Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 40
  1. #1
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966

    Interpretimi i ëndrrës

    Endrrat, jane konfuze, jointeligjente ose shume te veshtira per tu kuptuar, dhe ato qe na thone mund te bien ne kontradikte me gjithcka qe ne dime per realitetin qe na rrethon ... Por ne kemi gjetur menyren tone per ti interpretuar ato, dhe te kuptojme sa te mundim prej tyre. Po si ?

    Tri drejtime na shfaqen per vleresimin e endrres. I pari e gjen shprehjen e vet ne nje numer filozofesh , ketu theksohet qe ne baze te jetes se endrrave ndodhet nje gjendje e vecante e veprimtarise psikike , qe ata e lavderojne si nje ngjitje ne nje nivel me te larte . “Endrra do te cliroje shpirtin nga ndikimet e natyres se jashtme, ajo do te shkepuse shpirtin nga pengesat sensoriale” –Shubert. I dyti e gjen shprehjen e vet te disa njerez qe mendojne se endrrat rrjedhin ne thelb nga ngacmimet fizike , dhe jane shprehje e pengesave psikike , shfaqja e lire e te cilave gjate dites eshte e penguar. I treti natyrisht u takon mjekeve qe mbrojne pikpamjen se endrra nuk ka vleren e nje dukurie psikike . Sipas tyre, eksituesit e endrres jane ngacmimet mjedisore te cilet e ngacmojne nga jashte ate qe fle, dhe rastesisht shfaqen ne organet e tij te brendeshme . Endrra sipas tyre eshte nje proces trupor ashtu si ne rastet e semundjeve .

    Endrra ne historine e psikoanalizes ze nje vend te vecante dhe shenon nje pike kthese per te , ajo jo me kot quhet “rruga mbreterore drejt te pavetedijshmes”. Fale interpretimit te endrres psikoanaliza ka bere perpara dhe ka kaluar nga metoda psikoterapeutike ne psikologjine e thellesive. Teoria e endrrave mbetet momenti me origjinal qe nuk ngjahson me asnje prej teorive te tjera ,eshte pjese e atij terreni qe eshte shkeputur prej paragjykimeve dhe mistikes. Nuk duhet te harrojme se endrra nuk eshte nje dukuri apo mjet shoqeror komunikimi, gjithashtu ne duhet te pranojme se e kemi shume te veshtire te kuptojme se cfare ka dashur te na thote endrraparesi, i cili nga ana e vet e di edhe me pak kete gje.

    Per interpretimin e endrres duhet tu permbahemi tri rregullave te rendesishme:
    1.Nuk duhet kushtuar vemendje faktit se c’perfaqeson endrra, qofte kjo e kuptueshme apo absurde.
    2. Puna duhet kufizuar ne faktin se per cdo elemente te lindin perfytyrime zvendesuese pa i menduar e pa i verifikuar keto perfytyrime.
    3.Duhet pritur deri sa e pavetedijshmja e fshehur qe kerkohet nga ne lind vetvetiu.

    Hapi i pare qe psikoanaliza sugjeron eshte futja e dy koncepteve te reja, ate qe ne enderr e quajme tekst te endrres apo enderr e qarte, kurse ate qe kerkojme te nenkuptojme, prapa endrres – mendimet e fshehura te saj.

    Pra ne sapo degjojme nje enderr, hapi i pare do te jete qe endrren e qarte duhet ta bejme te fshehte , dhe te perfytyrojme se si ne jeten shpirterore te endrraparesit, endrra e fshehte kthehet ne te qarten, ate te cilen ai mban mend dhe na i tregon apo ate qe ai eshte i vetedijshem. Ne e shikojme dhe mund ti ndajme punet e endrres ne dy ,pra pjesa e pare eshte praktike qe per te realizuar ate duhen disa teknika dhe pjesa e dyte eshte teorike.

    Ne fillim sapo kemi degjuar nje enderr do te perpiqemi te meremi me ate qe kemi degjuar pra me endrren e qarte . Ajo ka veti te shumta , mund te jete harmonike , me kompozicion te qarte ose krejt e pakuptueshme , mund te permbaje elemente absurde apo thumba , mund te duket se permban perfundime te thella ose gjithashu mund te duket e qarte dhe e kuptueshme. Ne enderr mund te bashkohen tipare nga me te ndryshmet , karakteristike per sende te ndryshme . Ajo gjithashtu mund te jete pa emocione apo mund te shoqerohet me gezime fuqishme apo emocione te pakendeshme.

    Mbasi kemi degjuar me kujdes endrren e qarte ne do ti kerkojme enderrparesit te clirohet nga pershtypja e endrres se qarte, duke e perqendruar vemendjen nga e tera ne fragmente te vecanta te permbajtjes, dhe te mundohet te gjej dhe te na tregoje se cfare i kujtohet ne lidhje me secilin nga keto fragmente. Ne mund ti permbahemi nje rendi kronologjik qe rrjedh nga rrefimi i endrres per vezhgimin e copzave te saj por natyrisht kjo eshte nje metode e rrepte e cila bie ne kundershtim me parimin e psikoanalizes. Nje teknike tjeter teper e vlefshme eshte qe ti kerkojme enderrparesit te gjej ne fillim te endrres mbetje te mbresave ditore sepse permbajtja na tregon qe ne cdo enderr shfaqet per dicka qe ka ngjare diten ose para dites kur eshte pare endrra . Dhe me ane te ketyre lidhjeve do te kalojme nga bota e endrres te jeta reale e endrraparesit. Nje metode akoma me e mire eshte qe te fillojme me ata elemente te permbajtjes se endrres qe i jane kujtuar si rrjedhim i qartesise se tij, pasi me ane te ketyre elementeve ai e ka me te lehte te zgjoj asosacionet. Ne fakt nuk ka ndonje rendesi te madhe se cilen menyre perdorim e rendesishme eshte te kemi asosacionet e kerkuara. Ne do ti vendosim atij si kusht te domosdoshem te mos perjashtoj asnje mendim qe i vjen neper mend dhe nese enderrparesi kundershton duke thene se mendimi : eshte teper i parendesishem , eshte teper absurd, nuk lidhet me ceshtjen apo qe nuk ka deshire ta thote. Dhe kur zgjohen asosacionet aty cfare ska :kujtime nga dita e djeshme , nga dita kur eshte pare endrra ,per kohe shume te hershme , diskutime pro dhe kunder , pyetje, pohime .

    vazhdon...
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  2. #2
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Sapo degjojme keto asosacione , shikojme se ato jane teper te lidhura me permbajtjen e endrres , u japin pergjigje te gjitha pyetjeve te endrres , mbushin zbraztine e saj dhe bejne te kuptueshme perfundimet e saj. Endrra eshte nje esence e shtrydhur nga asosacionet qe jane bere sipas rregullave akoma te panjohur , kurse elementet e endrres dalin si perfaqsues te zgjedhur nga moria e tyre e madhe .Me ane te kesaj teknike kemi zbuluar ate qe zvendeson endrra dhe ku qendron vlera psikike e saj . Por asosacionet e endrres ende nuk jane mendimet e fshehura te saj. Mendimet e fshehura i permbajne asosacionet si nje epruvete , vecse jo te gjitha. Nga njera ane asosacionet na japin teper informacjon per formulimin e mendimeve te fshehura te endrres , lidhjet qe endrraparesi prodhon i afrohen shume mendimeve te endrres . Dhe nga ana tjeter asosacioni ndodhet para mendimit te endrres sa u eshte afruar atyre duke i prekur shkarazi. Atehere nderhyjme ne duke plotesuar ate qe sapo eshte prekur , nxjerrim perfundimet , shprehim ate qe enderrparesi me ane te asosacioneve vetem sa e ka permendur.

    Per interpretimin e nje endrre, ne sic pohuam me siper varemi nga asosacionet e enderrparesit , ne lidhje me elemente te caktuar te permbajtjes se endrres . Por ne veprojme ne menyre te pavarur nga enderrparesi pasi ketu nuk hyjne asosacionet . Ndodh qe gjate punes tone nje rastesi e padeshiruar perseritet rregullisht elemente te caktuar te endrres, dhe ne kete kohe ne fillojme te shikojme nje ligjesi .Ne keto raste lind deshira per ti interpretuar vete keto elemente memece te endrres, pra per te bere perkthimin e tyre .Ne saj te pervojes grumbullohen mjaft zvendesime te tilla te perhershme . Kete raport te perhershem midis elementeve te endrres dhe perkthimit te saj ne e quajme simbolike, ndersa vet elementin simbol i mendimit te pavetedijshem. Nganjehere keta simbole na lejojne ta interpretojme endrren pa e pyetur enderrparesin ne hollesi sepse ai s’ka cfare te na thote per simbolet. Ne kemi lluksin qe keto simbole ti perkthejme ndersa enderrparesi jo , ndonse i ka perdorur vet . Ndodh qe kuptimi i endrres per ne te behet plotesisht i qarte para se te nisim perpjekjet per ta interpretuar , sapo degjojme tekstin e endrres . Por Interpretimi simbolik nuk mund te zevendesoje tekniken asociative , eshte vetem plotesim i saj dhe jep rezultate vetem duke u kombinuar me te.

    Numri i sendeve qe ne enderr paraqiten simbolikisht eshte i madh , i vetmi element tipik , pasqyrimi i njeriut ne teresi eshte shtepia , i cili ze vendin e pare per nga rendesia. Shtepite me mure te lemuara perfaqesojne Burrat , ndersa ato me ballkon ne te cilat mund te mbahesh simbolizojne Grate.

    Nese enderrparesi ka pare ne endrren e tij mbret ose mbretresh , apo perandor dhe perandore natyrisht qe keta personazhe jane prindrit e tij pra simbolizojne prindrit.Ndersa nese shikon princ apo princeshe eshte vet enderrparesi ne varesi te gjinise . Lindja paraqitet ne lidhje me ujin ndersa vdekja zevendesohet me largimin.Sendet e zgjatura si shkopinjte , trungjet e pemeve , cadrat (hapja e ketyre ) simbolizon ereksionin.Ndersa armet e mprehta , thikat kamat , shtizat , llamba te varura , lapsa qe levizin, perfaqsojne organet gjenitale mashkullore. Por ereksionin endrra mund ta paraqese simbolikisht si tollumbace , aeroplan dhe kohte fundit si anije ajrore por ajo mund ta beje personin vet te fluturoj per te treguar nje eksitim te pergjithshem. Gjithashtu sende nga te cilat derdhet uji si ibrike, shatervan rubineta perfaqesojne organet gjenitale mashkullore.Nje simbol teper i vecante eshte lima e thonjeve qe simbolizon te ferkuarin larte-poshte.Kutite , valixhet, sirtaret ,dollapet,furrat nenkuptojne mitren, ndersa objektet e zgaveruara , anijet dhe enet te gjitha perfaqsojne organet gjenitale femerore. Zakonisht ne endrra shikohen shume dhoma dhe ato simbolizojne grate por mund te simbolizoj dhe martesen. Ndersa kur njeriu ecen neper nje varg dhomash simbolizon bordellon . Nuk besoj se ka nevoje per komente cfare simbolizon brava me celsin apo ne castin e hapjes se nje dere duke u fokusuar ne futjen e celsit ne brave ! Zakonisht mund te shohim ne enderr se nje dhome behet 2 apo nje dhome qe ne te vertet eshte 1 ne enderr behet 2 kjo vjen si pasoj se ne femijeri anusi dhe organet gjenitale shihen si nje e vetme. Shkallet – ngjitja dhe zbritja e tyre nenkupton paraqitjen e aktit seksual. Muret e lemuara jane kujtime te kacavirrjeve te femijeve , kur ne mbeshteteshim apo kacavirreshim ne krahet e prinderve apo kush e di se ku. Tryezat e mbuluara apo te shtruara nenkuptojne gruan , dhe ndodh shpesh qe gjate endrres kompleksi i ideve seksuale te transformohet ne kompleksin e te ngrenit. Kapelja zakonisht nenkupton organin gjenital sidomos ate te mashkullit, kravata gjithashu . Makinerite , paisjet e nderlikuara perfaqesojne prape organet gjenitale . S'besoj se u cudite pasi dihet rendesia qe i jep Frojd seksit! Vazhdojme me tej dhe cekici, pushka, pistoleta ,kama ,kordha nenkuptojne organet gjenitale sidomos ato mashkullore.Peisazhet ku ka ura, male kane te bejne me pershkrimin e organeve gjenitale ose me teper peisazhet pershkruajne trupin njerezor. Te luash me femijet ne enderr ti perkedhelesh ata duke i quajtur vogelush nenkupton masturbimin. Ndersa tredhjen ne endrra e shikojme te lidhur me tullacerine , prerjen e kokes , flokeve , renjen e dhembeve. Dhe si pasoj e frikes se tredhjes ne shikojme kafshe qe nese u pritet bishti atyre u rritet menjehere ,si hardhucat apo ndonje kafshe tjeter . Vijojme me tej peshku, kermilli,macja ,miu ( per shkak te leshit ) simbolizojne organet gjenitale ,dhe simboli me i rendesishemi eshte GJARPERI. Organet gjenitale femerore i simbolizojne dyert, portat, dhe druri apo letra dhe sende te prodhuara prej tyre –tavolina, libri ndersa nga kafshet , kermilli, guaska, nga pjeset e trupit- goja, nga ndertimet kisha, kapelja etje. Gjinjte e femres paraqiten ndermjet molleve , pjeshkeve ndersa floket ne gjenitalet pershkruhen si pyll me kacube. Embelsirat paraqesin shpesh kenaqesine seksuale. Paraqitjen ne enderr te aktit seksual paraqitet nepermjet valleve, ecja ne kale, ngjitjet.Kafshezat dhe insektet simbolizojne femijet e vegjel te padeshiruar ndersa bezdisja nga insektet tregues i nje shtatzanie. Kafshet e eger perfaqesojne njerez me ndjenja te theksuara.Ndodh qe ne endrra te jemi ne mes te nje udhkryqi apo nuk dime nga te kalojme apo na shfaqen dy rruge , e djathta simbolizon drejtesine – martesen , raportin seksual me nje prostitute ,ndersa e majta –krimin , homaseksualizmin , incestin,perversitetin por kuptimi varet nga pikpamja morale e enderruesit. Bagazhi qe ne udhetojme simbolizon peshen e mekateve qe na rendon ndersa pamundesia per te kapur karrocen shpreh keqardhjen per ndryshimin ne moshe , por shpesh bagazhi eshte dhe simbol i organeve gjenitale. Kemi me mjaft raste perdorimin e numrave psh numri 3 nenkupton organet mashkullore . Ndodh qe ne enderr cka eshte mashkullore kthehet s femerore dhe kjo ska se si te jete tjeter vecse deshira e gruas per tu bere burre. Ne endrra ndodh dhe qe pjese te trupit te simblizojne organet gjenitale , dora , kemba – organin mashkullor ndersa goja, veshi ,syri organin gjenital femeror dhe sekrecionet e trupit zevendesojne njera tjetren sperma zevendesohet nga te tjeret ( me i rendesishmi )

    Natyrisht ndaj kesaj simbolike ka pasur mjaft kritika , por si shpjegohet qe studjuesit Vjeneze kane zbuluar qe kur personave qe i jane nenshtruar nje hipnoze te thelle u eshte dhene detyre te shikojne ne enderr procese seksuale, atehere endrra e provokuar zevendesohet me simbole teper te njohura , qe sapo u permenden. Nje gruaje iu dha per detyre te shikonte ne enderr mardhenie seksuale me nje shoqe – ne enderr shoqja iu shfaq me nje cante rruge qe shkruante “VETEM PER ZONJA”. Nje simbol teper interesante eshte ai i palltos . Ne endrren e nje gruaje palltoja simbolizon burrin. Tezgjahu ne enderr eshte simbol i nenes fallike , frika nga tezgjahu shpreh friken nga incesti. Nje simbol teper interesant eshte ai i ures i cili simbolizonte organin mashkullor qe bashkonte prindrit gjate mardhenieve seksuale. Por ura mer kuptimin dhe te afrimit te vdekjes.

    vazhdon...
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  3. #3
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966

    Interpretimi I Endrres

    Duhet te theksojme se puna e interpretimit te endrrave kryhet ne kundershtim te plote me qendresen qe varion nga madhesite teper te vogla deri ne shkallen e nje pengese krejt te papercaktuar. Ne disa raste asosacionet lindin menjehere dhe i pari i dyti sqarojne gjithcka ndersa ne raste te tjera enderrparesi vonohet e pengohet deri sa te gjej dicka qe mund te vlej per te kuptuar endrren. Sa me i gjate te jete zinxhiri asociativ aq me e fuqishme eshte qendresa . Ne qofte se mendimi shoqerohet me nje qendrese te tille kjo eshte teper domethense. Gjate punes tone ne ndeshim qendrese te madhe kur duam qe nga zevendesuesi qe eshte element i endrres te depertojme ne te pavetedijshmen e saj te fshehur.
    Ne kete menyre ne mund te supozojme se pas zevendesuesit fshihet dicka e rendesishme. “Nese nje femije nuk e hap doren per te treguar se cfare ka ne te , do te thote se aty ka dicka qe ai nuk ta lejon ate”. Dhe harresa ndikon njesoj, shpesh ndodh qe nga nje enderr nganjehere shkeputet nje fragment dhe pastaj shtohet si plotesim , kjo duhet kuptuar si perpjekje per ta harruar kete fragment , pikerisht ky fragment ka me shume rendesi. Zbulimin e tij e ka penguar nje qendrese me e fuqishme se te tjerat. Ne arrijme ne konkluzuonin se qendresa duhet te marre pjese dhe ne lindjen e endrres , dallohen endrra qe lindin kur ekziston nje presion i vogel ose i madh i qendreses por dhe ku presion gjate endrres eshte i variueshem . Qendresa eshte shenje e sigurte e nje konflikti , ka nje force qe do te shpreh dicka ka nje tjeter qe perpiqet te mos ta lejoj. Ky konlikt paraqitet si nje enderr e qarte qe bashkon ne vete te gjitha zgjidhjet . Si duket ne nje vend nje force ka arritur te shperthej dhe te thote ate qe do , ne vende te tjera instanca kundershtuese e ka shuar informacionin e mare ose e ka zvendesuar ate . Por ka mjaft raste ne te cilat konflikti shendrrohet ne kompromis keshtu qe instanca formuese mund te thote ate qe ka dashur vecse jo si ka dashur . Shtremberimi i endrres eshte ajo qe ne na duket me e cuditeshmja . Ne ngelet te themi se shtremberimi i endrres eshte produkt i punes se endrres. Gjate permbajtjes se endrrave ne shoim se aty ka zbrazti , boshlleqe , ne disa pjese permbajtja sikur eshte fshire . Ne do te pranojme faktin se keto pjese jane te pakendeshme , kjo ka qene arsyeja qe jane fshire. Ato jane model i nje fatazie libidinoze te pacipe , por qe ne enderr mungon plotesisht. Kjo mund te jete pjesa me e mire dhe interesante. Tani ne themi me bindje se kjo eshte censura e endrres . Kudo ku ne endrren e qarte ka zbrazeti per kete eshte fajtore censura e endrres, dhe ne e vijojme mendimin tone per te thene se aty ku elementi i endrres kujtohet vecanerisht i dobet dhe i paqarte ne krahasim me elemente te tjere ,per kete natyrisht fajsojme censuren. Por censura shfaqet dhe duke vene ne vend te asaj qe duhet dicka te zbutur, te perafert. Fale ketij zvendesimi te theksit, ketij rigrupimi te elementeve endrra e e qarte nuk ngjan fare me mendimet e fshehura te saj,sa as qe i dallojme dot keto mendime. Ajo qe ne interpretim shfaqet si qendrese tani ne punen e endrres na shfaqet si censure .Qendresa e interpretimit eshte vetem objektivizimi censures se endrres. Ashtu si qendresa ndaj cdo interpretimi ndryshon te njejten gje ben dhe censura ajo eshte e variueshme. Ajo eshte aq e madhe sa e keqe eshte deshira, por kjo varet dhe ne lidhje moralin e enderrparesit. Duhet te theksojme se prirjet kundrejt te cilave iu eshte drejtuar censura jane te pahijshme nga ana etike, estetike, shoqerore ato jane dukuri per te cilat askush nuk guxon te mendoje ose mendohet vetem me neveri. Epshet qe na fshihen si te huaja per natyren njerezore jane aq te fuqishme saqe shkaktojne endrra! Keto deshira te mohuara nga censura kane gjetur shprehje te shtermberuara te endrra.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  4. #4
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Endrra eshte produkt patologjik , hallka e pare qe perfshin simptomen histerike , por qe e dallon prej tyre karakteri kalimtar dhe kushtet karakteristike te jetes se njeriut . Gjendja e gjumit eshte largim nga bota reale e jashtme dhe krijohen kushtet per zhvillimin e psikozes . Per psikoze largimi nga realiteti behet ose kur e pavetedishmja e shtypur behet teper e fuqishme ose kur realiteti bart aq vuajtje saqe uni hidhet ne krahet e impulseve te pavetedijshme. Psikoza naive e endrres eshte pasoj e largimit te deshiruar e te vetedijshem , te perkohshem nga bota e jashtme. Kur ai fle ndryshon shperndarja e energjise psikike: nje pjese e energjise perdoret per te qetesuar te pavetedijshmen , dhe nese e pavetedishmja do clironte energjine per aktivitetin e vet do te zbulonte se levizja eshte e pamundur dhe eshte e hapur vetem rruga drejt kenaqesise halucinative, ketu lind endrra! Por fakti i censures se endrres tregon se kemi nje qendrese te mjaftueshme ndaj shtypjes. Qetesia qe do donte te krijonte gjendja e gjumit kercenohet nga – rastesisht nga ngacmimet e jashtme ,-interesat qe nuk zhduken ,-deshirat e paplotesuara e te shtypura qe mezi presin te shfaqen . Si pasoj e dobesimit te shtypjeve lind rreziku qe gjate nates gjumi te prishet sa here qe nje ngacmim i jashtem e i brendshem do hynte ne konflikt me nje nga burimet e deshirave te pavetedijshme. Procesi i endrres lejon qe produkti i ketij bashkveprimi te shnderrohet ne vuajtje halucinative duke bere qe gjumi te zgjatet . Pra verejme qe endrra nuk eshte prishes i gjumit por e mbron ate . Eshte e vertet qe ne na duket se do te flinim me mire po te mos shihnim endrra por nuk kemi aspak te drejte. Pikerisht ne saj te endrrave ne arrijme te fleme!

    Puna e endrres sic pohuam me siper eshte puna qe zhvendos endrren e fshehur ne enderr te qarte, eshte dicka unike pasi na krijoi mundesine qe te hyjme ne sistemin e pavetedijshem .Me ane te saj psikoanaliza ka zbuluar se per formimin e simptomave neurotike veprojne po ato mekanizma qe i shnderrojne mendimet e fshehura te endrres ne te qarte. Arritja e pare e punes se endrres eshte dendesimi . Me kete kuptojme faktin qe endrra e qarte permban me pak gjera se endrra e fshehur.Dendesimi ndodh ngaqe:
    1. Disa elemente te fshehur ne pergjithsi humbasin
    2. Te endrra e qarte kalon nje pjese e disa komplekseve te endrres se fshehur
    3. Elemente te fshehur qe kane dicka te perbashket te endrra e qarte bashkohen duke u shkrire ne nje te tere.
    Mund te kemi dendesimin e personave te ndryshem ne nje . Formimi i personave te perzier ne enderr i ka ngjashmerite e veta te disa krijime te fantazise tone qe i bashkon ne nje te tere pjeset perberese qe ne te vertet nuk jane te lidhura ndermjet tyre . Puna e endrres synon te mpikse dy mendime per te gjetur nje fjale me shume kuptime , ne te cilen te dyja mendimet te bashkohen si ndodh ne rastin e nje shakaje. Rezultat tjeter i punes se endrres eshte zevendesimi . Ai shfaqet ne dy forma ; ne faktin se nje element i fshehur , nuk zevendesohet me pjesen e vet perberse , por me dicka tjeter te larget , dhe forma e dyte eshte qe theksi psikik kalon nga nje element i rendesishem ne nje tjeter jo te rendesishem. Rezultati i trete i punes qendron ne shnderrimin e mendimeve ne figura pamore . Figurat pamore jane e vetmja forme ne te cilen shendrrohen mendimet . Kjo ane e punes se endrres eshte faktori i dyte i perhershem pasi per shprehjen e elementeve te vecante te endrres ekziston nje pasqyrim i dukshem i fjales.

    Ndodh qe kur ia interpretojme enderrparesit endrren gati shume mendime njihen mire nga ai se dhe ai arrin ne kete konkluzion , por ka raste se ai kundershton me ngulm se ky mendim eshte teresisht i huaj per te . Dhe atehere ne analizojme se ato mendime qe enderrparesi pranon mund te kene lindur dhe kur ka qene zgjuar,ndersa ato qe ai spranon jane pjelle e nates ne ate kohe kur shtypja eshte dobsuar,dhe atehere ato mendime shfaqen. Dhe shfaqja e tyre eshte e zbutur e shtremberuar e maskuar. Fale lidhjeve me mendimet e tjera te pafajshme te endrres keto deshira te pavedijshme nxjerr koke ne trajte te maskuar- fale kufizimit te censures. Mendimet e pavetedijshme te endrres e qetesojne jeten shpirterore dhe gjate gjumit pasi kjo deshire e pavetedijshme eshte krijuesi i endrres dhe per kete duhet energji psikike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga J@mes : 03-01-2008 më 17:39
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  5. #5
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Nese do te vezhgojme endrrat feminore ato jane teper te qarta dhe e shfaqin hapur permbushjen e deshires .Si cdo deshire tjeter ajo do vetem kenaqesine e vet.Ne cdo enderr deshira duhet te shfaqet si dicka e realizuar .Nje vajze 3 vjece voziste per here te pare ne liqen . Kur duhej te dilte nga varka , ajo nuk deshironta ta bente kete gje dhe ia shkrepi te qarit me rendese . Te nesermen ne mengjes tha SONTE KAM VOZITUR NE LIQEN. Nje djale 22 muajsh duhet te servire nje shporte qershi . Kete ai e ben pa deshire dhe pohon se do te marre dhe ai disa kokrra . Ne gjume ai degjohet HERMANI I HENGRI TE GJITHA QERSHITE. Pra si e shikojme endrra feminore eshte nje perjetim i dites qe ka lene nje keqardhje , nje brenge apo deshire te paplotesuar. Madje ka dhe nje klase endrrash tek te rriturit qe jane njesoj si ato te femijeve keto jane endrra qe shkaktohen nga nevojat imperative te trupit: uria, etja , nevoja seksuale domethene jane permbushje e deshirave si reagim ndaj shqetesimeve te brendeshmeve fizike . Keshtu nese endrren e nje 19 muajshje ajo: kishte pare nje menu ku ishte shkruar emri i saj , luleshtrydhe, mana , omlete, supe. Endrra ishte reaksion ndaj nje dite urie per shkak te nje crregullimi te stomakut te shkaktuar nga 2 luleshtrydhe . Ne te njejten kohe gjyshja e saj meqe gjithe diten s'kishte vene gje ne goje nga shqetesimet e veshkes ate nate kishte pare ne enderr sikur e kishin ftuar per darke dhe po e qerasnin me embelsira nga me te mirat.

    Pra si pohuam qe endrrat jane deshira te paplotesuara dhe si cdo deshire ato kerkojne vetem plotesimin e tyre. Por izolimi i nates , i jetes shpirterore ben qe kjo deshire e synuar per te plotesuar pasionin perjetohet ne menyre halucinante si reale. Mendimet e fshehura te endrres shendrrohen ne figura pamore , ilustrohen dhe dramatizohen.

    Endrra qe lind ne kete menyre perfaqson nje forme kompromisi nga njera ane ajo kenaq unin , kur i sherben deshires per te fjetur dhe nga ana tjeter ajo i jep mundesi deshires se shtypur te kenaqet aq sa e lejojne kushtet , ne formen e plotesimit halucinant te deshires.

    Qe te formohet nje enderr duhet qe deshira e shtypur ,duke u mbeshtetur te ngacmuesit e rastit dhe duke mbartur mbetje te mbresave ditore gjen shprehjen e vet qofte te zbutur apo te maskuar.Si cdo deshire tjeter ajo do te synon te kenaqet me ane te veprimit por ngaqe levizja eshte e pamundur atehere ajo eshte e detyruar te caj ne ane te perceptimit dhe te mjaftohet me kenaqesin halucinante . Per kete arsye mendimet e fshehuar te saj permblidhen ne teresi figurash ndjesore dhe pamore. Por prape kemi vetem lenden e pare te mendimit . Per shkak te censures per paraqiten objekteve e proceseve paraqiten simbole te cilat jane te panjohura per mendjen e vetedijshme.

    Nuk duhet te harrojme asnjehere se endrrat e nje nate jane plotesisht te lidhura me njera – tjetren. Endrrat e nje nate e ndajne shpesh plotesimin e detyres se endrres qe ato te mara se bashku realizojne plotesimin e deshires ne dy etapa gje qe te cilen nuk mund ta beje cdo enderr vecmas.Nese deshira e endrres permban nje veprim te ndaluar ne lidhje me nje person te caktuar. Ky person shfaqet haptazi ndersa veprimi jepet sipas nje iluzjoni te zbehte.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  6. #6
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Pastaj endrra e dyte ben te kunderten. Ne te veprimi kryhet haptazi ndersa personi transformohet ne nje njeri cfardo. Besoj jeni lodhur me teori le te kalojme ne anen praktike por e dyta s'mund te behet pa te paren, apo jo?

    Kemi mare nje endrren te nje infermjere te ciles i eshte dhene urdher te ruaj nje plake me obsesione qe u kerkonte infermiereve te mos ia ndanin syte per asnje cast. Nje mbremje ndersa po prehej ne divan plaka po e shikonte infermjeren dhe beson se e ka zene gjumi: po me shihni – e pyet plaka , infermjerja hidhet perpjet , po i pergjigjet . Tani plaka obsesive ka nje motiv te vazhdoje ta pyes , dhe e perserit pyetjen – po me shikoni . Infermjerja pohon perseri . Ne ate kohe hyn nje sherbyese per ti sjell darken . Kjo eshte ngjarje e vertet , se mos kujtuat se ishte endrra ! Infermjerja sheh kete enderr.

    Asaj i eshte besuar nje femije , e ema e femijes eshte larguar dhe ajo e humbi femijen. Del ne rruge dhe pyet kalimtaret nese e kane pare femije. Pastaj arrin prane nje mase te madhe uji , qe e kalon mbi nje ure te vogel . (figura e nje infermjerje tjeter i shfaqet papritur mbi ate ure te vogel). Pastaj gjendet ne nje lokalitet qe ajo e njihte dhe atje takon nje zonje , e njohur e saj qe kur ishte vajze dhe qe ne ate kohe punonte si shitese ne nje dyqan ushqimesh : me vone ajo ishte martuar . E pyet zonjen qe rri perballe te saj tek dera “ e keni pare femijen” ? Por gruaja nuk ia ve veshin kesaj pyetje , perkundrazi i tregon se eshte divorcuar nga i shoqi , duke shtuar se dhe martesa nuk eshte gjithmone e lumtur. Pastaj zgjohet e qetesuar dhe mendon se sigurisht femija ndodhet tek ndonje fqinje.

    •Endrra i referohet dremitjes – qe infermjerja e turnit mohoi se e beri.
    Femija e ben infermieren ti vij ne mendje nje sherbim qe ajo e kishte ndier veten te kenaqur. Ky femije nuk mund te shikonte dhe ajo kujdesej per te , edhe kur nena e femijes ishte aty . Infermjerja i kishte premtuar burrit te plakes qe do te kujdesej per te si nje femije .
    Humbja e femijes – nenkupyon se enderrparesja nuk e ka vezhguar plaken e obsesuar, se e ka zene gjumi dhe nuk tregoi .
    Masa e madhe e ujit – e ka mare spunton nga historia qe i kishte lexuar nje nate me pare plaka , historia e Xhones dhe balenes . Dhe plaka i ka treguar se dhe vet ka pare nje balene ne kanalin e Makines.
    Ura – tregim tjeter zbavites shkruar ne dialekt. Ne te tregohet nje mesues i fese pershkruan nxenesve te tij aventurat e Xhones , por infermjerja ishte dhe nje fetare e devoteshme.
    •Mbi ure ajo pa dhe nje infermjere tjeter , qe e njeh – kjo infermjere ishte hedhur ne lumin Ren se per shkak te nje gabimi e pushuan nga puna . Me sa duket infermjerja ka frike se mos e pushojne nga puna per shkak te gjumit. Nje dite tjeter mbasi e kishte zene gjumi ajo kishte qare dhe i kishte thene plakes- qe ju sdo te me besoni me tani. Dhe kur plaka e kishte pyetur pse – ajo ishte pergjigjur ju e dini me mire se une .
    •Pyetja “a e keni pare femijen” – ka rrjedhur nga pyetja – po me shihni.
    •Per femijen kerkon informacione ne 2 vende – fakti qe gruaja qe pyetet sjep asnje pergjigje , duke mos treguar asnje interes eshte perpjekje per te diskredituar sherbyesen e dyte ne favor te enderrueses.
    Gruaja e shfaqur ne enderr nuk eshte divorcuar por kjo vjen nga historia e infermjeres tjeter qe e detyruan prindrit te qendronte larg – e divorcuar nga burri , me te cilin kerkonte te martohej .
    Pohimi se ne martese jo cdo gje shkon gjithmone vaj eshte ngushellim per te dyja infermjeret .
    •Me ane te simbolikes se endrrave kuptojme anet e mbetura dhe te fshehta te endrres , dhe te zbulojme nje kuptim te thelle .

    Nje pjese e materialit te infermjeres vjen nga kompleksi i te lindurit – te pasurit femije .
    Masa e ujit – perfaqesojne – ujin nga i cili vijne femijet . Ne fakt masa e madhe vjen ndersa ajo eshte ne kerkim te femijes .
    Deshira per te pasur femije – eshte ajo qe formon endrren dhe asgje tjeter nuk mund te jete me e pershtatshme per te ngushelluar infermjeren ne gjendjen e saj te rende.
    Do me debojne – do humbas femijen qe me eshte besuar - c’rendesi ka – do kem femijen tim .
    Pyetja e njerezeve ne rruge per femijen , nese e kane pare hyn ne kete kontekst – edhe nese do te me duhet te shitem ne nje trotuar – do te arrij te kem nje femije .
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  7. #7
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Epo mire me zuri gjumi, duke komprometuar besueshmerine time si infermjere, dhe do te humbase vendin tim te punes . Duhet te jem kaq idjote sa te hidhem nga ura ne lume si disa te tjere ,jo, bile sdua te punoj as si infermjere , une dua te martohem , te behem grua, DHE TE KEM FEMIJE TE VERTET.

    Ne nje bisede te mevonshme , u zbulua se para se te fillonte pune si infermjere , donte te martohej me nje burre qe ishte shume i dashur por qe hoqi dore pasi halla e saj e kundershtoi , me hallen kishte nje raport te cuditshem , varesie dhe sfide. Kjo halle iu kunderu marteses dhe eshte pergjegjese e nje urdhri infermjeresh. Enderruesja kishte pare tek ajo shembullin qe duhej ndjekur megjithese ajo kishte refuzuar te hynte ne urdhrin e halles se saj . Arroganca eshte e drejtuar kunder halles.

    Ish shitsja e ushqimeve ne enderr perfaqson gruan tjeter qe kujdeset per zonjen – eshte ajo qe hyri ne dhome per te servirur darken – nderkohe qe u be pyetja- a me pe. Ajo perfaqeson pjesen rivale. Ajo c’vlersohet si infermjere sepse ne enderr nuk i interesohet aspak per femijen e humbur , por pergjigjet per punet e saj . Martesa fatkeqe dhe divorci i atribuohen asaj, ndersa ishte vet enderruesja qe u trembej atyre ne deshirat e saj me intime. Por ne e dime qe halla e kishte ndare infermjeren per kete arsye shitsja e dyqanit mund te ishte dhe vet halla- qe kishte luajtur rolin e nenes rivale per enderruesen tone. Kete na e konfirmon dhe fakti qe enderrparsi e gjen personin ne fjale ne nje vend te njihur qe eshte porta e shtepise se halles.

    Kjo ishte nje enderr e interpretuar nga Frojd

    Marrim nje enderr tjeter per te analizuar.

    Ishte nate , isha pjese e nje komuniteti zezakesh , me sakte te gjithe shoket i kisha te tille . Papritur vjen policia per te na arrestuar ,apo per te na kontrolluar por here ishte si policia here si ndonje bande rivale . Nderkohe qe zezaket , shoket e mi nxjerrin pistoletat, per te shkembyer zjarr dhe une po mundohesha te mos ti lija ta benin nje gje te tille . Kapja njehere njerin dhe njehere tjetrin duke i mare per krahu dhe duke u larguar me ngadale . Duke u larguar po i thosha “ ec , ikim ndonjehere tjeter , nuk e kemi lene ndonje here hakun pa e mare”. Ata fusin pistoletat ,dhe duke i mbajtur per krahu po largoheshim nga vendi ku ishim . Ne te njejten kohe vijne te njejtet zezak si ata qe une kisha per krahu – por vetem ne nje moshe me te vogel – po shkonin per te luftuar – dhe une i shikoj i habitur duke ecur perpara dhe duke mbajtur koken mbrapa i habitur.

    Le te fillojme analizen me aq sa te mundemi . Pse pjese e nje komuniteti zezakesh ? Duke menduar per kete ne adoleshencen time me kujtohet qe i adhuronim zezaket per “ heroizmat” vrasjet qe ata benin , per jeten ne geto , per shitjen e droges , dhe te mos harrojme qe kur kam qene une adoleshent ka ekzistuar moda me te gjera – ekskluzive per zezaket . Ne i adhuronim ata duke folur me superlativa per ta , per trupin e tyre , tatuazhet qe ata kishin , visheshim si ata , degjonim muziken e tyre , kercenim si ata etj . Te gjithe shoket te tille – kjo lidhet me faktin se ne adoleshence pothujase te gjithe kemi qene nje grup solid , natyrisht me norma grupi , nje jete konviktore pak a shume e cthurrur, dhe te gjithe ishim te ngjashem me njeri – tjetrin. Policia- mbas shume perpjekjsh zbulova lidhjen me policine - ne vit te 4 te une po vija nga Vlora per te kaluar nje fundjave me shoket ne Tirane dhe per fat te keq ate fundjave e kaluam ne rajon – me te njejtet shoke. Ndersa keto pjese u zbuluan veprimi im spo me vinte ne mendje dhe po ta shikosh eshte nje ambiguitet i imi qe dhe dua te jem pjese e ketij grupi, pra qe te pranohem nga grupi por dhe nuk dua te jem ne njefare menyre . Pra kemi nje perplasje ne njeren ane une shfaqem i matur – ne kohen e adoleshences i vetmi problem qe skam patur, apo gje pozitive ka qene perparimi im akademik ndersa ne veprimet te tjerat une kam qene i ngjashem me te shoket e mi . Fakti i te qenit nga Vlora gjithashtu me bente te stereotipizuar jo te djemte e quajtur te mire – te urte , jo se ky eshte i vetmi faktor por shoqeria , veprimet e mija ,mbase dhe nje ane e personalietit qe une nuk e njoh , kush e di . Te gjitha keto qe permenda nuk mjaftojne per formimin e endrres , vazhdojme me tej -“ ec , ikim ndonjehere tjeter , nuk e kemi lene ndonje here hakun pa e mare” kjo fjali me kujtonte ate qe me kishte thene nje shok para disa ditesh , i cili kishte bere fjale me dike , kishte patur nje problem por nuk me kishte thene , pra sme kishte treguar , te cilit une kur e takova i ofrova ndihmen time, por tha qe nuk ja vlente , se ishim rritur , kur ka qene koha , nuk e kemi lene ndonjehere hakun pa e mare . Per nje keqkuptim te vogel , te arrinim te probleme te medha . Dhe atehere une u binda dhe e mbeshteta mendimin e tij . Po sikur te ishim ne shkolle te mesme do te ja vlente . Me kete lidha dhe elemetin tjeter te zezakeve vetem ne nje moshe te vogel. Dhe nje dite me perpara se te shihja endrren une e mora ne telefon pikerisht kete shoke per te pire kafe , dhe ai nuk kishte kohe . Pra nuk po ndodhte me si ne kohet e vjetra qe ne ishim “non stop” per njeri – tjetrin , solid , dhe i thoshim cdo gje njeri – tjetrit . Atehere ne benim cfare te donim dhe nuk shqetesoheshim per moral – po tani pse po shqetesohesha per moral ?

    Fund
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ktu mundet mi gjet endrat: http://www.mydreamvisions.com/

    Dream Interpretation
    Dream Dictionary
    Ndryshuar për herë të fundit nga J@mes : 04-09-2009 më 06:01

  9. #9

  10. #10
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    enderrat nuk interpretohen kollaj

  11. #11
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    gloreta, nuk dua te nxitohem e t'ju bej pyetje te tipit: ç'ju shtyu qe te jepni pergjigje ne kete teme, apo nje tjeter, psh, duke u bazuar ne shkrimin tuaj se "endrrat nuk interpretohen kollaj", me lind spontanisht pyetja: Si arritet ne kete perfundim dhe a lexuat gjekundi ne materialin e mesiperm te pohohet per lehtesine e interpretimit te endrrave?!

    Nje sugjerim miqesor nga ana ime: mundohu qe perpara se te japesh pergjigje ne nje teme te caktuar te lexosh se pari ç'eshte shkruar ne te.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  12. #12
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Citim Postuar më parë nga J@mes Lexo Postimin
    gloreta, nuk dua te nxitohem e t'ju bej pyetje te tipit: ç'ju shtyu qe te jepni pergjigje ne kete teme, apo nje tjeter, psh, duke u bazuar ne shkrimin tuaj se "endrrat nuk interpretohen kollaj", me lind spontanisht pyetja: Si arritet ne kete perfundim dhe a lexuat gjekundi ne materialin e mesiperm te pohohet per lehtesine e interpretimit te endrrave?!

    Nje sugjerim miqesor nga ana ime: mundohu qe perpara se te japesh pergjigje ne nje teme te caktuar te lexosh se pari ç'eshte shkruar ne te.

    kam bere nje udhe te gjate une qe e dhashe kete pergjigje nuk ia vlen
    le te themi nje here jakobi duke fjetur pa ne enderr nje shkalle qe arrinte ne qiell engjejt e perendise hipnin dhe zbrisnin ne te a e di te interpretimin nqs jae kaq i sigurte se enderrar intrepretohen kollaj nga ti

  13. #13
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    E pamundur!

    Ti qenke rast i deshtuar qe ne zanafille.
    Vajze e mbare ti jo vetem qe paske unin e shtremberuar por nuk denjon as te lexosh se ç'te shkruan bashkebiseduesi.
    Me kot e ke cituar shkrimin tim. Nuk ke lexuar se ç'te kam shkruajtur ose nuk e ke kuptuar ende.
    Duke qene anetare e re, fillimisht duhet te njihesh me rregullat e nje forumi, me pas nese deshiron te marresh pjese ne nje teme te caktuar, se pari duhet te lexosh permbajtjen, perse flitet ne ate teme, sepse perndryshe do vazhdosh te shkruash gjera pa kuptim.

    P.S. Matanin, Jakobin edhe Jozefin mund t'i kerkosh lirisht dhe gjeresisht ne nje pjese te forumit qe titullohet "Bota Shpirterore". Bashkohu edhe ti me ta.

    Nuk dua me replike ne kete teme. Eshte zhgarravitur shume dhe nuk eshte thene asgje.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  14. #14
    ***mistrece*** Maska e Himitsu
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne forcen e shpreses dhe bukurine e endrres
    Postime
    454
    Ëndrrat që shohim më shpesh, sqarojnë situata të ndryshme, që i përjetojmë në edhe në zgjim. Prandaj shpjegimi i tyre, ndonjëherë na ndihmon të gjejmë çelësin e zgjidhjes, për shumë probleme në jetën reale.
    Ju ka ndodhur që të shihni ëndrra, pjesën më të madhe të të cilave nuk e mbani mend. Por, janë disa prej tyre që duket sikur i shihni më shpesh. Nëse do të mbanit një ditar të rregullt me siguri, do të vinit re, që ëndrra të tilla, shpjegojnë më së miri gjendjen emocionale në jetën reale, probleme të të përditshmes, që ju shqetësojnë edhe pasi keni rënë në një gjumë të thellë.
    Por, mos kujtoni se këto janë vetëm ëndrrat tuaja, sepse të gjithë njerëzit duket se frikën, stresin, pasigurinë, etj në ëndërr i përjetojnë njësoj. Prandaj, në këtë shkrim shpjegohen, origjina e ëndrrave që shihen më shpesh nga të gjithë njerëzit, e që ndonjëherë sipas këtij shpjegimi gjenden edhe zgjidhjet e problemve në jetën e vërtetë. Me siguri do te jeni dakrd me ne, nese themi se keto jane endrrat me te zakonshme qe shohim

    Kur sheh që ju ndjek dikush

    Këto lloj ëndrrash, vijnë si pasojë e ndonjë situate të vështirë që jeni duke përjetuar në realitet. Nëse në zgjim, jeni duke përjetuar ndjesi që lidhen me ankth, tension, frikë, është normale që t’u shfaqen ëndrra ku ju jeni duke vrapuar nga frika, për t’I shpëtuar dikujt që ju ndjek nga pas. Të vrapuarit është një përgjigje instiktive për t’ia mbathur nga rreziku.
    Zakonisht skenari i ëndrrave është pothuajse i njëjtë: ëndërruesi, ndihet I frikësuar nga dikush që po e përndjek dhe që kërkon ti bëjë keq. Këto ëndrra, janë një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj frikës, stresit apo situatave të ngjashme që përjetohen në jetën e përditshme. Por, në vend që të përballeni me problemet, ju ia mbathni prej tyer, këtë e tregon mësë miri ëndrra juaj.
    Pyeteni veten, kush apo çfarë e shkakton frikën tuaj, dhe nga kush poi a mbathni. Ndoshta do ta gjeni një përgjigje ndaj frikës që ju mundon në jetën përtej ëndrrave.
    Ka shumë mundësi që “ndjekësi” I ëndrrës, mund të jeni vetë ju. Në këtë mënyrë ju përfaqësoni, zemërim, xhelozi, zili, frikë, ndonjëherë edhe dashuri, të cilat në ëndërr shfaqen nëpërmjet kërcënimit, prej të cilit jeni duke ia mbathur.
    Kur shihni një ëndërr të tillë, do të bëni mirë të përballeni me rrezikun, madje ta pyesni përse ju ndjek. Kështu do të gjeni një përgjigje të asaj që ju shqetëson në të vërtetë.
    Ky është shpjegimi klasik për ëndrra të tilla. Një shpjegim tjetër ka të bëjë me frikën e ndonjë sulmi të mundshëm në ambientin ku jetoni dhe punoni. Më të zakonshme, janë këto ëndrra për femrat dhe meshkujt që punojnë nën stress dhe në një ambient agresiv dhe armiqësor.
    Gjithashtu këto ëndrra janë përjetime të drejtpërdrejta të frikës nga abuzimet seksuale apo dhunës, që shkaktohen nga informacionet e marra nga mediat. Pasqyrimi i ngjarjeve tronditëse, nxit frikën dhe thekson pasigurinë ndaj një situate të rrezikshme, viktima të së cilës mund të jemi të gjithë.

    Kur sheh që të bien dhëmbët

    Kjo është një nga ëndrrat e zakonshme, që i shohin të gjihë njerëzit. Në përgjithësi, në ëndrra të tilla, duket sikur dhëmbët bien shumë lehtë me një prekje të dorës. Nuk janë ëndrra të frikshme, dhe nuk krijojnë gjëndje ankthi te ai/ajo që i sheh, por megjithatë imazhi i tyre, vazhdon të mbetet në mendjen e ëndërruesit, për një kohë të gjatë edhe pas zgjimit.
    Dy janë shpjegimet kryesore për ëndrra të tilla:
    E para ka të bëjë me pamjen e jashtme dhe seksualitetin. Dhëmbët luajnë një rol të rëndësishëm në pamjen e njeriut. Një buzëqeshje ku duken qartë shenjat e dhëmbëve të bukur dhe të shëndetshëm, është një prej armëve më të fuqishme të joshjes dhe të flirtimit. Prandaj, të rënit e tyre në ëndërr, nënkupton frikën e të mos qenit të bukur, ose e frikës së të mos qenit seksualisht tërheqës dhe në rastin më të keq të ndonjë impotence seksuale.
    Të zakonshme janë këto ëndrra, edhe kur ëndërruesit i duket sikur po plaket, dhe bashkë me plakjen është duke humbur rininë dhe bukurinë.
    Në të përditshmen është e zakonshme, që pamja e jashtme vazhdon ende të luajë një rol të rëndësishëm, ndoshta kryesorin për të vlerësuar dhe gjykuar një person.
    Prandaj pamja e jashtme, ka shumë rëndësi për të gjithë. Në këtë mënyrë të gjitha shqetësimet që lidhen me humbjen apo venitjen e bukurisë, manifestohen në ëndrra ku personit I bien dhëmbët.
    Shpjegimi i dytë, ka të bëjë me situtata të sikletshme që ëndërruesi, mund të ketë hasur në jetën e përditshme.
    Dhëmbët përdoren për të kafshuar, copëtuar dhe për të pwrtypur. Në këtë këndvështrim ato përfaqësojnë pushtet. Humbja e tyre në ëndërr, nënkupton një situatë reale ku jeni treguar të pafuqishëm. Të tilla raste mund të jenë përshembull nëse rrezikoni të shkarkoheni nga detyra apo të bini nga pushteti dhe ju nuk keni mundur të kundërpërgjigjeni apo të mbroheni.
    Nëse ndiheni të pafuqishëm të përballeni me situate të tilla, ndiheni inferiorë dhe të pazotë për t’ dalë zot vetes, ateherë ka shumë mundësi që të shihni ëndrra sikur ju bien dhëmbët.
    Në këtë rast ëndrra, nënkupton se duhet të tregoheni më të vendosur dhe të sigurt për të mbrojtur atë që ju takon.
    Një rast i veçantë I kësaj ëndrre, është në ato raste kur shihen nga gratë që janë duke kaluar menopauzën. Pak e shumë kuptimi I tyre, është i njëjtë me shpjegimin e parë, që do të thotë frikë nga plakja dhe humbja e feminilitetit dhe bukurisë.

    Kur sheh sikur rrëzohesh

    Ëndrrat sikur rrëzoheni nga një lartësi, janë shumë të përhapura. Por, nuk është e vërtetë, ashtu siç besohet nga shumë, se nëse nuk zgjohesh në momentin pa goditur ende kokën,ëndërruesi do të vdesë.
    Ëndrra të tilla, janë shenja pasigurie, ankthi dhe një gjendje të pastabilizuar.
    Këto ndjesi mund t’i referohen marrëdhënieve në punë, apo marrëdhënieve të tjera, ku ju ndiheni të pasigurtë dhe keni ndjesinë se nuk keni mbështetje. Prandaj, edhe në ëndërr në njëfarë mënyre, ju rrëzoheni sepse krejt papritur keni humbur kontrollin. Kjo është një ndjesi, që në fakt është e njëjtë me atë që po përjetoni në jetën reale.
    Një shpjegim tjetër, lidhet me inferioritetin apo dështime që ju mund të keni përjetuar në situtata të caktuara. Ndoshta, mund të jetë frika e humbjes së një provimi apo e një pozicioni të mirë pune, mund të jetë humbja e statusit aktual, por ndoshta edhe frika e humbjes së një dashurie.
    Kësisoj ju ndiheni në faj, ju mundon krenaria dhe vuani ndjesinë e turpit, sepse ju ka rrëshkitur situate nga duart, dhe keni humbur diçka të rëndësishme.
    Sipas teorisë së Frojdit, kur shihni një ëndërr të tillë, në fakt ky thjesht tregon një impuls seksual të personit që është duke ëndërruar, një impuls që në këtë mënyrë gjen hapësirën për tu shfaqur paturpësisht.
    Këto lloj ëndrrash zakonisht ndodhin në fazën e parë të gjumit. Gjatë kësaj faze të gjumit, njerëzit reagojnë edhe me tkurrje të muskujve të krahëve, këmbëve dhe të gjithë trupit. Këto kontraktime të papritura, në fakt ëndërruesi I përjeton fort, madje duket sikur këto lëvizje i zgjojnë nga gjumi.
    Mendohet se këto reagime të forta, janë pjesë e një mekanizimi që i shkaktojnë personit një gjendje rreziku dhe e bëjnë të zgjohet i trembur dhe i gatshëm për tiu kundërpërgjigjur “kërcënimeve” që vijnë nga jeta reale.
    Një shpjegim tjetër sipas Biblës, e cila i referohet këtyre ëndrrave me një ton negative, duke sugjeruar se ëndërruesi ka dalë nga udha e Zotit.

    Kur sheh sikur ngel në provim

    Të ëndërrosh sikur jep një provim, tregon se nënjëfarë mënyre ju i jeni nënshtruar një lloj testimi, ku duhet të jepni më të mirën e vetes suaj.
    Këto lloj ëndrrash janë të zakonshme, kur personat që I shohin janë duke kaluar një periudhë stresi. Prandaj, edhe në ëndërr duket sikur nuk i përgjigjeni dot pyetjeve të provimit, për arsye të ndryshme, përshembull provimi është në gjuhë të huaj, ju paraqiteni me vonesë dhe pedagogët nuk ju lejojnë të hyni në provim, minutat kalojnë dhe ju nuk arrini ta mbaroni në kohë, ju thyhet stilolapsi e shumë pengesa të tjera që thjesht ndikojnë, që ju të mos e kaloni provimit.
    Zakonisht, këto lloj ëndrrash kanë të bëjnë me vetvlerësimin dhe sigurinë që ju mungon gjatë kësaj periudhe. Ju shqetësoheni se nuk jeni në lartësinë e duhur të pritshmërive të njerëzve. Njëkohësisht mund të jeni duke përjetuar frikën e ndonjë refuzimi, për shkak të përgatitjes suaj të dobët. Ju ndiheni nervozë, të pasigurt dhe të gatshëm për t’u viktimizuar, duke arritur që vetvlerësimi juaj të jetë në shkallën 0.
    Gjithashtu ëndrra të tilla, sugjerojnë se ju nuk ndiheni gati, për një sfidë të mundshme.
    Rrallëherë, ëndrra të tilla lidhen me vështirësitë që mund të paraqesë një provim.
    Megjithatë, janë përjetime të drejtpërdrejta të emocioneve që keni treguar në raste provimesh. Këto ndjesi janë ngjashme me ato që ju shkakton një sfidë apo situatë e ngjashme që ndodh edhe në zgjim. Ëndrra të kësaj natyre, ndonjëherë janë tregues të paragjykimeve që përjetoni nga të tjerët.
    Sinjale të tilla që kanë treguar neglizhencën tuaj nëpër provime, megjithatë nuk janë të vërteta në jetën reale. Por, është thjesht frika e cila është karakteristike për dikë që nuk dëshiron ti zhgënjejë të tjerët dhe që kërkon të japë maksimumin nga vetja.
    Sick of crying, tired of trying, yea I'm smiling, but inside....
    I'm Dying

  15. #15
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Himitsu, mos harro burimin nga e ke marre xhan, burimin.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nese sheh ender te bjen dhembi e nuk te dhemb vdes dikush i larget,nese te dhemb vdes dikush i familjes.

  17. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Kemi endrra te proekupimit ditor ose memir me thene prokupuse jetsore ,endrra nga shejtani ose fantastike te pa imagjinushme qe personazh behet ai qe endrron dhe ne ato endrra ska gezim ka frik tmerr dhe njeriu trishtohet madje disa raste siq kom degju njeriu mund te luaj mendesh .ESht nji dov ku njeriu qe ka probleme me gjume ta thot nuk do te shofi me endrra tmeruse me asnjiher ,kjo na verteton se endrrat e tilla jon prej Exhinve ose dj...lli dhe endrrat qe sesht mir te tregohen ku njeriu do te donte jeten ta kaloi ne at enderr eshte nga meshira e Allahut xhl.h. dhe poqese nuk itregon kuj endrra te perseritet gjithnji do ndjesh lumturin e jetes.Nese keni problem me njerz te till si pasoj e endrrave te kqija dhe diten kan alivanosje improvizone ne familje nji moment ku ne momentin qe ilajmrohet tligu te smures dikush nga nji i familjes shkakton nji krrism te madhe por jo nga llojet e armeve po diq e ngjsme me rrezim qeremidesh nga pullazi ,ndersa te pranishmit te rrin qet per aq koh sa ikalo tligu te smures sikur as gje ska ndodhe ket e kom degju nga nji plak me nji fmi kom pas sukses dhe me pas esht sheru raste tjera vetem sa kom degju .kjo esht metod psikologjike ,suksesi me imir lutja esinqert tek AllahuXH L H esht me e mira dhe me enevojshmja dhe earsyshmja .

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-10-2009
    Postime
    58
    kam par nje ender para 3 vjetesh ne lidhje me zotin dhe shqiperin

    libri i enrave me pergjigjet mijra njeres kan nevoj per ndimen tende


    besoj shum ne zot por jam me zemer te burgosur
    prej politokes dhe ........ se them dot se me vrasin

  19. #19
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Nese sheh ender te bjen dhembi e nuk te dhemb vdes dikush i larget,nese te dhemb vdes dikush i familjes.
    Keshtu e di dhe une.
    Jo me shume se 4 muaj me pare,pashe nje enderr te tille. Per fat ne enderr nuk me dhembi. Jo me shume se 2 dite me vone, mora nje lajm te hidhur per nje person i cili kish vdekur.

    Kjo lloj endrre me eshte perseritur dhe ne te kaluaren. Po e njejta gje ndodhi.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  20. #20
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Nese sheh ender te bjen dhembi e nuk te dhemb vdes dikush i larget,nese te dhemb vdes dikush i familjes.
    Sipas librit te endrrave, shfaqja apo te parit e dhembeve ne enderr eshte zakonisht nje sinjal jo pozitiv.

    Nese shikoni ne enderr dentist t'ju heq dhembe, parashikohet nje semundje e rende ose vdekjeprurese e te afermve. Nese shikoni nje dhemb qe ju leviz, pritet nje deshtim apo mossukses ne pune, shkolle, biznes, etj. Nese shikoni se po pastroni dhembet, do te thote se do te beni perpjekje te medha per te ruajtur pasurine tuaj. Nese shikoni se humbni nje dhemb, do te keni nje fatkeqesi te papritur ne familje, pune apo probleme personale. Nese shikoni se beshtyni dhemb, pritet semundje e juaja ose e nje familjari dhe per ta mbyllur, nese shikoni ne enderr dhembe te shemtuar eshte nje sinjal shume negativ. Parashikohen humbje pasurie, deshtim ne fusha te ndryshme, shendet jo i mire, shqetesime, stres, depresion dhe e kunderta nese shikoni dhembet tuaj te bardhe parashikohet se do t'ju ndodh diçka e gezueshme, pozitive.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Endrrat
    Nga Arbushi në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 160
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 09:13
  2. Në kërkim të "ëndrrës"!
    Nga stella_senza_cielo në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 10:56
  3. Shpjegimi i endrres sime
    Nga FierAkja143 në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 13-11-2005, 01:21
  4. Midis Endrres Dhe Reales
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-06-2005, 13:19
  5. Perndjekja e endrres....
    Nga Dita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 18-07-2002, 10:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •