Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e InFinita
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Postime
    28

    Relikte udhëtimesh shpirtërore

    LOJA E JETËS

    Oh, sa të çmoj oj jetë,
    oj lumturi, oj bukuri
    sa më këndon shpirti,
    më ledhaton si një lule virgjine,
    si një zog që posa ka lindur.

    Më dhuron erë,
    më dhuron fluturimin e parë,
    më trajton si një top që
    e hidhë herë për toke herë për qiell.


    Mexiko – Palenque, 20.04.2000



    LASHTëRISHTJA

    Këmbët të futura në kridhë të luftës
    ai u ngrit si shqiponja mbas atakës
    të një bishe fareflliqët.

    Ik oj gënjeshtër e lashtë, ik oj shtrigë e
    maleve të mos këndojë paqa këngën e luftës.

    Oh plake e dheut të bardhë,
    mos e le at zë të jetë më i madh se i imi
    për këngën e paqës, mos më le të harroj
    atë të ardhmërisë e të liirisë.

    ..dhe prap ai plisbardhi shijonte fluturimin madhështorë!


    Wettingen, 25.06.2000




    FLUTURA MBINATYRALE

    Mos ke lenë ti duart në gjoksin e panjohur,
    ti flutur e bukur?
    Mos ke folur gjuhën e egërsirave në kodra?

    Jo, mos më këndo tinguj të zhytur, mos më
    Shiko ashtu si një ëndërr në burgun e zi.

    Këtu jam dhe kam qenë gjithë kohën.
    E tani më shikon si një fëmijë që
    mbanë duart në fytyrën të mbushur me lotë.

    Më degjo,ti më pyete për ekzistencen misterioze..
    Ti ishe kurreshtare për çlirimin e plotë.
    Ja pra unë të jap shenjën e lirisë.

    Berikon, 27.06.2000


    MIRDITA FUSTANIT Të ZI

    Ku ishe ti kur unë të fala dhuratën e bardhë?
    Ku ishe fshehur ti kur unë të kërkova?

    Guri i shenjtë më preku në qafë dhe ja flokët
    Më janë rritur.
    Prekin ujin nëntokësor dhe marrin frymë të
    Freskët nga ajo botë pa emër.

    Po, ti kupton gjuhën e bishave të greminave
    Të acarta
    Në vrimën më të mrekullueshme dhe të fëlliqur
    Që ka formuar natyra.

    Unë të pashë kur gëlltite dorën asaj
    Gjaku i gjelbër te pikonte ndërmjet dhëmbëve.
    Fustani i bardhë i bukuroshës qante.

    Berikon, 27.06.2000




    MA JEP DORëN

    Unë t’a ledhatoj fytyrën tënde të brishtë.
    Sa e këndshme buzëqeshja e një
    virgjine plot shpresë dhe gëzim në sy!
    Më nuk dua të shoh gjëra më të bukura
    në këtë jetë.


    Berikon, qershor 2000




    SABOTIMI

    O mallë, o dashuri!

    Si mu përvëluan duart për at
    fytyrë të ëmbël, aq ftuese
    ato hijet e rrezeve të shpirtit nuk pushuan,
    ato më pushtuan.

    Hëna me dhuron dritën dinjitoze që
    të shoh syrin e tij plot vaj, plot
    dëshirë për ledhatime.

    Sikur ai kaktusi të fali zoti,
    me lule brishtë dhe të papërballueshme
    Ti më ishe uj i freskët nga burimi në saharë
    Ti sikur të ishe gjak për ata të pavdekurit
    në jetën e amshueshme

    Sikur të ishe ti pran meje!
    Sabotim dashurie me fali jeta si shqiptare.

    München, 10.07.2000



    NË BUZË TË GROPËS


    Sytë i kishte futur brenda dhe e zeza ngjyrë rreth atyre ishte shenja e pagjumësisë të engjullit.
    Më qante trupi dhe duart permbajta dot at dhembje. Bertita me zë të lartë, si një nënë kur sheh femiun në rrezik. E ledhatova pastaj. Mos, mos qaj o shpirt i pastër, fëllënza e ëndrrës sime! Mos qaj se ti nuk ke at fat të bërë si shkrumi pas djegsirës të të vdekurve. Duhet të çmosh ti çdo moment të falur nga lule jeta.
    Ti duhesh te jeshë ai idhulli jonë, të qeshesh si foshnja herën e parë, dhe ashtu si nëna kur gezohet për at çast, unë të përkëdheli dhe të themë se ashtu më kënaq.

    Aty i shoh jo vetëm yjet në sytë e tu aq magjepsës, por tërë detin e plagosur e gjigant. Të gjithë ylberat me buzëqeshje të ngjyrosura dhe tërë shpresat e bukura qe e zbusin realitetin.
    Por engjulli më shikoje dhe me thoshte se nuk mund të rrijë më gjatë këtu, si protektor, si engjull i dërguar.
    Do kthehet dhe kurrë nuk do mund te shijojë më këto fjalet e mia.....mua mu duk se sytë e tij u futen më thellë në gropën e zezë.

    Zëri hyjnor me pëshpëriste: do shkoj atje, se ti shoqe, ti o shpirt, ti o detyra ime më ishe engjull, ti më tregove se jeta ne botën dhe dheun tënd të plagosur është parajsë e vërtetë. Do vish ti më vonë, atje lart, dhe prap une do buzëqeshi, dhe ti do me përqafosh si peshku detin në shkretirën e tharë.


    Brighton, 17.07.2000/ in a fullmoon night







    Vërbim dashurie

    Atje notoi ai në shpirtin tim, atje zjarri më nuk shuhet as me ujë e as me premtime.
    Më dha premtim aq të bukur, por u zhgenjeva fare.
    I dashuri më premtoi se do shkon të marr ilaç per mua.
    Po, me tha, do shkoj t’a marr medicinë për zemrën tënde e cila është eshtur.
    Unë ja ktheva: shpirt, shko, por mos harro, se për të shkretën time zemër ka ilaç, i cili është më afër se sa mendon ti.

    Jo, do shkoj, do shkoj deri tek yjet e tek hëna për ty, më prit, se do vij.
    Unë po e prisja, zemra e ngashëllyer qante më tepër, trupi i ngrire pa diellin tim lëshonte rrufeja.

    Këtu jam, më pëshpëriti në vesh me zë aq të ëmbël saqë edhe mjalta do ish berë e hidhet dhe e thartë pas një kohe.
    Këtu jam o xhan, o thesar i dashurisë sime.
    A e gjete shpirt? E gjeta ilaçin tani?
    Filloi të qajë si fëmiu me lot te kristalte:

    Më vërboi dashuria per të, yllëzesha ime, më vërboi e jotja dashuri. Isha atje dhe hëna e hidhëruar me mendjën time aq të lehtë më qortoi: Shko o i shkretë, se medicinën nuk e gjenë as tek unë as tek shokët e mij, yjet.

    Më trego, i thashë, më trego si oj hënë e urtë! Mos qenka galaksia në fund të detit qiellor apo të yjëve të dëshpruar?

    Më preku lehtas zemrën me dritën e saj hyjnore dhe përfundoi bisedën e lodhur nga pyetjet e mia. Shko dhe ipja kete, ajo akoma të pret.


    Brighton, 17.07.2000








    RIKTHIM Në PARAJSë



    ç'pate ti me mua o jetë?
    Më transformove në një anije që
    lëkundet herë poshtë herë pëpjetë?

    Arrita këtu me një qëllim
    Të shoh vetëm pak ndriçim
    Ngase hija jote më kaploi pa mëshirë
    Valet e forta, uji më perfshinë

    Tani ti o ironike, bukur më buzëqesh
    Shpresoj se nuk më përqesh
    Sikur ti në vesh më thua,
    por ty gocë unë të dua!

    O Perëndi, o bukuri!
    Gjithë të përkulem unë ty
    E shenjta aureolë diellore
    Ti moj mos të tërën më shkri
    Në hijën e krijuesit tënd mua eshrat më ishin ngri


    Natyra më hyri në gjak
    Noton aty, shpirtin nga lumturia më përvëlon
    Më dha këtë dhuratë të vlershme, ajo më ledhaton
    Që të kthehem gjithë në parajsën tënd'

    Berikon, Korrik 2000










    PëR NAIMIN DHE FLORëN

    Sa fort më përqafoi ajo, më shtrëngoi
    dhe hëna buzëqeshi
    sikur
    lule dielli në verë.

    Londër, 17.07.2000




    LETëR DASHURIE POEZISë

    Mbeta nën gurishtën e poezisë.
    Më mori nën hekurit, mori frymëzimin tim
    dhe më hapi të gjitha dyert e bukurisë.

    Burgu i poezisë, dicka e shenjtë, gjëra më e
    vlefshme. Këtu unë i shprehi fjalët nga zemra,
    këtu notoj si dua dhe nuk më dhemb koka fare.
    Zemra ime është burgosur bashkë me të dhe
    ajo më jep ushqim mbinatyral, më mbush plot
    liri e ëndrra, as puthja e atij nuk më fal këtë kënaqësi,
    as valet e një beli virgjin e të brishtë nuk më lejnë përshtypje.

    Ajo më mbanë
    Me të mbijetoj.
    Me të fluturoj.


    Londër, 17.07.2000









    TAKIMI ME ëNDRRëN

    Sa e këndshme ajo, e cila heshti kur e pyeta.Më shikoi në sy dhe unë harrova arrogancën,harrova injorancën dhe bile luftën. U shtanga.Në at moment ajo me fali dhuratën më të bukurcila ekziston: dashuria në shikimin e parë.Sa e paprekur, zot, sa me ofron ajo jetë me at shikim.Ju afrova prap dhe i tha këto fjalë aq të thjeshtaos mu afro, se ti nuk me don, ti më don mua vetëm përëndrrat tuaja. Unë jam realitet dhe jo objekt i poezisë tënde.
    Kjo është shpirt i imi. Jo më shumë.

    Dhe une harrova poezinë, botën më të shenjtë, harrova të gjithaqë kisha lexuar më parë, që kisha krijuar me dashuri gjigante.Harrova nga vij dhe ku jam rritur, harrova madje të përdori
    sytë të shoh dritën...dashuria e parë dhe e vertëtë më vërboi tërësisht.

    Më tani vetëm mundem të imagjinoj se si duket ajo kur më bën bukën, mi ledhaton fëmijë, tani vetëm mundem të paraftyroj se si më shikon kur me thot: të dua poet i vërtetë.

    Poezitë më kan harruar, ajo me kuton tani, e imja,
    shikimi i parë në dritën e vërtetë.


    Londër, 17.07.2000









    Malli për Amorin


    Ama frymën, t'a ndezi me at pasionin tim,
    at dhembje qe ndjejë unë
    Afrohu ti, eja të tregoj nxehtësine e dashurisë
    te zjarrtë.

    Qielli u djeg, shkretira zuri zjarr, gjitha
    keto nuk barazohen me ndjenjat e mia për ty,
    për shpirtin dhe trupin tënd...
    ah zot...u shkri dardha ne gojën time.
    Sa bukur, sikur rëri i ëmbel ne detin e kuq të
    dashuriseë pasionante.

    Mall për at gjoks, mall per ato flokë!.
    Më merr, me shtrëngo, më gjuaj atje lart te retë me
    forcën e dashurise tende

    Frymezimi i ngjanë atij të nje plaku ne kodra.
    Nuk mundem të pres. Tash më zemra nuk trokit
    si meparë.

    Edhe zjarri shuhet pas një kohe, mos
    e le të shuhet ai i joni, i dashur, amor.


    19.07.2000





    FANTAZI E LASHTE

    Isha duke ecur rrugës dhe toka filloi të fluturojë bashkë me mua
    Isha duke fjetur, gjumi u kënaq me mua dhe lodhjën.

    Isha duke kënduar dhe kënga më këndonte shpirtin, madje me zë më të
    bukur.
    Vizatimin mbarova dhe më çliroi shpirtërisht. Por ajo pikturë filloi të
    qajë nga mallengjimi për bukuri, nga kënaqesia artistike.

    Isha duke përkedhelur me ngashërim ate të bukurin
    dhe mua ai moment me ktheu dashuri më të madhe, me të fresket.

    O Perendi, por cka të bëj unë nese dua t'i hapi krahët që te puthi
    erën e jetës?




    Zürich, 25.07.2000





    Treni i mallit

    Treni i vetmisë
    udhëton në malet
    e nostalgjisë

    Po të ishe këtu..
    do të tregosha ,
    fëllënzë e malit
    sa e madhe
    është dëshira.
    Sa bukur udhëton
    Ai atje lartë,
    kujtimi
    për shpresën time

    Korrik 2000, Zürich-Berikon





    Gjuha e vuajtjeve

    Thirrjën e luftëtarit kokëlartë ndëgjova
    Mbeta me lule në dorë
    Si ta gjejë o hënë plakë, më trego
    Ku mbeti trimi im i gjorë?

    Vetëm shpresën pranë në atë natë të acarshme
    Këmbët ecnin rreth e rrotull, nuk arrita gjëkund
    Lulën shtrengova fort, era përzier me borë të tmerrshme
    Në zëmer ruajta mindilin që qëndisa me nderë pafundë

    Më akuzonin pa dije, më frenonin si një bishë
    Tregoju hënë e urtë, se ai me thërret
    Forca nuk mjafton të lirohem nga prangat, hyrën në mish
    Kuptoni, këte mindil të paqës dua t’ia dërgoj timit mbret

    Lotët u përzinin me gjakun
    Jooo, nuk i nënshtrohem as natyrës as hekurit aspak
    Lot qielli ra dhe prap kisha besim
    Flokët u rritën, por i shkurtova me merak

    Një dorë e artë , e butë më ledhatojë
    E burgosur me një mall dhe deshirë
    Dora e padukshme në gjumë më hutojë
    Vetëm era do të më qetësojë, ajo ka mëshirë

    Hareja ime ishte e bukur, mbreti im paska pushim
    Buzëqeshja ime më plagos, ajo më duket e rëndë
    Nuk kujtohem kur unë ndieva gëzim
    Pa dyshim, ai është tani me vend

    Shiko atje, muzë, pëshpëriste fryma e lehtë në vesh
    Nuk është kjo çmenduri, ai të jep shenjë
    Luftëtari gjuhën e vuajtjeve kupton, ai të ledhaton

    Flokët me mua fluturuan, anijën mbuluan, plagët mbretit ja shëruan.

    Zürich, 22.08.2000






    Herbstgeflüster

    Die Blätter sind gefallen,
    liegen unerschütterlich in meiner Hand
    Die Geborgenheit
    kennt keine Grenzen
    Und ich bin
    hilflos, kann meine Augen nicht
    entnehmen davon.

    Der Lebensbaum froh um seine
    Hilfekraft und beruhigende
    Art lässt mich nicht im Stich.

    Er schenkt mir ein frisches,
    oh ein frisches Blatt, ein
    ein noch nicht gefallenes Blatt.

    Zürich, August 2000




    Versprechen


    Sollte ich jemals unter dem Lebensbaum
    stehen und meinen Weg,
    langen und mühseligen belächeln
    oder gar abschätzig betrachten,
    so stich mir das Herz vom Leibe
    sodass ich sähe
    was für ein Herz, rotes
    voller Liebe bereit
    Und schmerzengeweiht
    ich mitgetragen
    die Jahre.

    Meyrin-Genève, 02.07.2000






    Frühlingszauber



    Gib mir Deine Hand
    Sie ist schön
    Begleitet von Vögelgezwitscher
    Sie fühlt sich an vom anderen Planeten

    Du wirst nicht bereuen
    Würdest Du stillstehen
    Und zuhören
    Was die Waldtiere
    Uns vorsingen heute Nacht

    Engelchen
    Da sitze ich und jage Blumenstaub
    Wer weiss, wie lange noch
    Wie schwer noch mein Herz
    Mein fröhliches Lechzen
    Ertönt wie ein Tag
    Der aufbricht
    Und es ist wahr
    Aber nicht vergleichbar
    Treu und lieblich
    Doch Wesen
    Einmaliges
    Lässt mich dahin verwesen
    In die Fugen der Nacht.

    Juli 2000












    Der verlorene Duft

    Die Blume spricht nicht mehr zu mir
    Die damals anmutige
    Und bewundernswerte
    Die den Duft
    Der Unschuld
    Aussprühte ist
    Nicht mehr dieselbe

    Am sonnigen Tage
    Flüsteete sie mir ins Ohr
    Lächelnd, Frühlinge beneidend
    Sie werde mir bis in die
    Unendlichkeit
    Diesen Duft schenken
    Als Zeichen ihrer Zuneigung

    Aus dieser wunderbaren Zuneigung
    Nun wuchs Liebe heran
    Beinahe schöner, als ihr
    Immerwährendes Blühen
    Tagtäglich
    Lippen eines Engels sprechen
    schüchtern und leise
    Sollte der Regen
    Einsetzen , dann bedenke, es sind Tränen
    Der Zuneigung
    Sollte es anfangen zu donnern,
    Soll dies mein Zorn sein,
    solltest du mir kein Wasser schenken
    Ja und bedenke,
    Sollte es anfangen zu schneien
    Dann ist das die Erstarrung unserer
    Liebe

    Doch sie hat mich nicht gewarnt
    Oooh meine Angst getarnt
    Was es denn hiesse
    Wenn der Blitz brüllt
    Und sie mir entschwände


    Berikon, August 2000








    Përqafimi me kitarën


    Vetëm atë e kishte afër.
    Oh, sa bukur tingujt e saj!
    Më nuk më dukeshin malet si i ka falur natyra,
    Nuk ishin malet e gjelbërta sikur në fushën e dëshirave.

    Dëshira lindi përsëri.
    Por tani kishte tjetër fytyrë, kishte tjetër erë buza e saj.
    Sa zjarrtë mori erën e një druri të vjetër.
    Si plaku kur kollitet nga zemra më preku ai shpirtin.

    Ky është ai përqafimi që kam pasur në mendje,
    Atë që kam pritur ca kohë.

    Përqafo ai kitarën pa mëshirë...mbeta si një zog në foshnje.
    Ai vështrim hyri poshtë në këmbët e mia dhe vallzonte
    Vallën e dasmave lart atje deri te zemra ime; më përvëloi.

    Pa mëshirë ishte ai kur përqafoi të bukurën që qëndronte
    e patundur. E puthi besnikën pa kufi dhe mua ajo puthje
    Më la te paqetë, me mbushi me epsh.
    Oh zot, të isha ajo kitarë..

    Revolucion i ndjenjave kjo. Rrebel ishte ai që shkëputi çdo
    gjë në at çast, më shkëputi shpirtin fare dhe më nuk kuptoja
    qëllimin e femrës.

    München, 10.07.2000



    Të dua

    Të dua sepse humba vetën në ty
    Të dua spese gjeta vetën në ty
    Të dua si qesh
    Të dua kur mendon
    Të dua kur s'bën asgjë
    Të dua kur pëshpërit
    Të dua edhe për fatin tënd të mallkuar
    Të dua që përmes teje perfitova besim në të bukurën
    Të dua sepse mesova se dashuria do thot edhe humbje
    Të dua sepse per ty do ipsha gjithcka
    Të dua në heshtje
    Të dua në heshtje sepse aty pashë dashurinë
    Të dua sepse të humba dhe me humbe pa dashje
    Të dua për duart e tuaja të brishta
    Të dua për frikën tënde
    Të dua që je shfaqur si në ëndërr
    Të dua që të humba si në ëndërr
    Të dua që të lashë si të humbur
    Të dua që të lashë duke vuajtur
    Të dua për fjalët tuaja të sinqerta
    Të dua dhe me ty e dua krijuesin që të ka falur
    dhe më tregoi që nuk jam e harruar


    19.02.2002








    Schneeflockentanz

    Die Schneeflocken draussen
    Diese schnellen Wetterveränderungen gleichen meiner Seele
    Wiesst du? Es ist so trocken momentan
    Und der Schnee.. es ist so ein leiser Schneeflockentanz
    Der scheint so fremd.
    Und dann scheint schon wieder die Sonne

    Und ich fühle; ach, die Sonne, die Schneeflocken..
    ..als wären sie meine Tränen die nicht fliessen können und als hätten sie ohnehin keinen Sinn, unabhängig davon, ob man an Menschlichem noch glaubt oder nicht.

    22.02.2002












    Dhembje

    Dhembje e transformuar në gënjeshtër përmbi të vërtetën..
    Po te kaloshe sferën në eternitad, shpresa do me mundonte,
    fytyrë per mua,
    deri në amshim..
    Cfare te bej me shprese?!!!
    Pa të sdo jetosh, me të smundem të jetoj..
    Nga gjiri do kisha shkëputur shpresën jetime
    dhe te kisha dhenë me vehte,
    në dheun pushues..
    që ëndrra ime njëherit e shëndrruar në shpresë
    pa frymë të jete e amshueshme.

    Zürich, 12.04.2002



    Protokoll i pagjumesise

    Një shenjë..
    Shpirtërash të trazuar kërkojnë, kerkojne të palodhur..
    Gjithcka është në rregull, krijohet përshtypja

    Zërëra plot konfuzitet, ngjyrat në shikimin e parë të padefinuar
    Gjithcka është në rregull, krijohet përshtypja

    Në rrjedhën e jeteës kalojnë sikur bubrreca përqark bunari
    Një fjalë, një shenjë nga burimi i errët dhe i largët.
    Shpirt - veteëm fjalë qenka kjo, krijohet përshtypja.

    Ecje drejtë destinimit të padefinuar
    Gjithcka është në rregull.. ...papritmas qetësi
    Valë deti neë mëngjes pranvere freskon shpirtin
    Shpirt, ndjenje definuuse. Perreth lisat në heshtje përshëndesin me në hymn luhatës.
    Natyrë, aah natyrë e giallë, krijohet pershtypja.

    Fletë e zbrazet, o konfidente e lashtë, me fol, më perqafo, lidhmu qafës!
    Krijohet pershtypja se gjithcka ështe në rregull – dhe rregullat janë gjithcka.

    Shiu i vjeshtës më pëshpërit sekretin, gjumë me sy të pahur dhe krijohet pershtypja..
    Si një engjull shfaqet vallja hyjnore, pershtypja krijon jetë!


    Zürich, 10.04.2002





    Agim i mallit


    Në largësi bërtas pa zë
    Jehona ndrydhet në vete
    Barku shtrydhet në tretje

    Verën dikush
    Bertimën time
    Shumëngjyrëshe

    Le të jetë pa zë
    Le të flas në ngjyrëlargësi
    Nga zemra
    Sa fuqi paska
    Cfarë hapsire

    09.05.2002 / San Salvador de Bahia, Brazil








    Përshëndetje jetës

    Mirëmëngjës diellë
    Mirëmëngjës ngrohtësi

    Mirëmëngjës ditë e re
    Mirëmëngjës fat i ri

    Mirëupafshim hene e djeshit
    Mirëupafshim ne gezim

    Mirëupafshim brenget e kaluara
    Mirëupafshim në djep harmonie

    Tungjatjeta kthesë hyjnore
    Tungjatjeta lumë lozonjar

    Më zgjatni dëren për valle
    Më zgjatni krahët për përqafim


    Itaparica/Brazil, 09.05.2002




    Ama dorën


    Ama dorën të ecim fushave
    Ama dorën të këndojme mallet
    Ama dorën të flejmë dimrin
    Ama dorën të bredhim bregoret

    Ama dorën të shkruajmë qiellin
    Ama dorën të notojmë detin
    Ama dorën të përqafojme tokën
    Ama dorën të prekim zogjtë

    Ama dorën të qajmë hutin
    Ama dorën të ulurojmë ujkun
    Ama dorën t’i qeshimi lulet
    Ama dorën t’i lexojmë yjet

    Ama dorën të bertasim dhelprën
    Ama dorën të prejmë lumturinë
    Ama dorën të shtrëngojmë nënshtrimin
    Ama dorën t’i përkulemi lirisë

    Ama dorën të ledhatojme hënën
    Ama dorën
    Ama dorën të puthim buzet e tuaja
    e buzet e mia

    09.05.2002/ Itaparica, Brazil












    Një ëndërr

    Një ënderr që të kaplon me pluhurin
    Pluhur vajtimi
    Një ëndërr që të prekë tronditës
    Tronditje frikë
    Një ënderr ku bukuria të mahnit
    Bukuria nuk kapet
    Një ënderr ku fluturimi të kaplon
    Fluturimi nuk shijohet
    Një ënderr ku ardhmëria të shikon në sy
    Ardhmëria hapë krahë të plagosur
    Një ënderr ku e kaluara
    Tregon dhëmbët si një qen i lazdruar


    10.05.2002/ Itaparica, Brazil












    Prehje bukurie

    Se ç’ma more zemrën zjarrë
    Flaka, cudi, ka erë vale
    Dalndadalë gëlltit qielli tokë
    Eh,një trëndafil pushon n’krahrorë

    Diellë i largët, diellë i gjallë
    Një erë, një zë, një këngë
    Ngacmon harenë, ngacmon mallin
    Pandeh’, kjo frymë rënkon për zemërpushtuesin

    Një zog mbi lis, një zog i paqetë
    Lozonjar e shpirt-bujar
    Kërkon vrimat, thith erë lirie
    Këmbënguluar, fluturim fëmijërie

    Mos më merr gjoks krenarie
    Si lulja pa ujë në krahë saksie
    Frymë e tharë, barkun lëndon
    Oh frikë, eh thika lulën ledhaton

    Itaparica, Brazil / 07.05.2002







    Burgosje në liri

    Asgjë nuk dite të më leshë
    Përpos dënesjës
    Me fjalë kryqëzove
    Zemrën sikur ti di më së miri
    E unë lëshoja rrufe dhembjesh

    Në këto ditë përrallore
    Kasollën mbaj në gjinjë
    Fjala më ështe tretur
    Heshtja më rri flakë në plagë
    Lot dashurie, ah dhembje pa mëshirë

    Po një gjeth nga qielli
    Më rri si zog n’krahrorë
    Në dorë i’a hapa udhët
    Një zë më qoi n’flokë
    U rritën si krahët të një lisi

    Këndova nga zemra
    Kokën drejte shiut
    As një fjalë nuk fola
    Gjithë ditën qëmoti
    Lot të nxehtë mbulonin fytyrën

    Sikur t’a dije
    Bukuri e rrallë
    Sa dhembje frymova
    Për frymëzimin tënd
    Të largët
    Më të largët


    Chapada-Lakshimi,Brazil- campo siempre viva / 15.05.2002







    Proces i dashurisë


    Në ëndrra lundrova
    Me therra u lëndova
    Vetëm një shenjë kujtimi
    Të bukurit tim dërgonjani

    Në ashpersi u ndava
    Me fjalët e tij u preva
    Plagë kam në zemër
    Heshtja mka lenë pa emer

    Ky qenka fati im
    Të dashurit tim
    Asnjë lule kujtimi ti dërgoj
    Dashurinë time t’ia tregoj?

    Në largësi, në qiell pikturoj
    Sytë e tij hyjnor, të ngrira shijoj
    Papritmas zgjohem, me buzëqeshje
    Në ëndrra paskam lundruar, shtrihem në heshtje

    Ah, sikurse të ishte hija e lapsit
    Ngjyre që vetëm zërin e tij
    Në mahnitje tretëse, di ta vizatoj
    Zemra ime plot mall atë ta ledhatoj
    Plagët t’ia sherojë.

    Lakshimi - Chapada/Brazil, 15.05.02











    Dëshirë e lashtë

    Një dëshirë shfaqet si një sorkadhë, lëviz bel si një valë deti, ku do pushoshe kokën në rraskapitje. Hap sytë dhe sheh bukurinë e saj magjike, e cila të bartë si një krahëlehtë në skajet e qiellit.
    Qepallat rëndohen sikurse të ishe e përgjumur, e tillë përkëdhelesh nga gjumi syhapur.
    Me hapat e tu në ajër, mbi qafën e anijës, ndjenë trupin të shkëputur, si nje peshk rinor.

    Lëvizjet dhe noti i saj mahnit çdo kaprollë, çdo këngë e cila përmbanë dhembshurinë dhe vuajtjën.

    Luhatesh në sferë kur ajo prap shfaqet plot melankoli ,sytë e tij pushojne në një lumë te shtrirë në gjelbërsi, buzëqeshje, në fluturim hareje, shumëngjyrëshe të një future. Zemra ne at çast ja këndon këngën një fusheje ku lisat e shoqërojnë me krenari bujare.

    Si ç’mu shfaqe
    Në guximin tënd
    Ooo në guximin tënd

    Lëndina e lule
    Ylberat më të bukur
    Me buzëqeshjet e tij
    Le të ruajnë shpirtin tënd

    Diell e hënë
    Të rrezatojnë
    Gjumë i ëmbël
    Në zemër të ledhatojë

    Bukuria të të shikojë
    Me përkëdhelje të te flasë
    Nje pend zogu dhembjet
    Tuaja të ti shërojë

    Vetëm ti më merr
    Koka jote n’prehër
    Të më flerë
    Fyllit zërin lëshoja
    Amshueshmërise një këngë
    Këndoja

    Chapada-Brazil/ 17.05.2002 (ne shetitje per kodrat e Chapades...rruge 3 diteshe)



    Shëtitje e verbër

    Kalova në gurë
    Fushat shtrat i bëra
    Një yll, dy yje
    Det yjesh
    Të gjitha për ty

    Të gjitha për një dhuratë
    Qëndrova në maje te kodrës dhe
    Të gjitha për ty
    Të gjitha kodrat i kaloj për Ty

    Ujin e eshtur ruaja
    Në eshtje do qëndroja
    Vetëm për Ty

    Lulën vështrova
    Buzëqeshjën tënde kishte

    Në rraskapitje djersët
    Më mbulonin
    Krahët në ajër zgjas
    Era i ledhaton
    Zërin tënd dëgjova
    Në kjartësinë e tij humba

    Ti që më mbanë
    Ti që më tregon vuajtje
    Një luftë e re
    Për Ty

    Tani sytë më jane hapur
    Ti që më bën
    Jëtë mjaltë
    Mjaltë të largët

    Çdo këngë dashurie
    Të këndova
    Dënesja largësinë vajton
    Dhembja qenka jeta

    Si çdo hap që bëj
    Në të
    Dhembje edhe dashuria
    Kur ajo në largësi rënkon

    Një të vërtetë takova
    Një sykaltërtë
    Kristalin në dorë mbajta
    Nuk do ndriçonte afër shatit tënd

    Çdo bukuri magjike
    Që zemrën time
    Burgos në varrë
    Varrë dashurie

    Jam e lodhur
    Këmbët më janë rënduar
    Dua të shoh
    Të ndiej
    Të përqafoj
    Luftë më s’duroj

    Tani që gjeta
    Në ty një ishull të largët
    Tani kur një djep zbulova
    Në ty si parajsë e humbur

    Në krahët e tu
    Në prehrin tënd
    Në sytë e tu
    Dua të jetoj

    Si një gurë në ishull
    I vetmuar kërkon
    Në hapat që bën
    Për tek ti tregojnë

    Një kasollë për ne
    Oh një vend për ne dy
    Gjitha këto
    Dua për ne dy

    Nëse i lodhur rënkon
    Për një pushim shpirti
    Mos shiko me largë
    Në gjirin tim e gjenë

    Do të fali dashurinë
    Do të tregoj bukurinë
    Do ndiejmë ne perëndinë
    Do shenjtërojmë amshueshmërine



    Dy qengjij lozin
    Fushat gëzojnë
    Malet zburojnë
    Qiellin përqafojnë

    Trupin lëshova
    Në kujtim
    Në krahët e tu
    Në shtatin tënd
    Në ëndërr e gjeta

    Besim në dashuri
    Dhuratë nga perëndia
    Si fëmije i skuqur
    Mbeta gojëhapur

    Në hije trupin e eshtur lëshova
    Në shpirt freski më përshkoi
    Ah këtë zemër njeriu
    Sa dhembje, sa dhembje do trishtojë ?

    Sa dëshira, sa ëndrra
    Kodra duhen perqafuar
    Me fusha e male
    Në ujëra peshqi të flutorojnë
    Për nje grusht liri
    Për nje grusht shpirt të qetë?

    Sa erë e lehtë
    Kur në skaje nje zog
    Takova në një botë
    Kur dielli më ishte fshehur

    Bubrrecat në ecje më ngacmojnë
    Mos, mos ju afro aq më
    Shumë shkurt ai litarin
    Pastaj do t’a mbajë

    Në mendime të mia
    Shtrihesh
    Një fyll në dorë mbanë
    I gëzohesh
    Jetës kënga jeton

    Në prehër tëndin
    Buzëqeshjen time ta ofroj
    Të gjitha ti fail
    Për shumë shekuj ruaji

    Kurdoherë në erë të largët
    Dy lisa do
    Përqafohen

    Brazil, CHAPADA, shetitje 3-ditëshe në kodrat e Qapadës/ 18.05.2002












    Frymë

    Ah zemra tani rrahë
    Ndryshe
    Një erë e lehtë
    Freskim i dhuron

    Itaparica, Brazil/ 22.05.2002















    Kënga e fundit

    Edhe sa dëshprime?
    Edhe sa beteja?
    Duhet të ndahen?
    Edhe sa mundime?

    Kur drita mbushë
    Errësirën
    Prap kjo luftë
    Për më të mirën

    Besimi thyhet
    Edhe sa plaga
    Duhet hapur?
    Sa rrugë mbyllur?

    Sa herë duhet
    Shtatin drejtuar
    Syte hapur, lule në dorë ?
    Zemër dhe shpresë shkelur ?

    Hape dorën i vërbuar
    Lësho shpatën
    Mos mpreh dhëmbë
    Hijën ruaj, hapat bëj

    Ah, qiell o tokë
    Shi e borë
    Diell e hënë
    Gurë e ujë

    Oh lis i rehatshëm
    Ujë o lumenje të lirë
    Zog o fluturim madhështorë
    Oh vale, detin ke amë!

    Të lumturit e kësaj toke
    Të mohuarit e mjerimit
    Edhe ne qenkemi pjesë
    Ne me prangat në dorë

    Eh, tinguj më përcjellin
    Një foshnje faqekuqe
    Vajin në djep lëshon
    Mbi kulm një shpend fishllon

    Këpucë të reja
    Hapin rëndojnë
    Një stuhi e re
    Flokët në valle i zë

    Po stërgjyshi?
    Deshi një fyll të kapë
    Në dorë, një zë të
    Lëshojë në këte botë?

    Po gjyshi?
    Deshi vallë të le në
    prehër plisin e tij
    të bardhë ndonjëherë?

    Helikoptere qiell pushtojnë
    Qen i zi, eshtrat e tij
    I kafshon, vaj i
    Mjerueshëm këngën pengon

    Derë të mbyllur
    Vrimat me vaj kërkon
    Të hyj, të hyj, të hyj
    Brenda
    Nje lehje të rëndë herë pas
    here lëshon
    Pastaj mëshire rënkon

    Gjumi dyert e hapur
    Mbanë
    I themë më prit rehati!
    Kësaj dite këngën e fundit t’ia këndoj.

    Itaparica/Brazil, 22.05.2002



    Për poezinë që më dhurove

    Një mijë vite nëse pret
    të themë, lulën që ma dhurove
    me kujtime magjike ë uis
    në ditët e mia ku
    shiu troket në ditare
    si lulja që mahnitet pas tij

    Në mëngjes ku bora
    shkrihet në ëndërra
    si mbulesë që ikë
    gjatë gjumit hyjnor

    Në orët virgjine
    të thirrjës së errët,
    natës së freskët
    që sjellë n’krahrorë
    trishtim rrufeje

    Një mijë vite
    po deshe
    vargjet që mi thurre
    me kujdesë mi dhurove
    çdo yllit që do më
    shëndrit rrugën
    time
    do i flas pëshpëritje
    falënderimi

    Që të takova
    në ikje
    kur ajo më ishte dhuratë
    për
    Jetën time
    Dhe
    Ëndërrat tuaja

    Itaparica/Brazil, 23.05.2002







    Ndoshta janë të padukshëm


    Disa në gjunjë shtirrën, disa prej tyre vajtojnë
    ata në shpirtin e tyre
    dhembjen lotojnë

    Mos bërtite se ka heronjë?
    Mos do t’më qortosh se duhet hapur sytë e mi?
    Qenkam vërbuar e spo shoh?
    Jam injorante,
    mos dhëmbë po mprehi
    ne mishin e tyre
    Hapat mos po ja fshehi?
    As një lule spo fali
    deri sa kopshti po vyshket?

    Ooh meë thuani se jam e shurdhër
    dhe spo i dëgjoj
    më thuani se jam vërbuar
    dhe nuk i shoh!

    A ekzistojnë dhe a besoj unë ne ta ajo është dic krejtë tjeter.
    Nëse pyetni se a besoj në babadimër do ju thosha se jo,
    është një ëndërr që ushqen zemrën e pafajshme.
    Por ajo ekziston në ëndrrat e fëmijeve dhe të pafajshmit.


    Nëse më pyetni a ekziston dashuria,
    athere do ju pyetesha juve se a besoni në të?
    A jeni të gatshem të falni dashuri?

    Nëse më pyetni për eksistencën e njeriut do ju thosha se ekziston,
    por duhet shtruar pyetja se si ekziston.

    Nese ju me pyetni se a ka dita 24 orë do pyetesha se a dini çfare kuptimi ka koha?
    A e ndjeni at, a e gezoni, a e shenjtëroni?
    A pushoni në të, a e vajtoni apo injoroni?

    Por nëse pyetni se pse dhe a ekzistojne idhujt?
    Une me duhet te ju pyes se a besoni qe ata vajtojnë?

    Ndoshta ekzistojnë,
    O ndoshta ekzistojne
    dhe une sillem me shkakun

    Por pse të ekzistojne?
    Kjo pyetje tani me shoqëron
    dhe më sme le të qetë.

    2002-05-23 / itaparica, Brazil






    Labyrint

    ja keshtu
    shkon ajo
    herë të përshëndet
    saqë zemra trembet
    ah nga bukuria
    herë të ledhaton
    buzëqeshjet dhuron
    ah me trup e tera

    herë të gërryen
    të lëndon trishtim
    ah te lë mbi supe

    ja kështu
    prap kthehet

    Më pershëndet ti
    por mos tremb zemrën
    time më, i drohem

    Më ledhato ti
    afer trupin lesho

    më dashuro
    lëndim më s’duroj

    ja kështu

    me të grryem
    me të
    do
    zhdukem


    Itaparica, Brazil/ 23.05.2002












    LIRIA KËMBËSHKURTE

    As në fillim s’jam
    As në mes.
    Shumicën e rasteve
    Me shpirt të plasur,
    Me mall
    Në fund qëndroj
    Si zogu n’kafaz
    Ku dritarja e vogël
    Liri premton
    Në burgun me krahë të hekurtë
    Ku djaloshi para meje
    Kalaja ylberash ndërton
    E muri pas meje shpinën mbronë
    Ekskrementesh njerëzore mbrapa vlojnë

    Aty qëndroj
    Ku afër fytyrës dielli nga largë
    Lind apo perëndon
    Eh zemra ime plot mall
    Flakë këndon
    Aty këtu mozaik këngesh

    Pse shërbëtorja rrejshëm buzëqesh?
    Truplidhur, këmbëlidhur
    As ne filim, as në midis ?
    Dhembje të shikosh lirinë
    Permes dritarës se vockël
    Të trashë
    Vuajtje të vështrosh ulësit
    Mesin kanë pushtu
    Hapat e mi per ti ngulu

    Idiot fundi
    Genjeshter mesi
    I poshter fundi

    Dua te eci
    Dua te zgjohem
    Fluturim të rrejshëm
    Bënë
    Bartë me qindra
    Shumëftyrësh, ftyra të ngrira

    Vetëm foshnjet buzëqeshen ëmbël

    Vaj
    Vaj më përshkonë
    Kur shoh bukuri
    Që rrejshëm fillon
    Zemrën pushton
    E pastaj gjumin mundon
    Ditën shkurton
    Trupin mpinë
    E ëndërra me laps vizaton

    Mos më ngrehë drejtë fundit
    Vetëm e vetëm nëse ti e kërkon
    Destinimin tënd të rrejshëm
    Vërbim
    Kjo është tradhëti
    S’do gjejë, oooh jo,
    S’do gjejë kurrë liri.


    Brazil-Portugal, 25.05.2002









    Memorandum

    E skuqur, me dashje e akuzuar
    Fustani si siluetë
    Ethe në gjunjë
    Dora dridhej
    Vështrim andej
    Dëshire këndej
    Nuk kuptoni jo
    Janë fjalë të zjarrta
    Që i dëgjoni
    Nga shpirti tim
    O i gjori vëshgues
    Mendoja, kur dëshirat
    Kurrë të pushuara
    Thërritnin
    Një emër
    Një emër, nuk ishte
    Ai i imi...
    Sikur ta dinit, vesh shumengjyrësh?
    Sikur të shihnit sy-thumbues?
    Se si
    Se sa
    Oh se çfarë varrë
    Ky trup mbanë
    Për tjetrin
    Emër
    Kurrë te harruar


    Zürich, 03.06.2002




    Ënderr e vërtetë

    Ulur, kokën poshtë
    Burrë gjysmëlakuriq
    Më priste
    Por nuk thërriste
    Humba frymën
    Duke kërkuar
    Përqafim në djep
    Djalosharë
    Dhomë gjysmë e mbyllur
    Dera rrinte hapur
    Ku zërat pa zë
    Grryenin, grryenin
    Përgjegje të frikësuar
    Me shall e mbuluar
    Vetëm e vetëm
    Për të gjetur
    Në ëndërr
    Trupin e tij të lidhur
    Me duart e shpirtit tij
    Kurrë te përshkruara
    Në mijëra vargje
    Te luftuara me thika
    Që gjuha e saj
    Është frika


    03.06.2002, Zürich-Niederdorf




    Nenes

    Nënës, cila më është dëshmia më e madhe
    për dashuri të sinqertë.

    Lulet të takojnë vetëm ty
    si dhe gjithe ngjyrat
    qe te takojnë sidhe
    lumturia
    qe shpeshherë është e fshehur
    Në ty shoh të vërtetën nënë .
    Ti vetë je bukuria dhe te dua
    aq fort saqë gjithë do vuaj
    nga paaftësia ime
    për të ta shprehur të tillë..

    Zürich, 14.06.2002, ditëlindja e nënes















    Për njërin ndër të mjerëve

    Asgjë më asgjë..
    Hija do te hajë
    ne skajet ku ti e ke dërguar vetën

    Gënjeshtra të buzëqeshë
    e ti i beson.
    Të ndjekin hapat e pakryer ,
    prap i mjerë ne trupin tënd
    ku asgje më ska mbetur

    Edhe qiellin ti e poshtërson
    Por cka neser?
    Nëse gënjeshtra të poshtërson,
    nëse ajo ashpër nje kenge ta këndon
    ti do i besosh,
    me trurin tënd ?

    Zemra jote
    ku ka mijera vrima tani e silueta..
    Siluetat Siluetat
    Vrapojne, shtirren, të lidhen
    për ftyre..
    siluetat...jehona ndrydhet
    prap...
    një qen në një qosh zgërdhihet
    ku ererat të pështyjne në ftyrë
    lehtas krahrorin
    gjakun ta pinë
    dhe ti as atherë s'do mësosh
    Oooo njeri me tru njerëzor
    I mjere edhe hijën tënde
    do e pershëndetësh
    E nuk do vreshë
    I mjerë do vdesësh
    dhe emrin tënd në prehër
    të gënjeshtrës do leshë
    kurre konfidente,
    jo sdo keshe

    Zürich, 13.06.2002










    Nëse më kërkon

    Nëse papritmas edhe
    Në thika ndahesh
    Në therra përbëhesh

    Kur ti rrufe zemërimi
    Lëshon
    Shigjeta shponë
    Shpinë shpluar
    Në agim apo
    Hirin mbuluar në heshtje pastaj
    Trishton
    Do jam këtu
    E atje s’do jam
    Ku me hapat pa gjurmë
    Kërkon

    Këtu do jam
    Shpinë cullakuar
    E sy të shpuar
    Me buzëqeshjën tënde
    Mashtruese

    Zemrën sërish
    Me dritë vërbuese
    Prap në heshtje kërkove
    T’ia thuash vuajtet

    Lule në dorë
    Mbaj
    Diellit e hënës
    Këngë elegjie
    Shpesh te vajtuara
    Të përqafuara
    Ja këndoj
    Që të shkojë
    Për tu kthyer
    Sërish.

    20.06.2002



    Nënës dhe frikës

    Cfarë kërkon
    Nga rrota misterioze
    Kur nuk dinë se cfarë –
    Nuk beson
    Edhe nëse deshe
    Në mrekulli
    Në mëngjes
    Në dhembje?
    Për jetë?
    Kur vuajtja e lulës
    Së rrahur, ndëshkuar
    Lëshoi
    Uj nga trupi shpesh i abuzuar
    Për pritje e mallkuar
    Natën uruar
    Dikur e shenjtëruar

    Papritmas si në ëndërr
    Aty ku ajo deri në orët e vona shtirrur
    Buzëlakuriquar
    E zemërkryqëzuar
    Nje guri –
    Lule të mashtruar
    Atherë pasqyra plasi
    Nga bukuria tretëse
    Nga ngazëllimi
    Kur pikëllimi
    Errësirës dorën shtrëngoi
    Sa kupi armiku
    Për gjynah!
    Ne sabah!

    Kur djaloshi para dorzimit
    e vasha pas
    humbjes shpirtin
    gjetën në qiell
    e trupet dridheshin

    Njëri prej tyre
    Duke pertypur
    Ëndrren kënaqej
    Në shëtitje,

    Mjegulla

    Zürich, 22.06.2002





    Kulla

    Kulla tymosej
    Kujtimet në mjegulla
    Gjurmët trazuan
    Në kazan dreqi
    U trashëguan
    Me dashje padashje.

    Zürich, 22.06.2002


















    Engjuj, engjuj


    Ferr
    në syrin tim e në zemren time
    ku gjoksi më është hapur
    As frika nuk e mposhtë më
    Jo, nuk e mposhtë
    Copa ferresh rreth meje
    qajnë nga bukuria
    botërore


    As flakë
    As zjarreë
    As thikë
    Asgjë

    nuk më

    shuan

    asgjë

    kurre, jo

    nuk më

    shuan

    kur engjujt, engjujt
    vallzojnë natën,
    në shtatin e qiellit
    i cili qanë yje

    dhe nga secili vjen e shkon
    një tjetër



    Në qafën time ku
    dallëndyshet më s'kane vend
    Ikin, tmerrshëm nga trishtimi
    Ku epshet
    ikin nga hija e vete

    aty, këtu
    unë do gjejë
    gjithë një vend

    ku zemra qesh
    e shpirti fluturon
    një natë të vonë
    një engjull
    një djep kërkon

    Zürich, 20.06.2002








    Nga Tefta për Teftën

    Jam tretur në zemrën e poezisë
    Kam humbur në vellat e jetës jetese

    28.06.2002










    Engel mit roten Flügeln

    Schlaf mein Engel, schlaf mein Engel
    mit breiten hohen Flügeln,
    schlag sie auf, schlag sie auf
    Und fürchte Dich nicht davor
    Steh hinter Dir bei
    Vor Dir voller Liebe

    Mein Schweigen soll nur
    Liebe
    tiefe tiefe Liebe
    Dir entgegenbringen.

    06.07.2002


    Jetë e pafundë

    Flejë qetë shpirti im
    flejë qetë
    ëndërra ime

    Flejë qetë
    krenaria ime
    flejë qetë
    shoqja ime

    e pafundë

    Në dashuri
    Për ty
    dhe mua
    Për ne
    Për një jetë të pafundë


    Zürich, Korrik 2002


    Fjalë të pathëna

    E di ndoshta do kalojë edhe kjo
    Por s'mund dot të shikoj se si
    Ti sillesh verdallë kur shiu qeshet
    E hëna ndriçon në supet tuaja

    E di ndoshta do kalojë edhe kjo
    Mirëpo, motër e dashur?
    Të kam thënë, të kam thënë
    Se sa të dua?

    Sa të çmoj e sa kam nevojë për ty?
    Të kam thënë unë se më je lule
    e paster
    që ëndrrat tuaja më janë dritare të
    vizatuara me ngjyra natyrore?

    Të kam përqafuar ndonjëherë motër e dashur
    Ashtu se siç e ndiej tani të përqafoj?
    Ndoshta do kalojë edhe kjo një ditë
    Kur une dhe ti
    Do përqafohemi prap
    Ndoshta do kalojë edhe kjo
    Mirpo e di
    Se kurrë sdo kalojë
    dashuria
    ime për ty
    Për një motër
    Si në ëndërr
    dhe e kam jetë
    me vella të bukura transparente
    Nuk kapet dot, një motër e tillë mendoj

    Eshtë bukuri e rrallë
    E ndjejë, e shoh
    Dhe besoj
    Në gjithcka


    Besoj në gjithcka
    Nëse ti je e vërtetë
    Atherë gjithcka do jetë

    Ndoshta kalon edhe kjo
    Por jo dashuria dhe krenaria ime
    Për nje motër
    Si ti.



    Aliu Zürich, 11. korrik 2002 /kushtuar Luljeta Aliut




    Një vend për dashuri

    Një kopsht me lule,
    me therra,
    erë kundërmuese
    rrallëherë
    erë e lehte.

    Dashuria?
    çfare qenka dashuria?

    Gjithcka në kohën tonë të pakohë
    Gjithcka
    dhe nuk e kuptojmë


    Ndoshta
    dashuria qenka thelbi
    Ndoshta nuk eshte gje tjeter
    Që duhet çmuar, si çdo gjë
    Që do frymë
    Do një vend

    Si një zog që do hapësirë,
    si një lule që ka nevojë për ujë

    Është shumëngjyrëshe
    Plot befasi
    Plot bukuri

    Plot dhembje
    Dashuria

    Zürich, 11. korrik 2002






    Animale


    Mjegull mbretëron
    Në qoshe
    Në udhëkryqe
    Ku njeriu
    Pa sy
    Pa veshë
    Mjerimit i buzëqesh

    Zürich, 17.07.2002






    Babi im


    Babit, të cilit i takon gjenialiteti
    Ëndrrat dhe dora e pastër
    Për t’më ndërtuar një kopsht lulesh dhe jetë përrallore
    Plot bukuri

    Babit, i cili ecë me ballin lartë drejtë diellit
    Fluturon me krahë të lënduar
    E buzëqeshet me çdo qenie botërore e përtejë




    Zürich, 17.07.2002






    Pa titull

    Në heshtje noton
    Edhe kur ajo e lëndon
    Supet ja rëndon

    E unë rrezatim frymoj në pluhurin
    E hijës së lehtë..

    Zürich, 17.07.2002








    Relikte të dashurisë

    Një frymë, vetëm një frymë
    Të atij
    Në mëngjes apo në orët e vona
    Kur shpriti lozë

    Një tingull, ah një tingull
    Për t’më futur në skajet e vuajtjes,
    Mallit tim
    Vetëm një fjalë do mjaftonte të marresh
    Në duar dashuri të plagosur

    Gjithcka nga ti lëndon dhe ëndrra te pluhnosura ngjallë
    Kujtim i bardhë
    Kujtimi për ty

    Po lotin kush ma sheh?
    Dhembja do largohet dikur?

    Syri yt ne kujtim timin
    Zëri yt në largësi pushon

    Më don njëherë të të them që
    Gjithë të deshta?

    Kur më përshëndete herën e parë
    Zogjtë e hutuar na kishin lakmi
    Kur mu afrove
    Unë zemrën time gjysmë të mbyllur
    Gjakova në fjalët tuaja
    Për tu shëruar nga vuajtjet me ngjyrë të njejtë

    Ah, kur zemra trembej, rrugët tona
    Të largëta me çdo ditë u afronin

    E tani asgjë më
    Përpos konfidentës time, dhembjes


    Zürich, 25.07.2002



    Misterioze


    Ç’më vyen jeta
    Fryma
    Kur unë lumturinë as trishtimin se pranoj?

    Ç’më vyen dashuria
    Liria
    Kur ajo nuk beson ne mua
    E as unë se përqafoj?

    Ç’me vyen drita
    Dielli
    Kur une mendoj për natën e kaluar dhe me mall
    E kujtoj?

    Ç’më duhet koha
    Kur unë nuk dua t’a kuptoj?


    Ç’më vyen një buzëqeshje që zemrën trembë
    E prap shkon?

    Ç’më duhet, oh ç’më duhet kjo pendë që kurrë
    Nuk do kuptojë gjuhën e shpirtit tim?

    Ç’më duhen ëndrrat kur aq shpejtë ikin dhe mashtrojnë?

    Ç’më duhet, ç’me duhet tani emri im
    Që nuk ka kuptim?

    Ç’më duhet shpresa, kur ajo shkelet çdo ditë?

    Ç’më duhet zemra, kur ajo vajton?

    Ç’më duhen gjithe këto, kur ti nuk je më?



    Zürich, 25.07.2002




    Pranë ditës

    Dita shkelmon aromën
    Zemrat e njerëzve në harrëse i thërret
    Kafet, gjestet
    Gjurmët fëmijërore i mbulon

    Zogu nga largë vështron
    E unë prap në rrjetat e jetesës
    Me veshtrim ngrykës
    Dehjës shoqe i behëm

    Zürich, 25.07.2002



    Enigmë


    Konfidente
    Oh, një konfindente
    Desha në ketë jetë
    Në këtë çast
    Kur enigma
    Ah, kjo zemër
    Një qosh, ngrohtësi
    Prap kërkon
    Bosh, bosh ështe
    E unë, unë asgjë
    Përvec ëndrrave
    Që frymojnë zbrazëtirën e
    Të ashtuquajturit
    Njeri.

    Prishtinë, 14.08. 2002




    Rrëfim


    Asgjë s’deshta përpos
    Dashuri
    Të cilën vetëm në ëndërra takova
    Kurrë nuk e gjeta

    Asgjë s’deshta përpos
    Një pikë qetësie hyjnore
    Që ndosha dikur do e gjejë
    Vallë do me takojë?

    Asgjë nuk deshta përpos të fali
    Dhembshuri jetese,
    Bukuri të pastër
    Vallë a do më kthehet dikur?


    Prishtinë, 16.08.2002
















    Natë në Prishtinë

    Pika, pika
    Shiu nga Prishtina
    Rrjedhë në veshin tim
    Sikur dhimbja e kujtimit për
    atë

    Melankoliku i ëmbël, i pafundë
    E zbathur kaloj trupin tënd
    Të brishtë pa prekur dot

    Kujt ti themë përpos heshtjës
    Që të deshta dhe nuk ju pendova
    Humbjës tënde?

    Në ty gjeta, vetëm gjeta
    Kryeforti im
    Dashuria ime e zjarrtë

    Fëmijët tanë lozin në hapsirën
    E ardhmërise imagjinative
    Ata frymojne
    Mbi qiellin e kaltërt

    Lamtumirë, lamtumirë
    Bukuri e parë dhe e fundit.


    Prishtinë, 16.08.2002




    Konferencë diabole


    Ku është dielli, ku?
    Seç këndon errësira
    Një këngë
    Djalli vallzon mbi tavolinë
    Kaplon zemra të llahtarisura
    Ujku përreth uluron
    Krahë me krahë me dhelprën
    Që të tretet e gjithë kjo
    Nën diellin

    21.10.2002











    Mall

    Ah, vlo zemër
    Fluturo mbi zjarr dashurie
    Krah për krah me dhembshuri
    Përpëlitu në valë deti
    Me lot të dëshires
    Përplasu në erërat e kopshtit hyjnor
    Dehu nga buzeqeshja
    E fëllënzave të bardha
    Thuaji lamtumirë diellit të djehit.

    21.10.2002




    Rrugë të ndara

    Për një çast të pashë
    Mu shfaqe
    Në mjegulla
    Sikur at ditë
    Që u ndamë
    Me zjarr

    Zemra ime s’di asgje
    Përpos të të thërras
    C’u bë kryefortë i fildishtë?
    Ku u tretën ëndrrat tona?
    Ku na mbetën rrugët e largëta?
    Emri yt, një drithërime
    Në trupin tim
    Kujtimi për ty,
    therra të pafundë
    Dëshira ime, e fanitur
    Diku në udhëkryqe
    Ku sillën verdallë akoma
    Shpresat e mia.


    21.10.2002




    Lodhje


    Oh, edhe një shenjë
    Drejtë ishullit
    Kur në veshin tim
    Ende tingllojnë valet nga
    Përmbysja që shpirt trazoi.

    Nëntor, 2002







    Eternitad


    Me gjak e shpirt
    flas tani në këtë natë
    ku engjujt qajnë
    edhe me ritëm këndojnë vargje elegjie

    Dëshirat le të shuhen
    prej nga vjen dhimbja
    ime e pafundë

    Ëndrrat si pallat kristali
    le ti merr me vete
    Le të shëndritin ato
    Në hapsirën e asgjëjës

    Që të mbretërojë
    sonte vetëm heshtja
    E une dua të fle në gjirin e saj hyjnor
    Qëte dua të tretem.



    08.11.2002



    Buzë liqenit


    Nostalgjinë si shoqe
    besnike mbaj ne gji
    Përreth meje zogjtë fluturojnë në mjegulla

    Tinguj dimror trazojnë ndjenjat
    Shtrohet pyetja edhe sa herë
    do rilind apo vdes ky shpirt i imi?

    Shtrohet pyetja se sa dhembje dhe gëzim
    përmbanë?
    Sa rrënime dhe sa fluturime?


    22.11.2002





    Qartësim ndjenjash


    Nuk më mungon ai
    që nuk diti të shenjtërojë
    dashurinë tonë.

    Nuk më mungon qenia e tij
    që nuk respektoi
    ngjyrat hyjnore të dashurisë qiellore
    të dikurshme.

    Më mungon dashuria
    që mbushi zemren time,
    besimi qe ndjeja,
    gëzimi dhe shpresa për
    dashuri dhe jetë.


    22.11.2002




    Qeshu

    Qeshu edhe kur nata afrohet
    Me vete sjellë errësire

    Qeshu edhe kur ke ftohet
    Dhe ne horizont s’sheh rreze

    Qeshu edhe kur drita e fundit shuhet
    Qeshu edhe kur ska asgjë më për të qeshur.

    22.11.2002






    Me vjen keq, nese nuk i kuptoni varjget ne gjuhen gjermane.
    Jam mirenjohese per kritika, te cilat mund te mi shkruani edhe ne mesazh privat.

    Ju pershendes
    InFinita

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mirseerdhe Infinita !


    Mbasi shetite Boten me ne fund erdhe ketu ne Forum me keto Poezi te bukura dhe na knaqe.

    A kish Shqiptar ne RIO?

    Pergezimet te sinqerta!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e InFinita
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Postime
    28
    Mirë se Ju gjejë Brari!

    Për fat të keq nuk kam hasur në shqiptarë gjatë udhëtimeve në amerikën latine, isha pioniere dhe me kanë pritur shumë mire si kosovare! Rio vetë s'kam vizituar, përpos aeroportin.

    Gëzohem që të kanë pëlqyer vargjet!

    Përshëndetje,
    InFinita

  4. #4
    nuk ka jete pa dashuri... Maska e blondina
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    ne qiell
    Postime
    242
    hallo infinita shume te bukura poezit (POE) besoj se do ia kalosh mire ketu.ciao blondi-bagabonti.
    GJITHMONE OPTIMIST PER TE ARRITUR ATE QE DON.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e InFinita
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Postime
    28
    Blondina,


    Falemnderit!
    Kam pershtypjen se me njihni nga diku tjeter? Apo mos po gaboj?

    Pershendetje
    InFinita

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e InFinita
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Postime
    28

    rruga vazhdon...

    Mesnatë


    Krahët e lehtë të
    mendimeve plot ëndërra
    takova.
    Një engjull lehtas më buzëqeshej,
    shpresat prap të ndezura
    u fashitën me gjumin tim dhe
    asgjë s’mbeti përveq hënes.


    Zürich, Tetor 2002





    Largësi


    Të prita ku nuk pritej asgjë më.
    Një dëshirë, një fjalë..
    Në heshtje mbaja vetminë
    tënde në gjoks, aty ku
    edhe madje djalli do lotonte
    paqë.
    O prap një zë!

    C’është kjo psherëtimë në
    këtë kohë të papritur?
    ku na mbeti vala që mbulon dhimbjet,
    ku mbeten fjalët e ngrohta?
    Më s’dua të pyes,
    më s’dua.


    Zürich, Tetor 2002





    Ndarja ultimative


    Shko dhe me vete merri ëndërrat tona
    që dikur zemra gëzoshin

    Shko dhe bashkë me ty merri
    shpresat që pata

    Shko dhe jeto edhe për mua.
    Shko aq bukur siq erdhe.


    Zürich, nëntor 2002





    Ti më mësove


    Ti më mësove vuajtjen dhe mallin
    Ti më mësove se cfare do të thot harresë
    Ti më mësove se ç‘është kujtim i dhimbshëm
    Ti më mësove se cfarë do te thot largësia
    Ti më mësove se sa dashuri kam të dhuroj
    Ti më mësove se sa unë mund të duroj
    Ti më mësove se cfarë do të thot dëshprimi
    Ti më mësove se cfarë do të thot dashuria


    Prishtinë, 26.12.2002





    Ti


    Si hyre ti në jetën time
    në mënyrë aq misterioze
    dhe të papritur, vetëm e vetëm
    për t’mi ringjallur ëndërrat
    e mia për dashuri të çilter
    dhe të sinqertë.

    Të mendoj në ty është
    sikur një rreze në errësirë,
    një pikë shiu në shkretirë
    apo sikur të kem një ylber
    para meje

    Ti, që erdhe ne stuhinë e madhe
    të qetësise sime.
    Ti, që preke lehtas shtatin e shpresave
    të mia të mbuluara me shallin e lodhjës.
    Ti je ai që më bën të lulëzoj.


    Zürich, shkurt 2003





    Të humburit


    Të humbur i dashur,
    O krijesë hyjnore në kopshtin e erërave misterioze.
    Të humbur jemi .

    Të humbur o lule,
    e pavyshkur në fushat e shpresave jetësore.
    Të humbur jemi.

    Të humbur o margaritar,
    në detin e pafundë të mallit tim.
    Të humbur jemi.

    Të humbur o dritë,
    E shumëpritur në ërresirat tokësore.
    Të humbur jemi

    Të humbur o i humburi im,
    në mjegullat e rrugëve plot dredhina.
    Të humbur jemi.

    Të humbur jemi,
    Ne që humbëm rrugën për tek njeri tjetri.


    08.02.20023

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Infinita... ku humbe kaq kohe?

    Poezi te bukura..te mrekullueshme..

    Urime e suksese !


    Po Tregime di te besh?

    Provo nji here..

    Cdo te mire..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e InFinita
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Postime
    28

    per Brarin

    Pershendetje Brari

    Gezohem qe te pelqejne vargjet e mia.
    Une isha ne udhetime, harrove qe me duhet te marr inspirim dhe te gjej burim diku? :-)
    Vargjet e mia po kerkojne ushqimin e vete, impresionin.

    Pasi edhe pyete, ja i kam gjetur disa tregime te mia.


    pershendetje
    Lindita Aliu






    Pajtim i ëmbël

    Sa afer jane gjerat e vlefshme, kete pothuajse sot pasdite e kisha harruar dhe qortova veten time gjate shetitjes ne mal; tek ajo rruge dhe ai vend ku shpesh i kam kenduar kenga, kam qene e pikelluar apo e lumtur. Kam pasur nevoje per qetesi apo per shoqeri te atij pylli dhe lendine.

    Sa e verber jam, mendoj. Pse te mos dale ketu une me shpesh, te shijoj kete freski, qe te mbushem me besim per gjera qe jane aq besnike?!
    Sic shperndante qielli rrezet mbi at hapsire aq madheshtore, plot ngjyra! Sic harmonizonin ato lulet dhe gjelbrimi. Me dukej sikurse me kendojne dhe secila krijese ne formen e saj me therret te ulem aty tek shtati i tyre, apo ti degjoj tingujt e burimit, per t‘ia treguar une endrrat e mia.
    Enderrat....po ketyre do ju i tregosha, po...

    Asgje sme mungon, flitja me vetveten, mire jam. Pse te e qaj koken? Ky moment kurre nuk kthehet. Pse te mos heshti e te jeme nje me trupin, frymemarrjen time? Pse te mos jem e kenaqur. Jam, jam.

    Sa te thjeshta duken tani, ne keto caste dhe vazhdoj vrapin e lehte. Me cdo hap ndiej mendjelehtesien time, qe kam humbur dic, per te cilen jam e vetedishme, qe do ishte e shendoshe: te qenurit nje me trup dhe shpirt apo veprimi i arsyeshem.Te i fali ato qe i nevojiten trupit dhe mendjes sime: besim, levizje, gezim, mendje te kjarte dhe veprim simbas ketyre. Aq e lehte eshte.
    Aq e lehte ishte edhe melankolia ime, kasolla ime, qe shpesh me mbane ne gji, duke me peshperitur dhe buzeqeshur. Malli im i lehte, pajtim i embel-nostalgjik.


    Ulem prap aty ne at vend ku ja fillova, duke e vezhguar trupin dhe gjendjen time shpirterore pas vrapit, pas atyre impresioneve te gjalla.
    Nuk lodha me mendjen time....nje molle, nje krimb, qielli, gjelbrimi, ajo lule qe luhatej afer drurit te vjeter, gjethet me nje rregull, nje zog e zbukuronte hapsiren.....lisa luhateshin simbas eres, vallzoin pa fjale. Ashtu sic ishin, ashtu i deshta. E ashtu sic i dua une, ashtu me dojne mua.
    A ka gje me te bukur se te duash nje gje, nje moment, nje ndjenje, nje krijese, nje fryme ashtu sic vie? Sa lehte tingllon, sa lehte behet, nese beson. Beson. Dhe e kam perjetu. E di se gjithcka mund te arrish me pajtim, besim dhe vendosshmeri, pothuajse gjithcka, qe ja vlene dhe eshte nen ato kornizat e reales. Hm, realiteti, disciplina. Dikur nuk e kam dashte. Tani jam e sigurte, qe eshte shoku me i veshtire, por i frytshem.

    Sa lehte tingllon....e me kete tingull ha nje pjeshke, te kuqe, te brishte, te fresket, me arome, ashtu sic e dua. Me qeshet. Nje hap i shpejte, si i nje femije bej, me mbush me gezim. Pse ta permbaj veten? Nje dy, nje dy, hapa cikcake dhe kjo me sjell ne kujtime tek Kaltrina. Hapat qe i beshim deri tek shtepia pas shkolles. Nje dy tre, qe te dyja ne takt, hapat e njejte, gjysme valle, gjysme hap.

    Falemnderit mendoj dhe i theme mendimeve per disa caste lamtumire.
    Gjerat me te bukura qendrojne me afer se sa mendon njeriu dhe jane aq te thjeshta, shume te thjeshta, por veshtrimi eshte kompleks


    Berikon, 10.06.2002



    Cudira nuk eshte jete, por jeta eshte cudi!


    "Cudi...cudi...!" kjo fjale sillej vazhdimisht ne koken time dhe nuk linte vend per mendime te kjarta. "Cudi, sa cudi qenka kjo jeta ime!"
    Ndiej nje lehtesim shpirteror....si fluska sapuni endrrat, sa te medhaja shpresat, rrallehere lumturi apo gezim i madh dhe c'ti besh? Keshtu sic eshte, eshte mire, mbase akoma eshte cudi dhe perkundrazi jo dic e merzitshme, e kuptueshme, e rendomte, kjo jeta ime. Ndoshta kurre sdo kuptoj dhe do vdes me pyetje per te verteten - per te verteten? Sa naive me duket vetja. Ah, akoma kam te jetoj, shume te jetoj, te enderroj, te gezohem dhe te deshprohem. Cudira nuk eshte jete, por jeta eshte cudi!
    "Mjafte me!" i flas vetes. "Jeto, cuditu dhe shijo!"
    "Athua do vdese me syhapur?" Kjo ishte pyetja e fundit, e cila u nderpre me zerin e shoferit te autobusit: Hegibachplatz, Endstation, alle aussteigen bitte!"
    Vazhdova qeshurazi rrugen, duke menduar se a mos ishte rast qe ky ishte stacioni i fundit apo ishte pyetja ime e fundit rast? Apo fat?
    Kush e di? Le te mbetet cudi!



    Zürich, 16.01.2003




    Këmbët e ëndrrave

    Tinguj nga muzika pakistaneze jehojne ne dhomen, kasollen time, ku ndiej nje melankoli te jashtezakonshme.
    E jashtezakonshme nder mijera nuanca te melankolise qe kam perjetuar me radhe. Eshte sikur nje melankoli e cila me ka pushtuar kur kam sodit nje zog me krahe te lenduar, te cilet jane lenduar nga era.
    Sikur nje lum qe thahet, mirpo i cili prape se prape permbane ngjyrat me te bukura e jeterave te qenieve ujore.
    Sikur nje buzeqeshje qe siperfaqesisht duket e lehte, mirpo nen te cilen jeton nje lot. Nje lot i paster, ku reflektohet dhimbja por edhe jeta diellore.

    Verej per nje cast se si cdo dite qe jetoj behem me e prekshme kur befasisht me paraqitet bota e nje femre, kjo pamje qe vret nga bukuria qe posedon. Me duket qe kurre si tani nuk kam kuptuar se jam femer dhe qe e ndiej thelle. Duket sikurse kam bere nje zbulim te madh, te rendesishem, i cili eshte aq melodramatik sikur beli i nje femre.

    Nuk di qeshem me lot, apo lotoj me buzeqeshje. Nuk di a eshte resignim apo akceptim. Por edhe nuk dua te e definoj, shtrihem mbi at moment sikur pas nje udhetimi te gjate ku pushoj shtatin tim me mirenjohje.

    Ulem me cajin ne dore, marr eren e tij. Era e cila me shtyri te e shprehi me ze at qe i thosha vetes ne at cast: "Jeto enderrat tuaja", e theme me ze dhe duke buzeqeshur, verej qe trupi im ka nje qendrim krenar dhe te papushtuar. Pastaj me ze te larte pothuajse urdheroj veten time, i cili me duket me pak urdher sesa fjale te embela reale. "Jeto enderrat tuaja, veshe pallton dhe kembet e tyre, ec me to sikur ne akull, ku rreshqet lehtas dhe ku hapi bartet nga nje fuqi tjeter natyrore...!"

    Kjo eshte jete, ju ererat e largeta, kjo eshte jete!



    Zürich, 21.01.2003


    Kafsha dhe njeriu


    Syte e mij ishin ngrire pas pamjes ne muzg, ne te cilin njeriu do kishte pershtypjen qe reflektohen te gjitha mjerimet dhe gezimet e kesaj bote.
    Papritmas nje lehje e nje qeni kalimthi, era e fresket e dimrit, femiu qe vrapon pas nenes...

    "Sa i ngjashem dhe prap krijese me primitive eshte njeriu ne krahasim me kafshen. Po, njeriu, kafsha e bukur¨", mendoj e inspiruar nga ai cast.
    Njeriu qe e sheh veten si krijese me te vlefshme se cdo qenie tjeter e planetit tone, me te vlefshme sesa gjitha qeniat tjera, te cilat medeomos luajne rol po aq te rendesishem, te cilen jane pjese e pandare. Njeriu qe permbane ne vete megallomanine dhe njeriu qe eshte veteshkaterrues.

    Cka do ishim pa krijesa tjera? Nuk do ishim pa ato. Pse i harrojme keto? Njeriu qe nuk ngopet kurre, qe verbohet pas gjera aq siperfaqesore.

    Nje klithme te lehte e leshoj dhe vazhdoj rrugen, e ledhatuar nga era e pameshirshme - njerezimi.

    Jo, pa ajr, pa uj, pa toke, pa qiell, pa drite, nuk do ishim. Por edhe as pa urrejtje e dashuri. Instinkti ndoshta eshte e vetmja gje qe e dallon njeriu prej kafshes, emocionet, vetedija e tij e prape nuk eshte qenie aq e sinqerte si kafsha vete.

    I largoj prap mendimet dhe i kthehem nje gjeje qe eshte aq e pakuptueshme, aq e papritur, aq e thelle,aq hyjnore dhe aq lenduese: dashuria!
    ...Sonte do e shoh prap...zogun tim, neser prap...e pasneser ndoshta prap....afer e kam.
    A ka gje me te bukur sesa kur te kendon zemra? Ne at cast mund te e definoj dashurine: dashuria s'eshte asgje tjeter perpos nje "Une" tjeter....nje person nder milliarda persona tjere i cili eshte prap unik.



    09.02.2003

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Infinita !


    Shume te bukura keto pjese ne proze.

    Ke nji drejt shkrim me nivel te larte.

    Urime e suksese ne krijime te tjera !

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    InFinita!
    Të dua shumë jo vetëm për mjeshtërinë krijuese, por edhe sepse je shembull i SAKTË SHKRIMIT TË GJUHËS SHQYPE!
    Do takohemi shumë shpejt në faqen tande moj FAQEBARDHA JONË E FORUMIT!
    ME SHUMË E SHUMË RESPEKT
    agim Doçi

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e InFinita
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Postime
    28
    I nderuar Bajri, i nderuari Agim Doci

    Ju falenderoj fort per fjalet e juaja. Me gezojne dhe me inkurajojne per te shkruar edhe me shume.

    Me respekt dhe pershendetje
    Lindita Aliu


    P.S. zoterine Agim Docin kam pare ne Schlieren, duke pire dic ne mbremje te koncertit ne Schlieren, bashke me Basriun...nese nuk gaboj...Ndoshta kemi mundesine te pijme dic se bashku tjeter here :-)





    Kur të kujtohem unë

    Shtigjeve të kujtimit
    kur ti shëtit
    athua do më gjeshë aty afër?

    Kur ti, yll i vetmuar
    prapë do dashurosh
    athua të përkujton
    drithërimen tonë?

    Në mëngjes, kur
    mjegulla fashitet
    kjartësinë qiellore trondit,
    do vëresh ngjashmërinë
    e saj me vetminë?

    Një zog pa krahë kur sodit
    a do t‘a rikujton
    plagën e ndarjës sonë?


    Zürich, 15.09.2002

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e InFinita
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Postime
    28
    Një jetë


    Një jetë plot ngjyra,
    plot ëndërra dua.
    Një jetë plot zjarrë,
    plot pasion dua.
    Një jetë plot erë,
    plot liri dua.
    Një jetë plot gëzim,
    plot dashuri dua.
    Një jetë plot dritë,
    plot shpresë dua.
    Një jetë plot det,
    plot mallë dua.
    Një jetë plot dëshire
    plot fëmijë dua.
    Një jetë plot lule,
    plot bukuri dua.
    Një jetë e dua,
    një jetë si kjo e imja.



    Zürich, 25.02.2003

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e InFinita
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Postime
    28
    Dhuratë nga perëndia


    Juve Ju pëshpëris, engjuj krahëlehtë
    Juve Ju përqafoj, erëra hyjnore
    Juve Ju buzëqeshi, foshnje të pafajshme
    Juve Ju ëndërroj, lartësira qiellore
    Juve Ju nderoj, hero të lashtë
    Juve ju kujtoj, dhurata të perëndise
    Juve ju dua, Ju që me mbani në jetë.

    Zürich, 28.02.2003





    Kur dëshira flet

    Sikur era kur fryn, e lirë dua të lëviz.
    Sikur pikat e shiut, e shoqëruar dua te bie.
    Sikur një yll në qiell, e lirë dua të shëndris.
    Sikur një rrugë kur e shkelur dua të jem.
    Sikur një kënge kurrë e kënduar dua të tinglloj.
    Sikur një buzeqeshje kurrë e parë dua të gëzoj.
    Sikur një rreze drite në dimer dua të ngrohë.


    05.03.2003



    Rekuiem

    Lëre haptas një vend në zemrën tënde për mua.
    Ashtu siç shndërrohet vera në dimer të acartë,
    ashtu edhe mund të lind prapë pranvera e lulet të lulëzojnë.

    Mos harro emrin tim i cili dikur mbushte qiellin.
    Mbaj kujtimet tona me kujdesë,
    jane sikur fletat e një trëndafili në vjeshtë;
    Prapë mund të ringjallen.

    06.03.2003



    Lajmi i parafundit

    Asgjë më, asgjë s’mund të dhuroj
    Dielli është fshehur
    Lumi po qanë
    Zogu pa krahë s’mund te fluturojë
    Sikur dashuria që pa besim s’mund të lulëzojë

    Asnjë më, asnjë flakë dashurie
    S’mund më të dhuroj
    Të gjitha t’i fala ty

    Më jep vetëm një buzëqeshje
    Që të mund të frymoj edhe mëtutje.


    19.03.2003

  14. #14
    shake me ... Maska e fisnik
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Ne vend te pershendetjes


    Per hir te luleve, te vdekurve, te gjalleve!?

    Mbeta vetem. Aq papritmas u larguan te gjithe, sa qe ndjeva nje çlirim ne dhome. Duke u ngritur ne kembe, me koke lekunda poçin me drite te purpurt, i cili perseri zuri te tundej, duke bere keshtu nje fije hjeshie ne dhome. Tok me hijet qe vallezonin mureve te dhomes, zuri te tundej edhe sfondi i piktures, e pastaj u perseriten grimasat ne fytyrn e Njeriut te vizatuar ne pikture, qe e luhati perpjekja per drejtpeshimin e drites, hijeve. Hijet vallezonin edhe ne fytyren time. Mbeta vetem. Lotet rreke me rridhnin, fytyres, por nuk degjohej aspak denesja ime. Lotet pike-pike ne faqet e librit mbi tavoline. Pikonin lot vetmie. Pastaj, Engjelli im me buzeqeshi dhe me foli embel : « gezohu, gezohu se gurezimi yt po transformohet ».
    - Jo, jo iu pergjigja me proteste. Pse u dashka te shnderrohem nga nje gjendje ne tjetren? Pse tufa lulesh njesoj u dhurohen te gjalleve edhe te vdekurve? Per hir te dashurise…

    [...]"Ende m'vrasin fjalët tua, s'jam e jotja, por të dua"...

  15. #15
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    "pse tufa lulesh njesoj u dhurohen te gjalleve dhe te vdekurve, per hir te dashurise...?"

    pertej asaj qe quhet rendom "e bukur".
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 27-03-2003 më 23:52
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e InFinita
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Postime
    28
    Malli për qiellin

    Kur ti brigjeve ec
    Unë do jem atje ku zogjet pushojnë
    Nëse më kujton, mos më kërko
    Do jem më largë sesa trupat tonë

    Në fluturimin që gjithë kam adhuruar do jem
    Në luhatje me vetminë të cilen mund të ndiejë
    Vetëm një lule pa ujë, një zog pa krahë
    Apo një fëmijë pa nënë

    I madh është ky mall i imi
    që shuhet vetëm me gjumin e pafundë
    Dhe vetëm foshnjet janë te lumtura
    E unë buzëqeshem me engjuj të llahtarisur

    Prandaj thithe ajrin me gëzim dhe jeto
    Sepse çdo buzëqeshje e jote
    Do më falë mua krahë
    Për tu kthyer sërish në folenë tonë

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e InFinita
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Postime
    28
    Shpendit krahëlehtë



    Një mijë herë të pashë në ëndërr
    Krahet tu të artë shëndritin gjithë

    Në fytyrën tënde o mik i lashtë, shoh mirësi
    e cila prore më ështe fole c'lodhjeje

    E sheh diellin?
    Ashtu siç ai ngrohë edhe ikën prapë,
    ashtu më je ti!

    Nëse në gjirin e harresës së pakufi
    qëndron dhe lule parajse kërkon,
    mua do t'me gjeshë tek kroni i kujtesës.






    Album i humbur

    Margaritar i vrazhdë
    Ëndërrimtar që kopshtin e poezisë
    ujit me fjalë të pavdekura
    E sheh lartë qiellin siç të fton
    t’ia këndosh këngën e elegjisë?
    Jo, nuk e sheh,
    në shpirtin tënd fle ai,
    i pakufi,
    kaltërsinë e syve tu ka.
    Margaritar më ishe ti, i nguluar
    në albumin tim të kujtësës
    që faqe më ska.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •