Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Universiteti Amerikan nė Liqenas

    Universiteti Amerikan ne Liqenas

    Pėr herė tė parė, nė njė zonė rurale me minoritet maqedonas vendoset tė ēelet njė shkollė e arsimit tė lartė

    Liqenasi, me universitet privat amerikan

    Kryetari i komunės: Do tė jetė mė i madhi nė Evropėn Juglindore


    Liqenasi ėshtė komuna e parė nė vend qė do tė ketė njė universitet. Pėr tė parėn herė nė vendin tonė, arsimi i lartė do tė zhvendoset edhe nė fshat. Edhe pse duket e ēuditshme, zona me banorė tė minoritetit maqedonas do tė ketė njė universitet, qė i pozicionuar nė njė komunė kufitare, pritet tė sjellė edhe studentė nga shteti fqinj i Maqedonisė, krahas vendasve, qė do tė arsimohen kėtu. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga kryetari i Komunės sė Liqenasit, Edmond Themelko. Ai ka deklaruar se shumė shpejt 5000 banorėt e kėsaj komune, me nėntė fshatra, do tė kenė mundėsinė qė tė kryejnė arsimin e lartė nė zonėn e tyre. "Banorėt e zonės e kanė pasur ėndėrr tė kenė njė universitet nė afėrsi dhe ky institucion pritet tė ndėrtohet sė shpejti. Pėr ndėrtimin e universitetit nė Liqenas ėshtė siguruar njė investim prej 40 milionė eurosh nga njė universitet amerikan. Aktualisht, po kryhen procedurat dhe dokumentacioni pėr t‘i hapur rrugė punimeve tė ndėrtimit. Pala amerikane ka kontaktuar edhe me Kryeministrin e vendit pėr tė bėrė realitet sa mė parė njė investim tė tillė, qė nė fakt do tė shėrbejė si njė universitet ballkanik. Ėshtė zgjedhur zona e Liqenasit, jo vetėm pėr shkak tė afėrsisė me kufirin, por njė nga kushtet e investimit ishte dhe kėrkesa nga ana e investitorėve tė huaj, qė njė institucion i tillė pėr arsimin e lartė tė ngrihej nė njė zonė, larg qendrave industriale. "Pala amerikane ishte e interesuar pėr tė ngritur njė universitet nė Evropėn Juglindore dhe tashmė ka vendosur pikėrisht pėr zonėn tonė", thotė Themelko. Kryetari i komunės, qė ėshtė optimist pėr kėtė projekt tė ri nė zonėn e tij, tregon se nga kontaktet me Universitetin amerikan tė Makashirit, ky i fundit ka marrė pėrsipėr qė universiteti i planifikuar pėr Evropėn Juglindore tė ēelet nė zonėn e Liqenasit. Themelko tregon se universiteti do tė ketė edhe qytezėn e vet, ku do tė strehohen tė ardhurit nga vendet e tjera. Sipas tij, qyteza e re do tė ketė 36 ndėrtesa, ndėrsa kapaciteti paraprak bėn fjalė pėr 2500 studentė tė planifikuar pėr tė vazhduar studimin e lartė nė kėtė vend. Siē bėn tė ditur Themelko, nga ana e qeverisė shqiptare ėshtė marrė miratimi pėr tė ngritur tashmė njė universitet tė tillė. Ai thotė se pjesė e stafit akademik do tė jenė pedagogė nga SHBA-tė dhe pjesa tjetėr vendas. Themelko sqaron se nga ana e pėrfaqėsuesve amerikanė janė studiuar jo vetėm kushtet pėr territorin, por edhe ato klimaterike dhe zona ėshtė pėrzgjedhur edhe nė sajė tė potencialeve natyrore qė ka si vend me interes turistik, por edhe nga prodhimet e veēanta tė saj. "Pas kontakteve tė para dhe akordit, qė ėshtė vendosur me qeverinė shqiptare ka filluar hartimi i procedurave pėr pėrgatitjen e dokumenteve dhe pritet qė projekti tė miratohet nga ana e KRRT-sė", thotė kryetari i komunės. Kontaktet janė vėnė me universitetin amerikan 6 muaj mė parė dhe para pak kohėsh njė ekip specialistėsh nga SHBA-tė kanė parė nė vend terrenin. Themelko thotė se janė parė tri zona, ku mund tė ndėrtohet ky kompleks universitar. Sipas tij, nuk ėshtė pėrjashtuar as mundėsia qė ai tė ngrihet nė njė sipėrfaqe prej 100 ha, qė ėshtė nė afėrsi tė parkut kombėtar, sepse nuk ka konflikte pronėsie pasi ėshtė pronė shtetėrore. Universiteti, qė pritet tė ngrihet kėtė vit, pas procedurave dhe tenderėve me firmat shqiptare do tė punėsojė njė numėr tė konsiderueshėm personash, pasi krahas stafit pedagogjik, do tė hapen vende pune edhe pėr konviktet dhe mensat. Universiteti, qėllimin parėsor do tė ketė atė tė arsimimit tė banorėve jo vetėm tė zonės, por nga i gjithė vendi e mė tej edhe nga shteti fqinj maqedonas. Tė tilla universitete me interes tė investitorėve amerikanė janė hapur edhe nė vende tė tjera dhe kryesisht nė zona rurale, por pritet qė nė Europėn Juglindore ky kompleks tė jetė mė i madhi. Nga tė dhėnat qė disponon Komuna e Liqenasit bėhet fjalė pėr hapjen e 13 degėve. Institucioni i Arsimit tė Lartė do tė ketė edhe katėr magjistratura dhe dy doktorata. Ai do tė funksionojė si universitet privat me pagesė.

    shqip
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #2
    Mire pra, meqe ti pe Korce na e sqarove po e ndryshoj dhe une kete postim Megjithate do me pelqente sikur te shihja nje universitet te madh diku ne ndonje pjese me te rendesishme te Shqiperise, pra aty ku ka me teper urbanizim dhe lehtesira ne transport. Meqe s'jane paret e mia qe po investohen po e mbyll ketu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brooklyn2007 : 17-01-2008 mė 14:59
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  3. #3
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Minoriteti eshte thjesht nje rastesi...por qe mund te perdoret per te thene se "investohet dhe tek ju" lol... bej shaka... minoriteti nuk ka te beje fare ketu... ai thjesht ndodhet atje ku do te behet ky projekt. Ambjenti atje eshte i mrekullueshem.
    Ky invenstim...do te thote me shume arsim, kulture, vende pune dhe ngritje te nivelit intelektual te zones (shqiperi, fyrom, greqi)
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Brooklyn, po ku i dihet, behen mbare amerikanet e me kete rast investojne dhe per ndertimin e rrugeve deri ne Liqenas.

    Sipas fjaleve me te cilat po ngopemi, nuk besoj te jete me i madhi ne Evropen Juglindore. Se po sipas fjaleve del se do te jete universiteti teknik qe do te ndertojne turqit ne Prishtine qe do te jete me i madhi. Investimi shkonte sipas fjaleve ne 100 milione euro.

    Kjo eshte metoda e re qe po ta shihni po ndiqet me sukses ne Ballkan. Fillimisht me UEJL ne Tetove, nje plan ekziston dhe per nje universitet te tille ne Mitrovice (mesa di une) dhe tani ky ne Liqenas. Jane qe jane, nje duhet ta bejne amerikanet dhe ne Himare. Problemi ndoshta ne Himare eshte ku? Se ndoshta gabohem, po aty s'ka vend per ndertesa te medha te natyres se universitetit. Imagjinoni c'do te behej.

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Univerzitet ne fshat????

    Univerzitetet hapen ne qendra te medha urbane sepse ka me shume rini, me shume infrastrukture si biznese (ku studentet mund te punojne part-time dhe te mbeshtesin financat e tyre), restorane (ku studentet mund te hane sepse shumica nuk dijne te gatuajne e edhe nuk kane kohe te gatuajne gjate studimeve), teatro, kinema, kafene, etj. per argetim.

    Hera e pare qe degjoj qe dikush deshiron apo konsideron hapjen e univerzitetit ne fshat, bile as ne Amerike nuk di asnje qytet qe ka me pak se 100 mije banore qe ka univerzitet, edhe te gjithe i dijme dallimet ndermjet standardit amerikan te jeteses dhe atij shqiptar.

    Dmth. eshte nje nisme e deshtuar qe ne fillim.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Ashtu eshte dodon....amerikanet kane qef te hedhin ne ere nja 40 mill $....
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  7. #7
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Cdo bejne studentet per kater vjet ne ate humbetire???!!!!
    Si do defrehen 2500 student + staf ???? Ne ate humbetire nuk besoj se ka pub, clube nate vende argetimi etj.
    Ne universitet/kolegj nuk shkohet per te mesuar vetem, bile me thene te drejten vitet e para shkohet vetem per wild sex, alkol, parti...... tip qensh te zgjidhur nga zinxhiret...... pastaj dhe pak mesim..
    Dhe vecanerisht amerikanet e dine mire kete....

    Sorry Korca......

  8. #8
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar mė parė nga Breshka Lexo Postimin
    Cdo bejne studentet per kater vjet ne ate humbetire???!!!!
    Si do defrehen 2500 student + staf ???? Ne ate humbetire nuk besoj se ka pub, clube nate vende argetimi etj.
    Ne universitet/kolegj nuk shkohet per te mesuar vetem, bile me thene te drejten vitet e para shkohet vetem per wild sex, alkol, parti...... tip qensh te zgjidhur nga zinxhiret...... pastaj dhe pak mesim..
    Dhe vecanerisht amerikanet e dine mire kete....

    Sorry Korca......
    breshke, thashe dhe une cfare do te na theshe?!
    Haj se po ta bej qefin dhe po te them 2-3 fjale per defrimin..... 36 ndertesa do ngrihen, si thua ti... nuk do kete asnje vend defrimi?
    po investimet e vendasve?
    Po afersia me qytetin e Korces?
    po lehtesia per te kaluar ne 2 shtete fqinje? me pare vete ne greqi e maqedoni se sa ne Korce.

    "sorry Korca" ?!?!
    perse?
    sepse do kete nje institucion me shume te dijes dhe kultures?
    sepse afro 3000 njerez do kalojne nje dite ne jave ne Korce?
    sepse do punesohen gjith ata vete?
    sepse do shtohen gjith ata turiste? ...ketu fut dhe prinderit e tyre qe do vine njehere per vizite.

    breshke.... ky eshte nje invenstim shume pozitiv (po te behet)...... madje do uroja dhe shpresoja qe qarku i Korces te kishte vetem investime ne kete kategori.

    Une personalisht, nuk dua qe Korca te kthehet ne nje qender defrimi dhe shfryrje e epsheve njerzore.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  9. #9
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin

    Une personalisht, nuk dua qe Korca te kthehet ne nje qender defrimi dhe shfryrje e epsheve njerzore.
    Po pse mo korca do sharrojne korcaret/et e shkrete......
    Ku do ti cojne ato "epshet njerzore" no pogradec???? apo ne maliq??
    Une thashe "sorry" sepse nuk me duket se do te behet, personalisht mendoj qe eshte vendi me i papershtshem per nje universitet, universiteti do levizje , gjalleri, sport, defrim, jete nate....... Mbase aty mund te jete mire per ndonje institut mendor qe ka nevoje per qetesi absolute....... ose dhe hotele per pushime te shkurtra mund te ndertohen, por jo te rinj qe te jetojne aty 4-5 vjet!!!!!
    Ato americanet duhet te ken qene high.....

  10. #10
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    miro o breshke ti ke opinionin tend, amerikanet te tyre, e une timin lol
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  11. #11
    Zona e liqeneve te Ohrit dhe te Prespes ka qene dhe mbetet nje nga zonat me te bukura te Ballkanit.
    Njehere TV gjerman transmetoi nje emision per kete zone dhe mbeta i mahnitur.

    Nje universitet ne ate zone do te ishte ndoshta nje lajm i cuditshem, mirepo kur mendon se aty ndahen tri shtete, shtrihen dy liqene fantastike, rrethohet nga nje bukuri natyrore e rralle, mbart nje histori qe nga koherat e lashta e deri ne ditet e sotme, jetohet nga popuj te ndryshem por dhe te ngjashem, te ben te besosh ne cudine e ketij lajmi.

    Dikush shfaqi shqetesim se si do te mbushet jeta e e rinjve aty?
    Nese ndertohet universiteti, aty parashikohen te gjitha dhe ketu nuk ben perjashtim as koha e lire.
    Pse cfare kohe te lire kalojne studentet ne Tirane, Shkoder apo Vlore?
    Kafe, kafe dhe vetem kafe!

    Zona ne fjale eshte shume e njohur dhe per kulture, multietnicitet dhe tolerance.

    Kur kujton Voskopojen e famshme, nuk ke pse te mos besosh tek Liqenasi!

  12. #12
    Universitet amerikan nė Liqenas

    • Zona minoritare e Liqenasit do tė bėhet me universitet privat. Investitorė amerikanė kanė pranuar tė hedhin nė komunėn buzė liqenit tė Prespės 40 milionė euro, pasi kanė verifikuar kushtet nė terren pak ditė mė parė.

    KORĒE/ JORGJETA GJANĒI

    Aktualisht, nė kėtė komunė jetojnė 5 mijė banorė, por ngritja e qytezės universitare pritet t’i jap njė hov tė madh zhvillimi. “Makarishi Center Universitet” do tė realizojė projektin, nisja e tė cilit, sipas kryekomunarit Edmond Themelko, ėshtė ēėshtje pėrgatitje dokumentacioni. Nė kėtė universitet, ēdo student mund tė zgjedhė mes 13 degėsh, kundrejt njė tarife mesatare prej 12 mijė dollarėsh. Nė njė intervistė, Themelko jep detajet pėr ngritjen e qytezės universitare, sipas projektit, ndėr mė tė mėdhatė nė Evropėn Lindore.

    Zoti Themelko, kur do tė fillojė ndėrtimi i mjediseve tė universitetit?

    Me pėrfundimin e pėrgatitjes sė dokumentacionit dhe marrjen e vendimeve nė organet vendimmarrėse do tė fillojė ndėrtimi. Deri tani ėshtė marrė vendimi i Kėshillit tė Komunės, Ministria e Arsimit e ka miratuar kėtė investim dhe ia ka dėrguar Kėshillit tė Qarkut, Ministria e Mjedisit ėshtė shprehur pozitivisht sepse nė territorin prej 100 ha ku do tė ndėrtohet universiteti ėshtė Park Kombėtar dhe ky institucion nuk e dėmton mjedisin. Pritet vendimi i Kėshillit tė Ministrave dhe i KKRTRSH-sė, qė tė plotėsohet tėrėsisht dokumentacioni. Kemi rėnė dakord me investuesit qė tė pėrzgjidhen nė tender disa firma ndėrtimi, tė cilat do tė punojnė paralel me qėllim qė objekti tė ndėrtohet sa mė parė. Investuesit ishin tė mendimit qė nė shtator tė kėtij viti universiteti tė ēelej, por ėshtė gjithė procedura pėrgatitore e pėrgatitjes sė dokumenteve, qė do kohėn e vet pėr t’u realizuar.

    Janė evidentuar probleme nga pronėsia mbi truallin?

    Nuk ka tė probleme tė tilla, sepse toka prej 100 ha ėshtė pronė e shtetit shqiptar dhe ėshtė e lirė.

    Personeli pedagogjik si do tė sigurohet?

    Do tė ketė personel e pedagogė nga qendra e universitetit investues, por edhe nga komuna, qarku i Korēės dhe gjithė Shqipėria. Nė kėtė universitet do tė ketė shumė tė punėsuar tė tjerė nėpėr konvikte, mensa e gjithė veprimtarinė e pėrditshme tė kėtij institucioni.

    A do tė ketė ndonjė drejtim tė caktuar nė degėt e kėtij universiteti?

    Do tė jetė universitet i pėrzier, do tė ketė 13 degė, 4 magjistratura dhe 2 doktorata.

    Ēfarė kapaciteti do tė ketė universiteti?

    Nė auditorėt e tij do tė kenė fatin tė studiojnė 2500 studentė. U theksua edhe nė takimin qė investuesit zhvilluan me kryeministrin Sali Berisha qė Shqipėria do tė mburret me kėtė universitet, sepse do tė jetė mė i madhi nė vendet e Evropės Lindore dhe fakti qė “Makarishi Center Universitet” zgjodhi vendin tonė dhe konkretisht Liqenasin, pėr kėtė investim, pėrbėn njė nder dhe shans shumė tė madh.

    Pėr tė interesuarit ky universitet ėshtė privat dhe sa ėshtė kostoja e studimeve nė tė?

    Po ėshtė universitet privat, kushdo mund tė studiojė aty, kam parė edhe ēmimin pėr njė student, qė shkon nė 12.000 dollarė.

    Qyteza

    Nė bazė tė projektit tė hartuar nga investitorėt amerikanė, qyteza e kėtij universiteti qė do tė ndėrtohet nė Liqenas do tė ketė 36 ndėrtesa dhe kapaciteti i tij do tė jetė 2500 studentė. Ata do tė paguajnė mesatarisht pėr studimet 12 mijė dollarė.

    Ushqimi

    Produktet ushqimore pėr gjithė studentėt dhe trupėn mėsimore do tė sigurohen nga prodhimet e zonės sė Liqenasit. Komuna buzė liqenit tė Prespės ka njė natyrė tė bukur dhe kushte natyrore dhe klimaterike pėr zhvillimin e bujqėsisė dhe blegtorisė.

    Gazeta Panorama

  13. #13
    Nje qender universitare e Maharishi University Center" ne SHBA.


  14. #14
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kjo shkon shume mire dhe me zbulimet arkeologjike qe jane bere keto kohe ne zonen juglindore te Shqiperise. Zere se e shikojme me grafik ne mendje rritjen ekonomike te kesaj zone. Me investime ne infrastrukture qe mbeshtet turizmin, e keto investime per universitetin, aty rritja ekonomike per vitet e ardhshem do mund te pasqyrohej me zhvendosje paralele te kurbes. S'do te ishte me pune perqindjesh njeshifrore.

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Mbi politikėn e jashtme tė SH.B.A.-sė
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. Interviste e ambasadorit amerikan ne Tirane
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-12-2002, 10:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •