Close
Faqja 21 prej 27 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 420 prej 539
  1. #401
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    KUR QESH FËMIJA

    Kur qesh fëmija -
    I ngjan yllit
    Kur natën shëndrit,
    Kur qesh fëmija -
    I ngjan hënës
    Kur bënë dritë,
    Kur qesh fëmija -
    I ngjan diellit
    Kur del në mëngjes,
    Kur qesh fëmija -
    I ngjan lules
    Të shkruar me vesë...

    02.02.1971

    @ Agim METBALA

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Agim Metbala për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Aferim (16-03-2015),SERAFIM DILO (01-02-2015)

  3. #402
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    VËLLAI IM TRIM

    Pa m'dëgjoni vogëlushë,
    Gënjeshtër s'është aspak;
    Kam një vëlla shumë trim -
    Këtë e thot edhe gjyshi plak!

    Sa herë që vie nga shkolla,
    Pos bukës ai i ngrënë
    Edhe dy tri pula, një këndez -
    Arinj, lepuj e një luan!

    Ju do të thoni fëmijë:
    - Kjo është rrenë e kulluar!
    Ama për sytë e ballit -
    Enigmën duhet zbuluar!

    Me ëndje shkon te xha Alia
    E në supermarketin e tij;
    Blen plot gurabia -
    Në formë luajsh, pula e arinj!

    08.06.1972

    @ Agim METBALA

  4. 3 antarët më poshtë falenderuan Agim Metbala për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Aferim (16-03-2015),SERAFIM DILO (01-02-2015)

  5. #403
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Po të silleshin të rriturit si fëmijë, kjo botë do të ishte mrekulli!

    @ Agim METBALA

  6. 2 antarët më poshtë falenderuan Agim Metbala për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Aferim (16-03-2015),EDUARDI (03-02-2015)

  7. #404
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - NËNA, kjo fjalë që magjeps secilin njeri!

    @ Agim METBALA

  8. 2 antarët më poshtë falenderuan Agim Metbala për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Aferim (16-03-2015),EDUARDI (03-02-2015)

  9. #405
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Pas çdo grindjeje, fëmijët menjëherë pajtohen, kjo sjellje, sa u mungon të rriturve!

    @ Agim METBALA

  10. #406
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Mundin dhe kujdesin e nënës ndaj fëmijës, nuk e mat dot asnjë kandar!

    @ Agim METBALA

  11. #407
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Fëmijët dhe natyrën, i dua më së shumti, mbase janë totalisht të virgjër!

    @ Agim METBALA

  12. #408
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Lidhjen emocionale të gjyshit - gjyshes me nipat dhe mbesat , mund ta kuptoj vetëm një gjysh – gjyshja tjetër!

    @ Agim METBALA

  13. #409
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    HARABELI

    Një harabel;
    Në çerdhe të blertë;
    I mësonte lehtë -
    Zogjët e vet

    - Kokrrën mel,
    Në çerdhen e huaj;
    T'ëmbël si sheqer -
    Mos e merrni kurrë!

    Mos u grindeni,
    Me zogjët tjerë;
    Mos u bëni vetjak -
    Por shokë përherë!

    Kështu një harabel,
    Në çerdhe të blertë;
    I mësonte lehtë -
    Zogjët me shend!

    27.08.1971

    @ Agim METBALA

  14. #410
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Recitimi i mirë, ia jep shpirtin poezisë!

    @ Agim METBALA

  15. #411
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë



    KUSH E KU GËZOHET

    Fëmija faqemollë -
    Gëzohet në shkollë.

    Lepuri bishtcubel -
    Gëzohet në zabel.

    Qengji i bardhë..
    Gëzohet në livadh.

    Flutura pikaloshe -
    Gëzohet n'lule bukuroshe.

    Drenushja krenare -
    Gëzohet ndër male!

    22.03.1972

    @ Agim METBALA

  16. #412
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Edhe fytyra e babit mund ë zbehet, fytyra e mësesit, nuk harrohet kurrë!

    Të gjithë mësuesve, nga zemra ua uroj Festën, me dëshirë që ta festojnë në mënyrë sa më të hareshme e dinjitoze, duke u dëshiruar shëndet të mirë e rezultate të tjera...profesioni i mësuesit, është i shejt..e kujtoj me mall mësuesin tim të parë Hamdi BARDHI, një qenie e mrekullueshme...

    @ Agim METBALA

  17. #413
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    PANORAMË PRANVERE

    Me brushën e saj magjike,
    Si piktor më i kërkuar;
    Panoramë idilike –
    Pranvera ka pikturuar.

    Malet me ngjyrë kolazhë,
    I ngjyrosi për mrekulli;
    Fushat me nji mesazhë-
    I shndërroi në bukuri.

    Shelgut flokët ia shkurtoi,
    Me frizurë t’modës më t’re;
    Plepit plisin ia rregulloi-
    Ai ngriti kokën plot hare.

    Mollës, dardhës, qershisë...
    Ua qepi nga një fustan;
    E në emër të dashurisë-
    Derdhi aromë në çdo jorgovan.

    Diellit ia dhuroi buzëqeshjen,
    Ai tërë ditën e lumë qesh;
    Erës ia fali përkëdheljen-
    Ajo përqaf çdo mikeshë.

    Bregoret fare pa u ndotur,
    Të japin pamje plot magji;
    Kopshti rreth e rrotull-
    Aromë lulesh pa kufi.

    Me brushën e saj magjike,
    Si piktor ma i kërkuar;
    Pamoram idilike
    Pranvera ka pikturuar.

    21.03.2003

    @ Agim METBALA

  18. #414
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    N’PARAJS I SHKUAN PESË SHOKË

    Babin “Gulinovi” ia rrëmbeu,
    Nata mamin ia morri;
    Engjulli motrën nuk ia ktheu-
    Flaka nga shtëpia jasht e nxorri!

    Gjyshin ia gëlltiti bregu,
    Pas gjyshes ai ka lind;
    Lotët valë i shkojnë te shtegu-
    Se ka mbet vet, vehten si ta bind?

    Katër xhaxhallarë ia gjetën në një varr,
    Dhjetë kushërinjë të bërë karbon;
    E djegur shkrumë e tëra mahallë-
    Zemra e vockël si të përballon?

    N’parajs i shkuan pesë shokë,
    Lojërat ia morrën për jetë;
    Me mësuesën s’ka më të rri tok-
    Ajo ka tretur n’sarajë të blertë!

    Përralla s’ka kush t’i rrëfejë,
    Dorëzat s’ka kush t’ia thurrrë;
    N’përqafim s’ka kush ta rrëmbej-
    Ia kanë këputur çdo urë!

    Me kë t’loz s’i ka mbet kush,
    Mësimin s’ka nga kush të zej;
    Mërzia e kaplon sa të d’ush-
    Nuk ka më as ku të vej!

    N’Kosovë shpejt hapëroi liria,
    Vërshon gëzimi anëekëndë;
    Gufon zemra, rritet dashuria-
    Ky emocion , shihet në çdo këndë!

    Bonjakun që unë e njoh mirë,
    Ia ngritën bukur shtëpinë e re;
    E një ditë sapo kishte gëdhirë-
    N’pushim n’Spanjë e quan plotë hare!

    Atje njohtoi shokë e shoqe shumë,
    Pa më të dashur si ai vet;
    E kuptoi se jeta s’është fundosur n’lumë-
    Dhe liria sa është e shtrenjtë!

    2000

    @ Agim METBALA

  19. #415
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    GRACKA PËR VETE faqe-rahoveci-albcom,alcom
    (Dramë njëaktëshe)

    PERSONAT: Agroni, Argonita, Toni dhe Venera.
    Hapet perdja. Duket mësonjëtorja e parregulluar: banga të parenditura, karrigat disa mbi banga, disa nëpër dysheme....
    AGRONI: (Si kryetar i klasës, hyn në mësonjëtore, fillon t’i rregullojë bangat, karrigat dhe pastron dërrasën, dhe papandehur sytë i mbesin në karrigën e mësuesës, e cila një këmbë e kishte të thyer. E merr atë, e shikon duke e kthyer disa herë nëpër duar, pastaj fillon të flasë:
    - Vallë, cili do të ketë “fat” të ulet në këtë karrige?
    Pih, do të kënaqemi duke u qeshur! (Qeshet me të madhe):
    - Ha, ha, ha! (dhe përsëri qesh):
    - Ha, ha, ha! (fillon të shetis poshtë e lart mësonjëtores).
    Pas pak kohe, ndëgjohet zilja. Në skenë paraqiten: Toni, Argonita dhe Venera.
    TONI, ARGONITA DHE VENERA: (Njëzërit e përshëndesin Agronin):
    - Mirëdita, Agron!
    AGRONI: Mirëdita juve!
    TONI, ARGONITA DHE VENERA: I afrohen Agronit.
    VENERA: E shikuat mbrëmë në televizor filmin “Kur shpirti ndërron jetë”?
    AGRONI DHE ARGONITA, /Njëzërit/:
    - Po, besa, e shikuam!
    TONI: Sa i dhembshëm që ishte, koka më është rrënqethur!
    ARGONITA: Mua më shkuan lotët!
    ARGONITA, TONI DHE VENERA: (Bisedojnë ngadalë diçka).
    AGRONI: (Ndahet nga shoqet dhe shokët, dhe niset drejt tavolinës së mësueses. Ai krejtësisht kishte harruar planin që e kishte kurdisur. Ulet në karrigën me një këmbë të thyer të mësuesës e cila kishte. Kërrak! Agroni së bashku me karrigën, rrëzohet në dysheme.)
    TONI, ARGONITA DHE VENERA (Qeshin me të madhe):
    - Ha, ha, ha! Hi, hi, hi-i-i-i! (ndërsa me dorë e mbanin stomakun).
    AGRONI: (Ngadalë ngritet, i fshin pantallonat e përlyera prapa. Edhe ai qesh):
    - Ha, ha, ha! (i afrohet Argonitës, Tonit dhe Venerës).
    TONI: Ç’u bë me ty, Agron?
    AGRONIKthehet nga Toni)
    - Kështu është gjithmonë. Unë e pata kurdisur këtë plan për ju. A e shihni atë karrigë? (Tregon me gishtin tregues). Atë e përgatita që dikush nga ju të rrëzohej, por ja që rashë vet!
    TONI, ARGONITA E VENERA (Përsëri qeshin me të madhe):
    - Ha, ha, ha, ha! Hi, hi, hi, hi!
    ARGONITA: Atëherë mirë e paske gjetur, Agron!?
    AGRONI: (duke pohuar me kokë) ashtu është, ashtu është! (e merr karrigën dhe niset të dalë nga mësonjëtorja).
    TONI: Kush bën grackë për tjetrin, vetë bie në të!
    ARGONITA DHE VENERA: (Edhe një herë qeshin):
    - Ha, ha, ha!
    VENERA: Ku e çon atë karrige, Agron?
    AGRONI: Do ta çojë në punëtori! (dhe del nga mësonjëtorja).

    Mbyllet perdja.

    @ Agim METBALA

  20. #416
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Çdo shikim i secilës nënë, është i stërmbushur me dashuri!

    @ Agim METBALA

  21. #417
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Edhe sherri i fëmijës, krijon kënaqësi!

    @ Agim METBALA

  22. #418
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    FJALA E PARË

    Si mos të hapet luledielli?
    Si mos të qeshet Dielli?
    Si mos të këndoj bilbili?
    Si mos të çel trëndafili?
    Si mos të vezulloj ylli?
    Si mos të derdh ar hëna?...
    Ata kanë ndëgjuar një vogëlush -
    Kur shqiptoi fjalën e parë - NËNA!

    04.07.1971

    @ Agim METBALA

  23. #419
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Të rriturit po ta merrnin sinqeritetin e fëmijëve, bota do të kishte pamjen krejtësisht tjetër!

    @ Agim METBALA

  24. #420
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    KËNGA E ERËS

    Sot era është dalldisur,
    Me gëzim ia ka nisur,
    Lehtë, lehtë, lehtë..
    Këngës së blertë:
    - Shu, shu, shu...
    Fiu, fiu, fiu...

    Pastaj era me mall,
    Iku vrap në livadh,
    E me barin lehtë,
    Ia nisën këngës me shend:
    - Shu, shu, shu...
    Fiu, fiu, fiu...

    Pastaj plot gëzim,
    Në pyllin me gjelbërim,
    Era iku me lezet,
    Me gjethet këndoi lehtë:
    - Shu, shu, shu...
    Fiu, fiu, fiu...

    Në fund e dëfryer,
    Prej këngës së blertë,
    Edhe një herë këndoi lehtë,
    E dikund u tretë:
    - Shu, shu, shu...
    Fiu, fiu, fiu...

    25.07.1972

    @ Agim METBALA

Faqja 21 prej 27 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •