Gjenocidi Armen
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė
Learn more about using Wikipedia for research
Shko te: navigacion, kėrko
Termi Gjenocidi Armen (i njohur edhe si Holokausti Armen ose Masakra Armene) i referohet deportimit dhe vdekjeve tė armenėve gjatė qeverisjes sė qeverisė sė Turqve tė Rinj gjatė viteve 1915-1917. Kjo ngjarje momentalisht po shkakton mosmarrėveshje nė mes tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe Turqisė. Shumica e armenėve e shkollarėve perėndimor si dhe disa turq besojnė se vdekja e armenėve ishte rezultat i njė plani shtetėror pėr ērrėnjosje masive. Nga ana tjetėr, shumica e shkollarėve turq si dhe disa perėndimorė, mendojnė se njė konflikt nė mes tė dy palėve, sė bashku me urinė dhe sėmundjet, ishte arsyeja pse njė numėr i armenėve vdiqėn. Shifrat e numrit tė vdekjeve ndryshon nga 200,000 deri nė 1.8 milion, dhe ndonėse nuk ka konsensus ndėrkombėtarė rreth numrit tė saktė tė vdekjeve tė popullatės armene, shumica e burimeve perėndimore mendojnė qė ky numėr ėshtė sė paku njė milion. Gjenocidi Armen ėshtė rasti i dytė mė i studiuar i ēka quhet gjenocid dhe shpesh krahasohet me Holokaustin.
Armenėt nė Anadolli
Nė vitin 1914, para Luftės sė Parė Botėrore, Perandoria Otomane kishte rreth 2 milion armen, shumica e tė cilėve ishin armen ortodoksė apo katolik. Deri kah fundi i shekullit 19-tė, armenėt quheshin "millet-i sadika" (komb i besueshėm) nga otomanėt, pasi qė jetonin nė harmoni me grupet tjera etnike nė Anadollin Lindor pa ndonjė konflikt tė madh me autoritetet qendrorekjo edhe pėrkundė ndryshimeve religjioze dhe etnike dhe faktit qė armenėt e krishterė duhej tu nėnshtroheshin ligjeve Islamike dhimmi. Pėrderisa popullata armene nė Anadollin Lindor ishte e madhe dhe e gropuar, nė pjesėn perėndimore jeton po ashtu njė komunitet i madh, shumica e tė cilėve jetonin nė kryeqytetin Stamboll ku njė komunitet i konsiderueshėm ekziston edhe kėtė ditė. Komuniteteve nė Anadollin Lindore ju shkaktua shumica e viktimave.
Gjenocidi Armen
Para Luftės sė Parė Botėrore, Perandoria Osmane u vu nėn qeverisjen e Turqve tė Rinj. Nė fillim, disa organizata politike armene pėrkrahėn Turqit e Rinj, me shpresė se do tė ketė ndryshime nga politika e Abdul Hamidit ndaj popullatės nė pėrgjithėsi dhe asaj armene nė veēanti. Nė kėtė mėnyrė, shumė armen u zgjodhėn pėr nė Parlamentin otoman, ku disa vazhduan pjesėmarrjen gjatė tėrė Luftės sė Parė Botėrore.
Mė 1914, qeveria otomane e nxori njė ligj tė ri pėr tė pėrkrahur luftėn qė kėrkonte tė gjithė meshkujt e moshės madhore gjer nė 45 vjeē qė ose ti bashkėngjiten ushtrisė otomane ose tė paguajnė tarifė tė veēantė pėr tu pėrjashtuar nga kjo kėrkesė. Nė fundin e vitit 1914, armenėt u akuzuar pėr tradhti dhe (simpati-siding) pėr Rusėt, dhe planet pėr njė evakuim tė dhunshėm nga fronti pėr nė Sirinė e sotme u krijuan.
Mė 24 prill, 1915, qeveria e Turqve tė Rinj urdhėroj zhvendosjen e qindra mijėra, e ndoshta mė shumė se njė milion, armen nga Kaukazi pėr nė Mesopotami dhe Sirinė e sotme. Njė rrjedhojė e kėsaj zhvendosje ishte numri i lartė i tė vdekurve. Statistikat e numrit tė tė vdekurve janė tė debatueshme por qėndrojnė diku nga 200,000 nė 1.8 milion. Dokumente zyrtare gjermane dhe austriake raportojnė se numri total mund tė jetė mbi njė milion, ndėrsa raportet otomane flasin pėr 800,000 tė vrarė (me ndoshta njė milion tė vdekur); shumica e shkollarėve perėndimor e pranojnė pohimin se sė paku njė milion vdiqėn. Qeveria turke, shumica e shkollarėve turq, dhe disa shkollar perėndimor nuk pajtohen me kėto shifra, duke pretenduar qė numri i viktimave ishte shumė mė i vogėl.
Kampet
Perandoria otomane kishte krijuar 25-26 kampe tė mėdha pėrqendrimi (Deir-Zor, Ras Ul-Ain, Bonzanti, Mamoura, Intili, Islahiye, Radjo, Katma, Karlik, Azaz, Akhterim, Mounboudji, Bab, Tefridje, Lale, Meskene, Sebil, Dipsi, Abouharar, Hamam, Sebka, Marat, Souvar, Hama, Homs dhe Kahdem), nėn komandėn e Ēukru Kaya, njė nga dorėt e djathta tė Talat Pashės. Shumica e kampeve gjendeshin afėr kufijve me Irakun dhe Sirinė, dhe disa ishin vetėm kampe tė pėrkohshme transite. Kampe tė tjera u pėrdorėn vetėm si zona pėr varrosje masivesi Radjo, Katma, dhe Azaz. Pas raporteve tė vdekjeve, kampet Lale, Tefridje, Dipsi, Del-El, and Ras Ul-Ain u ndėrtuan veēanėrisht pėr ata qė kishin vetėm disa ditė jetė. Shumica e rojeve brenda kampeve ishin armen.
Pothuaj tė gjitha kampet, duke pėrfshire edhe mė tė mėdhatė ishin nėn qiell tė hapur. Sipas Gjykatės Ushtarake, kampet tjera ishin kampe jo zyrtare tė Gjysme-hėnės se Kuqe tė cilat pėrdoreshin pėr vrasje me injeksion tė morfinės dhe pastaj trupat hidheshin nė Detin e Zi. Nė rastet tjera, sipas tė dhėnave, kishte vrasje tė shkalles se vogle dhe kampe pėr djege ku popullatės armene i thuhej tė shkoj nė njė zone tė caktuar, dhe pastaj digjej bashkėrisht. Tė dhėna tė tjera nga gjyqi ushtarak sugjerojnė se instilacione gazi ekzistonin po ashtu. Dėshmitė nė gjyq na bėjnė me dije se Dr. Saib dhe Nail, njė zėvendės Ittihadist, drejtonin dy ndėrtesa shkollore qė pėrdoreshin si kampe pėr shfarosjen e fėmijėve.
Organizata Speciale (Teshkilati Mahsusa)
Njė organizatė special u themelua nė dhjetor tė 1911 nga qeveria otomane. Organizata e dytė, e cila morri pjesė nė ēka ēoj nė shkatėrrimin e komunitetit armeno-otoman u themelua nga Ittihad ve Terraki nė korrik 1914 dhe pėr ndryshim nga e para nuk i duheshin urdhra nga qeveria pėr tė vepruar. Mė vonė, mė 1914, qeveria otomane vendosi drejtimin e kėsaj organizate duke liruar kriminel nga burgjet qendrore pėr tju bashkangjitur kėsaj organizate speciale. Sipas komisioneve otomane pranė gjyqit ushtarak, si komisioni Mzhar, nė Sivas, qė me 24 nėntor 1914, 124 kriminel u liruar nga burgu Pimian, e cila u pasua me lirimin e 49 kriminelėve nė Ankara disa muaj mė pas. Prej fundit tė 1914-ės deri tė fillimi i 1915-ės, qindra tė burgosur u liruan pėr tu bashkangjitur mė pas me kėtė organizatė qė mė vonė u ngarkua pėr tė pėrcjellur konvojet e armenėve tė deportuar, gjersa numri u rritė nė mijėra. Komandanti i armatės sė tretė otomane, Vehib, i quante kėta anėtarė tė organizatės speciale kasapė tė qenies njerėzore.
Sipas tė njėjtave komisione dhe burimeve tjera, kriminelėt zgjidheshin anėtarė tė organizatė speciale nė bazė tė egėrsisė. Komisioni Mazhar gjatė gjyqit ushtarak, ka ofruar lista tė kėtyre kriminelėve; nė njė rast, nga 65 kriminel tė liruar 50 ishin burgosur pėr vrasje. Procesi i zgjedhjes sė kriminelėve, ku morėn pjesė edhe mjek, sipas kėrkuesve perėndimor ėshtė tregues i qartė i qėllimeve kriminele tė qeverisė pėr tė shkaktuar vrasje masive tė popullsisė armene.
Krijoni Kontakt