinë.

  3. #63
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Sapo pashe ne euronews video nga rruget e Kosoves, valle, tupane, flamuj. M'u mbushen syte me lote. Sa do te doja te isha atje ... . Shpresoj qe shume shqiptare nga Shqiperia te shkojne te dielen ne Kosove te festojne me vellezerit tane.

    Isa Boletini, ti qe ule ne gjunje dhe puthe flamurin kuq e zi ne Vlore, te dielen do ulemi ne gjunje, te puthim, te prekim endrren tende.

  4. #64
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Po shihja ne televizionin austriak si shqiptaret ne Mitrovice e Prishtine jepnin komente mbi pritjen e madhe dhe ishte qetesuese, e mrekullueshme. Ndoshta eshte per te qeshur, por te gjitheve, pleq e te rinj, burra e gra, u kish rene nje nur i bukur, i pakrahasueshem me tjetercka. Flisnin dhe iu mbusheshin syte me lote.



    ... dhe me poshte ndaj sa ndjej e kam mbyllur brenda kesaj poezie me ata qe do e lexojne:


    ***

    E qetë si uji në sytë e tu,
    gurgulloj gëzim.
    E qëndrueshme si malli që na kaplon,
    këndoj pavarësi.
    Prarues si nuri në fytyrën tonë,
    rrezatoj besim
    dhe zbret nga qielli
    nje lot i rëndë
    sa unë, sa ti,
    kujtimi për ata që ndritën
    me shpresën për ty,
    dhe ne jetuam,
    e ruajtëm zemrën,
    e bëmë të rrahë,
    të rritet si sot,
    me të kuqen më të vrarë
    në nëndiellin tonë,
    me shqipen mëmësore
    të plakur sa era,
    te re si burimi i pafundësisë.
    E qetë si uji në sytë e tu,
    gurgulloj gëzim.
    E qëndrueshme si malli që na kaplon,
    këndoj PAVARESI.

    Shkurt 2008

  5. #65
    nese ka mundesi ndokush, te na sillni ca foto ketu nga prishtina, qe jane bere festimet per pritjne e pavarsise.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #66
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Eksluzive: Agjenda e shpalljes se pavarsisë

    Nje website(ne fund e keni burimin dhe linkin deri tek kjo faqe) ka siguruar ngjarjet kryesore të cilat do të çojnë deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës, ditën e diel, më 17 shkurt të këtij viti, në kuadër të një dokumenti quhet "Agjenda e Ditës-D".

    Sipas saj, ora 10 do të shënojë kalimin e kryeministrit Hashim Thaçi nga ndërtesa e qeverisë te Kuvendi për ta dorëzuar kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit. Një orë më vonë, kryetari i Kuvendit do të bëjë publike kërkesën për seancë të jashtëzakonshme dhe në mesditë do të mblidhet kryesia për ta shqyrtuar këtë kërkesë, kurse në orën 13.30 do të takohen edhe shefat e grupeve parlamentare të Kuvendit. Seanca pritet të fillojë në orën 15 të së dielës dhe parashikohet që të zgjasë rreth tri orë, aq kohë sa do të duhen për leximin e deklaratës, votimit dhe procedurave tjera. Në orën 18, tre krerët e institucioneve qendrore të Kosovës; Presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi do t'u drejtohen mediave me nga një deklaratë në Qendrën Mediatike në Hotelin Grand dhe më pas do të fillojë pjesa ceremoniale e kremtimeve të Ditës së Pavarësisë.
    Në këtë mënyrë, në orën 18.30 do të ngritet Obelisku i Pavarësisë përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, kurse në orën 19, në sallën e sporteve "1 tetori" do të fillojë Koncerti i Filharmomisë. Një orë më vonë sheshi "Nëna Terezë" do të mbushet me qytetarë, të cilët do të jenë dëshmitarë të një koncerti madhështor, ndërsa Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi do t'u drejtohen të pranishmëve në orën 22.50.
    Ceremonitë do të përfundojnë në orën 23 me ndezjen e fishekzjarreve në katër pjesë të ndryshme të Prishtinës, ndërsa festimet do të vazhdojnë deri në mesnatë.


    Burimi i Lajmit
    Sui generis

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Po e presim me padurim, .

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Të dielën në mbarë Shqipërinë një gotë verë falas për të uruar të gjithë "Gëzuar pavarësinë" e Kosovës
    Tiranë, 15 shkurt - Organizatat e konsumatorëve dhe të biznesit të shërbimeve në Tiranë sot u bënë thirrje të gjithë pronarëve të bareve dhe restoranteve në të gjithë Shqipërinë, që ditën e Pavarësisë së Kosovës, që pritet jetë të dielën më 17 shkurt, t'i ofrojnë të gjithe klientelës së tyre prezente në orën 12:00 një gotë verë shqiptare falas, për të uruar të gjithë njëzeri "Gëzuar pavarësinë"! Sipas organizatorit, një "Gëzuar për pavarësinë" është edhe urimi i Ditës së Pavarësisë që subjektet joshtetërore shqiptare u propozojnë të gjithë bareve dhe restoranteve të Shqipërisë. Eshtë një iniciative që synon një lloj ceremoniali mbarëkombëtar në të gjithë Shqipërinë për të demostruar një mënyre civilizuese dhe solidariteti të shqiptarëve kudo që ndodhen. Ideja e urimit të pavarësisë me verë merr shkas nga iniciativa shumë interesante e një biznesi kosovar për të ofruar në treg një verë Merlot me etiketen e Pavarësisë, thuhet në një njoftim të Zyrës së Mbrotjen e Konsumatorëve dhe Shoqatës së Hotelerisë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #69
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Aty yne qiellor, te jam mirenjohes per emrin Tend te shenjte; te jap falenderime se megjithese kjo bote eshte ne rremuje e siklete, Ti e ke ne kontroll; falemnderit per meshiren dhe faljen e mekateve tona, te cilat nuk mungojne asnjehere.

    Na bej popull Tendin, na e ul kryet, na fuqizo me Shpirtin Tend te perulemi para Teje, e te heqim dore prej udhes se te Mbrapshtit - shendoshe, begatoje token e Kosoves, afroje edhe me shume me Shqiperine e trojet e tjera Shqiptare - gatite dhe hapja udhen e perfundimit te shpalljes se Pavarsise.

    Vendi, toka e njerezit Shqiptare kane nevoje per prekjen Tende te Shenjte dhe Sheruese; Zot te lutem per bekimin e Kosoves se lire e te pavarur - Ti je ai qe e din fillimin, ashtu dhe fundin - na ruaj prej krenarise, arrogances, zemerimit dhe xhelozise per te tjeret - beje ate vend te pranueshem per te gjithe ata qe jetojne atje.

    Na ndihmo te kuptojme e te kujtojme se hasmi yne eshte Djalli i Mallkuar me ndjekesit e tij, dhe jo njerezit qe ai josh - me Frymen Tende qortoje dhe ndaloje Hasmin qe kerkon te mbaje te nenshtruara mendjet e njerezve - na sill atmosferen e drites qiellore e te paqes kudo ne tokat Shqiptare, e atje ku jetojne, punojne e ndajne hallet Shqiptaret!

    Falemnderit, Perendi, per degjimin e kesaj lutje.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Enderra e shume brezave, njohja zyrtare e Pavaresise se Kosoves, eshte jo me shume se disa dite larg.

    Nje shekulli pritje, i erdhi fundi. Kosova po njihet edhe zyrtarisht e Pavarur!

    Urime Shqiptare!

    Na prifte e mbara!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  11. #71
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anëtarësuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Aty yne qiellor, te jam mirenjohes per emrin Tend te shenjte; te jap falenderime se megjithese kjo bote eshte ne rremuje e siklete, Ti e ke ne kontroll; falemnderit per meshiren dhe faljen e mekateve tona, te cilat nuk mungojne asnjehere.

    Na bej popull Tendin, na e ul kryet, na fuqizo me Shpirtin Tend te perulemi para Teje, e te heqim dore prej udhes se te Mbrapshtit - shendoshe, begatoje token e Kosoves, afroje edhe me shume me Shqiperine e trojet e tjera Shqiptare - gatite dhe hapja udhen e perfundimit te shpalljes se Pavarsise.

    Vendi, toka e njerezit Shqiptare kane nevoje per prekjen Tende te Shenjte dhe Sheruese; Zot te lutem per bekimin e Kosoves se lire e te pavarur - Ti je ai qe e din fillimin, ashtu dhe fundin - na ruaj prej krenarise, arrogances, zemerimit dhe xhelozise per te tjeret - beje ate vend te pranueshem per te gjithe ata qe jetojne atje.

    Na ndihmo te kuptojme e te kujtojme se hasmi yne eshte Djalli i Mallkuar me ndjekesit e tij, dhe jo njerezit qe ai josh - me Frymen Tende qortoje dhe ndaloje Hasmin qe kerkon te mbaje te nenshtruara mendjet e njerezve - na sill atmosferen e drites qiellore e te paqes kudo ne tokat Shqiptare, e atje ku jetojne, punojne e ndajne hallet Shqiptaret!

    Falemnderit, Perendi, per degjimin e kesaj lutje.
    shume bukur
    flm zotit erdh pavarsija
    Think only of the past as its remembrance gives you pleasure. J. Austen

  12. #72
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Degjova sot ne lajme.....canale 5(mediaset),vendet e BE do njohin dhe do mbeshtesin fuqishem,krijimin e shtetit te ri Kosovar.
    Me ne fund Kosova e lire....rrofte Kosova

  13. #73
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kosova shpall pavaresine te dielen, zbulohet agjenda

    Sipas agjencise se lajmeve ANSA, seanca e jashtezakonshme e Kuvendit do te mblidhet ne oren 15.00 ku kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi do te lexoje deklaraten historike te pavaresise se Kosoves. Ja axhenda e plote e dites se diele... Version multimedial i ketij lajmi

    Agjencia e lajmeve ANSA ben te ditur nje pjese te axhendes histroike te se dieles ku pritet te shapllet pavaresia e Kosoves. Sipas kesaj agjencie seanca e jashtezakonshme e Kuvendit do te mblidhet ne oren 15.00 ku kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi do te lexoje deklaraten historike te pavaresise se Kosoves. Gjate paradites se te dieles, kryeministri Thaci pritet t’i drejtohet zyrtarisht Kuvendit per te mbledhur seancen e jashtezakonshme te Kuvendit ne oren 15.00. Behet e ditur se vendimi per seancen e jashtazakonshme te Kuvendit do te merret ne mbledhjen e kryesise ne oren 12.00. Gjate pasdites ne kryeqytetin e Kosoves, Prishtine jane planifikuar nje sere aktivitetesh festive si perurimi i Obeliskut te Pavaresise, nje koncert ne sheshin qendror dhe mbremja e madhe festive me fishekzjarre rreth ores 23.00. Qeveria ka vendosur qe festimet te vazhdojne deri ne oren 24.00 dhe me pas te mbyllen qe te mos krijohet asnje incident i mundshem.

    Axhenda e Shpalljes se Pavaresise

    10.00 kryeministri i Kosovës del nga Selia e Qeverisë dhe shkon në Parlament – ku dorëzon kërkesën për mbledhje të një seance parlamentare të jashtëzakonshme

    11.00 Kryeministri bën publike kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit.

    12.00 Mbledhje e Kryesise se Kuvendit

    13.30 Mbledhje e grupeve parlamentare

    15.00 Sesion plenar i Kuvendit të Kosovës

    18.00 Deklaratë e 3 liderave në Hotel Grand – Qendra e Medias

    18.30 Zbulimi i Obliskut të Pavarësisë përballë Pallatit të Rinisë në Prishtinë

    19.00 Koncert i Filarmonisë së Kosovës tek Salla “1 Tetori”

    20.00 Koncert në Sheshin e Prishtinës

    23.00 Fishekzjarre që hidhen nga katër pjesë të ndryshme të Prishtinës


    Gazeta Shqiptare
    Sui generis

  14. #74
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kosova ne feste nje dite para shpalljes se pavaresise

    Nje dite para shpalljes se pavaresise ne Kosove kane nisur festimet e rastit. Qytetet e Kosoves jane skuqur nga flamujt kombetare, ndersa neper rruge jane vendosur pankartat kushtuar pavaresise

    Shqiptaret e Kosoves kane nisur te festojne qe tani pavaresine e shtetit te tyre, qe pritet te shpallet diten e diele me 17 shkurt. Pikerisht ne rruget kryesore te qyteteve kosovare jane vendosur flamuj dhe lloj lloj mbishkrimesh dedikuar pavaresise. Ne rrugen “Nena Tereze” ne Prishtine, eshte vendosur portreti i Komandantit Legjendar te UÇK-se, Adem Jashari, me mbishkrimin: Bace, u kry….
    Ne Mitrovice ne dritaret e mjaft shtepive valvitet flamuri shqiptar. Shumica e shqiptareve ne jug te qytetit nuk shqetesohen aspak per reagimin e serbeve ne veri, por festojne te entuziazmuar. Nje shites nuk e fsheh gezimin per kete dite te madhe. “Do ta festoj me familjen time”, shprehet ky shites cigaresh.
    Ne Suha Reka, ne jug te Prishtines, po keshtu ballkonet e shtepive jane mbushur me flamuj. Mjaft nga banoret e kesaj zone, kane vendosur te kujtojne te vraret ne lufte pak para se te shpallet pavaresia per te cilen ata luftuan.
    Ne Racak, skena e masakres se tmerrshme qe ndryshoi plotesisht dhe kursin e luftes, te moshuarit u mblodhen ne nje ceremoni ne kodren e fshatit pikerisht ne vendin ku ndodhi ajo ngjarje. Ishte janari i 99 kur 44 shqiptare u masakruan nga serbet ne kete fshat, ngjarje qe shenoi dhe nje pike kthese ne diplomacine perendimiore per te nderhyre ushtarakisht ne Kosove.
    “Kjo eshte e vetmja gje qe ne prisnim- qe ky vend te behej shtet!”- thote ky i moshuar.
    Ne Krushen e vogel, ne fillim te bombardimeve te NATO-s, 115 vete u masakruan nga forcat serbe. Ne kete zone Hanemshahe Batusha humbi tre djem dhe pese niper. Tashme ajo shprehet se do te donte qe femijet e saj te ishin gjalle per te pare kete dite.
    Festimet do te arrijne kulmin te dielen pasdite, kur pritet qe te shpallet zyrtarisht pavaresia e Kosoves.

    (EvaKushova-News24)
    Sui generis

  15. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Agim Bacelli
    PATRIOTIZËM:
    Isa dhe Lordi Gray*
    Ismail Qemali para Lordit Gray
    Qendronte i ngrysur dhe pike e vrere
    Kur i madhi Isë, vuri ne tavoline
    Tere Shqiperine brenda ne revolver.*

    -Ju,- tha Lordi - hani vetem buke misri
    dhe grurin tone te mire ju se njihni!
    Isa:"Hame miser por jemi si lisi
    Ju lutem,ca nga gruri juaj me sillni."

    -Zoti Lord,hani grure dhe si gruri jeni...
    -pasi tha keshtu,ne mangall hodhi grurin,
    gruri sakaq u shkrumbos dhe tymi mbuloi
    Lordin,tavolinen,tavanin dhe murin.

    Pastaj nga xhepi nxorri misrin shqiptar
    ne zjarrin e mangallit hodhi me kujdes,
    askund nuk u pa tym por plasje dhe zjarr;
    kokoshkat si fishekzjarre u ndeze.

    - Nese thoni 'pop corn' keni thene shqiptare.
    Si tu quaj juve,ju lutem me thoni?
    Lordi pa grurin si ushtare te vrare...
    Dhe kokoshkat shqipe si mbreter froni.

  16. #76
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Të dielën në mbarë Shqipërinë një gotë verë falas për të uruar të gjithë "Gëzuar pavarësinë" e Kosovës
    Tiranë, 15 shkurt - Organizatat e konsumatorëve dhe të biznesit të shërbimeve në Tiranë sot u bënë thirrje të gjithë pronarëve të bareve dhe restoranteve në të gjithë Shqipërinë, që ditën e Pavarësisë së Kosovës, që pritet jetë të dielën më 17 shkurt, t'i ofrojnë të gjithe klientelës së tyre prezente në orën 12:00 një gotë verë shqiptare falas, për të uruar të gjithë njëzeri "Gëzuar pavarësinë"! Sipas organizatorit, një "Gëzuar për pavarësinë" është edhe urimi i Ditës së Pavarësisë që subjektet joshtetërore shqiptare u propozojnë të gjithë bareve dhe restoranteve të Shqipërisë. Eshtë një iniciative që synon një lloj ceremoniali mbarëkombëtar në të gjithë Shqipërinë për të demostruar një mënyre civilizuese dhe solidariteti të shqiptarëve kudo që ndodhen. Ideja e urimit të pavarësisë me verë merr shkas nga iniciativa shumë interesante e një biznesi kosovar për të ofruar në treg një verë Merlot me etiketen e Pavarësisë, thuhet në një njoftim të Zyrës së Mbrotjen e Konsumatorëve dhe Shoqatës së Hotelerisë.
    Ketu ne USA miqte e mi do ta pijne me fund ate gote megjithese preferojne RAKI .
    Per festa te tilla le te dehemi se neser na pret pune, shume pune dhe ndergjegjje demokratike larg fanatizmit dhe nacionalizmit te semure.kjo eshte shija qe do te na lere ajo "gote".
    Drejtesi dhe paqe!
    Gezuar!
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  17. #77
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ish kon mire me iu kallxu ktyne njerzeve te politike qe te mos lahperaven, mos te qaraveshen, e mos te mburren, mos te sillen si zagare, se nuk jane duke Shpallur Pavaresine, ashtu sikur po lehin, nuk jane duke hyre ne Histori Kombetare, ashtu sikur po pretendojne, se thjeshte po ri-shkruajne historine, thjeshte simbolokisht po ri-bejne nje akt te kryer shume vite me pare, po ri-shpallin Pavaresine e Kosoves.

    Me iu kallxu bre se Shpallja e Pavaresise ka ndodhur me pare. Ama Njohja zyrtare e Pavaresise se Kosoves, nuk ka ndodhur akoma. Ate (njohjen zyrtare) po presim ne oret e ditet qe pasojne, e jo oren kur ata mblidhen dhe lexojne deklaraten e Shpalljes se Pavaresise. Nuk e ka kush dert a e dijne, apo nuk e dijne oren e Shpalljes se Pavaresise. Ate ore e dite e dijme qe sa vite.

    Gezimi, festa dhe minutat e historise se re te Kosoves fillojne kur shtetet mike (posaqerisht shtetet qe vendosin per ceshtjet madhore ne bote) fillojne te njohin zyrtarisht Pavaresine e Kosoves.

    Ne e njohim Pavaresine e Kosoves per afro dy dekada, po presim njohjen zyrtare nga miqte tane nderkombetare..
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  18. #78
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Aty yne qiellor, te jam mirenjohes per emrin Tend te shenjte; te jap falenderime se megjithese kjo bote eshte ne rremuje e siklete, Ti e ke ne kontroll; falemnderit per meshiren dhe faljen e mekateve tona, te cilat nuk mungojne asnjehere.

    Na bej popull Tendin, na e ul kryet, na fuqizo me Shpirtin Tend te perulemi para Teje, e te heqim dore prej udhes se te Mbrapshtit - shendoshe, begatoje token e Kosoves, afroje edhe me shume me Shqiperine e trojet e tjera Shqiptare - gatite dhe hapja udhen e perfundimit te shpalljes se Pavarsise.

    Vendi, toka e njerezit Shqiptare kane nevoje per prekjen Tende te Shenjte dhe Sheruese; Zot te lutem per bekimin e Kosoves se lire e te pavarur - Ti je ai qe e din fillimin, ashtu dhe fundin - na ruaj prej krenarise, arrogances, zemerimit dhe xhelozise per te tjeret - beje ate vend te pranueshem per te gjithe ata qe jetojne atje.

    Na ndihmo te kuptojme e te kujtojme se hasmi yne eshte Djalli i Mallkuar me ndjekesit e tij, dhe jo njerezit qe ai josh - me Frymen Tende qortoje dhe ndaloje Hasmin qe kerkon te mbaje te nenshtruara mendjet e njerezve - na sill atmosferen e drites qiellore e te paqes kudo ne tokat Shqiptare, e atje ku jetojne, punojne e ndajne hallet Shqiptaret!

    Falemnderit, Perendi, per degjimin e kesaj lutje.
    Bashkohem me lutjen . AMIN
    Ndryshuar për herë të fundit nga kleos : 16-02-2008 më 12:53

  19. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298
    Te nderuar forumista,
    Ne keto momente historike ju lutem te gjitheve qe te nderojme dhe respektojme Albo-n dhe ti lejojme vetem atij qe te sjelle te shume prituren dhe te shume enderuaren "Deklaraten e Pamvaresise te Kosoves".
    Te gjithe kemi deshire por te gjithe duhet te kuptojme qe kete moment historik ne kete forum e meriton vetem shume i nderuari dhe i respektuari ALBO

    Ju faleminderit.

  20. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Edhe une bashkohem me kete lutje .

    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Aty yne qiellor, te jam mirenjohes per emrin Tend te shenjte; te jap falenderime se megjithese kjo bote eshte ne rremuje e siklete, Ti e ke ne kontroll; falemnderit per meshiren dhe faljen e mekateve tona, te cilat nuk mungojne asnjehere.

    Na bej popull Tendin, na e ul kryet, na fuqizo me Shpirtin Tend te perulemi para Teje, e te heqim dore prej udhes se te Mbrapshtit - shendoshe, begatoje token e Kosoves, afroje edhe me shume me Shqiperine e trojet e tjera Shqiptare - gatite dhe hapja udhen e perfundimit te shpalljes se Pavarsise.

    Vendi, toka e njerezit Shqiptare kane nevoje per prekjen Tende te Shenjte dhe Sheruese; Zot te lutem per bekimin e Kosoves se lire e te pavarur - Ti je ai qe e din fillimin, ashtu dhe fundin - na ruaj prej krenarise, arrogances, zemerimit dhe xhelozise per te tjeret - beje ate vend te pranueshem per te gjithe ata qe jetojne atje.

    Na ndihmo te kuptojme e te kujtojme se hasmi yne eshte Djalli i Mallkuar me ndjekesit e tij, dhe jo njerezit qe ai josh - me Frymen Tende qortoje dhe ndaloje Hasmin qe kerkon te mbaje te nenshtruara mendjet e njerezve - na sill atmosferen e drites qiellore e te paqes kudo ne tokat Shqiptare, e atje ku jetojne, punojne e ndajne hallet Shqiptaret!

    Falemnderit, Perendi, per degjimin e kesaj lutje.
    Edhe une bashkohem me kete lutje, tani kam nje propozim tjeter :

    Te nderuar forumista,
    Ne keto momente historike ju lutem te gjitheve qe te nderojme dhe respektojme Albo-n dhe ti lejojme vetem atij qe te sjelle te shume prituren dhe te shume enderuaren "Deklaraten e Pamvaresise te Kosoves".
    Te gjithe kemi deshire por te gjithe duhet te kuptojme qe kete moment historik ne kete forum e meriton vetem shume i nderuari dhe i respektuari ALBO

    Ju faleminderit.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •