Close
Faqja 1 prej 4 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 62
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    42
    Postime
    712
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime

    Ramadan Sinani

    Vdekja si mungesė pranie dhe pamundėsi moskthimi

    Teksa nuk ėshtė mė nė mesin e tė gjallėve na ngel tė ngushėllohemi me atė qė tha Stopardi se vdekja nuk ėshtė tjetėr veēse mungesė e pranisė dhe pafundėsi e moskthimit. Profesor Ramadan Sinani shkoi nė amshim teksa mė parė siguroi njė formė tjetėr ekzistence – atė qė e siguron libri. Ai vetėm ndryshoi adresėn, teksa la nė botėn e kėndejshme shenjat e pranisė sė tij tė pėrhershme

    Nga Salajdin Salihu

    Lajmi i hidhur pėr ikjen nė amshim tė profesorit, poetit dhe kritikut letrar, Mr. Ramadan Sinani, krijoi dhembje dhe trishtim nė mesin e kolegėve dhe studentėve tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Nė kujtesėn e tyre, pėrgjithmonė, ai do tė fiksohet si Njeri plot durim, me qetėsi monumentale, me mendime tė paqta dhe me shpirt fisnik!
    Studentėt do ta pėrkujtojnė si mėsimdhėnės i cili punoi me pėrkushtim punėn e profesorit tė lėndės “Letėrsi krahasimtare”; si Njeri qė i gėzohej suksesit tė studentėve dhe nxiste e mbėshteste iniciativat e tyre.
    Ramadan Sinani do tė mbetet shembull pėrkushtimi ndaj vlerave qytetėruese dhe identitare.
    Veprimtaria e tij nė arsim do tė jetė shenjė e rrugėtimit tonė, sepse ėshtė hiri i shpėrndarė nė pulsimet tona.
    Ramadan Sinani iku nė amshim mė 3 janar, pas njė sulmi nė tru. Lindi mė 16 qershor 1944 nė Tetovė, ku kreu shkollėn fillore dhe gjimnazin. Nė vitin 1971, nė Beograd, diplomoi nė Gjuhė dhe letėrsi shqipe nė Fakultetin e Filologjisė. Nė vitin 1987, nė Universitetin e Prishtinės, magjistroi nė temėn “Vendlindja nė poezinė e sotme shqipe”.
    Njė kohė punoi nė gjimnazin e Vitisė dhe tė Tetovės. Qė nga themelimi ka ligjėruar nė Universitetin e Tetovės.
    Ai ishte organizator i aktiviteteve tė ndryshme kulturore, letrare e artistike.
    Nė vitin 1968, si student anėtarėsohet nė Shoqėrinė e studentėve shqiptarė “Pėrpjekja” tė Beogradit, ku organizon veprimtari kulturore e letrare.
    Nė dhjetor tė 1968 e burgosin nėn akuzėn se kishte organizuar demonstratat e Tetovės dhe dėnohet me burg, tė cilin e vuan nė burgun famėkeq “Shutka” nė Shkup.
    Ramadan Sinani ishte njė nga nismėtarėt pėr themelimin e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptarė nė Maqedoni, themelues i Shoqatės Letrare “Skardina”, kryeredaktor i parė i revistės “Vlera” qė del nė Tetovė etj.
    Ramadan Sinani ka botuar njė numėr tė konsiderueshėm librash me poezi dhe studime letrare.
    Mė 1990, shtėpia botuese “Rilindja” ia botoi vėllimin me poezi “Kavallet e Sharrit”; nė vitin 1995, boton vėllimin me poezi “Emblemė i/lirie”, mė 2001 i botohet pėrmbledhja “Heu”, mė 2004 “Shtėpi tė kesh” dhe nė vitin 2006 vėllimi poetik “Zjarr e acarr”.
    Nė vitin 1996, botoi monografinė “Vendlindja nė poezinė e sotme shqipe”.
    Ne shkojmė drejt Zotit, thoshte shėn Agustini, jo duke ecur po duke dashur. I tillė shkoi drejt Zotit poeti i nderuar Ramadan Sinani.
    Teksa nuk ėshtė mė nė mesin e tė gjallėve na ngel tė ngushėllohemi me atė qė tha Stopardi se vdekja nuk ėshtė tjetėr veēse mungesė e pranisė dhe pafundėsi e moskthimit. Profesor Ramadan Sinani shkoi nė amshim teksa mė parė siguroi njė formė tjetėr ekzistence – atė qė e siguron libri. Ai vetėm ndryshoi adresėn, teksa la nė botėn e kėndejshme shenjat e pranisė sė tij tė pėrhershme – vargjet, ku pėrgjithmonė do tė dėgjohet melodia pėrvajshme e kavalleve tė Sharrit, dhe do tė qėndrojė e sipėrfaqshme dėshira e fuqishme pėr tė pasur shtėpi nė qytetin e tij tė lindjes nė Tetovė, qė i kėndoi nga afėr dhe nga larg.
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar babadimri pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    42
    Postime
    712
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime
    Nekrologji nė njėvjetorin e vdekjes sė shkrimtarit Ramadan Sinani


    Poeti me zemėr tė bardhė qė vdekja ia kėputi ėndrrėn



    Lajmi i papritur pėr vdekjen e Ramadan Sinanit mė goditi rėndė, ishte si njė rrufe e befasishme qė mė tronditi jo vetėm mua, por tėrė ata qė e njohėn dhe e deshėn. Poeti papritmas, ndėrroi jetė nga njė sulm nė tru, nė moshėn 63 vjeēare, nė spitalin shtetėror tė Shkupit



    Shkruan: Demir Reshiti



    Monotoninė e ditės sė tretė tė vitit 2007, po e thyenin cingėrimat e telefonit qė binte pa pra. Interesoheshin miqtė pėr gjendjen time shėndetėsore, por edhe mė nisnin mesazhe urimi pėr vitin e ri.

    Njė cingėrimė telefoni mu bė se dallonte nga tė tjerat. Zilja binte me njė ritėm mė ndryshe. Ishte njė cingėrimė e gjatė dhe parandjeva se do tė dėgjoj ndonjė lajm tė befasishėm. Nė anėn tjetėr tė telefonit, dėgjoj zėrin e njė miku. U befasova pak, sepse s’kishte as pesė minuta qė i kishim kėmbyer mesazhet e urimit pėr festat. Interesohet pėr gjendjen time shėndetėsore dhe mė jep kurajo pėr ta pėrballur mė lehtė sėmundjen qė mė kishte ngjitur pėr shtrati...

    -Demir, e din ēfarė ka tė re, -mė thotė?. Ka vdekur profesor Ramadani, babai i Arsimit... Ėshtė mirė qė t’ia nisish njė mesazh Arsimit, meqė nė kėtė gjendje nuk mund tė shkosh nė varrim apo pėr ngushėllime... Kėputet lidhja, apo e ndėrpres unė instinktivisht?.

    Lajmi i papritur pėr vdekjen e Ramadan Sinanit mė goditi rėndė, ishte si njė rrufe e befasishme qė mė tronditi jo vetėm mua, por tėrė ata qė e njohėn dhe e deshėn. Poeti papritmas, ndėrroi jetė nga njė sulm nė tru nė moshėn 63 vjeēare, nė spitalin shtetėror tė Shkupit.

    Mė pyesin familjarėt ēfarė telefonate ishte kjo qė mė tronditi kaq shumė. Ua shpjegoj atė qė s’mund ta besoja as unė. Mė ngushėlluan, sepse e njihnin edhe ata profesor Ramadanin. Ai nė qershor tė vitit tė kaluar, sė bashku me disa kolegė tjerė shkrimtarė kishin qenė mysafirė nė shtėpinė time, pas pėrfundimit tė aktivitetit tradicional letrar qė organizohet ēdo qershor nė fshatin e lindjes sė Ymer Prizrenit, nė Zgatar tė Opojės. Zaten ishte pikėrisht ky manifestim qė mė bėri ta njoh mė pėr sė afėrmi poetin, profesorin, intelektualin, e mbi tė gjitha njeriun zemėrbardhė Ramadan Sinanin. Nė dy veprimtaritė e fundit letrare pėr Ymer Prizrenin, Ramadani sė bashku me krijues tjerė nga Tetova, kishte ardhur nė Opojė pėr ta nderuar kėtė figurė tė madhe tė kombit, por pėr tė na nderuar edhe ne organizatorėve tė kėtij manifestimi.

    ...Ishte njeri i qetė, me shpirt poetik, fliste ngadalė e butė, vlerėsonte mikpritjen por edhe dinte ta afronte atė. Kafen e fundit me profesor Ramadanin e kam pirė nė restaurantin “Tivoli” tė Tetovės. Ishte fillimi i muajit korrik. E takova krejt rastėsisht nė kopshtin veror tė kėtij restauranti. Po bėhesha gati t’i telefonojė kur ma zuri syri. Deshi tė mė qortonte pse kisha ardhur nė Tetovė e nuk i isha lajmėruar. U rehatua vetėm pasi e binda qė sapo kisha zbritur nga autobusi dhe po bėhesha gati t’i telefonoja. U bind kur mė pa se e kisha formuar numrin e tij nė celular...Mė prezantoi me mikun qė ishte nė tavolinė me tė, dhe filloi t’i flas atij pėr Opojėn, pėr veprimtarinė letrare qė ishte zhvilluar atje vetėm disa ditė mė parė, pėr kėnaqėsinė shpirtėrore qė ia kishte sjellė atij prania e njė numri tė madh shkrimtarėsh nga e gjithė gjeografia shqiptare...



    Mos vdeksha pa e bėrė “Skardinen”...



    ...Do ta organizojmė edhe ne nė Tetovė njė manifestim tė tillė letrar gjithėkombėtar, madje ndėrkombėtar. E kam bėrė projektin dhe e kam dorėzuar nė ministrinė e kulturės. Shpresoj se kėsaj radhe nuk do ta refuzojnė. Do tė mblidhemi nė kalanė legjendare tė Tetovės shkrimtarė nga i gjithė Ballkani. E kam ėndėrruar gjithnjė qė ta bėj njė gjė tė tillė. E kam pėrpunuar projektin deri nė detaje. Do ta quajmė “Skardina”. Njė emėr shumė simbolik ky. Besoj do ta kem pėrkrahjen edhe nga Lidhja e Shkrimtarėve e Kosovės pėr ta realizuar njė projekt tė tillė. I them qė tė llogaris pa as mė tė voglėn mėdyshje nė ndihmėn e LSHK-sė.

    -Mos vdeksha pa e realizuar kėtė projekt, ia shkrepi profesori! (Eu, pse po e pėrmend vdekjen ky njeri?!). E prishe profesor, i them. Pse po e pėrmend vdekjen?! Ende nuk e ke bėrė gjysmėn e rrugės jetėsore... Ke edhe shumė “borxhe” pėr tė larė para se tė ikėsh nga kjo botė, i them si me shpoti...

    -Nuk i frikėsohem vdekjes, se fundja ėshtė njė gjė qė do tė na ndodh tė gjithėve, por kur e thash atė mos vdeksha pa e bėrė “Skardinen”, desha tė tregojė se sa shumė dėshirė kam pėr ta realizuar njė projekt tė tillė...

    Pėr dreq, gati e gjithė biseda lidhej me vdekjen. Edhe pse bėnim pėrpjekje qė tė dytė t’i shmangemi kėsaj teme, nuk i iknim dot. Kthehej e ulej kėmbėkryq nė tavolinėn tonė...Athua ta ketė parandier vdekjen ky njeri?! Ishte takimi i fundit fizik me tė. Ishte pikėrisht vdekja ajo qė ia kėputi ėndrrėn profesorit dhe krijuesit tė nderuar Ramadan Sinanit.

    Makiatot qė pimė nė “Tivoli”, ishin tė fundit qė i pimė bashkė...Me telefon u dėgjuam edhe herė tė tjera. Vėrehej njė gjallėri te ai, sidomos pas rikthimit tė tij nė Universitet, aty ku pėr disa vite kishte dhėnė kontributin e tij nė edukimin e gjeneratave tė reja.

    ***

    Ramadani kishte njė energji tė madhe krijuese dhe njė entuziazėm. Iu gėzohej veprimtarive poetike. Mė kujtohet njė rast nė maj tė vitit 2005 kur ishim nė Tetovė me Karvanin e Shkrimtarėve pėr fėmijė. Prezenca e Karvanit nė Tetovė pati zgjuar interesim tė madh si te nxėnėsit ashtu edhe te njerėzit e kulturės, tė cilėt kėtė e patėn quajtur si ngjarje tė madhe kulturore nė kėtė qytet. Orėn letrare tė Karvanit e pati hapur profesor Ramadani, i cili kėtė aktivitet e quajti festė tė vėrtetė poetike.

    ***

    Kontributi i Ramadan Sinanit ishte i madh nė shumė sfera tė jetės: nė arsim, nė kulturė, nė politikė, nė ēėshtjen kombėtare, e posaēėrisht nė fushėn e letėrsisė ku me njė shtrirje vėrtet tė madhe variacionesh e llojesh letrare dėshmoi formatin e vet tė madh prej krijuesi. Vdekja e tij ėshtė humbje e madhe dhe e pa kompensueshme pėr letėrsinė tonė dhe pėr kulturėn tonė nė pėrgjithėsi.

    I pėrjetshėm do tė jetė kujtimi pėr tė, kurse opusi i tij le tė na shėrbejė si ngushėllim i tė gjithėve, qė dimė ta ēmojmė sadopak djersėn e derdhur nė tė shkrimtari, patrioti, profesori, dhe mbi tė gjitha njeriu me zemėr tė bardhė, Ramadan Sinani.





    BOX 1



    Ramadan Sinani u lind mė 16 qershor 1944 nė Tetovė, ku kreu shkollėn fillore dhe gjimnazin. Nė vitin 1971, nė Beograd, diplomoi nė Gjuhė dhe letėrsi shqipe nė Fakultetin e Filologjisė. Nė vitin 1987, nė Universitetin e Prishtinės, magjistroi nė temėn “Vendlindja nė poezinė e sotme shqipe”.
    Njė kohė punoi nė gjimnazin e Vitisė dhe tė Tetovės. Qė nga themelimi ka ligjėruar nė Universitetin e Tetovės, ku e gjeti edhe vdekja.
    Ai ishte organizator i aktiviteteve tė ndryshme kulturore, letrare e artistike.
    Nė vitin 1968, si student anėtarėsohet nė Shoqėrinė e studenteve shqiptarė “Pėrpjekja” tė Beogradit, ku organizon veprimtari kulturore e letrare.
    Nė dhjetor tė vitit 1968 e burgosin si organizator pėr Demonstratat e Tetovės, ku e dėnojnė me burg. Dėnimin e vuan ne burgun “Shutka” nė Shkup.
    Ishte themelues dhe kryeredaktor i parė i revistės “Vlera” qė del nė Tetovė. Ramadan Sinani ka botuar njė numėr tė konsiderueshėm librash me poezi dhe studime letrare. Kėshtu, mė 1990, shtėpia botuese “Rilindja” ia botoi vėllimin me poezi “Kavallet e Sharrit”, ne vitin 1995, vėllimin me poezi “Emblemė i/lirie”, mė 2001 pėrmbledhjen “Heu”, kurse mė 2004 “Shtėpi tė kesh” dhe nė vitin 2006 vėllimin “Zjarr e acar”.
    Nė vitin 1996, botoi monografinė “Vendlindja nė poezinė e sotme shqipe”.
    Vdekja e zuri si ligjėrues nė lėndėn “Letėrsi e krahasuar” nė Programin studimor – Gjuhė dhe Letėrsi shqipe nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės.

    Ishte Drejtor i festivalit mbarėkombėtar “Fest ARB”; Kryetar i jurisė sė Tetovės nė ”Kėngėn nė Radio Televizionin Shqiptar”; Organizator i kėngėve tė stinės nė Tetovė; Themelues dhe nėnkryetar i Bashkėsisė Kulturore Shqiptare; Themelues dhe sekretar i parė i Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptar nė Maqedoni; Themelues i manifestimit”Ditwt e naimit”;

    Njė prej bashkėthemeluesve (me tė ndjerin dr. Jusuf Rexhepin) i Partisė Demokratike Popullore; Deri nė momentin e vdekjes ishte nėnkryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptar nė Maqedoni; Themelues i Festivalit Ballkanik tė Poezisė “Skardina” qė ishte nė pėrgatitje e sipėr por qė vdekja e ndaloi ta organizojė si aktivitet ndėrkombėtar.

    Ramadan Sinani u varros me nderime tė larta nė varrezat e qytetit nė Tetovė, mė 4 janar 2007. Ishte e pafund kolona e njerėzve qė kishin vajtur nga e gjithė shqiptaria pėr ta pėrcjellė nė banesėn e tij tė fundit profesorin e nderuar.
    “I bėjmė nderimet e fundit profesorit tė kėtij Universitetit, poetit e kritikut letrar, intelektualit qė kaloi tė gjitha golgotat dhe vazhdimisht mbeti model njeri, pedagogu e krijuesi. Po i bėjmė, sot, nderimet e fundit mr. Ramadan Sinanit, ligjėruesit tė letėrsisė sė krahasuar qė me aq devotshmėri e studioi artin, ju pėrkushtua tėrė jetėn atij, krijoi letėrsi. Dhe me aq zell e pėrcolli atė tek brezat e ri”, ka theksuar nė fjalėn e tij nė mbledhjen e pėrmortshme, rektori i UT-sė, Sadi Bexheti.
    “Universiteti Shtetėror i Tetovės ėshtė institucioni qė kolegu ynė Ramadan Sinani e deshi shumė dhe i kontribuoi qė nga fillimi i tij. Ky ėshtė institucioni qė e la jashtė dyerve tė tij dhe qė e zhgėnjeu shumė. Me kthimin nė procesin e ligjėrimit ishte pėrplot entuziazėm dhe dashuri pėr punėn qė bėnte. Iu kthye besimi krenaria dhe dinjiteti i humbur me vite. Nė kėtė amfiteatėr, nė pėrvjetorin e themelimit tė Universitetit, me lot nė sy tha: Rruga e intelektualit nuk ėshtė e shtruar me lule”, ka shtuar ndėr tė tjera rektori Bexheti.
    “Ramadani ishte letrar dhe shkencėtar, prandaj vdekja e tij ėshtė humbje edhe pėr kulturėn shqiptare. Vepra e tij letrare dhe shkencore e bėn tė paharruar emrin e tij”, ka shkruar nė telegramin e ngushėllimit, Akademik Qosja.
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar babadimri pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    42
    Postime
    712
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime

    Ramadan Sinani me Ismail kadarene

    Kjo foto eshte e bere ne Tirane . Shkrimtari Ramadan Sinani bashke me shkrimtarin Ismail kadare dhe miq te tjere shkrimtare nga Shqiperia.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga babadimri : 03-01-2008 mė 20:41
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar babadimri pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  7. #4
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    42
    Postime
    712
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime

    Ramadan Sinani me pjeter Arbnorin

    Nje vizite e ish kryetarit te ndjre te Shqiperise Pjeter Arbnorit ne teqene e Tetovess

    ne foto: ramadan Sinani, Pjeter Arbnori, Artan Sknederi dhe Muharem idirizi
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar babadimri pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  9. #5
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    42
    Postime
    712
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime

    Ramadan Sinani Pjeter Arbnori

    takimi i Tetoves
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar babadimri pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  11. #6
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    42
    Postime
    712
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime

    adreatik Kalluli, Abdylazis Islami dhe Ramadan Sinani

    foto ne teqene e Tetoves

    bashke tre krijues Adreatik Kalluli, Abdylazis Islami dhe Ramadan Sinani
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar babadimri pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  13. #7
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    42
    Postime
    712
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime

    duke e mbrojt disertacion e magjistratures

    ne kete foto shihet ramadan Sinani duke e mbrojt disertacionin e magjistratures ne Universitetin e Prishtines ne vitin 1986.
    Mentor e kishte akademikun e nderuar Rexhep Qosen
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga babadimri : 03-01-2008 mė 20:41
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar babadimri pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  15. #8
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    42
    Postime
    712
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime

    Ramadan Sinani me pjeter Arbnorin

    Takim ne Tetove pjeter RABNORI
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar babadimri pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  17. #9
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    42
    Postime
    712
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime

    ramadan sinani ne Ditet e naimit

    duke deklamuar poezine e tij, Ramadan Sinani ne "Ditet e Naimit" foto nga njeri prej manifestimeve te para qe eshte mbajtur para me shume se dhjete viteve . Foto nga Salla e madhe e Pallatit te Kultures ne Tetove vendi qe u be sinonim i bashkimit te krijuesve nga e githe bota
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga babadimri : 03-01-2008 mė 21:01
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar babadimri pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  19. #10
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    42
    Postime
    712
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime

    Foto e Ramdan Sinanit ne nje nga aktivitete e shumta

    ne kete foto shihet ne nje aktviitet kulturor ramdan Sinani me shoqene tij Shpresen
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar babadimri pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  21. #11
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    42
    Postime
    712
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime

    Ne oren letrare per Ymer Prizrenin

    Ne Opoje duke deklamuar poezi ne oren letrare per Ymer prizrenin (Ne Malesi te Sharrit ne Opoje)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga babadimri : 03-01-2008 mė 20:21
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  22. #12
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    42
    Postime
    712
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime

    Ore letrare ne fakultetin filologjik

    Me Milazim Krasniqin, Agim Vincen, dhe krijues te tjere ne vitet e tetedhjeta ne ambientete e Fakultetit Filologjik ne Prishtine. Ne nje nga mbremjet e atehershme poetike
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga babadimri : 03-01-2008 mė 20:21
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  23. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar babadimri pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  24. #13
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    42
    Postime
    712
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime

    Ne shtepine e kadarese

    Ne kete foto shihet bashke me Ismail Kadarene ne shtepine e tij ne Tirane para disa viteve. Ku bashke me nje grup shkrimtaresh e vizituan Ismail kadarene
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga babadimri : 03-01-2008 mė 21:01
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  25. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar babadimri pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  26. #14
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    42
    Postime
    712
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime

    Ne promovim ne pallatin e Kultures tetove

    Ramadan Sinani ne nje nga promovimet e shumta te librit shqip qe i beri.
    Shihet duke diskutuar ne ambientete e Pallatit te Kultures ne Tetove
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga babadimri : 03-01-2008 mė 21:02
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  27. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar babadimri pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  28. #15
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    42
    Postime
    712
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime
    Ne Tetove Shtepi Te Kesh

    TE Kerkosh Anekend Botes
    Gjithkund Kurbetve Te Robtohesh
    Ne Tetove Shtepi Te Kesh

    As Ne Amerike Australi
    Evrope
    As Azi

    Ajer Me Bollek E Uje
    Prej Sharrit Te Kesh

    Aty Ti Nxesh Frutat E Endrres
    Dhe Ne Fushen Pellg Are Te Kesh
    Deshire Te Gjere Gruri

    Nje Bote Te Tere
    E Shtepi
    Ne Tetove Te Kesh
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga babadimri : 03-01-2008 mė 20:39
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  29. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar babadimri pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  30. #16
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    42
    Postime
    712
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime
    Abdylazis Islami

    Nga Eldoradoja ne Sharr
    Udhet arrijne tek ti

    I perputh si mileniumet
    Dhe e emerton me paqen e kombit

    femijet mesojne urtine e nderin
    pleqte frymohen se ua rirrefen rrenjet

    Ti
    Abdylazis Islami
    Dhe Sharri
    El Doradoja e kerkuar ne gjakim

    Jetojne bashke
    ne konak universi
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  31. #17
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    42
    Postime
    712
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime
    HAPERIMI I PARE I VISARIT

    Visar
    T'i do te haperosh
    neper kohe hapesire

    Pak e di shume se di
    Cben ashtu

    Here bie here ngritesh
    qete ecesh serish

    Kohet e dridhura
    hata
    ti mbikalosh
    hapesirave te reja Visar
    te shkosh
    i sigurte
    mbi kohet e lekundura
    nga nemitet mbi bajlozat

    Ti si di ato
    Je teper miturak

    Neper kohet feshferitese
    Inkandeshente
    Ti do te duash me kembengulje te arrish
    Deri tek Muze e dheut
    Ne hapsiren tende Visar
    Ngrehur prej smaragdesh

    Kur sdo te hamendesh
    Aty
    Te perkujdesesh
    Per Visaret pararendes te fisit
    Tu projektosh e dhurosh
    Lulet e bukurive te gjakut
    Jashte epokes sate
    Metaforash plastmase

    Mbi kohet zemerluan
    Do te mbijetosh te gjithe Visaret
    prej thermijave dhe dashurive
    Te Tokekohes
    Gjuhes se pathyer
    prej gurit e ashtit

    Visar
    Ti shpalosh mitet, legjendat
    Shpirtrat ti fisnikerosh.

    Prape baladat te mos ngrihen
    Mbi imazhet e vizatuar te frikes
    Dinosauret perbindesha te parahistorise
    E bajloza te zinj mitesh
    Visar

    Ti zgjosh e mbijetosh bukurite
    METAFORE LULESH TE BARDHA
    TE BOTES E FISIT
    Prore
    Ne hapesiren tende prej smaragdesh

    Mbi kohet qe sbien lehte nga dridhjet
    Mbi njerezit
    Ne gjuhe kullash te pathyera
    Prej gurit e ashtit


    DO TE HAPEROSH ME SIGURI

    NEPER KOHE E HAPESIRE

    VISAR

    (Tetove 1988) Kjo poezi eshte shkruar ne kohen kur Visari ishte i vogel dhe provonte qe te ngrihej ne kembe si femije...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga babadimri : 03-01-2008 mė 21:03
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  32. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar babadimri pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  33. #18
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    42
    Postime
    712
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime
    KOSOVA

    Fjale e madhe
    sa nje dhimbje
    Univers

    sonate e madhe
    sa nje krenari
    Gjithesi

    Shqipe e madhe
    Sa nje rruzull
    K O S O V A
    Qe s'bie
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  34. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar babadimri pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  35. #19
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    42
    Postime
    712
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime
    OKUPATORET

    Ata i ha prore toke e pushtuar
    Ata qe gjithnje hane buke terri

    Ata
    Roberues
    Te roberuar

    Kokengrenes
    Te vetes
    Ata
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  36. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar babadimri pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  37. #20
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    42
    Postime
    712
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime
    Shqiperia

    Mbi Te Gjitha
    Me E Shtrenjta
    Me E Shenjta
    Me E Ndritura
    Me E Dashura
    Me E Gjera
    E Tera
    Shqiperia

    Mbi Te Gjitha
    Te Gjithe
    Nenemadhja

    Sh Q I P E R I A
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  38. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar babadimri pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Faqja 1 prej 4 123 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ramadan Sokoli
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 15:36
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 20:51
  3. Flet Ramadan Avdiu, veprimtar i hershėm i ēėshtjes kombėtare
    Nga Llapi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-11-2007, 06:47
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 11:27
  5. Shqiptari, babai i 31 femijeve
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-02-2004, 22:11

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •