Marrė nga ATSH
Isa Boletini lindi nė fshatin Boletin tė Mitrovicės mė 16 janar 1864. Fati e solli qė po nė atė muaj tė vitit 1916, tashmė nė moshėn 52-vjeēare tė vritet nė pabesi sė bashku me njerėzit mė tė afėrt tė tij, dy djemtė, dy nipat e tre bashkėluftėtarėt qė nuk i'u ndanė deri nė rrahjet e fundit tė zemrės. Nė kėtė hark kohor tė moshės sė tij tė prerė, 35 vjet Isa Boletini i vuri nė shėrbim tė atdheut e tė kombit i lidhur me njė nga drejtimet mė themelore tė lėvizjes kombėtare shqiptare, me luftėn e armatosur pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar.
Nė fillim si luftėtar e mė vonė si prijės, Isa Boletini u rrit sė bashku me lėvizjen e armatosur kundėrosmane tė fundit tė shekullit XIX e fillimit tė shekullit XX. Nė kėtė proces ai mėsoi dhe fitoi mjaft cilėsi tė vyera, tė cilat do t'i vlejnė nė pėrpjekjet pėr organizimin e udhėheqjen ushtarake tė kėsaj lėvizjeje. Tiparet e njė udhėheqėsi ushtarak ai i shfaqi qė nė kontaktet e para me taborret osmane i rrethuar prej tyre nė kullėn e Boletinit nė fundit e shekullit XIX. Kėto tipare do tė formoheshin e zhvilloheshin plotėsisht dhe do tė shfaqeshin me tėrėė madhėshtinė e tyre gjartė kryengritjeve tė mėdha tė viteve 1910-1912, e veēanėrisht nė betejat e zhvilluara nė Grykėn e Carralevės nė maj 1910 dhe nė betejat e maj-korrikut tė kryengritjes sė vitit 1912. Pėr shkallėn e lartė tė organizimit dhe mėnyrėn e drejtimit tė kryengritėsve, oficerėt turq e vlerėsuan Isa Boletinin dhe krerėt e tjerė kryengritės si njerėz tė shkolluar e specialistė tė zotė, tė cilėt sipas tyre, nuk mund tė ishin shqiptarė. Ndėrsa, shtypi i kohės e vlerėsoi Isanė si gjeneral tė ushtrisė shqiptare.
Bashkimin e popullit shqiptar nė luftėn kundėrosmane, ai e shihte si faktorin kryesor tė brendshėm pėr arritjen e fitores. "Kur tė bashkohen tė gjithė shqiptarėt, do tė theksonte Isai, e tė lidhin ndėr vedi njė besė shqiptare, do tė jemė tė zotė tė pėrzomė urdinė e turkut jo me armė, por edhe me hunjtė e gardhit". Kjo u arrit nė Kryengritjen e Pėrgjithshme tė vitit 1912. Nė kuadrin e pėrgatitjeve tė kryengritjes brenda vendit, hyjnė edhe pėrpjekjet e Isa Boletinit e tė krerėve tė tjerė pėr tė siguruar njė mbėshtetje e bashkėpunim me vendet fqinje. Nė kushtet e refuzimit tė njė bashkėpunimi tė tillė nga Mali i Zi dhe Bullgaria, Isa Boletini i nxitur nga nevojat e kryengritėsve pėr armė e municion, u mundua tė shfrytėzojė prirjet e Serbisė pėr tė bashkėpunuar me kryengritėsit shqiptarė.
Isa Boletini punoi intensivisht pėr organizimin e kryengritjes. Ai mori pjesė nė Kuvendin e Junikut pėrkrah grupit autonomist dhe miratoi programin politik me kėrkesėn themelore pėr autonominė e Shqipėrisė. Pėr realizimin e kėtij programi, ai nė bashkėpunim me Hasan Prishtinėn e krerė tė tjerė, drejtuan forcat kryengritėse pėr ēlirimin e qyteteve kryesore tė Kosovės. Sukseset e njėpasnjėshme tė kryengritjes e detyruan Portėn e Lartė tė ulej nė bisedime me shqiptarėt. Mė pas, fillimi i Luftės Ballkanike nė tetor 1912 e gjeti Isa Boletinin pėrkrah bashkėluftėtarėve tė tij nė hapėsirėn e midis Ibrit dhe Llapit. Pas rėnies sė Podujevės nė duart e serbėve, Isai u tėrhoq nė drejtim tė Shalės pėr t'u prerė hovin ushtrive serbe qė vinin nė drejtim tė Mitrovicės. Rrethimi i Mitrovicės nga forcat serbe e detyroi Isa Boletinin tė tėrhiqej nė drejtim tė Prizrenit e prej andej nė krahinat ende tė papushtuara pėr tė vijuar mė tej luftėn pėr mbrojtjen e vendit. Nė Sllovė tė Dibrės, Isai mėsoi pėr aktin e madh politik kombėtar qė po pėrgatitej nė Vlorė. Vetėm aty ai pa shpėtimin e Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare tė pushtuara nga ushtria e Aleancės Ballkanike.
I zgjedhur si delegat i Kosovės, nė krye tė 100 luftėtarėve kosovarė ai u nis pėr nė Vlorė. Nė sheshin e flamurit pėr herė tė parė ai u takua me Ismail Qemalin. Shtrėngimin e dorės sė tij Isa Boletini e shoqėroi me urimin "Tė lumtė dora Ismail Qemali" dhe mori prej plakut tė urtė tė Vlorės vlerėsimin mė tė lartė pėr kontributin qė ai kishte dhėnė pėr shpalljen e pavarėsisė "Ti mė dhe krahun e fuqishėėm Isa Boletini".
Vėmendjen e Isa Boletinit, ashtu si edhe tė atdhetarėve tė tjerė, e tėrhiqte ēėshtja e kufijve tė shtetit shqiptar. Isai u zgjodh nė pėrbėrjen e delegacionit tė qeverisė sė Vlorės qė u nis nė Londėr si pėrfaqėsues i Kosovės, fati i tė cilės do tė pėrcaktohej nė Konferencėn e Ambasadorėve. Vendimet e padrejta qė mori Konferenca e Londrės duke lėnė jashtė kufijve mė shumė se gjysmėn e kombit shqiptar, pėrforcoi bindjen tek Isai se njė padrejtėsi tė tillė do ta zgjidhte vetė populli shqiptar. Fillimi i Luftės sė Parė Botėrore e gjeti Isa Boletinin nė Malėsinė e Gjakovės. Pėrqėndrimi i forcave ushtarake serbe e malazeze nė kufirin shqiptar dhe bashkėpunimi i tyre me reaksionin brenda vendit e detyroi Isanė tė linte Krasniqen e tė zbriste nė Shkodėr, tashmė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore e nė kushte tejet tė vėshtira ekonomike, pasi gjithė pasurinė e tij e kishte vėnė nė shėrbim tė luftės pėr liri e pavarėsi.
Nė qershor 1915 forcat malazeze rrethuan Shkodrėn. Pėr tė mos rėnė nė dorė tė tyre, Isai kėrkoi strehim nė Konsullatėn Franceze nė Shkodėr dhe i kėrkoi nėnkonsullit qė ta ndihmonte pėr t'u larguar nė njė vend asnjanės ose tė ndėrhynte pranė qeverisė sė Malit tė Zi dhe Serbisė qė tė lejonin kthimin e tij pranė familjes nė Mitrovicė. Nė qoftė se nuk do t'i realizoheshin kėrkesat, Isai kishte vendosur qė me ēdo sakrificė tė ēante natėn rrethimin e forcave malazeze e tė largohej nga Shkodra. Por, qeveria franceze vendosi t'ia dorėzojė Isa Boletinin Malit tė Zi, duke u bėrė kėshtu drejtpėrdrejtė pjesėmarrėse nė krimin e shėmtuar qė serbo-malazezėt kryen ndaj Isait te Ura e Podgoricės.
Krijoni Kontakt