Close
Faqja 10 prej 36 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 710
  1. #181
    100%Shqiptar Maska e DJAL_PELIVAN
    Anëtarësuar
    04-12-2006
    Vendndodhja
    Texas USA
    Postime
    291
    Dashuri , imazh ,simpati ,ndjenje ,perjetim .100% stres

  2. #182
    BeLeGu Maska e KaLajsi
    Anëtarësuar
    19-05-2004
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    365
    midis endrres dhe realitetit nuk ka diference ,sepse ti e ben reale ate qe gjithmon kam enderruar ... te dua
    Jufka ime ...

  3. #183
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Çdo ditë po vdes nga pak, se dhemjen e kam afër e ty të kam larg. Kam prit e nuk ke ardhë,
    pse s’më vrave ti, po më le të gjallë. Vonë është, vonë është për të qar, vonë është për të qesh,
    vonë është përseri pran meje të jesh!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #184
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Kur një zë i lenduar do që të tregojë diçka, dëgjoje me vëmendje se për ty shumë dashuri ka!!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e gangster_
    Anëtarësuar
    04-10-2007
    Postime
    4
    Dashuria mbi te gjitha , por paraja ben gjithcka
    Seksi eshte si droga `` Sa me shume te kesh aq me shume kerkon``

  6. #186
    hmmm godd
    Anëtarësuar
    12-10-2005
    Vendndodhja
    permet
    Postime
    34
    Do dua ndonjehere dike po kurre si dikur dike

  7. #187
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Nëse e don Bukurin, atëhere mos më duaj mua, sepse ka tjere që jane më të bukur se unë. Nëse e don mençurin,atëhere mos më duaj mua, sepse ka tjerë që jane më të mençur se unë.
    Nëse e don pasuri, atëher mos më duaj mua,sepse ka tjer që jan më të pasur se unë.
    Por nëse e don dashurin, atëhere duam vëtëm mua,sepse nuk ka asnjë që të dashuron më shum se unë!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #188
    DaRk §©®îþt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anëtarësuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634

    Thumbs up Thënie per dashurinë!

    Nese sheh yjet qe bie nga qielli
    Jane lotet e henes qe bien per diellin
    Nese me sheh mua me lot ne sy
    Jane lotet e mallit qe bien per ty

    Sa kohe larg teje do te jem
    Mall ne zemer do te kem
    Nese me sheh me lot ne sy
    Dije se un po vuaj shum per ty


    Te dua

    Te dua kujt ti drejtohesh,kujt ti thuash te duaaa,kend ta duash,fjala te duaaa eshte shum leht edhe te thuash edhe te shkruash por ate fjale ta perjetosh edhe ta mbash ne thellsi te shpirtit eshte shum rende...

    Kur te thuash fjalen te duaaa,duhet te ndjesh diqka edhe te perjetosh diqka gje qe nuk mundish ta shpjegosh me ate te shkrimit,vec ai njeri i cili e thot me seriozitet ate

    Lene se ja kam kaluar Naim_Frasherit.Respekte nga ThE_DaRk_NiGhT
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  9. #189
    DaRk §©®îþt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anëtarësuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    ~~Ata me paten munduar,
    dhe zemeruar sa ska,
    disa me dashurine e tyre,
    me urretjen e tyre disa

    Por ajo qe me shume me
    mundoi, zemeroi, trishtoj
    Ai kurre sme urreu...
    dhe kurre sme dashuroj...~~

    Bjere pra kitaren,
    do kendoj per ty,
    per dy syte tende,
    per te kaltrat sy.



    When I first came here, this was all swamp. Everyone said I was daft to build a castle on a swamp, but I built in all the same, just to show them. It sank into the swamp. So I built a second one. That sank into the swamp. So I built a third. That burned down, fell over, then sank into the swamp. But the fourth one stayed up.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  10. #190
    DaRk §©®îþt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anëtarësuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634

    Thenie per Dashurine

    un them ...
    Kur njeriu dashuron nuk ka frike...
    Miqesia e vertete nuk e njeh ziline dhe dashuria e vertete nuk i njeh nazet...
    Qesh me Dashurine ai qe nuk ka qene kurre i brengosur prej saj...
    Ne dashuri teper nuk eshte Mjaft....
    Xhelozia lind me dashurine po nuk vdes gjithmone bashke me te...
    Ne rini jetojme qe te dashurojme ne pleqeri dashurojme qe te jetojme...
    Dashuria ben boten te rrotullohet ose e thene ndryshe
    Love makes the world go around
    Gold makes the world go around too
    Dashuria eshte cmenduria e nje njeriu per aq kohe sa e jeton
    dashuria s'eshte egoiste
    menyra me e mire per te dashuruar eshte te dashurosh sikur s'ke qene lenduar asnjehere
    Kur je i trishtuar shih ne syte e atij qe dashuron dhe ne ato sy do te gjesh forcen per te buzeqeshur
    Ndoshta eshte budallallek te qash per dike, por eshte e mrekullueshme te mendosh qe lotet mund te thone ate qe fjalet s'e thone dot kurre
    Kurre mos ji i friksuar ti thuash dikujt qe e do, ata mund te ta thyejne zemren, por ti mund te thyesh te tyren nqs nuk ja thuaj
    Dashuria sheron njerezit, te dyja palet, edhe ata qe e japin dhe ata qe e marrin
    Dashuria nuk ka te beje me ate cfare ti pret te marresh, ajo ka te bej me ate qe ti do te japesh- e cila eshte gjithcka





    Dashuria eshte gezimi per tu bere dy.
    Dashuria eshte frika per tu bere tre.
    Dashuria eshte tmerri per te ngelur nje.
    Dashuria eshte dobesia fizike e shpirtit
    Dashuria eshte poezia e ndjenjave



    Dashuria eshte nje Keshtjelle me mure te larta, qe ka vetem nje porte.Kur futesh

    ne te kjo dere mbyllet per te mos u hapur me kurre, dhe per te te lene ne gjelberimin e pafund te kopshteve te keshtjelles

    Dashuri ashte qe te ben te dashurosh

    Dashuria eshte qe te ben te gezosh,

    Dashuria eshte qe te ben te vajtosh

    Dashuria eshte lumturi kur e ke prane

    Dashuria eshte sherim kur ke doktorrin ose doktorreshen afer.

    Dashuria eshte semundje dhe iluzion kur je larg.

    Dashuria eshte vuajtje kur je i sinqerte."

    Dashuria ta djeg zemren si zjarri drute.

    Dashuria eshte verbim kur vendoset para arsyes."

    Dashuria eshte shurdhim kur te largon nga njerzit e tjere.

    Dashuria eshte memece kur nuk ke fantazi."



    Dashuria eshte e shkurter kur dashurohesh mbas te bukures.

    Dashuria eshte roberi kur dashurohesh ndaj pasurise.

    Dashuria eshte liri dhe lumturi kur dashurohesh me njeriun e mire.

    Dashuria qendron ne zemer prandaj sduhet te zgjedhi vetem me sy.

    Sakrifica ,sinqeriteti ,fantazia, arsyeja ,xhelozia dhe besimi ..... jane velat e dashurise pa to ajo humbet ne detin e trazuar te jetes komplekse
    Dashuria eshte celsi prej floriri qe hap dyerte e lumturise.
    Shoqeria perfundon ne dashuri ndonjehere, dashuria ne shoqeri ? Kurre
    Ne qofte se e do dike lere te lire, nqs ai vjen tek ty, eshte i joti, nqs nuk vjen, ska qene, dhe nuk do te jete i joti asnjehere.
    Gezimi eshte rrjeta e dashurise qe ze shume shpirtra
    DASHURIA ESHTE HUMNER QE PO RE STE GJENDEN ME AS KOCKAT
    DASHURIA ESHTE SEMUNDJE E PASHERUESHME
    DASHURIA ESHTE SYRI I NJE TE VERBRI DHE DEGJIMI I NJE TE SHURDHERI
    PA DASHURI SKA JETE DHE JETE PA DASHURI KURR SMUND TE
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  11. #191
    DaRk §©®îþt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anëtarësuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    e tera kjo thuhet :

    Do te levdoj dashurine
    barabar me perendine
    se dashuria e vertete
    na mban te gjalle ne jete
    Se kam pare perendine
    shoh ngahere dashurine
    dashuria mbreteron
    se njeriu pa te srron
    Cilen te besojme tanime
    perendine a dashurine
    perendija e vertete
    eshte dashuria vete



    Kush vjen për mirë troket në derë; kush dashuron, derën e gjen të hapur.
    Tagora

    Ngrije urën e dashurisë deri në diell, vetëm ajo na lidh me jetën, vetëm ajo na lidh me njerëzit.
    A.Podrimja

    Dashuria i ka ligjet e veta të zhvillimit, stinët e veta jetësore si lulja , jeta e njeriut. Ajo ka pranverën e hershme, verën e nxehtë dhe, pas tyre, vjeshtën e cila për disa është e nxehtë, e ndritshme dhe frutdhënëse, ndërsa për disa të tjerë e ftohtë, e zymtë dhe e mjerë.
    Bjelinski

    Në fillim të dashurisë dashnorët flasin për të ardhmen, e kur ajo është nga fundi, flasin për të kaluarën.
    Karlo

    Dashuria është zjarr i furishëm. Atë s'mund ta shuajë dot as uji i bekuar. Madje as gjaku. Pregeli

    Dashuria? Në fillim fjalë të mëdha, pastaj fjalë të pakta e në fund fjalë të shumta.
    Pajeroni

    Të lutem, më duaj pak, në qoftë se dëshiron të më duash gjatë.
    Herriku

    Dashuria është çelës që tek njeriu çel çdo gjë.
    Hoperi

    Dashuria është fati, të cilin ia japim njeri-tjetrit.
    Sandi

    Dashuria është i vetmi pasion që nuk duron as të kaluarën, as të ardhmen.
    Balzaku

    S'ka dyshim që dashuria është fshehtësi e pashpjegueshme.
    Myse

    Asnjëherë nuk dashuron mjaft, në qoftë se nuk dashuron shumë.
    Peshi

    Njerëzve u pëlqen më shumë dashuria se martesa, për këtë arsye romanet janë më argëtues se historia.
    Shetmfori

    Të dashurosh do të thotë të duash një tjetër më shumë se veten.
    Femau

    Dashnorët në botë shohin vetëm veten, harrojnë se i shohin të tjerët.
    Platoni

    Kur dashuron, edhe majmuni të duket i bukur, kur nuk dashuron nuk të pëlqen as lulja lotos.
    Kineze

    Njerëzit më tepër mundohen për bukën dhe dashurinë.
    Japoneze

    Dashuria asnjëherë nuk lind në shpirtin e prishur.
    Ikbali

    Vajza më shumë i beson dashurisë, se sa nënës së vet.
    Gëte

    Nuk është vështirë të dashurosh, vështirë është ta shprehësh atë.
    Myse

    Dashuria lind, jeton dhe vdes në sy.
    Shekspiri

    Të frikësohesh nga dashuria do të thotë të frikësohesh nga jeta, e ata që frikësohen janë tri herë të vdekur.
    Raseli

    Çdo dashuri kalon, kurse mosmarrëveshjet mbesin përgjithmonë.
    Dostojevski

    Më duket se mund të dashurojnë shumë vetëm ata që dinë edhe të urrejnë shumë.
    Cezari

    Në qoftë se je njeri bëj dashuri, në qoftë se je lule bëhu mimozë.
    Hygo

    Më mirë të dashurosh dhe të humbësh, se sa asnjëherë të mos humbësh.
    S.Bemardi

    Të dua sepse më dhe dashurinë. E dua dashurinë sepse ma dhe ti.
    Bodleri

    Një dashuri është, por kopje të saja ka me mijëra.
    La Rosh*****o

    Nga gjithë pasionet, dashuria është më e fuqishmja, ajo në të njëjtën kohë sulmon zemrën, kokën dhe vetëdijen.
    Volteri

    Dëshira dhe dashuria janë krahë për vepra të mëdha.
    Gëte

    Dashuria është prore fisnike dhe e bukur, por e vërteta kujdeset që ajo të kalojë nëpër pyllin e hithërave.
    Keseli

    Ç'është risia? Një ëndërr. Ç'është dashuria: përmbajtja e ëndrrës.
    Kierkegardi

    Dashuria është hapësirë dhe kohë e matur me zemër.
    Prusti

    Pas dashurisë nuk ka gjë tjetër, veç vdekjes.
    Zola

    Më fatkeq nga të gjithë njerëzit është ai që nuk dashu-ron më, e që nuk mund të harrojë dashurinë e parë.
    Mickijeviçi


    Dashuria është jeta, është lumturia që ia mbush zemrën, është atmosfera ku ajo merr frymë si të dojë, është himni i amshuar që ia drejton krijuesit.
    P.Vasa


    Dashuria është fizikë, ndërsa martesa kimi.
    Dyma

    Dashuria është si zogu, që më shumë dëshiron dënim nga një dorë se lëmoshë nga dora tjetër.
    Koltoni

    Në dashuri është e lejuar çdo gjë: himni, tradhtia, mashtrimi.
    La Fonteni

    Rruga më e gjatë për në varr është rrruga e dashurisë
    Spamjolle

    Dashuria sheh përmes syzeve magjike, të cilat bakrin e shndërrojnë në ar, varfërinë në pasuri e guralecët në margaritarë.
    Servantesi

    Kur njeriu ka dashuri, s'ka frikë.
    Konfuçi

    Edhe në kasollen më të vogël ka vend për dy të dashuruar.
    Shileri

    Dashuria është moralisti më i këndshëm dhe më i qetë.
    Bekoni

    Dashuria platonike është vullkan pa erupcion.
    Pitigrili

    Dashuria është ajo pa të cilën nuk mund të jetohet.
    Remarku

    Shumicës së njerëzve u duhet më shumnë dashuri, se sa e meritojnë.
    Ebner -Eshenbahu

    Dashuria nuk fitohet, ajo vjen vetvetiu.
    Ueselmani


    Dashuria është tërë jeta e gruas, kurse një episod në jetën e mashkullit.
    De Stali

    Dashuro të tjerët nëse do të të dashurojnë.
    Seneka

    Sigurisht, është vështirë të jesh pa dashuri tek ende ke dëshirë të dashurosh, por shumë më vështirë të të dashurojnë kur nuk e do më dashurinë.
    Kurtleni

    Ai u martua me të sepse e dashuroi. Ajo e deshti atë,sepse u martua.
    Gilli

    Ç'është dashuria? Rast i volitshëm për dhembje të gjatë.
    Eminesku

    Koha zakonisht është e bukur, kur bën dashuri.
    Stivensoni

    Besnikët njohin vetëm anën triumfuese të dashurisë, kurse të pabesët edhe tragjiken.
    Vilde

    Më ëmbël se dashuria nuk ka, por pas saj vjen urrejtja.
    Longfellou

    Dashuria ua merr mendtë atyre që i kanë dhe ua jep atyre që nuk i kanë.
    Didroi

    Kur dikush dashuron, ai fillon ta mashtrojë vetveten dhe përfundon duke mashtruar të tjerët.
    Uajldi

    Antitezë e dashurisë nuk është e thënë të jetë përherë urrejtja. Mund të jetë një dashuri e re.
    Kotarbinski

    Kur njeriu kupton pse dashuron, atëhere pushon së dashuruari.
    Jesenski


    Në qoftë se dashuron, askush nuk mund të të bëj gjë.
    Kieopatra

    Miqësia dhe dashuria janë dy lule në një rrënjë. Vetëm se dashuria ka disa petale më shumë.
    Klopshtoku

    Ku sundon dashuria nuk ka as të mëdhenj as të vegjël.
    Japoneze

    Në qoftë se miqësia nuk përmban dashuri, dashuria përmban miqësi.
    De KosteriDashuria është e amshuar deri sa zgjat.
    Renie

    Ikja është fitoria e vetme në dashuri.
    Bonaparti

    Dashuria është më e vjetra, më e reja, e vetmja ngjarje botërore.
    Rikerti

    Të dashurosh nuk do të thotë të jesh i lumtur, do të thotë të zgjedhësh vuajtjen tënde.
    Gogoli

    Dashuria është shpesh rezultat i kurorëzimit
    Molieri

    I frikohemi vetëm atij që e duam.
    Tolstoi

    Dashuria është si sëmundja infektuese: sa më tepër njeriu frikësohet aq më tepër e pëson.
    Dekobra

    Dashuria lind nga besimi, jeton nga shpresa por vdes nga mëshira.
    Monteskie

    Dashuria është si supa: lugët e para janë shumë të nxehta, të fundit shuraë të ftohta.
    Manjani

    Dashuritë e mëdha janë të rralla, siç janë të rralla veprat e mëdha.
    Adleri

    Kur ndonjë dashurie i vjen fundi, të dobëtit kukasin dhe menjëherë gjejnë dashnore të reja, kurse të mençurit me kohë i kanë pasur të rezervuara.
    Uajldi


    Tragjedia e madhe e jetës nuk është se njerëzit vdesin, por se pushojnë së dashuruari.
    Momi

    Dashuria nuk ka vite. Ajo lind çdoherë.
    Paskali
    j

    Kush ndalet të mendohet për dashuri, nuk dashuron më.
    Kocebu

    Dashuria bën çudira çdo ditë: ajo dobëson të fuqishmin, forcon të dobëtin, nga i mençuri bën budallain, i nga budallai të mençurin, favorizon pasionet dhe zhduk arsyen. Me një fjalë, i përmbys gjërat.
    Polaku

    Të jesh i dashuruar do të thotë më tepër se të jesh i pasur, sepse do të thotë të jesh i lumtur.
    Tileri

    Kam lexuar diku se dashuria është kapitulli i parë në librin e madh të mosmirënjohjes.
    Sandi

    Dashuria është çështje e ndjenjave e jo e dëshirave. Nuk mund të dashuroj pse dua, e më së paku pse duhet, andaj dashuria e obliguar është e marrë.
    Kanti

    Dashuria fitohet me dashuri.
    Spanjolle

    O zot, kur të vdes, ruaje në qetësinë tënde vetëm një fjalë për mua:"Kam dashuruar".
    Tagora

    Dashuria çdoherë është fillimi i dijes, siç është zjarri fillimi i dritës.
    Lagerlefi

    Derisa dashuria është e verbër, s'ka arsye për ndarje.
    Z.Lençi

    Dashuria është ndoshta i vetmi shikim i përkryer që mund ta hedhim në amshim.
    Hajsi

    Gjendja e dashurisë si duket është e vetmja gjendje normale e shpirtit të njeriut.
    Çehovi

    Të dua më shumë se dje, e më pak se nesër.
    Zheraldi

    Kam pirë që t'ju harroj. Por për fat të keq, kur jam dehur, ju kam parë dyfish.
    Ashardi

    Dashuria është një lindje e re.
    Gjermane

    Dashuria është pëlhurë që thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qëndisje.
    Volteri

    S'është i mirë gardhi me ristela, as dashuria në fqinjësi të mirë; i mirë është gardhi me dërrasa dhe dashuria në largësi.
    Rumune

    Sa më shumë gjykohet, aq më pak dashurohet.
    Shamfori

    Atje ku ka më shumë dashuri, atje edhe dhembja është më e madhe.
    Qosja

    Për dashnorin s'ka gjë më të ëmbël se lotët kur fshi-hen në duart e së dashurës.
    S.Frashëri

    S'ka diell pa dritë, as njeri pa dashuri.
    Gëte

    Mundet ndonjëherë të harrohet çka është dashuria?
    Ruso

    Dashuria është një ngjarje botërore, por private.
    Polgari

    Të ndahesh vetëm pse më nuk e do është budallallëk, njësoj si të martohesh me dikë vetëm pse e do.
    Gabori

    Dashuria është përmbajtja e vetme e gjërave në këtë kohë të pakuptimtë.
    Habe

    Kur njeriu dashuron, dëshiron të bëj diçka, prandaj dëshiron të sakrifikojë, dëshiron të shërbejë.
    Heminguei

    Dashuria është si rrobat: kënaqësi është kur i ndërron shpesh.
    Fleçeri

    Ta kërkosh me arsye rrugën tek dashuria, është njësoj si të kërkosh diellin me qiri.
    Rumi



    Vetëm dashuria mund ta ndërtojë brenda një nate Murin Kinez.
    Koreane

    Jeta pa dashuri është si viti pa pranverë.
    Suedeze

    Me atë që duhemi, tallemi më së shumti.
    Franceze

    Çdo ndarje është një pjesë e vogël e vdekjes.
    Fmnceze

    Bukuria për një herë, dituria për gjithë herë.
    Shqipe

    Bukuria është si lulja kur lulëzon, por shpejt vyshket.
    Italiane

    Bukuria është premtim i fatit.
    Stendali

    Të bukura janë vetëm ato gjëra, që nuk na interesojnë.
    Uajldi

    Ishte e bukur si gruaja e huaj.
    Morandi

    Ari është i bukur, por bukuria ia tajkalon.
    Masingjeri

    Bukuria e vërtetë, si dhe mençuria e vërtetë është shumë e thjeshtë dhe e kuptueshme për të gjithë.
    Gorki

    Bukuria është diç shtazarake nëse nuk përshkohet edhe me mençuri.
    Demokriti

    Bukuria frenon çdo zemërim.
    Gëte

    Në gjumë dhe në errësirë çdo gjë është e bukur.
    Vidmari

    Bukuria e tërheq vjedhësin më tepër se ari.
    Shekspiri

    Gruaja e bukur e vera e ëmbël, farmak për zemër.
    Shqipe

    Bukuria është burimi i të gjitha dashurive dhe fatkeqësive të mëdha.
    Lakorderi

    Vetëm e vërteta është e bukur.
    Dekarti

    Bukuria është letra që i rekomandohet zemrës.
    Shopenhaueri

    Qeni për qenin është më i bukuri, ashtu si njeriu për njeriun.
    Epiharmi

    Të bukurit janë të bukur vetëm pse janë të rrethuar nga të shëmtuarit.
    Shezali

    Mbretëresha e vetme e vërtetë është bukuria e gruas: sundon posa të paraqitet.
    Shileri

    Nuk është e bukur ajo që është e bukur, por e bukur është ajo që ju pëlqen.
    Italiane

    Bukuria është burim i pashtershëm i gëzimit për atë njeri që di ta gjejë këtë burim.
    Kareli

    Të bu****e çdo gjë u falet.
    Boigny

    Bukuria gjithmonë u sjell femrave dhe meshkujve më shumë dhembje se sa gëzim.
    Tomazeu

    Dashuria e parë është më e ëmbël se mjalti i bletëve.
    Dctgestane

    Dashuritë e para janë si dhëmbët e parë: dalin pa dhembje dhe ua lëshojnë vendin të tjerëve.
    Dyma i Ri



    Vetëm dashuria mund ta ndërtojë brenda një nate Murin Kinez.
    Koreane

    Jeta pa dashuri është si viti pa pranverë.
    Suedeze

    Me atë që duhemi, tallemi më së shumti.
    Franceze

    Çdo ndarje është një pjesë e vogël e vdekjes.
    Fmnceze

    Bukuria për një herë, dituria për gjithë herë.
    Shqipe

    Bukuria është si lulja kur lulëzon, por shpejt vyshket.
    Italiane

    Bukuria është premtim i fatit.
    Stendali

    Të bukura janë vetëm ato gjëra, që nuk na interesojnë.
    Uajldi

    Ishte e bukur si gruaja e huaj.
    Morandi

    Ari është i bukur, por bukuria ia tajkalon.
    Masingjeri

    Bukuria e vërtetë, si dhe mençuria e vërtetë është shumë e thjeshtë dhe e kuptueshme për të gjithë.
    Gorki

    Bukuria është diç shtazarake nëse nuk përshkohet edhe me mençuri.
    Demokriti

    Bukuria frenon çdo zemërim.
    Gëte

    Në gjumë dhe në errësirë çdo gjë është e bukur.
    Vidmari

    Bukuria e tërheq vjedhësin më tepër se ari.
    Shekspiri

    Gruaja e bukur e vera e ëmbël, farmak për zemër.
    Shqipe

    Bukuria është burimi i të gjitha dashurive dhe fatkeqësive të mëdha.
    Lakorderi

    Vetëm e vërteta është e bukur.
    Dekarti

    Bukuria është letra që i rekomandohet zemrës.
    Shopenhaueri

    Qeni për qenin është më i bukuri, ashtu si njeriu për njeriun.
    Epiharmi

    Të bukurit janë të bukur vetëm pse janë të rrethuar nga të shëmtuarit.
    Shezali

    Mbretëresha e vetme e vërtetë është bukuria e gruas: sundon posa të paraqitet.
    Shileri

    Nuk është e bukur ajo që është e bukur, por e bukur është ajo që ju pëlqen.
    Italiane

    Bukuria është burim i pashtershëm i gëzimit për atë njeri që di ta gjejë këtë burim.
    Kareli

    Të bu****e çdo gjë u falet.
    Boigny

    Bukuria gjithmonë u sjell femrave dhe meshkujve më shumë dhembje se sa gëzim.
    Tomazeu

    Dashuria e parë është më e ëmbël se mjalti i bletëve.
    Dctgestane

    Dashuritë e para janë si dhëmbët e parë: dalin pa dhembje dhe ua lëshojnë vendin të tjerëve.
    Dyma i Ri



    Dashuria e parë i ngjan borës së parë, rrallë ndonjëherë mbetet.
    Finlandeze.

    Barra e madhe mund për deve, dashuria e madhe mund për zemër.
    Mongoleze

    Dhuratë e mirë nga i dashuri është edhe një tufë bari.
    Azerbejxhane

    Dashuria as nuk mundet të blihet, as nuk mundet të shitet. Çmimi i vetëm i dashurisë është dashuria.
    Angleze

    Dashuria është e verbër, por shihet prej së largu.
    Italiane

    Dashuria e parë është shumë e madhe dhe njëkohësisht shumë e vogël.
    Hygo

    Nga të gjithë budallallëqet që bën një vajzë, më i madhi është dashuria e saj e parë.
    Kocebu

    Njeriu ka shumë dashuri të mëdha e të vogla në jetë, por ka vetëm një dashuri të parë.
    Dostojevski

    Në dashurinë e parë gruaja do dashnorin, në të tjerat do dashurinë.
    La Roshfitko
    Ai që të detyron të qash, ai edhe të do.
    Shqipe

    Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s'ka asnjë shije.
    S.Frashëri

    Kur njeriu e ka zemrën plot me dashuri, shpirti i ushqehet me shpresa.
    P.Vasa

    -Pse dashuron?
    -Që të lirohem prej një pjese tjetër të dhembjes që s'e shterr puna krijuese dhe që të frymëzohem për punë.
    Qosja

    Dashuria dyshon dhe beson me të njëjtën forcë.
    Xoxa

    Të dashurosh do të thotë të robërohesh nga vetvetja.
    Spasse

    Kush nuk mund të tregojë sa dashuron, ka njohur vetëm një dashuri të dobët.
    Petrarka

    Dashuria është iluzion.
    Uajldi

    Mësoni, mësoni, mësoni dhe do të bëheni të arsimuar; dashuroni, dashuroni, dashuroni dhe do të bëheni të mëdhenj.
    Tomaseu

    Në dashuri nuk është rritur askush.
    Eemarku

    Dashuria dhe fati ndërlidhen kështu që k'ush është imun në dashuri, imun është edhe në fat.
    Sheli

    Kush dashuron nuk guxon të flasë për viktima.
    Bjernsoni

    Në qoftë se askush nuk na do, atëhere as veten tonë nuk e duam.
    De Stali

    Në dashuri është e mundur të falësh shumëçka, por jo edhe të harrosh.
    Shamfori

    Dashuria ka dy përcjellës: të mirën dhe durimin.
    Aligieri

    Dashuria ushqehet me shpresë.
    Lao Ce

    Dashuria është si ngarja e automobilit: starton ngadalë, vozit shpejt, por frenon vetëm kur është, shumë 5 vonë.
    Sagani





    Puthja i ka gdhendur buzët.
    Xoxa

    Puthjet janë lajmëtaret e zemrës.
    Midëltoni

    Momenti më i bukur në dashuri, qe vërtetë na deh, është hyrja: puthja.
    Zheraldi

    Duhet ditur se puthja e parë nuk jepet me buzë por me sy.
    T.Bernardi

    Puthjet për gratë janë si gotat e verës për ne: një pastaj edhe një, derisa nuk shtrihemi.
    Linderi

    Kur puthja flet shumë, atëhere sigurisht nuk punohet për botimin e parë.
    Houpi

    Të puthësh është si të pish ujë deti. Sa më shumë të pish aq më shumë ndien nevojë.
    Firdusi

    Kam puthur dhe kam pirë, gruan dhe cigaren e parë, të njëjtën ditë; prej atëhere s'kam pasur kohë kurrë më për cigare.
    Toskanini

    Oshëtima e puthjes nuk është aq e vrullshme si e topave, por vrulli i saj zgjat më shumë.
    Holmsi

    Njerëzit puthen që të mos grinden.
    Sartri

    Urrejtja dëmton shëndetin.
    Dekarti

    Mendojmë se jemi të pastër, ngase urrejmë atë që nuk e dëshirojmë.
    Jursenari

    Vetëm dashurohet dhe urrehet pa arsye.
    Renardi

    Kur urrehet deri në moshën dyzet vjeçare, urrehet përgjithmonë.
    Konfuçi

    Urrejtja është e shkurtër, kurse dashuria e pakufishme.
    Mistrali

    Njerëzit gjithmonë urrejnë më së shumti atë që më së tepërmi e lakmojnë.
    Menkeni

    Ashpërsia lind frikën, por vrazhdësia lind urrejtjen.
    Bekoni

    Luftën e ka krijuar natyra, urrejtjen e ka gjetur njeriu.
    Çapeku

    Xhelozia ushqehet me dyshim: ajo shndërrohet në çmendi ose zhduket fare në çastin kur nga dyshimi kalon në siguri.
    Morrisi

    Aty ku ka dashuri, aty ka xhelozi.
    Shekspiri

    Xhelozia lind çdoherë me dashurinë, mirëpo jo çdoherë vdes me të.
    Shopenhaueri

    Vetëm qentë dashurojnë pa xhelozi.
    Gorki

    Zëri i xhelozisë është zëri i natyrës, kërkon monogaminë.
    Xhoberti

    Zemra bën gjithçka.
    Molieri

    Asgjë nuk eshtë më e ëmbël dhe më e fortë se zemra.
    Lihternbergu

    Ç'është zemra? Gjë e rëndomtë: shëndet i mirë dhe kujtime të këqija.
    Heminguei

    Mendimet e mëdha vinë nga zemra.
    Vovennargu

    Arsyeja nuk më ka mësuar për asgje: gjithë ç'di më ka dhënë, më ka zbuluar zemrën.
    Tolstoi

    Kush do ta kuptojë zemrën e tjetërkujt, duhet nisur nga vetja.
    Gjermane

    Ajo që nuk vjen nga zemra, nuk hyn dot në zemër.
    Turke

    Fitorja më e bukur është të fitosh zemrën tënde.
    La Fonteni

    Zemra më e pasur është ajo që as nuk blihet as nuk shitet, por vetëm dhurohet.
    Bernardi



    Martesa i ngjan vdekjes, sepse shumë njerëz arrijnë të përgatitur.
    Tomaseu

    Sido që të jetë, martohuni. Nëse merrni grua të mirë do të jeni të lumtur, nëse merrni grua të keqe, do të bëheni filozof.
    Sokrati

    Ai që ende s'është martuar, ende s'ka bërë ndonjë ga-bim të madh.
    Ginisi

    Martesa pa fëmijë është si dita pa diell.
    Latine

    Martesa është përpjekje që t'i zgjidhim problemet së bashku, probleme që, po të ishim vetëm, kurrë nuk do t'i kishim.
    Sagani

    Nuk ka rëndësi me kë martohet njeriu, sepse është e sigurt se mëngjesin e ardhshëm do ta kuptojë që ai ka qenë dikush tjetër.
    Rogjersi

    Martesa shkon urtë e butë si vallja, plot shfaqje pleqërishte; pastaj vjen pendimi me këmbë të shtrembëra, që shkon përherë e më shpejt derisa zbret në fund të varrit.
    Shekspiri

    Martesa e bërë në sajë të kuptueshmërisë shpeshherë është më e suksesshme, se sa ajo e krijuar në sajë të dashurisë.
    Bekoni

    Martesë e mirë do të ishte ajo midis burrit të shurdhër dhe gruas së verbër.
    Montenji

    Martesa nuk është gjë tjetër veçse një krijesë e çuditshme për të nxirë jetën e njeriut.
    Tolstoi

    Në martesën fatlume njeriu do mësuar se s'është më i lirë, por edhe nuk guxon të mësohet se është i martuar.
    Laubi

    Sidoqoftë, më mirë të jesh i martuar se i vdekur.
    Molieri

    Dashuria është tërë ajo që pas martesës mbetet pendesë.
    Tueni

    Martesa është ferr dhe parajsë.
    Gjermane

    Të martohesh do të thotë t'i dyfishosh përgjegjësitë dhe të humbasësh gjysmën e të drejtave.
    Shopenhaueri

    Martesa është shkencë.
    Balzaku

    Njeriu gjithmonë ka dhe mund të bëjë punë më të rëndësishme se sa të martohet.
    Niçe

    Të ndershmit martohen shpejt, të mençurit kurrë.
    Servantesi

    Njeriu martohet pse nuk gjykon, pastaj shkurorëzohet pse ka durim dhe në fund martohet sërish pse harron.
    Salakru

    Martesa vjen pas dashurisë, mu si tymi pas zjarrit.
    Shamfori

    Martesa; Kështu quaj dëshirën e dyshes që dëshirojnë të shndërrohen në një, por do të bëhen më shumë se dy.
    Niçe

    Lidhja martesore është shkollë e lartë altruiste.
    Balzaku

    Mosha ideale e mashkullit për martesë është rreth moshës nëntëdhjetë vjeçare, dy minuta para vdekjes.
    Sinatra

    Martesa ka probleme të shumta, por jeta e vetmuar nuk ka kurrfarë kënaqësie.
    Xkonsoni

    Martesa është varr i dashurisë, e gruaja kryqi mbi të.
    Safiri

    Nuk ka njeri më komik se filozofi i martuar.
    Niçe

    Martesa e lumtur edhe sot përbëhet prej treshes: burrit, gruas dhe televizorit.
    Buhvaldi

    Martesa e dështuar është kur gruaja kalon aq kohë në kuzhinë sa ç'ka kaluar para pasqyrës para fejesës.
    Tuholski

    Mosmarrëveshjet në martesë më së shpeshti fillojnë kur gruaja flet shumë, e burri dëgjon pak.
    Tuvimi

    Shumë martesa janë dënime me vdekje, ekzekutimet zgjasin me vite.
    Strindbergu

    Bashkëshortët jetojnë më gjatë se të vetmuarit. Mirëpo, për ata kjo është dënim.
    Houpi

    Martesa është shkolla më e mirë e rendit, e mirësisë, e njerëzisë.
    Mirabo

    Martesa është fushëbeteja ku mbaron liria personale.
    Bekoni

    Ekziston vetëm një zgjidhje për martesën pa dashuri: kjo është dashuria pa martesë.
    Hiçkoku



    Në dashuri është mbret ai që dashuron më së shumti.
    Helvecinsi

    Dashuria që mund të vdesë nuk ka qenë dashuri.
    Auerbahu

    Engjejt e quajnë gëzim i qiellit, djajtë e quajnë vuajtje e skëterrës, njerëzit e quajnë dashuri.
    Hajne

    Turpi është mëkat i madh kundër dashurisë.
    Fransi

    Dashuria është epshi më pëshpëritës.
    Uilsoni

    Në luftë është si në dashuri: për të përfunduar duhet t'i shihet fundi.
    Haksli

    Dashuria është e verbër, miqësia përpiqet të mos shohë asgjë.
    Bismarku

    Ata që vdesin duke dashuruar mbesin shehitë.
    Muhameti

    Të jesh i dashuruar në vetvete, është idilë që zgjat tërë jetën.
    Uajldi

    ashuria është si lufta: fillon lehtë, por mbaron vështirë.
    Menkeni

    Shumë njerëz që gjatë tërë jetës kanë dashuruar mund të flasin më pak mbi dashurinë, se sa fëmija i cili e ka humbur qenin para një dite.
    Uajlderi

    Jeni të përshëndetur gjithë ju që dashuroni! Mallkuar qofshin ata që asnjëherë nuk kanë pasur dashuri; më shumë mallkuar ata që ua pengojnë dashurinë të tjerëve.
    Shënim pompejan

    Dashurojmë, sepse dobësitë i kemi të njëjta
    Suifti

    Dashuria është ethe: ajo lind dhe zhduket, kurse dëshira e njeriut para saj nuk ka kurrfarë hise.
    Stendali

    Në dashuri si dhe në luftë, e drejta gjithmonë është në anën e të fortit, andaj femra që dashurojmë gjith-monë do të ketë të drejtë.
    Myse

    Sqarimi i dashurisë është shkatërrimi i dashurisë.
    S.Bernardi

    Dashuria është si fati: nuk do që të vrapohet pas saj.
    Gotje

    Më mirë të mos kesh fare, se sa ta humbësh dashurinë.
    Hebeli

    Nuk është i dashuruar ai që nuk dashuron gjithmonë.
    Euripidi

    Kush do drurin i do edhe degët e tij.
    Molieri

    Në dashuri, edhe shumë është pak.
    Bomarshe

    Biseda më interesante e dashnorëve është kur heshtin.
    Furnie

    Dashuria është sëmundje e rëndë e shpirtit.
    Platoni

    Në dashuri nuk ka shaka. Shumica fillojnë të shtiren se janë të dashuruar, që pastaj të jenë vërtetë të dëmtuar.
    Dosi

    Të mos jesh asgjë dhe të mos duash asgjë, është njësoj.
    Fojerbahu

    Të gjithë ne jemi rezultat i dashurisë dhe i dalldisë.
    Bajroni

    Gjuha e dashurisë ështënë sy.
    Fleçeri

    Dashuria është dobësia më fisnike e mendjes.
    Drajdeni

    Tragjedia e secilës dashuri është zemërgjerësia.
    Momi

    Për dashuri, jo për urrejtje unë jam lindur.
    Sofokliu

    Lufta më e madhe e jetës sonë është dashuria.
    Zilahi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  12. #192
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    E bukur qenka dashurija ne heshtje
    Lum ai qe e perjeton

  13. #193
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Jam ne shpirtin tend
    e lumtur e qeshur!
    jam ne trupin tend
    e humbur e zhveshur!
    jam zjarr e padukshem
    nga hiri i mshefur!
    ne aromen tende
    e papirë e dehur!
    jam si jorgan enderrash
    qe ty te mbulon
    jam dora qe drillet
    kur ty te ledhato.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  14. #194
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Dashuria eshte dicka fisnike,sublime dhe jo nje kaprico ndjenjash,se ndryshe do quhesh aventur.
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  15. #195
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Nuk dhemb me zemra e vrare
    s'do derdh lot per largimin tend
    dashuria e vjeter eshte thare
    zemren ndaj ndjenjave ma bere shkemb !
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  16. #196
    i/e regjistruar Maska e Vdekja
    Anëtarësuar
    20-06-2007
    Postime
    268
    Dashuria lind me nje buzeqeshje ,vazhdon me puthje dhe perfundon me lot !

  17. #197
    Burrels Forever. Maska e Doc_ERI
    Anëtarësuar
    22-06-2006
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    249
    Nese me do,me mua qendro,
    nese me respekto,mos me tradhto,
    nese me beso,asnjeher mos dysho,
    nese je me mua,gjith bota esht ne kembet e tua.

    Fjalet te teperta mbase jan te merzitshme,
    ti je frymezimi i jetes time te perditshme,
    dua te zgjohem me ty ne mengjes,
    te puth pa mbarim deri sa te vdes.

    Un ty te dua pergjithmon,
    kjo ndjenje asnjeher nuk mbaron,
    zemra ime rreh vec per ty,
    asnje femer tjeter sme hyn ne sy.

    Dua te kem ne krahet e mi,
    te them qe je drita e syve te mi,
    te ledhatoj ne pafundesi,
    me ty sa te ket jet dua te rri.

    Do jem me ty ne cdo vend,
    ti je e vetmja qe me le pa mend,
    do te dashuroj pergjithmon,
    kurr zemra ime ste tradhton.
    If My Heart Could Talk,You Would See How Much I Love You.

  18. #198
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Tek ty gjeta klithmat, gjeta peshperitjet ...
    Gjeta fjalet e pathena e te teperta, pritjet ...
    Gjeta fajet, mashtrimet ,ndjesat e gabimet ...
    Gjeta bujarine,ndjenjat,menefregizmin e pendimin .... !
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  19. #199
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Thënie të bukura për dashurinë.

    Ketu mund te shkruani thenje qe keni degjuar, apo lexuar mbi dashurine

    PS: U Lutem Jo chit-chat

    Shpirt Njeriu
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  20. #200
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    1. Kur njeriu dashuron nuk ka frike...

    2. Miqesia e vertete nuk e njeh ziline dhe dashuria e vertete nuk i njeh nazet...

    3. Qesh me Dashurine ai qe nuk ka qene kurre i brengosur prej saj...

    4... Te dashurosh do te thote te gjesh lumturine tende ne lumturine e nje tjetri...
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

Faqja 10 prej 36 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. E.Çabej: Ilirishtja dhe Shqipja
    Nga BARAT në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 19:00
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51
  5. Disa shkrime rreth budizmit
    Nga drini_në_TR në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 12:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •