Close
Faqja 11 prej 45 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 891
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    NUSET SHQIPTARE NË SERBI - Shkruan: Bashkim Shala Gazeta “SHEKULLI”





    NUSET SHQIPTARE NË SERBI

    Shkruan: Bashkim Shala Gazeta “SHEKULLI”


    Vajzat nga Shqipëria gjejnë “fatin”në fshatrat serbe. Rënia e ndjeshme e lindjeve nëpër fshatrat e Rashkës në Serbi po “shërohet” me ndihmën e vajzave shqiptare. Martesa të tilla dëshmojnë se interesi etnik nuk shikohet, kur është në pyetje interesi ekonomik.
    Pesëdhjetë djem nga komuna e Sjenicës dhe e Pazarit të Ri ne Serbinë Veriore,për një vit kanë sjellë nuse nga rrethinat e Shkodrës. Vajzat e Shqipërisë kanë arritur edhe në Beograd. Disa prej dhëndurëve të shqiptarëve janë policë, inspektorë, ose punëtorë. Kur nuset arrijnë në kryeqytetin serb, ndërrojnë emrin dhe nuk duan të deklarohen nga janë.

    A janë nisur djemtë e fshatit rrëzë Golisë dhe Jadovikut dhe nga Peshteri gjurmëve të car Dushanit serb, që për nuse të shkojnë, siç shkruan gazeta “Politika” e Beogradit, deri në “shtetet latine”. Pesëdhjetë djem nga komuna e Sjenicës dhe e Pazarit të Ri në Serbinë Veriore, për pak më shumë se një vit, i kanë sjellë nuset e veta nga Shqipëria, kryesisht nga rrethina e Shkodrës. Disa i takojnë grupmoshës së djemve të rinj, e disa, siç e pranojnë vetë, janë afër kufirit të rrezikshëm që të mbeten përgjithmonë beqarë. Në fund të vitit që sapo lamë pas, janë mbledhur rreth 40 çifte bashkëshortore nga martesat e përziera shqiptaro-serbe në fshatin Bugjevë në Peshter me ftesën e organizatës humanitare siç e quajnë ata, “Rashka e vjetër”.

    Rrëfimet e shumicës së dhëndurëve edhe pse janë të ndryshme, megjithatë e kanë një ngjashmëri. Për ata që rininë e kanë kaluar nëpër kafene dhe fabrika nëpër Shumadi prej nga janë kthyer për shkak të tranzicionit, vajza në Peshter nuk kanë mbetur, po edhe nëse gjendet ndonjë ndokund, ato nuk duan të martohen me fshatarët e Rashkës. Prindërit e tyre të rraskapitur ose të moshuar kanë vetëm një dëshirë: të shohin nipër me nëna shqiptare. Për më shumë se tri dekada, familja Matiq, në fshatin Buxhevë të veriut të Serbisë nuk i ishte gëzuar lindjes së ndonjë trashgimtari. Mirëpo, vitin e kaluar në këtë shtëpi kishte hyrë Vera, nusja nga rrethi i Pukës. Pa u mbushur viti, kishte lindur Milosh Matiqi, trashëgimtari i parë pas shumë kohësh i Matiqëve. Babai, Vujadini, është pakëz më i vjetër se një baba mesatar, por është njësoj i lumtur për fëmijën e tij. Vera, e cila fatin e jetës e ka gjetur në fshatin serb, është e qeshur dhe e gëzuar prej natyre, tërë fshati e lavdëron. Për të thuhet se është e vyeshme (nikoqire), dhe që i di të gjitha punët e shtëpisë, dhe të bagëtive në fushë. “Vjehrra më do si vajzën e vet”, thotë Vera duke përkundur djepin për të vënë në gjumë Miloshin.

    Fshati Buxhevë, është një nga fshatrat e Serbisë që ka mbetur pothuajse bosh. Të rinjtë ikin. Pleqtë rrinë duke pritur fundin të qetë dhe të ngadalshëm. Mirëpo, në dy-tri vitet e fundit, gjërat kanë nisur të ndryshojnë në disa prej fshatrave. Ata pak beqarë, kryesisht burra që u ka kaluar mosha mesatare e martesës, fatin e martesës e gjejnë në Shqipëri. Nuk është i vogël numri i nuseve nga Shqipëria që kanë vendosur të kalojnë jetën në fshatrat gati të braktisura serbe. Vera nga Puka, gruaja e Vujadin Matiqit dhe nëna e Miloshit, është vetëm njëra nga shumë nuset shqiptare në Serbi.

    Foshnjën e porsalindur janë duke e pritur edhe Vukoman Maslaku nga fshati Cërsko dhe Bardha e tij. Bashkëshorten Bardha, ai e quan Boki, por shpjegon se emri i saj mund të përkthehet si “Snezhana”.

    Radisha Saviq nga Sopoqani gjashtë vjet ka jetuar me të atin plak dhe siç thotë vetë, qëkur është martuar me Pranverën, çdo gjë është më ndryshe. Stanisha Janiqieviq dhe Grado Radosavleviq nga fshati Zhunjeviq i Pazarit të Ri, i kanë mbushur të 40-tat dhe tani janë martuar me bashkëshorte nga Shqipëria.

    Në fshatin e Tutinit Dobrinje, Sërgjan Popoviqi ka sjellë Linditën, kurse para dhjetë ditësh si dhëndër shqiptar është regjisturar edhe Mirosllav Saviqi i martuar me Lizën.
    “Siç thuhet, kur martohesh e humb lirinë, kurse ne jemi liruar nga punët e grave, nga mjelja e lopëve, gatimi i bukës dhe larja e rrobave, që kur jemi bërë dhëndurë shqiptarë”, thonë Sërgjani dhe Mirosllavi.

    Mirosllav Mërleshi nga Osaonica ka sjellë në shtëpi Gofilen. Para pak kohe në fshatin fqinj Guberev ka ardhur edhe motra e saj Lumja. Është martuar me Radisav Miliqeviqin. Në shtëpi, në Shqipëri, ato thonë se kanë edhe katër motra, e ndoshta edhe ato do të kenë fatin të martohen këndej.

    Rafail Vukashinoviq jeton në qendër të Pazarit të Ri. Ai para pak kohe është martuar me Angjelën, e cila siç thuhet e ka vijuar rrugën e motrës së vet Mirelës, e martuar me Nebojsha Vasoviqin nga Shtitari. Angjela pret që sapo të rritet edhe motra më e vogël, ndoshta edhe ajo do të vijë këtej. “Me rëndësi është të martohen djemtë, të lindin fëmijë, dhe të të mos mbyllen shtëpitë”, thotë plaka Stanica Rakoqeviq nga Buxheva, kurse mësuesja Zorica Novçiq thotë se kunati dhe kunata e saj Lulja janë duke pritur foshnjen. “Është dëm që këta djem nuk janë martuar më herët, sepse do të kishte më shumë fëmijë në Buxhjevë dhe shkolla nuk do të mbyllej, mirëpo mësuesja Zorica nuk ka thënë me këtë rast se ndoshta së shpejti do të nevojitet edhe ndonjë mësues i gjuhës shiqpe, kush e di!

    “Kemi ardhur që t’u urojmë fat të porsamartuarëve” ka thënë kryetari i Organizatës “Stara Rashka”, Vojin Vuçiqeviq. Çdo çifti bashkëshortësh ai i ka dhuruar nga 500 euro në zarfë “që të hollat t’i ruajnë për fëmijë”. Monaku i Sjenicës Mirosllav Vraniqi tanimë i ka kurorëzuar disa çifte, siç thotë me pëlqimin e prindërve të nuseve. Nuset edhe pse janë nga Shqipëria janë të krishtera. Përveç stolive, dhëndri kur shkon të kërkojë dorën e nuses, duhet të blejë unazën, byzylukun, por patjetër edhe orën e artë me kryq të artë.

    PRINDËRIT E VAJZAVE TË SHQIPËRISË ZAKONISHT VIJNË “TË SHIKOJNË” SE KU PO I JAPIN VAJZAT

    Siç shkruan gazeta “Politika”e Beograditpër ta me rëndësi është që vajzat t’i martojnë me njerëz të ndershëm dhe me të krishterë. Nuset e Shqipërisë në Serbi arrijnë përmes shtigjeve tanimë të rrahura të cilat i dinë ata që e kanë kaluar këtë rrugë. Vajzat e Shqipërisë kanë arritur edhe në Beograd. Disa prej dhëndurëve të shqiptareve janë policë, inspektorë ose punëtorë. Shumica e këtyre nuseve sapo arrijnë në kryeqytetin serb ndërrojnë emrin dhe nuk duan të deklarohen nga janë. Numri i atyre që kanë arritur në Beograd është ende i vogël në krahasim me nuset e Rashkës.

    MARTESAT E PËRZIERA EDHE NË KOHËN E “VËLLAZËRIM BASHKIMIT”

    Edhe më përpara ka pasur martesa të përziera, por atëherë kryesisht djemtë shqiptarë janë martuar me vajzat serbe. Anton Çeta ka qenë i martuar me një serbe (i biri Lazari, jeton në Beograd), po ashtu Mark Krasniqi (e bija Drita, jeton ne Beograd), Hasan Kaleshi (dy djem, Eroli dhe Damiri), Hilmi Thaçi (e bija Valbona), aktori Bekim Fehmiu (dy djem, Uliksi dhe Hedoni, jetojnë në Amerikë). Edhe i ndjeri Faruk Begolli ka qenë i martuar me një serbe, piktori Matej Rodiqi (i biri Kola), Adem Bllaca, ndihmësdrejtor i Bibliotekës Popullore të Beogradit (në fund të viteve të 70-ta ka kaluar në Prishtinë) etj. Motra e historianit Dimitrije Bogdanoviqit, autorit të “Librit për Kosovën”, ka qenë e martuar me Martin Camajn, emigrant nga Shqipëria, shkrimtar, ka studiuar sllavistikë në Beograd dhe me të cilin emigroi në Itali në vitin 1956, i urdhëruar që ta braktisë Jugosllavinë. (Kanë jetuar në Mynih, ku Camaj ka qenë profesor i gjuhës shqipe në universitet. Çifti u nda në fund të viteve 70-të).

    Diplomati Elhami Nimani ka qenë i martuar Sonjën, të bijën e mitropolitit të Sremit dhe Karlovcit Rajiçin, e cila ka shkuar në Kosovë në vitin 1945 me divizionin e 46-te LNÇ në repartin e Agitropit. Disa politikanë shqiptarë, të cilët kanë jetuar në Beograd, kanë qenë të martuar me serbe si Ali Shukria me Dushankën, (dy djem Zeqirin dhe Luanin), Sinan Hasani me Stanen (dy fëmijë Ilirin dhe Dijanën), Kol Shiroka (Lekën dhe Jugosllavën), Alush Gashi me Lejlën (tre djem Agimin, Skënderin dhe Fatmirin), diplomati Mesud Besniku me Momirën (vajzën Meritën e cila vdiq në moshën 17-vjeçare), Halil Fejzullahu me Danicën, (vajzën Kaqushen (Jashari), politikane e njohur, si dhe djemtë Korabin, i ndarë nga jeta dhe Petriti hendbollist në ekipin e “Crvena Zvezdës” së Beogradit. etj. Nje numër shumë i vogël i martesave është bërë midis shqiptareve dhe serbëve. Një nga rastet e rralla është ai i Eleonorës, e bija e politikanit Mehmet Hoxha dhe Boshko Jovanoviqit (kanë dy djem). Së fundi ka pak më shumë raste ku edhe vajzat shqiptare të Beogradit po lidhin martesa me djemtë serbë.

    SHKAKU I MIGRIMEVE

    Këtë dukuri të martesave ndërmjet djemve serbë dhe vajzave shqiptare, profesori i Sociologjisë së Migrimeve në Universitetin e Prishtinës, Anton Berisha, e shpjegon me faktin se pas viteve ‘90-të, djemtë e fshatrave në veri të Shqipërisë kanë emigruar, kurse vajzat në mungesë të një bashkëshorti të nacionalitetit të vet, fatin e jetës janë detyruar ta kërkojnë jashtë kufijve të shtetit të tyre. Sipas socilogut Berisha, kushtet e njëjta ekonomike dhe sociale në të dyja anët e kufirit, kanë ndikuar që me shumë lehtësi vajzat shqiptare të shkrihen në kulturën e fshatrave serbe. “Këto migrime kanë shkaktuar një pabarazi gjinore në kuptimin e mangësisë së djemve në krahasim me numrin e femrave, të cilat nuk kanë parë ndonjë perspektive për martesë”, është shprehur ai.

    Berisha thotë se martesa të tilla dëshmojnë që interesi etnik nuk është më në plan të parë kur vihet në pikëpyetje interesi ekonomik dhe interesa të tjera për të përmbushur nevojat personale. “Pjesët veriore të Shqipërisë, nuk kanë pasur përvojë të keqe, dhe janë farë pak të informuar për luftrat që kanë ndodhur mes shqiptarëve dhe serbëve”, shpjegon Berisha, për mënyrën e lehtë të martesave në të dyja anët e kufirit. Sipas tij, ambjenti i njëjtë, kushtet ekonomike dhe mentaliteti kanë krijuar rrethana për lidhje martesore ndërmjet vajzave shqiptare dhe djemve serbë. Shkak kryesor për gjithë këto martesa është largimi i meshkujve, burrave nga malësia e Shqipërisë në vende të tjera ku ka pasur pabarazi gjinore dhe janë krijuar kushte që femrat në pamundësi që të gjenin fatin tek bashkëkombasit e tyre, e kanë gjetur në vendet fqinje.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Lajm i perrallave te Kosovares me mire thauj!!

    Jan gjera palidhje keto aman , se nuk eshte e vertet , edhe ato qe martohen me serb jan thjesht disa protistute qe punojn neper kaffene qe skan familje skan as gje.. dhe kjo tem nuk e besoj qe e meriton te diskutohet ne kete forum!!

    Gjithe te mira.t
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    gjilanasi ja vlen ja vlen , se fal ketyre vajzave numri i sllaveve ne vend se te bjere, ai dot rritet.


    http://www.shkodraonline.com/news.php?item.262.7

    “Vanila Skaj ” i marton vajzat e Shqiperise me maqedonasit e Tetoves; Nuset maqedonase kryesisht vijne nga ShkodraShkoderZemer

    Ne Tetove legalizohet puna e agjencise qe ndermjeteson martesat maqedonaso-shqiptare

    Selia e agjencise “Vanila Skaj” gjendet ne qendren tregtare mbi tregun e gjelber te Tetoves, ne nje vend te fshehte i rrethuar me lokale afariste qe kane pronare maqedonas. Ekipi i “Koha Ditore” arriti qe te zbuloje zyren e kesaj agjencie, por ne deren hyrese nuk shkruante emri i firmes “Vanila Skaj”, nderkaq e njejta funksiononte vetem si zyre avokati. Boshko R. Rafajlovski mendohet te jete shefi i kesaj agjencie, pasi qe emri i tij gjendej ne deren hyrese te se njejtes


    Vedat Memedaliu
    Shkup, shtator 2006

    Agjencia qe ndermjeteson martesat mes maqedonasve nga Tetova dhe vajzave shqiptare nga Shqiperia Veriore pas disa viteve ilegalitet ka vendosur te zyrtarizoje veprimtarine, duke e hapur nje zyre ne pjesen qendrore te qytetit.
    “Vanila Skaj” eshte emri i kesaj agjencie per “zemra te vetmuara”, qe tanime ka bere edhe shpalljen zyrtare ne televizionin lokal maqedonas “Kiss”, ku klienteve u ofrohet ndermjetesim per martesat me vajzat nga Shqiperia.
    Ne kete shpallje qe per disa dite po emitohet ne televizionin e siperpermendur nuk precizohet shuma e parave qe duhet klientet te paguajne per t’u bere dhender Shqiperie, por thuhet se çmimi eshte sipas marreveshjes.

    Avokati Boshko Rafajlovski pronar i agjencise

    Selia e kesaj agjencie gjendet ne qendren tregtare mbi tregun e gjelber te Tetoves, ne nje vend te fshehte i rrethuar me lokale afariste qe kane pronare maqedonas.
    Ekipi i gazetes “Koha Ditore” ne Shkup arriti qe te zbuloje zyren e kesaj agjencie, por ne deren hyrese nuk shkruante emri i firmes “Vanila Skaj”, por e njejta funksiononte vetem si zyre avokati. Boshko R. Rafajlovski mendohet te jete shefi i kesaj agjencie, pasi qe emri i tij gjendej ne deren hyrese te se njejtes. Ai kishte vendosur ne dere dy numra telefoni per te interesuarit edhe ate njeri fiks dhe njeri numer ishte i celularit te tij. Por, ai te henen nuk ishte ne vendin e tij te punes.
    “Boshkoja nuk eshte ne zyre, ai punon vetem me termine dhe nese nuk caktoni ndonje takim, nuk mund edhe te takoheni me Boshkon”, tha nje afarist maqedonas, i cili punonte si frizer afer agjencise “Vanila Skaj”. Gazeta tentoi qe nepermjet telefonit te kontaktoje me Boshko Rafajlovskin, i cili nuk ishte i pakapshem per deklarate. Me vet faktin se Rafajlovski shpalljen per ndermjetesim per martesa me vajza nga Shqiperia e ka derguar vetem ne televizionin maqedonas “Kiss”, ai ka bere te ditur se kryen sherbime vetem per qytetare te etnitetit maqedonas. Shqiptaret jane te padeshirueshem ne zyren e Rafajlobvskit, dhe kjo u vertetua kur fqinjet e tij kuptuan se ekipi i gazetes “Koha Ditore” investigon punen e tij.

    500 euro per nje nuse nga Shqiperia

    Sipas te dhenave te sigurta te gazetes, çmimi per sherbimin e kryer, “Vanila Skaj” kerkon 500 euro, te cilen ne te shumten e rasteve i paguan dhendri. Drejtuesit e kesaj agjencie sipas burimeve te gazetes kane lidhje me agjenci te ngjashme ne Shqiperi, kurse ne zyren e Tetoves punojne edhe shqiptare te cilet mbajne kontakte te drejtperdrejta me koleget e tyre ne Shqiperi.
    “Koha Ditore” kohe me pare informoi se gjate dhjete viteve te fundit, mbi 300 vajza nga Shqiperia jane martuar me maqedonas nga Tetova. Sipas Qendres per Pune Sociale ne Tetove, mesohet se kjo tendence ka vazhduar edhe gjate ketij viti, madje vihet re nje shtim i numrit te maqedonasve qe martohen me vajza shqiptare.
    Martesa e pare shqiptaro-maqedonase, zyrtarisht eshte regjistruar ne vitin 1995 kur nje vajze nga Shqiperia veriore ka hyre ne lidhje bashkeshortore me nje maqedonas, qe ne ate kohe ka qene nje befasi e madhe duke pasur parasysh perkatesine nacionale te ketij çifti. Numri i martesave te ketilla, deri ne vitin 2000 ka qene teper simbolik, kurse numri i tyre eshte shtuar me shpejtesi pas vitit 2001, kohe kur eshte shenuar edhe numri me i madh i martesave te tilla. Nada Bllazhevska, sociologe ne Qendren per Pune Sociale ne Tetove, ka pohuar per nje rritje te vazhdueshme te martesave te tilla. “Ende nuk dihet se cilat jane shkaqet qe lidhjet bashkeshortore mes shqiptareve dhe djemve maqedonas shenojne rritje vazhdimisht, por sigurisht perkatesia katolike e te dyja paleve dhe karakteri shume i urte i vajzave nga Shqiperia ben qe ato te jene shume te kerkuara ne Tetove”, ka thene Vllazhevska.

    Nuset maqedonase kryesisht vijne nga Shkodra

    Vajzat qe martohen me burra maqedonas vijne nga Shqiperia e veriut, kryesisht nga fshatrat e Shkodres, kurse mbi 90 per qind e tyre jane katolike. Ato jane martuar me banore te fshatrave te Tetoves, qe jane me shumice maqedonase si Brevenice, Dobrosht, Rataje, Tearce, Dobrosht, Zhillce, Vratnice dhe Jegunovc. Mosha mesatare e ketyre vajzave eshte 24 - 35 vjeç. Per sociologet eshte interesant fakti se asnjeri prej ketyre çifteve te martuara me ndermjetesine e agjencive ilegale nuk ka parashtruar kerkese per ndarje ne institucionet perkatese ne Tetove. Zyrtaret thone se vajzat shqiptare qe jane martuar me djem maqedonas kane pohuar se nje hap te tille e kane marre me deshiren e tyre, ndersa kane shtuar se problemet ne keto lidhje jane mosnjohja e gjuhes dhe e partnerit.
    “Ne bisedat qe kemi zhvilluar me keto vajza, asnjera prej tyre nuk ka deklaruar se ka hyre ne bashkeshortesi si pasoje e frikes apo presionit, por perkundrazi te gjitha na kane deklaruar se me vete deshire dhe me lejen e familjes se tyre kurorezohen me qytetare maqedonas”, ka deklaruar sociologia Nada Vllazhevska.

    U dergua nga Vedat Memedaliu

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Vlera e vajzave shqiptare 500 euro , sa per informim nje lop kushton 1000 euro .

  5. #205
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Me rëndësi është që burri të jetë fetar, t'i përkushtohet dashurisë së Jezusit tonë të dashur. S'ka rëndësi kombi.

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    Me rëndësi është që burri të jetë fetar, t'i përkushtohet dashurisë së Jezusit tonë të dashur. S'ka rëndësi kombi.
    Hmm ende asnjeri ste paska repliku , dmth gjith jan pajtu me ty . Ku ngelen ata Feja e shqiptarit esht shqiptaria ?

  7. #207
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Citim Postuar më parë nga Sokoli i Malit Lexo Postimin
    Kto ngjarje( shitja e mashtrimi dhe perdhunimi i te drejtave te femres Shqiptare)po ndodhin ne ne te gjitha shtetet per rreth,ku ato shiten nga te afermit dhe mashtruesit,si prostituta,apo te sa pleq te smur per sa Lek.Informohu ma mire se sa agjensi ka ne Shqipri apo Kosove apo Maqedoni apo Mal te Zi qe marrin me nga 300 -1000 euro tue i mashtrue femrat e vorfra shqiptare se po ju gjejn fatin apo punen DHE atehere do ta kuptojsh se cpo ndodh.Kush po i merr profitin e femrave shqiptare ne greqi,itali,belgjik,holand ,franc dhe britani ku jan te shitura?
    Ku mbeti ndera,burrnija,besa dhe miresija shqiptare,apo nese perfitojn,spaskan randesi ato virtyte.

    Sokol i Malit kan humbur more krejt,se di cka duhet me bere na a duhet te martohemi me nga 1-2-3-4-5 gra apo cka,se di me habit kjo e njoh edhe une nje vajz Shqiptare qe esht e martuar ketu ne Tetove ne nje fshat qe meren me bujqesi,perveq bujqesis nuk kane asgje ata,e kame treguar kete edhe dikund tjeter me gjeresisht po se di ne cilen teme kame haruar.

    Dhe dicka desha te shtoj,sjane prinder ata te cilet i lindin dhe i rritin vetem per ti martuar me para keta vajza,ata thjesht jane kafshe,idiota e cka tu shtojsh ju shkon.

    Gjaku i Shqiptarit sduhet te perzihet me gjak sllavi,turku,greku apo ndonje tjeter sidomos me kta qe i permenda.

    Kush e ka ngju kengen e Fisnikeve per vajzat ne Kosove qe shkonin me zezak e ku ta di une,thot se dikur krejt Shqiptaret ikshin ne Moldavi e shtetet per rreth tash duroni me bacen hehe mire e ka thene edhe ky,cka ke be do te bejne plus edhe nje teper do ta shtojne.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  8. #208
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    Me rëndësi është që burri të jetë fetar, t'i përkushtohet dashurisë së Jezusit tonë të dashur. S'ka rëndësi kombi.

    Kuku mjerit ne Shqiptaret,kur vjen puna te na muslimant menjeher leshohet krejt forumi,por ketu me duket se krejt pajtohen me kete hmm sdesha te lidhe gje me fejen por ja qe me coi ky/kjo.


    Respekte per ty njeri i Jezusit,mendimi i mire i yti.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  9. #209
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Me rëndësi është që burri të jetë fetar, t'i përkushtohet dashurisë së Jezusit tonë të dashur. S'ka rëndësi kombi.
    I krishteri duhet të martohet me të krishter. Mundësisht me dikënd që shkon në kishë për çdo ditë. Pavarësisht a është serb a është grek, a çka është. Më mirë një serb i krishter, se sa një musliman që t'a largon vajzën nga feja.

  10. #210
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    I krishteri duhet të martohet me të krishter. Mundësisht me dikënd që shkon në kishë për çdo ditë. Pavarësisht a është serb a është grek, a çka është. Më mirë një serb i krishter, se sa një musliman që t'a largon vajzën nga feja.
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Hmm ende asnjeri ste paska repliku , dmth gjith jan pajtu me ty . Ku ngelen ata Feja e shqiptarit esht shqiptaria ?
    Asnjeri nuk e keni mire as nuk keni baza ne besimet qe po pretendoni .

    Ka edhe "musliman" qe kane deklaruar se martohen me çfare domuslimani i çfaredo populli ; ka edhe te krishter qe kane deklaruar se ma para do te martoheshin me te krishter te çfaredo populli se sa me Shqiptar po qe i takon nje feje tjeter.

    Eshte turp te lexojsh disa shkrime ksifare nga Shqiptaret , thua se aç besimtar te forte jane bere dhe po mundohen ti mbajn rregullat me perpikeri.
    Disa besimtar te forumit duket se ja kane kaluar me besim edhe profetve dhe te gjithe prijsave fetar te tyre.
    Ka pas dhe ka ende nga shtetet perendimore dhe te lindjes qe ende ne disa raste i dojn ma shume serbet se neve Shqiptarve
    Jam i bindur se ato pak martesa çka jane bere me sllav 99% e tyre kane prejardhje nga serbet dhe malazezet por qe jane asimiluar ne kohen e enver hoxhes .
    Edhe gazetat po i rrisin shume kto lajme ,mizen e bejn elefant.

    FEJA E SHQIPTARIT SCIENTOLOGJIA

  11. #211
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2005
    Postime
    297

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    Me rëndësi është që burri të jetë fetar, t'i përkushtohet dashurisë së Jezusit tonë të dashur. S'ka rëndësi kombi.
    Edhe ti po tallesh,si dhije me delen qe i pa nji here bishtin nalt,kurse harron dhija si e mabn ajo bishtin.

    Kto raste skan te bajn me fen e Jezusit apo me fen e Mahametit,por kan te bejn mashtrimin dhe degjenerim te disa familjeve dhe te tregtarve me njerz.Ky mbeti ftyra,apo kur paguhen ska gja!

  12. #212
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2005
    Postime
    297

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    I krishteri duhet të martohet me të krishter. Mundësisht me dikënd që shkon në kishë për çdo ditë. Pavarësisht a është serb a është grek, a çka është. Më mirë një serb i krishter, se sa një musliman që t'a largon vajzën nga feja.
    As ata e as ti skeni fe apo komb,kur ju gezohi ketyre dukurive te kqija.

  13. #213
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    A do t'a kishe marrë ti atë serbe?
    Po mire sipas teje e ka fain ai 20 vjecari sllav apo ajo vajza shqiptare,cfaj kane femijet. apo mos duhet te paguajne me jeten e tyre ato qe kane bere te hershmit.me behet qefi qe jane vajzat shqiptare ato qe po tregojne paqen me kete menyre dashurie dhe lidhje familjare, me dike qe dikush i quan akoma armiq.dashurine nuk ka as nje lloj lufte qe e ndalon,ajo eshte e pa vdekshme.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  14. #214
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga oliver55 Lexo Postimin
    Po mire sipas teje e ka fain ai 20 vjecari sllav apo ajo vajza shqiptare,cfaj kane femijet. apo mos duhet te paguajne me jeten e tyre ato qe kane bere te hershmit.me behet qefi qe jane vajzat shqiptare ato qe po tregojne paqen me kete menyre dashurie dhe lidhje familjare, me dike qe dikush i quan akoma armiq.dashurine nuk ka as nje lloj lufte qe e ndalon,ajo eshte e pa vdekshme.
    pseudonimi me te cilin je i regjistruar ne forum me duket sikur ka dicka te perbashket me................nejse!!!!
    megjithate sikur serbet historikisht po te kishin qene ne fqinjesi te mire me shqiptaret duke mos okupuar masakruar trojet dhe popullin shqiptar, mbase do te jepja te drejt per ate qe ti thua ne lillje me temen!!!
    por fatekeqsisht tani me dihet boterisht se cfar fqinjesie kishim dhe vazhdojm te kemi me serbet,,keshtu qe une mendoj dhe nuk kam degjuar ndonje here qe vajza shqiptare aq me teper nga shkodra apo rrethina te shkodres te jen martuar me serb,kjo me duket apsolutisht e pa besueshme dhe eshte vetem nje genjeshter,pamvarsisht se cfar shkruajn apo prradhisin gazetat apo njerz te vecant anti shqiptar!!
    kam par dhe kam degjuar qe shqiptaret pas viteve 90 kan krijuar miqesi duke marre dhe dhane mes njeri tjetrit me shqiptaret ne mal te zi apo ne kosove dhe kete e kam pelqyer shume,por kurr nuk kam degjuar as nuk besoj se shqiptaret kan lille miqesi me serb!!!

  15. #215
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar më parë nga oliver55 Lexo Postimin
    Po mire sipas teje e ka fain ai 20 vjecari sllav apo ajo vajza shqiptare,cfaj kane femijet. apo mos duhet te paguajne me jeten e tyre ato qe kane bere te hershmit.me behet qefi qe jane vajzat shqiptare ato qe po tregojne paqen me kete menyre dashurie dhe lidhje familjare, me dike qe dikush i quan akoma armiq.dashurine nuk ka as nje lloj lufte qe e ndalon,ajo eshte e pa vdekshme.
    Pike se pari si e kam cekur edhe me lart mendoj se kto martesa jane shume nje numer i vogel , ndoshta jane 20 martesa te ktij lloji por gazetaret i bejn 200 apo 3
    00. Kto vajza mendoj se nuk jane gjak i paster i Shqiptarit , une kam takuar vete disa persona nga Shkodra dhe rrethina qe dinin te flisnin serbisht dhe thonin se jane me prejardhje jugosllave.
    As une nuk jam kunder dashurise sidomos po te ishte nje dashuri e vertet.
    Por mos harroni se me serbet eshte veshtire te kete dashuri.
    Nuk quhet dashuri ato martesa qe behen permes agjencive .Ne Shqiptaret po i kritikojm kulturat e huaja edhe disa tradita qe i kemi pas kur martesat beheshin pme ndermjetesimin e mesitve apo permes ndermjetesimit te prinderve .
    Tash i harrojm kritikat qe i kemi bere te parave tane edhe i pranojm shume kollaj lloj lloj ndermjetesimi nga kush e di se çfare agjencie apo personash ,edhe kete e quajm menjehere dashuri

    Edhe nuk po e kuptoj se kurr mberrijtem ne Shqiptaret aç shume sa te behemi ti dashurojm edhe armiqt tane. Pse ne Shqiptaret duhet ta bejn hapin e pare.
    Une mendoj se duhet pritur edhe nja 100 vjet se paku deri sa te behen njerez (ne qofte behen ndonjeher) serbet e ateher te vendosim per kto gjera.

    Bota duhet te ndryshoj edhe ne Shqiptaret duhet te ndryshojm , duhet te largohet urrejtja ,racizmi e shume gjera te shemtuara qe kemi ne njerezit. Mendoj se ne Shqiptaret veçse i kemi hequr shume veti te keqija qe fqinjet tane ende i kane .Tash ne duhet te presim se sa do te largohen nga racizmi dhe urrejtja keta fqinjet tane, nuk eshte e thene qe ne duhet te bejm hapat e pare ne disa çeshtje.

  16. #216
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    pseudonimi me te cilin je i regjistruar ne forum me duket sikur ka dicka te perbashket me................nejse!!!!
    megjithate sikur serbet historikisht po te kishin qene ne fqinjesi te mire me shqiptaret duke mos okupuar masakruar trojet dhe popullin shqiptar, mbase do te jepja te drejt per ate qe ti thua ne lillje me temen!!!
    por fatekeqsisht tani me dihet boterisht se cfar fqinjesie kishim dhe vazhdojm te kemi me serbet,,keshtu qe une mendoj dhe nuk kam degjuar ndonje here qe vajza shqiptare aq me teper nga shkodra apo rrethina te shkodres te jen martuar me serb,kjo me duket apsolutisht e pa besueshme dhe eshte vetem nje genjeshter,pamvarsisht se cfar shkruajn apo prradhisin gazetat apo njerz te vecant anti shqiptar!!
    kam par dhe kam degjuar qe shqiptaret pas viteve 90 kan krijuar miqesi duke marre dhe dhane mes njeri tjetrit me shqiptaret ne mal te zi apo ne kosove dhe kete e kam pelqyer shume,por kurr nuk kam degjuar as nuk besoj se shqiptaret kan lille miqesi me serb!!!
    Une nuk kam pse te ve pseudenim. kam vene emrin tim te vertet dhe nje numer.po meqe ti u kape tek pseudenimi, mos me nxore me kombesi qe eshte e pa deshirueshme per zoterine tate. jam kurjoz te di cfar kuptimi i dhe emrit tim. qe ma ke shenuar me pika.pseudonime vene ata qe emri i tyre nuk ka aq vlere sa ka pseudenimi.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  17. #217
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    sa zhurma pasket bo - zhurma per asgjo - kjo theme as nje faqe nuk duhej te vijohej...

    peni per gzof - tha populli

    bija e Gjokajve e martoi birin e Gjokoviqit, leni ore te bojne qejf, se ato vajza nuk kane origjine shqiptare, per ate edhe martohen me serb, po ketu eshte nje plan tjeter, shfrytezim rasti politik, qe te masovizohet dobesia e disave ne emer te kombit...

    Shqiptarja kurre perjete as nuk bie ne dashuri me serbin, as nuk e marton serbin edhe nese vdes urije. SH Q I P T A R J A!

    FUND

  18. #218
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    As ata e as ti skeni fe apo komb,kur ju gezohi ketyre dukurive te kqija.
    Çfarë dukurie e keqe mer, ai serbi shkon në kishë për çdo ditë, ai i falet Jezusit, është fetar, mos deshe të martohen këto vajzat me ateistë nga Shqipëria apo me muslimanë nga Kosova?

  19. #219
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga oliver55 Lexo Postimin
    Une nuk kam pse te ve pseudenim. kam vene emrin tim te vertet dhe nje numer.po meqe ti u kape tek pseudenimi, mos me nxore me kombesi qe eshte e pa deshirueshme per zoterine tate. jam kurjoz te di cfar kuptimi i dhe emrit tim. qe ma ke shenuar me pika.pseudonime vene ata qe emri i tyre nuk ka aq vlere sa ka pseudenimi.
    pas insistimit tend dhe une po te jap pergjegje ne lidhje me ate qe une kam shprehur per emrin tend!!
    emri apo pseudo emri jot realisht eshte nje emer me urigjin serbe,dhe pikerisht per kete kisha shpreh dyshimet e mia per emrin oliver !!

    Citim Postuar më parë nga oliver55 Lexo Postimin
    mos me nxore me kombesi qe eshte e pa deshirueshme per zoterine tate. jam kurjoz te di cfar kuptimi i dhe emrit tim?
    po oliver qe ti mban te pekten ketu ne forum,dhe ti e pranove se eshte emri real i joti,i bie qe te jete emer serbesh ,dhe normal qe serbet nuk kan qen asnje here te deshiruar nga shqiptaret!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga BEHARI : 01-02-2008 më 07:45

  20. #220
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Oliver Jovanoviq është ai kryetari i minoritetit serb të Kosovës.

Faqja 11 prej 45 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •