Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Ke te drejte ALBA, dhe ne fakt nuk eshte fare habi po ta mendosh pasi ne kulturen tone gjarpri ka nje vend te rendesishem.
    Ne fakt, gjarpri nuk simbolizon aspak djallezine, simbolizon zgjuarsine, urtesine, ishte ai qe i hapi syte Eves, por nga pikpamja fetare dituria eshte mekat, prandaj i dhene cilesi djallezore.
    Per shqiponjen po si e the ti, shkathtesine guximin, forcen. Shqiponja simbolizon qellin, gjarpri token.

  2. #22
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Trupi i shqiponjes kokat e dragoit (kulshedres), dhe dragoit apo kulshedrat tek ne shqiptaret jan gjarperinje ose bolla qe behen dragoj (kulshedra).

    Sa per djallezine e gjarperit, kjo eshte mitologji semite e jo shqiptare. Tek ne shqiptaret gjarpri ka tjeter domethenje ... nuk po hy ne detaje, por tek neve gjarpri eshte i mire e jo i keq .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zëu_s : 19-01-2008 më 13:54

  3. #23
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mic Sokoli-simboli i trimerise dhe kreshnikerise tek Shqiptaret.

    Mic Sokoli(1839-1881)

    U lind ne Fang te Bujanit(Tropoj) më 1839 në një familje patriotesh.Babai i tij dhe gjagjai i babait (Sokol Rama dhe Binak Alia) udhehoqen mijra kryengrites kunder reformave te tanzimatit.Ne moshen 7 vjecare Micit iu vra i ati(nga çaush Faruku),ngjarje pas se ciles Mici mori nje lengate të gjatë.Mic Sokoli eshte sternipi i figures legjendare kreshnikut Dash Sokoli i Sokolajve,qe mendohet te kete jetuar shek e XVIII,dhe rrugen per tu bere si stergjyshi ia dha gjyshja e tij lokemadhja e cila me tregimet per Dash Sokolin dhe trimat e tjere te cilat mund te percilleshin me lahut apo qifteli,krijoi tek Mici nje karakter te forte e luftarak,nje krenari dhe seder te rende.Perleshja e pare me turqit ishte ne moshen 15 vjecare kur ai tentoi te vriste çaush Farukun,vrasesin e babait te tij.Kishte lidhje te perhershme me Sef Kosharen i cili me komiten e tij atëher endej neper Malsin e Gjakoves(Malsia e Madhe).Beteja e pare ne te cilen mori pjese ishte ajo e vitit 1855 ne moshen 16 vjecare i cili arriti te merrte flamrin(kush kishte flamurin udheheqte luften)dhe nxorri nga rrethimi luftetaret malsore duke shpartalluar forcat malazeze me kete rast i fali gjakun Ali Ibres(prijesit te gashit) gjest qe shtoi inatin e parise se Krasnices,e cila i dha nje denim mjaft te rende Micit,largimin nga Malsia.Ai u vendos ne fshatin dardan te poshtem te ravecit(mendohet te jete krusha e vogel)ku edhe ishte varri i te parit Dash Sokolit.Me pas kaloi ne Prizren ku u morr nen mbrojtjen e Ymer Prizrenit,dhe pasi vrau nje tuxhar shume te pasur u zhvendos ne Pej ne shtepine e Haxhi Zekes,dhe pasi i beri edhe disa vrasje te tjera te funksionarve e ushtarve turq detyrimisht u largua ne mal ne moshen 18 vjecare,ne komiten e Gjetë Bukoshit,ku e morri Sylejman Vokshi.Atje mesoi per artin ushtarak dhe jeten ne mal por edhe u shqua si trim i rral dhe udheheqs i miri ne beteja te shumta,deri kur nje ushtri e madhe turke ndeshkuse e shpartalloi komiten e Gjetë Bukoshit ne gryken e Kaçanikut.Mici u kthye ne malsi ku pritet si hero,ndersa ty kryetaret e parise se Krasniçes kishin vdekur njeri nga merzia pasi kishte degjuar bemat e micit,ndersa tjetri kishte lene koken ne beteje duke luftuar pa u ruajtur.Pati rol te madh ne lidhjen e Prizrenit,udhehoqi njesi te medha ushtarake dhe kishte nam per kapjen e spihuneve qe ishte bere tmerri i spiuneve dhe te derguarve te cilet dilnin nga konsullatat e fuqive te medha dhe i benin deme lidhjes,ishte komandant i gardes se lidhjes qe perbehej nga 3000 malsore kalores,kishte graden kapedan(Gjeneral).Mori pjese ne betejen ne Gjakove kunder Mehmet Ali Pashes,pastaj u dergua ne kufirin verior te shqiperise(veri te Kosoves,Tregu i Ri etj)ku ndaloi bandat serbe per te hyre ne territorin e Kosoves.Me pas u dergua ne Malsin e madhe per ta mbrojtur,jashtezakonisht u shqua ne betejen e Nokshiqit kunder Agresorve Malazez.Mori pjese ne lufterat ne Plave e Guci,Hot,Grude,Tuz,Gjakove,Prizren,Prishtine(me rastin e clirimit te prishtines nga turqit,Mic Sokoli me 3000 nalsor sulmoi ne befasi duke depertuar nga malet e Germise) ,Gjilan,Shkup(ku u plagos),Ferizaj.
    Ne betejen e Slivoves prill te vitit 1881,kur pa se luftetareve te lidhjes po u bombardohej shtegu i fshehte permes te cilit sulmonin kampin e forcave te Dervish Pashes,kreu nje akt trimerie te rralle pasi qe pa se nuk kishte mundesi i vetem te vriste luftetaret qe operonin topin,atëher i vuri gjoksin ku morri 7 plag dhe nuk ra para topit,Mici si div dhe tere muskuj i kishte tmerruar turqit kur kishte filluar te shtynte topin drejt gremines,atëher tuqit nga frika shkrepen topin,ku ra heroikisht Mic Sokoli,dragoi i malsis,dhe la te vdekur gjithe turqit qe ishin perreth.Shum kenge i ngriti populli Mic Sokolit,dhe figura e vepra e tij ndez gjakrat dhe kujton kohet e lavdishme te lidhjes shqiptare.

    Mic Sokoli n'dy tagana
    rruga e mar i ka than nana
    te luftosh bir per shqipni
    nkoft nevoja me ty vi
    mos le t'huj ti ktu me hi
    Mic Sokoli ni fjal po e flet
    po i thot nanes ti mir mbeç
    Pa u fari malsia krejt
    nuk hyn ktu as krajl as mbret

    Sylejman Krasniqi shkroi romanin e paperseritshem "Mic Sokoli" i cili u nderua me çmimin e Republikes,ndersa Sali Shijaku pikturoi momentin kur Mic Sokoli i vuri Gjoksin topit te armikut,pikture e cila u nderua me shumë çmime.Emrin e Mic Sokolite mbajn shoqeri artistike,shkolla te nryshme etj etj.Ai vdiç pë të mos u harruar kurrë.Përjet kujtimi per Mic Sokoli do na ngrohë zemrat,to na rris urrejtjen dhe dashurine per atdheun.Nder shekuj do permendet emri e vepra e tij,dhe do te shuhet vetem ateher kur edhe drita e diellit do shuhet pergjithmon.
    "Carpe Diem"

  4. #24
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    KUSARËT DHE DETARËT SHQIPTARË

    Skënderbeu kaloi nëpër Ulqin

    Duke poseduar një marinë të zhvilluar, në gusht të vitit 1461, Skënderbeu shkoi me ushtri në Itali, në qytetin Apuli, që t`i ndihmonte birit të Alfonsit V Ferdinandit, të cilit i ishte rrezikuar froni nga rivalët e vet. Rrugës për në Apuli, Skënderbeu kaloi nga Shëngjini nëpër Ulqin, e Raguzë, ku u prit solemnisht.

    Dr. Bahri Brisku

    Skënderbeu dhe kusarët në histori dhe në legjenda

    Strategu i njohur shqiptar vazhdimisht është kujdesur për zhvillimin e detarisë tregtare dhe luftarake. Lidhur me këtë periudhë, gjatë sundimit të tij, kanë mbetur shumë të dhëna historike dhe legjendare, të cilat edhe pse deri tani janë dëshmi të pakta, çojnë peshë të posaçme në trashëgiminë tonë. Osmanët, kur vërsuleshin të shkelin Shqipërinë, sulmonin edhe nga deti, andaj, anijet dhe marina për mbrojtjen e vendit ishin të domosdoshëm. Kështu, në kohën e sundimit të Skënderbeut, detaria shqiptare pësoi një renesansë qoftë në sasi dhe në cilësi.
    Ndërkaq, duke poseduar një marinë të zhvilluar, në gusht të vitit 1461, Skënderbeu shkoi me ushtri në Itali, në qytetin Apuli, që t`i ndihmonte birit të Alfonsit V Ferdinandit, të cilit i ishte rrezikuar froni nga rivalët e vet. Rrugës për në Apuli, Skënderbeu kaloi nga Shëngjini nëpër Ulqin, e Raguzë, ku u prit solemnisht. Aty arriti më 24 gusht. Qeveria raguzjane e njoftoi Skënderbeun lidhur me përmbajtjen e mesazhit që ishte dashur t`ia dërgonte Ferdinandit dhe i kërkuan ndjesë që nuk ishin në gjendje t`ia jepnin një fushë, të cilën ua kishte kërkuar më parë Skënderbeu raguzjanëve.
    Skënderbeu qëndroi në Itali disa muaj dhe në Raguzë u kthye përsëri më 31 janar të vitit 1462. Këtë ditë qeveria raguzjane ia huazoi Skënderbeut një barkë që të zbarkonte kuajt nga anijet e tija.

    Tragjedia e kusarit Hysen Rizit

    Në një përleshje të përgjakshme u vranë që të gjithë, s`mbeti gjallë asnjë nga ekuipazhet e dy anijeve. Prej asaj kohe na ka mbetur edhe një këngë, nga e cila po shënojmë dy vargje:

    "More Krillo, more francez.
    S`paske njohur Hysen Reiz!"

    Pleqtë tregojnë se Haxhi Aliu ishte një hero deti, ujk i gjallë, që nuk i trembej as kohës së keqe, as përleshjeve me piratët e shumtë, çfarë kishte në kohën e tij nëpër Mediteran. Legjenda e kishe zmadhuar çdo veprim dhe trimëri të tij. "Deti ishte shtëpi a ime-thotë Haxhi Aliu. Pragu i kësaj shtëpie është toka. Dallgët e detit i kam jastëk për kokë, ato do t`jenë dhe guri i varrit tim".
    Një legjendë tjetër që tregohet për këtë ujk të detit është kjo: "Nji pirat turk me origjinë algjeriane nga Afrika i dërgon nji letër Haxhi Aliut. "Arrnaut, hiqmu nga sytë, hiqmu nga udhët e detit! Unë jam ma i fortë se ti. Përndryshe, do t`a rjep lëkurën tënde dhe do ta bëj pergamen për të shkrue në te syret e kuranit. "
    Me të marrë letrën Haxhiu ju përgjegj kështu: …"Kafkën tënde unë do ta baj kokë për çibukun tim. "
    Dhe u nis Haxhi Aliu, ngriti velat dhe u ndesh me piratin turk, u hodh në anijen e tij dhe ia vrau çdokënd që i duel përpara. Piratin, që ia kërkonte lëkurën e zuri të gjallë, ia preu veshin me gjithë vath; pastaj atë vath ia nguli në hundë dhe ashtu e tërhiqte rrëshanë nëpër kuvertë të anijes.

    Venediku rrethon Ulqinin

    " Njëherë rrethon armiku prej Venedikut Ulqinin me barkë për mi zaptu. Por nuk kanë mujt me hy mbrenda se populli ka luftu kundër hasimit. Denamet edhe barkat kanë pase zanë vend në det karshi Ulqinit. Kështu, e kanë ba Ulqinin muhasere edhe kanë prit disa ditë për me u zbarkue në qytet e me marrë nëpër kambë popullin e shkretë. "
    Gjeniu popullor me fantazinë e pasur, duke hartuar me shekuj veprime mitike, të kreshnikëve shqiptarë, duke gërshetuar legjendaren me realen, na thotë se ata me vrapimet e kuajve si rrufeja bëjnë që të dridhet toka, fluturojnë prej bjeshkës në bjeshkë, kalojnë lumenj e dete:

    E ka ba nji piskam të mdhe,/ Janë shemë kullat de` n`themele/ E ta trandun deti me hi mbrenda.
    Kanë gjimue malet, si për mot t`lig

    Ndër krijime mitike, në legjenda dhe përralla, në raste të shumta, armiku i popullit arrin nga deti. Andaj, këtij jo vetëm që i kundërvihen trimat kreshnikë, por, atyre u kundërvihen edhe bijat e tyre, që zakonisht i gjejmë të moshuara dhe të maskuara në rroba meshkujsh, që marin rolin e zëvendësimit të djemve që u mungonin disa baballarëve të sëmurë. Këtyre u kërkonin vajzat e bukura dhe duele në pleqëri. Në vend të tyre dilnin femrat dhe këto heroina shqiptare triumfonin në duelet me bajlozë të detit, me harapë, me krajla dhe me zullumqarë të tjerë që dëshironin kërkesa të ndryshme të pafrenuara, me qëllime diskriminuese.
    Vlera të tilla janë: " Çika e plakut Mehmet agës pret Harapin e detit", e cila trimëri këndohet në këngën.

    Kur asht dalë Bajlozi prej detit";/ Na ka dalë nji Bajloz prej detit,/ Shumë haraq, po naj lypte mretit.

    Të tilla janë edhe: "Kumrija e Plakut qefanagë në mejdan me Bajlozin e detit", "Fatimja e Bardhë i del në mejdan Uroshit" e ndonjë tjetër.
    Kallëzimi legjendar "Daja e shpëton nipin pi konopit" është një rrëfim real, të cilin na e tregon Feride Ishmi nga Ulqini, kjo ngjarje i kishte pas ndodhur babait të saj, detarit veteran - Dulo Ishmit, me prejardhje nga Ishmi i Shqipërisë. Ky ka qenë kapiten i anijes personale "Bukurija", me të cilën ka tregtuar dhe ka bartur mallra të ndryshme nëpër ujrat e Mesdheut.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  5. #25
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Legjendat mbi thesaret e fshehura

    Kusarët shqiptarë njërën prej skeleve më të njohura e kishin gjirin e Valdanosit, pranë Ulqinit. Në afërsi të tij detarët kanë ndërtuar një krua, por në këtë luginë më i njohur është Kroni i Zanave, reth të cilit janë krijuar disa vlera mitike. Njëra prej legjendave tregon që aty pranë kronit gjendej një rrasë shumë e madhe. Sa herë që vinin detarët që të luten e të kryejnë veprime rituale, uleshin në atë rrasë gjigante. Një natë ekuipazhi i një anije pirateske ka ardhur aty dhe e ka luajtur atë rrasë dhe nga nëntoka e saj kanë nxjerrur një kazan të madh, i cili ka qenë përplot me para ari! Të nesërmën njerëzit aty kanë gjetur një dorëz kazani dhe disa napolona ari, që kishin pas rënë.

    Dr. Bahri Brisku

    Në dokumentet e Arkivit Kombëtar të Tiranës dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij shteti që janë botuar në Vjetarin e Muzeut Detar në Kotorr, nr.9, më 1960, nga hulumtuesi Sllavko Mijushkoviq, përkitazi me aksionet e detarëve ulqinakë, dëshmohet se për veprimtarinë mbrojtëse dhe të rrezikshme të tyre, për aksionet strategjike në det, është interesuar metropoli i Francës - Parisi, përkatësisht shteti frëng, i cili ka kërkuar prej përfaqësuesve të vet diplomatikë të njoftojnë hollësisht për ta.
    Marrëdhëniet ndërmjet detarëve shqiptarë dhe atyre francezë (një kohë) ishin ashpërsuar për shkak se detarët francezë kishin pas sulmuar një anije të ulqinakëve. Nga ajo kohë ndoshta është edhe kënga e "Hysen Reizit", nga e cila po shënojmë këto vargje:

    "Mirë se na vjen more ap,/Hysen Reizin ku e lat?/ na ka met ke dy fenere,/E ka m`yt barka franceze."

    Edhe në disa këngë tjera përmenden detarët francezë, të cilët i kanë bërë dëm, plaçkitje dhe u kanë shkaktuar fatkeqësi tragjike detarëve shqiptarë, të cilëve më vonë detarët ulqinakë u hakmerren, saqë e tërë kjo ishte bërë çështje e qeverisë.
    Kusarët shqiptarë njërën prej skeleve më të njohura e kishin gjirin e Valdanosit, pranë Ulqinit. Në afërsi të tij detarët kanë ndërtuar një krua, por në këtë luginë më i njohur është Kroni i Zanave reth të cilit janë krijuar disa vlera mitike. Njëra prej legjendave tregon që aty pranë kronit gjendej një rrasë shumë e madhe. Saherë që vinin detarët që të luten e të kryejnë veprime rituale, uleshin në atë rrasë gjigande. Një natë ekuipazhi i një anije pirateske ka ardhur aty dhe e ka luajtur atë rrasë dhe nga nëntoka e saj kanë nxjerrur një kazan të madh, i cili ka qenë përplot me para ari! Të nesërmën njerëzit aty kanë gjetur një dorëz kazani dhe disa napolona ari, që kishin pas rënë.
    Mbi ekzistimin e pasurive përrallore të Kusarëve te Cyrylat, afër Durrësit, jo vetëm që ekzistojnë të dhëna gojore, por edhe të shkruara. Të mira të tilla materiale në orendi dhe para ari sipas legjendës gjenden edhe Shpella e kusarit të njohur Haxhi Alia, që ndodhet në Kara Burun në afërsi të ishullit Suzanë (Vlorë). Një kohë marrëdhëniet e kusarëve shqiptarë ishin shumë të mira me kusarët e Raguzës (Dubrovnikut). Kurdo që e kishin ngusht kusarët e Venedikut nga kusarët tanë, ata ngritni në direk flamurin e Raguzës dhe në këtë mënyrë shpetonin nga plaçkitjet.
    Përpara kongresit të Berlinit (1878) tërë tregtin lundruese në Liqenin e Shkodrës e bënin shqiptarët, kryesisht me anije që i kishin zënë rob! Por, në historinë e detarisë nuk janë të rralla të dhënat të cilat dëshmojnë që kusarët e Perasti (Boka e Kotorrit) sulmonin dhe plaçkitnin anijet dhe qytetet shqiptare, të cilëve vazhdimisht nga deti i vinin të këqijat armiqësore.
    Rapsodi këto i ka fiksuar në krijimin:

    "Na ka dale një bajloz prej detit, shumë haraç po i kerkon miletit!"

    Ndaj, shumë ngjarje tragjike qe i kane perjetuar nga armiqet që na vinin nga ana e detit bën që shqiptarët të krijojnë mbrojtjen e vet, pra kusarinë.
    Në një periudhë të gjatë historike, për shkaqe të pozitës strategjike pjesa më e madhe e arabëve të brigjeve të bregdetit mesdhetar, gjendej nën thundrat e robërisë, andaj detarët shqiptarë i sillnin ata në vendet e veta dhe i përdornin jo vetëm për punët lundruese, por edhe për kryerjen e punëve bujqësore, në ullishtari etj. Disa detarë sillnin edhe femra zezake, të cilat i vendosnin në banesa të posaçme dhe i përdornin si gra të dyta. Këto ishin gjellbërse të njohura, kështuqë gjellërat e dasmave dhe të tubimeve tjera kryesisht i pregaditnin zezaket.
    Harapeshat veç veprimtarisë amvisnore, shërbenin edhe si argëtuese të familjeve detare, duke i treguar atyre ndodhina nga jeta e tyre.
    Detarët i blenin zezakët nëpër skele të ndryshme të Egjiptit, Libisë, Algjerit, Tunisit, Marokut, Irakut, Libanit etj. Gjykuar sipas kallzimeve, sjellja e detarëve shqiptarë ndaj zezakve ka qenë korrekte. Atyre i jepnin mbiemrat e vetë dhe i konsideronin si anëtarë të familjes.
    Një amvise detare me "naze" e urdhëron zezaken për me ja pregaditur peshkun:

    Gerre, Gerre, pipi-Gerre,
    Qit peshki detit n`fyltere;
    Fërgo mirë e mos e diq!
    Po na vijnë sonte do miq.

    Nga se ishin ndarë nga familjet e tyre, zezaket soditeshin nga zonjat e detarëve me një dozë mësie. Edhe kjo ishte një arsye më tepër që respekti ndaj tyre të jetë në nivel të fisnikërisë njerëzore.

    Uniteti i brendshëm i kusarëve

    Në këto vlera rapsodi popullor ka kondenzuar një dëshmi që krahas me popujt tjerë edhe populli shqiptarë, në valët e trubullta të detit, shkroi një pjesë të lavdishme të historisë. Në këto krijime estetike vëhet në dukje impulsi i masës popullore "kur dridhej toka edhe deti". Saherë që e kërkonte nevoja e mbrojtjes së ineresave lokale dhe kombëtare, detarët shqiptarë forconin unitetin e brëndshëm, pajto-heshin, miqasoheshin, lidhnin besë, që do të luftonin të gjithë së bashku pa hile kundër armikut.
    Qëndresa e pamposhtur e fortifikatave, kalave, dhe kullave në regjionin e Kotorrit, Risanit, Tivarit, Ulqinit, Apolonisë, Krujës, Durrësit, Janinës, Butrintit dhe ndonjë tjetër, personifikohet fuqishëm duke hedh në pah etnopsikologjinë unike të këtij kombi:

    Nji kala n`anë t`detit,
    I doli karshi dauletit.
    Mori kullë n`breg t`detit
    Ç`po lufton asqert e mretit

    Ndërsa, duke ngrit kushtrimin këngëtari popullor kundër armikut turk, i drejtohet popullit nëpërmjet kullës:

    Mori kullë, e mjera kullë,
    Po vjen turku o me na marrë…

    Këto vlera që trajtojnë motive të ndryshme të detarisë u krijuan gjatë robrisë nën turq, por gjenden edhe vlera paraturke, të lashta si kënga: "Çe mora detin me sy".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  6. #26
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kuq e zi

    E kuqja dhe e zeza janë dy ngjyra më të rëndësishme dhe më antagoniste të baraspeshës universale. Por, njëkohësisht, këto janë edhe ngjyra karakteristike kombëtare të ne shqiptarëve . Edhe pse në raport të ndërsjellë, domethënia e tyre simbolike shprehet si kundërshti ekstreme, ato kanë një rol relevant tek harmonia e veprimit të pandërprerë të ligjit natyror të të kundërtave.

    ▪ Pa dashur të hyjmë në fillet historike të gjenezës së pranimit të "kuqes dhe të zezës, si ngjyra tona identifikuese kombëtare, përmes këtij artikulli, desha të prezantoj një domethënie të rëndësishme të simbolikës së tyre metaforike tek mësimet e vjetra okuliste dhe praktikat rituale tradicionale të popujve të ndryshëm të lashtë.

    Është tejet me rëndësi të cekim se përzgjedhja e mu këtyre ngjyrave, nuk është kombinacion i rastësisë, sepse përmes veprimit të ligjit të të kundërtave, iniciohet reflektimi i fortë mbresëlënës emocional tek masat. Andaj, ndoshta edhe jo rastësisht, dikur nga të urtit e të parëve tanë, si ngjyrë simbolike e flamurit tonë kombëtar, janë përzgjedhur mu e kuqja dhe e zeza.

    Në vazhdim të shkojmë radhazi në interpretimin simbolik të ngjyrës së kuqeshe të zezë dhe domethënien kundërthënëse që ato kanë si raport në mes veti.


    E KUQJA


    Sipas urtësive të lashta ezoterike, ngjyra e kuqe është njëra ndër ngjyrat më të rëndësishme të simbolikës rituale okuliste. Konsiderohet si ngjyra e gurit alkimist të të urtëve që në vete mban vulën e shenjës së Diellit. Është ngjyrë e shpirtit të shenjt, e viktimizimit, zjarreve hyjnore, bukurisë, begatisë dhe dashurisë. Po ashtu, konsiderohet edhe si ngjyrë e luftës, gjakut, shqetësimeve kolektive, emocioneve dhe urrejtjes.
    Jo vetëm kaq!
    Më tej, ngjyra e kuqe trajtohet si ngjyrë e shpirtit, epshit (libido), e zemrës, dijenisë, mençurisë si dhe urtësisë ezoterike.
    Të gjithë magjistarët, gjatë ritualeve të tyre magjike, vishnin pelerinat me ngjyrë të kuqe. Edhe sipas mësimeve biblike, gjatë krijimit të njeriut të parë, (Adamit) është përdorur dheu i kuq.
    Në Japoni, e kuqja është ngjyra e sinqeritetit dhe e besnikërisë. Atje, zakonisht në veshjet e tyre tradicionale, të kuqen e bartin femrat.
    Në Romën e lashtë, ngjyra e kuqe ka qenë ngjyrë e fisnikëve, gjeneralëve dhe shtresës elite.
    Në Kinë dhe Rusi, ngjyra e kuqe i paraprinte të gjitha riteve popullore, veçanërisht atyre që i kushtohen pranverës, fejesës, lindjes dhe pjellshmërisë.
    Për fëmijët e shëndosh thuhet se është i kuq si gjaku. E, nëse e ëndërron të kuqen , do të thotë, fat në dashuri.


    E ZEZA


    Në krahasim me ngjyrën e kuqe, e zeza është ngjyrë skajshmërish e kundërt.
    Zakonisht është negative dhe ka të bëj meerrin, vdekjen, varfërinë, kobin, kaosin...
    Ngjyra e zezë është ngjyra e Sotonës, e djajve, shtrigave dhe e demonëve. Gjithmonë kjo ngjyrë shprehet si manifestim i së keçes. Në letrat e fatit TAROT, ka domethënien e vdekjes.
    Tek shumë popuj besohet se vezët e zeza kanë fuqi magjike, ndërsa pula me ngjyrë të zezë parathotë varfërinë. Nëse buqetën e luleve e lidhim me fjongo të zezë, kjo parathotë vdekjen. Në hieroglifët e lashta egjiptiane, pëllumbi i zi ka qenë simbol i femrës e cila gjatë tërë jetës ka mbetur e ve. Ndërsa kalorësi i Apokalipsës (paralajmëruesi i shkatërrimit të botës), në shkrimet e lashta tregohet se kalëron në kali të zezë. Sikurse tek shumë popuj tjerë, edhe te ne, shqiptarët, është e përhapur besëtytnia se, nëse ju prehet rruga na macja e zezë, nuk do të keni fat, ndërsa romakët e vjetër ditën e 'pa fat" në kalendarët e tyre e kanë shënuar me ngjyrë të zezë. Në shkrimet biblike thuhet se Juda që e tradhtoi Jezusin është i mbuluar me ngjyrë të zezë, etj.
    Por, e zeza, si simbol, shpesh nuk përdorej në kontestin negativ. Ta zëmë, besohej se nëse me vete mbani dhëmbin e qenit të zi, atëherë kur nuk do të sulmoheni dhe as të kafshoheni nga qentë tjerë. Ose, në kulturat e pasura tradicionale të shumë popujve, lidhja e shiritit të zi është përdorur për largimin e zënies së frymës, dhembjes së kokës dhe dhembjeve të dhëmbëve.


    Dhe...çka të themi për fund?


    Ngjyrat 'kuq e zi", në raport ndaj njëra-tjetrës, qëndrojnë si ekstreme, ndërsa ndikimi i tyre kontradiktor, tek shumë urtësi të lashta, konsiderohet si barazhesh universale.
    Pasi që ne shqiptarët, 'kuq e zi"-në e kemi në flamur dhe këto dy ngjyra i konsiderojmë si ngjyra tona kombëtare, atëherë, të nderuar lexues, bëjeni ju vetë një analizë krahasuese në mes të simbolikës figurative të përshkruar, dhe realitetit tonë si popull gjatë historisë.
    Sa i përngjan fati i popullit tonë domethënies metaforiket këtyre dy ngjyrave antagoniste?
    Vëreni ngjashmëritë! Por, assesi në këtë analizë, mos e anashkaloni ligjin universal të të kundërtave dhe natyrshmërinë e veprimit të tij, sepse mu këtu qëndron fshehtësia e forcës mbresëlënëse të veprimit të tyre si bashkësi antagoniste në ndërvetëdijen tonë si individuale ashtu edhe kolektive.

    Adnan Abrashi-NANDA
    "Carpe Diem"

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    C'jane more keto gjera: C'do te thote kjo qe une si qorr bibe, dhe gjithe miopet e tjere s'jemi shqiptare? Shume legjende diskriminuese.
    NENTORI I PARE: 28/11/1443
    NENTORI I DYTE: 28/11/1912
    NENTORI I TRETE: 28/11/2012???

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •