Close
Faqja 20 prej 27 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 400 prej 539
  1. #381
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    shume e bukur............................................. .............................vetem se............................ne 1971 mund te kete qene princeshe......................................por ne 214 nena quhet mbretereshe

    Ashtu e kam shkruar atëherë, shumë më e fuqishme MBRETËRESHË...
    Mbrëmje të këndshme i nderuar....

  2. #382
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    MOS PROVO VOGËLUSH

    Mos provo të gënjesh,
    O i dashur vogëlush!
    Kështu më tha një drenushë.

    Mos provo të vjedhish,
    O i dashur vogëlush!
    Kështu më tha bilbili n'fushë.

    Mos provo të fjalosesh,
    O i dashur vogëlush!
    Kështu më tha xha Alush.

    02.08.1971

    @ Agim METBALA

  3. #383
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    VJESHTA

    Gjethet janë tharë,
    Shiu bjen pa pra;
    Era lodron krenare -
    Dielli rrallë shihet më!

    Lejleku sqepgjatë,
    Me dallandyshet janë tret;
    Kanë marrë rrugë të gjatë -
    Për në vende t'nxehtë!

    Dhe bariu i gëzuar,
    Me kopenë e vet;
    Dalëngadalë duke kënduar -
    Prej bjeshkës zbret!

    Edhe bujku në fushë,
    Me këngë e gëzim;
    Banë misër vjel rrush...
    Me sa mundet me nxitim!

    14.11.1970

    @ Agim METBALA

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Agim Metbala për postimin:

    LAKITAKI (22-10-2014)

  5. #384
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    ME KËTO DUAR

    Me këto duar,
    Sa e sa herë mësueses-
    Lulet i kam dhuruar!

    Me këto duar,
    Sa e sa herë nënën -
    Ngrohtë e kam përqafuar!

    Me këto duar,
    Sa e sa herë qingjin -
    Me dashuri e kam mikluar!

    14.06.1972

    @ Agim METBALA

  6. #385
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Të gjitha boshllëqet e jetës, t’i plotësojnë fëmijët!

    @ Agim METBALA

  7. #386
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Në daçit besoni e në daçit mos besoni, botën e mbajnë fëmijët!

    @ Agim METBALA

  8. #387
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Po mos të ishin fëmijët, botën do ta rrokullisnim përditë!

    @ Agim METBALA

  9. #388
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Fëmijët dhe të ndershmit, mbajnë barazpeshën e kësaj bote të pist!

    @ Agim METBALA

  10. #389
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    FËMIJËS I KËNDOJNË

    Fëmijës zemërdlirë,
    I këndojnë me dëshirë:
    - Puhiza në pyll,
    Bilbili me shend,
    Bariu me fy'll,
    Përroi me lezet,
    Nëna me dëshirë,
    Qengjat në bregore,
    Poeti me këngë të dlirë,
    Jeta pranverore...
    I këndojnë fëmijës -
    Këngët madhështore!

    12.06.1972

    @ Agim METBALA

  11. #390
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    KUJT I BUZËQESHË HËNA

    Hëna i buzëqeshë:
    - Fëmijës në shtrat,
    Xixëllojës së art...
    Hëna i buzëqeshë!

    Hëna i buzëqeshë:
    Prore lakuriqit,
    N'strofull lakuriqit...
    Hëna i buzëqeshë!

    Hëna i buzëqeshë:
    - Valëve të liqenit,
    Anijeve të detit...
    Hëna i buzëqeshë!

    04.07.1972

    @ Agim METBALA

  12. #391
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    SIKUR T'KISHA FUQI

    Për sytë e ballit,
    Sikur t'kisha fuqi -
    Me këngën e mallit;
    N'tërë këtë botë,
    Padrejtësitë i kisha fshi!

    Për sytë e ballit,
    Sikur t'kisha fuqi -
    Me këngën e mallit;
    T'gjithëve n'këtë botë,
    U kisha fal liri!

    Për sytë e ballit,
    Sikur t'kisha fuqi -
    Me këngën e mallit;
    N'tërë këtë botë,
    Vëllavrasjen e kisha fshi!

    Për sytë e ballit!

    24.07.1972

    @ Agim METBALA

  13. #392
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Ç'THANË...

    Harrusha e madhe,
    Tha me të shpejt:
    - Dëshiroj tërë fusha, male...
    T'mbushen me dardha t'sheqertë!

    - Dëshiroj tërë fusha e male,
    Me lakra t'jenë përherë;
    Lepuri veshëgjatë...
    Tha me shënd e verë!

    - Çdo kund mjaft grurë,
    Tha milingona punëtore;
    Kam dëshirë shumë -
    Me bollëk të ket prore!

    E një vogëlushë...
    Tha nga dashuria:
    - Dëshiroj çdo kund -
    Të ket gurabia!

    28. 07.1971

    @ Agim METBALA

  14. #393
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    SIKUR T'ISHA

    Sukur t'isha zog i malit,
    Unë i gëzuar:
    - Në krahërorin e fëmijës -
    Ëmbël kisha kënduar!

    Sikur t'isha trëndafil,
    Unë me dëshirë:
    - Fëmijës i kisha fal -
    Aromën e dlirë!

    Sikur t'isha diell,
    Unë i gëzuar:
    - Me rreze të arta -
    Fëmijën e kisha praruar!

    Sikur t'isha ylber,
    Unë i gëzuar:
    - Faqet e fëmijës -
    Do i kisha zbukuruar!

    26.03.1971

    @ Agim METBALA

  15. #394
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    OH, SA MIQTË KAM UNË

    Oh, sa miqtë kam unë:
    - Tërë vogëlushët e botës,
    Qingjat në bregore,
    Fluturat në livadh,
    Milingonat punëtore,
    Peshqit n'Dri të Bardhë,
    Lepuj ndër ograje,
    Bilbilat n'plepishte,
    Drenushat ndër male,
    Lulet në lulishte...
    Oh, sa miqt kam unë!

    03.08.1971

    @ Agim METBALA

  16. #395
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Sa më pëlqen qiltërsia e fëmijëve e urtësia e të moshuarve!

    @ Agim METBALA

  17. #396
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Syrit të fëmijës, nuk i shpëton as e mira dhe as e keqja më e vogël!

    @ Agim METBALA

  18. #397
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Vetëm me shkrimet që i bëjë për fëmijë, jam i çiltër si poet e si njeri!

    @ Agim METBALA

  19. #398
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    MË GËZON*

    Më gëzon kënga -
    Kur jehon,
    Më gëzon era -
    Kur lodron,
    Më gëzon lulja -
    Kur lulëzon,
    Më gëzon dielli -
    Kur rrezaton,
    Më gëzon vesa -
    Kur sbardhon,
    Më gëzon lumi -
    Kur gurgullon,
    Më gëzon....
    Më gëzon nxënësi -
    Kur prore mëson!

    *Kjo vjershë është botuar në revistën letrare për fëmijë "PIONIERI" dhe në libër lexim të klasës së dytë në Republikën e Maqedonisë...

    17.11.1970

    @ Agim METBALA

  20. #399
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Buzëqeshjet e fëmijëve, janë frymëmarrja e njerëzimit!

    @ Agim METBALA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 27-12-2014 më 13:49

  21. #400
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    MALLI I GJYSHIT

    Unë si gjysh për Vitin e Ri,
    Thuase mbeta fare pa dashuri;
    E coptova në disa fragmente -
    Dhe e nisa në shumë shtete...

    Një të tretën në Nyrenberg e ndala,
    Tre nipave engjuj ua fala;
    Një të tretën në Naumburg e nisa -
    Te mbesa që më flet me shqisa!

    Një të tretën e nisa në Norvegji,
    Me ëndje ia lash në ball nipit flori;
    Mua s'më mbeti gjë tjetër -
    Mora lapsin dhe fletoren e vjetër!

    Gjysh si unë, ka shumë ndër shiptarë,
    Fundvitin e presin pa nipa... me mall;
    Me dëshirë që ata të ecin përpara -
    E në jetë prore, t'u prift e mbara!

    @ Agim METBALA

Faqja 20 prej 27 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •