Close
Faqja 1 prej 5 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 90
  1. #1
    el toro
    Anėtarėsuar
    26-12-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    9
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Tirana, kopshti i mbeturinave

    Festuam edhe kete vit ne shqiptaret. Ne muajin dhjetor konsumatoret mbushen tregjet e vendit ne sherbim te tradites per te pasur nje tavoline me ushqime te larmishme. Nje tradite e mbetur qe nga kohet e vjetra kur nata e nderrimit te viteve ishte e vetmja ne 365 dite kur mund te provoje shijen e portokalleve, molleve apo ndonje ushqimi me te vecante.


    Gjithsesi eshte nje tradite e mire dhe qe i bashkon te gjithe anetaret e familjes ne nje tryeze per te festuar ardhjen e nje viti tjeter. Por tjeterkund e kam fjalen…Dy dite pas festave kryeqyteti shqiptar e gjen veten te mbytur nga mbeturinat. Pervecse nje deshmi se ne si popull ushqehemi mjaft mire dhe tavolinat tona kane qene te mbushura plot gjate nates se nderrimit te viteve, situata ku gjendej Tirana tregoi edhe njehere tjeter se askush nuk shikon me larg se pragu i shtepise se tij.


    Plehra te hedhura kudo dhe pa kriter, kosha te mbushur dhe te papastruar, ere mbytese…..Kjo ishte panorama e pasfestes shqiptare. Ajo cka te habit me teper eshte se shtepite tona jane mjaft te pastra. Amvisat shqiptare jane te kujdesshme deri sa u kthehet ne mani pastertia e shtepise. Por, deri ketu ama. Kur vjen puna per pronen e perbashket, aty ku ndoshta kalojme pjesen me te madhe te kohes tone, askush nuk do tia di. Pastrojme shtepine tone dhe mbeturinat i hedhim poshte deres se komshiut. Kjo eshte motoja.


    Per arsye pune mu desh te kaloja nga zona e ish-bllokut ne Tirane. Dhe cte me shohin syte..?! Sharra ishte zhvendosur aty. Nje vendgrumbullimi i mirefillte ne mes te lagjes me lluksoze te metropolit, aty ku nje meter katror kushton 2000 Euro. Nje kopesht i vertete me mbeturina. Edhe pse ekzistonte nje cope leter e bashkise se Tiranes e cila u kerkon banoreve te mos hedhin mbeturinat ne kete zone per shkak te punimeve askush nuk e ka vene ujin ne zjarr.


    Por kjo gjendje mund te shikohet lehtesisht pergjate gjithe rrugeve te Tiranes ku mund te kuptosh mjaft qarte se makinat e mbeturinave kane dite te tera qe nuk qarkullojne per mbledhjen e tyre. Ēdo qytetar i shqiptar ka te drejte te marre nje ēertifikate ne gjendjen civile me nje kusht te vetem: Te kete paguar taksen e pastrimit dhe ate te gjelberimit, dhe mesa duket me motivin e vetem per te jetuar ne nje kopesht me mbeturina.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,682
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Po pra dhe ne japim leke te jetojme ne kete kosh mbeturinash dhe te thithim kete ajer te pasuruar me pluhura, nitrate, CO2, CO, helme, bloze, metale te renda, etj.
    Ky ajer te ben mire e t'i ben mushkerite celik, nuk ka bir nane qe t'i prish pastaj!
    Rruget tona jane te tilla plot me plehra qe te besh vrapim me pengesa, dhe cdo here qe te del nje grumbull plehrash para ta kapercesh. Plehrat jane lene me qellim qe populli yne trim e sypatrembur te kalitet!
    Dhe per pastrimin e ketyre plehrave bashkia merr para nga cdo familje e banor por me kerkese te banoreve nuk do ti heqe plehrat dhe do t'i mbaje parate si suvenir.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Postime
    7,821
    Faleminderit
    14
    46 falenderime nė 41 postime
    Ka fajin e vet bashkia qe si duket ka marr pushime te zgjatura per festat, por eshte dhe kultura e qytetareve te Tiranes qe ka nje pjese te madhe te fajit. Plerat hidhen gjithandej pa asnje kriter. Rruga u duket te gjitheve si kosh plerash.

    Ka dhe qe pertojne te zbresin deri poshte per ti hedhur e i flakin direkt nga kati peste. Kur isha une e vura re shume here qe cfare kishin ne dore e hidhnin pertok, e nuk prisnin dot edhe 10 metra te arrinin deri te koshi plerave ne ane te rruges.

    Se kane kuptuar akoma qe kualiteti i jeteses percaltohet shume nga gjendja e lagjes ku jeton dhe nuk varet vetem nga cilesia e pllakave qe ke shtruar ne banjo.

  4. #4
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    7,899
    Faleminderit
    42
    18 falenderime nė 17 postime

    Viti i Ri, plehrat pushtojne kryeqytetin

    Viti i Ri, plehrat pushtojne kryeqytetin

    Luljeta Ndoka
    E Premte, 04 Janar 2008

    Tri dite pas nates se madhe, Tirana ende fle. E rrethuar nga masive plehrash, metropoli shqiptar ngjan me shume me nje kazan te madh mbeturinash, sesa me nje Tirane te bukur, evropiane, apo franceze, nga ku pritet te huazohet modeli per planin rregullues. Sepse ne fakt, nuk te duhet aspak qe te kalosh neper periferi per t'u perballur me masivet e plehrave. Ato mund t'i gjesh ngado: Ne qender te Tiranes, ne rrugen e Durresit, te "Myslym Shyri", gjer edhe te ish-Blloku. Njerezit nuk duken aspak te bezdisur prej tyre. Nje burre fryn gomen e bicikletes fare prane nje kazani te tejmbushur me mbeturina, nje tjetri i kane zene deren e shtepise keto te fundit, ndersa para qepenave te dyqaneve, ende te pahapur per kete vit, qendrojne thase me lloj-lloj plehrash, pasoja te nje feste teper aktive. Disa kalimtare rrudhin buzet tek-tuk, te tjere mbyllin hundet per shkak te eres se pakendshme qe shkaktojne ato, ndersa nje pjese tjeter zgjedh te kaloje me shpejtesi, ne menyre qe te mos i bjere te fiket.

    Me te lumturit perballe kesaj gjendjeje monstruoze jane qente. Festa per ta sapo ka filluar. I kane te gjitha, qe nga embelsirat e llojllojshme, kockat e tyre te preferuara, berxollat, e c'te duan. Kane aq shume ushqim per te ngrene (dhe pa u lodhur fare qe ta sigurojne), sa me siguri do te donin te kishin me shume se nje stomak. Nese Bashkia e Tiranes nuk do te ndermarre nje aksion te shpejte per zhdukjen e plehrave nga rruget e Tiranes, atehere kafshet do te kene c'te hane per nje kohe te gjate. Teksa gjendesh perballe nje gjendjeje te tille, vetiu te lind nje pyetje e natyrshme: Kaq te varfer qenkan shqiptaret sa te hane vetem per festa, apo kazanet e plehrave ne Tirane nuk qenkan te mjaftueshem? Sepse ne fakt, ambalazhet e fishekzjarreve zene nje vend shume te vogel ne morine e kazaneve. Pjesa derrmuese e tyre eshte mbuluar nga shishet e birres boshe, nga qeset me ushqime gjysme konsumuara, apo nga kockat e gjelit te detit.

    Te lodhur per te gjetur kazanet e duhur, qytetaret kane zgjedhur t'i hedhin mbeturinat e tyre ne kazanet e vegjel, te vendosur ndane rrugeve per te hedhur shume-shume ndonje qese patatinash, nje bisht cigareje te fikur, apo ndonje bilete autobusi, pasi ke bere nje xhiro me autobuset e ftohte te Unazes. E kur keto minikazane jane mbushur plot e perplot me hedhurina, qytetaret nuk e kane vrare shume mendjen, por i kane hedhur pasojat e nje nate te cmendur perreth. E pra, m'u ne zemer te Tiranes gjen gjithcka qe nuk duhet, dhe mungon gjithcka duhej te ishte prezent: Pastertia....

    Qytetaret, kultura e munguar e kazaneve

    "Festa filloi. Hani, pini dhe hidhni c'te doni dhe per me teper, ku te doni". Vec ne pacin zbatuar kete lajtmotiv qytetaret, do te shpjegohej pamja e Tiranes se dites se djeshme. Kaosi dhe era e pakendshme e plehrave fillon qe ne ambientet prane Institutit te Fizkultures. Nje floktore qe ndodhet aty prane, duket se ka zgjedhur vetem te zbukuroje klientet bionde, brune, kacurrelse a flokepresh, sepse m'u prane deres se saj gjenden tre qese te zeza, plot e perplot me hedhurina qe mbajne nje ere te tmerrshme. Pak metra me tutje, ne katin e pare te nje pallati luksoz, kane plasur ujerat e zeza. Sa duket, banoret e kesaj godine, e kane kursyer veten qe te shkojne deri te kazanet, dhe kane zgjedhur qe plehrat t'i hedhin nga katet e mesiperme. Te bashkuara me ujerat e zeza, ato mbajne nje ere te qelbur, e cila do te mund te perballohej vetem me kundergaz. Por, njerezve s'u ka dale ende pija, e si rezultat nuk bejne as perpjekjen me te vogel te pastrojne ambientin perreth. Madje, duket se pertojne edhe te therrasin punetoret per te normalizuar situaten. Sapo largohesh nga ky pisllek, i denje vetem per te jetuar minjte, gjendesh prane nje dyqani me qepena te mbyllur. Dyqani, i mesuar te jete i frekuentuar nga njerez, nuk eshte vetem. Atij i ben shoqeri nje grumbull plehrash, i cili sa vjen e shtohet. Njerezit u mesuan aq shume me to, sa duket se nuk do t'u bejne pershtypje edhe sikur te jene te pranishme edhe ditet ne vazhdim. Madje, indiferenca e tyre te ben te mendosh se njerezit i duan plehrat.

    Bashkia nuk perballoi fluksin e plehrave

    Punetoret e Ndermarrjes se Pastrimit dhe Gjelberimit nuk kane mundur te perballojne dot as dje fluksin e madh te mbeturinave. Njeri prej tyre, i cili dje mblidhte disa hedhurina me nje lopate, u shpreh se me kapacitetin normal te punetoreve, gjendja eshte e paperballueshme. Vetem nese do te ishte dyfishuar numri i tyre, atehere gjendja do te ishte disi me normale. "Kam gjithe paraditen qe mbledh mbeturina, por ato duket se nuk mbarojne kurre. Me sa duket, njerezit vazhdojne t'i hedhin serish ku te munden, per inerci te festave", tha dje nje punetore, e cila po kujdesej per pastertine e bulevardit kryesor te Tiranes, "Deshmoret e Kombit". Edhe burime nga zyra e shtypit te Bashkise se Tiranes shprehen se nje gjendje e tille eshte e pritshme sa here ka festime te medha, e megjithate, duket se sivjet njerezit kane bere me shume mbeturina. Nje shkak tjeter pse ato kane qene ne masen kaq te madhe, eshte edhe blerja e elektroshtepiakeve, ambalazhet e te cilave zene nje pjese te konsiderueshme.


    Gazeta Koha Jone

  5. #5
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    7,899
    Faleminderit
    42
    18 falenderime nė 17 postime

    Banorėt e Tiranės:Kryetar, po na mbysin plehrat!

    Banorėt e Tiranės:Kryetar, po na mbysin plehrat


    • U duk njė vonesė e thjeshtė e firmės pastruese tė qytetit, por tashmė ėshtė kthyer nė njė problem madhor pėr pjesėn mė tė madhe tė qytetarėve.

    Zirina Llambro

    Banorėt e shumė prej lagjeve tė Tiranės gdhihen e ngrysen qė prej njė jave, me male plehrash tė pambledhura pranė shtėpive tė tyre. Nė hall mė tė madh janė ata qė jetojnė nė zonat, ku rrugėt janė nė rikonstruksion. Tek ato makina e pastrimit e ka tė pamundur tė hyjė. Por duket se nuk ēalon vetėm kėtu procesi i mbledhjes dhe grumbullimit tė plehrave. Nė zonat periferike tė ofrohet e njėjta panoramė. Madje duke kujtuar se kanė gjetur zgjidhjen, qytetarėt i vėnė vetė flakėn kazanėve pėr tė eliminuar mbeturinat. Kjo pa kuptuar se nuk bėjnė gjė tjetėr veēse bien nga shiu nė breshėr, pasi ajri i ndotur prej tyre i dėmton akoma mė shumė. Tė tjerė qytetarė, shfryjnė e ankohen pėr mbeturinat e te gjitha llojeve pranė banesave tė tyre. "I ėshtė bėrė mendja politika mjedisore e partiake kėtij kryetarit tė bashkisė. Shkon nga njė qytet nė tjetrin dhe flet pėr mjedisin pa bėrė asgjė. Po ne ē'kusur kemi qė tė na mbulojnė plehrat. Unė e kam shtėpinė nė kat tė parė e nuk hap dot dritaret nga era e rėndė", thotė njė e moshuar, qė banon nė njė prej pallateve tek Komuna e Parisit. Teksa arrin tė flasėsh me disa nga punėtorėt e firmės "Bruci", e cila qė prej 6 vjetėsh pastron kryeqytetin, pėrgjigjja qė merr ėshtė mėse e qartė. "I ka mbaruar kontrata firmės dhe normale qė edhe ja kemi varur pak punės, tani kur tė vijė firma tjetėr, me kėsmet zgjidhet ky halli i plehrave. Po ne punojmė nuk ėshtė se nuk punojmė", thotė fare moskokēarės njėri prej kėtyre punėtorėve qė nga makina. Nė fakt tė njėjtat zėra qarkullojnė edhe nė Bashkinė e Tiranės. Burime pranė kėtij institucioni bėjnė me dije, se shkak pėr kaosin me plehrat u bė anulimi i tenderit me firmėn "Bruci" nga Agjencia e Prokurimeve, por ndikoi nė kėtė situatė edhe fundi i vitit, ku konsumi i ushqimeve ishte mė i madh. Nga ana tjetėr, specialistėt e Drejtorisė sė Pastrimit nė bashki sqarojnė, se situata po rikthehet drejt normalitetit dhe japin tė tjera arsye pėr vonesat nė pastrimin e plehrave.

    Bashkia

    "Nuk ėshtė e vėrtetė qė shėrbimi i pastrimit tė plehrave nuk ėshtė kryer fare nė Tiranė prej disa ditės. Normale qė probleme ka pasur nė shumė zona, por nga ditė nė ditė situata po shkon drejt normalizimit", sqaruan pėr gazetėn specialistėt e Drejtorisė sė Pastrimit nė Bashkinė e Tiranės. Sipas tyre, firma "Bruci" ka shtesė kontrate 3-mujore dhe ka marrė pėrsipėr qė gjatė kėsaj periudhe tė kryejė shėrbimin pėrkatės. Por nga ana tjetėr specialistėt bėjnė me dije, se firma ka hasur nė vėshtirėsi nė disa prej rrugėve tė Tiranės, tė cilat janė tė bllokuara. Makinat e mėdha tė pastrimit nuk kanė mundur tė futen pėr tė mbledhur mbeturinat. "Probleme ka aktualisht tek tregu ēam, ku ėshtė bllokuar rruga dhe shėrbimi po kryhet me makina tė vogla. Punėtorėt po bėjnė nga dhjetė rrugė nė ditė pėr tė mos lejuar akumulimin e plehrave", sqarojnė specialistėt e Drejtorisė sė Pastrimit. Nga ana tjetėr, ata pranojnė se firma ka vėshtirėsi si pasojė e mjeteve tė amortizuara gjatė harkut prej 6 vjetėsh qė mbulon kėtė shėrbim. Drejtoria e Pastrimit pohoi gjithashtu se ka kontaktuar me firmėn dhe ka marrė garanci pėr normalizimin e kėtij problemi. "Ēdo ditė inspektorėt mbajnė procesverbale dhe monitorojnė punėn e firmės. Sa pėr djegien e mbeturinave nė disa zona, pėrgjegjėsinė e kanė vetėm qytetarėt. Por pėrkundėr kėsaj, nė kontratat e reja qė Bashkia e Tiranės do tė lidhė me firmėn e pastrimit qė do tė fitojė tenderin, janė parashikuar mė shumė kazanė plehrash, mė shumė mjete pėr pastrimin, ēka do tė ēojė nė njė zgjidhje mė tė efektshme tė kėtij problemi tė pėrditshėm tė qytetarėve", shprehen specialistėt e Drejtorisė sė Pastrimit. Ata shtojnė gjithashtu, se nėse pėr njė ditė tė vetėm do tė mungonte shėrbimi i pastrimit tė plehrave, qytetarėt do ta bėnin dallimin.


    Gazeta Panorama

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,682
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Tirana eshte bo si hale m.... Po pate ndonje pune qe te bie te ecesh ca qindra metra e sheh se ne c'katrahure jetohet.
    Dje ishte nje smog i papare, nuk mund te shihje me larg se 200m.
    Te digjnin hundet kur e thithje kete ajer dhe pas pak minutash hundet te mbusheshi plot me bloze te zeze. Kjo dukuri quhet thermal inversion ne anglisht, dhe ndodh shpesh kur eshte mot i ftohte. Kur kemi mot te ftohte, krijohet nje mase e ftohte ajri qe rri afer tokes, kurse masa e ngrohte e ajrit te ngrohur nga dielli e vesh masen e ftohte duke krijuar nje si kapsule ajri te ftohte.
    Ne kete situate, tymrat nuk shkojne me drejt atmosferes por bien perseri ne nivel toke. Njerezit e thithin kete tym e mbetje te tjera ne ajer duke vene jeten e tyre ne rrezik. Ne raste te tilla, ne vende te tjera, lajmerohet popullata te mos dale nga shtepite, por ne vendin tone kjo nuk ndodh se askush nuk e rrua.n per shendetin e popullates. Kjo dukuri vrau 4000 persona ne Londer ne 1952 per pune 5 ditesh. Tani shtetet e zhvilluara kane marre masa qe ajri te mos ndotet kaq shume qe ne rast se ndodh thermal inversion te mos vrase njerez.
    Por te ne nuk e can koken kush, se rendesi kane votat qe do te merren dhe jo jetet qe do te shuhen nga smogu, kanceri e semundje te tjera.

  7. #7
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    7,899
    Faleminderit
    42
    18 falenderime nė 17 postime

    Si bllokoi Rama pastrimin e Tiranės

    Mafia e tenderave.

    Firmat e pastrimit tė kryeqytetit akuzojnė Bashkinė pėr situatėn e rėndė tė krijuar: "Nuk na paguajnė"

    Si bllokoi Rama pastrimin e Tiranės

    Firmat e pastrimit tė kryeqytetit akuzojnė Bashkinė e Tiranės pėr situatėn e rėndė tė krijuar nė pastrimin e kryeqytetit. Pėrfaqėsuesi i njėrės prej firmave qė pastron prej 6 vjetėsh kryeqytetin, Faik Bruēi, shprehet se Bashkia e Tiranės i paguan asaj vetėm 25% tė volumit tė punės qė kryen. Ai shprehet se tentativat e Ramės pėr tė shpallur fituese nė mėnyrė abuzive dhe tė kundraligjshme firma pastrimi fantazma tė lidhura me miq dhe tė afėrt tė kryetarit tė Bashkisė, janė shkaqet kryesore tė kėsaj situate tė paprecedent. Bruēi shpjegon se, firmės sė tij i ka pėrfunduar kontrata me Bashkinė e Tiranės 3 muaj mė parė. Ndonėse sipas tij, kontrata ėshtė shtyrė deri nė njė afat tjetėr Bashkia e Tiranės e ka shkelur atė, duke mos iu pėrmbajtur kushteve tė paracaktuara. Pėr mė tepėr, ai shprehet se, Bashkia e Tiranės ka ushtruar presion tė vazhdueshėm ndaj tij pėr t`u tėrhequr nga gara pėr tenderin e pastrimit, qė sipas tij, dėshmon nė mėnyrė tė qartė se, Rama po pėrpiqet tė shpallė fituese firmat fantazma tė miqve tė tij. Bruēi sqaron mė tej se, ndonėse tenderi pėr fondin mujor prej 48 milion lekėsh tė reja, i aprovuar nga Kėshilli Bashkiak i Tiranės, duhej tė zhvillohej qė nė muajin gusht, ai ėshtė anulluar nga Agjencia e Prokurimeve Publike pėr shkak tė abuzimeve nga pėrfshirja nė garė e firmave fantazma tė lidhura me drejtues tė Bashkisė sė Tiranės dhe miq e njerėz tė afėrt tė Ramės. "Tenderi i Bashkisė pėr pastrimin e kryeqytetit ėshtė shtyrė pėr shkak tė mangėsive tė shumta qė u konstatuan nė dokumentacionin e firmave konkuruese, shumica e tė cilave ishin firma fantazmė qė nuk plotėsonin asnjė kriter pėr tė marrė pjesė nė garė", thotė drejtuesi i firmės pastruese Bruēi. Ai shpjegon mė tej se, ka ankimuar shkeljet e rėnda tė ligjit dhe tė procedurave tė tenderit pranė krimit ekonomik nė Prokurorinė e Tiranės, ndėrsa Agjencia e Prokurimit Publik ka anulluar tenderin pėr shkak tė shkeljeve tė konstatuara. Shumica e firmave qė kanė marrė pjesė nė kėtė garė, jo vetėm qė nuk kishin as dokumentacionin bazė pėr tė konkuruar, shprehet mė tej ai, por nuk zotėronin asnjė pajisje me tė cilat do tė pastronin kryeqytetin nėse do tė shpalleshin fituese. Sipas tij, pėr tė shmangur konkurencėn, barazinė dhe procedurat ligjore, Bashkia e Tiranės ka vendosur ta zhvillojė tenderin e pastrimit me prokurim tė drejtpėrdrejtė. Tenderi pritet tė zhvillohet nga data 15 shkurt, me qėllim qė t`u jepet koha e mjaftueshme firmave fantazmė tė Ramės, qė tė plotėsojnė dokumentacionin e nevojshėm pėr tė marrė pjesė nė prokurim. Deri atėherė duket se, Rama nuk ka asnjė zgjidhje pėr pastrimin e Tiranės, e cila po zhytet ēdo ditė nė grumbujt e plehrave qė kanė mbuluar rrugėt dhe sheshet mes pallateve tė kryeqytetit. Aktualisht, Bashkia e Tiranės paguan firmėn e pastrimit vetėm me 25% tė volumit tė punės, duke devijuar nė kėtė mėnyrė 75% tė fondeve, tė cilat qytetarėt e Tiranės paguajnė pėr pastrimin. Nė pėrfundim tė javės sė parė tė vitit 2008, Tirana vazhdon tė jetė e mbytur nga mbeturinat e shumta, duke i dhėnė kryeqendrės sė vendit pamjen e njė vendbanimi tė fiseve afrikane. Nė shumė lagje dhe rrugė tė saj ėshtė e pamundur tė lėvizėsh pėr shkak tė erės sė rėndė qė lėshojnė plehrat e tė gjitha llojeve, tė cilat qėndrojnė aty prej mė shumė se tre javėsh, duke u kthyer nė vatra potenciale infeksioni dhe sėmundjesh tė rrezikshme. Qytetarėt tė irrituar nga kjo situatė nuk lėnė pa ironizuar edhe demagogjinė e Ramės pėr politikat mjedisore tė propaganduara me pathos nė disa fashtra tė Myzeqesė. Shumė banorė tė kryeqytetit, veēanėrisht ata qė jetojnė nė katet e poshtme, e kanė tė pamundur tė dalin nė ballkone apo tė hapin dritaret pėr shkak tė dufit tė erės sė padurueshme qė kutėrbojnė plehrat e shpėrndara gjithandej nga qentė e rrugės. Kjo situatė sipas kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės do tė zgjasė deri nė pranverė, dhe arsyeja e vetme ėshtė se tenderin prej 480 milion lekėsh tė vjetra nė muaj duhet ta fitojnė firmat fantazma tė Ramės.





    Skandal financiar edhe me plehrat

    Grumbujt e plehrave nė kryeqytet po shtohen ēdo ditė, duke pėrkeqėsuar nė mėnyrė alarmante kushtet e shėndetit publik tė banorėve tė Tiranės nė kėtė stinė tė njohur pėr pėrhapjet e sėmundjeve virale dhe infektive. Bashkia e Tiranės dhe kryetari i saj, Rama, vazhdojnė tė heshtin pėrballė kėtij skandali tė paprecedent, duke manifestuar papėrgjegjshmėri tė pashembullt ndaj qytetarėve. Duke qenė i ndėrgjegjshėm pėr pėrgjegjėsinė e drejtpėrdrejt qė mbart pėr kėtė skandal mjedisor, pas tė cilit fshihen afera tė mėdha korruptive, Rama ka mė shumė se dy javė qė i shmanget pėrballjes me median dhe opinionin publik. Ai tashmė ka ndėrprerė edhe fushatat e bashkėbisedimit me qytetarėt qė i kishte aq pėr zemėr, duke komunikuar vetėm nėpėrmjet zyrės sė shtypit tė selisė sė Partisė Socialiste. Kjo zhdukje e papritur e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, pėrforcon edhe mė tej bindjen se, pas skandalit tė plehrave fshihen skandale financiare me fondin mujor prej 480 milion lekėsh tė akorduar pėr pastrimin e Tiranės. Askush nė Bashkinė e Tiranės nuk di se kur do tė pėrfundojė bashkėjetesa e kryeqytetit me plehrat e shumėllojshme tė shpėrndara nga qentė endacakė nė ēdo cep. Situata pritet tė bėhet edhe mė kritike, duke pasur parasysh deklaratėn e Ramės nė njė autointervistė nė njė nga gazetat e pėrditshme, ku shprehet se pastrimi i Tiranės mund tė fillojė vetėm nė pranverė. Pa dhėnė asnjė shpjegim se ku pėrfundojnė paratė e takspaguesve tė Tiranės, Rama ėshtė munduar ta kalojė kėtė situatė skandaloze vetėm me justifikimin se Bashkia e Tiranės ka probleme me firmat e pastrimit.


    RD

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,387
    Faleminderit
    42
    31 falenderime nė 22 postime
    dydrins..

    banoret e tiranes.. me keng e valle..

    kadare thote.. per 1945 e lart.. se shqiptaret vete shkuan ne diktature me keng ne goje..

    dhe tiranasit (banoret e tiranes) vete me kembet e duart e tyre futen veten nen ganxhat e nje mafiozi qe ska per tju u hequr kurre nga gryka ..

    edin deshen..le ta gezojne..ne form shum spektakolare.. me tonelata kanceroze cdo dite e cdo ore e cdo minut ne mushkerit e tyre.. e te femijve te tyre..

    kjo nuk me gezon por ndihem i qete se te pakten griva sallate kunder ketij perbindeshi gjakatar..

    po nuk eshte vetem edi krimineli qe mbush cdo sekonde me plumb e squfur e gas karbonik mushkerit e njoma te femijve te tiranes..
    ai ka shum bashk veprues e bashk mendimtare ne kete veper te vazhduar ngaai por te nisur nga te tjere..

    tirana qe ne vitet 1970 eshte dashur te pushoje.. se rrituri me njerez..pra me banore e industri..

    si qysh tek.. teme ne vete per tu diskutuar..

    tash eshte vone.. tirana eshte qelbur.. me keq se donbasi stalinist..

    ajo eshte sot nje cernobil.. i gjalle..

    kush eshte i mencur e ka kuptuar.. o ka ikur ne peze o ne dardhe o ne golem o ne uj te ftohte.. e me celular drejton magazet e bisneset ne tirane ku sklleverit punojne per nje cop buk e per te mbajtur te karikuar celularin.. me korent e para-impulse..lol..

    me ma fal nje banese ne tirane nuk vete te jetoj asnji nate..

    aty nuk merr dot fryme..

    e kjo do te thote se tjerat skan me rendesi..

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,682
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ne fakt cdo popull ka qeverisjen qe e meriton, pisanjoset meritojne pisanjosin se duan te jetojne ne pisllek gjithe jeten. Por c'faj kemi ne qe nuk duam pisllek e na duhet te ndajme kete pisllek me ata qe e duan.

  10. #10
    kuku Maska e brooklyn2007
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Postime
    3,531
    Faleminderit
    1
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ne fakt cdo popull ka qeverisjen qe e meriton, pisanjoset meritojne pisanjosin se duan te jetojne ne pisllek gjithe jeten. Por c'faj kemi ne qe nuk duam pisllek e na duhet te ndajme kete pisllek me ata qe e duan.

    Bashke me te thatin digjet dhe i njomi . Nuk e di nese ne kete rast duhet fajesuar Saliu apo Edi.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    943
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Mafia e tenderave.

    Pėrfaqėsuesi i njėrės prej firmave qė pastron prej 6 vjetėsh kryeqytetin, Faik Bruēi, shprehet se Bashkia e Tiranės i paguan asaj vetėm 25% tė volumit tė punės qė kryen.
    Tironaaaaaaa ne zemrat tonaaa...

    Faiku (qė tani po bie nga fiku) paska 6 vjet, nga dita kur ja mori me dallavere tenderin firmes austriake, qė beka 25% pune dhe u paguaka100%.
    Tani qė Edi dashka tja jap tenderin nje firme tjeter, e cila do te bej vetem 2,5% pune dhe te paguhet 100%, bertet Faik Plehraxhiu.

    Fajin nuk e ka as Edi dhe as Faiku.

    Fajin e kane ato shoqatat jo qeveritare, qe nuk jane kapur nga EDI.

    Po te isha une drejtues i tyre me kohe do te kisha bere kete:

    - do paguaja 1 kamion dhe nje "Fadrom"
    - do beja gati parate e gjobes per kundravajtjen, qe kam ndermend te bej
    - do te lajmeronja te gjitha televizionet, per ate qe kam ndermend te bej
    - do ju kerkoja falje milionereve qe jetojne tek blloku dhe te dashurave te tyre, qe do ju heq shansin te krekosen si "Kaposhi nė majė te plehut"
    -do i mblidhja te gjitha plehrat e bllokut (supozoj qe deputeti i zones Musa Lavatriēja te mos me pengoj) dhe do ja shkarkoja "Thonjpaprerit" nje meter para deres se bashkise (nje meter vend ju duhet per te hyre dhe per te dale. Me pak jo, pasi mund ti takoj Shalsit hunda te muri dhe te me denancoj per plagosje me dashje)

    Kete gje do perserisja deri sa o Edi, o plehrat te largohen perfundimisht nga Tirana.

  12. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Bashke me te thatin digjet dhe i njomi . Nuk e di nese ne kete rast duhet fajesuar Saliu apo Edi.
    ne kete rast duhet fajesuar populli sepseu mungon kultura ti hedhin plerat neper kazanet qe ka vendosur bashkia,u mungon kultura qe te mos i hedhin bishtat e cigareve ven e pa ven dhe letrat te mos i hedhin kuturu.

  13. #13
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    7,899
    Faleminderit
    42
    18 falenderime nė 17 postime

    Rama: Fajin pėr plehrat e ka qeveria

    Rama: Fajin pėr plehrat e ka qeveria

    • “Plehrat do tė mblidhen vetėm nė fund tė janarit”!


    Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, nė njė letėr drejtuar qytetarėve tė pjesės perėndimore tė Tiranės, i shpjegon pėrpjekjet qė institucioni qė ai drejton po bėn pėr tė mbledhur plehrat qė kanė pushtuar qytetin deri nė fund tė kėtij muaji. Ndėrkohė qė i gjithė kryeqyteti ka ditė qė bashkėjeton me plehrat nė tė gjitha pikat e hedhjes sė tyre, kryetari i Bashkisė nė daljen e tij pas shumė ditėsh dhe vetėm pasi ky problem ėshtė bėrė temė e parė e mediave, i ngushėllon kryeqytetasit se ky ėshtė njė problem i pjesshėm, qė ka prekur vetėm disa rrugė drejt perėndimit tė qytetit.
    Me njė frymė shfajėsuese, duke marrė pak ose aspak pėrgjegjėsi pėr situatėn qė mbizotėron nė qytetin ku “Gjykoi punėn e tij tė suksesshme”, vetėm disa javė mė parė, Rama nuk u kėrkon falje qytetarėve, tė cilėve nuk arriti t’i plotėsojė premtimin fillestar tė tij pėr njė Tiranė tė pastėr, nis njė seri justifikimesh pėr pėrgjegjėsi tė tė tretėve ndaj kėsaj gjendje.



    Qeveria na bllokoi

    Nė krye tė arsyeve qė kryetari i Bashkisė sė Tiranės sjell pėr gjendjen e krijuar me plehrat nė kėtė bashki ėshtė qeveria aktuale, me agjencinė e saj tė prokurimeve. Sipas tij, ajo i ka bllokuar dy tenderė qė do tė kualifikonin firmėn fituese tė pastrimit. “Kompania e pastrimit qė mbulon zonėn perėndimore ka mbaruar kontratėn e saj tė rregullt me Bashkinė e Tiranės dhe ndėrkohė Agjencia e Prokurimit Publik pranė Kėshillit tė Ministrave ka anuluar padrejtėsisht dy tenderat e kryer pėr tė zgjedhur kontraktorėt e rinj pėr kėtė zonė, e cila, nė bazė tė strategjisė sonė tė re pėr pastrimin, do tė ndahet nė dy pjesė. Me APP-nė do ballafaqohemi nė gjyq pėr vendimin tėrėsisht arbitrar dhe me pasoja pėr mbarėvajtjen e punėve tė qytetit e pėr cilėsinė e jetės sė komunitetit, por kjo ka pak rėndėsi nė rrugėn e zgjidhjes sė problemit, pasi gjyqi do tė marrė vite, ndėrkohė qė problemi rėndohet pėrditė”, shprehet Rama nė letrėn e tij drejtuar banorėve tė Tiranės. Pėrsėri Tirana vazhdon tė jetė e pistė!

    Nė fund tė janarit do t’i mbledhim

    Edhe pse Tirana ėshtė bėrė qė prej disa javėsh qyteti mė i ndotur i republikės, me gjithė vonesėn e reagimit nga ana e bashkisė, kryetari Rama shprehet nė letrėn e tij se emergjenca qė bashkia po bėhet gati tė ndėrhyjė mund tė japė rezultat vetėm nė fund tė muajit janar. Deri atėherė kryetari i bashkisė kėrkon qė qytetarėt tė bėjnė durim, sepse vetėm bashkia nuk ka faj nė kėtė mes. “Kompania nė fjalė, pra ajo qė operon aktualisht nė zonėn perėndimore prej pesė vjetėsh, me gjithė njė shtyrje disamujore tė kontratės, nuk arrin apo nuk bėn mė asnjė pėrpjekje serioze pėr tė arritur t’i pėrgjigjet nevojave pėr tė cilat ėshtė kontraktuar. Vetėm shtyn ditėt dhe merr ēdo natė gjoba pėr mosrespektim tė kontratės. Pavarėsisht kėtyre gjobave, kompania nuk reagon pozitivisht. Nė bazė tė ligjit e nė funksion tė njė ndėrhyrjeje sa mė tė shpejtė, Bashkia e Tiranės ka hapur njė procedurė emergjence. Nėse gjithēka shkon sipas parashikimit, katėr kompani “shpėtimi” do tė kontraktohen nė fund tė janarit pėr njė periudhė disamujore ndėrhyrjeje stabilizuese nė zonėn perėndimore. Kjo periudhė do tė zgjasė derisa tė pėrfundojnė procedurat normale pėr tė lidhur kontratat pėrfundimtare me kompanitė qė do tė fitojnė garat e reja. Jo vetėm pėr zonėn perėndimore, por pėr tė gjithė Tiranėn”, shprehet Rama nė letrėn e tij.

    “Ankohen ata qė s’paguajnė”

    Si projektues i “Politikės sė re”, i njė politike qė duket nuk pranon asnjė gabim apo pėrgjegjėsi, kryetari i bashkisė, njėkohėsisht dhe kryetar i PS-sė, ankohet nė letrėn e tij se ata qė ankohen se Tirana po mbytet nga plehrat, janė ata qė s’paguajnė tarifėn e pastrimit. Nė shkėmbim tė detyrimit pėr tė pastruar qytetin, Rama u kujton qytetarėve se tarifa qė paguhet nuk e justifikon shėrbimin qė po bėjnė firmat e pastrimit, pasi kostoja e saj ėshtė rritur pėr shkak tė rritjes sė ēmimit tė naftės. Nė kėtė mėnyrė, Rama justifikon dhe ligjėron gjendjen nė tė cilėn kryeqyteti shqiptar po i ngjan ēdo ditė e mė shumė qytetit tė Napolit. “Ka plot ndėr ne qė nuk e paguajnė fare, edhe pse ėshtė njė tarifė qė tanimė mund tė quhet me plot gojėn qesharake, 2100 lekė nė vit pėr familje, mė e ulėt edhe se nė disa qytete tė vogla tė Shqipėrisė, ndėrkohė qė pa asnjė dyshim kėta qytetarė janė ata qė bėrtasin mė shumė se tė tjerėt pėr plehrat e papastruara... Por ēuditėrisht kėto lloj qytetarėsh nuk duan ta mėsojnė ende se shėrbėtori shtet, Bashkia nė kėtė rast, i paguan kompanitė pėr shėrbimin e pastrimit tė qytetit me ato lekė qė mbledh nga qytetarėt nė formėn e tarifės sė pastrimit dhe nuk ka ndonjė shpellė thesari, nga ku mund tė tėrheqė ar pėr tė kompensuar detyrimet e papaguara tė qytetarėve tė saj”, thotė Rama nė letrėn e tij.

    “Do rrisim tarifėn e pastrimit”

    Nė vend tė faljes pėr gjendjen e krijuar me plehrat nė ēdo cep tė Tiranės, kryetari i bashkisė sė saj premton rritje tė tarifės sė pastrimit pėr qytetarėt nėse duan qė qytetin e tyre tė mos e shohin mė nė kėtė gjendje. Vetėm se nė premtimin e tij elektoral nė kėrkim tė votės nė vitin 2000, por dhe nė vitin 2007, Rama u premtoi banorėve tė kryeqytetit “kampionin e pastėrtisė”, pa u shpjeguar atyre se kjo do tė ketė njė kosto ekstra qė do paguhej prej tyre. “Nėse duam njė Tiranė tė pastėr, duhet tė pėrballojmė koston qė ka ky shėrbim nė vitin 2008 dhe pėr kėtė duhet jo vetėm ta paguajmė qė tė gjithė pa pėrjashtim tarifėn e pastrimit, por edhe ta rrisim shkallė-shkallė, duke synuar qė brenda vitit 2011 tė pėrballohet plotėsisht prej nesh kostoja e standardit qė synojmė. E kjo ėshtė plotėsisht e mundur”, e mbyll letrėn e tij sensibilizuese kryetari i Bashkisė sė Tiranės nė pėrpjekje pėr tė mbuluar plehrat e hedhura nė tė gjithė qytetin.


    “Tirana, kampione e pastėrtisė nė 2011”!


    Ky ishte njė premtim qė Edi Rama u dha qytetarėve tė Tiranės qė nė marrjen e mandatit tė parė tė tij, nė vitin 2000, kur u premtoi pastrim tė Tiranės nga plehrat. I njėjti premtim u pėrsėrit edhe mė 18 shkurt 2007, nė mandatin e tretė tė tij, duke u thėnė kryeqytetasve se Tirana do jetė qyteti mė i pastėr i Shqipėrisė vetėm nė vitin 2011.


    Gazeta Panorama

  14. #14
    kuku Maska e brooklyn2007
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Postime
    3,531
    Faleminderit
    1
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga offspring Lexo Postimin
    ne kete rast duhet fajesuar populli sepseu mungon kultura ti hedhin plerat neper kazanet qe ka vendosur bashkia,u mungon kultura qe te mos i hedhin bishtat e cigareve ven e pa ven dhe letrat te mos i hedhin kuturu.


    Ne cilat kazane ti hedhin mbeturinat njerezit e shkrete?!!! Ato kane vajtur sa nje mal me plera. Vetem tek lagjia ime ne Tirane po arrijne ne kat te dyte
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  15. #15
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    7,899
    Faleminderit
    42
    18 falenderime nė 17 postime

    Edi Rama u shkruan kryeqytetasve pėr plehra

    Edi Rama u shkruan kryeqytetasve pėr plehra

    "Unė do ta mbaj premtimin pėr njė Tiranė tė pastėr"

    Tė dashur bashkėqytetarė e bashkėqytetare!

    Po ju drejtohem publikisht lidhur me shqetėsimin e krijuar nė zonėn perėndimore tė kryeqytetit ose, mė saktė, nė zonėn nga bulevardi "Dėshmorėt e Kombit" deri nė daljen e Tiranės drejt Durrėsit apo Shkodrės, pėr shkak tė mosmbledhjes
    sė rregullt tė mbeturinave e tė grumbullimit tė masave tė mėdha
    tė tyre rreth kazanėve pėrgjithėsisht tė dėmtuar rėndė. Jam po aq i shqetėsuar sa edhe tė gjithė ju dhe, njėsoj si ju, e konsideroj gjendjen e krijuar skandaloze. Mirėpo, duke qenė se nė pozicionin ku ndodhem, unė jam jo thjesht pėr t‘i konstatuar po, nė radhė tė parė, pėr t‘i zgjidhur problemet, shumėkush ndėr ju mund tė thotė, "Ē‘i do llafet zoti Kryetar, na pastro plehrat!". Padyshim qė s‘mund tė mos i jap tė drejtė kujtdo qė e thotė kėtė, por, mė anė tjetėr, ėshtė po ashtu detyra ime t‘ju shpjegoj sesi qėndrojnė gjėrat, sidomos nė njė rast si ky, nė mėnyrė qė secili prej jush tė ketė njė pamje tė qartė tė arsyeve tė kėsaj gjendjeje dhe tė rrugės qė duhet tė ndjekim pėr tė dalė prej saj. E cila, e pėrsėris, ėshtė e patolerueshme. Unė e kam marrė votėn tuaj mė 18 shkurt tė vitit tė shkuar edhe sepse premtova qė nė vitin 2011 Tirana do tė jetė qyteti mė i pastėr i Shqipėrisė. Dhe do ta mbaj kėtė premtim. Por, ndėrkohė, nė pjesėn perėndimore tė Tiranės duket sikur fi lmi po kthehet mbrapsht, nė tė shkuarėn e viteve ‘90 kur plehrat
    bėheshin kapicė e nuk mblidheshin me ditė e, largqoftė, me javė tė tėra. Ē‘ka ndodhur? Kompania e pastrimit qė mbulon zonėn perėndimore ka mbaruar kontratėn e saj tė rregullt me Bashkinė e Tiranės dhe nė ndėrkohė Agjencia e Prokurimit Publik pranė Kėshillit tė Ministrave ka anuluar padrejtėsisht dy tenderat
    e kryer pėr tė zgjedhur kontraktorėt e rinj pėr kėtė zonė, e cila, nė bazė tė strategjisė sonė tė re pėr pastrimin, do tė ndahet nė dy pjesė. Me APP-nė do ballafaqohemi nė gjyq pėr vendimin tėrėsisht arbitrar dhe me pasoja pėr mbarėvajtjen e punėve tė qytetit e pėr cilėsinė e jetės sė komunitetit, por kjo ka pak rėndėsi nė rrugėn e zgjidhjes sė problemit, pasi gjyqi do tė marrė vite ndėrkohė qė problemi rėndohet pėrditė. Kompania nė fjalė, pra ajo qė operon aktualisht nė zonėn perėndimore prej pesė vjetėsh, me gjithė njė shtyrje disamujore tė kontratės, nuk arrin apo nuk bėn mė asnjė pėrpjekje serioze pėr tė arritur t‘u pėrgjigjet nevojave pėr tė cilat ėshtė kontraktuar. Vetėm shtyn ditėt dhe merr ēdo natė gjoba pėr mosrespektim tė kontratės. Pavarėsisht kėtyre gjobave, kompania nuk reagon pozitivisht. Nė bazė tė ligjit e nė funksion tė njė ndėrhyrjeje sa mė tė shpejtė, Bashkia e Tiranės ka hapur njė procedurė emergjence. Nėse gjithēka shkon sipas parashikimit, katėr kompani "shpėtimi" do tė kontraktohen nė fund tė janarit pėr njė periudhė disamujore ndėrhyrjeje stabilizuese nė zonėn perėndimore. Kjo periudhė do tė zgjasė derisa tė pėrfundojnė procedurat
    normale pėr tė lidhur kontratat pėrfundimtare me kompanitė qė do tė fi tojnė garat e reja. Jo vetėm pėr zonėn perėndimore, po pėr tė gjithė Tiranėn. Jam shpresėplotė se, nė rast se qeveria nuk fut hundėt si dikur nė puplat e Zogut tė Zi pėr tė nxjerrė pėrfi time politike nga kazanėt e plehrave, brenda njė muaji gjendja nė zonėn perėndimore do tė stabilizohet dhe nė pranverė do tė fi llojė nė tė gjithė Tiranėn rruga drejt realizimit tė objektivit pėr ta bėrė qytetin tonė mė tė pastrin e Shqipėrisė.
    Ky ėshtė njė objektiv plotėsisht i arritshėm, por qė kėrkon njė standard tė ri jo vetėm nė shėrbimin e bashkisė pėrmes kompanive tė pastrimit, po edhe nė sjelljen e qytetarėve nė raport me mjedisin e me detyrimin pėr tė kontribuar, jo thjesht duke mos ndotur po edhe duke paguar rregullisht tarifėn
    e pastrimit. Tė cilėn ka plot ndėr ne qė nuk e paguajnė fare edhe pse ėshtė njė tarifė qė tanimė mund tė quhet me plot gojėn qesharake, 2100 lekė nė vit pėr familje, mė e ulėt edhe se nė disa qytete tė vogla tė Shqipėrisė, ndėrkohė qė pa asnjė dyshim kėta qytetarė janė ata qė bėrtasin mė shumė se tė
    tjerėt pėr plehrat e papastruara. Kjo ėshtė njėsoj si tė mos e paguash dritėn e tė duash drita, tė mos e paguash ujin e tė duash ujė, tė mos e paguash autobusin e tė duash autobus e me radhė. Ose, me fjalė tė tjera, tė mos e paguash shėrbėtorin e tė bėrtasėsh pse nuk ke shėrbėtor! Por ēuditėrisht,
    kėta lloj qytetarėsh nuk duan ta mėsojnė ende se shėrbėtori shtet, bashkia nė kėtė rast, i paguan kompanitė pėr shėrbimin e pastrimit tė qytetit me ato lekė qė mbledh nga qytetarėt nė formėn e tarifės sė pastrimit dhe nuk ka ndonjė shpellė thesari, nga ku mund tė tėrheqė ar pėr tė kompensuar detyrimet e
    papaguara tė qytetarėve tė saj. Standardi i ri e i domosdoshėm nė shėrbimin e pastrimit kėrkon qė padyshim kompanitė tė paguhen mė mirė, sepse njė nga arsyet e problemit qė vetėm sa na ėshtė shfaqur sot, por qė mund tė kishte marrė me kohė pėrmasa tė padėshirueshme, ėshtė fakti se rritja e kostos sė shėrbimit nuk ėshtė shoqėruar me rritje tė pagesės pėr kompanitė. Kėtu mjafton si shembull e vėrteta se ndėrkohė qė ēmimi i naftės ėshtė rritur thuajse dyfi sh nga koha e lidhjes sė kontratave, kompania aktualisht paguhet pėr po atė ēmim qė nafta
    kishte nė atė kohė, kėtu e pesė vjet mė parė! Mirėpo, kjo s‘mund tė vazhdojė mė tutje. Nėse duam njė Tiranė tė pastėr duhet tė pėrballojmė koston qė ka ky shėrbim nė vitin 2008 dhe pėr kėtė duhet jo vetėm ta paguajmė qė tė gjithė pa
    pėrjashtim tarifėn e pastrimit, por edhe ta rrisim shkallė-shkallė, duke synuar qė brenda vitit 2011 tė pėrballohet plotėsisht prej nesh kostoja e standardit mqė synojmė. E kjo ėshtė plotėsisht e mundur. Falė vetėdijes sė lavdėrueshme nė opinionit kryeqytetas, siē rezulton nga anketime tė ndryshme dhe nga tė
    gjitha dėgjesat publike qė ne kemi organizuar e ku kam marrė pjesė vetė, ka njė gatishmėri thuajse unanime tė qytetarėve pėr tė paguar mė shumė me qėllim marrjen e njė shėrbimi mė tė mirė pastrimi. Bashkia e Tiranės ka njė strategji tė qartė pėr ta pėrballuar me sukses sfidėn e uljes sė ndotjes sė qytetit tonė. Pėr fat tė keq, qeveria e sotme e Shqipėrisė nuk ka asnjė vizion dhe asnjė program konkret kundėr ndotjes sė qyteteve tona, gjė qė e bėn njė pjesė tė konsiderueshme tė strategjisė sonė vendore ende tė papėrdorshme pėr shkak se, nė kuadrin ligjor ekzistues tė Republikės sė Shqipėrisė, ēėshtjet e mjedisit janė pėrgjithėsisht tė lidhura me politikat kombėtare e me qeverisjen kombėtare. E cila do tė duhej tė harmonizohej me qeverisjen vendore pėr t‘u dhėnė drejtim problemeve tė ajrit tė ndotur, tė ujėrave tė ndotur, tė tokės e tė rrugėve tė ndotura. Bashkisė nė kėto kushte i mbetet si pėrgjegjėsi e kompetencė ekskluzive shėrbimi i pastrimit tė qytetit nga mbeturinat. Kriza aktuale nė zonėn perėndimore ėshtė njė krizė e padėshiruar, por, si ēdo krizė, ėshtė edhe njė shans! Njė shans pėr tė kuptuar tė gjithė mė mirė sesa delikate ėshtė ēėshtja e pastrimit tė Tiranės, sesa e nevojshme ėshtė pėrfshirja e tė gjithėve nė kėtė proces jetik pėr bashkėjetesėn qytetare dhe, nė fund tė fundit, sesa e mundur ėshtė tė
    realizojmė sė bashku atė qė sot duket gabimisht e pamundur: Tiranėn kampione tė pastėrtisė nė vitin 2011.

    Gazeta Shqip


    Skandaloze!

    Nga cila pozite flet? Si kryetar bashkie apo si kryetar PS?

    Po per Planin Rregullues kush e pengon bashkine dhe kryetarin e saj?

  16. #16
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Skandaloze!

    Nga cila pozite flet? Si kryetar bashkie apo si kryetar PS?

    Po per Planin Rregullues kush e pengon bashkine dhe kryetarin e saj?
    Sa do ta sillja kete artikull ketu, por e ke sjelle para meje.
    Te njejtin mendim pata dhe une kur e lexova. Tallet per Zotin, tallen me popullin, se s'kane faj. I leme te tallen me ne. Se eshte shume e komplikuar kjo ceshtje e plehrave. Eshte dashur shkencetare nobeliste per ta zgjidhur. Kampione pastertie ne 2011 .... pffff!

  17. #17
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Ne cilat kazane ti hedhin mbeturinat njerezit e shkrete?!!! Ato kane vajtur sa nje mal me plera. Vetem tek lagjia ime ne Tirane po arrijne ne kat te dyte
    e zem se ska kazane.(ne lagjen time qe esht periferi LAPRAK ka kazane ne cdo bllok pallatesh)vecc 1 pyetje:a ekziston edukata qytetare per mos hedhjen e plerave vend e pa vend?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 07-01-2008 mė 16:30

  18. #18
    Perjashtuar Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,682
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Po nese nuk egziston edukata atehere "edukatori" qe eshte bashkia e ka per detyre te edukoje njerezit. Njerezit duhet ta fusin ne koke qe bashkia eshte organi qe qeveris shumicen e aspekteve te tyre sic jane menaxhimi i pastertise, arsimit fillor, edukimit mjedisor, ujit, rrugeve, trafikut, ndotjes, etj etj.
    Deri ne 2011 kur ky na premton papsterti, do te kene vdekur kush e di sa njerez nga pislleku.

  19. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Po nese nuk egziston edukata atehere "edukatori" qe eshte bashkia e ka per detyre te edukoje njerezit. Njerezit duhet ta fusin ne koke qe bashkia eshte organi qe qeveris shumicen e aspekteve te tyre sic jane menaxhimi i pastertise, arsimit fillor, edukimit mjedisor, ujit, rrugeve, trafikut, ndotjes, etj etj.
    Deri ne 2011 kur ky na premton papsterti, do te kene vdekur kush e di sa njerez nga pislleku.
    me ka ber vaki kur jetoja ne gjermani qe hodha kutin e cigareve ne tok dhe mas 50 metrash erdhi nje person dhe ma futi ne xhep duke me treguar edhe koshin e mbeturinave me gisht.kjo lloj edukate nuk ekziston te ne .mos vall esht faji i bashkis?per sa koh nuk ka bashkpunim nga ana e qytetareve (ku qytetari te ruaj ambientin ku jeton)me bashkin pislliku do ekzistoj.nuk esht bashkia edukatori por familja dhe nese femija sheh prindin duke hedhur plerat nga ballkoni ateher dhe ai do sillet si prindi.bashkia ka fajin e saj ashtu sic ne qytetaret kemi fajin ton.faji esht i perbashket dhe se lun as topi

  20. #20
    kuku Maska e brooklyn2007
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Postime
    3,531
    Faleminderit
    1
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga offspring Lexo Postimin
    e zem se ska kazane.(ne lagjen time qe esht periferi LAPRAK ka kazane ne cdo bllok pallatesh)vecc 1 pyetje:a ekziston edukata qytetare per mos hedhjen e plerave vend e pa vend?


    Patjeter qe egziston edukata qytetare tek nje pjese. Para viteve 90 ku i hidhnin plerat qytetaret e Tiranes?! Ah jo, me vjen keq. U hapen portat e dynden te gjithe ne Tirane pas 90-tes kot me kot dhe tani kerkohet rregull urbanistik.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 07-01-2008 mė 16:30
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

Faqja 1 prej 5 123 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 13-09-2011, 17:07
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:52
  4. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 16:00
  5. Albania - Andrew Mueller
    Nga katana nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 10:36

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •