Close
Faqja 22 prej 27 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 440 prej 539
  1. #421
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    MBI LULET N'LIVADH

    Mbi lulet n'livadh -
    Bleta gjenë gëzime,
    Mbi lulet n'livadh -
    Flutura gjenë dëfrime,
    Mbi lulet n'livadh -
    Karkaleci fort gëzohet,
    Mbi lulet n'livadh -
    Buburreci argëtohet,
    Mbi lulet n'livadh -
    Vërshohn gëzimi i madh!

    16.04.1972

    @ Agim METBALA

  2. #422
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    E KA NGRËNË MILINGONA

    - Fitore, të lutem, ma sill krehrin! - i thotë e ëma.
    Fitorja fët e fët e hapi çantën.
    Saora zuri të kërkojë krehrin nëpër shumë gjësende të mamit, por kot. Nuk e gjeti…
    Mirëpo, sytë i mbetën në karminin e mamit. Një milingonë ecte poshtë e lart.
    Mami sërish ia kërkoi krehrin Fitores.
    - Mami, o mami!
    - Urdhëro, shpirti i mamit!
    - Krehrin e ka ngrënë milingona!
    Mami qeshi, ndërsa krehrin e pa mbi televizor…

    @ Agim METBALA

  3. #423
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    KUR I BIE ERA HARFËS


    Kur i bie era harfës me nxitim:
    - Lulet hedhin valle plot gëzim,
    Vala me valën përqafohet,
    Reja me renë argëtohet,
    Pluhuri ngritet n’qiell e luan me fat,
    Ndonjë kapelë vogëlushi fluturon lartë,
    Nga gëzimi, lëvizin dritaret,
    Gjethet këndojnë, këngë korale...
    Kur i bie era harfës me të madhe!

    1972

    @ Agim METBALA

  4. #424
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    KUR LIND DIELLI N'MËNGJES

    Kur lind dielli n'mëngjes,
    I përshëndet me rend:
    - Fëmijët në shtrat,
    Punëtorët në uzinë,
    Lisat e lart,
    Drenushat ndër male,
    Lulet e art,
    Qengjat ndër livadhe,
    Bujqit ndër ara,
    Lepuj ndër ograje,
    Peshqit e liqenit,
    Barkën në lumë,
    Retë e qiellit...
    Kur lind dielli n'mëngjes -
    I përshëndet të gjithë me rend!

    08.07.1972

    @ Agim METBALA

  5. #425
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    KAÇA

    Kush thot që nik vlej gjë?
    Gabon sa është i madh,
    Askush s'mund të hy në kopsh -
    Kur me mua thurin gardh,
    Kur ndonjë harabel folenë,
    Ngreh n'degë të mia,
    T'i trazoj zogjët,
    S'mundet kush, as fëmija,
    Pastaj kur të vi pranvera,
    Luleve t'mia të bardhë,
    Fluturat, bletat...me gëzime -
    Ëmbëlsisht thithin nektar...
    Pra, kush thot që nuk vlej gjë?
    Gabon sa është i madh!

    25.07.1972

    @ Agim METBALA

  6. #426
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    TE LUMI I QYTETIT TIM

    Te lumi i qytetit tim,
    Përherë lind gëzimi:
    - Aty n'plepishte skaj lumit -
    bilbilat këndojnë me të madhe,
    Valët me ritmin e erës -
    Sa ëmbël hedhin valle,
    Peshqit t'sedeftë e lozanjarë -
    Notojnë këndshëm e argëtohen,
    Fëmijët syqeshur -
    Lahen dhe gëzohen,
    Bretkosat ëmbël guakasin,
    Për t'u rrezit, dalin n'zall,
    Peshkatari rrjetën e vet -
    N'ujë e hedhë me mall..
    Te lumi i qytetit tim -
    Përherë lind gëzimi!

    28.06.1972


    @ Agim METBALA

  7. #427
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    MËSO VOGLUSH...

    Mëso të jesh:
    - I nderuar, i shoqëruar,
    Mëso!

    Mëso të jesh:
    - Punëtor, shembullor,
    Mëso!

    Mëso të jesh:
    Shoku i mirë, zemërdlirë,
    Mëso!

    14.06.1971

    @ Agim METBALA

  8. #428
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    ALBI I PANGOPUR

    - Mami, më jep pakëz bukë?
    Mami i jep Albit bukë, kurse ai më të shpejtë del në oborr.
    Dhe prapë:
    - Mami, më jep edhe pak bukë?
    Mami i jep bukë prapë, ndërsa ai si shigjetë ik në oborr.
    Dhe prapë:
    - Mami, më jep vetëm edhe pakëz bukë?
    - Ç’je duke bërë me bukë, pëllumbi im?
    - Mami, sot më hahet shumë buka?
    Mami lëvizi me kokë e habitur.
    - Mami, mami! Genci ka një qen!
    Mami, e kënaqur, i dha Albit sërish bukë...

    @ Agim METBALA

  9. #429
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Nëna është çelsi kallauz i gëzimeve në familje!

    @ Agim METBALA

  10. #430
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    KOPSHTI IM

    Kopshti im -
    Është plot gjelbërim:
    Ka trëndafila,
    edhe Qershia,
    Edhe lajthia,
    Edhe kumbulla,
    Edhe Kajsia,
    Edhe pëllumba,
    Edhe bletët,
    Edhe fluturat,
    Edhe Fletët,
    Edhe Dudat...
    Ka kpshti im -
    Me plot gjelbërim!

    02.04.1972

    @ Agim METBALA

  11. #431
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Gjyshi (gjyshja), është engjëll mbrojtës i nipave dhe mbesave!

    @ Agim METBALA

  12. #432
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    SOT JANË GËZUAR

    Sot n'këtë ditë të gushtit,
    Janë gëzuar banorët e pyllit:
    - Edhe zogu edhe shtogu,
    Edhe dhelpra edhe vjedulla,
    Edhe trëndafili edhe luledielli,
    Edhe karkaleci edhe turreci,
    Edhe drenushja edhe guskuqja,
    Edhe bleta edhe fleta,
    Edhe harabeli edhe tërë zabeli...
    Vërtet shumë janë gëzuar -
    Sepse shiu i ka freskuar!

    10.08.1972

    @ Agim METBALA

  13. #433
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    KUR KËNDON BILBILI

    Bilbili kur këndën -
    Shih sa i hijeshon:
    - Edhe kopshtet,
    Edhe livadhet,
    Edhe lëndinat,
    Edhe malet,
    Edhe plepishtet,
    Edhe bregoret,
    Edhe fidanishtet...
    Bilbili kur këndon -
    Sa bukur i hijeshon!

    17.07.1971

    @ Agim METBALA

  14. #434
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Këto vjershat e shkruar në moshën e adoleshencës, i kam për shpirti...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 09-09-2015 më 08:08

  15. #435
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Këto vjershat e shkruar në moshën e adoleshencës, i kam për shpirti...

    Emri:  11415611_1607166779539552_4088498010076541163_o.jpg

Shikime: 65538

Madhësia:  71.0 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 09-09-2015 më 08:43

  16. #436
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Vjersha e shkruar në vitin 1971...

    Emri:  11277881_1597366340519596_599238796_o.jpg

Shikime: 13293

Madhësia:  76.2 KB

  17. #437
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Rrëfenjëza nga libri "Deti në shtëpi"...

    Emri:  RRËFENJËZA GJYSHJA MKA BLE M11667867_1657517184493586_1238518506_n.jpg

Shikime: 6111

Madhësia:  31.5 KB

  18. #438
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    BABI, GJARPRI!

    Fitorja kishte dalë në kopsht për të mbledhur lule. Pas pak kohe, ajo bërtiti frikshëm:
    - Babi, o babi-i-i-i!
    Babai, i frikësuar, doli në kopsht.
    - Ç’ke, bija e babit?
    - Kuku, babi!
    - Çfarë të gjeti bija ime?
    - Gjarpri, babi, gjarpri!
    - Ku ëshë, shpirti i babit?
    - Ja ku është, babi! – i tregoi me gisht.
    Babi shikoi skrajen e shiut, e cila ecte fare ngadalë, pa u trazuar.
    Babai qeshi me të madhe, pastaj i rrëfeu Fitores se kjo ishte një skrajë e jo gjarpër.
    Fitorja pasi u qetësua, vazhdoi të mblidhte lule shumëngjyrëshe në kopsht...

    @ Agim METBALA




    Emri:  babi gjarp;ri 11909649_1470617213265797_1612032992_n.jpg

Shikime: 3181

Madhësia:  62.9 KB

  19. #439
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    ME TY KËNGA IME

    Me ty kënga ime:
    - Mësuesit ia shtova buzëqeshjen,
    Nënës ia rrita përkëdheljen,
    Babait ia rrita dashurinë,
    Përmendorës ia shtova bukurinë,
    Shumova një faqe në gazetë,
    Zura miq të vërtetë...

    Me ty kënga ime –
    Që prore fle në zemrën time!

    1984

    @ Agim METBALA


    Emri:  DJALI për vjershë 12004102_1135247116505414_1075086718222345107_n.jpg

Shikime: 3019

Madhësia:  92.1 KB

  20. #440
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - NËNA, kjo fjalë që magjeps secilin njeri!

    @ Agim METBALA

Faqja 22 prej 27 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •