-Shtetasit tė vendit tė tretė qė banon nė Greqi, ligjėrisht dhe pa ndėrpreje, gjatė pesė vjetėve, menjėherė para afatit tė dorėzimit tė kėrkesės pėrkatėse, i jepet statusi i banorit me afat tė gjatė, pėrderisa pėrmbushen tė gjitha kushtet e mėposhtme:
a. Disponon tė ardhura vjetore tė mjaftueshme pėr nevojat e tij dhe tė familjes sė tij, tė cilat nuk vijnė nga sistemi i asistencės sociale tė Vendit. Kjo e ardhur nuk duhet tė jenė mė pak se e ardhura vjetore e punėtorit tė pakualifikuar, plus rreth 15% pėr ēdo pjesėtarė tė familjes nė vartėsi tė tij. Nė llogaritjen e tė ardhurave merren parasysh edhe kontributet e pjesėtarėve tė familjes. Karakteri taktik i tė ardhurave tė mėsipėrme dėshmohet kryesisht nga pėrmbushja e e detyrimeve tė tij siguruese dhe tatimore.
b) Disponon sigurim tė plotė shėndetėsor pėr sa i pėrket tėrėsisė sė shėrbimeve qė mbulohen pėr kategori korresponduese siguruesish vendas, i cili mbulon edhe pjesėtarėt e familjes sė tij.
c) Disponon njohuri tė mjaftueshme tė gjuhės greke dhe tė elementėve tė historisė greke e tė kulturės greke.
-Periudha mungese, pėrderisa janė mė tė vogla se gjashtė muaj nė vazhdim dhe nuk i kapėrcejnė tė dhjetė muajt brenda pesėvjeēarit, nuk numėrohen nė llogaritjen e pesėvjeēarit.
-Ministria e Brendshme, Pushtetit Lokal dhe Decentralizimit si dhe organet kopetente pėr dorėzimin dhe shqyrtimin e kėrkesės pėrkatėse, si dhe pėr dhėnien e lejes sė qėndrimit tė banorit me afat tė gjatė informojnė tė interesuarit, nė lidhje me kushtet dhe procedurėn e marrjes sė statusit tė banorit me afat tė gjatė si dhe pėr tė drejtat e detyrimet qė rrjedhin prej tij. Informimi realizohet kryesisht pėrmes broshurave informative, publikimit tė materialit kompjuterik nė faqet e internetit tė organeve tė mėsipėrme ose me ēdo lloj forme tjetėr tė sotme. Ky material rifreskohet nė periudha kohore tė vazhdueshme.
Dokumentat
-Pėrderisa pėrmbushen tė gjitha kushtet e mėsipėrme, shtetasi i vendit tė tretė dorėzon kėrkesėn pėr dhėnien e lejes sė qėndrimit tė banorit me afat tė gjatė nė organin kopetent, qė shoqėrohet me kėto dokumenta:
a. Fotokopje e pasaportės sė vlefshme ose dokumentit tjetėr udhėtues tė njohur nga Greqia si dhe tė lejes sė vlefshme tė qėndrimit.
b. Fotokopje e Dokumentit Tatimor tė Zyrės sė Tatim-Taksave tė dy viteve ekonomikė tė mėparshėm tė dorėzimit tė kėrkesės ose e dhėnė tjetėr zyrtare nga e cila tė rezultojė se disponon tė ardhur vjetore mė tė madhe ose tė barabartė me tetė mijė e pesėqind euro (8.500 euro), plus 15% pėr ēdo pjesėtar nė ngarkim tė familjes sė tij.
c. Vėrtetim tė entit sigurues nė tė cilin ėshtė siguruar pėr mbulimin e shpenzimeve tė kujdesit higjeno-sanitar, pėr vetė atė si dhe pėr pjesėtarėt e familjes sė tij qė ka nė ngarkim.
d. Kontratė e sigluar e blerjes sė shtėpisė ose kontratė e marrjes me qira e legalizuar nga Shėrbimi Ekonomik Publik ose dokument tjetėr i legalizuar nga ku tė rezultojė se shtetasi i vendit tė tretė disponon banesė tė pėrshtatshme pėr nevojat e tij.
e. Dėshmi e njurive tė mjaftueshme tė gjuhės greke dhe tė elementėve tė historisė greke dhe tė kulturės greke. Njohuritė e mjaftueshme tė gjuhės greke pėr qytetarėt e moshės 16 dhe sipėr, dėshmohen me dėftesėn e mbarimit tė shkollės tė paktėn tė arsimit tė detyrueshėm tė shkollave greke tė vendit ose me dėshmi tė mėsimit tė gjuhės greke tė Sekretarisė sė Pėrgjithshme tė Arsimit tė tė Rriturve tė Ministrisė sė Arsimit dhe Feve. Dėshmia e mėsipėrme lėshohet, pas ndjekjes sė detyrueshme tė tė paktėn njėqind (100) orė mėsimi tė gjuhės greke dhe njėzet e pesė (25) orė mėsimi tė historisė dhe kulturės greke nė Klasat e Mėsimit tė Nivelit D tė Qendrave tė Edukimit tė Tė Rriturve dhe me dhėnien me sukses tė provimeve qė zhvillohen nga i njėjti organizėm dhe pėr tė njėjtin qėllim.
ė. Taksė nė formėn e dokumentit tė tipit B nga shėrbimi kopetent pėr marrjen e kėrkesės, madhėsia e sė cilės pėrcaktohet nė paragrafin 2 tė nenit 92 tė ligjit 3386/2005, d.m.th. 900 euro.
Krijoni Kontakt