Prodhuesi i njohur i pijeve joalkoolike ka lansuar linjën e vet të veshjeve e cila ka marrë kritika jashtëzakonisht të këqija.

Linja e re e Coca-Colas, e emërtuar Coca-Cola Clothing, është paraqitur javën e kaluar në Rio de Janeiro të Brazilit, derisa atë e ka dizajnuar 29-vjeçari Trais Rossiter.

Linja e re është një bashkim i veshjeve sportive dhe atyre të rrugës, derisa dominojnë pantallonat e shkurtra, bluzat me lara dhe xhaketat e xhinseve për femra si dhe xhinset e ngushta për meshkujt.



Përkundër bukurosheve të cilat vishnin modelet e Coca-Colas, kritikët e modës e kanë përcjellë me nota shumë të dobëta, prej atyre “që janë parë moti” e deri “për të ardhur keq”.

Coca-Cola nuk është prodhuesi i vetëm i pijeve i cili dëshiron të zgjerohet edhe në modë. Së shpejti pritet edhe lansimi i sezonit veror të kompanisë Pepsi, që sipas vlerësimeve të Mpdclick.com, do të mund të jetë edhe një katastrofë e radhës.

TELEGRAFI