Close
Faqja 11 prej 27 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 539
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529


    FALENDERIM

    Të dashur e shumë të nderuar miq e mikesha të vegjël, u bënë dy vite që bashkarisht shoqërohemi, bashkarisht i këndojmë të afërmve, mësueses, mësuesit, shokut e shoqes...i këndojmë bukurive që na i ka dhuruar Zoti i madh - si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, bashkarisht i gëzohemi këngës, lojës, ëndërrës, gjumit...aty këtu, e sulmojmë edhe ndonjë gabim të vockël, ndonjë sjellje jo të hijshme, me porosi e mesazh të qartë, të përmirësimit të gabimit, epo jemi të gjallë, të gjallët ndonjëherë edhe mund të gabojnë...

    Ju falenderohem nga zemra, se patët durim e kënaqësi të më lexoni (afër 20.000 lexues, nuk është ky numër i vogël), Ju falenderohem se ishit shumë korrekt e jashtëzakonisht të sjellshëm e të këndshëm me mua...

    Ju falenderohem edhe poetëve të tjerë, që në disa raste kanë dhënë komente e komplimente - z. Agim DOÇI, Beso BASHLLARI, Gentjan BANAJ, Hajla, Riza ÇATO, Halil XANI...

    Ju falenderohohem prindërve, gjyshërve e gjysheve, të cilët më të vegjëlve, u kanë lexuar fëmijve - nipërve e mbesave, vjershat e mija....

    U jam mirënjohës e unë u mundova të jap kontributin tim modest në përhapjen e fjalës së bukur, në pasurimin e letërsisë për fëmijë...

    Edhe një herë, nga zemra, të gjithëve Ju falenderohem!

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    ERA I BIE VIOLINËS E BORA VALLËZON

    Ditë janari. Jashtë bënte ftohtë. Era fryen me të madhe, e fjollat e bardha të borës, paloheshin palë-palë në tokë dhe gjëkundi. Nga dritarja e dhomës shikonte Albi me kënaqësi.
    - Mami, mami! Ç’bën era?
    - Po fryen, biri i mamit, dimër është!
    - Jo “po fryn” mami!
    - E çfarë bën, biri i mamit?
    - I bie violinës, mami! A nuk dëgjon?
    Mami i pohoi me kokë dhe vuri buzën në gaz.
    - Po bora ç’bënë, mami?
    - Bora bie pëllumb!
    - Jo, po “bie” mami, por bora po vallëzon! Shiko, shiko mami, si vallëzojnë lehtë e me ritëm fjollat, mu si ato balerinat në televizor!
    Mamit iu dukën rrudhat në ball. Albi nga dritarja vazhdoi të dëgjojë melodinë e erës dhe t’i shikojë fjollat e borës se si vallëzonin lehtë qiellit...

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    EJA LEJLEK


    Eja i dashuri lejlek!
    Livadhi im t’ka qepur një jelek,
    Karkaleci ta ka përgatitur një drekë,
    Plepi ta ka ngritur shtëpinë,
    Gjinkalla të pret me violinë...

    Eja lejleku i bardhë,
    Nga dielli letër s’ke marrë?
    Piktori të pret me mall,
    Biri im me telefon të fton,
    Bretkosa ca vargje t’i reciton

    Eja, eja lejleku i bardhë –
    Sa më shpejt me vaporin e parë!

    1985

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    ME NJË PRILL


    Më dëgjo, or mik,
    Unë vetë kam parë;
    Gjeli trotinetit i hypi vrik –
    E rrëshqiti pa ndal!

    Më beso, or shok,
    S’bëj shaka, kam thënë;
    Dielli me hënën tok –
    Nga qielli kanë rënë!

    Nuk m’besoni vallë?
    Unë e kam parë vetë;
    Drini ynë i Bardhë -
    Ecte, ecte ... përpjetë!

    Pashë pastaj një fëmijë,
    Që qeshte mu si diell;
    Me një gisht si flori –
    Eskavatorin e ngriti n’qiell!

    Pashë një lopë në shesh,
    Me vajzat e veta;
    Hante pa ndarë përshesh –
    Dhe shiste gazeta!

    Unë pashë edhe një plakë,
    Mbi njëqindvjeçare;
    Ishte ulur në bankë –
    Dhe mësonte në abetare!

    Nuk m’besoni për besë,
    Por unë vetë e kam parë;
    Gjyshi im kishte vën fes –
    Dhe ishte bërë beqar!

    Edhe njëmijë çudira,
    Sot i pashë unë;
    Më vinin si pahira –
    Ashtu si në gjumë!

    Mos më akuzoni fill,
    Do t’ju tregoj me radhë;
    Pikërisht me një prill –
    Lejohet për t’u tallë!

    1996

  5. #205
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anëtarësuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    kukulla


    kam nje kukull ne kuti,
    emrin elsa i'a kam venduar,
    i ka faqet gurabi
    eshte bukur me syte e zi.

    une elsen forte e dua,
    edhe ajo me do mua,
    bashke dalim ne shetitje,
    bashke shkojm te imja gjyshe.

    kur une ne shkolle shkoj,
    shoqeve te mia per te u bisedoj,
    mezi pres ne shpi te vi,
    elsa me pret tek ormani,aty ku rri.

    une mesimet i mesoj,
    dhe detyrat me deshire e beje,
    kukulla ime me ndihmon,
    shpjegimin e tyre me degjone.


    (pershendetje.z metbala.
    kjo eshte poezia ime e pare per femije,kure me pare s'kam shkruar nje te tille...
    e solla ne temen tuaj,shpresoj te u pelqej femijeve ...
    me respekte)
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Përshëndetje z. Tetovare,
    Meqenëse fëmijët janë qenjet më të pastërta të kësaj bote, meqenëse ata janë më të pa djallëzuar, janë më të dashur, janë...janë...janë...nuk ka fund i përgëzimeve për ta, e meritojnë të shkruhet për ta...
    Përshëndetje e nderuar!

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    QERSHITË

    Dielli sot nxeu shumë. Qershitë u skuqën. Albi hypi shkallët dhe i mbushi duart me qershitë e skuqura. Pastaj si shigjetë shkoi në dhomë.
    Dy grushta i fshefur prapa shpinës.
    - Gjysh!
    - Urdhëro, Albi!
    - Cilën dorë e do?
    - Të djathtën!
    Albi e qiti grushtin përpara gjyshit dhe i tha:
    - Ja, gjysh, për ty! - ia derdhi qershitë në shuplakë.
    - E për mua, Albi? - i tha e ëma.
    - E për mua? – iu drodh e motra.
    Të gjithë i kërkuan qershi Albit.
    - Për juve nuk ka!
    - E pse? – e pyeti e ëma me shpoti.
    - Sepse ju nuk keni punuar!
    - Si ashtu, Albi? - shtoi gjyshja.
    - Ashtu, nuk ka! Gjyshi tërë kohën e ka ujitur qershinë, unë i vola, kurse ju nuk keni bërë asgjë!
    Të qeshurat e pushtuan dhomën.
    Gjyshi ia dhuroi Albit edhe qershitë e veta...

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    LANDOVICA PËRPLOT ME VARRE


    Landovicë, ta marrsha t’keqen, ti më josh,
    Detyrë të rëndë të dha historia;
    Në gjirin tënd mban bukuroshë –
    Që n’gjitë e vet i merr veç liria!

    Landovicë, ti rri gatitu si çdo shtatore,
    Me mijëra vizitorë ti përcjellë çdo ditë;
    Mbi supe mban varret më madhështore –
    Që veç atdhedashuria mund i lind!

    Landovicë, mu si graniti je e fortë,
    Ti nënat i pret me dashuri e kujdes;
    Përcjell motrat pa të luajtur syri dot –
    Baballarëve ua mbush zemrat plot shpresë!

    Landovicë, ta marrsha të keqen, ti më josh –
    Në gji mban kujtime brezave t’u tregosh!



    P.S. Landovicë, është fshat afër Prizrenit, ku janë varrosur shumë dëshmorë të rënë në altarin e lirisë, në luftën e fundit pët çlirimin e Kosovës...

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Në temën time të hapur "Vjersha për fëmijë", frekuentuan 30.000 mijë lexues - shikues...
    Sigurisht që ndjej kënaqësi të veçant e shpirti më bëhet mal, nëse me vjersha, rrëfenjëza e tregimet e mija, kam arijtur t'i kënaq kërkesat dhe shijet e lexuesve më të vegjël, më të pastër të kësaj bote...
    Ju falenderohem të gjithëve që më lexuat...

  10. #210
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    KLUSH...

    Kush më shumë:
    - Lahen,
    Luajnë,
    Qeshin,
    Gjuajnë,
    Ëndërrojnë,
    Flejnë,
    Këndojnë,
    Thejnë?
    - Fëmijët
    Shënd e verë!

  11. #211
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    BABËGJYSHIT TIM

    Në ball, kishte krenarinë,
    Në faqet, vazhdimisht lumturinë
    Në buzët, buzëqeshjen e fortë,
    Në sytë, shikimin e ngrohtë,
    Në gojë, prrallat e blertë,
    Në duar, përkëdheljen e nxehtë...
    Ishte vërtet plot vlerë -
    Babëgjyshi im i ndjerë!

    10.07.1971

  12. #212
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    POETI I KËNDON

    Poeti i këndon:
    - Edhe nënës,
    Edhe vogëlushes,
    Edhe Hënës,
    edhe drenushës,
    Edhe bilbilit,
    Edhe livadhit,
    Edhe trëndafilit,
    Edhe malit,
    Edhe punëtorit,
    Edhe detit,
    Edhe minatorit,
    Edhe liqenit,
    Edhe shiut,
    Edhe ylberit,
    Edhe bariut,
    Edhe Diellit...
    Poeti i këndon!

    05.07.1972

  13. #213
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    GËZIMI

    Gëzimi buron:
    - Prej syrit të fëmisë,
    Prej këngës së kumrisë,
    Prej fyllit kur jehon.

    Gëzimi ka folenë:
    - Në punë e n'mësime,
    Në këngë e n'dëfrime,
    Në djep ku fëmia flenë.

    Gëzimi gufon:
    - Prej bilbilit n'plepishte,
    Prej luleve n'lulishte,
    Prej qengjit kur blegëron...

    12.03.1972

  14. #214
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Të gjithë vogëlushve anë e mbanë trojeve shqiptare, në veçanti lexuesve të kësaj teme, ua uroj nga zemra fillimin e vitit të ri shkollor, duke u dëshiruar shumë shëndet e suksese të lakmueshme në mësime...

  15. #215
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    MË PUTH NESËR BABI

    - Babi, më jep një Euro të blej një shnallë!?
    - Jo zogëza e babit, babi ende s'ka marrë rrogën!
    - Babi, atëherë më jep pesëdhjetë cent e të blej një byrek!?
    - Nesër t'jep babi shpirt!
    - Po ti më thua se më do?
    - Po, të dua shumë shpirt. Eja të puth...
    - Babi...
    - Urdhëro pëllumbeshë!
    - Asi, më puth nesër babi!
    Babit iu qesh fytyra, nxorri nga portofoli njël euro e i dha Arnesës...

  16. #216
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    DUART PUNËTORE

    Duart punëtore -
    Ndërtojnë shkollat,
    Duar punëtore -
    Ndërtonë udhat,
    Duart punëtore -
    Ngrisin fabrikat,
    Duart punëtore -
    Çelin hekurrullat!

    Duart punëtore -
    Shkëmbin e shpojnë,
    Duart punëtore -
    Çelikun e shkrijnë,
    Duart punëtore -
    Hekurin e thejnë,
    Duart punëtore -
    Janë xhevahirë...

    18.11.1970

  17. #217
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    NË PYLL

    Në pyll o fëmijë, ka shumë lumturi:
    - Aty drenusha hedhë valle me ëmbëlsi,
    Lepuri me mall, vrapon lëndisnës,
    Bilbili me gëzim, i bie violinës,
    Era krenare, me afsh lodron,
    Vjollca çel, aroma kundërmon,
    Gurrat këngës, ëmbël ia thot,
    Flutura vallëzimin s'e ndal dot...

    Në pyll o fëmijë, ka shnumë lumturi!

    26.07.1971

  18. #218
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    OH, SA MIQT KAM UNË

    Oh, sa miqt kam unë:
    - Tërë vogëlushët e botës,
    Qingjat në bregore,
    Fluturat në livadh,
    Pilingonat punëtore,
    Peshqit n'Dri të Bardhë,
    Lepuj ndër ograje,
    Bilbilat n'plepishte,
    Drenushat ndër male,
    Lulet në lulishte...
    Oh, sa miqt kam unë!

    03.08.1971

  19. #219
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Pergezimet e mia Z. Metbala, keni bere nje krijimtari mjaft te bukur per vogelushet.

    Po nuk ka gje me te bukur, dhe me te pafajshme, per keto krijesa me te embla, tu dhurosh atyre, vjersha me shume gezim.

    Respekt.

  20. #220
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Mire mengjes z. Agim Metbala. Urime. Ja nje krijim i vockel nga une per femijte.



    KUSH E KA VEZEN E MADHE

    kokoko, koko, kokoja
    jemi pula jo shaka
    kokoko, koko, kokoja
    vezë të madhe kush e ka?

    E ka pula pikaloshe
    Pulë e bardhë apo e kuqe
    Veza ime, veza e jote
    U pëlqen aq shumë voglushve

    Veza është plot vitamina
    Kurr e pi të freskët fare
    Vezën shumë e hanë fëmija
    Kur bën mami pandispanje

    Kur e rreh me sheqer vezën
    Ditë për ditë në çdo mëngjes
    Faqet skuqen, faqet ndezen
    Hani vezët me kujdes!!!

    kokoko, koko, kokoja
    jemi pula jo shaka
    kokoko, koko, kokoja
    vezë të madhe kush e ka?…

Faqja 11 prej 27 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •