Close
Faqja 4 prej 27 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 539
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Ë N D R R A

    Oh, sa dëneste çanta e Albit, tok me fletoret dhe librat. Kishin për t’iu dhembsur secilit. Ato duke dënesur, i dëgjoi princesha e ëndërrave, dhe së pari e pyeti çantën:
    - Ç’ke, moj mike, pse dënesë ashtu me të madhe?
    - Si mos të dënes? Shih sa e bukur jam! Por, ç’vlerë ka bukuria ime, kur kam rënë në duar të një vogëlushi i cili fare nuk kujdeset për mua? Ai më hudhë kudo, mu si një top...
    Pastaj princesha e ëndërrave i pyeti fletoret:
    - Po ju fletoret, pse dënesni?
    - Si t’ju themi, ky vogëlush Albi, me ne sillet shumë keq. Për çfarëdo që i nevojitet, ai i gris fletat tona ... pastaj shih si na ka njollosur dhe përlyer! - e lotët sërish u rrokullisën faqeve të fletoreve.
    Në fund, princesha e ëndërrave i pyeti edhe librat:
    - Po juve librave ç’ju gjeti të dënesni?
    - Eh, eh... Shihni si na i ka bërë fletët tona. Të gjitha fotografitë na i ka prerë, të gjitha tekstet i ka masakruar! – ia kthyen librat.
    - Vërtet paskeni arsye të dënesni! – u tha princesha e ëndërrave, - por ta dini se unë këtë punë kam për ta rregulluar! – dhe treti rrëmbimthi.
    Së shpejti erdhi mbrëmja.
    Albi kishte rënë për të fjetur.
    Duke menduar për lojërat e reja, gjumi e zuri me të shpejtë.
    Princesha e ëndërrave iu afrua lehtë dhe ia dhuroi një ëndërr.
    Albi ëndërronte çantën e vet, fletoret dhe librat.
    Së pari u ngrit çanta e Albit, dhe i tha një vogëlushit të panjohur:
    - Hej vogëlush, a më merr mua me vete, mbase ky Albi me mua luan si me top!
    - Po të marr me gjithë dëshirë! – ia ktheu çantës vogëlushi i panjohur.
    Dhe, çanta u nis nga vogëlushi i panjohur.
    - Çanta është imja, çanta është imja! Ç’më përzihesh tash ti? – i bërtiti Albi vogëlushit të panjohur.
    - Hej vogëlush, na merr edhe neve? – i thanë edhe fletoret e Albit.
    - Po, me gjithë dëshirë! – iu gjegj fletoreve vogëlushi i panjohur.
    Edhe fletoret u nisën drejt vogëlushit të panjohur.
    - Fletoret janë të miat, fletoret janë të miat! Ç’përzihesh ti tash me fletoret e mia? – i bërtiti Albi vogëlushit të panjohur.
    - Hej vogëlush, do të na marrish edhe neve? – i thanë librat vogëlushit të panjohur.
    - Po, me gjithë dëshirë! A dini sa i dua unë librat! – ia ktheu vogëlushi i panjohur, librave të Albit.
    Albi rrokullisej me siklet në shtrat.
    Atë e thirri e ëma, dhe e zgjoi nga gjumi:
    - Çfarë ke biri i nënës?
    - Nënë, nënë! Ku është çanta ime? Ku janë fletoret e mia? Ku ikën librat e mi? Ku vajti ai vogëlushi, nënë?
    Nëna buzëqeshi duke ia fshirë djersën e ftohtë nga balli.
    - Këtu, këtu i ke biri im!
    - Jo nënë, çanta ime, fletoret dhe librat, ikën me një vogëlush të panjohur! – pastaj Albi i tregoi fill e për pe nënës...
    Nëna e Albit qeshi sërish, duke e puthur në të dyja faqet, e gëzuar i tha:
    - Ke ëndërruar, biri i mamit!
    - Oh, nënë! Të betohem, se nga dita e sotme, do të kujdesem si për sytë e ballit edhe për çantën, edhe për fletoret, edhe për librat e mi!
    Nëna e kënaqur, ia përkëdheli flokët e mëndafshtë.
    Kështu princesha e ëndërrave i shpëtoi çantën, fletoret dhe librat e Albit...

    1985

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    BABI IM QUHET BABI

    Albi rrinte para portës së shtëpisë, dhe me një thupër i mëshonte asfaltit pa ndërprerë.
    - Hej ti voglush, si e ke emrin?
    - Unë?
    - Po, po, ti syrrush!
    - Albi!
    - E gëzofsh! Po, i kujt je ti!
    - I babit!
    - I babit?! Po, si quhet babi yt?
    - Babi im quhet... quhet - babi! – iu gjegj Albi.
    Albi vazhdoi t’i binte asfaltit me thupër.
    Kalimtari i panjohur qeshi. Në ballin e tij sikur lindi një ylber. Albi, e kishte kthyer në kohën e fëmijërisë...

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    FAJIN E KA XHEPI


    Nëna e dërgoi Albin për të bëerë në vetëshërbim.
    Albi sa çel e mbyll sytë, arriti në vetëshërbim.
    e futi dorën në xhep, dy gishtat e vegjël, sharuan në xhepin e shqyer. Iu dridh zenra si lepurit.
    U kthye në shtëpi. Edhe babi ishte kthyer nga puna.
    - Albi, pse nuk bleve bukë? - e pyeti e ëma.
    - Mami, fajin e ka xhepi i cili më ishte shqyer.
    As nëna, as babi Albin nuk e qortuan.
    E ëma mori felteren për të bërë petulla.
    Në fytyrën e Albit, u duk ylberi me shumë ngjyra...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 19-05-2008 më 13:30

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    QERSHORI


    Qershitë i kanë lyer buzët me karminë,
    Bariu n’Pashtrik... ia thotë këngës idilike;
    Bilbili me prim, korit për bukuri i prin –
    E reja vizaton harta gjeografike!

    Ditarët e qëndisur me plot pesa...
    Prindërve sa bukur u buzëqeshë fytyra;
    Bujku lëron, dhe krijon shpresa –
    Ylberi mbi Sharr bën qinda piktura!

    Yllkat dhe fatosat, shkollës i thonë lamtumirë,
    Deti... me rërë dhe diell të nxehtë i pret;
    Ndonjë vjershë, do ta shkruajnë me dëshirë –
    Në shtator do kthehen sërish . Shëndet!

    1987

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    KUR I BIE ERA HARFËS


    Kur i bie era harfës me nxitim:
    - Lulet hedhin valle plot gëzim,
    Vala me valën përqafohet,
    Reja me renë argëtohet,
    Pluhuri ngritet n’qiell e luan me fat,
    Ndonjë kapelë vogëlushi fluturon lart,
    Nga gëzimi, lëvizin dritaret,
    Gjethet këndojnë, këngë korale...
    Kur i bie era harfës me të madhe!

    1972

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    XHAMPERI I KUQ


    - Mami, o mami!
    - Urdhëro shpirt!
    - Më ke premtuar që moti se do të më blesh një xhëmper.
    - Po shpirt, të kam premtuar dhe që sot do shkojmë së bashku e të ta blejë.
    - Mami e Albi u nisën për në butik.
    Rrugës vogëlushi kërcente si edhi nga gëzimi.
    - Mami!
    - Urdhëro pëllumbi i mamit!
    - Xhëmperin e dua me ngjyrë të kuqe!
    - Jo shpirt i mamit.Merr një ngjyrë kafe apo blu!
    - Jo mami, jo! Dua të kuqin!
    - Ama shpirt, nuk të përshtatet ngjyra e kuqe!
    - Jo mami, dua të kuqen! – këmbëngul Albi.
    - Ama shpirt, ngjyra e kuqe është për vajza, do të marrim një ngjyrë kafe ose blu! – ia kthen mami paksa duke ngritur zërin.
    - Dua me ngjyrë të kuqe mami! – ia kthen Albi taman si duke e lutur.
    - Nuk bënë, kupton? Dhe, mos u bë i mbrapsht! – ia kthen e ëma paksa e nervozuar.
    - Mami, o mami!Edhe Vjosa shoqe ime e klasës ka xhëmper me ngjyrë të kuqe! – ia kthenë Albi duke e ulur kokën.
    Mami vuri buzën në gaz. Hyrën në butik, dhe Albit ia bleu xhëmperin me ngjyrë të kuqe.
    O, ta kishit parë vetëm Albin si e kaploi hareja.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    SHQIPËRIA E BUKUR SI NË PËRRALLË

    “Shqipëri o vënd i bukur...”
    Naimi mirë të emërtoi,
    Me pejsazhe si n’pikturë –
    Natyra nënë që t’i dhuroi.

    Nga veriu e deri n’jug,
    Bukuri të papërshkruar;
    Male t’larta me pisha e bung...
    Fusha, lumenjë e liqenjë t’praruar.

    Me detin e hapur e plazha për bukuri,
    Që munden vetëm të imagjinohen;
    Me shetitore plot magji –
    Që munden vetëm të dëshirohen.

    Në çdo vend monumente –
    Nga ilirët të fortifikuar,
    Me tradita në bazamente –
    Brez pas brezi kulturë të trasheguar.

    I përzënë nga Kosova, me mallin n’qepallë,
    Shetitja anë e këndë i magjepsur fare;
    Shqipëria e bukur si në përrallë –
    Zemrën e lënduar ma shëroi me të madhe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 31-05-2008 më 08:48

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    HARTIMI ME SHKRIM

    N’klasën time,
    Hartim me shkrim;
    Qetësia pushton hapësirën
    Sa ndiet miza n’fluturim.

    Me dashuri i mbyllëm,
    Fletorët e hartimit;
    Në fytyrë na q’faqet -
    Ndjenja e ngadhënjimit

    Arsimtarja e kënaqur,
    Gëzimin se fsheh dot;
    Qëndisi fletrorët e hartimit-
    Me pesa plotë.

    2002.

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    PUSHIMET VERORE

    Gëzimi ishte i madh,
    Në shtepinë time;
    Me vëllain babin e mamin -
    Vajtëm n’Durrës për pushime.

    U vendosëm te Shkembi i Kavajës,
    Në një lagje piktoreske;
    Shtëpi të rregulluar fare –
    E familje shumë modeste.

    Aty njoftuam shokë e shoqe,
    Nga e gjithë Shqipëria;
    Andën fare topolake –
    E Kristin sytë shkëndia.

    Pastaj Sarën e lazdëruar,
    Sidorelën e shkathtë;
    Mondin e edukuar –
    E Rezartin fytyrëmjalt.

    Bufin trashalluk
    Që kërcente si delfini;
    Elgën e vogël fare –
    Që në sy i flente defrimi.

    Ergin plot energji
    Për të loja skish kufi;
    Gjoin bukuroshe –
    Që donte çdo njejri...

    Plazhi më mallëngjeu,
    Me bukuri të papërshkruar;
    Deti ngrihej dallgë-dallgë –
    Syri s’kishte kohë për të pushuar.

    Me vëllain, babin e mamin
    Në Durrsin e bukur antik;
    Gjatë pushimeve verore –
    U kënaqa or mik.

    2003.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 31-05-2008 më 08:50

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    BABI, MA BLEJ NJË XHAKETË

    - Babi, ma blej një çantë,
    Kjo është më e vjetër!
    - Është kohë e “ thatë “ –
    Ta blej një ditë tjetër!


    - Babi, dua kurse t’vijoj,
    Në një gjuhë a kompjuter!
    - 100 DM ku t’ i fitoj?
    Mëso ti librin me zell!


    - Babi, ma blej një xhaketë,
    Kjo fare është vjetruar!
    - Çka e vjetra medet?
    Ti vërtetë je lazdruar!


    - Babi, dua biçikletë,
    Edhe rroushllet i dua!
    - Rrogat s’na i rrisin shpejt,
    S’ti plotësoj dëshirat tua!


    - Dëgjo babi ç’të them
    Do të shkruaj n’gazetë!
    - Për ty bir zemra më dhemb,
    Ja, po shkruaj vet!

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    GJUHA E BIRIT TIM

    Tota është gotë,
    Ndoshta bëhet gota në mot,
    Lali është mami –
    Dhe ju mos u tallni,
    Buka është pape,
    Kështu thotë edhe për domate,
    Mishi është lisi,
    Për atë edhe plisi është lisi,
    Për pantallonat thotë tole,
    Këtë punë mos e bëni të madhe,
    Çokollata është lata,
    Fjalë nuk ka për sallata...

    Po, kështu flet plot gëzim –
    Albioni i vogël, biri im!

    1985

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    GJYSH, A NUK JAM UNË TRIM?

    Halla i solli Albit një qese me biskota, të cilat ia bleu në vetëshërbim. Albi zuri t’i hajë me shije. Së pari e hëngri një luan, pastaj me të shpejtë një ujk e në fund, me lezet e kallofiti edhe një dhelpër.
    - Gjysh, a nuk jam unë trim?
    - Pse Albi?
    - Si pse, gjysh? Kam ngrën një luan të madh me dhëmbët si sharrë, një ujk të rrezikshëm, e besa edhe një dhelpër, si thua ti, dinake.
    Halla e mami qeshën.
    - Që të bëhesh trim, duhet t’i hashë së paku edhe tri biskota! – ia ktheu gjyshi. Albi shpejt e shpejt i hëngri edhe tri biskota.
    - Tani je trim, Albi!
    Albi, në shenjë ngadhënjimi, ngriti grushtin lart . . .

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    QERSHITË

    Dielli sot nxeu shumë. Qershitë u skuqën. Albi hypi shkallët dhe i mbushi duart me qershitë e skuqura. Pastaj si shigjetë shkoi në dhomë.
    Dy grushta i fshefur prapa shpinës.
    - Gjysh!
    - Urdhëro, Albi!
    - Cilën dorë e do?
    - Të djathtën!
    Albi e qiti grushtin përpara gjyshit dhe i tha:
    - Ja, gjysh, për ty! - ia derdhi qershitë në shuplakë.
    - E për mua, Albi? - i tha e ëma.
    - E për mua? – iu drodh e motra.
    Të gjithë i kërkuan qershi Albit.
    - Për juve nuk ka!
    - E pse? – e pyeti e ëma me shpoti.
    - Sepse ju nuk keni punuar!
    - Si ashtu, Albi? - shtoi gjyshja.
    - Ashtu, nuk ka!
    Gjyshi tërë kohën e ka ujitur qershinë, unë i vola, kurse ju nuk keni bërë asgjë!
    Të qeshurat e pushtuan dhomën.
    Gjyshi ia dhuroi Albit edhe qershitë e veta...

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    MAMI PSE NUK E LIND NJË VAJZË


    - Albi, sillma qumështin!
    Mami më thotë.
    - Albi, nuk të thërras kot!
    Më thotë gjyshi –
    - Merre shatin te axha Fadil!
    - Albi, pak ujë më sill!
    Më thotë gjyshja Mrikë.
    Babi më thotë me të shpejtë:
    - Ma bjer poçin elektrik!

    Shko,
    Eja,
    Shko,
    Eja…
    Më bëhet rruga –
    Më larg se Peja.

    Shko,
    Eja,
    Shko,
    Eja….

    Një ditë mamin e bind
    - Mami, pse një vajzë nuk e lind?

    1984

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    SHUMË PROGRAME


    Unë kam tre djema,
    Unë jam trung, ata janë rremba.
    Në shtëpi kemi një televizor -
    Bardhezi, jo kolor.
    Preferenca ime,
    Preferenca e djalit të madh,
    Preferenca e djalit të mesëm,
    Preferenca e djalit të vogël.

    Një televizor,
    Bardh e zi dhe jo kolor,
    Një televizor dhe shumë programe,
    Një televizor dhe shumë dëshira:
    Unë ditarin e dua,
    Djali i madh filmin ustern,
    Djali i mesëm këngën popullore,
    Djali i vogël filmin vizatimor...

    Një televizor,
    Bardhezi dhe jo kolor,
    Një televizor dhe shumë programe,
    Një televizor dhe shumë dëshira,
    Secila se tjetra më e madhe
    Besoni, edhe shumë halle...

    1984

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    ALBI DHE ZOGJTË E
    DALLËNDYSHES

    Albi i vogël tashmë i ka mbushur plot katër vjet. Të gjithë e duan pa masë, sepse është i vetmi fëmijë i vogël në shtëpi, kështu që herë e merr gjyshi duke ia lëmuar butas flokët e mëndafshtë, herë gjyshja për t’i rrëfyer ndonjë përrallë të bukur, dhe në ndërprerje, ia puthë faqet e skuqura si të qershisë…
    Pastaj rreshtohen të tjerët: babai, e ëma, i vëllai i madh, vëllai tjetër, e motra…, kurse Albi vazhdimisht e ndien veten ngadhënjimtar, si ndonjë princ i rrallë.
    Një ditë të bukur pranvere, Albi me gjyshin, dolën në kopsht. Gjyshi mbillte preshin, ndërsa Albi vraponte herë pas një fluture të bukur pikaloshe e herë pas hijes së vet, herë majtas dhe herë djathtas, sikurse një kec i vogël, mirëpo assesi ta zinte as fluturën pikaloshe, as hijen e vet.
    Në fund, edhe vetë u pajtua duke iu afruar gjyshit. Papritmas pau një dallëndyshe. U gëzua pa masë.
    - Gjysh, gjysh! Shiko dallëndyshen!
    Gjyshi e drejtoi shpindën duke i lidhur të dyja duart mbrapa dhe shikoi dallëndyshen. Dallëndyshja herë shkonte e herë vinte, duke sjellë herë baltë, herë ndonjë fije bari të tharë. Nuk prante dallëndyshja e bukur.
    - Gjysh, o babagjysh! Ç’bën dallëndyshja që sillet ashtu si e tërbuar?
    - Bën folenë! – ia ktheu gjyshi duke fshirë djersën nga balli!
    - E, ç’i duhet foleja dallëndyshes, gjysh?
    - Aty do t’i çeli zogjtë e vet! – ia ktheu gjyshi i mbushur frymë.
    - Do të cicërojnë edhe ata si dallëndyshja, gjysh?
    - Si jo pëllumbi i gjyshit!
    Albi i vogël i parashtroi edhe shumë pyetje gjyshit për dallëndyshet dhe zogjtë, pastaj së bashku shkuan në shtëpi, për të ngrënë drekën.
    ... Kaluan disa javë. Në folenë e dallëndyshes, kishin çelur katër zogjtë e bukur.
    Një ditë të nxehtë vere, Albi me gjyshin dolën në kopsht. Pas pak u dëgjuan cicërimat e buta të zogjve të dallëndyshes.
    - Gjysh, gjysh! – kërceu Albi befasishëm:- Kanë çelur, kanë çelur zogjtë, babaxhan!
    Fytyrën e Albit të vogël e përshkroi një gëzim i papërshkruar. Qeshi edhe gjyshi nën mustakët me gëzimin e të nipit. Pastaj Albi e kapi gjyshin për dore:
    - Eja gjysh të shkojmë e t’i shohim zogjtë!
    Gjyshi ia shtriu dorën, së bashku iu afruan folesë. Folenë e kishte kapluar harmonia e cicërimave të zogjve si të korit. Zogjtë hapnin gojët e tyre të njoma me sqepat e brishtë. Cicërimat s’ndaleshin, ndërsa Albit i gufonte zemra, sytë nuk i ndante nga zogjtë – duke shikuar herë njërin e herë tjetrin, të gjithë me radhë, ndërsa buzëqeshja ia përshkronte ballin tejpërtej...
    - Gjysh, janë zogjtë e mi?
    - Po, po! Për një vit do të rriteni dhe të këndoni këngë të njoma dhe gëzimin do ta ndani bashkë, deri në vjeshtën vonë...
    Albi në shenjë fitoreje, lart ngriti grushtin e vockël.
    ... Ditët kalonin, ndërsa zogjtë përditë rriteshin dhe rriteshin. Dikur u mbushën edhe me pupla të argjenta. Filluan edhe fluturimin e parë. Të gjitha këto ndryshime, Albi i vogël i përcillte me kujdes, duke i parashtruar gjyshit pareshtur pyetjet dhe kështu mësonte për çdo ndryshim të zogjve.
    Dhe tashmë të rritur fare, për çdo mbrëmje, zogjtë rreshtoheshin mbi telin e telefonit, duke cicëruar ëmbël-ëmbël, pastaj kur nata lëshohej me pelerinën e zezë, iknin në fole. Në mëngjes zgjoheshin herët, që me agun e parë dhe rreshtohen prapë mbi telin e telefonit duke cicëruar melodi të llojllojshme, të komponuara ku të dihet nga cili kompozitor dallëndyshe.
    Derisa nuk u rritën zogjtë e dallëndyshes, Albi kishte orar të caktuar të gjumit. Binte shumë herët, ndërsa në mëngjes e ëma e zgjonte fare vonë. Mirëpo, me rritjen e zogjve të dallëndyshes, sa herë në mbrëmje e ëma e merrte për ta vënë në gjumë, ai bënte naze mbase zogjtë e dallëndyshes ende nuk kanë rënë, ndërsa në mëngjes zgjohej me cicërimën e parë të zogjve.
    Një mbrëmje, kur të gjithë grumbulloheshin në dhomë, e ëma duke parë se Albi kishte prishur orarin e gjumit, i thoshte:
    - Nëse nuk fle më shumë biri i mamit, ti fare s’do të rritesh!
    - Mami, mami! I dëgjon cicërimat e zogjve të dallëndyshes? Ato ende s’kanë rënë në gjumë, ndërsa për çdo mëngjes, i ke parë se zgjohen herët? I ke parë mami sa janë rritur ato?
    Dhomën e pushtoi gazi dhe gëzimi. Nga ajo mbrëmje, Albit ia ndërruan orarin e gjumit. Ai në mbrëmje binte në gjumë me cicërimën e fundit të zogjve të dallëndyshes, ndërsa në mëngjes, zgjohej me cicërimën e parë.
    Kështu Albi me zogjtë e dallëndyshes, përditë rritej me cicërimën e këngës, ndërsa folenë dhe dhomën gëzimi i pushtonte fare...

    2003

















  17. #77
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    PARKU NË LËNDINË

    Ishin lëndina,
    Me trëndelina;
    Unë shkollar -
    Në klasë të parë,
    Më kujtohet si sot,
    Mësuesi Hamdi,
    Fëmijët e shkollës,
    Dhe aksioni!
    - Fidana, fidana...
    Ujë binim me kazana,
    Dielli rrezitte,
    Kënga buçitte...
    Në lëndinat -
    Me trëndelinat!
    ...Shumë kohë kaluan -
    Nga ajo ditë,
    Bashkë me mua -
    Edhe fidanet janë rritë.
    Tash edhe emër tjetër,
    Këtij vendi i prin:
    - Parku në lëndinë.

  18. #78
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    SHTËPITË QË ECIN

    - Mami, kush e kush ecën?
    - Ecin milingonat, ec kali, ec ti e shoku yt Luli, ecën treni, ecën edhe ...
    - Po mami, a ecin shtëpitë?
    - Jo, shpirti i mamit, shtëpitë nuk ecin! - ia ktheu e ëma duke ia lëmuar flokët si të mëndafsht.
    - Po, mami, ecin!
    - Jo, shpirti i mamit, shtëpitë nuk ecin!
    - Po, mami ecin! – këmbënguli Albi.
    – Unë vetë i kam parë nga dritarja e autobusit atë ditë kur me gjyshin ktheheshim nga fshati.
    Mami vuri buzën në gaz.
    - Ndoshta shikuar nga autobusi, mund të ecin shtëpitë! - dhe vazhdoi t’i lajë enët e gëzuar për imagjinatën e Albit...

  19. #79
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    MACJA I LANË DHËMBËT

    - Mami!
    - Urdhëro, Fitore!
    - Ke parë, ti, mami, macen duke i larë dhëmbët?
    - Jo, bija e mamit, macja nuk i lanë dhëmbët!
    - Po mami, po, i lanë!
    - Jo bija e mamit, kupto. Macja nuk i lanë dhëmbët!
    - Po mami, po! - përsërit Fitorja me këmbëngulje duke mos u tërhequr as për një milimetër.
    - Jo, pëllumbesha ime, jo!
    - O, mami, di ti më shumë apo televizori?
    - Jo, televizori, lulëkuqja ime!
    - Atëherë mami, është e vërtetë! Unë kam parë macen duke i larë dhëmbët në filma vizatimor!
    - E, moj e llastuara e mamit, ti ma kalove fare!
    Mami, e kënaqur, zuri t’ia qepë me makinë një fustan të bukur...

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    NUK JAM GJUMASH SI MACJA

    - Albi!
    - Urdhëro, mami!
    - Eja të flesh, shpirt!
    - Mami, nuk është natë tash! - ia ktheu Albi duke vazhduar lojën me makinën që ia kishte blerë babi.
    - Vërtet, nuk është natë, pëllumbi im, por për t’u rritur fëmijët duhet fjetur edhe gjatë ditës!
    - Mami, unë nuk jam gjumash si macja jonë!
    Mami shikoi macen mbi minder, e cila flinte ëmbël.
    Fytyrën e mamit dhe të Albit i përshkoi një dritë si e diellit në agim.
    Albi vazhdoi lojën e vet...

Faqja 4 prej 27 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •