Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Gjenocidi turk ndaj armenėve

    Gjenocidi Armen
    Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė
    • Learn more about using Wikipedia for research •
    Shko te: navigacion, kėrko

    Termi Gjenocidi Armen (i njohur edhe si Holokausti Armen ose Masakra Armene) i referohet deportimit dhe vdekjeve tė armenėve gjatė qeverisjes sė qeverisė sė Turqve tė Rinj gjatė viteve 1915-1917. Kjo ngjarje momentalisht po shkakton mosmarrėveshje nė mes tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe Turqisė. Shumica e armenėve e shkollarėve perėndimor si dhe disa turq besojnė se vdekja e armenėve ishte rezultat i njė plani shtetėror pėr ērrėnjosje masive. Nga ana tjetėr, shumica e shkollarėve turq si dhe disa perėndimorė, mendojnė se njė konflikt nė mes tė dy palėve, sė bashku me urinė dhe sėmundjet, ishte arsyeja pse njė numėr i armenėve vdiqėn. Shifrat e numrit tė vdekjeve ndryshon nga 200,000 deri nė 1.8 milion, dhe ndonėse nuk ka konsensus ndėrkombėtarė rreth numrit tė saktė tė vdekjeve tė popullatės armene, shumica e burimeve perėndimore mendojnė qė ky numėr ėshtė sė paku njė milion. Gjenocidi Armen ėshtė rasti i dytė mė i studiuar i ēka quhet gjenocid dhe shpesh krahasohet me Holokaustin.

    Armenėt nė Anadolli

    Nė vitin 1914, para Luftės sė Parė Botėrore, Perandoria Otomane kishte rreth 2 milion armen, shumica e tė cilėve ishin armen ortodoksė apo katolik. Deri kah fundi i shekullit 19-tė, armenėt quheshin "millet-i sadika" (komb i besueshėm) nga otomanėt, pasi qė jetonin nė harmoni me grupet tjera etnike nė Anadollin Lindor pa ndonjė konflikt tė madh me autoritetet qendrore—kjo edhe pėrkundė ndryshimeve religjioze dhe etnike dhe faktit qė armenėt e krishterė duhej tu nėnshtroheshin ligjeve Islamike dhimmi. Pėrderisa popullata armene nė Anadollin Lindor ishte e madhe dhe e gropuar, nė pjesėn perėndimore jeton po ashtu njė komunitet i madh, shumica e tė cilėve jetonin nė kryeqytetin Stamboll ku njė komunitet i konsiderueshėm ekziston edhe kėtė ditė. Komuniteteve nė Anadollin Lindore ju shkaktua shumica e viktimave.

    Gjenocidi Armen

    Para Luftės sė Parė Botėrore, Perandoria Osmane u vu nėn qeverisjen e Turqve tė Rinj. Nė fillim, disa organizata politike armene pėrkrahėn Turqit e Rinj, me shpresė se do tė ketė ndryshime nga politika e Abdul Hamidit ndaj popullatės nė pėrgjithėsi dhe asaj armene nė veēanti. Nė kėtė mėnyrė, shumė armen u zgjodhėn pėr nė Parlamentin otoman, ku disa vazhduan pjesėmarrjen gjatė tėrė Luftės sė Parė Botėrore.

    Mė 1914, qeveria otomane e nxori njė ligj tė ri pėr tė pėrkrahur luftėn qė kėrkonte tė gjithė meshkujt e moshės madhore gjer nė 45 vjeē qė ose t’i bashkėngjiten ushtrisė otomane ose tė paguajnė tarifė tė veēantė pėr t’u pėrjashtuar nga kjo kėrkesė. Nė fundin e vitit 1914, armenėt u akuzuar pėr tradhti dhe (simpati-siding) pėr Rusėt, dhe planet pėr njė evakuim tė dhunshėm nga fronti pėr nė Sirinė e sotme u krijuan.

    Mė 24 prill, 1915, qeveria e Turqve tė Rinj urdhėroj zhvendosjen e qindra mijėra, e ndoshta mė shumė se njė milion, armen nga Kaukazi pėr nė Mesopotami dhe Sirinė e sotme. Njė rrjedhojė e kėsaj zhvendosje ishte numri i lartė i tė vdekurve. Statistikat e numrit tė tė vdekurve janė tė debatueshme por qėndrojnė diku nga 200,000 nė 1.8 milion. Dokumente zyrtare gjermane dhe austriake raportojnė se numri total mund tė jetė mbi njė milion, ndėrsa raportet otomane flasin pėr 800,000 tė vrarė (me ndoshta njė milion tė vdekur); shumica e shkollarėve perėndimor e pranojnė pohimin se sė paku njė milion vdiqėn. Qeveria turke, shumica e shkollarėve turq, dhe disa shkollar perėndimor nuk pajtohen me kėto shifra, duke pretenduar qė numri i viktimave ishte shumė mė i vogėl.

    Kampet

    Perandoria otomane kishte krijuar 25-26 kampe tė mėdha pėrqendrimi (Deir-Zor, Ras Ul-Ain, Bonzanti, Mamoura, Intili, Islahiye, Radjo, Katma, Karlik, Azaz, Akhterim, Mounboudji, Bab, Tefridje, Lale, Meskene, Sebil, Dipsi, Abouharar, Hamam, Sebka, Marat, Souvar, Hama, Homs dhe Kahdem), nėn komandėn e Ēukru Kaya, njė nga dorėt e djathta tė Talat Pashės. Shumica e kampeve gjendeshin afėr kufijve me Irakun dhe Sirinė, dhe disa ishin vetėm kampe tė pėrkohshme transite. Kampe tė tjera u pėrdorėn vetėm si zona pėr varrosje masive—si Radjo, Katma, dhe Azaz. Pas raporteve tė vdekjeve, kampet Lale, Tefridje, Dipsi, Del-El, and Ras Ul-Ain u ndėrtuan veēanėrisht pėr ata qė kishin vetėm disa ditė jetė. Shumica e rojeve brenda kampeve ishin armen.

    Pothuaj tė gjitha kampet, duke pėrfshire edhe mė tė mėdhatė ishin nėn qiell tė hapur. Sipas Gjykatės Ushtarake, kampet tjera ishin kampe jo zyrtare tė Gjysme-hėnės se Kuqe tė cilat pėrdoreshin pėr vrasje me injeksion tė morfinės dhe pastaj trupat hidheshin nė Detin e Zi. Nė rastet tjera, sipas tė dhėnave, kishte vrasje tė shkalles se vogle dhe kampe pėr djege ku popullatės armene i thuhej tė shkoj nė njė zone tė caktuar, dhe pastaj digjej bashkėrisht. Tė dhėna tė tjera nga gjyqi ushtarak sugjerojnė se instilacione gazi ekzistonin po ashtu. Dėshmitė nė gjyq na bėjnė me dije se Dr. Saib dhe Nail, njė zėvendės Ittihadist, drejtonin dy ndėrtesa shkollore qė pėrdoreshin si kampe pėr shfarosjen e fėmijėve.

    Organizata Speciale (Teshkilati Mahsusa)

    Njė organizatė special u themelua nė dhjetor tė 1911 nga qeveria otomane. Organizata e dytė, e cila morri pjesė nė ēka ēoj nė shkatėrrimin e komunitetit armeno-otoman u themelua nga Ittihad ve Terraki nė korrik 1914 dhe pėr ndryshim nga e para nuk i duheshin urdhra nga qeveria pėr tė vepruar. Mė vonė, mė 1914, qeveria otomane vendosi drejtimin e kėsaj organizate duke liruar kriminel nga burgjet qendrore pėr t’ju bashkangjitur kėsaj organizate speciale. Sipas komisioneve otomane pranė gjyqit ushtarak, si komisioni Mzhar, nė Sivas, qė me 24 nėntor 1914, 124 kriminel u liruar nga burgu Pimian, e cila u pasua me lirimin e 49 kriminelėve nė Ankara disa muaj mė pas. Prej fundit tė 1914-ės deri tė fillimi i 1915-ės, qindra tė burgosur u liruan pėr tu bashkangjitur mė pas me kėtė organizatė qė mė vonė u ngarkua pėr tė pėrcjellur konvojet e armenėve tė deportuar, gjersa numri u rritė nė mijėra. Komandanti i armatės sė tretė otomane, Vehib, i quante kėta anėtarė tė organizatės speciale “kasapė tė qenies njerėzore.”

    Sipas tė njėjtave komisione dhe burimeve tjera, kriminelėt zgjidheshin anėtarė tė organizatė speciale nė bazė tė egėrsisė. Komisioni Mazhar gjatė gjyqit ushtarak, ka ofruar lista tė kėtyre kriminelėve; nė njė rast, nga 65 kriminel tė liruar 50 ishin burgosur pėr vrasje. Procesi i zgjedhjes sė kriminelėve, ku morėn pjesė edhe mjek, sipas kėrkuesve perėndimor ėshtė tregues i qartė i qėllimeve kriminele tė qeverisė pėr tė shkaktuar vrasje masive tė popullsisė armene.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DoLpHiN : 16-01-2008 mė 23:35
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  2. #2
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Historia bashkėkohore

    * Prill, 1994: Presidenti Bill Klinton lėshon njė deklaratė pėr shtyp pėr tė kujtuar “tragjedinė” qė i pllakosi armenėt mė 1915, megjithatė ai u gjunjėzua nga presioni politik dhe refuzoj ta quaj atė si “gjenocid”, edhe pse para se tė zgjidhej president ai e kishte bere njė gjė tė tillė.
    * 2002: Gjenocidi Armen bėhet temė e filmit Ararat, nga regjisori armeno-kanadez Atom Egojan (Atom Egoyan).
    * 20 Shkurtė, 2003: Raporti "Aplikueshmėria e Konventės sė Kombeve tė Bashkuara nė Ndalimin dhe Dėnimin e Krimit tė Gjenocidit nė Ngjarjet qė ndodhen gjatė fillimit tė shekullit Njėzete" nga International Center for Transitional Justice (ICTJ) thotė se "...se paku disa nga kryerėsit e Akteve i dinin se konsekuencat e veprimeve tė tyre do tė ishte shkatėrrimi, i pjesėrisht apo i plote, i armenėve tė Anadollit Lindor, ose vepruan qėllimshėm drejt kėtij caku qė do tė thotė se posedonin qėllimin gjenocidial tė kėrkuar." Raporti konkludon "...Ngjarjet, shikuar bashkėrisht, mund tė thuhet se pėrmbajnė tė gjitha elementet e krimit tė gjenocidit sipas definimeve tė Konventės sė [OKB]-sė, si dhe shkollareve legal, historianeve, politikanėve, gazetareve dhe personat tjerė do tė arsyetoheshin nė pėrshkrimin e tyre nė atė mėnyrė. " (p. 17).
    * 21 Prill, 2004: Dhoma e Ulėt Kanadeze votoj pėr njohjen zyrtare dhe dėnimin e Gjenocidit Armen. Propozimi kaloj lehte me 153 me 68, sidoqoftė, kabineti i kontrolluar nga Liberalet u kėshillua tė votoj kundėr. Qeveria federale, me refuzimin e mocionit, nuk shprehu qėndrim nėse gjenocidi ka ndodhur apo jo, por vetėm njė dėshirė pėr tė mos hapur plage tė vjetra, dhe tė mbaje lidhje tė mira me Turqinė.
    * ????: Rok grupi amerikan System of a Down, anėtaret e tė cilit janė me origjine armene, shkroi kėngėn "P.L.U.C.K." ("Political Lying Unholy Cowardly Killers"), kushtuar Gjenocidit Armen dhe mohimit tė tij


    [redaktoni] Njohja zyrtare

    Disa shtet dhe organizata ndėrkombtare kanė njohur zyrtarisht Gjenocidin Armen, kėtu pėrfshihet Argjentina, Armenia, Kanada, Franca, Italia, Greqia, Rusia, Sllovakia, Suedia, Zvicra, Uruguai dhe Vatikani.

    * International Center for Transitional Justice (ICTJ) Report Prepared for TARC
    * La Ligue des Droits de l'Homme
    * Parlamenta Kurdistanź Li Derveyī Welat
    * Permanent Peoples' Tribunal
    * Evropean Alliance of YMCAs
    * The Association of Genocide Scholars
    * Union of American Hebrew Congregations
    * World Council of Churches
    * The Turkish Human Right Organization
    * United Nations Sub-Commission on Prevention of Discrimination and Protection of Minorities
    * Council of Evrope, Parliamentary Assembly
    * Evropean Parliament

    [redaktoni] Intelektualėt turk qė pėrkrahin tezėn e gjenocidit

    Numri i intelektualėve turk pėrkrahės tė tezės sė gjenocidit ėshtė shtuar gjatė viteve; qeveria turke ka ndėrmarrė hapa pėr ta parandaluar kėtė rritje duke e bėrė tė jashtėligjshme nėn kodin penal turk mbėshtetjen e tezės sė gjenocidit. Orhan Pamuk, novelisti i famshėm turk, ra viktimė e kėtij ligji, pėr shkak tė qėndrimit tė tij ndaj kėsaj ēėshtje. Arsyet pėr pranimit e tezės sė gjenocidit nga intelektualėt turk qėndron pas tri pikave tė rėndėsishme. Sė pari, fakti qė anėtarėt e organizatės sė lartpėrmendur ishin kriminel, dhe se ata ishin dėrguar qėllimisht pėr t’i pėrcjellė armenėt, ėshtė prove e mjaftueshme e qėllimeve kriminele tė qeverisė. Sė dyti, fakti qė jo vetėm armenėt e zonave tė frontit u deportuan, dėshmon kundėr domosdoshmėrisė ushtarake. Sė treti, sipas tyre, teza e zhvendosjes nuk ka kuptim pasi nuk kishte pėrgatitje qė do tė sugjeronte “rivendosje,” qė do tė thotė se qeveria nuk priste qė armenėt do tė mbijetonin. Dr. Taner Akēam, njė specialist turk, shkruan pėr kėtė ēėshtje: “Fakti qė as nė fillim tė deportimit, as gjatė rrugės, e as nė vendosje, nuk kishte as edhe njė masė tė ndėrmarrė pėr organizimin e migrimit, ėshtė dėshmi e mjaftueshme pėr planin e shfarosjes.”

    [redaktoni] Pėrkujtimorja e Gjenocidit Armen

    Ideja pėr njė memorial u shprehė mė 1965, nė pėrkujtimin e 50 vjetorit tė gjenocidit. Memoriali u pėrfundua dy vite mė vone (nga arkitektet Kalashian and Mkrtchyan) nė kodrėn Tsitsernakaberd mbi gryken Hrazdan nė Yerevan. Stela 44 m e lartė simbolizon rilindjen kombėtare tė armenėve. 12 blloqe betoni tė vendosura nė rreth, simbolizojnė 12 provincat e humbura nė Turqinė e sotshme. Nė qendrėn e rrethit, nė thellėsi 1.5 metra ndodhet flaka e pėrjetshme. Pėrgjatė parkut tė memorialit ndodhet njė mur me emrat e fshatrave dhe qyteteve ku masakrat dihet tė kenė ndodhur. Ēdo 24 Prill qindra mijėra njerėz ecin deri tė pėrkujtimorja dhe vendosin lule (zakonisht karafil tė kuq ose tulipan) pėrreth flakės sė pėrjetshme. Armenėt nė tėrė botėn shėnojnė nė mėnyra tė ndryshme kėtė ngjarje, dhe shumė pėrkujtimore janė ndėrtuar nė komunitetet e diasporės armene.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  3. #3

    Hap i madh drejt paqes - Turqia dhe Armenia po afrohen

    Hap i madh drejt paqes - Turqia dhe Armenia po afrohen



    Nė marrėdhėniet midis Turqisė dhe Armenisė po pėrvijohet njė kthesė. Nė bazė tė njė deklarate tė pėrbashkėt, tė dyja vendet po pėrgatisin fillimin e marrėdhėnieve diplomatike brenda gjashtė javėve tė ardhshme.


    Kthesėn politike tė vendeve historikisht nė grindje me njėra-tjetrėn Turqi dhe Greqi e mundėsoi tėrmeti shkatėrrimtar i gushtit 1999. Me anė tė ndihmave humanitare dhe pėrmes dialogut midis ministrave tė Jashtėm Ismail Cem dhe Giorgios Papandreu, Ankaraja dhe Athina gjetėn rrugėn pėr bashkėjetesėn paqėsore me njėra-tjetrėn. Nė konfliktin me rrėnjė gjithashtu historike midis Turqisė dhe Armenisė, presidentėve tė tė dyja vendeve u dha dorė futbolli, pra jo njė katastrofė natyrore. Presidenti turk Abdullah Gyl dhe ai armen Sersh Sarkisjan gjatė ndeshjes Turqi-ArmeniBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Presidenti turk Abdullah Gyl dhe ai armen Sersh Sarkisjan gjatė ndeshjes Turqi-Armeni Kryetari i shtetit turk, Abdullah Gyl e shoqėroi nė shtator tė vitit tė kaluar nė Erivan ekipin kombėtar tė Turqisė, pėr ndeshjen e kualifikimit nė Kampionatin Botėror tė Futbollit. Ai zuri vend nė llozhėn e nderit, krahas presidentit tė Armenisė, Sersh Sarkisjan. Dy pėrfaqėsuesit me rangun mė tė lartė tė vendeve tė tyre demonstruan nė kėtė mėnyrė gatishmėrinė e tyre pėr dialog mbi grindjet ekzistuese, si dhe gatishmėrinė e tyre pėr kthesėn paqėsore.

    Turqia dhe Armenia kanė sinjalizuar gatishmėrinė pėr t'i braktisur pozicionet maksimaliste

    Ndeshja e kthimit do tė zhvillohet mė 14 tetor nė Bursė pranė detit Marmara. Nėse Sarkisjani do t'i shoqėrojė futbollistėt e Kombėtares sė Armenisė nė Anadollin Veriperėndimor vėrtet qė nuk ėshtė konfirmuar. Por tė gjitha shenjat flasin qė Ankaraja dhe Erivani do tė angazhohen qė hapin e parė tė madh nė drejtim tė njė bashkėjetese paqėsore ta bėjnė tė ndiqet nga hapa tė tjerė. Tė paktėn, shpallja e pėrgatitjes sė njė protokolli me ndėrmjetėsimin e Zvicrės zgjon shumė shpresa pėr njė hapje tė kufirit midis midis Turqisė dhe Armenisė si dhe pėr rivendosjen e marrėdhėnieve diplomatike tė ndėrprera nė vitin 1993. Turqia e kishte "ndėshkuar" Armeninė pėr shkak tė marshimit armen nė Nagorni Karabak dhe pushtimit, qė vazhdon deri mė sot tė njė pjese tė territorit tė "popullit vėlla" tė Azerbajxhanit nga ana e Armenisė.

    Tė mbijetuar nga gjenocidi nė ArmeniBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Tė mbijetuar nga gjenocidi nė Armeni

    E qartė ėshtė qė Turqia dhe Armenia kanė sinjalizuar mė nė fund gatishmėrinė pėr t'i braktisur pozicionet maksimaliste. Ēėshtja mė e rėndėsishme ėshtė nėse Turqia do ta pranojė si "gjenocid" dėbimin e qindra-mijėra armenėve nė vitet 1915/1916 gjatė Luftės sė Parė Botėrore. Dialogu mund tė sillte me vete angazhimin e njė komisioni ndėrkombėtar juristėsh, i cili tė analizonte akuzat e dyanshme pėr masakra, dėbim dhe gjenocid dhe qė tė arrinte pėr tė gjitha palėt nė rezultate tė pranueshme.

    Qėndrimi i deritashėm turk i kishte pėrjashtuar lėshimet nė politikėn ndaj Armenisė. Si kusht, Ankaraja kėrkonte tė hiqej dorė nga pėrmbajtja akuzės pėr gjenocid, qė t'i jepej fund pushtimit tė territorit azerbajxhanas dhe qė qindra-mijėra tė dėbuarve azerbajxhanas t'u mundėsohej kthimi nė atdheun e tyre.

    Shekulli i 21-tė ėshtė shekulli i pėrballjes me veprat mizore nė shumė shtete tė Evropės, prej tė cilave disa, ende nė dekadėn e kaluar u kanė shkaktuar njerėzve nė Ballkan vuajtje tė papėrshkrueshme. Prandaj mund tė jetė vetėm pėr mirė, kur flitet pėr vuajtjet e pėrjetuara, kur ato pėrpunohen nė mėnyrė tė vazhdueshme - dhe kur shtete moderne, me perspektiva pozitive tė sė ardhmes e lėnė pas me hapa tė guximshėm hirin e sė shkuarės dhe ua pėrcjellin zjarrin e shpresės brezave tė ardhshėm.

    Autor: Bahaedin Güngör
    Redaktor: Pandeli Pani

    dw

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    56
    Ajo ishte lufte midis dy vendeve shume civile Turke u vrane dhe armenian ky nuk ishte Holokoste. Cfare bene Serbit Ishte krim i madhe

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    si turkeshat si gocat armene te mira jane.

  6. #6
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anėtarėsuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Perderisa marredheniet deri ne ato momente ishin te mira, cfare e shtyu qeverine turke te kryente kto krime? Sma merr menja se nje dite u cun tremshem nga gjumi dhe than ti shujm arment...
    Really Dude... Get A Life!!!

Tema tė Ngjashme

  1. Genocidi turk mbi Armenet
    Nga ArberXYZ nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-04-2014, 16:43
  2. Gjenocidi ndaj ēameve u be me mbeshtetjen angloamerikane
    Nga Kryeplaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:33
  3. Ne Liban
    Nga D@mian nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 670
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 15:33
  4. Gjenocidi kundėr shqiptarėve
    Nga Fjala e drejte nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2004, 07:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •