Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 126
  1. #1

    A duhet lënë bakshish kamerierëve?

    Cdo dite jemi ne kafene, restaurant, bife te universiteteve dhe vende tjera publike ku ne shërbehemi me ndonje pije apo hamë dicka. Ne fund te gjithe kësaj eshte pagesa dhe kamerieri. Ai i leni ju kamerierit apo kamerieres bakshish apo jo, dhe cka mendoni per kete dukuri.
    ¿Quién ganará la Champions? = BARÇA

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Ti jeton ne tetove .
    Nuk e di se si eshte mentaliteti aty te punuarit kamarier sidomos per vajzat .
    Ne shqiperi ka qene pak i rende si mentalitet ,por sapo pash qe dhe atje kishte filluar te moS te quhej me turp te punoje kamarier/e .Nejse..
    Rreth temes ,ketu ne usa eshte shume ndryshe ,studentet ne pergjithesi punojne kamariere dhe domosdo paguajne shkollen me ane te tipseve. Tipset jane mire ,njerezit lene mire !
    Pse mos te lesh tip?aI/ajo po te sherben ,po te vjen 100 here tek tavolina ....
    Varet pastaj ne restorantet clasi qe smund te ikesh dot me duar ne xhepa dhe pa lene asnje peni !

    Lum ai /ajo ketu ne usa qe kane nerva per te punuar kamarier se kenaqen me cash money ,
    se kur shoh ca qe bejne nga 150-170$ per 7- ore ne dite dhe ti rri gjithe diten dhe si merr te vjen inat .Puna e tipseve shte dhe cik me takt se si sillesh me kostumeret ,po ehe ka ca qe mezi ja cojne buken perpara babit dhe mamit tek shtepija dhe jo te tjereve
    Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 17-01-2008 më 23:16

  3. #3
    Ne Tetove, femra kamariere jane te rralla, edhe ate nese ka ndonje tek-tuk ato jane ndonje pasticeri/embeltore dhe eshte biznesi familjar, sepse keshtu orar full time femer nuk ka kamariere.
    ¿Quién ganará la Champions? = BARÇA

  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga Manci Lexo Postimin
    Ne Tetove, femra kamariere jane te rralla, edhe ate nese ka ndonje tek-tuk ato jane ndonje pasticeri/embeltore dhe eshte biznesi familjar, sepse keshtu orar full time femer nuk ka kamariere.
    Ne Shqiperi eshte e njejta gje! Ne lokalet e frekuentuara nga te rinjte nuk shef femra jo e jo kamariere por as ne banak.Te gjithe meshkuj.
    Praktikisht eshte e pamundur te shofesh nje femer pervec ne se nje biznes "familjar" ashtu sic thua dhe ti.
    Per fat te keq nuk jemi kulturuar aq dhe mentalitet bejne te tyren.Eshte turp qe ne 2008 te vazhdojne akoma tabu te tilla.Shef neper rruget e qytetit lokale plot e per plot e nuk shef nje kembe femre . 2-3 mund te frekuentohen nga ato sepse gjithe e tjerat jane vetem ambjente mashkullore.

    Per bakshish personalisht le nqs kam mundesi pasi te ardhurat tona prej studenti nuk te japin mundesi er buxhet te madh e per vete faktin qe argetime te tjera nuk ka pervec kafese c'te bejne !
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #5
    Ma®seli Maska e JaCk_DaniELs
    Anëtarësuar
    17-05-2002
    Vendndodhja
    As Vet Se Di
    Postime
    923
    Normal qe duhet ti lem bakshishe kamarjerve.
    E kam të vështirë të gjykoj të tjerët , por të tjerët e kan të vështirë për mos më gjykuar mua.....

  6. #6
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    varet edhe nga vendi qe jeton !!! ne disa vende eshte turp te lesh bakshish ndersa ne te tjera nuk eshte !!! ne shqiperi per vete kur kam te holla i le kur nuk kam nuk i le !!! megjithate do te thoja qe nuk behet qameti edhe po i le sepse tregon ne njefare menyre mirenjohje per sherbimin e kamarierit !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  7. #7
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Sa te poshter qe jane meshkujt ndonjehere

    Per tu heq si tip gangosh qe nuk pyesin per leke,para femrave lene sa me shume bakshish te munden hahahahahahahaha dhe pse e dine qe ato lek i kane te marra borxh tek shoket .
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #8
    Larguar Maska e lone_star
    Anëtarësuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Houston, TX
    Postime
    222
    Varet ku je dhe sa paguhen kamarieret.
    Ne Shqiperi dhe Turqi kam jetuar dhe atje nuk lija asnjehere bakshish se asnje nuk linte dhe kamarieret megjithese pak, fitonin aq sa te tjeret. Shumica e vendeve ishin biznese familjare dmth kamarieri/ja ishin po pronare te lokalit.

    Ketu ne Amerike shumica e kamariereve paguhen me rrogen minimale dhe te gjithe u lene bakshish. Nese eshte diku ku shkon vazhdimisht eshte mire te lesh bakshish nese kerkon sherbim cilesor heren tjeter.
    Megjithate kam degjuar qe edhe ketu ndryshon nga vendi ne vend.
    E ardhmja e burrit tend varet nga ty Sibora, sa me afer meje ti aq me afer dikasterit burri yt....

  9. #9
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Nejse lenia e bakshishit per mua duhet te behet nqs ne kemi mundesi t'i leme, jo per t'u dukur qe lem bakshish. Nqs kemi pse mos t'i leme. Pastaj shumica e kamariereve sidomos ne shqiperi kane rroge shume te vogel e prandaj bakshishi do ishte goxha ndihme per to.
    La vita è bella...

  10. #10
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Nuk zbrazet xhepi tuj dhene tip,

    Ne Amerike ne lokalet me sherbim kamarieri tradicionalisht len "tip"-"bakshish"..a[po si ti themi ne shqip nje shume parashe si mirnjohje per sherbim...
    Duke llogarit shumen e vleres se darkes o drekes.....ne perqindje:
    10% eshte minimale, elementare qe duhet te le cdokush
    15% eshte e keshillueshme
    20% per sherbim vertete te kenaqshem
    25% per sherbim te sterkenaqshem,klienta dorelire,ne kete % hyn edhe personaliteti-afersia e kamarierit dhe krijimi i nje lidhje afersie, ne kete % je klient qe te mban mend kamarieri.
    Kaq per perqindjet standarde,une notoj tek te gjitha si vendi ashtu kuvendi por jap tip gjithemone edhe kur sherbimi eshte katastrofal qe ndodh ndonjehere.
    Anoj te rri tek 20 dhe 25% per studenta ambicioze qe kane plane jetesore te medha por e kryejn kete rruge kalimtare aq bukur, dhe me sharm sikure e kane karriere jetesore/ edhe per nenat me femije dhe nikoqire te perzemerta( perzemersia dhe sherbimi i mire shihet dhe dallon nga artificialja- jo per te gjykuar por per te thene se do desha te shkoj me shpesh te haje qe te le 25% per te tille...)po te jete edhe shqiptare me keto elementet tjera mund te kaloje edhe 25% shin....
    Perfundimisht me shume hame ne shtepi, e kam chef-in qe mund te konkuroje ne "Iron Chef", gruan time qe i lumshin duart....
    Mos harroj te rrefehem: une ndjeje puntoret ne sherbim, ne te gjithe jemi sherbetore ne nje menyre ose tjeter ne profesionet qe kemi por, ne kete teme konkretisht rrefimi eshte se une kur kam ardhe ne Amerike kam punuar te gjitha nga pak edhe bartender pra- dhe mos me kerkoni kokteje tani se i kam harruar...Rrofshi te gjithe.
    Para se tu le rehat, mund edhe mos te jepni hic kush s'ju detyron(!vec ndergjegjes kuptohet) por keto jane baze se pergjithesisht kamarieret ne Amerike marrin nje pagese simbolike duke llogaritur se do te bejne tip ne mvarshmeri te lokalit dhe klienteles...(ende ka vende qe i paguajn 3-4$ ne ore)
    me nderime per tip-bakshish- dhurim,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 18-01-2008 më 18:03
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  11. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Une mendoj se nuk duhet lene bakshish kamariereve! Pse? Sepse edhe ato, si krejt punetoret tjera punojne per para dhe ne vetem se do i korruptonim nese do t'ju dhuronim ndonje qindarke me teper se sa llogaria qe kemi per te paguar. LOL.

    Une isha ndjere keq kur 20 here kisha thirur kamarierin qe te me sjell nje gote uje, dhe ai te sillet rreth nje tavoline qe ka mysafir pak me serioz, t'ju bej qejfin atyre qene fund t'i dhurojne dicka per ne xhep dhe te le anesh mysafiret me halle te tipit sikur une.

    Sipas meje, bakshishi eshte nje forme korrupcioni, sepse jep para per dicka qe nuk te takon te japesh, qe ne te kunderten te perfitosh nga ana tjeter. Logjike apo jo?
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #12
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Nese jeni te kenaqur nga sherbimi jepni bakshish ne shenje mirenjohje ndaj sherbimit te mire.
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  13. #13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar më parë nga bOndi_oo7 Lexo Postimin
    Nese jeni te kenaqur nga sherbimi jepni bakshish ne shenje mirenjohje ndaj sherbimit te mire.
    Shko te nxjerresh pasaporten ne polici, dhe jep bakshish administratorit per pune profesionale te bere! Eshte e njejte, apo? Cili eshte dallimi mes bakshishit ne kete rast dhe bakshishit te nje kamarieri?
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #14
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Po mos ti leme bakshish te mjeret kamarier nga ajo rroge qe do mernin asgje sdo mund te benin, lere se eshte nje shenj respekti por edhe nje ndihme e madhe per te.
    Sui generis

  15. #15
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin
    Une mendoj se nuk duhet lene bakshish kamariereve! Pse? Sepse edhe ato, si krejt punetoret tjera punojne per para dhe ne vetem se do i korruptonim nese do t'ju dhuronim ndonje qindarke me teper se sa llogaria qe kemi per te paguar. LOL.

    Une isha ndjere keq kur 20 here kisha thirur kamarierin qe te me sjell nje gote uje, dhe ai te sillet rreth nje tavoline qe ka mysafir pak me serioz, t'ju bej qejfin atyre qene fund t'i dhurojne dicka per ne xhep dhe te le anesh mysafiret me halle te tipit sikur une.

    Sipas meje, bakshishi eshte nje forme korrupcioni, sepse jep para per dicka qe nuk te takon te japesh, qe ne te kunderten te perfitosh nga ana tjeter. Logjike apo jo?
    Davius,
    Ka kuptim mendimi yt plotesisht, por si vendi ashtu edhe kuvendi apo jo?...ketu ne lokalet me sherbim ka shume qe e kane shenuar bakshishin ne shumen perfundimtare...tash nese nuk len kush nuk thirre policine..lol...por, do ishte nje gje shume e turpshme .Nuk jane te gjitha lokalet me bakshish kuptohet por, ata qe jane mund te thuash se nuk ka as nje klient te vetem qe nuk len bakshish-tip....
    Nuk e di ne Tetove si qendron puna.. rrofsh Davius....!
    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Bakshish lihet aty ku ke deshire dhe jo te te imponohet..

    Une kam vajt ne dreka me shoqerine dhe kamarjerja ka qene dhume e pakulture dhe ata me kane mbajtur para nga restat e mia per kamarjeren dhe u kam thene STOP...
    Asaj qe nuk levizi nje here nga vendi dhe ishte aq rude,,,nga leket e mia..sdo jepni asnje kacidhe..
    nga te tujat , jepni edhe pse rekomandoj JO..
    Pra jo detyre por deshire..
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  17. #17
    Citim Postuar më parë nga bili99 Lexo Postimin
    Davius,
    Ka kuptim mendimi yt plotesisht, por si vendi ashtu edhe kuvendi apo jo?...ketu ne lokalet me sherbim ka shume qe e kane shenuar bakshishin ne shumen perfundimtare...tash nese nuk len kush nuk thirre policine..lol...por, do ishte nje gje shume e turpshme .Nuk jane te gjitha lokalet me bakshish kuptohet por, ata qe jane mund te thuash se nuk ka as nje klient te vetem qe nuk len bakshish-tip....
    Nuk e di ne Tetove si qendron puna.. rrofsh Davius....!
    me nderime,
    bili99
    Bili, jam shume dakort me ju ne kete. Varet ne cfare shteti je por ne Amerike psh eshte pak si "ligj i pashkruar" qe nqs shkon ne nje restorant ku te servir nje kamarjere duhet te lesh tip. Servici qe te jep ai/ajo do ndikoje ne shume e lekeve qe ti do lesh per ta. Nqs shkoj ne nje restorant qe shkoj gjithmone dhe sidomos kur eshte nje kamarier/kamariere qe na ka servirur gjithmone atehere le nje tip me te madh. Me pelqen jashte mase te shkoj ne restorante dhe kam shkuar edhe ne restorante ku per 3-4 veta qe kemi qene, kemi lene rreth $150 bakshish por ama ishte nje nder netet me te bukura. Vellai im psh qe ka punuar si kamarier eshte shume me doreleshuar kur vjen puna te bakshishet sepse thote qe kur bente te njejten pune, mezi sa priste qe te numeronte bakshishet ne fund sepse me ato paguante billat. Per ore paguhej vec $4 dhe ketu futet ndryshimi DAVIUS midis nje pune ne qeveri apo ku ta di une dhe ne bisnesin e servirjes.

    Respekte,

    DeAdA

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga elen Lexo Postimin
    Bakshish lihet aty ku ke deshire dhe jo te te imponohet..

    Une kam vajt ne dreka me shoqerine dhe kamarjerja ka qene dhume e pakulture dhe ata me kane mbajtur para nga restat e mia per kamarjeren dhe u kam thene STOP...
    Asaj qe nuk levizi nje here nga vendi dhe ishte aq rude,,,nga leket e mia..sdo jepni asnje kacidhe..
    nga te tujat , jepni edhe pse rekomandoj JO..
    Pra jo detyre por deshire..

    Ne New York City bakshishi eshte me detyrim. Kamarieri paguan taxa per tipin qe fiton(si ti lesh si mos ti lesh tip atij ja mban ne taxa sikur ja ke lene bakshishin).

    Ke shume lokale qe bashkshishin ta perfshijne te totali(kuptohet lokale ku ka shume turista) dmth do sdo do e paguash 17% bakshish.

    Personalisht leje te pakten 25% bakshish.


    Shqiptaret hyjne ne kategorine e njerzeve qe japin shume bakshish(ndoshta ngaqe ose vete ose femijet u punojne kamariera).

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Ne New York City bakshishi eshte me detyrim. Kamarieri paguan taxa per tipin qe fiton(si ti lesh si mos ti lesh tip atij ja mban ne taxa sikur ja ke lene bakshishin).

    Ke shume lokale qe bashkshishin ta perfshijne te totali(kuptohet lokale ku ka shume turista) dmth do sdo do e paguash 17% bakshish.

    Personalisht leje te pakten 25% bakshish.


    Shqiptaret hyjne ne kategorine e njerzeve qe japin shume bakshish(ndoshta ngaqe ose vete ose femijet u punojne kamariera).

    Hi figure!!
    Ndaj i rrijma larg City-it neve..Budallenj jemi???Na e keni me hile ju te qytetit..hahahahahahaha
    Kjo puna e detyrimit eshte qe me djeg mua...sepse kur e di kamarieri qe ti do tja lesh tip-in, sta var fare...Pastaj cu kuptua??
    Neve te falura i kemi qe tua leme kamarjerve arrogante???( jo pergjithesim kuptohet..)
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  20. #20
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    E kam provuar 2 muaj kamarierin dhe qe atehere as qe e diskutoj lenien e bakshishit... Po deshe sherbim te mire ler bakshish,perndryshe te vjen miku 10 minuta pas teje dhe merr pijen apo pjaten para teje ....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-06-2007, 18:14
  2. Si bakshish një makinë Porsche
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 18:06
  3. Komisioni parlamentar "Rama"
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 28-10-2003, 04:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •