Close
Faqja 17 prej 27 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 340 prej 539
  1. #321
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Fëmija është vet poezia, është këngë, është sinfonia!

    @ Agim METBALA

  2. #322
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    KUR I SHOH

    Kur i shoh fëmijët
    Duke shkuar në shkollë;
    Zemra më bëhet -
    Sa mali me borë!

    Kur e shoh mësuesen
    Vogëlushët si i mëson;
    Atëherë gëzimi -
    Zemrën ma Përshkron!

    Kur e shoh skulptorin
    Statuja duke gravuar;
    Atëherë unë me të madhe -
    Buzëqeshi i gëzuar!

    Kur e shoh punëtorin
    N'uzinë si punon;
    Ëmbëlsia zemrën -
    Këndshëm më kaplon!

    Kur e shoh bujkun
    Si punon në arë;
    Atëherë zemra ime -
    Më mbushet me mall!

    Kur e shoh bariun
    Me delet n'malin e blert;
    Atëherë nga hareja -
    Këngës ia them me shend!

    14.07.1972

  3. #323
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Desha t'i postoj punimet e mia letrare për fëmijë nëpër revistat lëetrare të kohës, nuk pata sukses...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 18-10-2013 më 14:02

  4. #324
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Më sqaroni dikush se si bëhet postimi i një fotoje...kjo mënyrë e re për mua është e panjohur...

  5. #325
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    KUSH KË E GËZON

    Kur dielli rrezin -
    Trëndafilin e gëzon.

    Kur fëmija vrapon -
    Nënën e gëzon.

    Kur era fryen ma mall -
    Gëzohet bari n'livadh.

    Kur lulja çel me shend -
    Gëzohet flutura e blertë.

    Kur qingji loz n'livadh -
    Gëzohet delja e bardhë.

    Kur mëson voglushja -
    Gëzohet mësuesaja...

    15.03.1972

  6. #326
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    KUR USHTOJNË

    Kur ushton fy'lli -
    Ushton i tërë pylli!

    Kur këndon vogëlushja -
    Ushton e tërë fusha!

    Kur këndon gjinkalla -
    Ushton e tërë ara!

    Kur këndon bilbili n'violinë -
    Ushton e tërë lëndinë!

    Kur këndon poeti -
    Ushton i tërë vendi!

    13.04.1971

  7. #327
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - I vetmi shkrim (vjershë, tregim, roman…), që nuk ka në vete aspak djallëzi, është shkrimi për fëmijë!

    @ Agim METBALA

  8. #328
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Fëmija është kozmos në vete, që shkrimtari për fëmijë, vazhdimisht duhet ta eksploroj!

    @ Agim METBALA

  9. #329
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    QESHJA

    Qeshja është e ëmbël,
    Më shumë se sheqera,
    Më shumë se karamela,
    Më shumë se gurabia,
    Më shumë se çokollada,
    Më shumë se Marmelada...
    Për atë qeshin:
    - Edhe Dielli,
    Edhe luledielli,
    Edhe Hëna,
    Edhe nëna,
    Edhe voglushja,
    Edhe tërë fusha...
    Qeshja është e ëmbël!

    14.07.1972

  10. #330
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Nëse dëshiron të çmallesh me bisedë të sinqertë – shko në çerdhe të fëmijëve!

    @ Agim METBALA

  11. #331
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Ripostim

    PRANVERA NË SHKURT

    Për askënd aspak s’është normale,
    Që në dimër të vijë pranvera;
    Zotit s’duhet t’ia zëmë për të madhe –
    Se lulëbora ka çel më herët se herave tjera!

    Kjo është surprizë e vërtetë –
    Dielli rrezet gjithkah i ka shtrirë,
    Bora që moti në saraj ka tretë –
    Kjo pamje mahnitëse fëmijët i ka mpirë!

    Era nga loja fare është molisur,
    Iu kanë këputur telat, violinës s’i bie;
    Parku i qytetit fëmijët i ka bezdisur,
    Sa gjallëri n’këtë vend dashurie!

    Se dimri është dimër, mos t’harrojmë,
    Kjo kohë, njëmend është farsë;
    Të jemi syçelë, mos t’na mashtrojë –
    Se pranvera vjen me 21 Mars!

    2002

  12. #332
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    ME KËNGËN E POETIT

    Me këngën e poetit fëmijë:
    - Gëzohet nëna edhe hëna,
    Gëzohet fleta edhe bleta,
    Gëzohet druri edhe gruri,
    Gëzohet dielli edhe qielli,
    Gëzohet drenusha edhe fusha
    Gëzohet py'lli edhe fylli...
    Me këngën e poetit fëmijë -
    Gëzohet bota me ëmbëlsi!

    1971

  13. #333
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    ATDHEUT

    Si lule e kuqe,
    Si rrezeart,
    Si burbuqe,
    Si gëzim i lart,
    Je për ne -
    O, ATDHE!

    Si blerimi,
    Si ylberi,
    Si këngë dëfrimi,
    Si sheqeri...
    Je për ne -
    O, ATDHE!

    19.03.1972

  14. #334
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    MËSUESJA IME

    Mësuesja ime ëstë burimi -
    N'faqet e sajë burojnë buzëqeshjet!

    Mësuesja ime është burimi -
    Nga duart e sajë burojnë përkëdheljet!

    Nësuesja ime është burimi -
    Nga ajo burojnë mirësjelljet!

    Mësuesja ime është burimi -
    Nga sytë i burojnë shikimet e ngrohtë!

    Mësuesja ime është burimi -
    Burimi më i bukur në botë!

    20.03.1972

    @ Agim METBALA

  15. #335
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Mbi 100.0000 vizitorë e lexues në temën time me vjersha, rrëfenza, tregime, aforizma...e hec e mos të ndihet mirë autori?! Tash e ndiej veten shumë të lumtur që shkrova mbi dyzet e pes vite për më të vegjëlit, për qenie mëtë pastërta të kësaj bote, për fëmijët shqiptarë që janë të mrekulleshëm, se mundi nuk më shkoi huç...ngase sadopak, kam kontribuar që t'i kënaq ndjenjat e më të vegjëlve...
    Unë sa herë kam shkruar për fëmijë, cilindo zhanër, kam shkruar duke i vrojtuar gjërat me syrin e fëmijës, duke i shijuar e ndier me zemrën dhe shpirtin e fëmijës...e në këtë moshë që tani jam, shumë nga fëmijët e Rahovecit, janë bërë gra e burra të pjekur, janë bërë gjuhëtar, juristë, ekonomistë, inxhinier, mjek...shumë nga ata janë bërë poetë të afirmuar...prej të gjithë ata, kam një respekt të veçantë, më dalin në ndihmë pa kërkuar ndihmën në të gjitha mënyrat e mundshme...po edhe në këtë forum, kam zënë shumë mikesha e miq, që më falenderohen për punën e bërë, ka më kënaqësi për aurorin?

    Ju falednerohem të gjithëve që ishit pjesë e kësaj teme, dikush duke postuar vjershat e veta, dikush duke komentuar ëmbël, dikush duke lexuar...dhe ja ku arijtëm së bashku...

  16. #336
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Të rriturit po të kishin vetëm një troh sinqeritetin dhe dashurinë e fëmijëve, bota do të kishte krejtësisht pamjen tjetër!

    @ Agim METBALA

  17. #337
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Nëse të merr malli për sinqeritet, vizitoje kopshtin e fëmijëve!

    @ Agim METBALA

  18. #338
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Dje kalova Landovicës, vozitja veturën ngadalë në drejtim të Prizrenit...shikimin nuk e ndaja varrezave të dëshmorëve...një ndjenjë rrënqethëse ma përshkroi trupin e një ndjenjë krenarie ma pushtoi shpirtin...
    Në kthim, si çdo herë, veturën e parkova, zbrita lehtas...lexoja emrat dhe mbiemrat prej pllakës në pllakë përkujtimore...ndjeja thellë dhembje. dhembje të madhe, çuditërisht, kjo dhembje e madhe vazhdimisht më përzihej me një ndjenjë kënaqësie që populli ynë vazhdimisht nëpër kohë...ka lind e rritur trima të gatshëm në çdo moment të sakrifikohen e të flijohen për liri e atdhe...
    Në shenjë respekti, po e ripostoj vjershën për fëmijë, kushtuar këtyre dragojëve...

    LANDOVICA PËRPLOT ME VARRE

    Landovicë, ta marrsha t’keqen, ti më josh,
    Detyrë të rëndë të dha historia;
    Në gjirin tënd mban bukuroshë –
    Që n’gjitë e vet i merr veç liria!

    Landovicë, Ti rri gatitu si çdo shtatore,
    Me mijëra vizitorë Ti përcjellë çdo ditë;
    Mbi supe mban varret më madhështore –
    Që veç atdhedashuria mund i lind!

    Landovicë, mu si graniti je e fortë,
    Ti nënat i pret me dashuri e kujdes;
    Përcjell motrat pa të luajtur syri dot –
    Baballarëve ua mbush zemrat plot shpresë!

    Landovicë, ta marrsha të keqen, Ti më josh –
    Në gji mban kujtime brezave t’u tregosh!

    2000

    @ Agim METBALA

  19. #339
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Shkrimet më të pastërta të shkruar nga të gjithë shkrimtarët nëpër kohë, janë shkrimet kushtuar fëmijëve!

    @ Agim METBALA

  20. #340
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Kjo vjershë për fëmijë, është shkruar para 42 vitesh, pa asnjë ndryshim, po e postoj lexuesve të mi, mbase mendoj se nuk e ka "ngrënë" koha...

    FËMIJA GËZOHET

    Fëmija gëzohet:
    - Kur nëna e merr në prehër
    Dhe flokët lehtas ia lëmon!

    Fëmija gëzohet:
    - Kur babi e hedh në qiell
    E pastaj fort e përqafon!

    Fëmija gëzohet:
    - Kur gjyshja e përkëdhel
    Dhe përralla i tregon!

    Fëmija gëzohet shumë...
    E gëzimi ballin ia përshkron!

    21.03.1972

    @ Agim METBALA

Faqja 17 prej 27 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •