Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Origjina e ilirėve

    Popujt qė u bėnė mė tė njohur nė historinė e lashtė tė Ballkanit janė Grekėt, Ilirėt dhe Trakėt. Ilirėt, si trashėgimtarė tė pellazgėve, janė ndėr banorėt mė tė lashtė tė Gadishuliit Ballkanik. Ata janė autoktonė. Kulturėn, gjuhėn dhe tiparet antropogjike ilirėt i formuan nė vendin e tyre, nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit tė Ballkanit, aty ku shkrimtarėt antikė i pėrmendin nė veprat e tyre. Trevat e shtrirjes sė popullsisė ilire janė mjaftė tė gjera; ato pėrfshijnė tė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit, nė veri, e diri te gjiri i Ambrakisė (Prevezė), nė jug, kurse nė lindje deri te tokat pėrreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe tė veēanta ilirėsh u vendosėn edhe nė Italinė e Jugut. Kėto janė fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet nė veprat antike qė nė shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnė e pėrmendės qė nė shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit tė etnosit ilir ėshtė shumė e lashtė. Fillimet e origjinės ilire janė qė nė mesin e mijėvjeēarit tė dytė p.K., qė nga periudha e bronzit tė mesėm, kur fillojnė tė formohen tiparet etnike ilire. Nė epokėn e hekurit (mijėvjeēari i fundit p.K.) ilirėt u formuan plotėsisht, duke trashėguar nga epokat mė tė hershme eneolitike dhe tė bronzit tipare kulturore gjuhėsore e antropologjike etnike. Teoria e vjetėr qė i bėn ilirėt tė ardhur nga Evropa Qendrore, nė shekujt XII-XI p.K., ėshtė rrėzuar nga studimet e kryera pas Luftės sė Dytė Botėrore. Vetė fakti qė varrimet me urna, karakteristike pėr popujt e Evropėr Qendrore, nuk janė tipike pėr trevat e shtrirjes sė ilirėve, por ndeshen vetėm nė zona tė kufizuara, tė rralla, dėshmon kundėr teorisė sė ardhjes sė ilirėve nė Ballkan nga veriu. Gjurmėt e kulturave tė Evropės Qendrore, qė ndeshen nė Iliri, janė rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e tė lėvizjes sė artizanėve tė punimit tė metaleve.

    2. Fiset kryesore ilirie

    Ndėr fiset mė tė pėrmendura ilirie janė taulantėt, adrianėt, dardanėt, dalmarėt, albanėt, penestėt, molosėt, kaonėt, thesprorėt etj.

    - TAULANTĖT: Banonin nė zonėn e Adriatikut, qė nga lumi Vjosa, deri nė prapatokėn e Dyrrahut. Ky fis luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm nė historinė ilire tė shek. IV-III p.K., duke u vėnė nė krye tė shtetit ilir, tė cilin e kishin krijuar mė parė enkelejtė. Nė trevat e taulantėve mė vonė shfaqet fisi i Albanėve dhe i Parthinėve.

    - ENKELEJTĖ: Banonin nė krahinat pėrreth liqenit tė Ohrit. Ata krijuan dinastinė e parė tė Mbretėrisė Ilire, nė fund tė shek. V p.K. Njė nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk pėrmenden mė. Nė trevat e fisit tė enkelejve pėrmenden edhe dasaretėt. Enkelejtė kanė qenė peshkatarė tė zotė.

    - DASARETĖT: Janė njė fis i madh nė Ilirinė Juglindore. Njiheshin nė lashtėsi sidomos pėr prodhimin e drithėrave tė bukės. Njė qytet me tė njohura ishte Pelioni (qyteza nė Selcė tė Poshtme tė Pogradecit). Qytet tjetėr i madh i kėtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

    - ALBANĖT: Banonin nė prapatokėn e qytetit tė Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgėrdheshi i Krujės). Fisi i albanėve i dha emrin e vet shqiptarėve, gjatė mesjetės sė hershme, kur ata njihen si albanė, arbėr.

    - ARDIANĖT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit tė Rizonit dhe tė lumit Neretva. Ardianėt e shtrinė pushtetin e vet nė tė gjitha krahinat e tjera qė mė parė ishin nėn sundimin e taulantėve. Ardianėt luajtėn njė rol shumė tė madh nė luftėrat kundėr pushtusve romakė, gjatė shek.III-II p.K., nė kohėn kur sundoi dinastia ardiane e Mbretėrisė Ilire. Kryeqendra e ardianėve ishte Shkodra.

    - DARDANĖT: Ishin fisi mė i madh ilir qė u vu nė krye tė Mbretėrisė Dardane,, nė Ballkanin Qendror, kryesisht nė Kosovė. Dy fise tė tjera dardane tė njohura ishin thunatėt dhe galabrėt. Qyteti mė i rėndėsishėm i dardanėve ka qenė Damastioni, i njohur si kryeqendėr e nxjerrjes sė metaleve. Dardanėt pėrmendėn si luftėtarė tė fortė xehtarė shumė tė mirė, blegtorė dhe tregtarė tė njohur.

    - DALMATĖT: Banonin nė brigjet e Adritikut. Ishin blegtorė tė njohur; shquheshin pėr punimin e llojeve tė ndryshme tė veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika nė shekujt e parė u pėrdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe nė veshjen rituale kishtare. Qyteti mė i njohur i tyre ka qenė Delmini.

    - PENESTĖT: Banonin nė luginėn e Drinit tė Zi e pėrreth saj. Pėrmenden pėr herė tė parė nė vitet 170-169 p.K. Luajtėn rol tė rėndėsishėm nė Luftėn e Tretė Ilire- romake. Pėrfshiheshin nė Mbretėrinė Ardiane. Kishin 14 qytete e kėshtjella, ndėr tė cilat pėrmendėn Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenėse pranuan garnizone romake nė qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.

    - MOLOSĖT: Janė njė nga tri fiset kryesore qe banonin nė qendėr tė Epirit antik dhe qė luajtėn njė rol shumė tė rėndėsishėm drejtues nė historinė e lindjes dhe tė formimit tė shtetit tė Epirit.

    - KAONĖT: Ky fis epirot kishte shtrirje tė gjėrė, qė nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri nė luginė e Drinosit, nė Gjirokastėr, Kryeqendra e kaonėve, Foinike (Finiqi i Sarandės), nė shek.III p.K. u bė kryeqendra e gjithė shtetit tė Epirit. Qytet tjetėr i madh i kaonėve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrės).

    - THESPORTĖT: Banonin nė Epir, nė jug tė lumit tė sotėm Kallama, deri nė gjirin e Ambrakisė. Pėrmenden nė shkrimet e lashta qė nga shek. V.p.K., si fis qė sundoheshin nga dy kryetarė tė zgjedhur ēdo vit nga gjiri i parisė.

    3. Vendbanimet dhe varrezat Ilire
    Vendbanimet ilire tė periudhės sė hekurit (shek.XI-V p.K.) ndodhen nė vende tė ngritura kodrinore e malore, ku kishin edhe njė mbrojtje tė sigurt natyrore. Pėrreth tyre kalonin rrugėt tradicionale tė komunikimit. Disa prej tyre ishin vazhdim i bnimeve mė tė lashta, bronzit e fillimi i epokės sė hekurit. Vendbanimet ilire ishin tė fortifikuara dhe tė hapura. Vazhduan tė pėrdorėshin edhe vendbnime tė tipit palafit. Tipi i parė i vendbanimit ishte i fortifikuar me mure prej guri ose me rrethim tė drunjtė. Kishte edhe vendbanime tė rrethuara me ledhe prej dheu. Qteza e Gajtanit (nė afėrsi tė Shkodrės) ėshtė vendbanimi mė tipik pėr trevat e Ilirisė sė Jugut. Ajo ėshtė e ngritur mbi njė lartėsi jo tė madhe. I gjithė vendbanimi ėshtė i fortifikuar me mure guri tė trasha rreth 3 m. Dy faqet e murit janė tė punuara me mure guri tė thyer. Fortifikimet nė kėtė kohė nuk kanė qenė tė pajisura me kulla mbrojtese. Porta e vendbanimit tė Gajtanit ėshtė e punuar me gurė tė mėdhenj, tė latuar mė mirė. Banesat kanė qenė prej druri, nė trajtė kasollesh, tė ngritura nė faqet e malit, brenda sistemit fortifikues. Sipėrfaqja e kėtyre vendbanimeve ėshtė 4-5 ha. Ka edhe vendbanime me pėrmasa mė tė mėdha, deri nė 15 ha. Vendbqanimet e kėsaj kohe kanė pasur ekonomi fshatare, me njė artizanat tė zhvilluar tė qeramikės e tė metaleve. Mėnyra karakteristike e varrimit pėr ilirėt ishte varrimi nė tuma, nė kodra artificiale prej dheu. Pėrmasat e kėtyre tumabe shkojnė nė lartėsinė 0,50-4 m, kurse diametri nga 15-32 m. Nė mesi e ēdo tume ndodhej varri qendror, varrimi i parė. Ai vihej nė sipėrfaqe tė tokės ose i futur nė taban. Herė-herė ky varr rrethohej me njė unazė tė madhe prej gurėsh. E gjithė kjo sipėrfaqe mbulohej me dhe e gurė, duke krijuar njė kodėr ku vazhdonin tė bėheshin varrimet.
    4. Kolonitė helene nė Iliri
    Helenėt themeluan kolonitė e para tė tyre nė brigjet e Jonit dhe tė Adriatikut Lindor, nė shek. VIII p.K. nė Ambraki (Artė) dhe nė Korkyrė (Korfuz), ku qenė vendosur tregtarėt librunė, tė cilėt kishin zbritur nga viset veriore tė Ilirisė. Nė vitin 627 p.K. helenėt themeluan Dyrrahun (Durrėsi), kurse nė vitin 588 p.K. themeluan Apoloninė (Pojani i FIerit), mbi bazėn e vendbanimėve mė tė vjetra ilire. Mė vonė themeluan edhe koloni tė tjera si Farin (Hvar), Isen (Vish) dhe Korkyrėn e Zezė (korculla). Themelimi i kolonive ndikoi nė rritjen dhe nė zhvillimin e tregtisė sė ilirėve me botėn helene dhe nė futjen e kulturės helene nė trevat e Ilirisė. Dyrrahu, qė mbante edhe emrin Epidamm, qė nė shek. V p.K. u kthye nė njė qytet-shtet (polis) tė zhvilluar. Interesat e mėdha qė kishte Greqia pėr kėtė qytet bėnė qė pėr shkak tė grindjeve qė kishin plasur nė Dyrrah, tė fillonte lufta e Peloponezit, e cila fėrfshiu Greqinė dhe vazhdoi pėr 30 vjet rresht. Ilirėt lejoheshin tė vendoseshin nė Dyrrah, prandaj kjo koloni pati njė numėr tė madh ilirėsh. Dyrrahu shumė shpejt u shndėrrua nė njė port tė rėndėsishėm dhe u njoh si porti mė i madh i Adriatikut. Qė nė shek. V.p.K ky qytet preu monedhėn e vet prej rgjendi. Cicerroni i thotė se Dyrrahu u kthye nė koloni romake. Apolonia ishte qyteti mė i madh ndėr 30 qytetet qe nė antikitet mbanin kėtė emėr. Edhe ky qytet-shtet, qė nė shek. V.p.K. preu monedhėn e vet tė argjendė, e cila u pėrhap shumė nė Ballkan e jshtė tij. Apolonia nuk ishte vetėm qendėr e rėndėsishme ekonomike, por edhe qendėr kulture. Kėtu vinin edhe nga vende tė tjera pėr tė mėsuar. Cicerroni e quan Apoloninė "qytet i madh e hijerėndė". Kėtu, shtu si nė Dyrrah, lulėzuan skulptura, mazaiku dhe muzika. Pėr rėndėsinė e madhe qė kishte, Apolonia u bė arnė luftimesh ndėrmjet ilirėve, epiriotėve, maqedonasve e romakėve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oliver55 : 23-01-2008 mė 00:11
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Origjina E Ilireve.

    Studiuesit botėrore mbi Ilirėt nė rrjedhat e historisė

    Prof. Gjon Frani Ivezaj

    Historia e popullit shqiptar, ėshtė e mbushur me ngjarje tė lavdishme dhe data tė rėndėsishme plot fitore dhe humbje tragjike, qė kanė lėnė gjurmė tė thella, gjatė shekujve tė kaluar.

    Me kėtė temė tė preferuar, gjithnjė janė marrė dje dhe sot autorė vendas dhe tė huaj, tė cilėt e kanė parė historinė e popullit tonė nė kėndvėshtrime tė ndryshme.

    Shumė zona dhe qytete tė civilizuara (pėr kohėn), kanė qenė objekt studimi dhe pėrshkrimi tė pėrgjithshėm, por edhe nė mėnyrė tė veēantė, sipas peshės dhe rėndėsisė, qė zė secili nga kėto qendra tė rėndėsishme tė banuara.

    Nė kėtė pjesė tė Shkodrės dhe Malėsisė, sipas autorėve tė vjetėr, banorėt e qytetit tė mirėnjohur antik, nuk quheshin popull barbarė.

    Historianėt, flasin shumė pėr studimet ilirike dhe shkruan shumė pėr ilirizmin. Mbi tė gjithė, dominonte mendimi i konsoliduar dhe provuar historikisht, se ilirėt kishin qenė gjithnjė nė kėto territore, ku, ende janė sot. Ka shumė tė dhėna nga historianėt, gjeografėt, filozofėt tė ndryshėm, qė kanė shumė tė dhėna pėr Ilirizmin dhe shumė fise tė tjera ilire.

    Kėshtu, sipas autorėve tė rėndėsishėm antikė, qė nga ato (letrare) nga Homeri, Hesiodi, Virgjili, Herodoti, Turkiditi, Isokrati, Skylaksi, Skymna, Pilibi, Apollodori, Straboni, Plini, Lukami, Ptolemeo, qė luajnė rolin e rėndėsishėm tė dardanėve dhe fiseve tė etruskėve.

    Me themelimin e Romės e tė Athinės, Raguzės, Kretės dhe tė Trojės, Nissusit (Nishi i sotėm), Mikena, e tė gjithė qyteteve tė ndėrtuara prej fisit estrukėve dardanė dhe fiseve tė tjera, qė ishin prej trungut tė pellazgėve.

    Tė gjitha kėto fise, sipas burimeve historike, njihen qysh nga shekulli i VIII para Krishtit. Kjo vlen mė shumė pėr estrukėt dhe pėr shtrirjen e pellazgėve nė Ballkanin Qendror. Po ashtu nė Perendim dhe Veri tė Europės, sikurse do tė dėshmohet edhe nė tė gjithė zonėn e brigjeve tė Detit Mesme, nė Veri tė kontinentit tė Afrikės, nė Azinė e Vogėl dhe deri nė Indi. Kjo ēėshtje megjithatė hap rolin politik dhe ekonomik tė pellazgėve, si njė Mbretėri me njė shtrirje tė gjėrė Euro-Aziatike.

    Filozofi i njohur gjerman Gotfried Ėilhem Laibnez (1647-1717), ishte ndėr tė parėt, qė u muar me historinė e studimeve rreth gjuhės dhe popullit shqiptar nė letrėn e tij tė 10 dhjetorit 1707, e cila u citua nė vitin 1897 nė revistėn “Albania” tė Bukureshtit, deklarohet, se studimet e tij tė librave shqipe, midis tė cilėve, ėshtė edhe njė fjalor, qė e bindi, se shqipja ėshtė gjuhė e ilirėve tė lashtė. Kėshtu, sipas shkrimeve tė tjera, e nė gjurmimet e arkivave europiane, cilėsojnė, se gjuha shqipe ėshtė e para gjuhė, qė ėshtė shkruar nė Ballkan.

    Studiuesi Hans Erik Tunman (1746-1788), historian suedez, professor nė Universitetin e Halles nė Gjermani, ishte njė nga albanologėt e parė, ku, studio shkencėrisht origjinėn e gjuhės dhe tė popullit shqiptar. Ai, bėri kėrkime nė burimet antike greke dhe byzantine dhe studioj fjalorin tre gjuhėsh greqisht-sllavisht dhe shqip (tė botuar nė vitin 1770), tė historianit tė mirėnjohur Theodor Kavaljotit, nė veprėn e tij: “Hulumtime pėr historinė e popujve tė Europės Lindore”.

    Nė vitin 1774, ai arriti nė pėrfundimin shkencorė se shqiptarėt janė populli i parė nė Gadishullin e Ballkanit dhe vijues autokton tė popullsisė sė lashtė Ilire dhe se ata nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt as me sllavėt as me grekėt.

    Po ashtu historian gjerman Bopp Franz, nė veprėn e tij: “Uber das Albanesischen”, shkruan nė mėnyrė tė hapur ose sikurse thuhet botėrisht, se gjuha shqipe dhe shqiptarėt, nuk kanė asnjė motėr nė kontinentin e Europės. Ai, bazohet nė strukturėn gramatikore tė gjuhės sė lashtė shqipe.

    Historiani austriak John Georg Von Hahn (1811-1869), i diplomuar nė Universitetin e mirėnjohur Haidelbergut. Ai shėrbei si gjykatės nė shtetin e sapoformuar grek, nėn drejtimin e Mbretit tė Bavarisė (Oton).

    Ai, pėr mė shumė bėri njė seri studimesh me arvanitasit e Greqisė dhe me gjuhėn e tyre shqipe, ku, nė vitin 1854, botoi tė plotė veprėn themelore nė tre vėllime: “Albanesische studien” (Studimet shqiptare), mbi kulturėn, gjuhėn dhe historinė e tyre.

    Po ashtu me burimet antike u bind, se ilirėt epirotė dhe maqedonėt, nuk ishin grekė, por ishte populli mė i vjetrė se ata kishin prejardhjen nga pellazgėt e lashtė. Ai, ishte i pari, qė studioj fjalorin e ilirishtes sė vjetėr, ku, drejtpėrsėdrejti arriti tė pėrfundimin, se gjuha shqipe ishte vijuese e ilirishtes, kurse ilirishtja rridhte nga pellazgjishtja. (Shih “Studimet shqiptare”, Tiranė, f.13-27, 378-339).

    Sipas historianit gjerman Karl O’Muller, pėrshkruhet, se populli shqiptar, ėshtė populli mė i vjetėr parahistotik dhe origjina historike e tyre vjen nga antikiteti. (Shih, Muller Karl O “Pralegomena”, 1825)

    Studiuesi Italo Arberesh (1846), bėri studimet e rrėnjės, sankristishtes, persishtes, latinishtes, greqishtėn klasikė dhe shqipe. Nga analiza kritike e shumė burimeve shkencore, ai arriti nė pėrfundimin, se gjuha e popullit shqiptar, ishte ndėr mė tė vjetrat e tė gjithė popujve tė Europės.

    Filozofi dhe historian i mirėnjohur Jacques Edėin, nė veprėn “Shqiptarėt” (f.64), pėrshkruan, se pellazgėt erdhėn nė Ballkan, diku nga fillimi i mileniumit tė dytė para Krishtit, ku, sollėn me vete gjurmėt e qytetėrimit tė hershėm, qė ishin zhvilluar nė brigjet e dy lumenjėve tė mėdhenj lindorė Eufratit dhe Nilit.

    Nė kėtė rrugėtim tė gjatė, pellazgėt, u pėrhapėn nė tė gjithė pellgun e Detit Egje, nė Gadishullin Ballkanik edhe nė Itali. Por, ata qėndruan mė sėshumti nė trevėn jugore tė Ballkanit, qė mė vonė u quajt Greqi. Ky autor vlerėson, se gjithė kėto rajone njieshin si shtete pellazgjike, ku, asokohe Athina, Sparta, Mikena dhe Agrosi, ishin qendra tė forta ekonomike e shoqėrore pellazge. (Shih, “Pellazge”, f.43).

    Historian Hesiodi, ishte ndėr poetėt mė tė njohur dhe mė tė rėndėsishėm grek. Ai jetoi nė shek. VIII-VII para Krishtit. Hesiodi, shkroi dy poema nė Heksametėr, ku, nė njėrėn poemė “Theogonia”, u muar me krijimin e perendive, me pėrmbatje tėrėsisht mitologjike. Autori, ndėr tė tjera shkruan, se perėnditė grekė, u muarėn krejtėsisht nga populli autokton pellazgėt. Gjithashtu, kultura dhe shkrimi, prej botės pellazge u pėrhap nėpėr Greqi dhe gradualisht nė Gadishullin Ballkanik.

    Po ashtu, historian tjetėr Thukididi (Thucididis), lindi nė Athinė rreth vitit 460 para Krishtit. Nė vitin 424, ai ishte komandant i njė njėsie detare nė Athinė, pranė ishullit Thasos. Ai, u muar edhe me studime historike, duke prekur shumė kulturėn dhe trajtoi tema tė rėndėsishme pėr gjuhėn dhe pėr ēėshtje pellazge.

    Studiuesi, la edhe shumė dėshmi tė rėndėsishme tė drejtpėrdrejta, pėr lashtėsinė e ilirėve dhe sidomos pėr fisin e Taulantėve, qė hyri nė luftė nė pėrkrahje tė Spartės, gjatė luftimeve nė Gadishullin e Peloponezit. Ky fis ilir, tregoi trimėri tė fortė e tė patrembur, kundėr ushtarėve tė Gadishulllit tė Peloponezit.

    Sipas historianit grek Homeri, nė mėnyrė specifike, ai pėrshkruan Luftėn e famshme tė Trojės nė kryeveprėn e tij tė mirėnjohur “Ilida”, ku, populli ilir tė fisit dardan me Mbretitn e tij Priami, luftuan heroikisht, pėr nderin e vendlindjes sė tyre Troja. (Homeri, “Iliada”, III, 38.VII.89).

    Historiani grek Apiani, i lindur nė Aleksandri tė Egjiptit, nga fundi i shekullit i para Krishtit, nė vitin 70, shkroi historinė e Romės me 24 libra. Aty gjenden gjėra shumė tė vlefshme, pėr ilirėt dhe pellazgėt, shtrirjen e tyre gjeografike si dhe pėr hisotrinė e tyre, sepse ėshtė populli mė i lashtė para grekėve dhe romakėve. (Apiani, “Historia Romana” 4, Illyrike, 1 f.250).

    Pėr mė shumė, thuhet se ata, pra ilirėt, ishin tė parėt, qė morėn civilizimin nė Ballkan, ku, nė vijimsi ndėr shekuj kultivuan kulturėn e vlerave tė Europės.

    Kėshtu Straboni, pėr pjesėn Qendrore tė Shqipėrisė tė sotshme thotė, se: “Nė Illyricum, jetonte njė popull me emėrin Epiriot, nė vitin 20 tė erės sonė.”

    Edhe Georgaj grek, thoshte tė vertetėn, se aty ishin me tė vėrtetė banorėt autoktonė epirotėt, duke vėrtetuar bindjen, se ky popull ishte i Epirit, i cili, me heroizėm luftonte shumė kundėr forcave tė armatosura tė Perandorisė Romake asokohe.

    Epiriotėt, pėr mė shumė pėrshkruheshin nga kronistėt e kohės antike, si luftėtarė trima, tė gatshėm gjithmonė pėr tė mbrojtur Atdheun e tyre tė shtrenjtė.

    Sipas autorėve tė huaj Skylaks dhe Appionit, thuhet, se popullsia autoktone e Shqipėrisė sė sotme, tė zonave tė Krujės, Lezhės, Shkodrės deri tek tokat e Malit tė Zi (pra deri tek Birizinjumi i Serbisė sė sotme), thuhej se ishte ilire. Pėr mė shumė, ata shkruajnė: “Popullsia e atyre trevave ishte Kalaja e Mbretėrisė Ilire e pamposhtur. Ajo vijonte deri nė Bokėn e Kotorrit, tė cilėt, luftonin kundėr armiqve helenė dhe mė vonė edhe kundėr pushtuesve romakė, pėr tė mbrojtur tokat dhe vijimsinė e kulturės ilire.” (Skylaks & Appion, V. Kaptina 2 f.221).

    Edhe mė vonė, do tė shohim se kronistėt dhe historinėt e kohės, do tė vijojnė tė trajtojnė temen shqiptare dhe tė historisė sė lashtė tė saj.

    I tillė, ėshtė historiani i njohur Stefan Byzantini (“Urbibus et Populis”, Prishtinė, f.417)

    Leksikografi i shquar me prejardhje nga Konstandinpoli, qė jetoi nė shek.VI mbas Krishtit, trajton shumė temėn shqiptare. Nė kėtė mėnyrė, shohim se leksioni i tij, ka njė rėndėsi shumė tė madhe, pėr vetė faktin, se ai trajtoi historinė e Ilirisė, mbasi ai shkruan shumė gjerė dhe jep pėrshkrime mbi territorin e Ilirikumit dhe fiset e hershme autoktone ilire, kulturėn e pasur tė tyre pėr kohėn, tė cilat natyrshėm janė pėrfshirė nė botimet e vjetra.

    Pėr mė tepėr, ai shkruan pėr disa qytete ilirike, qė nuk janė trajtuar nga shkrimtarėt paraardhės. Po ashtu, autori shkruan, se nė kėto tėrritore tė pasura zhvillimi tė administratės dhe qendrave tė banimit, janė ruajtur disa fise tė hershme autoktone ilire, qė nuk ishin pėrmendur deri nė atė kohė.

    Nė pėrshkrimet e tij, autori i quan ato banorė si qytetarė ilirė, pra me njė prejardhje autoktone pellazgjike tė lashtė autoktone. Nė kėtė grup fisesh, bėjnė pjesė epirotėt, sipas autorit tė sipėrcituar.

    Sipas studiuesit bashkėatdhetarė Spiro N. Konda, nė librin: “Shqiptarėt dhe problem pellazgjik” (Tiranė, 1964, f.231), thuhet se grekėt, gjithnjė janė munduar tė na shuajnė si popullsi autoktone ilire.

    Edhe pse tė gjithė tokat greke, ishin toka pellazgjike, helenėt, thonin se ishin ata tė parėt nė Ballkan. Por historia, flet tė kundėrten, ndonėse ‘Enciklopedia e Madhe Greke’, vijon tė kėmbngulė nė kėnvėshtrimin e saj tė njėanshėm dhe aspak objektiv, duke e futur historinė nė situatė tė mjegullta.

    Nė opinionet e tyre tė botuar si dėshmi prove sot, nė shumė libra me karakter historik, shohim se nė tėrėsi ata pėrputhen nė njė pikė tė pėrbashkėt, kur ruajnė udhen e vijimsisė sė autoktonisė sė trevave tona, tė banuar natyrshėm, qysh herėt nga paraardhėsit tanė pellazgė dhe ilirėt, tė cilėt e ngritėn nė nivele tė dėshiruara pėrparimin e vendit tė tyre, nė pėrshtatje me kushtet dhe kohėn kur ata vepruan.

    Nė punimet e veta hulumtuese shumėvjeēare, autori shqiptar Spiro N. Konda, shkruan, ndėr tė tjera, se: “Ilirėt autoktonė, janė populli i parė, qė kanė populluar dhe sjellė civilizimin e hershėm tė Gadishullit tė Ballkanit, nė pjesėn Perėndimore tė Europės Juglindore.”

    Autori, nė shumė kėndvėshtrime e kundėrshton historiografinė e pasaktė greke, e cila nga ana e saj, ėshtė munduar tė mohojė tezėn e autoktonisė dhe vijimsisė sė popullisė dhe qendrave tė banimit tė hershėm ilir, brenda territorit tė madh tė shtetit tė Illirikumit.

    Me dobėsimin ekonomik dhe politiko-administrativ tė trevave tė administratės vendase tė Ilirisė, shohim, se vijnė nė trevat tona tė pastra shumė kolonė sllavė nga Stepat dhe Malet Urale tė Rusisė, qė gjenden nė pjesėn e Europės Lindore.

    Kėto ardhacakė sllav, kur u dynden nė shek. VI mbas Krishtit nė trevat tona, u sollėn nė mėnyrė barbare, duke tjetėrsuar gjithēka autoktone ilire. Ata, vazhdimisht dhe nė mėnyrė sistematike ushtruan dhunė, raprezalje, krime, shfarosje barbare tė popullisė auktone, shkatėrruan civilizmin e kulturės ilire askohe, duke shkėputur barbarisht vijimsinė e saj shpirtėrore dhe material, me pjesėt e tjera tė trungut tė Europės Perendimore ose me fqinjėt e saj, mė tė afėrt si helenėt dhe romakėt.

    Kėto veprime, u bėnė nė mėnyrė tė vijueshme, qė tė zhduket sa mė shumė tė jetė e mundur historia dhe kultura amtare ilire.

    Gradualisht dhe sistematikisht, shohim, se asokohe nga sllavėt filloi nė tė shkruhet dhe pėrhapet gjerėsisht metoda e gėnjeshtrės, se: “Ilirė, sipas tyre janė tė ardhur nė Gadishullin e Ballkanit”, ndėrsa serbėt sllav sipas autorėve sllav, janė autoktonė, gjė e cila bie nė kundėrshtim, me realitetin e gjuhės sė fakteve historike Ballkanike dhe Europiane.

    Pra, jabanxhitė serb, u munduan tė behen si zot tė shtėpisė, nė tokat e huaja iliro-shqiptare.

    Ata, mė vonė dhe gradualisht, sipas njė plani tė detajuar kolonizues, falė edhe aftėsisė sė pėrshtashmėrisė dhe pėrhapjes sė mitit tė gėnjeshtrės, u bindėn nė vetvete, se janė “autokton”. Pėr mė tepėr, ata arritėn kėshtu tė formojnė shtetin sllav dhe u bėnė njė fuqi e madhe nė Ballkan.

    Pika mė kulmore e tyre shenohet periudha e Car Dushanit, qė arriti tė pushtoj Shqipėrinė deri nė dyert e Durrėsit dhe mė nė jug e shtrinė pushtimin e tyre, nė zonėn pjellore tė Kosovės, Maqedoninė, Malin e Zi, Gregorinė Bullgare, gjysmėn e Bosnjės dhe arritėn tė zaptojnė pa ndėrprerje gjysmėn e territorėve tė Dalmacisė.

    Kėto pushtime Mbretėria e Car Dushanit, i bėri nė vitin 1321 deri mė 1355. Duke pėrdorur forcėn ushtarake, shumė territore, ranė nė duart mizore tė ushtrive pushtuese tė Car Dushanit, tė cilėt, si objektiv primarė tė tyre kanė pasur ē’popullimin, shkombėtarizmin dhe asimilimin nė maksimum tė banorėve dhe popullisė autoktone.

    Nė kėto mizori sllave, ranė edhe trevat Arbėrore, tė cilat, kaluan njė kalvar tė pashembullt krimesh dhe masakrash antinjerezore pėr shekuj me radhė, duke u munduar tė shuaj shqiptarėt, gjuhėn, fenė, zakonet, traditat, pra, tė sllavizojė cdo gjė tė identitetit tė pastėr shqiptarė.

    Kur Car Dushani vdiq, tokat e pushtuara prej tij, mundėn qė tė fitojnė lirinė. Ata, ranė mė nė fund, nė dorė tė principatave arbėrore. Tė tillė ishin: Principatat e Balshajve, Kastriotėve, Topijasit, Muzakėt etj.

    Qysh nga viti 1355 deri me ardhjen e barbarėve tė tjerė tė Perandorisė Minore Turke (nė Fushė Kosovė), populli i Arbėrisė asokohe, provoi dhe jetoi nė njė liri ekonomike, politike, sociale dhe kulturore.

    Por kjo nuk zgjati shumė, se pushtuesit e rinj otomane, do tė bėjnė sėrisht shkatėrrime dhe barbarizime edhe mė tė mėdha, qė ende nuk janė zbardhur si dhe sa duhet nga historianėt e kohės dhe ato tė periudhės sė sotme modern tė historisė sė njėrėzimit.

    Nė Arkivat e Stambollit, ruhet ende e freskėt ngjyra e gjakut tė krimeve tė pėrbindshme, qė taborret mizore turke, kanė ushtruar pėr 5 shekuj mbi popullin shqiptar dhe popujt e tjerė tė Ballkanit.

    Tokat shqiptare, gjithnjė kanė qenė nė gojėn e ujkut apo synimeve shoviniste tė fqinjėve tė huaj, tė cilėt, kanė pasur dhe kanė oreks, qė tė shkėpusin cope nga torta e majme e shqiptarėve autoktonė.

    Nė histori, ka mbetur e shėnuar ardhja e barbarėve otomanė, nė Gadishullin e Ballkanit nė vitin 1392, mbas betejės sė madhe nė Fushė Kosovė, e cila udhėhiqej nga Car Llazari i Serbisė.

    Nė kėtė betejė tė njohur, nė historinė e njerėzimit, si luftė kryqzatash, morėn pjesė shqiptarėt, sėrbėt, vllahėt, bullgarėt, grekėt. Ushtria pushtuese otomane, kryesohej nga pėrbindshi i famshem nė krime Sulltan Vdekjeprurės Murati I-rė.

    Nė betejėn e pėrgjashme, ishte nė krye tė ushtrisė apo forcave ushtarake shqiptare edhe Gjon Kastrioti, babai i Gjergj Kastriotit Heroit tonė Kombėtar.

    Ushtritė e bashkuara ballkanike, kundėr njė armiku tė pėrbashket tė Perandorisė Otomane tė Bosforit, pėsuan disfatė tė madhe, mbasi armiqt ishin mė tė organizuar dhe tė armatosur gjerė nė dhėmbė, mė mjetet mė modern tė kohės. Midis tė humburve nė kėtė betejė sfiduese, ku, varej fati i popujve tė Ballkanit, ishin edhe shqiptarėt.

    Kėshtu deri nė vitin 1389, kur ushtritė e panumėrta turke fituan betejėn, ata mėnjeherė filluan tė hakmarren ndaj kundėshtarėve tė tyre, duke nisur tė nėnshtrojnė shtetet, mbretėritė dhe princat, qė i rezistuan pushtimit tė tyre. Kėtė fat tė zi, kishin edhe tokat arbėrore.

    Ky pushtim i gjatė, vijoi pandėrprerje deri mė 28 Nėntor 1912, kur plaku i urtė mjekėrbardhė Ismail Bej Qemali, dhe patriotėt e tjerė tė shquar, si: ish zv/Kryeministri nė Qeverinė e re tė Vlorės Imzot Nikollė Kaēorri, Ministri i Financave liberatori Luigj Gurakuqi, etj., nė qytetin historik tė Vlorės, shpallėn Pavarėsinė e Shqipėrisė nga Perandoria Otomane, e cila ishte plasaritur dhe po pėsonte kalbėzimin dhe tjetėrsimin e pashmagshėm tė plotė…

    Nė vitin 1572, pėrfundimisht trevat shqiptare arbėrore, ranė nėn sudimin e flamurit barbar tė gjysmėhenės turke, e cila rifilloi sėrisht masakrat e pėrbindshme, kundėr popullsisė sė pafajshme, duke vra e prerė gjatė 5 shekujve qindra e mijėra gra, fėmijė, pleq etj.

    Ata, menjėherė filluan planin e islamizmimit me dhunė tė pashembullt tė trevave tona, fenomen qė vijoi pandėrpreje pėr njė kohė tė gjatė. Otomanėt barbarė, pėrdoren metodėn e kėrbaēit, taksen e xhizies, pėr tė krishterėt katolik dhe ortodoks shqiptarė, dhe u bėnin lėshime e u jepnin privilegje atyre, qė konvertoheshin nė fenė e pushtuesit islam.

    Kėshtu trojet e shqiptarėve, gradualisht ranė nė sundimin e plotė tė mizorisė sė osmanėve tė pashpirt, tė cilėt, pamėshirė kudo filluan tė shkatėrrojnė ēdo gjė, tokat, kulturėn pėrparimtare ekzistuese, djegin gjithēka, shtėpitė e qyteteve dhe qendrave tė tjera tė banimit nė periferi tė tyre, vrasin pamėshirė pleq, fėmijė, gra dhe nėna shtatzėne, qė nuk konvertoheshin nė fenė islame.

    Tė imponuar nga dhuna e madhe dhe e papėrshkruar turke asokohe, duke mos pasur rrugė dalje tjetėr, pėr mbijetesė, popullsia arbėrore, pa dėshirė, filloi nė mėnyrė masive tė marrė rrugėn e emigracionit politik, nė drejtim tė vendeve tė tjera tė Europės, ku, nuk kishte shkelur ende kėmba barbare e pushtuesve tė huaj otoman. Atje, ku, ata, u vendosėn nė dhe tė huaj, arbėreshėt tanė, lanė gjurmė tė thella tė identitetit tė tyre nga toka e tė parėve tė Arbėrisė.

    Arbėreshėt e gjakut tė shprishur, asnjėherė nuk harruan, se janė arbėrorė tė Gjergj Kastriotit, ku, nė vendet apo zonat e tjera, ku u vendosėn ruajtėn dashurinė pėr familjen, varret e tė parėve tė tyre, tė cilėt, i kujtonin me shumė nostalgji, duke i pėrjetuar nė shumė kėngė dhe vjersha me tharm tė thekshėm patriotik. Atje ata vijuan tė ruajnė gjuhėn, kulturėn, fenė, zakonet, traditat, doket etnike, emėrat e fėmijėve tė tyre, nipave dhe mbesave si arbėrorė, i trashėguan gjatė shekujve brez mbas brezi…

Tema tė Ngjashme

  1. E.Ēabej: Ilirishtja dhe Shqipja
    Nga BARAT nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 19:00
  2. Sa ilire jemi?
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 173
    Postimi i Fundit: 01-01-2007, 08:41
  3. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  5. Ilirada Origjina Dhe Shtrija Gjeografike
    Nga Kallmeti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 16:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •