Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    "Shpetimi" , pare ne zbulesen e "dhjejte virgjereshave".

    Te dashur te krishtere, perseri po sjell para jush shembelltyren e "dhjete virgjereshave", ku me ane te seciles dua te bej sa me te qarte Thelbin e " Shpetimit" , e cila eshte nje nder temat me te rendesishme per cdo te krishtere .
    Tek MAt:25:1-13. Jezusi na jep nje zbulese te qarte rreth Shpetimit te besimtarit kristian, si dhe nje kthjelltesi rreth hyrjes ne mbreterine e Perendise.
    Shmebelltyra e dhjete virgjereshave, eshte nje nder shembelltyrat e merkullueshme te Zotit Krisht. Jezusi me ane te kesaj shembelltyre na tregon dhe na jep nje zbulese te qarte rreth hyrjes, si dhe: kush do te hyje ne Mbreterine e tij.
    Kete shemblletyre do te perpiqem qe ta trajtoj ne nje kend te gjere te veshtirmit biblik.
    Qysh ne vargjet e para JEzusi na tregon per dhjete virgjeresha, te cilat prisnin dhendrin . Ashtu si ne te gjitha shembelltyrat e Krishtit , edhe tek kjo shembelltyre ka plot simbole. Cfare nenkupton Jezusi me fjalen : "Virgjereshe:?
    I "Virgjer", ka kuptimin : te qenit i paster. Pra ketu Jezusi ben fjale per besimtare te krishtere, te cilet jane te paster nga besimet dhe doktrinat e reme, si dhe nga paganizmi i botes. Me kete simbol Jezusi e vecon besimtarin e krishtere, si nje besimtar qe qendron ne te vetmin besim te vertete, ne krahasim me te gjithe besimetaret e besimeve te tjere te reme.
    Jezusi na tregon se dhejte virgjereshat , simbolizojne te krishteret. Me poshte Jezusi na jep nje deshmi te qarte, e cila duhet kuptuar , dhe per kete thote,: Pese prej tyre ishin te Mencura dhe pese te tjerat ishin Budallaqe.
    Jo pa qellim Jezusi naj fakton kete fakt qe ne fillim te shembelltyres. Jezusi e ben kete ndarje qysh ne fillim te shembelltyres, cka tregon se ne duhet te jemi te kujdeshem per te njohur kete ralitet ndryshimesh , midis dhjete virgjereshave. Me kete fakt jezusi na tregon se, vertet te gjithe qe vijen ne kishe quhen besimtare(virgjeresha) por jo te gjithe kane te njejtin besimi te vertete, dikush ka nje besimte vdekur(budallaqet) dhe dikush te gjalle(te mencurat), dhe kjo tregon se perfundimi i tyre nuk eshte i njerete.
    I mencuri me te budallane nuk jane e njejta gje, edhe sepse te dy jane njerez. Pra nese do ti gjykojme te dy , do te shohim se midis tyre ka nje ndryshim me kahje te kundert, pra qe te dy nuk ecin ne te njejten UDHE. Bibla thote se i mencuri ecen ne rrugen e paqes, ndersa budallai ne ate te shkatrimit.
    Cfare do te tregoje Jezusi me fjalet: "Pese virgjeresha ishin te Mencura, dhe pese te tjerat ishin Budallaqe? Le te ndalemi tek ky fakt dhe ti bejme nje shpjegim nepermejt fjales se Perendise ne bibel. Tek Mat:7:24-27. Jezusi na jep nje deshmi te qarte rreth njeriut budalla dhe atij te Zgjuar. Jezusi thote se, si i zgjuari po keshtu dhe budallai qe te dy NDERTUAN nga nje SHTEPI. Pra pare nen kete kendveshtirm del se , si Budallai po keshtu edhe i Mencuri , qe te dy ishin NDERTUESA dhe kishin te njejtin QELLIM, por midis tyre kishte nje ndryshim te tejskajshem. I Mencuri kishte nje DITURI te plote rreth NDERTIMIT te SHTEPISE, ndersa Budallit i mungonte kjo gje. Ky fakt na tregon se ata nuk mund te dilnin ne te njenjtin perfundim.
    Je se si thote JEzusi per njeriun e Zgjuar.
    Ai qe i Digjon keto fjale dhe i zbaton , ngajn me ate njeri te MENCUR, i cili e ndertoi Shtepine(besimin) e tij ne Shkemb(Krishtin). Pasi erdhi furtuna dhe ererat u perplasen mbi ate Shtepi, ajo shtepi nuk levizi sepse ishte themelosur mbi Shkemb. Nese do te shohim Pese Virgjereshat e Mencura nen kete zbulese te Krishtit, do te kuptojme se , Te Mencurat kishin ndertuar Besimin e tyre tek Krishti, dhe kur erdhi koha e "HYRJES" ne dasme, ato hyne sepse ishin ndertuar mb te Verteten Zotin Krisht. Pikerisht Jezusi na e verteton kete fakt ne fund te shembelltyres. Te pese virgjereshat e MEncura hyne ne dasme, per te vetemin fakt se, ato e kishin digjuar Fjalen e Krishtit, dhe e kishin zbatuar ate, pra kishin nje Besim te vertete te themelosur ne Krisht.
    Le te shohim se cfare thote Jezusi per njeriun Budalla.
    Ai njeri, thote Jezusi, i cili e digjon fjalen time por nuk e zbaton,
    i ngjan atij njeriu BUDALLA, i cili e ndertoi shtepine e tij ne RERE, dhe kur erdhen ererat dhe shirat dhe u perplasen ne te, ajo shtepi ra dhe shkatrimi i saj ishte i madh, sepse ajo ishte themelosur ne Rere. "Rera" ne bibel simbolizon "njerezoren". Nese do te shohim pese virgjereshat Budallaqe, nen kete zbulese te Krishtit, do ta kuptojme se , Budallaqet e kishin Ndertuar Besimine tyre, jo mbi THMELIN e Krishtit, por mbi themelosjen njerezore(rere). Ky lloj besimi , thote Jakobi, eshte nje besimi vdekur , qe per fund ka shkatrimin. Jezusi naj e verteton kete fakt tek Pese budallaqet. Ato nuk hyne dote ne mbreterine e Perendise, sepse besimi i tyre ishte nje besim i vdekur , i cili qendronte ne saje te aftesise njerezore. Por le te shohim me poshte se sa bukur Jezusi naj zbulon kete fakt tek keto virgjeresha.
    Jezusi thote se, te dhejta virgjereshat moren "Llambat" e tyre dhe i dolen perpara dhendrit. Perseri edhe ketu dua qe te ndalem. Jezusi na tregon se , si te Mencurat po keshtu edhe Budallaqet kishin te njejtin qellim: Pritjen e Dhendrit. Perseri doi ti referohem Mate:7. ku Jezusi na tregon se, si i Mencuri po keshtu edhe budallai, qe te dy kishin te njejtin qellim: Ndertimin e SHTEPISE, pra ata qe te dy ndertuan nga nje shtepi. Por Jezusi na tregon se, vetem njeri prej tyre ja arrit QELLIMIT dhe e realizoi ate, pikerisht ai qe e ndertoi "Shtepine jo simbas diturise se tij (njerezore), por simbas diturise dhe zbatimit te fjales se Perendise. Po keshtu edhe tek te dhejta virgjereshat, ne e shohim konkretisht te realizuar kete fakt: Te dhejta Virgjereshat kishin te njejtin qellim , por qellimit ja ariten vetem ato qe ishin te Mencura. Vete fjala e "MENCUR" , qe Krishti perdor per to , na tregon se ato ishin edhe digjuese te fjales se Perendise, por edhe zbatuese te saj. Ndersa Budallaqet ishin vetem digjuese dhe jo zbatuese. Ata besimtare te cilet vetem e digjojne fjalen e Perendise dhe nuk e zbatojne ate, tregojne se jane duke ecur ne besim jo simbas se vertetes (Krishtit) por simbas aftesie se tyre. Ata periqen ta interpretojne Kirshtin dhe fjalen e tij , simbas aftesise dhe mencurise njerezore( ndertesa mbi rere). Por amund ta zbatosh fjalen e Perendise, pa pasur nje mardhenie te drejtperdrjejte dhe pranim te Krishtit ne Zemer? Pikerisht ketu qendron e verteta. Vetem ata qe kane lidhje te drejtperdrejte dhe pranim te Jezusit ne zemeren e tyre, digjojne fjalen e Tij si dhe e zbatojene ate. A mundet njeriu ta zbatoje Fajlen e Perendise me afteiste e veta? Pa pasur Jezusin ne Zemre nuk ka zbatim te fjales dhe urdhresave te tij. Ky fakt duket shume qarte tek te dhejte virgjereshat. Mencuria qendronte ne nene e atyre qe kishin VAJOSJEN . Pa VAJIN dhe ENEN e Perendise, Llamba e njeriut shuhet, per faktin se njeriu eshte ne thelb i pabese dhe armik i Perenise, spese vaji i llambes se nejriut eshte i perkohshem dhe me pas shuhet per gjithe jeten.
    Te dhejta virgjereshat prisnin ardhjen e dhendrit, por midis tyre kishte nje ndryshim te tejskajshem, dhe ndryshimi ishte: Vetem pese te Mencurat ishin ploteisht te bindura se do te hynin ne dasmen e dhendrit. Siguria e tyre ishte perpara se te behej realitet futja e tyre ne dasme. Pranimi i ketij fakti eshte nje 'Shtylle" ne besimine krishtere. Besimi i krishtere eshte i vetmi besim qe ka ne qender te tij Shpresen dhe sigurine. Eshte jashte llogjikes biblike te mendosh se, pese te Mencurat e moren vesh ne fund, ne se duhej apo jo te hynin ne dasme. Ku duket bindja dhe siguria e tyre? Ate e shohim nepermjet ketij fakti:
    Jezusi thote: Te Mencurat se bashku me LLambat moren dhe VAJIN e tyre , ne ENET e tyre. Me kete fakt JEsusi na tregon se ato kishin "Diturine" e plote per tja aritur qellimit te tyre( te cilin dhe e arriten). Po Budallackat a kishin siguri se do te hynin ne dasmen e Dhendrit? Vete fjala "Budallaqe", na tregon mosnjohurine qe ato kishin ne realizimin e qellimit te tyre,( hyrja ne dasmen e dhendrit) por duhet thene se , ato ne vetvete ishin te mashtruara, dhe mendonin se dote hynin ne kete dasme.
    Perseri edhe ketu Jezusi na jep nje Zbulese te mrekullueshme, le ta shohim kete zbulese. Jezusi thote se , te Mencurat me llambat e tyre ,moren dhe VAJIN ne ENET e tyre. Ndersa Budallaqet kur moren Llambat nuk moren Vajin. Ketu perseri Jezui na tregon se midis Budallaqeve dhe te Mencurave , ndryshimi ishte teper i madh dhe i tejskajshem . Vereni me kujdes kete Varg. Jezusi thote se , te Mencurat, moren VAJ dhe po keshtu ato kishin pervec llambave edhe nga nje ENE. Ndersa Budallaqet nuk moren VAJ dhe nuk kishin ENE. Ky fakt , i cili ne pamje te pare duket si i parendesishem , eshte fakti me konkret qe e ndan besimtarin e vertete te shpetuar, nga besimtari me besim te vdekur, i cili eshte i pashpetuar. Fjala "ENE" , e perdorur prej Krishtit tek Virgjereshat e Mencura, ka nje kuptim fondamental per cdo te krishtere te vertete. Jezus tregon se, "ENE" kishin vetem te Mencurat, ndersa budallaqet, nuk kishin ENE. Pasoja qe rjedh prej ketij fakti eshte fondamental. Mospasja e ENES , beri qe budallaqet te mos mernin VAJ, dhe keshtu ato nuk munden te hynin ne dasmen e Dhendrit. Ndersa krejt ndrysh ishin te MEncurat. Ato kishin "ENE" dhe keshtu paten mundesine qe te marin Vajin , dhe me pas kjo beri qe llambat e tyre te shohin Udhen drejt Dhendrit dhe te hyjen tek Ai.
    Mbase dikujt ky fakt mund ti duket i parendesishem , por une do tju shpjegoj me Bbiel se , faktori "ENE" eshte Fondamental per cdo te Krishtere.
    Tek Libri i veprave kaptiulli nente, na jepet nje realitet dhe zbulese mbi faktorin "ENE".
    Nje njeri i quajtur Saul, ishte nje nder perndjeksit me te eger te besimtareve te pare ne Jezus Krishti. Ai perndiqte kishen e Perendise, duke vrare e burgosur te krishteret. Keshtu nje dite ai u nis rruges per ne Damask. Pergjate rruges per ne Damask Saulit , i flet nje ze prej Qiellit dhe i thote: Saul Saul, perse me perndjek? Ky ishte Jezus Krishti i Nazaretit. Sauli pasi e digjoi kete Ze, ra permbys dhe ne ate cast i hiku drita e syve. Keshtu ate e moren per dore dhe e cuan ne Damask. Me pas Jezusi dergon tek Sauli dishepullin e tij , Ananine. Dhe Jezusi i jep kete deshmi Ananise ne lidhje me Saulin:( kete varg do ta perkthej simbas origjinalit Grek)
    " Dhe Zoti i tha: (Ananise) Ece, se ky (Sauli) eshte "ENA"
    e ZGJEDHUR per te MBAJTUR EMRIN itm...."
    Me kete Fakt Jezusi na dshmon plotesiht se cfare do te thote te Jesh nje ENE ne dore te Krishtit. Te pese virgjereshat e Mencura, kishin "ENE" ne te cilen , thote Jezusi, ato moren VAJIN. Pra kjo ENE ishte MBUSHUR me VAJIN e Perendise. Shikoni Saulin. Ai ishte nje ENE e MBUSHUR me Frymen e PERendise, ai ishte nje ENE ne te cilne qendronte EMRI i Perensie. Ketu jemi perpara nje fakti teper te rendesishm dhe fondamental per cdo te krishtrere. Nese nuk je nje ENE ne dore te Krishtit, atehere Perendia dhe emri i Perendise nuk qendron ne ty. Por cdo te thote : Emri i Perendise te qendroje ne ty? Kjo do te thote: Krishti te beje banese ne Zemren tende. Fjala "ENE" nenkupton jo njeriun e mishte dhe mekatar, por krijesen e re ne Krisht. Pra Te qenit i rilindur ne Krishtin Jezus. A perfaqson vertet "ENA" njeriun e rilindur ne Krisht ?
    Vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Ftoj te krishteret...

    Ftoj te krishteret, qe nen zbulesene Frymes se Perendise, te marin pjese me diskutime e tyre, gjithmon e te mbeshtetur ne Fjalen e Perendise, biblen.
    Deshmuesi i Krishtit.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Vazhdimi..

    Te dashur te krishtere! Vertet shkrimet e mija jane pak te gjata nga njerhere, por ushqimi i Perendsie eshte per bijte e Perendise. Le te vazhdojme me shembelltyren e dhejte virgjereshave , nen udheheqjen e Frymes se Perendise.
    Jezusi na tregon se virgjereshat e Mencura, i mbushen "ENET e tyre me VAJIN, dhe keshtu ato ishin plotesisht te gatshme per ti dale dhendrit perpara, dhe per tja arritur plotesisht qellimit perfundimtar, i cili ishte : Hyrja ne dasmen e dhendrit. Ky fakt na tregon se Virgjereshat e Mencura , ne ndryshim te kundert me ato Budallaqe, ishin te bindura ne cdo veprim te tyren, por me i rendesishem ishte fakti se, ato e dinin plotesisht se ishin "Pjesetare" te dasmes, dhe per tja arritur qellimit te tyre mbetej vetem ceshtja kohe. Shume njerez para ketij fakti kane mendime te ndryshme, ata me mesimet e tyre jobiblike por njerezore, periqen te hedhin hijen e dyshimit ndaj Shpetimit te njeriut Kristian. Mosnjohja e plote e fjales se Perendise ne bibel , si dhe mosnjohja e derjtperdrejte e Perendise, (me ane te besimit dhe lidhjes personale me Jezusin) , ben te mundur qe "Mishi" te jape gjykime, te cilat thote Pali, jane kunder Frymes. Nepermjet dhjete virgjereshave, Jezusi na e jep kete mesim , ku cdo i krishtere mund te jete ne gjendje qe te shohe se, pese te MEncurat, ishin ploteishsit te SIGURTA dhe FITIMTARE ne rrugen e tyre drejt Dhendrit. Ndersa tek pese Budallaqet Jezusi na tregon qe ne fillim te shembelltyres se, ato nuk ishin duke ecur dhe zbatuar te VERTETEN. Mos pasja e ENES, dhe mosmarja e VAJIT , jane dy faktoret baze tek cdo i krishtere.
    Ne shkrimin e mesiperm , kam bere nje pyejte: A perfaqson "ENA" besimtarin e Rilindur ne Krisht?
    Ja cilat jane fjalet e Ananise, drejtuar Saulit.Vepr:9:17:
    " .....Vella Saul, Zoti Jezus, qe te eshte shfaqur ne rrugen neper te cilen ti po vije, me ka derguar qe te kesh perseri driten e syve dhe te mbushesh me FRYMEN e SHENJTE."
    Me poshte shohim se Sauli ngrihet dhe pagezohet ne Uje dhe ne Fryme te Shenjte. Keta jane dy faktoret Baze te Rilindjes se kristianit. Per kete Jezusi i tha Nikodemit:Gjon:3::5:. kush nuk ka LINDUR me ane te ujit dhe Frymes , nuk do ta shohe Mbreterine e Perendise. Keto fjale te JEzusit jane "Shtylla" kryesore e Shpetimit kristian.
    Sauli e perjetoi ploteisht Rilindjen ne Krisht, ai menjehere u pagezua ne Uje(vdekja dhe ringjallja me Krishtin) dhe u mbush me Frymen e Shejnte , dhe me pas shkoi dhe predikoi Jezus Krishti. Kjo eshte rruga e vertete e nje te krishteri te Mencur. Cdo rruge tjeter jashte ketij mesimi te Krishtit, verteton se eshte rruga e Budallenjve, te cilit ecin ne shkatrim.
    Kete fakt ne e shohim tek shembelltyra e virgjereshave. Eshte mendjelehtesia me e madhe te mendosh se Pese virgjereshat Budallaqe, ishin te RILINDURA dhe kishin BESIMN e Perendise. Si mund te ishin Besimtare ato, kur ne e dime se Besimi vjen tek i krishteri pasi ai ka mare Frymen e Shenjte, sepse Besimi eshte nje nga nente Frytat e Frymes, Galt:5. Si mund te jesh i Rilindur , pa qene me pare nje ENE ne dore te Perendise? Si mund te jesh i Rilindur pa u Pagezuar ne uje(vdekje dhe ringjallje me Krishtit) dhe mbushjen me Frymen e Perendise?, Si mund te mbash emrin e Krishtiit dhe ta perhapesh ate duke bere vullnetin e tij, pa qene nje ENE e Zgjedhur e Perendise? Dhe habia me e madhe llogjike eshte: Si mund te jesh i Mencur dhe Jezusi te te quaj Budalla, ashtu si i quajti ai pese virgjereshat budallaqe, qysh ne fillim te shembelltyres? Te gjitha keto jane nje realitet qe i KRishteri duhet ti kete si nje deshmi dhe perjetim te Krishtit ne jeten dhe veten e tij. Jashte ketij Fakti dhe realiteti , cdo kush eshte i destinuar qe te mos hyje ne bmreterine e Perendise.
    Fakt kemi pese virgjereshat Budallaqe. Ato nuk hyne ne dasme, sepse gjate gjithe kohes , kishin ecur simbas mesimt dhe vullnetit njerezor. Besimi i tyre ishte i vdekur, dhe Krishti mungone ne Zemren e tyre. Te tille ka plot nder kisha , te cilet, me zgjuarsine e tyre (njerezore mishore), periqen te shpjegojne fjalen e Perendise. Apostulli Pal na jep nje perkufizim te bulur kur thote se, kujdes se mos drita qe eshte ne ty eshte erresire. Pali na tregon se, drita njerezore, eshte erresire per Perendine. Kete fakt e shohim edhe tek Dhejte virgjereshat.
    Le ta shohim me poshte se sa bukur vertetohet kjo thenie e Palit tek dhejte virgjereshat. Jezusi thote se, Pese te Mencurat moren me vete VAJIN ne ENET t e tyre, ndersa Budallqet nuk moren as ENE dhe as VAJ. Une shpejgova me siper se cfare eshte ENA , por tani me duhet te shpjegoj se cfare simbolizon Vaji dhe llamba.
    Llamba simbolizon Shpirtin e njeriut Fjal.Urta:20:27. Njeriu eshte nen denim te mekatit, dhe si i tille "drita " qe ndodhet ne llambe te tij , eshte nje ERRESIRE e plote ne lidhje me DRITENE Perendise. Dallimi i ketij fakti eshte fondamentl per cdo te krishtere. Llamba e nejriut eshte e ndezur per aq kohe sa vaji eshte ne te , dhe me pas akjo "llambe" eshte e destinuar qe te shuhet , ose sic thote bibla : qe te FIKET. Le te shohim tani se cfare simbolizon VAJI tek i krishteri.
    Tek 1Gjon:20,27. Apostulli Gjon na jep nje mesim te shkelqyer rreth VAJIT te Perendise qe mer, dhe vepron tek krishteri. Gjoni thote dhe del ne perfundimin se, i Krishteri ka VAJOSJEN dhe di cdo gje. Vaji ne bible simbolizon Frymen e Shenjte te Perendise. Ju , thote Gjoni ,e kini mare Frymen dhe kesht Ai do tju mesoje gjithshka ne lidhje me vullnetin dhe njohjen e Perendise. Dhe tek vargu 27te, Gjoni thote se, Fryma e Perenise QENDORN tek ju dhe nuk kini nevoje qe ndokush tju mesoje. Shikoni pra se sa e rendesishme dhe fondametnale eshte marja dhe aktiviteti qe Fryma e Shejnte e Perendise , ben tek i Krishtiere. Fryma e fillon aktivitetin e vet me rilindjen e kristjanit , duke e kthyere te krishterin ne njen karkater me Krishtin, duke e fuqizuar ne Krishtin Jezus , duke i zbuluar vullnetin dhe fjalen e Perendise ne Bible, si dhe duke e shenjteruar dhe mbrojtur ate deri ne diten e ardhejes se Zotit tone Jezusi Krisht. Ky fakt eshte plotesisht i zbuluar tek Pese Virgjereshat e Mencura. Jezusi e simbolizon te gjithe aktivitetin e Frymes se Shenjte tek i krishteri, me ane te fjales : "MENCURI". Pra pese te MENCURAT, ishin besimtare plotesisht te krishtere , ne te cilat vepronte Fyma dhe fjala e Perendise. Ato pergjate gjithe kohes se jetes se tyre ne toke ecen nen udheheqjen dhe mesimin e Frymes. Ato ishin te pregatitura per "FUTJEN' ne dasme me dhendrin. Vajosja qe Fryma e Perendise jep tek i krishteri , eshte nje DRITE Perendie qe ndricon LLamben e tij dretj udhes per tek Dhendri. Ky eshte fakti me kryesor ne te gjithe kete shembletyre. Le te ndalemi pak tek momenti i ardhejs se dhendrit. Jezusi thote se gjate kohes qe prisnin dhendrin , llambat e te dhjtete virgjereshave Ndriconin, por ne momentin qe dhendri erdhi , Llambat e budallaqeve ishin drejt FIKEJS, ndersa llambat e te Mencurave u Ndezen. Ketu kemi nje ndryshim teper te madh midis Budallaqeve dhe te Mencurave. Pyetje ime eshte: Perse Budallaqeve po u shuhej Llamba? Arsyeja dihet , sepse nuk kishin vaj, por ne duhe te kuptojem se cfare eshte fikja e llambes tek njeriu. Tek fjlet e urta:24:20. thuhet se, LLAMBA e te pabesit do te fiket. Kete fakt Jezusi naj tregon konkretisht tek kjo shembelltyre. " Fikja e llambes" tek njeriu, tregon jeten e njeriut ne toke. Njeriu eshte si nje kandil ,drita e te cilit ri ndezur deri ne diten qe vaji mbarohet. Kjo eshte jeta tokesore e njeriut pa Perendi.
    Virgjereshat Budallqe , ne thelb ishin te pabesa dhe te pashpetuara per Perendine, Prandaj rruga e tyre ishte drejt humbjes dhe shkatrimit. E megjithse ato e kishin mundesine qe te ishin VIRGJERESHA, qe te verponin si Virgjeresha, qe te trashegonin trashegimine e virgjereshave, ato asnjehere nuk u bene te tilla, per faktin se ne to nuk ishte VULA e VIRGJERISE qe Perendia i jep te KRishterit kur ai kthehet ploteisht ne dore te JEzus Krishti. Kjo eshte pergjergjesia me e madhe qe ata do te mbajne ne diten e gjyqit.
    Po me pese te mencurat cfare ndodhi? Ato u ngriten dhe pregatiten llambat e tyre , dhe keshtu ecen te SIGURTA drejt DHENDRIT dhe hyne ne DASME me Dhendrin. Pra ato kishin mare VAJ ne ENET e tyre. Ketu jemi perpara nje fakti, dhe pyetja ime eshte: A kishin te njejtin VAJ te dhejta virgjereshat ne llambat e tyre? Kjo pyejte kerkon nje arsyetim te llogjikes biblike, dhe jo njerezore. Budallaqet ne llambat e tyre kishin vetem frymen njereore(vajin), qe Krijuesi i dha njeriut ne kopshtin e Edenit, pra llamba (shpirti) e tij do te ndricoje deri sa ky "vaj" (fryma) ti mbarohet. Kush nuk kupton kete fakt eshte vecse nje i mjere. Karakteristika e ketij "vaji" eshte se, ky "vaj" nuk i jep driten e duhur njeriut, per ta cuar ate tek Perendia. Kjo eshte pika me kyce dhe me thelbesore e kesaj shelbelltyre. Jezusi naj tegon shume qarte kete fakt. Ai thote se mejnehere kur dhendri erdhi, Budallaqet nuk kishin me vaj (fryme jete) ne llambat e tyre , dhe keshtu llambat po ju FIKESHIN. Me kete fakt Jezusi na tregon se, fryma e njeriut eshte e pafuqishme te te coje tek Perendia. Ketu pra dalim plotesisht tek thenia e Plait i cili thote : kujdes se mos drita qe eshte ne ty eshte erresire. "Drita" e virgjereshave budallaqe ishte Erresie per to, ato nuk mund te gjenin rrugen drejt dhendrit me ane te kesaj "drite"(erresire). Pra Pali me kete thenie ju dretjohet besimtareve ne kishe( ku ka edhe vrigjeresha budallqe edhe te Mencura), se, "drita" njerezore qe ndricohet nga vaji i llmbes(fryma qe Krijuesi i dha njeriut ne Eden) eshte vecse ERRESIRE per Perendine.
    Vaji i llambave te Budallqaeve, dhe VAJI i ENEVE te virgjereshave te MEcura , nuk ishte i NJEJTE. Budallaqet ne Llambat e tyre kishin vetem frymen e njeriut, te cilen e shpejgova me sipere. Ndersa VAJI i ENEVE tek virgjereshat e Mecura, ishte FRYMA e Perendise, Drita e se ciles nuk shteron asnjehere ne LLAMBEN e besimtarit te vertete Kristian. Une do te shperndaj Frymen time ne ato dite , thote Perendia , mbi cdo mish.. Joel:2:3.
    Vereni me kujdes momentin, kur virgjereshat digjuan zerin qe lajmeroi ardhjen e dhendrit dhe PERGATITEN LLambat e tyre per te shkuar tek Dhendri. Budallaqet nuk kishin me vaj per te "ndricuar" UDHEN qe te con tek Dhendri, pasi ishin mjaftuar me vajin e llambes( frymen e njeriut e cila ne thelb ka zgjuarsite dhe afteiste njerezore, kujtoni ate qe ndertoi shtepine e tij mbi rere)
    Nese shohim virgjereshat e Mencura, ato pregatiten llambat e tyre jo nga vaji qe ishte ne Llambe, por moren VAJ per LLAMBAT nga ENET e tyre. Pra Burimi i llambave te tyre nuk vinte me nga njeriu , por nga Fryma e Perendise. Keshtu Drita qe ishte ne to nuk ishte me drita e botes(erresire) por ishte Drita e Perendise, qe te con ne jete te perjetshme.
    Ky fak eshte fakti me i rendesishem ne jeten dhe besimin e besimtarit kristian. Vetem Vaji i Perendise, i cili eshte ne ENEN e zgjedhur te Perendise, i jep mundesi LLambes se besimtarit kristian, qe te mos shuhet por te NDRICOJE deri ne fund rrugen, dhe ta coje ate tek Krishti.
    Vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 29-11-2002 mė 16:08

  4. #4
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    Haleluja

    Lavdi Perendise vellai per kete shkrim. Lavderoj Perendine qe solle kete shkrim ketu edhe sidomos per ata qe mendojne se jane te krishterer, ketu duket i krishteri i vertet. Me vjen keq qe ketu ka nga ata qe e mbajne veten per te krishtere edhe e blasfemojne emrin e Perendise(fetaret), sepse ne kete menyre jane nje deshmi e keqe per ata qe nuk besojne(qe nuk njohin Zotin) edhe skandalizohen.Nejse Une nuk e them per te gjykuar por e them sepse me dhimbsen shpirtrat e atyre qe humbasin.

    Te dashur vellezer edhe motra te krishter edhe une bej nje thirrje; vertet duhet te mbajme njeri tjetrin me inkurajim nga Fjala e Perendise, por duhet edhe te lutemi per njeri-tjetrin por jo vetem per njeri-tjetrin por per te gjithe ata qe kane zemren e ngurt ndaj Frymes se Shenjte!

    Me respekt vellai juaj ne Krishtin, i krishteri!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    vazhdimi.

    Perseri do te vazhdoj me shembelltyren e 10 virgjereshave.
    Disa te krishtere, mendojne se "Shpetimi" eshte nje proces qe vazhdon tere jeten , dhe qe i krishteri do ta mare vesh ne fund nese eshte apo jo i shpetuar. Ky lloj mesimi eshte mjaft i rrezikshem, dhe ne thelb te tij perjashton "Sigurine" dhe "Shpresen", dy shtyllat baze te besimit te krishtere.
    Per nje te krishtere frymor eshte shume e lehte qe te dalloje se, ky mesim nuk e ka burimin nga Perendia, por buron prej mendjes dhe llogjkes njerezore.
    Le te shohim shkurtimisht nese "Shpetimi" i Perendise eshte nje proces qe vazhdon gjithe jeten tek i krishteri , apo eshte nje moment "Pranaimi" dhe me pas hyrja dhe ecja ne perjetesi si bir i shpetimit, sepse Bibla na deshmon se : ka bij te shpetimit , por ka dhe bij te humbjes.
    Per kete kam dy pyejte te permbledhura ne nje pyejte.
    Kur ju kini lexuar shembelltyren e dhjete virgjereshave : kini qene te bindur plotesisht qysh ne fillim te shembelltyres se, ne dasme do te hynin vetem virgjereshat e mencura, apo kete gje e mesuat ne fund te shemblletyres pasi te mencurat hyne ne dasme? Po keshtu e njeta pyetje qendron edhe per pese virgjereshat Budallaqe.
    Npermejt ketyre dy pyetjeve shprehet fare qarte nese "shpetimi" eshte nje proces qe vazhdon gjithe jeten tek i krishteri, apo eshte vetem nje moment pranimi dhe me pas i krishteri ecen ne shpetim.
    Nese do te ndjekesh llogjiken e Klodit dhe Matrix, i bije qe kete gje ta mesosh ne fund te shembelltyres, pasi "shpetimi per ata eshte nje proces qe vazhdon tere jeten , dhe qe fundi do ta tregoje nese e ke mare apo jo shpetimin.
    Shembelltyra e dhejte virgjereshave ne vetvete trajton jeten e te krishtereve ne toke , si dhe diten e ardhejs se dhendrit, e cila me pas filanizohet me futjen e te krishtereve ne dasmen e QINGJIT. Pra me kete dua te them se, nese "shpetimi " do te ishte nje proces qe vazhdonte gjete gjithe jetes, dhe po keshtu nje mister per te krishterin, Jezusi duhej te naj tregonte kete fakt kaq te rendesishem tek kjo shembelltyre. Por a ndodh keshtu ne te vertete?
    Jezusi, qysh ne vargun e dyte te shembelltyres , na jep ne menyre fare te hapur dhe te qarte se, pese prej tyre ishin te mencura, dhe pese te tjerat Budallaqe. Ky fakt i dhene prej Jezusit qysh ne fillim te shembelltyres, eshte njekohesisht edhe perfundimi i gjithe shembelltyres. Pra cdo i krishtere i vertete, nuk pret fundin e shembelltyres qe te kuptoje se te mencurat do te hynin ne dasme, dhe Budallaqet do te mebeteshin jashte. Ai qe pret fundin e shembelltyres per te mesuar se kush do te hynte ne dasme me dhendrin, eshte pikerisht ai qe pranon se,"shpetimi" eshte nje proces i pazbuluar per te krishterin, i cili vazhdon pergjate gjithe jetes, por qe i zbulohet atij ne fund te ardhejes se dhendrit.
    Mos valle BUdallalekun e pese Viregjereshave Budallqe, ne e mesojme ne fund te shembelltyres per faktin se ato mbeten jashte dasmes!!?? Jezusi naj ZBULON kete fakt qe ne fillim te shembelltyres, por kush ka "VESHE " e kupton ate. Pra ne qysh ne fillim te shembelltyres jemi te bindur se, Pese prej virgjereshave ishin Budallaqe, se pese prej tyre nuk do te hynin ne dasmen e dhendrit, se pese perej tyre ishin ne nje besim te vdekur, se pese prej tyre ishin te pashpetuara, se pese prej tyre ishin te parilindura dhe nuk mund te shihnin mbreterine e Perendise, se pese prej tyre kishin ecur ne te kundert me vullentin e KRishtit, se pese prej tyre nuk ishin Bij te Perendise. Pra ne e dinim fundin qysh ne fillim, sepse Perendia naj tregoi dhe deshmoi ate me ane te Birit te tij Zotit Krisht. Kjo eshte deshmiaj dhe zbulesa me e rendesishme qe Perendi a i jep te Krishterit, dhe keshtu i krishteri bije dhe FLE ne SIGURI dhe ne PAQE. Ja cfare thote psalmisti: Psalm:4:8:
    " Ne PAQE do te t bie ne PAQE do te FLE , sepse ti vetem o Zot me mban ne SIGURI."
    A mund te bijesh dhe te FLESH ne PAQE , pa njohur me pare FUNDIN? Si mund te bijesh ne PAQE , dhe te ksh SIGURI tek PERENDIA , kur ti ende nuk e di nese je apo jo i shpetuar, pra kur ti ende nuk e di FUNDIN? Kur ti nuk e di nese do te hysh apo jo ne dasme tek dhendri? Kur ti nuk di dhe nuk njehFUNDIN?
    E dini kush eshte FUNDI per nje te krishtere? Ai eshte Krishti. Nese lexoni tek Hebrenjt:kapitullin 11-te do te bindeni plotesisht se sa rendesi ka FUNDI per nje besimtar te krishtere. Abrahami
    kur u thir , u bind te shkoje ne ate vend qe do te meret per trashegim , dhe u nis pa ditur se ku do te shkonte (Heb:11:8.). Pra ai nuk dinte konkretisht se ku, por ishte i SIGURT se dinte FUNDIN, Perendine. Pra Perendia ishte Shekmib ne te cilin ai besonte dhe jetonte. Ai e dinte se Perendia eshte i pakthyeshem ne thirjet dhe dhuratat e tij. Ai kishte SIGURI te plote ne ate qe Perendia i kishte premtuar, si dhe kishte SHPRESE te plote se tashme e kishte mare ate qe Perendia i kishte premtaur per ta mare. Nese Besimtari nuk ka SIGURINE dhe SHPRESEN e Perendise, ai nuk ka patur asnjehere BESIMIN e Perendise, ai nuk e ka ndejkur dhe nuk ka bere ne asnje cast vullnetin e PERendise, sepse nuk e ka njohur kurre Perendine.
    Me faktin qe Jezusi i quan pese virgjereshave te Mencura dhe pese Budallaqe, na zbulon se tek te dhejta virgjereshat nuk verponte e njejta DITURI, nuk verponte e njejta Fryme dhe Shenjteri, por gjithashtu nuk vrponte i njeit BESIM. BESIMI i PEREDNISE te con vetem ne jete te perjetshme. Pra SIGURIA dhe SHPRESA ishin vetem tek Virgjerishat e Mencura . Mencuria e tyre duket ne "masat" qe ato moren per te realizuar qellimin etyre . Ato moren, ENE dhe VAJ per llambat e tyre. Perse? Sepse e dinin FUNDIN, qellimin per te cilin ishin nisur.
    .Kjo deshmi e JEzusi,t bere qysh ne fillim te shembelltyres, eshte deshmija me e rendesishme per cdo te krishtere, sepse eshte nje deshmi fondamentale e cila vjen dhe jepet prej Perendise, pra nuk eshte nje deshmi dhe opinjon njerezor. Asnje prift apo pastor nuk eshte ne gjende qe te ngrihet ne kishe dhe te ndaje besimtaret duke ju thene: Ju jeni nje virgjereshe e MEncur dhe ju tjetri jeni nje virgjereshe Budallaqe. kete te drejte dhe dituri e ka vetme Perendia. Prandaj dhe Jezsusi naj deshmon kete fakt qysh ne fillim te shembelltyres, epse azgje te fshehte nuk ka para syve te tij. Por ketu ka nje ndryshim se, virgjeresha e Mencur e njeh dhe pranon se Mencurija e tij, e cila ne thelb permbledh: shenjterine , ecjen ne udhen e Perendise , Besimi dhe te vepruarit e Besim, bindja , berja e vullnetit te Perendise , te vepruarit e Dashurise se Perendise e tjera si keto, nuk vijne prej afteisve te njerezore, dmth prej MIshit dhe Gjakut, por vijne prej Perendise , per faktin se ai eshte ne Perendine. Pra ai esht tempulli ku banon Fryma e Perendise.
    Preseri kete llogjike arsyetimi e shohim edhe tek shembellt. e TALLANTAVE. Qysh ne momentin qe sherbetori i trete e Groposi Tallanten ne dhe, i krishteri e ka te qarte se ai sherbetor eshte nje sherbetor i keq dhe i pabese, per faktin se nuk beri vullnetin e zoterise se tij. Pra berja e vullnetit varet direkt nga BESNIKERIA qe sherbetori ka ndaj zoterise se tij.
    Po ju si mendoni rreth dy sherbetoreve te tjere, te cilet e punuan tallanten dhe e shumfishuan ate: Mendoni se ata pergjate gjithe kohes qe bene dhe plotesuan vullentin e zoterise, ishin te paqarte ne fundin e tyre? Mendoni se ata nuk e dinin fundin???
    Kjo pyejte ka rendesi te madhe. sepse nese nuk di fundin, si mund te shkosh drejt tij? Une them se, eshte studenit me i mjere ai qe nuk di fundin e shkolles te cilen ndejk.
    Vazhdon.
    Deshmeusi

  6. #6
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Vellezer dhe motra te krishtere!

    Duke marre shkak nga kjo teme, pra mbi shpetimin dua te ndaj dhe une me ju idete e mia lidhur me kete.

    Se pari dua te falenderoj deshmuesin mbi kendveshtrimin qe ai i ben shembelltyres se 10 virgjereshave dhe duke na dhene dhe nje tablo te qarte te asaj qe Jezusi don te na thote.Gjithmone ne cdo moment Zoti e di se kush jane te zgjedhurit, delet e tij te humbura te cilat ne momentin e caktuar nga Ati i therret ato qe te bashkohen me tufen e Perendise, qe eshte kisha e Krishtit, qe ndryshe ne Bibel eshte quajtur edhe nusja e Krishtit apo trupi i Krishtit.Delet kur degjojne zerin e Barit binden dhe e ndjekin ate pas dhe jane te sigurta se atje ku Bariu i con, ka cdo gje me bollek, dhe se ato do te jene gjithmone te mbrojtura nga cdo rrezik.

    Zoti na ka shpetuar dhe na ka dhene garancine e ketij shpetimi duke na vulosur me Frymen e Shenjte, kaparin e trashegimise, si dhe gjithashtu Ai na ka siguruar ne Fjalen e Tij, Biblen qe ky shpetim i dhene si dhurate nuk do te mund te na hiqet nga asgje.
    Nje gje eshte e sigurte per ate qe e kerkon Zotin me gjithe zemer dhe me sinqeritet, Zoti Jezus qendron tek dera dhe po troket, nese e degjon zerin e tij dhe e hap deren Ai do te hyje brenda dhe do te haje darke me ty.Vetem nese i bindesh Perendise dhe i lutesh Atij do te pranohesh prej tij, nje shembull mjaft i mire per kete na jepet tek DhV tek 2 Mbreterve 20 :1-11, ku tregohet se si mbreti i Judes Ezekia iu lut Zotit dhe Zoti i shtoi jetes se tij edhe 15 vjet.Kemi edhe shume raste te tjera te ngjashme per fuqine e lutjes kur ajo eshte e sinqerte, Zoti gjithmone eshte pergjigjur ne menyre te mrekullueshme.
    Nje gje eshte e sigurte Zoti kerkon nga ne qe ne te kemi nje maredhenie me te dhe kete gje ne mund ta realizojme vetem nepermjes Jezu Krishtit. Vetem pasi te pastrohemi nga mekatet tona nepermjet gjakut te Krishtit, ne behemi bij te Perendise te rilindur prej se larti dhe fitojme birerine ose behemi bij te Perendise dhe pas kesaj deshirat tona priren per te pasur nje maredhenie me Perendine dhe ne gjejme kenaqesi ne gjerat qiellore dhe jo ne ato tokesore.

    Dua edhe njeher tju falenderoj per inkurajimin qe gjej ne shkrimet tuaja vellezer dhe motra te krishtere dhe le te ecim ne kete rruge te nxisim njeri-tjetrin per lavdi te Perendise, sepse jemi thirrur per kete qellim ti japim lavdi Krishtit duke dashur njeri tjetrin dhe duke mbajtur barret e njeri tjetrit, dhe te shpallim kudo lajmin e mire te ungjillit.

    Me respekt, Astriti!
    Zoti ju bekofte!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    10 virgjereshat.

    Le te vazhdojme perseri me 10 virgjereshat.
    Jezuzsi na tregon se midis pese virgj. te Mencuar dhe pese Budallaqeve, kishte nje ndryshim me kahje te kundert. Gjeja qe i bashkonta ato se bashku ishte vetem EMRI Virgjeresha si dhe qellimi per te pritur dhendrin. Pyetja ime eshte: cilat jane "Tiparet" dalluese qe i ndajne ato nga njerajtetra?
    Qysh ne fillim te shembelltyres, pasi Jezusi na tregon emertimin e perbashket qe ato kishin: "Virgjeresha" si dhe qellimin e perbashket qe ato kishin: "Pritjen e dhendrit", menjehere Jezus na tregon se ndryshimi midis tyre ishte i tejskajshem dhe ne kahje te kundert. JEzusi na thote se : pese ishin te MEncura, dhe pese Budallaqe. Nese do ta shohim kete fakt ne konteksin dhe zbulesen biblike, ketu kemi te bejme me dy drejtime te ndryshme dhe te papajtueshme me njeratjetren, te cilat nuk te nxjerin ne te njejtin perfundim. Ne fjalet e Urta kapitulli nje, kemi nje zbulese te qarte rreth Mencurise dhe Diturise se Perendise tek i krishteri.
    konkretisht tek varg. 20 e meposhte thuhet:
    " Dituria bertet neper rruge dhe zeri i saj digjohet nepre sheshe."
    Ky pra eshte Jezusi , zeri i te cilit per asnje cast nuk pushon se shpalluri SHPETIMIN . Ai i drejtohet cdo njeriu duke i treguar shtigjet e DREJTESISE, ne te cilen njeriu duhet te ece, me ane te besimit tek Ai. Por cfare ndodh ndaj atij qe nuk e pranon DITURINE , dhe ky njeri me mospranimin e tij, ka perzgjedhur te qendoje ne Budallallekun e vet. Per kete tek vargu 24 thuhet:
    " Sepse Une (DITURIA) thira dhe ju nuk kini dashur, shtriva doren time dhe askush nuk i kushtoi vemendje, perkundrazi hodhet poshte te gjitha keshillat e mija dhe nuk pranuat ndreqjen time, dhe une ( DITURIA) do te qesh me fatkeqesine tuaj, do te tallem kur te vije ajo qe ju druani, kur ajo qe druani te vije si nje furtune dhe fatkeqesia juaj te vije si nje stuhi, kur tju mbulojne fatkeqesia dhe ankthi. "
    Me ane te ketij pasazhi qe solla prej Fjale.Urta:1:20-27. duket qarte dhe krijohet drejt fizionomia e pese virgjereshave Budallaqe. Te mos pranosh DITURINE e Perendise do te thote: te mos pranosh Krishtitn , pasi ai eshte Dituria e Perendise per ne 1Kornth:1:30. Ky fakt na verteton fare qarte se, pese virgjereshat budallaqe, edhe pse quheshin te krishtere, nuk kishin bere pranimin e Jezusit ne zemeren e tyre. Pra ato quheshin besimtare , por nuk kishin BESIMIN qe vjen prej Perendise Veprat:13:48. Tek ato vepronte besmi njerezor , i cili e kishite burimin nga njeriu, dhe qe ne thelb i mungonte e VERTETA Krishti. Nese shikoni me kujdes vargjet 3, 8, tek shembelltyre e 10 virgjereshave, Jezusi konstaton se "llambat " ("shpirti" i tyre ) kishin vetem me "vajin e llambes", dhe une e kam sqaruar se "vaji i llambes" eshte fryma e jetes qe Perendia i dha njeriut gjate krijimit ne Eden, Zanaf:2:7. Pra me kete fakt JEzusi na tregon se, tek Virgj. Budallaqe, nuk vepronte Fryma dhe HIRI i Perendise, dhe si rezultat ato nuk kishin BESMIN qe vjen prej Perendise, per Shpetimin e te krishterit. (Ky fakt eshe shume i lehte qe te kuptohet prej atyre qe e kane bere klete perzgjedhje.)
    Por cfare ndodhi me pese virgj. budallaqe?
    Kur dhendri erdhi, ato nuk kishin: ENE, VAJ, dhe DRITE. Qellimi dhe deshira qe ato kishin per te hyre tek dhendri, mbeti vecse nje imazh ose nje ender, ato perballe ketij fakti , dolen vecse te shkatruara. Por perse? Faktori baze, si dhe i gjithe shkatrimi i tyre erdhi si rjedhim i mospasjes se DITURISE, pra ato nuk e kishin pranaur per asnje cast DITURINE e Perendise, dhe bibla thote se DITURIA e PErendise ne ne , eshte Krishti 1Korinth:1:30.
    Le ta konkretizojme kete fakt perseri me pasazhin tek Fjaletrt:1:28.
    " Atehere ata(virgj. budallaqe) do te me therasin mua, por une nuk do te pergjigjem, do te me kerkojne me kujdes por nuk do te me gjejne."
    Ky varg eshte perseri nje deshmi e qarte, se, cfare demi sjell tek i krishteri mospranimi dhe mosmajra e DITURISE (Krishtit) ne jeten dhe zemeren e tij. " Do te me therasin por nuk do te pergjigjem, do te me kerkojne dhe nuk do te me gjejne", thote Jezusi. Kete gje e shohim te konkretizuar tek virgjereshat Budallaqe. Ato kerkuan DRITE per te Hyre tek Dhendri , por nuk kishin. Ato mendonin se me NDRICIMIN ( Hebrenj:6:4.) qe viinte prej llambave te pese virgjershave te Mencura do te mund te shihnin Rrrugen, por te MEncurat ju thane: Gjithshka qe kemi eshte vetem per ne. Po keshtu Budallaqet e thiren Zotin ne momentin qe te MEncurat kishin hyre, por asnje dere nuk u hap. Fjalet: "nuk do tju pergjigjem", do te thote: nuk ju njoh. Dhe konkretisht Jezusi ju tha atyre: Ne te vertet po ju them se nuk ju njoh. Por perse erdhi kjo pergjgie negative prej Zotit, tek pese virgjereshat Budallaqe? Kjo: sepse ne kohen e "Pranimit" ,ato nuk e perzgjodhen dhe pranuan DITURINE ( Krishtin).
    Ja cfare thuhet perseri tek FJ. Urt:31-32.
    " Prandaj ( virgj Budallaqe) do te hane frutin e sjelljes se tyre dhe do te ngopen me keshillat e tyre, sepse perdalja e njerezve te thejsht i vret, dhe qeteisa e reme e Budallenjve i zhduk"
    A ndodhi keshtu me virgjereshat Budallaqe? A hengren ato Frutin e besimit te tyre te vdekur? A u ngopen ato me keshillat e zemres se tyre, sepse keshillat e Perendise nuk ishin ne zemer te tyre per shkak se nuk pranuan DITURINE?
    Cfare ndodhi ne fund me to? Perfundimisht ato ishin te perjashtuara nga dasma e dhendrit , dhe nuk munden te hynin ne dasme, e megjithse dolen ta prinsin dhendrin.
    Ky pasazh nga fjalet e Urta , na jep nje zbulese te gjalle te realiteti mbi kuptimin e vertet te: Virgjereshave buallaqe.
    Po keshtu nese do te ndaleshim per nje moment tek
    FJ.Urt:1:29-30. zbulohet edhe me konkretisht se cfare do te thote per kristjanin: Virgjereshe Budallaqe. Konkretisht ne kete varg thuhet:
    "Sepse ( virgjereshat Budallaqe) kane urryer DIJEN dhe nuk kane zgjedhur FRIKEN e Zotit, nuk kane dashur te pranojne keshillen time , dhe kane perbuzur te gjitha qortimet e mija."
    Ky eshte fakti me konkret dhe real, si dhe fizionomija me e qarte e pese virgjereshave Budallaqe. Ato nuk e PRANUAN DITURINE e Perendise( JEzusin) , keshtu ato nuk paten FRIKE nga Zoti. Por cfare do te thote te kesh FRIKE nga Zoti Perendi?
    Ja disa vargje ku tregohet se cfare do te thote: te mos Pranosh Friken e Zotit
    Fj.URT.1:7:
    " Sepse FRIKA Zotit eshte fillimi i njohjes: por njerezit e pamend( virgj. Budallacka) e percmojne DITURINE dhe dijen."

    Fj.Urta:15:33.
    " FRIKA e Zotit eshte nje mesim DITURIE..."

    Eksod:20:20.
    " Mojsiu i tha popullit: Mos u trembni sepse Perendia erdhi qe tju provoje , me qellim qe FRIKA e tij te jete gjithmone para jush , dhe keshtu te mos mekatoni."

    Fj.Urt:9:10.
    " FRIKA e Zotit eshte parimi i DITURISE , dhe njohja e te Shenjtit(Krishtit) eshte Zgjuarsia(Virgj. e MEncura)."

    Job:28:28.
    " ..." Ja, te kesh FRIKE nga Zoti , kjo eshte DITURI, dhe ti largohesh te keqes eshte zgjuarsi."

    Psalm:85:9.
    " Me siguri SHPETIMI i tij( i Krishtit), eshte afer atyre qe kane FRIKE prej TIJ.."

    Psalm:111:10.
    " FRIKA e Zotit eshte zanafilla e diturise, kane dituri te madhe (5Virgj. te Mencura) ata qe zbatojne ne praktike urdherimet e tij;"

    Pra sic shihet nga te gjitha keto skriptura, del qarte se cfare eshte ne thelb te qenit: virgj. Budallaqe dhe Virgj. e Mencur.
    A ka vend mendimi se: Pese Virgj. Budallaqe ishin njesoj me pese te MEncurat? Se pese Budallaqet, ishin ne te nejtin BESIM qe ishin dhe pese virgj. e MEncura? Se pese Budallaqet ishin te RILINDURA dhe te Shpetuara ashtu si te MEncurat?
    Une mund te them me sigurine me te madhe se, kush eshte bir i Perendise, e njeh Atin dhe e deshmon ate.
    Zoti ju bekofte.
    Ps. Si gjithmone jeni te mirpritur qe te diskutojme se bashku rreth kesaj teme. Do te kisha deshire qe shume lexues te mendohen para ketij fakti flagrant qe Jezusi na deshmon.
    Deshmeusi i Krishtit.

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia e Kishes
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:36
  2. Hyrje nė BIBEL (Besėlidhja e Re)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 19:34
  3. Ēlirimi i Frymės
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •