Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 62
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    foto

    Pedagoget e USHT-se duke vene kurora te varri i prof Sinanit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    koleget e katedres se gjuhes shqipe ne USHT

    KOleget e katedres se gjuhes shqipe duke nderuar prof ramadan Sinani
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Dashuri Nė Kohė Lufte

    DASHURI NĖ KOHĖ LUFTE

    Visarit me shokėt trima

    Ka shtegtuar engjulli nė mal
    Kėrkuar e kam
    Kahdo
    Qytetit tė kredhur nė pikėllim

    Porosi kish lėnė
    Do tė tė kėrkoj nė Olimp

    Nė zemėr lulepllati
    Kėtu
    Nė Sharr
    Lulet janė tė luftės
    Dashuritė e mbėshtjella me acar

    Me flakė gjakimi
    Tufa triumfi

    Si edhe tė dashurit
    Shkėndija
    Tė (I)liri(d)sė

    Engjulli shtegton nga mali
    Kahdo
    Nė ne

    Olimpi Sharri
    Nė dashuri

    Tetovė, gusht 2001
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    PORTRETI I LUFTĖTARIT TĖ LIRISĖ

    Betimit me shokė

    Ėshtė i njėjti yll qumėshtor
    Jo i vetmi
    Qė ēan nėpėr errėsirė
    Pėr tė sjellė pak magji drite
    Ai
    I ploti
    Me plot shokė
    Nė qiellin engjullor tė lirisė

    I beson Zotit
    Nė drejtėsi
    I paepuri
    Nė betejė
    Si uragani
    Bėn tutje

    Ai bėn tutje
    Pėrballon svidėn sllave
    Ulurimat e tmerrit
    S’honepset para djallit
    Pėrballon edhe stuhitė
    Bėn tutje
    Bėn mėtutje…

    E
    Deri te shteg i dritės

    Na i dhuron
    Nga ashku i zemrės
    Ca dujė lirie

    Ai ėshtė engjull
    Bėn edhe mėtutje
    Drejt urave tė tjera
    Tė (I)Lirisė…
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    rektori i USHT-se

    Rektori i USHT-se Dr Sadi bexheti dhe prof.Bexhet Toci duke i bere nderime prof Ramadan Sinanit ne varre\zat e reja ne Tetove
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Shoqata e ish te burgosurve nderon prof Sinanin

    Shoqata e ish te burgosurve dhe te perndjekurve politik shqiptar ne Maqedoni vendos kurore per nder te prof Ramadan Sinanit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Curriculum Vitae

    Prof.Mr.Ramadan Sinani

    I lindur nė Tetovė ku u shkollua deri nė kryerjen e gjimnazit. Fakultetin e Filologjisė Katedra e Albanologjisė – e kreu nė Beograd nė vitin 1971.

    Studimet pasuniversitare i bėri nė Universitetin e Prishtinės- Dega e letėrsisė mė notė mesatare afėr 10 dhe nė vitin 1987 iu dha grada shkencore Magjistėr i Shkencave Filologjike duke e mbrojtur punimin e magjistraturės “ Vendlindja nė poezinė e sotme shqipe” ( me mentor dhe kryetar komisioni tė mbrojtjes Akademik Rexhep Qosja) qė mė vonė kėtė e botoi si monografi me titull tė njejtė.

    Ka ushtruar punė kryesisht nė arsimin e mesėm dhe tė lartė, nė gjimnazin e Vitisė nė Kosovė dhe tė Tetovės. Ligjėrues i lartė nė Universitetin e Tetovės qė nga themelimi i tij (ėshtė njė nga themeluesit e tij).

    Ka marrė pjesė aktive nė Konferenca shkencore nė: Shkup. Tiranė, Gjirokastėr, dhe Prishtinė, Cyrih.
    Ėshtė veprimtar nė lėmin e letėrsisė dhe tė kulturės kombėtare , recensues i shumė librave, kryeredaktor i parė i revistės kulturore Vlera, themelues i Shoqatės sė
    Shkrimtarėve Shqiptar, i Shoqatės kulturore Skardina, Festivali Ballkanik i poezisė.

    Ėshtė poet dhe ka botuar disa libra, Ndroi jetė mė 3 janar 2007
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    rikujtim

    Citim Postuar mė parė nga babadimri Lexo Postimin
    PESIMI KRENAR

    TIM BIR ARSIMIT

    TE GODITEN JO AKSIDENTALISHT
    JO RASTESISHT BISHERITE SLLAVE
    DHE TINZARET
    TEPDILE SI KOMBETARE
    TRADHETARET
    JUDA E PILATI
    NATEN E BARTOLEMEUT
    GOSTIVARIT
    E
    TE NESERMEN U ZGERDHINE
    PARA TMERRIT
    KEMISHES SATE TE PERGJAKUR

    HORRAT U STEPEN
    KUR U THE
    MEGJITHATE
    CESHTJA JONE ESHTE E SHENJTE

    LUMENJTE KANE TE VETMEN
    GURRE

    KETE SHARR KRENAR
    I VETMI

    (korrik 1997)
    Kjo poezxi eshte shkiruar pas ngjarejeve te pergjakshme te Gostivarirt 1997
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    L U L E T E A N K T H I T

    (d r o g i m i)

    rruzull yjesh
    rrotull i vijnė k’saj qenieje prore
    rrathėt e tmerrit ē’i zgjerojnė
    hepojnė pandalur
    dhembjet kėlthitjet tantale

    rreze dielli ooo
    sa p a k
    pėrbihen
    trurit tė tij
    mjeran
    i(e) droguar
    madhėshtor(e) i(e) humbur
    rreth vetes i mbėshtjellė me ėndėrr
    (e bukur fanitet
    makabėr)
    ajo fluorescentja nė zhgjėndėrr tmerri
    stėrzgjatet
    ca reflekse fluori gjėllijnė aty
    nė sfera tė tjera gjithnjė ankth kullojnė
    deri te shėrimi ooo
    sa p a k
    fare e hiē
    a s p a k
    a mbarimi pėr tė keqin fat

    ooo njeri imi ooo vajzė
    dhembje lulesh ankthi
    a cak me sa pak zjarr
    gjatė ditėnetėve qė do vijnė
    ferr
    parajsės’gjakut
    prore e sėrish
    rrapėllojnė vizionet
    rrufe nėpėr trurin e zhvirgjėr
    e thehet mė nė fund
    rrot’e fatit tė zgjedhur kėshtu nga ai
    derėzi njeri mjerimi
    rrėnues i vetvetes nė plaskoma kohe
    tė gjithėsisė humbella
    pa nam’e nishana
    rrėgjues piskamash nė vete
    perverze tė pista
    bastardhe
    nėn
    re pikėllimi tė kėsaj qeniejeje
    pėr keqardhje
    dėshtimi ooo qė prore
    e prore frymon
    diku mbase
    rrezes shpresė… mbi yje
    rruzull
    rrotull noton
    asgjėsi
    hiēi
    Ramadan Sinani
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    TĖ SHPĖTOSH SHTĖPINĖ

    (Variant i vjershės sė mėhershme -
    Nė Tetovė shtėpi tė kesh)

    Tė shpėtosh shtėpinė e shpirtit
    T’u dasht njė Ushtri*
    E pastaj
    Ti tė rrosh
    Njeri

    U ende botės
    Gjithkund
    Jug veri
    Erdhe
    Ngadhėnjyes
    Madhėshtor
    Nė Atdhe
    Tė shpėtosh shtėpinė

    Aty shtėpi shpirti
    E dheu
    Ajėr me bollėk
    Dhe ujė
    Prej Sharri
    Si nga zemėr Atdheu
    Tė kesh

    Tani me bollėk
    Do tė kesh
    Tė gėzosh

    E tė rrosh
    ____
    *UCK-sė
    Tetovė, tetor 2001
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Ramadan Sinani

    TAKIM ME MBIKOHORET

    Besomėni tė mirėt e mi
    Kėtu shpirterat fluturojnė
    Qiejve
    Shenjt[rit e Kosovės
    Ilirisė

    Besomėni
    Luleve lirinė ua falnin
    Dhe arave tė allta
    Hyjnorėt
    Ademi
    Jasharajt
    Mijėra tė tjerėt

    Kosova, }amėria, Ilirida
    Shqipėria, e tejandejshmja
    I L I R I A
    Mujdin Aliu, Porroi, Tetova
    Sharri-Kalaja U}K-ja
    Komandant Kumanova
    Presheva
    E tė tjerat

    Besomėni tė mirėt e mi
    Po takohemi sot
    Qiejve fluturimthi

    Me hyjnorėt
    Te shenjtit

    Mbikohorėt

    Prishtinė-Tetovė, mars 2001
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    nga Ballina e librit Heu
    Poezi nga ky l;iber ne foto shihet
    porf.Ramadan Sinani
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    LLAPJANIA TETOVARE
    *lirike

    Tetova nė gji mori edhe njė
    dėshmor Kosove
    ishte buzėmbrėmje e trishme

    Tetova gdhiu nė agshollin e
    nesėrm
    me foshnjėn e posalindur tė
    Llapjanes Elhame Shala

    Prindėrit urtėsisht thanė
    E pagėzojmė nė emėr tė Zotit e
    Tokės amtare

    Tetova buzėqeshi dhe bekoi
    Pagėzimin e ri
    Tetovare


    Tetovė, 7 prill, 1999

    Kjo poezi eshte shkruar gjate luftes se Kosoves
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Cikli: Valle sharrjane

    VALLE MALESH

    Ne fushat e veta
    kembet i shtrinje ne clodhje
    keto male

    Te gjith shtatin e kane
    koken mbi re.

    Denbabaden valle te gjkata hedhin
    e ne ne te bardha kridhen
    Termopile.

    Mbi larteiste perplot zera e kenge
    ngrihen krahegjatat shpate
    diellin mbi vetull ta miklojne
    rrezet pingul si katarakte
    thelle ne kraheror e zemer tu ngjeshin

    Buzeqeshje e madhe
    sa nje diell
    keto male.
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    nga pembledhja Kavallet e Sharrit

    ...........................
    Citim Postuar mė parė nga babadimri Lexo Postimin
    Cikli: Valle sharrjane

    VALLE MALESH

    Ne fushat e veta
    kembet i shtrinje ne clodhje
    keto male

    Te gjith shtatin e kane
    koken mbi re.

    Denbabaden valle te gjkata hedhin
    e ne ne te bardha kridhen
    Termopile.

    Mbi larteiste perplot zera e kenge
    ngrihen krahegjatat shpate
    diellin mbi vetull ta miklojne
    rrezet pingul si katarakte
    thelle ne kraheror e zemer tu ngjeshin

    Buzeqeshje e madhe
    sa nje diell
    keto male.
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  16. #56
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Arsimit,Betimit,Visarit: "Buzeqeshje e madhe
    sa nje Diell,
    Keto male"

    Kam lexuar poezite e Babait Tuaj, poetit dhe atdhetarit Ramadan Sinani, jam kenaqur dhe emocionuar pa mase.
    Vargjet jane gatuar plot emocion kombetar, ngjenja te pasterta dashurie kombetare.
    Nje Baba-poet dhe nje Nene fisnike Shprese sigurisht se do te gatuanin edhe poezite si trashigimi e perjetshme kombit ,vargjet e pavdekshme dhe poezite e gjalla: Arsimin,Betimin, dhe tash me Deshmorin e Kombit Visarin.

    Me nderime per Familen tuaj atdhetare,

    Xhabir Alili,Chicago
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 30-05-2008 mė 08:49
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Shpetimi i shtepise

    Te shpetosh shtepine e shpirtit
    tu desht nje ushtri
    e pastaj
    ti te rrosh
    njeri

    U ende botes
    gjithkund
    jug veri
    erdhe
    ngadhenjyes
    madheshtor
    ne atdhe
    shtepine te shpetosh

    Aty shtepi shpirti
    e dheu
    ajer me bollek
    dhe uje
    prej sharri

    nga permbledhja me poezi Heu
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Me Pjeter Arbnorin ne Tetove

    Nga vizita e Pjeter Arbnorit ne Tetove

    Ne foto nga e dhjathta Ramadan Sinani, Pjeter Arbnori, Artan Skenderi dhe MUharem idrizi duke vizituar Teqene e Tetoves
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Mendime

    POETIKA E ZGJIDHJES
    *Nga iracionalja nė racionalen e ēėshtjes
    maqedone - shqiptare

    Shkruan: Mr. Ramadan SINANI

    Isha strukur nė njė bodrum tė shtėpisė nė Tetovė, nė mbrėmje, nė kohėn e tė ashtuquajturės “orė policore”, kur nė distancė prej mbi 100 met-
    rash pandėrprerė ushtonin tė shtėna nga armė llojesh tė ndryshme tė policisė
    dhe ushtrisė maqedonase. Pėr njė ēast mendimi mė barti tek plumbi i ngulitur
    nė buzėmbrėmje nė murin e shtėpisė sime. Meditoja pėr simbolin dhe metaforėn
    p l u m b. U pėrpoqa ta ndėrtoj nė poezi…Sakaq, ndieva njė vrushkull tjetėr mendimesh qė zotėruan ēastin poetik.
    *
    Nė thellėsinė e shpirtit dhe mendjes pyeta veten: ē‘ėshtė kjo luftė? Pėrgjigjen e pėrkufizova. Forcat ushtarake-policore maqedonase tė urdhėruara nga kreu i tyre pushtetmbajtės po luftonin kundėr shqiptarėve
    tė armatosur qė kishin zėnė pozitat nė malin Sharr, mbi Tetovė, e qė kohė mė parė kishin proklamuar pėrmes komunikatave publike se janė njė ushtri qė quhet UĒK (Ushtria Ēlirimtare Kombėtare) dhe se qenė shtrėnguar ta bėjnė kėtė luftė pėr tė detyruar Maqedoninė tė bisedojė nė mėnyrėn mė serioze qė ėshtė e mundshme qė shqiptarėt t’i trajtojnė plotėsisht tė barabartė…
    Ēėshtja e barazisė dhe drejtėsisė tani po kėrkohej nė mėnyrėn mė serioze
    qė mund ta bėjė njeriu, pėrmes fjalėve tė tytės, por edhe pėrmes fjalėve tė marrėveshjes. E, shqiptarėt mė tepėr se njė dekadė kishin kėrkuar, kėrkuar e kėrkuar gjatė periudhės pluraliste tė drejtat e tyre dhe kishin fituar mė nė fund , pėrmes partive politike shqiptare kėtu, vetėm njė minimum. Dhe, pikėrisht kėtyre ditėve u zhvesh tėrė realiteti qė nga ai pushtetmbajtės, partiak e diplomatik, ngase ēėshtjet e kėrkesave tė shqiptarėve konsistojnė nė kėto suaza reale qė shtrohen nga shqiptarėt e Maqedonisė:
    Sė pari, ndryshimi dhe miratimi i njė Kushtetute tė barabartė pėr maqedonėt dhe shqiptarėt, ku pėrfshihen edhe nacionalitetet e tjera, ku do tė saktėsoheshin brenda saj suazat pėr nxjerrjen e ligjeve pėr detyrimet dhe tė drejtat
    kombėtare dhe qytetare. Duke pasur parasysh realitetin e pėrkatėsive etnike nė Maqedoni, ku dy popujt (maqedonasit dhe shqiptarėt) janė shumicė, qė do ta pėrcaktojė pėrfundimisht regjistrimi i poullsisė, i bėrė nė mėnyrėn mė objek-
    tive sivjet dhe i mbikėqyrur nga faktori ndėrkombėtar, do tė hapte obcionet e vėrteta demokratike pėr t’u zgjidhur pėrfundimisht dhe me kohė ēėshtjet tashmė
    tė njohura qė janė vatėr e krizave tė ndryshme, konflikteve dhe deri te kjo e luf-
    tės sė fundit. Nė kėto suaza do tė duhej tė institucionalizoheshin ēėshtjet: gjuha,
    pėrkatėsisht dygjuhėsia – maqedonisht-shqip nė Parlament, Qeveri, institucione tė sistemit dhe nė vetėadministrimin lokal, si dhe vlerat e tjera kulturore tė instituci-
    onalizuara, qė nėnkuptojnė: arsimin, prej atij parashkollor, fillor, tė mesėm, sipė-
    ror me zyrtarizimin e Universitetit ekzistues tė Tetovės nga Qeveria dhe Parlamenti,
    e deri nė barazinė e plotė sipas proporcionit nacional tė institutive kulturore dhe
    Akademisė sė Shkencės dhe Arteve. Nė lėmenjtė e tjerė tė institucioneve, nė
    ushtri – mbrojtje, sigurim shtetėror, ekonomi, institucionet dhe mediat e informimit
    publik dhe resorėt e tjerė, si edhe nė organizatat ekonomike-prodhuese dhe organizatat e tjera tė ristrukturohen nė pikėpamje tė punėsuarve dhe kuadrit drej-
    tues sipas proporcionit nacional etj.
    Sė dyti, zgjedhjet parlamentare tė bėhen sipas ndryshimit tė ligjit pėr
    Zgjedhje me njėsi zgjedhore tė barabarta pėr nga numri i popullsisė e sipas regjistrimit tė ri tė popullsisė qė u theksua mė lart.
    Sė treti, tė saktėsohen ēėshtjet e konsenzusit nė Parlament dhe Qeveri
    pėr ēėshtjet vitale kulturore dhe politike etj., dhe
    Sė katėrti, tė tėra kėto tė pėrkufizohen me protokolimin (nėnshkrimin)
    e njė Marrėveshjeje historike ndėrmjet palėve maqedone-shqiptare, si dy popuj
    shumicė nė Republikėn e Maqedonisė, duke e monitoringuar kėtė faktori evropian e amerikan , qė njėkohėsisht do tė jetė edhe nėnshkrues dhe garantues i kėsaj
    Marrėveshjeje.
    *

    Kthjellimi i plotė brenda meje ndodhi midis natės sė 21 marsit 2001 dhe
    mėngjezit sė 22 marsit dhe, mendova, se do ta shkruaj p o e t i k ė n e z g j i d h-
    j e s dhe mbase e bėjė me ngjyrėn e shpirtit dhe tė mendjes, duke e lėnė poe-
    zinė kur tė mė afrohen muzat. Ėshtė koha pėr ta bėrė iracionalen nė racionale
    tė ēėshtjes maqedone – shqiptare. Kėsisoji, hapėrimi nė shtigjet dhe hapėsirėn
    demokratike evropiane dhe botėrore do tė jetė vetėm brenda racionales.
    (Autori ėshtė shkrimtar dhe profesor universitar nė Tetovė)
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    NĖ BIBLIOTEKĖ

    Nė bibliotekė e shkujdesur hyri njė vajzė
    Rinoi ambientin antik
    Pastaj mori me vete Ana Kareninėn

    Unė urova

    E mbara tė priftė moj vashė

    Kurrė mos tė rraftė hata e Anės
    Ky fat i jetės


    Tetovė, nėntor 2000
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ramadan Sokoli
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 15:36
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Shqiptari, babai i 31 femijeve
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-02-2004, 23:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •