Universiteti Amerikan ne Liqenas
Pėr herė tė parė, nė njė zonė rurale me minoritet maqedonas vendoset tė ēelet njė shkollė e arsimit tė lartė
Liqenasi, me universitet privat amerikan
Kryetari i komunės: Do tė jetė mė i madhi nė Evropėn Juglindore
Liqenasi ėshtė komuna e parė nė vend qė do tė ketė njė universitet. Pėr tė parėn herė nė vendin tonė, arsimi i lartė do tė zhvendoset edhe nė fshat. Edhe pse duket e ēuditshme, zona me banorė tė minoritetit maqedonas do tė ketė njė universitet, qė i pozicionuar nė njė komunė kufitare, pritet tė sjellė edhe studentė nga shteti fqinj i Maqedonisė, krahas vendasve, qė do tė arsimohen kėtu. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga kryetari i Komunės sė Liqenasit, Edmond Themelko. Ai ka deklaruar se shumė shpejt 5000 banorėt e kėsaj komune, me nėntė fshatra, do tė kenė mundėsinė qė tė kryejnė arsimin e lartė nė zonėn e tyre. "Banorėt e zonės e kanė pasur ėndėrr tė kenė njė universitet nė afėrsi dhe ky institucion pritet tė ndėrtohet sė shpejti. Pėr ndėrtimin e universitetit nė Liqenas ėshtė siguruar njė investim prej 40 milionė eurosh nga njė universitet amerikan. Aktualisht, po kryhen procedurat dhe dokumentacioni pėr ti hapur rrugė punimeve tė ndėrtimit. Pala amerikane ka kontaktuar edhe me Kryeministrin e vendit pėr tė bėrė realitet sa mė parė njė investim tė tillė, qė nė fakt do tė shėrbejė si njė universitet ballkanik. Ėshtė zgjedhur zona e Liqenasit, jo vetėm pėr shkak tė afėrsisė me kufirin, por njė nga kushtet e investimit ishte dhe kėrkesa nga ana e investitorėve tė huaj, qė njė institucion i tillė pėr arsimin e lartė tė ngrihej nė njė zonė, larg qendrave industriale. "Pala amerikane ishte e interesuar pėr tė ngritur njė universitet nė Evropėn Juglindore dhe tashmė ka vendosur pikėrisht pėr zonėn tonė", thotė Themelko. Kryetari i komunės, qė ėshtė optimist pėr kėtė projekt tė ri nė zonėn e tij, tregon se nga kontaktet me Universitetin amerikan tė Makashirit, ky i fundit ka marrė pėrsipėr qė universiteti i planifikuar pėr Evropėn Juglindore tė ēelet nė zonėn e Liqenasit. Themelko tregon se universiteti do tė ketė edhe qytezėn e vet, ku do tė strehohen tė ardhurit nga vendet e tjera. Sipas tij, qyteza e re do tė ketė 36 ndėrtesa, ndėrsa kapaciteti paraprak bėn fjalė pėr 2500 studentė tė planifikuar pėr tė vazhduar studimin e lartė nė kėtė vend. Siē bėn tė ditur Themelko, nga ana e qeverisė shqiptare ėshtė marrė miratimi pėr tė ngritur tashmė njė universitet tė tillė. Ai thotė se pjesė e stafit akademik do tė jenė pedagogė nga SHBA-tė dhe pjesa tjetėr vendas. Themelko sqaron se nga ana e pėrfaqėsuesve amerikanė janė studiuar jo vetėm kushtet pėr territorin, por edhe ato klimaterike dhe zona ėshtė pėrzgjedhur edhe nė sajė tė potencialeve natyrore qė ka si vend me interes turistik, por edhe nga prodhimet e veēanta tė saj. "Pas kontakteve tė para dhe akordit, qė ėshtė vendosur me qeverinė shqiptare ka filluar hartimi i procedurave pėr pėrgatitjen e dokumenteve dhe pritet qė projekti tė miratohet nga ana e KRRT-sė", thotė kryetari i komunės. Kontaktet janė vėnė me universitetin amerikan 6 muaj mė parė dhe para pak kohėsh njė ekip specialistėsh nga SHBA-tė kanė parė nė vend terrenin. Themelko thotė se janė parė tri zona, ku mund tė ndėrtohet ky kompleks universitar. Sipas tij, nuk ėshtė pėrjashtuar as mundėsia qė ai tė ngrihet nė njė sipėrfaqe prej 100 ha, qė ėshtė nė afėrsi tė parkut kombėtar, sepse nuk ka konflikte pronėsie pasi ėshtė pronė shtetėrore. Universiteti, qė pritet tė ngrihet kėtė vit, pas procedurave dhe tenderėve me firmat shqiptare do tė punėsojė njė numėr tė konsiderueshėm personash, pasi krahas stafit pedagogjik, do tė hapen vende pune edhe pėr konviktet dhe mensat. Universiteti, qėllimin parėsor do tė ketė atė tė arsimimit tė banorėve jo vetėm tė zonės, por nga i gjithė vendi e mė tej edhe nga shteti fqinj maqedonas. Tė tilla universitete me interes tė investitorėve amerikanė janė hapur edhe nė vende tė tjera dhe kryesisht nė zona rurale, por pritet qė nė Europėn Juglindore ky kompleks tė jetė mė i madhi. Nga tė dhėnat qė disponon Komuna e Liqenasit bėhet fjalė pėr hapjen e 13 degėve. Institucioni i Arsimit tė Lartė do tė ketė edhe katėr magjistratura dhe dy doktorata. Ai do tė funksionojė si universitet privat me pagesė.
shqip
Krijoni Kontakt