Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 53
  1. #21
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    PAS SPROVIMIT


    Sonte ėshtė natė e madhe ! do t'i ndezim zjarret
    midiskėputur tė vrapojmė malit
    askend s'do ta ftojmė nė kėtė valle
    carrokėt do tė na shmangen nga rrugėt
    ata si ne - do tė na e kenė zili
    kurse mė tė fortėt do tė shpėrvjelin llėrėt
    por kot s'e kemi menden tė shmangemi rrugės
    mund tė ēartemi njė mijė herė
    por njėmijė herė do tė lidhemi sėrish
    do bredhim kolovatemi si tė ēmendur...

    dhe s'do t'u frikohemi gogolave tė nesėrmen
    le tė jenė ata me njėmijė brina
    dje e kemi matur vehten sa mundemi
    me kėtė shqisė qumshtore me kėtė kurriz

    Udhė e mbarė pra shoqėri e vjetėr !

    dhe mirė u pafshim nė ditė tė tjera
    nė mos u pafshim ndonjėherė pėr mall
    kujtimit po ja lamė tė na kallė
    dhe shprush zjarrin e djalėrisė sė hershme !

    udhe e mbarė udhe e mbarė !...

    nėpėr shtigje tjera nėpėr ēaste tjera
    mirė se do tė gjendemi si dikur rinorė !
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  2. #22
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    NĖ NJĖ HAP


    hap pas hapi mbėrrij pikėsynimin atje nė largėsi
    ashtu hap pas hapi por gjithnjė ngadalė syēelė

    nė kėtė rrugė s'jam vetėm - edhe plakun e kam pėrbri
    them: rrugė tė gjatė kanė pėr tė ecur kėto kėmbė !
    por kėsaj menjėherė i gjegjet nga thellėsia njė zė

    - Kėqyr njėherė prapa ēun !
    ke vajtur shumė larg n'ėndėrrat e ditės !

    kur kthej sytė - ē'tė shoh ?
    duke picėrruar sytė mezi e dalloj plakun atje larg
    por kjo disi mė bėn tė fortė mė ngazėllen ky hap
    prandaj thėrras

    - o hajde hajde ngutu pak o plak !
    - ah ma ktheve borxhin more bir ! - thotė

    E si pra ? nė njė hap ishim kur u nisėm !
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  3. #23
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    PĖRROI QĖ THER SYTĖ



    atje ėshtė ai pėrroi qė ther sytė
    atje ku nata zhgjetoi
    atje pėrskaj gjen kėngėt sapo kanė marrė kėmbėt

    jehojnė butas
    luleve u ėshtė kthyer bukuria
    prej diellit qė ngroh avullin e djersės...

    Nė shpat ėshtė shpella e errėt vjeshtore
    gjer nė zgurėn e bjeshkės
    rrashtat janė aty banorė
    frika tė rrok prej syve tė vdekur
    prej asfaltit tė zhbiruar nė kafkė

    atje ėshtė ai pėrroi qė ther sytė !
    njė zė atje prore e ndien
    njė kėngė qė flokėt rrėnqeth
    nėnat atje kanė mbetur pa bij
    rrashtat e tyre i gjejnė
    i marrin i bajnė ndėr duar
    si druvarė tė ngarkuar

    prej pėrroit qė therr sytė e zemrat.
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  4. #24
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    NJERIUT QĖ E HĖNGRI TOKA TĖ VERDHĖ


    shumė ditė kanė hyrė mes meje e teje
    ti nė amshim e unė nė rrugė
    por unė i tėri jam bėrė trung foleje
    ku cicėrron ti si zog zėlehtė

    mė dole pas shpine qė tė mos tė shoh dot kurrė
    njė-njė u bėre me tė ziun dhe
    edhe sot mė tingėllojnė fjalėt tua burrėrore
    ndonėse trup e fėtyrė ishte si njė fėmijė !

    u shtange duke buzėqeshur
    si tė ishe zemėrgur as ēerpiku s'tė luajti
    vėrtetė njė nėnė le tė shkretė dhe njė motėr tė re
    por tė qau gjithkush dhe jo vetėm ai
    qė me ty bashkėvuajti

    Pas shpine kur ike para na dole
    njė shkuarje e ēuditshme me gjurmė tė pėrhershme
    ata qė tė panė edhe sot pyesin plot gojėn
    si shkoi vallė aq heshtur pa thėnė njėherė dhembjen

    Ēdo ēast qė shkon ēdo natė ēdo muaj
    ti nuk ik kah harresa kah zvetnimi
    ēdokush mundohet prej teje diēka tė ruaj
    kush fjalėn kush punėn e ēdokush qėndrimin !

    Trupi yt shpejt u kthye nė dhe
    por fytyra s'tė kalbet se e ke me ne !
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  5. #25
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    2.


    Nga larg kur ndjej gurgullimėn
    nė mua formohet njė gjiratore
    dhe nuk kam zemėr tė dėgjoj vajin
    mu nė kėtė ditė kur tė gjithė shkojmė
    nė pritje tė haresė , atje nė shpat
    dikush qanė nga vetėmia me gjasė
    Dada pėr Bacin e saj


    Nė kėtė ditė
    kur para syve tė tu sheh gėzim e vaj
    misterin e kėsaj bote
    natyrėn duke pėrzier
    tė hidhtėn me tė ėmblėn
    tė cilėn ne e quajmė jetė


    nė kėtė ditė
    kur gjithēkafja merr krah pėrsėri
    ēfarė zėri duhet lėshuar grykave
    pėr t'i thirrur tė vijnė nė jetė
    tė gjithė ata pėrjetėsisht
    tė gjymtuar
    me nga njė kėmbė me nga njė krah.
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  6. #26
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar mė parė nga feneri Lexo Postimin
    NĖ NJĖ HAP


    hap pas hapi mbėrrij pikėsynimin atje nė largėsi
    ashtu hap pas hapi por gjithnjė ngadalė syēelė

    nė kėtė rrugė s'jam vetėm - edhe plakun e kam pėrbri
    them: rrugė tė gjatė kanė pėr tė ecur kėto kėmbė !
    por kėsaj menjėherė i gjegjet nga thellėsia njė zė

    - Kėqyr njėherė prapa ēun !
    ke vajtur shumė larg n'ėndėrrat e ditės !

    kur kthej sytė - ē'tė shoh ?
    duke picėrruar sytė mezi e dalloj plakun atje larg
    por kjo disi mė bėn tė fortė mė ngazėllen ky hap
    prandaj thėrras

    - o hajde hajde ngutu pak o plak !
    - ah ma ktheve borxhin more bir ! - thotė

    E si pra ? nė njė hap ishim kur u nisėm !
    I nderuar Feneri , rrofsh qe ke sjelle Poetin Rexhep Elmazi....me pelqyen poezite se di se si u ndala tek kjo poezi, u ndala tek keto vargje...per nje rruge pa ndalur, tek nje vazhdimsi e perjetshme,gjysh , stergjysh,bire..femije..vazhdimesi-ardhmeri....
    Lavdi vepres se Poetit Martir Rexhep Elmazi,
    Me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #27
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    NDERKOHĖ



    Fli qetė o shpirt oj hije
    pėr tė fundit herė po tė vėshtroj
    atė fytyrė gatitur pėr kurban
    se si tymi nė qivur ta mbulon
    duke lojtur trembshėm nė gjumė
    sikundėr zmbraps gjak'sorin nė sulm

    Qė tani ke filluar sė treturi!...
    akoma me shpirt dheut i pėrngjan
    nesėr kėso kohe kur tė kesh mbaruar
    nė fuqitė madhore tė pėrbindshit tė zi
    askush s'do vargohet nė rrjeshtin e zi
    por me shtėmba nė duar do mbushin ujė nė krua
    vdekjen tėnde do ta shėnojmė me gėzim

    Gjersa s'ke marrė udhė
    nė kėtė rrugė pa kthim si ushtari fli
    qėkur ke lindur ti kėtė ditė ke pritur
    nė ēasti e fundit i madh pėt t'u rritur.
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  8. #28
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    S V I N G A


    Dikur edhe ti ke qenė njeri
    ose bishė sypėrgjakur qė tmerron
    gjersa padroni yt me fuqinė e tij si me magji
    s'tė hukati dhe me tė Zotit vullnet
    tė ngriu nė gur pėr t'ja ruajtur portalin
    sundimtarit tė urryer urdhėruesit tėnd tė egėr
    tė vetėquajtur Zot i tokės

    sa krenar e mban ballin sa madhėshtore atė fėtyrė
    megjithatė nė brendi tė zen dėshirė e flaktė
    qė tė ngjallesh rish e tė lėvizish atė qafė tė ngurtė
    dhe grykėsisht ta hash padronin tėnd atė Zot
    qė tė dėnoi aqė gjatė tė rrish i ngurtė
    vetėm pėr t'ja bėrė qejfin atij
    zotit tėnd mizor qė luan me ty si tė dojė

    prej nga e muar ai kėtė tė drejtė ?
    vallė, veē pse ishe ti i butė pa sherr
    apo pse ishte ai i fortė dinak dhe mizor ?

    edhe tė vdekur gjithkush ta ka frikėn
    kurse padroni yt ai i marrė po tė ishte gjallė
    ēdokush kish pėr ta tallur me sarkazmėn apo edhe troē
    e ti vetėm po ta luash qafėn ose qepallėn
    tėrė piramida kish pėr t'u tundur
    o e tanishmja Sfingė
    o i dikurshmi njeri i mirė !
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  9. #29
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    ENIGMA


    qė je ti e s'jam unė
    pėr kėtė s'ėshtė fajtor asnjėri
    pos teje qė - je
    sepse edhe unė edhe ti
    mund tė mos jemi fare ndaj atij
    tė tretit qė ėshtė, prandaj
    pėr kėtė s'ėshtė fajtor asnjėri
    pos atij

    pse s'jemi unė e ti dhe - ėshtė ai
    i treti, pėr kėtė s'ėshtė fajtor asnjėri
    pos atij tė katėrtit, sepse edhe unė edhe ti edhe ai
    mund tė mos jemi fare ndaj atij
    tė pestit - qė ėshtė, ndaj
    pėr kėtė s'ėshtė fajtor asnjeri, pos atij
    tė gjashtit...prandaj

    i gjashti ėshtė fajtor
    bashkė me tė pestin
    bashkė me tė katėrtin
    bashkė me tė tretin
    bashkė me tė dytin
    pos meje
    tė parit
    qė kam tė drejtė pėr tė qenė
    e qė kėtė gjithkush e di
    madje edhe ti - qė je
    nė vend meje
    qė s'jam
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  10. #30
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    DUELI


    ajo qė jemi na bėn diēka qė s'ishim
    ky ėshtė shkaku i harresės
    por para sė gjithash edhe para harresės
    ėshtė ajo qė humbėm
    ėshtė ajo qė gjetėm

    le t'i ngrehin pra smirėzeztė
    pėrmendore madhėshtore
    vehtes meritės sė tyre jo
    njėrės prej dy vlerave tona tė shartuara
    drojės e cila nė ēastin e funfdit
    e goditi rėndė guximin jetėgjatė
    stolinė e dritareve tė kasollave

    tash a na ka hije tė marrim lahutėn nė dorė
    ndėrsa nė mangall prushin e ka mbuluar hiri
    kjo hije e dikurshme e zjarrit tė gjatė
    jo ! s'ėshtė ironi por marri bashkė me ironi
    kur tė mėsojmė buzėtharbėr
    se arbitėr ishte e vėrteta
    nė kėtė duel tė ēuditshėm

    dhe atėherė do tė themi
    ti marri je dysh nė katror !
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  11. #31
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    cikli : L U M I
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  12. #32
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    DOMODSDO



    Koha le tė jetė sa tė dojė e gjatė
    njė ēast i saj prapė jam


    dielli le tė jetė sa tė dojė larg
    pas tij prapė ngas


    guri le tė jetė i fortė sa tė dojė
    njė thėrmi e tij prapė jam
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  13. #33
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    T O K A



    Ēka i takon sė djeshmes
    lypnja nėn lėkurė


    ēka i takon sė tashmes
    lypnja nė thonj


    ēka i takon sė nesėrmes
    lypnja nė sy
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  14. #34
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar mė parė nga feneri Lexo Postimin
    Ferit RAMADANI alias (Ardian R . AFMETI) :


    PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN”

    Nė regjistrin e fakteve , apo mė mirė tė themi nė regjistrin e ngjarjeve qė duan shpjegim pėr ngritjen tonė tė krijimtarisė kulturore, pėrveē shumė mistereve qė ndodhin, mbetet tė ndriēohet e tė hyjė nė sintezėn e vlerėsimit tė mirėfilltė edhe autobiografia dhe vepra e vetme e Rexhep Elmazit “Frymėmarrje”, qė atij i jep jetė edhe pas dy decenive tė vrasjes misterioze qė mbushen mė 25 maj tė kėtij viti.
    !
    Duke dashur sadopak tė ndėrlidhem nė kėtė fytyrė markante krijuese, siē del poeti Rexhep Elmazi me veprėn " pėrmallė " poetike '' FRYMĖMARRJE '' desha njėkohėsisht tė kontribuoj nė plotėsimin e saj, tė dalė nė dritėn e Forumit shqiptar, dhe, tė falnderoj Fenerin qė rizgjon nga heshtja kėta viganė tė profilit si Rexhep Elmazi !

    Le tė jetė kjo njė ftesė edhe drejt institucioneve tė kulturės nė Republikėn e Kosovės, por edhe nė Republikėn e Shqipėrisė, qė pėr tė, tė bėjnė ma tepėr ! Bie fjala, Rexhep Elmazi me kontributin qė dha , patjetėr duhet tė hyjė nė pėrditshmėrinė e shqiptarėve, ashtu qė duke e kthyer atė nė lapidar kujtimi, nėpėr shkolla, rrugė , institucione ku ligjėrohet pėr letėrsinė dhe artin , u shtohet vlera shqiptarėve , se nuk i harrojnė bijtė e vėrtetė... !

    Rexhep Elamazi, padyshim, ėshtė edhe hallka qė i shtohet varganit qė dora vrastare e bashkėpunėtorėve tė sistemit federalist i godiste !

    Pėrshėndetje Feneri !

    Lavdi poetit martir Rexhep ELMAZI !
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  15. #35
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    MESNATA


    nė mesnatė gjithēka fillon sėrish
    edhe breshka qet kryet nga bunkeri
    edhe guaca hap qepallat e mbyllura
    edhe bjeshka hap gjoksin pėr frymėmarrje
    plaku qet hapin jashtė pragut tė jetės
    dielli shfleton kalendarin vjetor


    mesnatė e gjatė sa njė sekondė !

    megjithatė ti je udhėkryq ku bėhen karambollet
    dhe si fyshekzjarr dritėlėbyer
    pėrgadit ditėn tė shkėlqejė nė diell
    lum ai qė nė ty mbėrrin kalimtar
    e tė nesėrmen del para botės
    dėshmitar
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  16. #36
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    L U M I



    gjithmonė ke pasur njė dėshirė
    i ngushtuar nga stomet tė bėhesh det i gjėrė
    ndaj gjithmonė i ke brejtur dhe shembur pa mėshirė

    dhe ke mėsyrė pa rreshtur nė deltė
    qė tė flakėsh pėrgjithmonė at pancir guror
    e tė flesh qetė mes koralesh e plangtonesh mamute

    duke lojtur me njerėzit dhe me barkat e tyre
    siē luan njė fėmijė me lodrat e veta

    duke pasur pėrherė kėtė gjakim
    gjithmonė ke mbetur po ai qė je... ke shpejtuar
    duke ushqyer detin duke e fryrė dhe bėrė oqean
    dhe nė kėtė pėrpjekje s'bėn asnjė sy gjumė
    por vazhdimisht mbetesh lumė se lumė !
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  17. #37
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    E R A


    Saherė i afrohesh kufirit tė butėsisė
    nis tė dihatesh rėndė me mushkėri tė thara
    dhe ne pikėrisht atėherė tė quajmė puhi
    dhe na kandesh mu atėherė pse na vjen levėrdi
    duke mos ditur fare se ti je kah heq shpirt

    jetėrat tona janė nė skaje tė kundėrta
    ti kur fryn je nė shėndetin mė tė mirė
    kurse lindja jonė ze fill kur jemi tė qetė
    megjithatė, shumėherė kur fryn unė tė kam
    lakmi !
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  18. #38
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    UJI I VDEKUR


    Kam pa koka tė humbura
    mbi karta duke bėrė gjumė
    duke pirė dhe qarė pranė gotės
    duke u endur pas buzėve me karmin
    fjalėkryqeve duke u dhuruar ditėn
    duke u terur nga shkaku i mbarėvajtjes sė tjetrit

    apo me duar prapa duke soditur diellin
    gjatė tėrė harkut tė tij ditor
    duke ofsharė pse jeta ėshtė kaqė e gjatė
    edhe kur mbi shpinė nuk kanė asgjė

    m'u tek njė gur ta hedh nė brrakė
    tė shprush diēka nė atė qetėsi
    por guri sapo mbėrrini nė fund
    asnjė valė mė nuk u lėkund .
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  19. #39
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    UJI


    asgjė s'mund t'i dalė pėrpara
    edhe flaka e tėrheq gjuhėn brenda
    edhe guri e bėn vehten miell
    shkurrat pyjet i mban mbi shpinė
    nė mermer ēel zgavra dhe hyn
    nė eter hyp aq lehtė
    drurit ja rrit trupin bimės dhe neve
    na mban nė duar megjithatė

    vetėm njė gjė s'do qė tė dėgjojė pėr tė
    kjo ėshtė flaka e dashurisė
    qė e merr fuqinė prej yjevet.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  20. #40
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    NĖ SY TĖ PRANVERĖS


    Po dole jashtė oborreve me gardh prej guacave tona
    pėrskaj barit tė ngritur nėpėr tokėn e rinuar
    n'erėn pa zė do tė shohėsh murin e rrėzbitur
    dhenė e dredhur drurin e nxirė gjer nė palcė
    - kėtu dikur acari dhe juga nė qindra turre janė thyer !

    Ty tė shpėrthen pa dashje njė klithje kėnge
    thua : kjo ėshtė melodia e ditės !
    tė xiglon tė lėvizurit e shpėrdhit tė dredhurit
    tė rrok para veti bredhja e trentė nganjėherė pa cak
    por ngjyrat e dashura tė thėrrasin : dil jashtė
    pėr ty kjo e ka emrin zgjim ringjallje kėndellje...

    ... dhe era fryn e flladi krejt pahetueshėm
    veē nėpėr faqe dhe sy qė i ndjejmė
    atje lart luhatet gembi e hedh pėr tokė njė kufomė
    e ajo nė farfullim rrokulliset dhe shkon mbi ujė
    tretet zhduket ajo qė ka qenė dikur !

    A sheh, edhe natyra si arsyeja e njeriut
    s'e duron dot tė vjetrėn i thot' ik
    ik shpejt, jam gati tė pres mysafirėt e rinj!

    e unė s'di kah t'i kthej veshėt
    kah t'i kthej sytė gjithkah
    gjithēka rilind nė tė marrė kėmbė
    vetėm ndalem dhe sodis
    ē'po ngjet rreth meje. Njė mik
    vjen dhe mė thotė nė vesh :

    Pranvera ėshtė dita e parė !
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Rexhep Kastrati per RTK-n
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-05-2008, 07:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •