Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911

    Kozmologia shqiptare zbulon një tjetër univers

    (Marre nga revista The Advantage - Artikulli eshte skanuar me OCR keshtu qe mund te kete gabime drejtshkrimore brenda)



    Biografia
    Dr. Laura Mersini-Houghton (e lindur me emrin Laura Mersini) eshte nje teoriciene fizikante-kozmologe dhe profesore ne

    Universitetin e Karolines se Veriut ne Chapel Hill qe prei vi tit 2004. Ajo eshte diplomuar ne Universitetin e Tiranes, ne vendin e saj Shqiperi, dhe ka marre titullin Doktor i Shkencave ne vitin 2000 ne Universitetin e Wisconsin-Milwaukee. Ajo ka punuar mbi shume tema per nderfaqjen e pjesezave fiziko-kozmologjike. Ajo ishte vecanerisht e interesuar Per mundesine e nxjerrjes se energjise se erret prei fizikes transplanckian ne teorine e vargut, gravitetin dhe teorine e fushes
    kuanti ne hapesiren e kurbuar, dhe botet brane te dimensioneve te 10 rta. Ajo thote se kur eshte fjala per ato c'ka ne dime rreth universit, teoria aktuale e fizikes eshte pak mbrapa. Per shembull, teoria e Big Bengut mund te mos jete e mjaftueshme per te shpjeguar origjinen e gjithe materies ne univers cdo gje nga struktura e madhe e universitgalaktikat dhe keshtu me radhe- tek mikrovalet kozmike, materia e zeze,dhe pjesa tjeter).


    Astronomet lajmeruan ne gusht te 2007-es zbulimin e nje te care te madhe ne piken me fundore te uni,-ersit tone. Qe nga ajo kohe fizikantja dhe kozmologistja Laura Mersini - Houghton dhe koleget e saj kane pretenduar se kane gjetur nje shenje te pagabueshme te nje tjeter universi pertej uniyersit tone. Ky lajm eshte bere i njohur nga te gjitha mediat ne Amerike te cilat i

    kane kushtuar nje rendesi te vecante zbulimit qe na lidh me nje uniyers tjeter kaq shume te kerkuar. Po ajo qe e ben edhe me
    interesant lajmin tek ne eshte fakti se kozmologia qe ka zbuluar nje sistem tjeter uniwrsi eshte shqiptare. Askush nuk e ka permenduar faktin se nje fizikante e re dhe e talentuar eshte pjese e klases se intelektualye shqiptare e edukuar dhe e
    arsimuar ne Shqiperi dhe ge backgraundin e saj arsimor e ka '-ene ne pune duke i sjelle botes nje zbulim te rendesishem.Edhe njehere shqiptaret ndihen krenare qe ne atributet e nje shkenctareje te madhe per zbulirnin e se ciles Bet e gjithe bota
    degjohet emri shqiptar. Por kjo hollesi qe na pelqen ne fakt eshte bere e dukshme vetem ne pjesen kur Bitet per biografine e Laura IvIersinit dhe mes te tjerave permendet fakti se ka lindur e rritur ne Tirane madje dhe ka mbaruar Uni,-ersitetin ne Tirane per Fizike Berthamore. Edhe pse ,vetem kaq mjafton qe per autoresine e ketij zbulirni te ndihen krenare te gjithe bashkombesit e Laures. Studirni ne fJale eshte publikuar ne emrat me prestigjoze te shtypit boteror qe nga gazetat ne Amerike, La Republica Italiane si dhe Revista "New Scientist" e Mbreterise se Bashkuar. Ne konferencen e New York e organizuar ne 6 Nentor 2007 zbulimi i profesoreshes se Universitetit te North Caroline ka bere nje buje te madhe dhe eshte cilesuar si nje zbulim i rralle. Ajo ge eshte cilesuar si nje e care e madhe ne fakt nuk eshte dhene ne kuptimin e nje mungese materie se sa nje gjendje diku shume larg galaksive qe gjenden normalisht ne hapesire. Eshte vleresuar se kjo e care ka rreth 20 ne 45 per qind me pak galaksi se normalja duke lene te kuptohet se eshte nje sistem shume me i ftohte se sa pjesa tjeter e hapesires. Te dhena te rendesishme te studirnit jane botuar ne shkrimin " Zbrazetia, shenja e nje tjeter universi ?" e cila eshte botuar ne shume revista. " The Advantage" gjen rastin te beje nje ribotim te ketij shkrimi te rendesishem qe hedh mjaft drite mbi studirnin me ylera boterore.


    BOSHLLEKU : GJURME E NJE UNIVERSI TJETER

    Ne Gusht radio astronomet shpallen se kishin konstatuar nje vrime gjigande ne univers. Pothuajse 1 miliard vite drite me tej, boshlleku gjendet ne yjesin Eridanus dhe ka shume me pak yje, gaz dhe galaksi se zakonisht. Eshte me i madh se sa ndonje boshllek i mundshem i imagjinueshme dhe eshte pertej kuptimit aktual te kozmologjise. Cfare mund te shkaktoje kete vrime te madhe? Nje ekip fizikantesh ben shpjegimin interesant : eshte gjurma e pagabueshme e nje universi tjeter, tej cakut te universit tone thote Laura Mersini-Houghton e Universit te Karolines se Veriut ne Chapel Hill. Ky eshte nie pretendim i paqendrueshem. Ne qofte se ekipi Mersini-Houghton ka te drejte, boshlleku gjigand eshte provo e pare eksperimentale e nje universi tieter. Ai do te vertetonte gjithashtu teorine e vargut, kuptimin tone me premtues te asaj se si funksionon universi ne nivelin e tij thelbesor: Dhe keshtu do te hidheshin poshte argumentet antropike qe kane denuar teoricienet e vargut ne vitet e fundit sepse ata thone se ne iemi arsyeja perse kozmosi eshte keshtu si c'eshte. Vrima ne univers eshte nje <;eshtje e madhe. Boshlleku gjigand u duk per here te pare ne hartat e pas shkelqimit te Big Bengut. Ne 2004en sateliti i NASAs WMAP beri matiet me te detaiuara deri me sot te temperatures se radiacionit te sfondit kozmik. Ky radiacion mikrovale perfiton nie sasi te vogel energjie ku ai kalon permes nie raioni te hapesires se populluar nga materia duke e bere ate te shfaqet pak me e ngrohte ne ate drejtim. Ndryshe, radiacioni kalon permes nje boshlleku te boshatisur, humbet energjine dhe keshtu shfaqet me i ftohte. Ekipi i WMAP-it laimeroi per nje pike te mad he te
    ftohte ku temperatura ishte midis 20-45% me e ulet se so mesataria per piesen tjeter te qiellit, qe sugjeronte per nje boshllek. Njolla mbulon pak shkalle te qiellit - shume here me teper se so hena e plote. Megjithate, po e ditur se so
    larg ishte boshlleku, ishte shume e veshtire qe te thuhej madhesia e tij. Gjerat filluan te ndryshojne kur kerkuesit analizuan survejimin dixhital te qiellit Sloan, qe ishte harta me e madhe tredimensionale e galaksive te bera deri me sot.
    Kur ata moren vesh se so larg ishin galaksite e ndryshme, ata ishin ne gjendje te Ilogarisnin se njolla e ftohte WMAP koincidente me nje boshllek gjigand qe eshte rritur ne rreth 900 mil ion vite drite pertej. I ndodhur rreth 8 bilion vite larg,
    boshlleku perm bon rreth 20-45% galaksi me pak so mund te prisnim. Kjo u konfirmua ne gusht nga Lawrence Rudnick, Shea Brown dhe Liliya Williams nga Universiteti i Minesotes ne Minneapolis, te cilet po analizonin nje survejim te galaksive me radio misione te kryera nga teleskopet Very Lorge Array ne Observatorin Radio Astronomik Kombetar afer Sokorro ne New Meksiko.
    Vetem nje 5% e universit eshte i mbushur me klustra galaksie, 95% tjeter eshte boshllek misterioz. Ka shume boshlleqe te vogla, so me te medhenj te behen ata, aq me te rralle behen. Askush nuk e priste nie boshllek 900 milion vite drite pertej. Nje boshllek kaq i madh eshte virtualisht i pamundur te shpjegohet me standardet e kozmologjise. Sipas teorive tonal farat e lustrave te galaksise dhe boshlleqeve u treguan menjehere pas Big Bengut, kur universi ishte nje vakum i turbulluar i
    fluktuacioneve kuanteve qe atehere u zmadhuan nga nje periudhe e zgjerimit teper te shpejte te quajtur inflacione.
    Fluktuacionet e te gjitha masave jane te mundshme, megjithese ato te medhate jane te rralla. " cdo fluktuacion qe con ne nje boshllek aq te madh so njolla e ftohte WMAP eshte teper i pamundshem sipos kozmologjise standarde"- thote
    Mersini- Houghton.

  2. #2
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    INDIVIDUALISHT JEMI TE BARABART ME TE GJITHE POPUJT E PERPARUAR TE BOTES..POR QE DO KJO KUR KOLEKTIVISHT NA PERQESH E GJITHE BOTA..
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar më parë nga sam1r Lexo Postimin
    INDIVIDUALISHT JEMI TE BARABART ME TE GJITHE POPUJT E PERPARUAR TE BOTES..POR QE DO KJO KUR KOLEKTIVISHT NA PERQESH E GJITHE BOTA..
    Normalisht gezohem me lajmin e dhene dhe habitem me ate qe shkruan ti.??????
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  4. #4
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Citim Postuar më parë nga sam1r Lexo Postimin
    INDIVIDUALISHT JEMI TE BARABART ME TE GJITHE POPUJT E PERPARUAR TE BOTES..POR QE DO KJO KUR KOLEKTIVISHT NA PERQESH E GJITHE BOTA..
    Ti duhet te jesh perjashtimi i vetem i ketij rregulli

  5. #5
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Citim Postuar më parë nga ajzberg Lexo Postimin
    Normalisht gezohem me lajmin e dhene dhe habitem me ate qe shkruan ti.??????
    Pse ku po jeton ti zoteri???
    Nuk i sheh dot vellezerit tuaj??
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  6. #6
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Ti duhet te jesh perjashtimi i vetem i ketij rregulli
    Aspak nuk jam..
    por per shkak t'njerzve sikur ti, eshte vendosur nje rregull i till..

    pershendetje..
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Kisha lexuar edhe me pare, dicka per te...
    Bravo i qofte dhe me e rendesishmja eshte se studimet universitare i ka kryer ne Tirane, me pas kane ardhur specializimet


    ----------------------------------------------------------------------------------------

    Kozmologia shqiptare Laura Mersini Houghton, rrëfehet për BBC
    Një shqiptare në hapësirë

    Nazim Rashidi
    Ajo është kosmologe, një profesion tejet i rrallë në të gjithë botën, ndërkohë është e vetmja shqiptare me një profesion të tillë dhe një nga femrat e pakta që merren me këtë shkencë. Laura Mersini Houghton jeton në SHBA dhe në komunitetin botërorë të shkencëtarëve është e njohur për teoritë e saj për kozmosin dhe krijimin e gjithësisë, ka marrë vlerësime ndërkombëtare, por në Shqipëri thuajse nuk është fare e njohur.

    Laura si do ta prezantoje veten?
    Unë punoj si profesore asistente në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill. Fusha ime e specializimit është fizika teorike dhe kozmologjia. Studimet e para i bëra në Shqipëri, ndërsa master, doktoraturë dhe post doktoraturë në Amerikë.
    Profesioni juaj është kozmologe. Çfarë nënkupton ky term?
    Në këtë moment, përfshin shumicën e fizikës teorike. Ka të bëjë me studimin e universit në tërësi dhe me historinë e universit që nga koha e Big Bang, si filloi universi dhe deri në universin e kohës së tanishme.
    Keni kryer studimet në Shqipëri për fizikë. Përse vendosët të merreshit me kozmosin?
    Kjo fushë është shumë interesante për çdo student që bën doktoraturën në fizikë. Është shumë e vështirë dhe kjo është një nga arsyet përse jo shumë vetë punojnë në këtë fushë. Pra, intriga ishte aty dhe unë vendosa ta vazhdoj deri në fund këtë kuriozitet.
    Në Shqipëri nuk ju njohin shumë njerëz...
    Ndoshta, ngaqë u bënë vite që kam ikur dhe pjesërisht dhe për fajin tim që nuk kam mbajtur lidhje me profesorët dhe kolegët e mi në Shqipëri.
    Megjithatë ju jeni e njohur në qarqet shkencore ndërkombëtare dhe një nga arsyet është sfida ndaj teorisë së Ainshtanjit. A mund ta shpjegoni këtë?
    Në këtë moment nga avancimi teknologjik ne kemi shumë të dhëna astro-fizike të cilat ndikojnë se universi mbizotërohet nga një energji që quhet Dark Energy e cila është 70% e energjisë totale të universit dhe është shumë e vështirë për t’u shpjeguar me teorinë e Ajnshtajnit, prandaj shumica e fizikantëve teoricienë mundohen që të gjejnë ose një teori më të përgjithshme e cila do ta kishte si pjesë të sajën teorinë e Ajnshtajnit, ose një teori tjetër shumë më ndryshe se teoria e Ajnshtajnit. Por në radhë të parë, janë të dhënat astrofizike të cilët detyruan fizikantët teorikë që ta pranojnë mundësinë që ndoshta ne na duhet diçka më shumë sesa teoria e Ajnshtajnit.
    Ishte kjo teori që ju bëri të fitoni kredibilitet në qarqet shkencore botërore?
    Patjetër. Kjo siç e përmenda më parë është një fushë shumë e vështirë dhe të bësh një teori nuk është e mjaftueshme për të fituar kredibilitet, sepse duke qenë një problem shumë intrigues për anën psikologjike, shumë nga kokat më të mira të botës janë marrë me këtë problem dhe secili ka teorinë e vet që mundohet ta shpjegojë. Asnjeri nga ne nuk ka patur sukses të plotë deri tani, megjithatë kur ne arrijmë të bëjmë një parashikim i cili përputhet me të dhënat astrofizike me ato ç’ka vrojtojmë në qiell, atëhere kjo i jep teorisë kredibilitet. Fusha ku unë kam punuar, qoftë për “Dark Energy” këtë energji misterioze që mbizotëron në akselerimin e universit, qoftë edhe fillimi i universit dhe i Big Bang-ut. Në të dyja këto teori unë jam munduar që të bëj dhe parashikime të cilat mund të testohen me të dhënat astrofizike dhe ka qenë kjo përputhje e cila fitoi kredibilitet në komunitetin e fizikës.
    Cila është teoria për të cilën keni fituar respekt ose mbase ka patur dhe reagim pasi ju e keni publikuar?
    Teoria e fundit që kam punuar vitin e kaluar është teoria e “Fillimit të Universit” dhe kjo hyn më tepër në një fushë që ka filluar të zhvillohet kohët e fundit që quhet “String Cosmology”. “String theory” është në këtë moment kandidati kryesor për të qenë teoria themelore e gravitetit kuantik, por një nga problemet me këtë teori është që parashikon me biliona dhe biliona universe që duken njëlloj si universi ynë.
    Sa të vegjël jemi ne Laura si kozmos apo universi jonë sa i vogël është?
    Shumë pa rëndësi.
    Çfarë shikon ti kur shikon yjet, qiellin?
    Përsosmërinë e natyrës dhe intrigat.
    Si të bën të ndjehesh?
    Si një foshnje me kuriozitet të pastër për natyrën, sepse sado që të studiojmë dhe akumulojmë, ajo e cila dimë është një përqindje jashtë mase e vogël në krahasim me misteret që mbeten akoma për t’u zbuluar. Ky lloj kurioziteti, me këtë pastërti është gjëja më e bukur për ta kaluar jetën.
    Ti studion kozmosin, ndërkohë nuk je astronaute për të udhëtuar në kozmos. Do kishe dashur të shikoje se çfarë është përtej yjeve?
    Jo aq shumë, sepse kur mendon në shkallë kozmologjike përtej yjeve, nuk është shumë larg. Distancat në shkallë galaksike janë shumë të vogla në krahasim me distancën e universit dhe distanca e universit nuk dihet se sa është, sepse vetë termi univers përdoret në dy kuptime. Një është universi i dukshëm i cili përcaktohet nga rrezja e Hapel që është emëruar pas shkenctarit Hapel që ishte i pari që zbuloi zgjerimin e universit. Kjo rreze është 1027 centimetra që është diçka që mendja njerëzore arrin ta kuptojë. Por kjo pjesë e universit është një pjesë shumë e vogël në krahasim me universin e vërtetë. Problemi është që rrezja Hapel përcakton një kufi në të cilin ne arrijmë të shikojmë, pra me sinjalë drite nuk arrijmë të shikojmë përtej kësaj rreze dhe nuk arrijmë të shohim se çfarë ka.
    Besoni atëhere që ka planete të tjerë?
    Nuk ka asnjë arsye përse të mos ketë asnjë gjë speciale për universin tonë.
    Domethënë ka dhe marsianë dhe jashtëtokësorë?
    Nga ana matematikore me probabilitet është pothuajse 100%.
    Sa kohë do t’i duhet njerëzve për t’i verifikuar këto fenomene?
    Për mbitokësorët unë s’e di. Në të njëjtën mënyrë si ana matematikore thotë që nuk është asgjë e veçantë për universin tonë dhe mund të ketë dhe universe të tjerë, e njëjta gjë dhe për njerëzit. Për teorinë nëse ka diçka tjetër përtej universit, kjo do arrihet brenda një kohe shumë të shkurtër 4-5 vjet, sepse në këtë moment janë dy ose tri eksperimente shumë të rëndësishme që po ndërtohen, një në Fërmilev dhe një në Kaliforni të cilat do arrijnë të shikojnë kaq larg nëpërmjet një efekti që quhet efekti “Landsore gravitacional”. Ky efekt është i thjeshtë për t’u kuptuar me teorinë e Ajnshtajnit sepse sikurse ne e dimë që çdo trup ka gravitet, në të njëjtën mënyrë dhe një grup galaktikash kanë fushën e vet gravitacionale dhe e ka aq shumë të fuqishme sa kur një sinjal drite kalon nëpër këtë grupim galaktikash, fillon të devijohet. Është si puna e lenteve, por për shkak të fushës gravitacionale. Duke parë këto devijime, ne do shikojmë deri ku ka strukturë dhe të shikojmë rrezen Hapel.




    17/01/2006

  8. #8
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Citim Postuar më parë nga sam1r Lexo Postimin
    Aspak nuk jam..
    por per shkak t'njerzve sikur ti, eshte vendosur nje rregull i till..

    pershendetje..

    Kush e ka vendosur ... dhe cilin rregull se nuk eshte e qarte.

  9. #9
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Ti duhet te jesh perjashtimi i vetem i ketij rregulli
    Ja per kte rregullin qe ti permende e kisha fjalen..
    sa per ata qe e kan ven, ti duhet ta dish..

    pershendetje
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  10. #10
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Une te keshilloj per te evituat HIV/AIDS te rrish ulur dhe te mbash gojen mbyllur.
    C'mendim ke?

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    166
    Citim Postuar më parë nga sam1r Lexo Postimin
    INDIVIDUALISHT JEMI TE BARABART ME TE GJITHE POPUJT E PERPARUAR TE BOTES..POR QE DO KJO KUR KOLEKTIVISHT NA PERQESH E GJITHE BOTA..
    Jo Sam1r,
    individualisht jemi padyshim me te aft se te tjeret, kete e pranojne te gjith ata te huajt qe jan pa sherre, jo te politizuar.

    Ndersa kolektivisht jemi populli me i paaft ne bote, sepse na mungon nacionalizmi dhe patriotizmi. Te tjerve nuk iu mongon nacionalizmi dhe patriotizmi dhe per kete arsye jan te gjith me te aft se ne Shqiptaret individualista dhe materialista.
    [[[[[[Proudly to be a son of the Eagle]]]]]]

  12. #12
    Kemi ne me shume nacionalizem se gjithe te tjeret biles shume here te semure. Kemi individe qe mund te jene te afte, por ama mos e pergjithsoni. Ka nje shumice pastaj se jane komplet te pashkolluar. Edhe jashte shtetit eshte nje shqiptar i pari i klases po jane dhe 5 qe se mbarojne fare shkollen.

    Kesaj shkenctares shqiptare bravo i qofte, por mos marrim kot e te themi zbulim shqiptar. E beri kjo se ishte pjese e nje grupi ne Amerike, se ata qe kane mbaruar univeristetin e Tiranes bashke me Laura Mersinin e qe jane ne Shqiperi, nuk kane per te bere kurre zbulime te tilla.

  13. #13
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Une te keshilloj per te evituat HIV/AIDS te rrish ulur dhe te mbash gojen mbyllur.
    C'mendim ke?
    Eh po qe sju le inati te pranoni realitetin e hidhur te shqiptareve, ajo eshte tjeter gje, dhe te ofenduarit eshte eskalim i tere ketij inati.....
    kujdes shprehjet....
    nuk di se q'bejne kta moderatoret qe se bejne punen e tyre...
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

Tema të Ngjashme

  1. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •