agon vallai bre vlla sdi kurrgja
po e rendesishme eshte qe ne jena te lire
me ne fund
agon vallai bre vlla sdi kurrgja
po e rendesishme eshte qe ne jena te lire
me ne fund
Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..
Po po!
Eshte lajmeruar nga mbreme.
Policise dhe ushtrise shqiptare i eshte kerkuar gjendje e larte gatishmerie per 17 Shkurt, meqe do kete dhe festime gjithandej Shqiperise. Nuk kam ndonje informate nese nje gje e ngjashme i eshte kerkuar dhe policise ne Maqedoni.
Ka ardhur koha. Eshte fare prane.
Lajmi i mbremshem dhene nga TopChannel (e gjeni te postuar ke KryeTema: Sejdiu: Pavaresia brenda disa ditesh)
Ndryshuar për herë të fundit nga Alienated : 08-02-2008 më 06:24
Koha është e maskarenjëve
Por atdheu i Shqiptarëve
Do te jete Feste e madhe me te vertet ky moment eshte pritur me shekuj nga cdo Shqiptar, kur e kujtoj gjithe historine qe ka ndodhur me popullin shqiptar ne Kosove me 17 me vine te bej ndonje feste shume te madhe dhe ashtu do te jete, SHQIPET do te fetsojne gjithe andej.
Shpresoj ne nje organizim madheshtore
Ju lutem nese ka mundesi te tregoni se sa jan te sakta kto pohime per 17 shkurtin dhe nga keni marr informacionet sepse ktu tek un deri tash nuk ka pas rrym dhe sapo degjova nga ju se eshte caktuar data e shpalljes se pavarsise, ngase ne asnje website kosovar nuk pash nje gje te tille, pra me tregoni dhe te filloj ta festoj qysh tani ....hajt urime
Une mendoj qe gjithe ne qe jemi ne tirane dhe e ndjejme veten patriota me kete rast te mblidhemi tek sheshi skenderbej per te brohoritur pavaresine e velazerve tane ,madje u bej thirrje qe qe kjo te ndodhe ne cdo qytet te shqiperise qe ta degjoje i gjithe Ballkani,Europa dhe bota qe ne jemi nje komb,nje flamur.
Rrofte Kosova e dardaneve,rrofte Dardania e shqiptareve,Rrofte Kosova e lire,Rrofte Shqiperia e Bashkuar!
LABERI O MAL ME THIKA , DJEMTE E TU TRIMA ME CIKA.
Hajt se do e shtyjne prap keta.
Life's too short to remove USB safely.
-Data e shpalljes së pavarësisë së Kosovës mund të jetë 17 shkurti, shkruan agjencia italiane e lajmeve Ansa, duke cituar një burim shumë afër kryeministrit Hashim Thaçi. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa-s, që i referohet burimit afër Thaçit, hapi i pavarësisë po ndërmerret në bashkëpunim me SHBA-në dhe me disa shtete të BE-së që do të njohin të parat Kosovën e pavarur. Ansa shkruan se pavarësia e Kosovës do të shpallet para 18 shkurtit, datë kur është përcaktuar mbledhja e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian. Kryeministri Thaçi, pas takimit me shefin e UNMIK-ut, Joachim Ruecker, ka thënë se Kosova ka konfirmimin e 100 shteteve të cilat do ta njohin pavarësinë pas shpalljes së saj. Thaçi ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për shpalljen e pavarësisë dhe pritet vetëm akti solemn i shpalljes. Ai edhe një herë ka thënë se Beogradi nuk do të mund të ndikojë në zvarritjen e këtij procesi.
Rrofte Kosova e lire dhe e pavarur. Me ne fund u vendos qe te shpallet pavaresia. I uroj pune te mbare qeverise se Kosoves dhe Presidentit te Kosoves se lire. Uroj qe te gjitha shtetet kryesore te njohin pavaresine e Kosoves dhe pastaj kjo pavaresi te miratohet dhe ne KS.
Urime urime, dhe nje dite qofshim nje shtet i vetem Kosove-Shqiperi.
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
Radha e Camerise me ne fund.......urraaaaaaaaaa!!!!!!!!!!
LABERI O MAL ME THIKA , DJEMTE E TU TRIMA ME CIKA.
THACI: DATA E PAVARESISE, SHUME SHPEJT
-Kryeministri Hashim Thaci perseriti se populli i Kosoves shume shpejt do ta mesoje daten e shpalljes se pavaresise dhe pret qe ajo te njihet nga SHBA dhe BE. Pas takimit me ministrin e Jashtem slloven, Dimitrij Rupel, Thaci deklaroi se Kosova eshte gati per statusin, per te filluar implementimin e dokumentit te Ahtisarit per pavaresi me mbeshtetje civile nderkombetare dhe me prezence te NATO-s. Ai siguroi se do te kete njohje te gjere te fuqive me te medha politike boterore ne te njejten kohe. Sot kryeministri pritet te takohet me zyrtaret e larte te BE-se, Havier Solana dhe Oli Rehn.
Ashtu do te jete dhe sa per llafet qe donte ti dinte parafolesi
ne kanalin top channel a ne vizion+ mbreme ne lajme
kishtre deklaruar kryeminisetri i kosoves adem thaci
Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..
Shyqyr me ne fund qe vendosen nje date.
Shpresojm qe kjo te jete e fundit pasi shum kemi pritur.
Bashkimi eshte domosdoshmeria per jeten dhe mbijetesen shqipetare ne Ballkan...*URIME KOSOVA LOKE*
Lavdi Bashkimit
Zemra nisi te punoje,
gjak ti japi gjithe Shqiperise.
Gjithe gjymtyret ti bashkoje,
Lokja shqipe e Ilirise.
Se trupi i Shqiperise lengoi,
gjymtyret mizori kur i morri.
S'e di gjalle si shpetoi,
pa zemer tek kraherori.
Por damaret e Shqiperise,
nuk u keputen asnjehere.
Lavdi jetes, Perendise,
Bashkimi per komb ,eshte pranvere.
Dhe Atdheu qe dje qau,
kur na grine dhe na coptuan.
N'mendje e n'zemer kurre s'na ndau,
u munduam, mbijetuam.
Na ndane me dhune per hata,
copa copa gjithe Shqiperia.
S'ka force te ndame ,qe na mba,
Bashkimi eshte ardhmeria.
Me nderime per bashkimin e Shqiperise, edhe kete dite qe do te festojme qendresen , mbijetesen pavarsine e Kosoves Loke.. te falemi Shqiperi qe na jep emrin, qe na mbajte gjalle me takatin tend, me pamundesine tende gjigante Shqiperi Nena jone e shenjte...jetofshim dhe vdekshim per Ty ne bijte e tu ne gjithe boten...deri sa te te bejme Zonje ne Ballkan oj Zemra Jone SHQIPERI...
Ne Chicago, Shqiptaret e Illinois-it do te festojme ,ne Diplomat West ..Me 17 Shkurt ne mbremje- 6PM..te njohur per Shqipetaret ketu..se bashku ashtu edhe sic jemi NJE ne te mire dhe ne te keqe....ne gezime kete here , dhe mjaft 100 vjet Zi kombetare , cdo vit qe vjen do te festojme rriten,suksesin , ardhmerine e lumtur...Bashkimin.........OOO...dua te piskas te me ndegjojne Deshmoret e Kombit ne Varre se c'gezim i kane sjelle gjithe kombit, Lavdi jetes dhe Vepres Lavdi....Lavdi Deshmoreve te Kombit...Lavdi .....
Lavdi Nene Shqiperi qe na mbajte gjalle,
Me nderime,
Xhabir Alili,Chicago
Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 08-02-2008 më 11:41
I Ilirides jam Iliri,
dhe i lire dua me mbet.
Per cfardo xhevahiri,
Shqiperine se jap per jete
Do te me pelqente pa mase 1 Marsi, dita e Kosoves se pavarur, fillimi i pranveres se Perjeteshme, ose me sakte dita e fitores se ateizmit ndaj fese.08-05-2007, 21:09 #6
DAJO
i/e regjistruar
Anëtarësuar: 17-11-2006
Vendndodhja: Komshi me Kozeten porse ajo s'e di akoma.
Postime: 229
Cdo gje u vendos per Kosoven .
Do te jete shteti me i ri i Ballkanit para se z.Bush te preje shiritin e inagurimit ne Tirane kjo eshte (defacto).
Kosovaret dhe shqiptaret duhet t'i pervishemi punes per te fuqizuar ekonomine tone dhe cdo gje vjen vetvetiu.
Le te jemi objektive te shprehim te gjithe keqardhjen tone ndaj miqeve ruse e greke(keta te fundit mikesha)per disfaten Kosove te triplomacise(me serbet bashke) se shker..yer qe gatuan per te helmuar ne shek e 21 edhe njehere akoma shqiptaret,historine,te verteten.
Sinqerisht.
__________________
Besa eshte ne DNA te shqiptarit
Ndryshuar për herë të fundit nga DAJO : 08-02-2008 më 11:44
Qe nga tani do me duket e gjate dita duke i numruar edhe oret deri me 17 shkurt kur do te festojme te gjithe, hajde urime edhe njeher te gjithve
Thaçi: Kemi siguruar mbështetjen e 100 vendeve për pavarësinë
Edona Demaj
08-02-2008
Autoritetet politike në Prishtinë thanë se kanë siguruar mbështetjen e më se 100 shteteve të botës për pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, ripërsëriti dhe një herë se pavarësia tashmë është çështje e kryer, ndërsa institucionet e Kosovës, po kryejnë përgatitjet e fundit para vendimit për statusin. Ai hodhi poshtë sot çdo mundësi për zgjatjen e këtij procesi për shkak të zhvillimeve aktuale në Serbi. “Kemi konfirmimin e rreth 100 shteteve të botës që janë të gatshme ta njohin pavarësinë menjëherë pas shpalljes së saj. Tash duhet t’i kushtojmë rëndësi njohjes ndërkombëtare për shtetin e Kosovës. Do të kemi njohjen e fuqishme, njohjen masive dhe të konsoliduar", tha zoti Thaçi.
Udhëheqësit më të lartë të Kosovës thanë se qëndrueshmëria dhe qetësia e përgjithshme e vendit janë faktor thelbësorë që shteti i ri i Kosovës, siç thanë ata, të dëshmojë se është i gatshëm të jetë pjesë e familjes së vendeve të lira dhe sovrane.
Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara Joachim Ruecker, tha ndërkaq se institucionet e Kosovës janë të përgatitura për tu përballur me çfarëdo sfide që mund të shfaqet në ditët dhe javët e ardhshme. “Kur them ne mendoj në institucionet e Kosovës, Shërbimin Policor të Kosovës, Policinë e UNMIK-ut, po ashtu edhe përgjegjësit e tjerë si KFOR-i. Ju e dini se strukturat paralele në Kosovë nuk janë të ligjshme dhe po që se ka ndonjë dëshmi për ekzistimin e strukturave paralele ne do të mundohemi të parandalojmë veprimin e tyre”, tha zoti Ruecker.
Sipas tij ekzistojnë struktura paralele në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë, që do të legalizohen në bazë të propozimit të zotit Ahtisaart, mirëpo, tërhoqi vërejtje që, nëse flitet për strukturat paralele në aspektin administrativ, UNMIK duhet të jetë i kujdesshëm për veprimin e tyre.
Afrimi i fundit të procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës ka shtuar shqetësimet për sigurinë në vend për shkak të dallimeve të thella ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Autoritetet thonë se kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në ditën e shpalljes së pavarësisë, por edhe pas saj.
VOA
UUUUUUUUUUUUUUUUUUUrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAA
KOSOVA
UUUUUUUUUUUUUUUUUUUrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAA
SHQIPERIA
LABERI O MAL ME THIKA , DJEMTE E TU TRIMA ME CIKA.
Normalisht qe pavaresia duhet te festohet ne menyre dinjitoze por edhe duhet te jemi shume te kujdesshem sepse jane momente shume kritike.
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Shpallja e pavarësisë më 17 shkurt
Shpallja e pavarësisë do të jetë më 17 shkurt kanë deklaruar burime të larta diplomatike në selinë e Bashkimit Evropian, njoftoi korrespodentja e Radio Televizionit të Kosovës në Bruksel.
Siç bëhet e ditur, zyrtarë të lartë të BE-së tashmë kanë përcaktuar datën e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt dhe se kjo është dakorduar midis Brukselit dhe Uashingtonit. Por, sërish kjo datë ka mbetur në koluaret diplomatike të Brukselit dhe tek institucionet vendore në Kosovë, të cilët tashmë kanë bërë parapërgaditjet për ditën e shpalljes.
Gazeta ditore gjermane “Mindener Tageblatt” ka publikuar lajmin se 17 shkurti do të jetë dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Sipas kësaj gazete, 17 shkurti është nxjerrur si datë përfundimtare edhe nga takimi midis përfaqësuesit të lartë të BE-së, Stefan Lehne me ministrin serb për Kosovën, Slobodan Samarxhiq.
ina-online
My silence doesn't mean I am gone!
Krijoni Kontakt