Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 53 prej 53
  1. #41
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    JETA SHTRIHET PĖR GJATĖSI


    mbi kėtė tokė
    tė rrahur me shiun e gėzimit
    dhe me breshėrin e hidhėrimit


    mbi kėtė syprinė tė valėzuar
    me rrugė qė sot i sheh e nesėr mbyllen

    mbi kėto vargmale
    si bosht vertebror dinosauri
    tė stolisura prej serpentinash diellore

    mbi kėtė tokė
    gunga gunga si shpinė aligatori
    ku ėshtė ara jonė oborri e luadhi ynė

    mbi kėtė tokė pra
    ku po endemi pėrditė tė rrahur
    prej shiut tė gėzimit
    dhe breshėrit tė hidhėrimit

    - gjithmonė i qesim hapat pėr gjatėsi
    dhe vetėm njėherė vetėm njėherė
    nė thellėsi

    jeta po shkuaka pėr gjatėsi
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #42
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    TATPJETĖS ME UJIN


    Kur shpėrthejmė syth nėn diell
    gjithmonė jemi maje bjeshke
    pastaj me ujin tok
    zbresim pėrrenjve shpatijeve
    tėtėpjetė gjithmonė tatėpjetė
    rrėzė bjeshkės sė lartė
    pėr t'u shtrirė tė qetė nė rrafsh
    nė rrafshin pa valė pa gurgullim pa ushtimė
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #43
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    LARG E AFĖR


    larg ėshtė skaji i errėsirės
    larg ėshtė filli i rrezes
    larg ėshtė ylli mė i afėrt


    megjithatė


    afėr ėshtė fundi
    afėr ėshtė vet'mia
    afėr mėrzi, afėr
    shumė afėr epitafi
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #44
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Rexhep ELMAZI






    K U J T I M E
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  5. #45
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    MĖSUESIT TIM


    R. Bicajt


    Nesėr kur tė shoh tė thinjur
    rrugėve tė jetės
    do t'mė shikosh
    mbase habitshėm me lot pėr sy
    e do thuash me vete

    ''Shih ! Kur isha unė mėsues ai ishte nxėnėsi im !''
    dhe do tė na vijė mirė
    pasiqė pėr aq kohė sa u thi floku yt
    unė fatlumi nxėnsi yt
    u bėra mėsues i tjetėrkujt
    i atij carrokut tė mitur
    qė e mendonim pėr shpresėn tonė


    Do tė thuash
    ''Sa furishėm degėt i shkund koha !''
    por dheu u rrit me kėngėn qė na mėsonje ti te shkolla
    me fjalėt e tua
    ti je rritur sa vetė shpresa e ditės sė re !

    Pėr pak kohė Botės sė vjetėr ja more bijtė nga gjiri
    njė botė kėngėsh krejt tė reja
    i bėre pėr vete
    gjurmėve tė tua i vure
    s'ka ndodhur kurrė qė ndonjė ēallmė ndėr pleq
    tė jetė mė e dashur se fjala jote
    ndėr shokėt e mi !

    Dhe dikur kur tė vijė mordja pėr tė marrė
    duhet ta dish
    se fėtyra do tė bėhet monument miradije
    ndėr sheshe tė gjėra dije
    kujtim i lehtė qė e bėn ēdokushi me krenari
    sikur sytė e vet nė ballė

    Kjo ėshtė njė dhunti
    qė e bėn jetėn tėnde tė gjatė.
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  6. #46
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    TAKIMI ME SHOKUN E VJETĖR


    E takova tė pėrgjymtuar n'ėndėrrime
    kalimthi pa e pritur fare
    nė njė kthinė tė vjetėr tė errėt
    ndėrsa pas shpinės sonė qėmoti

    kishim lėnė tė fjetura nė paqėn e patrazuar
    vendlodrimet e hershme

    Pas aq vitesh
    sikur tė kishim harruar veten
    fėminor tė hareshėm dhe tė babrenga
    me shpinėn e kujtimeve nga njėri tjetri
    kthyer shkuam... tė ndarė pa mos harruar
    tingujt e asaj kėngės sė duetit tonė
    mbi gėzimet pėr pranverėn e lulėzuar
    mbi jetėn mbi dashurinė ēfarė lajthimi
    qė s'ndryshon dot kurrė... e tash
    nė kėtė ēast takimi tė papritur pas aq kohe
    ēfarė lėme mbi dengjet e qenjes sonė
    paskan bėrė kuajt e lazdruar tė zez
    fjollė fjollė ndėr jela, o shoku im.

    Ai sy i lodhur ai vėshtrim i ngurėzuar
    mė prekin o vėlla nė kėtė tė pamė
    dhe mė mundon ajo qė s'e kuptoj dot
    atė nyje tė pazbėrthyeshme
    - ē'ngjau me ne tė dikurshmit
    kur me kėngė thoshim gjithēka
    vallė kjo heshtje tani i ka zavendėsuar ?
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  7. #47
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    PARA SHKOPIT TĖ BABAIT TIM


    Kurrgjė mė tė dashur se ti nuk ka
    dhe mė tė dhembshur kur kujtimet therin
    herė dikur unė kurrė s'jam pėrgatitur pėr sot
    aty qeshur e qarė kam para syve tė tu o jetė !
    Eh, sa e rėndė sa e zezė dhe e fortė mė duket
    kjo dorėz shkopi qė si boshti penjtė mbėshtjell vitet
    sa e pashpirt qė mė thėrret dikur pėr ta kapur -
    unė qė tashti veē krih s'kam pėr t'u bėrė shqipe
    pse gjithēka ėshtė e imja ēka hapi mund tė zėrė !

    Njė ditė pra tė ngrysur do tė mbėshtetem pėr shkopi...

    Unė i sotmi ? - megjithė kėto ēaste tė paharruara
    kur duart e mia si rrėnjėt dredharake tė njė lisi
    atje nė nėntokėn e thellė dhe tė begatshme
    gjejnė ushqim pėr njė krijesė tė pabrengė...

    -Jo kurrė, kurrė !
    edhe si breshka plakė n'u zhagitsha
    pėr lėkurėn e vrazhdė tė tokės sonė
    ashtu do tė shkoj gjer nė konakun e prasmė
    me dy duar tė dridhura me dy kėmbė tė lodhura
    por nė kujtime i ri nė gjak i papėrkulur
    i pėrjetshėm nė dėshira !
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  8. #48
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    P L A K U



    nė krye tė vargut qė i mbėshtillet bjeshkės
    qėndron mjekroshi i mrrolur. Ai s'i flet askujt
    e ka prerė tė djeshmen nė dy pjesė
    sikundėr njė shalqi sikundėr njė domate
    e vetė ka mbetur i pagėrvishtur

    nėpėr kohė ka ngulur zjarret
    pėr t'i shkuar ndokush pas
    edhe pėr tė ikur kush tė dojė

    dy shigjeta tregojnė dy rrugė !
    askush mos ta qajė atė plak
    ai borxhin e ka larė me nder
    e kjo e ka shembur e ka derdhė
    qė tė tjerėve bukėn t'ua sjellė
    ujin nė kopsht verėn nė derė

    pastaj ka thėnė se do tė shkojė larg diku
    kėtu trupin t'ia mbulojmė trupin e shpuar tė Cesarit
    t'ja mbyllim sytė kurrė tė mėshelur, gojėn
    gjithmonė tė ėmbėl... rrėfimin
    ku gjendemi si nė pėrrallė tė egėr.
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  9. #49
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Rexhep ELMAZI :


    ATI IM


    Ka vdekur qėmoti i ngrati
    e vetėm dje e mbuluam me dhe
    jeta e tij nėn dhe
    s'do tė ketė shumė dallim nga ajo mbi dhe
    ditė e natė flinte dhe ēohej
    hante pinte dhe pėrēapej, me njė fjalė
    vetėm sa pėr tė ngrėnė thua se
    tėrė kohėn para se tė vinte nė jetė
    ėshtė mpakur uriet e mbi tokė ka dalė
    mallin e tė ngrėnit dhe tė tė pirit pėr ta shkuar

    eh babloku im !... nuk di ē'dallim kishte
    mes teje dhe deleve tė tua ! ndoshta vetėm ty
    se delet pjellin qingja me kokė delesh
    e ti mė ke bėrė mua qė eci vertikal
    dhe tė qortoj pėr kėto tė meta tė tua
    dhe nuk flė si ti ditė e natė
    por ditėn e pres me kėmbė dhe ha vetėm
    kur barku mė djeg...ma kanda tė hyj thellė
    nė sekretet e sendeve qė ti i kundroje vetėm
    si forma tė zakonshme druri guri dheu apo uji
    tė destinuara pėr pirje e pėr ngrėnje
    babai im i ngratė shpirt pa sherr
    si delja e urtė apo njė mėshqerrė
    jetoi mes yjevet mes botėravet, hapėsirash tėrė njė shekull
    dhe asgjė s'diti tė thotė pėr to dhe rreth tyre
    nė jetė shkeli si delja pėrciptė pa lėnė gjurmė
    dhe si ato vdiq pa u pėrmendur askund
    pos kėsaj vjershe tė ēoroditur
    tė birit tė tij.
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  10. #50
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Rexhep ELMAZI :


    DHEMBJA QĖ S'DO NGUSHĖLLIM


    - Birit tim Batonit -


    Nė sytė e bukur tė ditės sė Premte
    ju fikėn tė bukurit sy birit tonė Batonit
    s'e patėm veēse tridhjetė e gjashtė ditė tė lume
    e plot diell para ditės kur ju desht tė na e kthejė shpinėn
    tash s'ka mbetur asgjė pėr t'i ngrohur ditėt
    madje as shpresa e lindur me tė nė ēerdhen tonė

    Nė shpinė si me zor na ėshtė lėshuar
    samari i jetės sė mėrzitur pėrditė e kėtej
    i dashuri im bir, me shqisa tė mpita po jetojmė
    pa ty ftohtė ftohtė pėrqafon jeta
    akull lart e poshtė kah ecin sytė...

    kujtim qė s'fiket na e le
    tė vetmen shkėndi - shikimin e kėsaj jete ėndėrr
    ndoshta pėr t'u teshur dhe sigurisht pėr t'u djegur!...

    Athua ftohtė tė dolėm nė pritje?
    mosvajtja jote ėshtė ndėshkim pėr kėtė? E di
    ėshtė dashur fushat t'i shtrojmė me qeshje
    pse ajo qė hamė nuk rrit askend,

    lumenjtė ėshtė dashur ti turbullojmė tėrė vendit
    pse ujėt pa ty s'e ka kristalin nė sy
    ardhjes tėnde o kreshniku i vogėl duhet
    fushė e mal e bjeshkė pėr t'ja trandur
    pse kėto flenė pa ty e gjithēka e vėnė nė gjumė.

    E tash fol ti zemra njerėzore
    qė gjithmonė je mėsuar t'ja falėsh vehtes mėkatet

    ... e ka rrokur ngrykė ngulfatas qetėsia
    atė nė varr dhe ne kėtu midis tė gjallėvet
    t'u them tė drejtėn vėllezėrve tė mi
    - ajo qė vjen e shkon ėshtė rrjedha e jetės e di
    por njeriu duhet diēka tė ndalė nga ajo rrjedhė
    vetėm diēka qė tė mund t'i thotė vetes unė.

    Ditėve tė kremteve tė mėdha
    nėna kėcen kalit tė trentė
    me vetėtimė shkon gjurmave tė tij
    mbi varr ndalet dhe hingėllon kafsha
    kupės sė qiellit duke thirrur
    me vajin e nėnės s'Avdisė
    atėherė vetėm atėherė thonė e lut tokėn
    pėr ta hapur gjirin shtatė pash pėr tė hyrė
    tė birin pėr ta parė zėrin pėr t'ja ndier !...
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  11. #51
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Rexhep ELMAZI:


    I VETMUAR


    Tash jam vetėm
    fill i vetėm
    veē ndonjė ujdhesė nė oqean
    mund t'i shėmbėllejė fatit tim
    s'e kam besuar dot
    qė njė erė kaq e lehtė
    tė m'i marrė tėrė shokėt
    e tė mė lerė kėrcun
    vetėm me kujtimet.


    Askend pėr afėr !

    e ndjej veē erėn
    tek loz me derėn
    tė lėnė shkretė gjymės tė hapur
    pėr tė mė kujtuar
    dike tė shkuar
    athua vallė sa i kam dashur ?

    Ti fati im s'tė kam menduar
    kaq tė trishtuar pėrse mė ndryshe
    pėrse kjo heshtje ?
    dikush pėrgjegji n'emėr tė ndėrgjegjes :

    - dikur e lypnje ja tek e ke !
    dhe bėri shoqėri si mikut zemrės...

    Qetėsi... qetėsi...pushon ndėrgjegja
    vetėm era lodron me derėn
    tė lėnė shkretė gjymės tė hapur
    pėr t'ma kujtuar
    dike tė shkuar dhe tė dashur
    vallė, kurrė mė, tė ardhur ?
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  12. #52
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Duke dashur sadopak tė ndėrlidhem nė kėtė fytyrė markante krijuese, siē del poeti Rexhep Elmazi me veprėn " pėrmallė " poetike '' FRYMĖMARRJE '' desha njėkohėsisht tė kontribuoj nė plotėsimin e saj, tė dalė nė dritėn e Forumit shqiptar, dhe, tė falnderoj Fenerin qė rizgjon nga heshtja kėta viganė tė profilit si Rexhep Elmazi !

    Le tė jetė kjo njė ftesė edhe drejt institucioneve tė kulturės nė Republikėn e Kosovės, por edhe nė Republikėn e Shqipėrisė, qė pėr tė, tė bėjnė ma tepėr ! Bie fjala, Rexhep Elmazi me kontributin qė dha , patjetėr duhet tė hyjė nė pėrditshmėrinė e shqiptarėve, ashtu qė duke e kthyer atė nė lapidar kujtimi, nėpėr shkolla, rrugė , institucione ku ligjėrohet pėr letėrsinė dhe artin , u shtohet vlera shqiptarėve , se nuk i harrojnė bijtė e vėrtetė... !

    Rexhep Elamazi, padyshim, ėshtė edhe hallka qė i shtohet varganit qė dora vrastare e bashkėpunėtorėve tė sistemit federalist i godiste !

    Pėrshėndetje Feneri !

    Lavdi poetit martir Rexhep ELMAZI !


    U nisa nga njė motiv qė tė sjell kėtė vepėr nė Forumi shqiptar, sepse , jam i bindur se kėtu ka lexues dhe kritikė tė njė niveli tė lartė. Ndėrsa Rexhep Elmazi, meteori i shkėputur nga dora vrasėse, pa tjetėr duhet tė ndriēohet edhe si njeri , intelektual i kohės, kur Kosova mbytej nga injoranca, edhe si poet, qė di t'i ndėrtoj me qetėsi vargjet pėr popullin e vet, ku zgjohet jehona e njė kushtrimi , dhe zgjimi pėr tė qenė i gatshėm shqiptari, tė pėrballet me padrejtėsitė, ia bėnte pushteti .

    Mbes me shpresė se kėtė vepėr do ta trajtojnė edhe administratorėt e Forumit shqiptar, qė e mundėsuan tė bėjė jetė nė mesin e shumė krijuesėve ! Lexuesit , poashtu do tė tregojnė interesin e tyre pėr ta lexuar! Dhe tė gjithė ata qė do tė pėrpiqen tė zbulojnė nga margaritarėt e domethėnieve tė poezive nė pėrmbledhjen Frymėmarrje.

    I bashkangjitem edhe kėrkesės sė biligoas qė fton institucionet e Republikės sė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, tė bėjnė ma shumė pėr Rexhep Elmazin ! Veēmas, e pėrshėndes pėr postimet qė i bėri
    me qėllim qė vepra Frymėmarrje, tė vijė ma shpejt nė faqet e Forumit shqiptar.

    Unė pata kėnaqėsinė qė duke e postuar vėllimin poetik Frymėmarrje tė Rexhep Elmazit, tė lidhem me trokitjen e shpirtit dhe mendjes sė tij, dhe tė zbuloj se ai dhe shumė krijues si ai, janė vullkane tė pėrhershme qė e kanė mundur vdekjen!

    Ndaj, ua lė lexuesve ta ndajmė kėtė mendim se Rexhep Elmazi dhe vėllimi poetik ''Frymėmarrje '' pėrditė dalin dhe komunikojnė me pėrmasat...
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  13. #53
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    [QUOTE=feneri;1805901]Duke dashur sadopak tė ndėrlidhem nė kėtė fytyrė markante krijuese, siē del poeti Rexhep Elmazi me veprėn " pėrmallė " poetike '' FRYMĖMARRJE '' desha njėkohėsisht tė kontribuoj nė plotėsimin e saj, tė dalė nė dritėn e Forumit shqiptar, dhe, tė falnderoj Fenerin qė rizgjon nga heshtja kėta viganė tė profilit si Rexhep Elmazi !

    Le tė jetė kjo njė ftesė edhe drejt institucioneve tė kulturės nė Republikėn e Kosovės, por edhe nė Republikėn e Shqipėrisė, qė pėr tė, tė bėjnė ma tepėr ! Bie fjala, Rexhep Elmazi me kontributin qė dha , patjetėr duhet tė hyjė nė pėrditshmėrinė e shqiptarėve, ashtu qė duke e kthyer atė nė lapidar kujtimi, nėpėr shkolla, rrugė , institucione ku ligjėrohet pėr letėrsinė dhe artin , u shtohet vlera shqiptarėve , se nuk i harrojnė bijtė e vėrtetė... !

    Rexhep Elamazi, padyshim, ėshtė edhe hallka qė i shtohet varganit qė dora vrastare e bashkėpunėtorėve tė sistemit federalist i godiste !

    Pėrshėndetje Feneri !

    Lavdi poetit martir Rexhep ELMAZI !


    citimi lart ėshtė i biligoas
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Rexhep Kastrati per RTK-n
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-05-2008, 07:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •