Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Në kodin gjenetik fshihet misteri i jetës!

    Shefi i laboratorit te ADN-se, Grigor Zoraqi, tregon kodin e semundjeve tona.

    1- Si perhapen semundjet gjenetike?

    Semundjet gjenetike jane te trashegueshme. Disa prej tyre mund te kurohen, por asnjehere nuk sherohen. Geni me defekt trashegohet nepermjet bartesve te shendoshe (persona qe nuk jane te semure, por qe kane nje gen te mire dhe nje te keq). Semundjet gjenetike shfaqen kur te dy prinderit jane bartes te defekteve gjenetike. Por nese keto defekte i kane pasur edhe gjysherit, dhe prinderit nuk i kane trasheguar, semundja nuk trashegohet me ne vijen e gjakut. Ndodh qe pas disa vitesh te shfaqet te nje pasardhes i fisit, nje semundje e rende e nje paraardhesi, p.sh e stergjyshit etj. Kjo do te thote, se ndonese semundja nuk eshte shfaqur ne brezat e ndermjetem, dikush ka qene me siguri bartes i heshtur i genit defektoz, ndonese vete nuk ka qene i semure.

    2- Te gjitha semundjet jane gjenetike

    Nuk ka njeri qe te mos ankohet per gjendjen shendetsore. Te gjithe njerezit ndjejne shqetesime te ndryshme, dikush ne stomak, dikush ne veshka, disa kane fyt delikat, e disa kane probleme me jashteqitjen. Ne fakt, ne nje lloj menyre, te gjitha semundjet jane gjenetike, pra trashegohen, por nga keto, vetem 6000 mije jane identifikuar se kane pergjegjes nje gen te vetem defektoz. Semundjet qe shkaktohen nga defekti i nje geni te vetem jane edhe me te rendat, zakonisht fatale.

    3- Gene me predispozita per semundje

    Per shumicen e semundjeve jane pergjegjese nje grup genesh. Ne kete rast, njeriu ka predispoziten per t'u semurur nga nje semundje, sic eshte kolesteroli i larte ne gjak qe shkakton infarkte. Kjo nuk eshte nje semundje gjenetike, megjithese geni ka nje defekt qe nuk te ben anormal, por krijon vetem rrezikshmeri per t'u semurur. Kur per semundjen pergjegjes eshte me shume nje gen, semundja identifikohet me me veshtiresi dhe format e shfaqjes se saj jane shume te larmishme e te ngaterruara per t'u zbuluar. Mbi te gjitha , trashegueshmeria e semundjeve shumefaktoriale eshte e ulet; 10%, 15% ose 20%, nderkohe, qe trashegueshmeria e semundjeve gjenetike (me pergjegjes nje gen) eshte shume e larte, gati 100%.

    4- Tumoret shkaktohen nga defektet ne 5-6 gene

    Mendohet se tumoret kane pergjegjese 5-6 defekte ne gene te ndryshme. Per kancerin e gjirit eshte identifikuar nje gen me trashgueshmeri shume te larte, gati 100%. Geni pergjegjes eshte BRCA1. Per kete arsye, mjeku gjenetist keshillon: "Nese nena dhe gjyshja kane qene me kancer gjiri, vajza duhet te beje patjeter mamografine. Nese ajo eshte bartese e mutacionit BRCA1, atehere rrezikohet gati 100%, nga shfaqja e tumorit.

    5- Kur lindin pasardhesit me te shendetshem?

    Shkencetaret i japin rendesi moshes se gruas dhe jo asaj te burrit kur eshte fjala per shendetin e pasardhesve. Zoti Grigor Zoraqi, thote se te meshkujt nuk ka rendesi mosha per t'u bere baba, sepse prodhimi i qelizave seksuale mashkullore behet ne menyre te vazhdueshme, pra spermatozoidet rigjenerohen. Kurse qelizat seksuale femerore, vezet, jane te prodhuara njeheresh qe ne fillim dhe me kalimin e kohes, mund te prishet cikli i ndarjes se tyre. Por me teper, ky numer eshte i percaktuar dhe i limituar. Meqenese ato qendrojne me vite ne vezore, me kalimin e moshes mund te pesoje defekt mekanizmi i ndarjes. Por, tashme gruaja ka mundesi ta kontrolloje zhvillimin e vezes se saj te fekonduar me ane te analizes se ADN-se.

    6- Seksi i dobet nuk jane femrat, por meshkujt

    Nga studimet ne bote, por edhe nga rastet e paraqitura ne Shqiperi, mund te themi se pamundesia per te bere femije apo steriliteti eshte njelloj i perhapur si te meshkujt edhe te femrat", thote gjenetisti. Ne 50% te rasteve qe ciftet nuk bejne dot femije, shkaku eshte burri dhe ne 50% te rasteve eshte gruaja. Por ajo qe shkakton sterilitetin te meshkujt eshte nje crregullim ne kromozonin seksual y. Madje, per shkak te ketij kromozoni, semundjet gjenetike shfaqen me shpesh tek meshkujt sesa tek femrat. "Femra ka dy kromozone x dhe, nese njeri prej tyre qellon me difekt, ajo vazhdon te jete e shendoshe. Vetem nese te dy kromozonet x kane difekt, atehere shfaqet semundja. Ndersa meshkujt kane vetem nje kromozon x te cilin e kane marre nga nena dhe, difekti i tij e ben mashkullin automatikisht bartes se semundjes se trasheguar. Per kete arsye, shkencetaret mendojne se seksi i dobet nuk eshte femra, por mashkulli." Natyra e ka mbrojtur me teper femren", thote gjenetisti. Per me teper, vitet e fundit kromozoni ypsylon (Y) po shfaq me teper defekte, dhe ndryshe nga difekti ne kromozonin x, defekti ne kromozonin y shfaqet gjithnje. Personi nuk mund te jete mbartes i shendoshe i defektit gjenetik. Ai do te jete doemos i semure.


    Jonida Tashi
    Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 29-12-2007 më 19:25
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Në kodin gjenetik fshihet misteri i jetës!
    Kam vene re qe kohet e fundit qe ju kopjoni tekste te ndryshme diku neper gazeta dhe i hapni si tema ne kete forum por pa ditur nese ato jane te verteta apo jo.Disa nga keto tema me autor Jonida... me duken me shume si propagande ushqimore sesa informazion mbi shendetin kur dihet mire se ato ushqime nuk i bejne mire shendetit keshtu qe nuk ngelet gje tjeter vetem te thuhet se edhe cigarja na ben mire sepse na zmadhon mushkrite kur e thithim.

    Edhe jo teme eshte e te njejtit tip qe pershkrova me lart , prandaj mendova se nuk duhet dhene shume disinformazion mbi shendetin dhe per rastin konkret po ju them ti thuash atij shefit te laboratorit se seundjet qe vijne si pasoje e geneve jane vetem 1% dhe jo 100% por me sa duket do kete ne perdorim ndonje tekst te vjeter dhe i ka dale boja e shifrave ndersa 99% e semundjeve kane prejardhje te menyres se jeteses pra kushteve dhe ushqimit pra menyra se cdo individ ushqehet qe nga lindja e deri ne vdekje.

    Biles mund ti thuash se ndryshimi i terrenit qelizor per shkak ushqimeve te gabuara con organizmin e cdo individi ne ndryshym te kodit gjenetik ne pasardhesit e tij gje qe do te thote se nese ti abuzon gjate shtatzanise ,me alkol cigare droge apo ushqim te gabuar kjo do beje qe te lindesh nje femije me semundje gjenetike te cilat nuk gjenden tek e ema.
    Dhe nese vazhdon psh te mos e ushqesh me qumshin tend por te lopes deles dhise apo gomarit ai kod gjenetik do pesoje ndryshime te metejshme qe me vone do ti kalojne pasardhesve te tij.

    Pra nuk eshte kodi qe trasmeton semundjet por jemi ne hallka e pare me ndergjejgen dhe injorancen tone qe e trasnfomojme kodin gjenetik dhe ky pastaj vetem percillet tek pasardhesit dhe sa me shume abozon njeriu me organizmin e tij aq me shume e ndryshon kodin e tij ne kahun negativ.

    Nejse kjo teme eshte e gjate dhe tani nuk kam kohe te mbush mendjen ty apo dikujt tjeter per kete problem.

    Ah se harrova te them qe kam marre nje liber pikerisht per kodin gjenetik semundjet dhe ndryshimin e tij nepermjet mendjes, por ende nuk e kam lexuar se nuk i ka ardhur radha por di qe eshte me te dhenat e fundit boshkohore mbi kete teme mbase kur ta lexoj mund ti kthehem perseri kesaj teme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dardajan : 29-12-2007 më 18:44
    larguar forever

  3. #3
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Jo çdo gje e marre nga gazetat mund te jete e vertete....une i lexoj shume dhe Jonida Tashin e pelqej,prandaj kam vene shume tema te saj te ky nenforum....
    Nuk eshte aspak propagande qe i bej,secili nga ne eshte i lire te shprehi mendimin e tij...
    Mirepres mendimet e tua dhe rreth librit per te cilin flet..

    Secili ka besimet dhe opinionet e veta i nderuar...
    Nuk te ndalon njeri te kundershtosh temat,pasi nuk e njoh personalisht kete person,por e lexoj teper.


    Respekte
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 29-12-2007 më 19:00
    "Carpe Diem"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Nuk eshte aspak propagande qe i bej
    Ketu nuk e kisha fjalen per personin por per propaganden qe ju behet ushqimeve une as e kam e lexuar dhe as e di kush eshte Jonida dhe cfar profesoni ka prandaj nuk e kam me te apo me ju si person por per propaganden e informazionit ushqimor kur dihet mire se cdo ushqimi qe perpunohet dhe del nga industria ushqimore eshte i demshem per shendetin e njeriut, por krahas ushqimit keto shoqeri hedhin ne treg edhe informazionin se ky ushqim ju ben mire ketu dhe atje , kjo eshte thjesht bisnes ne kurriz te popullit qe e detyrojne te hane makarona te ziera para tre muajsh te mbyllura neper qese ku mjafton di ngrofesh ne diell dhe ti hash apo qumeshti qe eshte mjele para nje viti dhe qendron ende ne kuti kartoni derisa dikush ta bleje ku krahas tij shtohet edhe qe ka kalcium per kockat qe eshte nje anektode e vjeter dhe po i del boja cdo dit e me shume.

    Jo çdo gje e marre nga gazetat mund te jete e vertete
    Pikerisht ketu qendron edhe zotesia, aftesia, pra duhet ndare e verteta nga e paverteta para se te hidhet per postim si nje fakt i pakontestueshem.
    Keto lloj temash nuk hidhen per diskutim por si informazion .

    Nejse mos me keqkupto nuk kam asgje me ty .
    larguar forever

Tema të Ngjashme

  1. Kodi gjenetik i gripit. Kanceri në pankreas. Mite mjekësore
    Nga YlliRiaN në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2009, 16:32
  2. Të dhënat fosile hedhin poshtë evolucionin
    Nga monarku në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  3. Misteri i Priftërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-02-2004, 04:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •