Close
Faqja 19 prej 27 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 380 prej 539
  1. #361
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Çdo faj që bënë fëmija, bënë nga loja e jo nga mëria!

    @ Agim METBALA

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Agim Metbala për postimin:

    -Zana- (11-09-2014)

  3. #362
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    PSE SOT?

    Pse sot nuk rrezoi dielli?
    Pse sot kanë qajtur retë?
    Pse sot u mërrol i tërë qielli?
    Pse sot s'vallëzuan fluturat e nlertë?
    Pse, pse sot të dashur fëmijë?
    - Sepse një vogëlush në zabel -
    Me llastik kishte vrarë një harabel!

    15.07.1972

    @ Agim METBALA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 12-08-2014 më 06:56

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Agim Metbala për postimin:

    -Zana- (11-09-2014)

  5. #363
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    AFORIZMAT PËR FËMIJË

    - Fëmijët dhe fidanet janë shumë të ngjajshëm – kërkojnë përkujdesje ekstreme që më vonë të japin fruta!
    - Fëmijët meritojnë dashuri të madhe, mbase jeta jonë pa ta, do të ishte ferr i vërtetë!
    - Fëmijët janë frymëmarrja e njerëzimit!
    - Mos luani me fëmijët, pa ta, bota do t’përmbysej fund e krye!
    - Nëse dëshiron të çmallesh me bisedë të sinqertë – atëherë shko në çerdhen e fëmijëve!
    - Fëmija është vet poezia, është këngë, është sonfonia!
    - Fëmija është kozmos në vete, që shkrimtari për fëmijë, vazhdimisht duhet ta eksploroj!
    - Të rriturit po të kishin vetëm një troh sinqeritetin dhe dashurinë e fëmijëve, bota do të kishte krejtësisht pamjen tjetër!
    - Në këtë botë, plotësisht i besoj vetëm Zotit dhe fëmijës!

    @ Agim METBALA

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Agim Metbala për postimin:

    -Zana- (11-09-2014)

  7. #364
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    SI LIND KËNGA

    Kënga lind lehtë, lehtë:
    - Kur ti volush vrapon,
    Kur era fishkëllon,
    Kur zambaku kundërmon,
    Kur flutura hell valle,
    Kur gushkuqi këndon me t'madhe,
    Kur valët vallëzojnë n'liqe,
    Kur hëna me hare buzëqesh,
    Kur nëna ngroht përkëdhel,
    Kur ketri n'deg kërcen,
    Kur këndezi buris i bie me shend...
    Atëherë lind kënga lehtë!

    09.04.1972

    @ Agim METBALA

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Agim Metbala për postimin:

    -Zana- (11-09-2014)

  9. #365
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    NË ÇKA SHNDËRROHEN

    Kur fëmijët mësojnë -
    Shndërrohen në ylbera,
    Kur fëmijët qeshin -
    Shndërrohen në sheqera,
    Kur fëmijët punojnë -
    Shndërrohen në blerim,
    Kur fëmijët lozin -
    Shndërrohen në gëzim...

    04.04.1092

    @ Agim METBALA

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Agim Metbala për postimin:

    -Zana- (11-09-2014)

  11. #366
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    NË BALLIN E FËMIJËS

    Në ballin e fëmijës -
    Gëzimi prore buron,
    Në ballin e fëmijës -
    Hareja mbretëron,
    Në ballin e fëmijës -
    Gufon bukuria,
    Në ballin e fëmijës -
    Fle përherë lumturia...

    02.04.1971

    @ Agim METBALA

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Agim Metbala për postimin:

    -Zana- (11-09-2014)

  13. #367
    i/e regjistruar Maska e -Zana-
    Anëtarësuar
    10-09-2014
    Postime
    165

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Shume te bukura, te prsh

  14. #368
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Citim Postuar më parë nga -Zana- Lexo Postimin
    Shume te bukura, te prsh
    Ju falenderohem për lexim e vlerësim Zana, Ju përshëndes edhe unë përzemërsisht...

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Agim Metbala për postimin:

    -Zana- (13-09-2014)

  16. #369
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Në këtë botë, plotësisht i besoj Zotit dhe fëmijës!

    @ Agim METBALA

  17. #370
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Sa më shumë po moshohem, aq më shumë po i kthehem fëmijëve, mbase vetëm ata dhurojnë dashuri të sinqert!

    @ Agim METBALA

  18. #371
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    KËNGA E POETIT

    Kënga e poetit është si erë e lehtë -
    Që i përqafon lulet e shkruar me vesë,
    Kënga e poetit është si ngjyrat e agut të kuq -
    Kur të praruar dalin heret në mëngjes,
    Kënga e poetit është si bilbili i malit -
    Kur hovshëm këndon ndër hojet e blertë,
    Kënga e poetit është si vjollca e shpatit -
    Kur më ëndje lëshon aromën e sheqert...

    18.06.1971

    @ Agim METBALA

  19. #372
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Kurkush nuk mund të kuptoj fuqinë e dashurisë së mbesave dhe nipave, pa u bë vet gjysh/gjyshja!

    @ Agim METBALA

  20. #373
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    - Kurkush nuk mund të kuptoj fuqinë e dashurisë së mbesave dhe nipave, pa u bë vet gjysh/gjyshja!

    @ Agim METBALA
    eeeeheheheeee mos na i "ul vlerat" neve dajave
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  21. #374
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    eeeeheheheeee mos na i "ul vlerat" neve dajave


    per kete daje e kishe llafin zotrote?



    ti sikur jeshe xheventin?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  22. #375
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    une jam alergjik nga xhuvJa...jam e o des Intherist.
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  23. #376
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    aha,

    tahirlluka babashta

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  24. #377
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    eeeeheheheeee mos na i "ul vlerat" neve dajave
    Jo, larg çoft, dajallarët janë shpirtzëra, unë i kam pas dhe i kam dallajë që më respektoj e diojnë si sytë e ballit...edhe unë jam dajë shumë i mirë, por me këtë rast sajova dhe e lartësova dashurinë e gjyshit/gjyshes...

  25. #378
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    SYRI I VOGËLUSHIT

    E bukur e ëmbël,
    Është kokrra e rrushit -
    Mu porsi flori;
    Por më i bukur është,
    Syri i vogëlushit -
    Që është si shkëndi!

    E bukur e këndshme,
    Është kokrra e qershisë -
    Stolisur me ar;
    Por më i bukur është,
    Syri i vogëlushit -
    Që është si margaritar!

    13.03.1971

    @ Agim METBALA

  26. #379
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Ç'ËSHTË NËNA IME?

    Nëna ime është:
    - Princeshë e buzëqeshjes,
    Princeshë e përkëdheljes,
    Princeshë e lumturisë,
    Princeshë e dashurisë,
    Princeshë e gëzimeve,
    Princeshë e dëfrimeve...
    Për zemrën e sytë e mi -
    Tretur mes shkëlqimeve!

    19.06.1971

    @ Agim METBALA

  27. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Agim Metbala për postimin:

    Elian70 (05-10-2014)

  28. #380
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    Ç'ËSHTË NËNA IME?

    Nëna ime është:
    - Princeshë e buzëqeshjes,
    Princeshë e përkëdheljes,
    Princeshë e lumturisë,
    Princeshë e dashurisë,
    Princeshë e gëzimeve,
    Princeshë e dëfrimeve...
    Për zemrën e sytë e mi -
    Tretur mes shkëlqimeve!

    19.06.1971

    @ Agim METBALA
    shume e bukur............................................. .............................vetem se............................ne 1971 mund te kete qene princeshe......................................por ne 214 nena quhet mbretereshe
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Faqja 19 prej 27 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •