Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 85
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-10-2008
    Postime
    17

    Smile

    Na ruaj Zot nga krizat , apo fatkeqesite e natyres, sepse te ashtuquajturat kriza financiare, ekonomike nuk ua kam frigen , perderisa keto kompetenca jane ne duart e njeriut . Prandaj nje njeri i tille jam edhe une , keshtu qe nuk do te lejoj qe Ventilatori te preket nga kriza ekonomike e financiare

  2. #62
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825

    paraja eshte gjaku i ekonomise?

    paraja eshte gjaku i ekonomise kjo dihet.

    kjo krize financiare ka filluar qe kur u krijuar IMF. bota eshte e destinuar te veje ne depression jo tani por 20-30vjeteve.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-02-2009
    Postime
    11
    Si ka mundesi qe inflacioni i viteve 1912-24 ne gjermani eshte krijuar nga fakti qe Gjermania duhet te paguante demet e luftes se dyte boterore? Mos valle i numeroni vitet mbrapsht? Inflacioni i viteve 20 (dhe jo qe ne 12) ne Gjermani ishte per shkak te shkaterrimit te ekonomise gjate viteve te luftes dhe gjithashtu borxheve te medha dhe sanksioneve qe iu vendosen.




    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Dhjetë krizat financiare që tronditën botën!

    Një krizë financiare zakonisht është një situatë kur kërkesa për para rritet në mënyrë të shpejtë. Deri para disa dekadash, krizat financiare ishte ekuivalente me krizat e bankave. Sot ato mund të kenë formën e çfarëdo krize që ka të bëjë me paratë. Shumë ekonomistë kanë ngritur teoritë se si zhvillohet një krizë financiare dhe si mund të përballohet. Sidoqoftë nuk ka një vijë të përgjithshme parandaluese dhe krizat financiare mbeten akoma një fenomen i rregullt. Falimentimi i një tregu burse është shembulli më i mirë i një krize financiare që nuk prek vetëm vendin, në të cilin ndodhet, por investitorë nga e gjithë bota që kanë investuar aty paratë e tyre. Në një ekonomi të hapur moderne, financat e një vendi janë shpeshherë të varura nga zhvillimi ndërkombëtar.

    Ndaj një krize financiare në një vend ka shumë gjasa të shkaktojë kriza të tilla dhe në një vend tjetër. Një shembull për këtë është kriza financiare e Tailandës në vitin 1997. Në një rast të tillë një investitor i huaj do të kishte dyshime për ekonomike e çdo vendi jo të zhvilluar sa duhet dhe do të vendoste të tërhiqte paratë nga vendi në fjalë. Kjo shkakton një ndalesë të fondeve për shumë ekonomi dhe si pasojë një krizë financiare. Fakti interesant këtu është se kompanitë në një vend me ekonomi të qëndrueshme nuk do lejoheshin të financonin për arsyen se një tjetër ekonomi e rajonit është në krizë. Ka një listë krizash financiare në gjithë botën që kanë ndodhur në hapësira të ndryshme kohore dhe që kanë tundur themelet jo vetëm të një shtetit. Disa prej krizave më të mëdha financiare në botë është ajo e naftës në vitin 1973, “E marta e zezë” në vitin 1929, kur 10 miliardë dollarë në tregun e bursës u kthyen në hi. Kjo ishte një ndër ngjarjet që shërbeu si pararendëse e “Depresionit të Madh”.

    1973: Kriza e naftës

    Në mes të luftës së tetorit ndërmjet Sirisë e Egjiptit kundër Izreale, “OPEC” përdori naftën si një armë me “Embargon Arabe të Naftës” ndaj gjithë atyre që mbështetën Izraelin. Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën, ndërkohë që prodhimi i saj u ndërpre sidomos ndaj SHBA dhe Holandës. Embargoja zgjati vetëm pesë muaj, por efektet e saj vazhdojnë dhe në ditët e sotme: shtetet anëtare të “OPEC” arritën një nivel mirëqenieje që të paparë ndonjëherë: në gjashtë javë aksionet në “NYSE” (Bursa e Nju Jorkut” humbën 97 miliardë dollarë në vlerë dhe SHBA futi në fuqi limitin e shpejtësisë për të kursyer naftën.

    1929: E marta e zezë

    më 29 tetor 1929, 10 miliardë dollarë (rreth 95 miliardë dollarë sot) u kthyen në pluhur. Në vitet parardhëse të krizës, tregu i bursës “The Dow” po kthente në milionerë njerëz pafund. Ky lloj tregu u kthye në hobi për shumë investitorë injorantë, të cilët nuk dinin asgjë se si funksiononte tregu i bursës, por prapëseprapë ata vazhdonin të hidhnin lekët e tyre në rezervat e kompanive për të cilat nuk dinin asgjë. Kur qeveria hyri në lojë në përpjekje për të qetësuar gjërat duke rritur shkallën e interesit, lindi gjendja e panikut. Investitorët u përpoqën të tërheqin rezervat e tyre dhe fatkeqësisht edhe bankat kishin investuar në bursë. Kjo shkaktoi “Depresionin e Madh” që u pasua nga gjithë bota.

    1997: Krizat financiare të Azisë Lindore

    E ashtuquajtura “mrekullia ekonomike aziatike” rezultoi shkatërrimtare në korrik të vitit 1997, kur investitorët bënë atë që dinë të bëjnë më mirë: humbën sigurinë tek bursa. Kursi i lartë i prodhimeve i bëri tregjet aziatike tërheqëse, por kur SHBA uli normat e interesit, tregjet aziatike filluan të jenë në rrezik. Si pasojë ndodhi efekti domino duke filluar në Tailandë, për të përparuar në Filipine, Hong Kong, Indonezi, Malajzi dhe si pasojë duke shkaktuar kriza globale. Tregjet aziatike që ishin përballur me një prosperitet të rrallë deri atëherë pësuan humbje të mëdha.

    1998: Krizat financiare ruse

    Korrupsioni, mungesa e reformave efektive ekonomike, rënia e vlerës së rublës dhe mungesa e stabilitetit politik bënë që Rusia të përballej me kriza masive financiare. Si pasojë, duke qenë eksportuese e një të tretës së naftës dhe gazit natyror të botës, Rusia u godit akoma më shumë kur këto çmime ranë. Kur investitorët e huaj tërhoqën paratë e tyre nga vendi, bankat u dëmtuan një shkallë jashtëzakonisht të madhe. Krizat kapluan dhe vende si Ukraina dhe Republika Çeke duke prekur direkt tregun e bursës “The Dow” që përjetoi një prej uljeve më të mëdha të pikëve në histori.

    1987: E hëna e zezë

    Pse e hëna e 19 tetorit 1987? Pse një shkatërrim masiv i tregut të bursës? Si u zhdukën në hiç 500 miliardë dollarë nga NYSE (Bursa e Nju Jorkut). Edhe pas shumë vitesh nuk ka një përgjigje të saktë, dhe pjesërisht sepse nuk kishte pothuajse fare shenja që të paralajmëronin atë që do të ndodhte. Cilado të ketë qenë arsyeja, tregjet botërore u tronditën rëndë. Në fund të tetorit të vitit 1987, tregu australian ra 41.8 përqind, i Kanadasë 22.5 përqind, i Britanisë së Madhe 26.4 përqind. Një teori e përgjithshme ia atribuon këtë shkatërrim një programit të tregtisë së menjëhershme dhe influencës në rritje të kompjuterëve në “Wall Street”.

    1982: Kriza “Souk Al-Manakh”

    Tregu i bursës së Kuvajtit “Soul Al-Manakh” ishte një treg alternativ dhe jo krejtësisht i ligjshëm, veçanërisht në krahasim me tregun e bursës zyrtar të vendit. Sidoqoftë, shumë investitorë të rinj nuk kishin shumë akses në tregun zyrtar ndaj filluan të investojnë në “Souk Al-Manakh”. Aksionet kryheshin me çeqe të dala jashtë përdorimit dhe ky akt krijoi një kështjellë rëre që shumë shpejt u përmbys. Mijëra investitorë kishin çeqe të dala jashtë përdorimit dhe shuma e atyre arrinte në rreth 94 miliardë dollarë. E vërteta është se paratë ishin kthyer në fantazmë dhe vetëm dy banka i mbijetuan këtij shkatërrimi.

    1912-’24: Superinflacioni gjerman

    Në vitin 1914 shkalla e këmbimit të dollarit amerikan me markën gjermane ishte 1 me 4. Në vitin 1923 shkalla e këmbimit kishte dalë aq shumë jashtë kontrollit saqë një dollar amerikan këmbehej me 1 trilionë marka. Ideja e aq shumë parave nëpër duar duket e këndshme, por jo kur me to nuk blen dot as një bukë. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore Gjermanisë iu kërkua dëmshpërblim material për koston e luftës. Si pasojë valuta vendase humbi vlerën. Atëherë Gjermania vazhdoi të shtypë para deri sa u prodhuan një mijë miliardë marka. Superinflacioni mbaroi, por jo para se t’u shkaktonte dëme e hidhërim një gjenerate të tërë gjermane.

    1999: Kriza ekonomike e Argjentinës

    Viti 1980 ishte shumë i vështirë për Argjentinën: diktatura ushtarake, rënia ekonomike dhe inflacioni masiv. Borxhi i vendit u rrit gjatë gjithë viteve ’90 dhe duke i shtuar këtu dhe korrupsionin vendi u përball me një rënie të pashmangshme në vitin 1999. Investitorët humbën besimin dhe largimi i tyre drastik e detyroi qeverinë që të ngrinte llogaritë bankare për një vit rresht duke lejuar vetëm tërheqje të vogla. Demonstratat u pasuan nga protesta të dhunshme, të cilat shkaktuan rënien e qeverisë së Fernando de la Rua.

    1994: Gabimi i dhjetorit

    “Gabimi i dhjetorit” buron nga nevoja urgjente e qeverisë meksikane për të korrigjuar disa gabime monumentale të lëna pas nga administrata që kishte lënë postin. Viti që çoi në “gabimin” ishte aq i turbullt sa mjaftonte për të trembur çdo investitor të mundshëm. Bëhej fjalë për shpërthime rebelësh në Ciapas, zëra për korruptimin në nivelet më të larta të qeverisë dhe disa vrasje politike. Administrata e presidentit Ernesto Zedillo nuk gjeti zgjidhje tjetër përveç se të zhvlerësonte peson. Kjo lëvizje shkaktoi që paratë të dilnin aq shpejt jashtë vendit duke tronditur edhe vetë qeverinë.

    Paniku i vitit 1907

    “Paniku i vitit 1907” erdhi si pasojë e faktorëve të zakonshëm: ekspansioni i tepërt dhe arsyetimi i dobët. Tregu i bursës u rrënua në mars dhe një rënie tjetër që pasoi në tetor bëri që Banka Kombëtare e Amerikës së Veriut të falimentonte. Departamenti Amerikan i Thesarit u përpoq të dilte nga situata me paratë federale dhe me një riorganizmi krijues financiar. Tregu arriti të stabilizohej në shkurt të vitit 1908 dhe në maj, Kongresi kaloi aktin “Aldrich-Vreeland”, i cili themeloi Komisionin Federal Monetar.

    Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver

  4. #64
    Nuk ka nevoje te citohet gjithe shkrimi por vetem fraza per te cilen ke replikuar. Dhe besoj do jete ndonje lapsus. Ne vend te L2B duhet te jete L1B.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dominique Strauss Kahn: Kush tha që kriza fi nanciare ka përfunduar?

    Dominique Strauss Kahn: Kush tha që kriza fi nanciare ka përfunduar?

    Drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss Kahn, fl et për mungesën e vullnetit të "Wall Street" për të mësuar nga gabimet e krizës së fundit fi nanciare, për ardhmërinë e ekonomisë botërore dhe ideve të tij për një rol të ri të FMN-së

    Një ditë pas falimentit të bankës së investimeve "Lehman Brothers", kriza amerikane e pasurive të patundshme u shndërrua në një tërmet që u ndie në të gjithë ekonominë botërore. A mendoni se personat që e shkaktuan këtë krizë i kanë nxjerrë mësimet e duhura prej saj?Disa muaj para falimentimit të "Lehman Brothers", sekretari i thesarit i atëhershëm, Hank Paulson, organizoi një darkë për zyrtarët e qeverisë në të cilën ishin të ftuar edhe disa shefa ekzekutivë të bankave të mëdha të investimeve në Amerikë. Në atë moment, zor se ndokush prej tyre ishte në dijeni të problemeve të mëdha të "Lehman Brothers", ndërkohë që një tjetër bankë e fuqishme "Bear Stearns" kishte shpallur falimentin, që do të thotë se problemet e sektorit fi -nanciar ishin të dukshme. Gjatë darkës, një nga bankierët e rëndësishëm na tha: "Shikoni, një gjë është e vërtetë se ne kemi qenë shumë lakmitarë. Kjo është Drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss Kahn, fl et për mungesën e vullnetit të "Wall Street" për të mësuar nga gabimet e krizës së fundit fi nanciare, për ardhmërinë e ekonomisë botërore dhe ideve të tij për një rol të ri të FMN-së Dominique Strauss Kahn:arsyeja se përse na duhet që të kufi zojmë lakminë përmes një sistemi më të mirë rregullator".

    Duket interesante, po a jeni i sigurt…?

    E di se për çfarë do të më pyesni. Jo, nuk jam i sigurt. Nuk e di nëse do të thosha të njëjtën gjë sot.Një numër i madh bankierësh në "Wall Street" duket se kanë nisur sërish nga zakoni i vjetër. Miliona dollarë po shpërndahen sërish në formë bonusesh, si shpërblim për operacionet me risk e përqindje të lartë fi timi. Komuniteti bankier do të preferonte sërish që politikanët të mos merreshin më me ta.Epo është fakt se dobësia njerëzore është më e fortë se arsyeja.

    Shefi ekzekutiv i Goldman Sachs, tha pas krizës se ajo ishte një "stuhi perfekte" dhe se askush nuk mund të mbrohet ndaj një stuhie të tillë. Për mendimin tim, nuk është metafora e duhur. Shoqëria njerëzore nuk është forcë e natyrës. Kriza fi nanciare ishte një ngjarje katastrofi ke, por ama të jemi të ndërgjegjshëm që atë e krijoi dora e njeriut. Mësimi që na duhet të gjithëve të mësojmë është se edhe një ekonomi si ajo e tregut të lirë ka nevojë për sisteme rregullatore, ndryshe nuk funksion dot.

    Ludwig Erhard, konceptuesi i të ashtuquajturës "Wirtschaftswunder", (mrekullia ekonomike) e pasluftës i kishte këto ide që 60 vjet më parë. Madje, ai futi termin "ekonomia sociale e tregut"Erhard është një legjendë gjermane, por idetë e tij po përqafohen nga gjithnjë e më shumë njerëz në të gjithë botën. Sot janë shumë të paktë ata njerëz që mendojnë se tregu nuk duhet të ekzistojë fare dhe janë ende më të pakët ata që mendojnë se tregu nuk ka nevojë fare për rregullatorë. Mendoj se është nteresante që gjatë kësaj krize, të gjitha qeveritë, liberale, apo konservatore, u kundërpërgjigjën në të njëjtën mënyrë, pra duke fi lluar që nga stimujt fi skalë e deri te ristrukturimi i sektorit bankar.

    Atëherë i takon që në të vërtetë ndry-shimet nuk janë aq të mëdha. Në qarqet politike amerikane, duket se motivimi për reformim sa vjen e po zbehet?

    Në përgjithësi edhe unë pjesërisht jam skeptik. Më kujtohet fare mirë rapor-ti i mësimeve të nxjerra nga kriza. Ishte takimi i G8 në pranverë të vitit 2008, kur problemet e sektorit fi nanciar sapo ishin bërë evidente. Të gjithë ne ramë dakord për pjesën më të madhe të propozimeve për reforma, por 17 muaj më vonë, vetëm një pjesë e tyre ishte zbatuar. Sigurisht që nuk është një detyrë e lehtë, por kjo më shqetëson, veçanërisht kur mendoj për bankierët dhe punonjësit e "Wall Street".

    A mos vallë po sugjeroni se ata nuk do ta ndryshojnë sjelljen e tyre të rrezik-shme, atë që na çoi në fund të fundit në krizë?


    Nëse mësimet e nxjerra nuk do të prekin drejtpërsëdrejti punonjësit dhe drejtuesit e bankës, ata nuk do të kenë asnjë vlerë. Pa rregulla, të gjithë punon-jësit dhe drejtuesit e bankave do të va-zhdojnë rrugën e vjetër të funksionimit, pra do të vazhdojnë të ndërmarrin risqe, sepse do të ketë gjithmonë njerëz që do t‘i mbështesin dhe do t‘ua mbulojnë riskun. Pikërisht një gjë e tillë ndodhi një vit më parë.

    Po a mos vallë edhe vetë kundër-përgjigjja ndaj krizës është duke krijuar risqe të reja në vetvete?

    Të paktën tani bankierët e dinë se kanë qeverinë dhe taksapaguesit që do t‘i shpëtojnë nga situatat negative. Ata e dinë se do të ndihmohen dhe nuk do të dënohen për gabimet e tyre.

    A ishte falimenti i "Lehman Brothers" mjaftueshëm për të nxjerrë mësime?

    Në pamje të parë duket e drejtë që një bankë të falimentojë kur e ka mbushur kupën, por nga ana tjetër pasojat e rrënimit të saj janë shumë më negative sesa vetë falimenti. Ka njerëz që mund të mendojnë se falimentimi i bakës së mësipërme nuk ishte një ide e mirë, por ky ishte një vendim që u mor në kushte dhe presion të jashtëzakonshëm.

    A mos vallë kjo do të thotë se një shef ekzekutiv banke tashmë e ka përfundi-misht të sigurt se nëse banka e tij do të jetë në prag të falimentimit shteti do të jetë gjithmonë aty për ta shpëtuar?

    Në fund të fundit përse vallë ata duhet ta ndryshojnë mënyrën e të sjellit?Mos harroni që shumë bankierë hum-bën vendet e punës. Gjithsesi, unë jam dakord me rikonsiderimin e termave të kompensimit brenda sistemit të insti-tucioneve fi nanciare. Personalisht, jam veçanërisht më i interesuar për lid-hjen mes riskmarrjes së bankave dhe ndikimit të veprimeve të tyre në eko-nominë globale, sesa për çështjet etike, edhe pse ato janë shumë të rëndësishme njëherazi.

    E konsideroni vitin e parë pas fali-mentimit të "Lehman Brother" një vit pesimist?

    Nuk do të ishte e drejtë nëse do të po-hoja se nuk ka ndodhur asgjë. Shpresoj që takimi i G20 në Pittsburg të miratojë një skenar të ri.

    A jeni i kënaqur me arritjet e FMN-së gjatë krizës?

    FMN ka tri role kyçe. I pari është paralajmërimi për krizat e mundshme. Para se të ndodhte kjo krizë ne nuk ishim edhe aq të aftë sa ç‘duhet të kishim qenë për përmbushjen e pikës së parë.

    A do të ishte e vërtetë shprehja që në këtë rast FMN nuk u tregua vigjilente?

    Kur gjërat nisën të evidentoheshin, FMN ishte institucio-ni i parë mes të gjitha bankave qendrore në botë dhe organizat-ave të ndryshme që paralajmëroi se kri-za do të kishte qenë shumë e rëndë dhe në shkallë të gjerë. Në atë kohë na kri-tikuan për deklarata shumë pesimiste.

    Po roli i dytë i FMN-së, cili është?

    Pjesa e dytë e pu-nës është të këshillo-jmë politikëbërësit. Në këtë drejtim ne e përmbushëm rolin tonë. Në fund të fun-dit kundërpërgjigjet më të shpejta ndaj krizës: stimuli fi skal dhe ristrukturimi i sektorit bankar, u gjeneruan këtu. Ato ishin shumë kontradiktore, sepse ishin shumë të kushtueshme, megjithatë mund të them se patëm suk-ses. Roli i tretë është funksioni ynë klasik: ne mbështesim fi-nanciarisht vendet në krizë.

    Aktualisht kemi 500 miliardë dollarë zotime fi nanciare nga vendet anëtare. Veç kësaj kemi mjaftueshëm burime fi nanciare për të përmbushur të gjitha detyrimet e angazhimeve të deritan-ishme, edhe pse këto detyrime janë shumë më të mëdha aktualisht, pasi kemi të bëjmë me një numër më të madh ra-jonesh, e jo vetëm me vende të caktuara. Në një botë të globalizuar krizat i kalojnë kufi jtë shumë më lehtësisht.

    A ju kap ndonjëherë frika se mos mbeteni pa fonde?

    Për momentin jo. Megjithatë, para-shikoj një tjetër rol për ne në të ardhmen dhe për këtë rol të ri do të na duheshin fonde shtesë.

    Përse bëhet fjalë?

    Në të shkuarën, shumë vende janë përpjekur që të shmangin marrëveshjet me FMN-në, sepse nuk parapëlqenin kushtet e vëna prej nesh në këmbim të kredive. Pas krizës në Azi dhe Amerikën Latine ato krijuan rezerva të mëdha në monedha. Kjo është e kuptueshme nga një këndvështrim politik, por jo për eko-nominë e tyre dhe atë globale, sepse këto para nuk vihen në punë, por në thelb qëndrojnë të paangazhuara. Do të ishte shumë më mirë sikur të ekzistonte një rrjet sigurie për financat botërore nën koordini-min e FMN-së që do të ndërhynte te vendet me probleme financiare.

    E keni fjalën për një-farë sigurimi global ndaj krizave fi nanciare?

    Pikërisht. Nuk po them që vendet do të jenë 100% të siguruara dhe që ato të mos mbajnë rezerva, por mendoj se do të kishte shumë kuptim sikur FMN-ja të ishte një lloj "shpëtimtari global". Kjo do të shpëtonte rezer-vat e vendeve dhe do të ndihmonte në krijimin e stabilitetit në sistemin ekonomik global.

    Kjo do të kërkonte fonde shtesë. Për sa mund të keni nevojë në një rast të tillë?Nëse vendet anëtare të Fondit do të binin dakord për këtë rol të FMN-së, atëherë do të duhej të vendosej sasia e parave që do të duhej për mbështetjen e një roli të tillë, por pa dyshim bëhet fjalë për një shumë të më madhe nga rezervat tona natyrale.

    Ka vende që do të donin ta shihnin FMN-në në rolin e një super-regulla-toreje, në pozicionin e një lloj "polici" të sistemit fi nanciar global. Ju si ju duket?


    Kjo ide ka ardhur nga gazetarët, jo nga FMN. Ne nuk duam të kemi rolin e një institucioni që vendos standarde. Nuk kemi mjaftueshëm staf për këtë dhe sigurisht edhe ekspertizën e saktë. Unë nuk e shoh FMN-në si një "polic", por si një mjek. Ne japim këshilla për pacientët dhe i mësojmë ata se si të qëndrojnë në shëndet të mirë. Nëse pacienti sëmuret, atëherë i ofrojmë ndihmë.

    Pacientët pra vendet, zakonisht nuk i duan mjekimet. Shpesh ankohen se ilaçet janë tepër të hidhura. Po, po kjo ndodh edhe me mjekët e vërtetë, apo jo?

    Fondi është shpesh në rolin e një mjeku që i thotë pacientit që të pijë një ilaç të caktuar për një sëmundje të caktuar. Pacienti nuk e pëlqen, por nëse nuk e pi ndihet më keq.

    Gjatë krizës aktuale ju nuk ishit një mjek i mirë. Për shembull, këshil-luat Shtetet e Bashkuara që të pinin më shumë ilaçe seç duhet...

    Për sa i përket kësaj krize roli ynë më tepër ishte ai i zjarrfi kësit sesa i mjekut. Ne të gjithë e pamë shtëpinë që po digjej dhe për të shuar zjarrin duhej shumë ujë. Sigurisht që pas shuarjes së zjarrit vijnë detyrat e tjera që duhen kryer, por megjithatë, më mirë të kemi një shtëpi gjysmë të shkatërruar sesa një shtëpi të djegur tërësisht.

    A keni ndonjë ide në lidhje me këtë shtëpi? Kur do të jetë ajo sërish e tharë dhe e ndërtuar? Si do të përcaktohen ndërhyrjet e qeverive? Ka ndonjë strat-egji dalëse?

    Jam dakord, ne kemi nevojë për një strategji të tillë dhe po punojmë për të. Por nuk jam dakord që ta zbatojmë atë menjëherë.

    Edhe miliardë të tjerë dollarë duhet të fusin qeveritë në ekonomitë e tyre kombëtare?

    Në mendjen e shumëkujt, jo vetëm të njerëzve të zakonshëm, por edhe të politikanëve, kriza financiare tashmë ka kaluar. Unë mendoj se kjo mënyrë e të menduarit është e rrezikshme. Kriza ekonomike globale vazhdon, pavarë-sisht se Gjermania dhe Franca kanë dalë nga recesioni dhe kanë pasur shifra ekonomike më të mira në tremujorin e fundit. Megjithatë, papunësia pritet që të rritet edhe për një vit tjetër dhe ndoshta do të arrijë kulmin në vitin 2010. Kësisoj, kriza fi nanciare jo vetëm që u pasua nga një krizë ekonomike, por edhe një krizë sociale që ende nuk ka përfunduar.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    Na ruaj Zot nga krizat , apo fatkeqesite e natyres, sepse te ashtuquajturat kriza financiare, ekonomike nuk ua kam frigen , perderisa keto kompetenca jane ne duart e njeriut . Prandaj nje njeri i tille jam edhe une , keshtu qe nuk do te lejoj qe Ventilatori te preket nga kriza ekonomike e financiare. i bukur ky koment ventilator,

    Sic duket Kina i ka blere te gjitha borxhet e Amerikes te pakten ne Bonds, dhe ndoshta kesaj radhe ja hodhen paq, por kjo nuk eshte aspak nje krize po ta krahasojme me ato se cfare mund te ndodhe me pas ne nje ekonomi globale si kjo e sotmja,

    brace yourselves for much more economic storms, bigger than this, me kujtohet ajo shprehja e atij filmit, we rise together we fall together,
    mateo

  7. #67

    Genjeshtrat E Kapitalizmit (globalizimit)

    Sipas te gjithe ekonomisteve moderne liberalizmi ekonomik ose Kapitalizmi eshte forma ideale e organizimit social-ekonomike per nje vend. Filozofia baze e Kapitalizmit eshte ajo e nje progresi te vazhdueshem, ekstensif ne te gjithe ekzistencen sociale, nepermjet prodhimit dhe shkembimeve tregtare dhe ku e drejta e prones i siguron keto mjete prodhimi. Motori levizes i ketij progresi eshte avancimi teknologjik ne te gjitha fushat dhe kerkimi utilitarist ne interesin personal Kjo ideologji eshte nje konceptim materialist i jetes kolektive, ku arsyet per te jetuar lidhen me punen dhe prodhimin, me idene qe do jete nje perpjekje e tille qe do t’i lejoje njerezimit te arrije ne mireqenien dhe lumturine e deshiruar. Kapitalizmi si ideologji eshte produkt i perendimit « racionalist » dhe pushtues, qe eshte ekonomikisht superior dhe shoqerisht inferior. Ne dekadat e para pas luftes se dyte boterore shprehja « ekonomi tregu » sherbente per te dalluar ekonomite e ndryshme nga ato te « socializmit real » te quajtura ndryshe « ekonomi te planifikuara. Ne fakt shprehja « ekonomi tregu » eshte nje menyre dredharake per te shprehur « kapitalizmin ». Eshte e lehte te kuptohet suksesi i kesaj formule eufemike pasi te flasesh per « kapitalizem » nenkupton direkt ekzistencen e « kapitalisteve », ose nje klase dominuese ne nje sistem te hierarkizuar, nderkohe qe « ekonomia e tregut » te con ne nje shoqeri te barabartesh. Sot ish ndarja “perendim-lindje” eshte kthyer ne “lufte ekonomike” ose globalizem veri-jug (midis vendeve te veriut te zhvilluara dhe ato te jugut me pak te zhvilluara.
    Por a eshte me te vertete keshtu ? A eshte me te vertete Kapitalizmi forma ideale e organizimit social-ekonomik? Ne paragrafet qe vijojne do te japim nje pikepamje ndryshe me argumente qe pse kapitalizmi eshte sipas nesh, nje iluzion.
    Sipas kultures anglo-saksone liberalizmi është më shumë zgjedhje dhe çmime më të mira per konsumatorin ?! Qellimisht false. Sipas dogmës liberale, Kapitalizmi mund të funksionojë vetëm nëse ka nje konkurrence te kenaqshme te ofertes. Në fakt, kapitalizmi liberal tenton drejt përqendrimit dhe formimit te monopoleve që eliminojnë konkurrencën dhe zvogelojne zgjedhjet e konsumatorit duke rritur çmimet (ose duke ofruar produkte me cilesi te ulet). Në fushën e shërbimeve publike të tilla si uji, energjia elektrike, posta apo hekurudhat, privatizimi ka rezultuar gjithmonë në nje rritje në kostot e përdoruesit, ne nje shërbim të reduktuar dhe ne nje ulje ne investimet në infrastrukturë dhe ne mirëmbajtje. Një shembull: në vitet '90, FMN dhe Banka Botërore detyruan Filipinet për te privatizuar menaxhimin e ujit. Fillimisht, çmimet rane 20 % Nje propagande liberale e perdorur per të demonstruar utilitetin e privatizimit të shërbimeve. Por 10 vjet më vonë, çmimi i ujit u shumëzua me 5. Cfare mesimi duhet te marrim nga kjo per realitetin shqiptar ? “Liberalizmi, është loja e lire e tregut” Shume e diskutueshme. Sipas dogmës liberale, loja e lire e tregut kërkon transparencë te plote të tregut dhe të informacionit. Në fakt, për shkak të obskuritetit dhe pabarazise per aksesin informacional konsumatorët nuk mund të bëjnë zgjedhje të mireinformuara. "Vetëm tregu është në gjendje të përcaktojë një çmim të drejtë për mallrat, parane, apo per bizneset" Qellimisht false. Tregjet udhehiqen kryesisht nga spekulimet dhe me qëllim fitimet afatshkurtra. Shume here luhatjet e çmimeve janë të paarsyeshme, të tepruara dhe subjekte te manipulimit. Këto oshilacione eksesive te çmimeve jane shkatërruese, duke shkaktuar falimentime dhe shkatërrim të ekonomisë reale. Por në të njëjtën kohë, këto oshilacione janë edhe gjeneruese fitimesh për spekulatorët.
    "Kompania krijon pasuri. Ajo është burim i prosperitetit të shteteve dhe banorëve të tyre" Jo gjithmone e vertete. Shpesh here, kompanitë nuk krijojne pasuri, sepse vlera e krijuar është nën koston reale të burimeve të përdorura ose të shkatërruara, në qoftë se kemi parasysh koston e mjedisit dhe të njeriut si dhe koston reale te lëndëve të para jo te rinovueshme.
    Fitimi i kompanive te medha merret në të vërtetë nga i) natyra, urbanizimi dhe ndotja e ambjentit, ose "e vampirizuar" nga aktoret e tjere ekonomike. Rasti me i afert eshte blerja e bankave te vogla ne amerike nga gjigandet e financave amerikane. ii) nga konsumatorët që duhet të paguajnë më shumë për një cilësi dhe sasi me të vogël. iii) nga furnizuesit (sidomos prodhuesit e lëndëve të para minerare dhe bujqësore). iv) nga kompanitë e tjera per te cilat do te kemi inskenuar nje falimentim nga praktika te padrejta, ose qe do të blihen dhe pastaj shiten ne pjese te vogla duke i kthyer punetoret ne te papune. v) nga popujt e botës së tretë që kanë qenë të shpronësuar nga tokat dhe burimet e tyre, te cilët jane kthyer ne të robëruar dhe të detyruar të punojne në miniera apo "dyqane ëmbëlsirash" të korporatave transnacionale, apo më keq akoma, te destinuar si “kavje laboratorike” për industrinë farmaceutike, ose te shesin organet e tyre (zakonisht një veshkë apo një sy), per t’u transplantuar pastaj te pacientët me me shume fat dhe para. (Çmimi i paguar për heqjen e një veshkë shkon nga 20.000 € në Turqi, dhe vetëm 800 euro në Indi).

    “Nga globalizimi fitojne te gjithe”. False. Ndërmjet viteve 1992 dhe 2002, të ardhurat për frymë kane rënë në 81 vende te botes. Në botën e tretë, numri i "të varfërve", është rritur me gati 100 milionë. Hendeku i pagave eshte zgjeruar në mënyrë fantastike. Marrim shembullin e një punëtori qe punon në një nënkontraktues aziatik i cili perfaqeson Disney-in ne ate vend. Ai prodhon veshje “Mickey Mouse” për konsumatorët perëndimore. Ky punetor punon në një "ndermarrje djerse" 14 orë në ditë, 7 ditë ne 7 dhe pa asnjë mbrojtje sociale, pa të drejtën për grevë dhe të gjitha keto për një pagë 0.28 dollarë/orë. Në të njëjtën kohë, paga e drejtuesit te pergjithshme te Disney-it është 2800 dollarë/ore, ose 10.000 herë më shumë. 225 njerëzit më të pasur në botë kanë një pasuri të kombinuar totale prej 1000 miliard dollarësh, të ardhura ekuivalente vjetore te 3 miliardë njerëzve më të varfër të planetit, që përfaqësojne 47% të popullsisë botërore. Vlera e shtuar e pasurise se 84 njerëzve më të pasur te planetit e kalon produktin e brendshëm bruto te Kinës me nje popullsi prej 1,32 miliardë banore. Në vitin 2002, 20% e popullsisë së botës zoteronte 80% të pasurisë boterore, zoteronin 80% te makinave në qarkullim dhe konsumonin 60% të energjisë, ndërkohë që një miliard njerëzit më të varfër të planetit ndajnë 1% të të ardhurave botërore.

    "Loja e lire e tregut krijon kushtet e ekuilibrit ekonomik”. False. Loja e lire e tregut prodhon ekuiliber ne terma afatmesme por jo ne terma afatgjate. Në realitet, ajo lekundet vazhdimisht rreth ekuilibrit, dhe këto lëkundje janë brutale dhe shkatërruese per ekonomine. Një ekonomi liberale shkakton një mjedis të paqëndrueshëm ekonomik që i privon individët nga çdo siguri duke i detyruar ata që vazhdimisht të përshtaten ndaj konjukturave dhe “ristrukturimit ekonomik”. Megjithatë, si çdo qenie biologjike, qenieve njerezore u duhet nje minimum i stabilitetit te mjedisit ku jeton. Liberalizmi është pra në kundërshtim me njeriun dhe filozofine e jetes në përgjithësi, duke rezultuar edhe në shfrytëzim te pakontrolluar te natyrës dhe të ndotjes së përhapur të ekosistemit.
    “ Qëllimi kryesor i "globalizimit: te rrise konkurrencen ne tregun e punes”. Delokalizimet ne mase vitet e fundit hoqen mantelin e vertete te globalizimit. Qellimi i tij eshte të krijojë një skllavëri te re duke vene ne gare të drejtpërdrejtë punonjësit e të gjitha vendeve, duke hequr barrierat e tregtisë dhe kufizimet ne qarkullimin e kapitalit. Nëpërmjet një seri marrëveshjesh ndërkombëtare (themeluar që nga viti 1995 në OBT-se), liberalizimi ka lejuar multinacionalet te veçojne krejtesisht vendin e prodhimit nga vendi i shitjes duke delokalizuar uzinat ne Kine per te shitur produktet e tyre ne Ameriken veriore ose ne Europe, atje ku gjenden konsumatoret reale dhe fuqia blerese. Ne fillim delokalizimet perfshinin vetem punet industriale. Tanime ato prekin te gjithe sektoret, kontabilitetin, sherbimet informatike, call –center-at, teknologjine e larte, etj. Delokalizimet do te vazhdojne derisa kompanitë te kene minimumin e fitimit per te fituar, me fjale te tjera derisa punetori amerikan ose europian nuk do te kete pranuar te njejtat kushte si ai kinez, duke punuar 70 ore ne jave, 6 dite ne jave, me vetem nje jave pushime, pa mbrojtje sociale, gjithçka per nje rroge vetem 150 euro. Disa shpresojnë se me kalimin e kohës, pagat për "tregjet emergjente”, do të bashkohen me ato të vendeve perëndimore. Por kjo shpresë është iluzioniste per sa kohe qe demokracia ne keto vende emergjente eliminon çdo kerkese popullore per favorizime sociale dhe kushte me te mira pune per punetoret. Si rezultat, per sa kohe qe rritja e popullsise siguron nje mbi-force punetore disponibel, egalizimi i kushteve te punes mund te behet veçse nga poshte. Kjo rënie masive dhe e qëndrueshme ne kostot e punes per ndermarrjet multinacionale i ben me pak te dobishme investimet ne robotizimin e mjeteve te prodhimit, meqe skllavet kostojne me pak se robotet.
    "Unë më parë do t’a përshkruaja Globalizimin si liri për grupin tim që të investojë ku ai dëshiron ne kohën qe ai dëshiron, të prodhojë atë që ai dëshiron, të kërkojë lëndën e parë ku ai dëshiron, të shesë prodhimet e tij ku ai deshiron, duke eliminuar sa me shume te jete e mundur te drejtat e punetoreve dhe te lehtesirave sociale” (Percy Barnevik, president i AAB)

  8. #68
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Ne ne nje fare menyre duhet te "ambientohemi" me me krizat ekonomike pasi jane pjese e pandare e sistemit te ekonomise se lire! Bile na qenkan edhe ciklike! Sipas pershkrimit te nje kiarovegjenti
    (Edgar Cayce) piku i ciklit arrin kulimin kur perkon me numrin maksimal te njollave te diellit ,te cilat gjithashtu variojne ne menyre ciklike. Cuditerisht ,te gjitha krizat ekonomike qe tronditen boten koincidojne ne kohe me ciklin e njollave diellore.
    Sipas tij aktitiviteti intensiv i njollave diellore(qe perkon me numrin maksimal te njollave gjate ciklit) provokon reaksione emotive intensive dhe qendrime te pameshirshme dhe ndikon qendrimet njerezore duke i shtyre ata drejt dhunes ,luftrave ,dalldise dhe paranoies duke kufizuar ne kete menyre investimet dhe shpenzimet dhe shkatuar depresion edhe ne ekonomi.
    Po qe se eshte keshtu, a jemi ne gjendje te gjendje te parashikojme, per vitet ne vazhdim ecurine ekonomike dhe te pozicionohemi ne menyre te tille qe te nxjerrim avantazh gjate periudhes se ekspansionit dhe te terhiqemi gjate depresionit?
    Cilat vende jane me te ndjeshem ndaj krizes?
    La vida es un carnaval

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anëtarësuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Jo ska nevoje te presesh aq gjate. Mos me permend cmimin e naftes se me dukesh si ata qe thoshin tani qe fitoi Obama do na vijne dritat Nafta as qe kishte arsye qe te ngrihej apo mos valle ka rene kerkesa tani dhe u zvogelua numri i kinezeve dhe indianeve qe perdorin makinat? Bej durim, pune muajsh eshte dhe ketu do flasim prape bashke...
    ke te drejte Darius, por askush ska ne dore asgje, jane te tjere koka qe levizin fijet, jemi thjesht marioneta, madje per sfond, flas per shtetin apo ekonomine tone se individi esht 0

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anëtarësuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130
    nje nder temat me te bukura dhe me interesante qe kam lexuar ketu, me vjen keq qe nuk e kuptoj anglishten ne nivelin qe te kuptoj dokumentaret nga zeitgeist, ju falenderoj te gjitheve

  11. #71
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Nuk e di ne se mund tu kete rene ne dore ndonje liber nga Edgar Cayce, por sipas tij rregulla numer nje per te "parashikuar" ecurine ekonomike eshte te hedhesh ne kosh teorite e ekonomisteve profesioniste. 'Nuk jane ne gjendje te parashikojne 4 muaj jo me 4 vite'. Menyra e tij e thjeshte e ciklit te njollave diellore duket se funsionon dhe koincidenca me krizat perkon te pakten 90%.
    I cuditshem eshte fakti tjeter se sherbimet e tij po aq te kerkuara nga personazhe famoze si,:
    Thomas Edison, presidenti Wilson dhe Franklin Roosevelt.
    Ne fakt tezat e mbrojtura nga autori jane ne kontrast te plote me propaganden e perditshme qe kerkon te na siguroje per "shkurter-sine" e krizes ekonomike ne proces.
    Ajo qe Edgar Cayce afirmon eshte ,keshtu jashte korit te komunikacionit mbizoterues (me te cilen bashkohen shume studiues), tingellon blasfemi trondites kundrejt personazheve prestigjoze politike dhe gazetare qe na ftojne perdite te investojme me besim ne burse.
    Natyrisht qe nuk mund te garantohet qe "profecite" e Cayce te vijne ne menyre te perpikte , as edhe ajo qe eshte parashikuar per USA te realizohet ne Europe apo vende te tjera, por ajo qe ai shkruan eshte e pritshme. Dhe ja ku po e jetojme.
    Sidoqofte Cayce ofron nje rryme mendimi shume te gjere edhe pse eshte pak e njohur, dhe qe prej kohesh mundesine e perseritjes se nje krize te te dimensioneve te viteve 1929-1933
    La vida es un carnaval

  12. #72
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Eshte teper kurioz nje liber nga Michael Wells Mandeville : Return of the Phoenix ( Il ritorno di fenice) .Ka informacion shume te pasur dhe larmishem per krizat.Mund te gjenit dhe garfiket e koincidencave te njollave diellore me krizat qe kane pershkruar historine njerezore.
    Sa per njollat diellore mund te konsultonit:
    http://www.borderlands.com/sun/sunspots.htm
    http://tidesofchange.org/geo.sun.htm
    http://rexresearch.com/prophist/phf6cy-1.htm
    La vida es un carnaval

  13. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Po perjetojme tranzicionin me te madh ne historine e njerezimit: nga ekonomia e bazuar ne burimet fosile drejt ekonomise pa to. Krizat e fundit financiare ose jo jane krizat e transformimit. Transformimi sa ka filluar dhe do te zgjase dekada. Nese do e mbijetojme apo jo varet nga ne.

    Per me shume mund te lexoni: http://tranzicionshqiperi.wordpress.com.

  14. #74
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Vet i krijojne krizat ata gentleman-et e Wall Street-it, megjithe ate pushtet dhe fuqi kolosale financiare qe kane neper duar mund te gjunjezojne cfaredolloj qevererie .
    Te gjithe ne me vetedije ose jo ,kontribojme ne nje fare menyre ne rritjen e potencialit te tyre.
    Sepse blejme produktet e tyre , punojme per kete organizata , u besojme atyre parate tona. Bankave, shoqerive financiare, multinacionaleve. Deri pak kohe me para flitej per financen etike, por me sa duket kane harruar ose gjeja duhet te jete e veshtire per te funksionuar.
    Venia ne plan te pare e elementit material ben qe koshenca e njeriut dhe shpirti i tij te kete nje rol pas dore dhe te mos jete dicka konkrete. Dhe kjo percakton nje aspekt tjeter ne ngjarjet e kohes sone : N q s njerezit praktikojne vetem ate qe eshte materiale , atehere jane te detyruar te jetojne gjithmone ne kunderopozicion midis tyre ,sepse nje nga karakteristikat themelore e materiales eshte ekskluziviteti. Perjashtimi.
    n q s ne ate karrike je ulur ti ,nuk mund te ulem njekohesisht dhe une. N q s ate xhakete e ke veshur ti nuk mund ta vesh edhe une . Gjithcka qe eshte materiale e perjashton gjene!
    Atehere nje kulture qe njeh vetem materialen con ne menyre te pashmangshme ,ne fund te fundit ne nje bote ku sundon ligji " te gjithe kunder te gjitheve". Ose vetem n q s nuk duam te ndryshojme drejtimin.
    Per te treguar kete situate qe na ve njeri kunder tjetrit , kemi futur nje term me pak brutal :"konkurrencen".Eshte bere zakon dhe jemi mesuar me nje tip shoqerie ku mbreteron e drejta e me te fortit dhe duket pothuaj natyrale qe cdonjeri prej nesh ne jete duhet te ambientohet me nje doze te mire stresi.
    Obsesioni per materialen ,per me tej prodhon frike dhe pasiguri- kudo!
    Sidomos frika se nuk mund t ia dalesh dot mbane dhe ti rrish nga mbrapa jetes se cmendur te parase. Mjafton te mendosh ecurine e burses kohet e fundit dhe krizen financiare.
    Kalimi i frikes mund te filloje vetem kur kuptojme se nga na vjen.
    Duhet te kuptojme se kush nuk ben eksperience shpirti ne veten e tij , nuk mund te kenaqet kurre,dhe nuk e jeton ne menyre me te kuptimte dhe autonome realitetin , ; atij nuk i ngelet gje tjeter vecse te paturit: paraja , grumbullimi i pasurive dhe pushteti!
    Ndryshuar për herë të fundit nga brandon : 15-11-2011 më 16:47
    La vida es un carnaval

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anëtarësuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130
    Viti i pavendosmerise ne Europe

    (George Soros)


    Gjendja e rëndë ekonomike, në të cilën e gjeti veten pjesa më e madhe e botës së zhvilluar, nuk ishte thjesht rezultat i forcave të padukshme ekonomike.

    Mosmarrëveshjet politike po manifestohen pak a shumë përgjatë linjave shtetërore. Kjo ndasi është duke i vështirësuar gjërat në masë të madhe, për shkak se duhet një bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar për korrigjimin e jobalancës globale që paraqet rrënjën e krizës. Gjendja e rëndë ekonomike, në të cilën e gjeti veten pjesa më e madhe e botës së zhvilluar, nuk ishte thjesht rezultat i forcave të padukshme ekonomike, mirëpo fajin kryesisht e patën politikat e ndjekura, apo ato që nuk u ndoqën nga liderët botërorë. Në të vërtetë, unanimiteti mbresëlënës që mbizotëroi në fazën e parë të krizës financiare, e cila filloi më 2008-n dhe kulmoi me pakon biliard-dollarëshe të shpëtimit, të mbledhur në takimin e G20-s në Londër, gjatë prillit të vitit 2009, shumë shpejt u zhduk. Tani konfliktet burokratike dhe keqkuptimet janë të pranishme.

    Më e keqja është se mosmarrëveshjet politike po manifestohen pak a shumë përgjatë linjave nacionale. Në qendër të konservativizmit fiskal është Gjermania, derisa shtetet anglosaksone vazhdojnë të përkrahin politikat kejnsiane. Kjo ndasi është duke i vështirësuar gjërat në masë të madhe, për shkak se duhet një bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar për korrigjimin e jobalancës globale që paraqet rrënjën e krizës.
    Dyshimet rreth borxheve shtetërore në Europë janë përqendruar tek euroja në një masë aq të madhe, saqë disa tani kanë filluar ta vënë në pikëpyetje mbijetesën e valutës së përbashkët. Mirëpo, euroja ishte një valutë e pakompletuar që nga fillimet e saj. Traktati i Maastricht-it themeloi një union monetar pa union politik – një bankë të përbashkët qendrore, mirëpo jo me thesar të përbashkët. Arkitektët e saj ishin të vetëdijshëm rreth kësaj mangësie, mirëpo pikat e tjera të dobëta u vunë në pah vetëm pas kolapsit të 2008-s. Euroja u themelua mbi supozimin se tregjet korrigjojnë tepricat e tyre dhe se jobalancat paraqiten vetëm në sektorin publik. Mirëpo ndodhi se jobalancat më të mëdha, që nxitën krizën aktuale, u paraqitën në sektorin privat dhe euroja ishte shkaktare indirekte.
    Në veçanti, borxhet e shteteve të eurozonës cilësoheshin të parrezikshme: bankat duhej të mbanin vetëm rezerva minimale ndaj obligimeve të shteteve anëtare, të cilat Banka Qendrore Europiane i pranoi me kushte të njëjta. Shtetet anëtare mund të huazonin faktikisht me norma të njëjta interesi si Gjermania dhe bankat ishin të gatshme që t’i fitonin disa cent më tepër, duke i ngarkuar gjendjet e bilanceve të tyre me borxhet shtetërore të ekonomive më të dobëta të eurozonës. Për shembull, bankat europiane mbajnë më shumë se një biliard euro të borxhit spanjoll, derisa bankat gjermane dhe ato franceze mbajnë më shumë se gjysmën e asaj shume. Në vend të konvergjencës së paraparë me Traktatin e Maastricht-it, tentimi radikal për barazimin e normave të interesit rezultoi me divergjenca në performancën ekonomike.
    Te shtetet si Spanja, Greqia dhe Irlanda u shfaqën probleme me flluska në fushën e patundshmërisë, ato u rritën më shpejt dhe patën deficite më të mëdha tregtare sesa pjesa tjetër e eurozonës, derisa Gjermania – e ngarkuar nga kostoja e ribashkimit – u përqendrua në kostot e veta të punës, u bë më konkurruese dhe zhvilloi një suficit kronik tregtar. Konvergjenca e normave të interesit u prish kur qeveria e re e Greqisë bëri të ditur se deficiti i shkaktuar nga qeveria e mëparshme ishte shumë më i madh sesa ishte raportuar. Autoritetet europiane reaguan me ngathtësi, për shkak se shtetet anëtare kishin qëndrime diametralisht të kundërta.
    Gjermania, e traumatizuar nga inflacioni i pakontrolluar në vitet njëzet dhe pasojat e rënda politike të tij, kundërshtoi në mënyrë kategorike ndonjë pako shpëtimi. Për më tepër, ky shtet po hynte në ciklin zgjedhor, gjë që rriti ashpërsinë e qëndrimit gjerman. Derisa liderët gjermanë insistonin në vënien e gjobave për ofrimin e ndihmës, kriza u thellua dhe kostot e shpëtimit vazhdonin të rriteshin. Në të vërtetë, paaftësia e anëtareve të eurozonës për të shtypur kartëmonedhat e tyre në mënyrë efektive i vuri ato në statusin e shteteve më pak të zhvilluara, të cilat duhej të huazonin në një valutë të huaj, gjë që shkaktoi zgjerimin e premive të risqeve. Autoritetet, që nuk shihnin ndonjë zgjidhje, u munduan që ta anashkalonin gjendjen – një qasje që zakonisht funksionon, për shkak se problemet bëhen më të lehta për t’u zgjidhur kur tregjet qetësohen. Megjithatë, në këtë rast, kriza vazhdoi të rritej dhe autoritetet mbetën në qorrsokak, pasi Gjykata Kushtetuese Gjermane e hodhi poshtë mundësinë e garancive shtesë që do të shkonin përtej mekanizmit europian të stabilitetit financiar (EFSF), pa pëlqimin e Bundestagut.
    Në Samitin e Bashkimit Europian, më 9 dhjetor në Bruksel, shtetet e eurozonës u pajtuan që të themelojnë një union më të ngushtë fiskal. Mirëpo në kohën kur u mor vendimi, ishte tepër vonë për ta futur nën kontroll krizën financiare. Masat e miratuara nga Banka Qendrore Europiane ia dolën që të zbusnin telashet e bankave me likuiditet, mirëpo asgjë nuk u bë për reduktimin e premive të mëdha të risqeve mbi obligimet qeveritare. Për shkak se premitë nuk janë të lidhura ngushtë me deficitet në kapitalet e bankave, zgjidhja e problemit deri në gjysmë nuk mjafton. Po qe se nuk zgjidhet problemi me borxhe i tërë shteteve të eurozonës, falimentimi i Greqisë mund të shkaktojë rënien e sistemit global financiar.
    Madje edhe po qe se pengohet një skenar i tillë ankthi më 2012-n, samiti u hapi rrugë konflikteve të së ardhmes – rreth daljes në pah të një Europe “me dy shpejtësi” dhe doktrinës false ekonomike që po i prin paktit të propozuar fiskal të eurozonës. Ajo doktrinë që parasheh masa kursimi në një periudhë të papunësisë në rritje rrezikon ta fusë eurozonën në një qark vicioz të deflacionit të borxheve, prej të cilit vështirë se do të mund të dilet.

  16. #76
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622

    Cool

    Sot ne faqet e para te pothuaj te te gjitha gazetave te kriojne pershtypjen se duhet te bashkejetojme me krizat financiare! S "merret vesh " se kush eshte fajtori.
    Kudo thuhet arkat e shtetit jane bosh , arkat e bashkive jane bosh....
    Dhe duket sikur jane me te vertete , por ne te vertete male me para administrohen nga multinacionalet, grupet financiare, apo trasferohen ne burse .
    Ne fillim lakorja ngjitet menjehere lart me zig-zake deri sa arrin kulmin-majen e malit-, pas keasj lakorja precipiton menjehere poshte drejt fundit te lugines, dhe mali me para nuk eshte me !
    Por ky spostim mali me para nuk eshte si te bibla pasi atje mali zhduket me te vertete.
    Malet me para nuk treten : thjesht kalojne nga xhepat e vegjel ne xhepa te medhenj, nga investitoret e shumte ,por te vegjel tek ata te paktet qe i shijojne , ekstremisht te pasur, ujqit e burses. Perndryshe ku do te shkonin ?
    Dhe keshtu te paktet e "medhenj" kane arketuar shume, shume, dhe te shumtet e "vegjel" kane ngelur me gisht ne goje , dhe na thone qe duhet te kufizohemi, fliet per "gabime" strukturore, egalite', fraternite' ,solidarite',liberte', per finance etike. Eshte absurde !
    Fliet per sakrifica, per "lacrime e sangue" , po kush eshte fajtori?
    Per njeriun ka kuptim te reduktoje deshiren e fitimit apo zoterimit te pasurise,vetem kur gjen dicka me te mire prej se ciles terhiqet apo e ka merak!
    Po te me thuhet qe duhet te permbaj aspiratat e mia materiale dhe nuk me demostrohet asgje me e mire ,atehere behet fjale per nje moralizem te pakuptimte : eshte njesoj sikur te ftosh nje te uritur qe te heqe dore nga nje cope buke thate , vetem e vetem se eshte buke thate!
    N q s te mirat materiale jane e vetmja gje qe nje njeri disponon dhe pretendohet ti hiqen dhe ato ,atehere cfare i ngelet ? Asgje !
    La vida es un carnaval

  17. #77

    Lightbulb

    Video shume e bukur shpjeguese per situaten e rende financiare qe po kalon sot bota

    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  18. #78
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Shkrim interesant. Ke gjetur tamam kohen per nje shkrim te tille pasi jemi perpara nje krize te re financiare e cila nga sa kam lexuar do e beje Depresionin e Madh (krizen e 1929 qe ishte me renda) te duket si nje loder femijesh.
    >>> Kuptohet e gjitha kjo fale padroneve te botes. Fale atyre te pasurve qe bejne historine dhe kane ne dore te ardhmen. Jeni gati per nje krize te tille?
    (Ah, dhe kur t'ju thone qe ne po ju themi te verteten, mundohuni ti besoni)
    La verita' ti rendera' libero!

  19. #79
    Ego? Superego? Maska e Harakiri
    Anëtarësuar
    07-10-2004
    Postime
    638

    Për: Krizat financiare që tronditën botën!

    "Druhuni kur te tjeret jane lakmitare dhe jini lakmitare kur te tjeret druhen" -- Warren Buffett.
    Nqs e ndoqet kete keshille ne 2008 persa i perket aksioneve (stocks), urime.
    "Kto pershembull i kput ai neni per pervetsimin e burrave t'martum"

  20. #80
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622

    Për: Krizat financiare që tronditën botën!

    Por ne jetojme edhe ne nje bote te se drejtes !Njerezit kane te drejte te pasurohen , dha askush nuk mund te te kufizoje, dhe ne se dikujt mund ti heqesh gjerat materiale, si ngelet gje !
    Hapi perpara mund te ndodhte veten kur gjen ( natyrisht qe dhe materialja ka pjesen e vet) edhe dicka tjeter vec grumbullimit te pasurise .
    Fjalet e urta thone qe ajo qe zoterojme ,na zoteron , dhe kjo nga ana e saj ,na sundon , na ben te zoteruar . Ne fakt cfare do te thote te "zoterosh"?
    Duhet te rrish ulur mbi ate qe ke ne menyre qe te te mos ta rrembejne .Do te thote qe nuk mund te besh dot gje tjeter, do te thote qe nuk mund te levizesh lirisht dhe duhet te jesh vigjilent dhe mos humbasesh vemendjen, ne se nuk do te rrezikosh ta humbasesh ate qe zoteron!
    Por kjo nuk do te thote te predikosh lumturine zhgenjyese te gjerave materiale .
    Me mire te thuash qe ka edhe dicka me mire dhe le ta kerkojme apo gjejme.
    Cmenduria e situates se sotme qendron pikerisht ne kete kontradikte : Njeriu nuk ka me idene e gjerave te mira ne jete ,por ne te njejten kohe eshte ndertuar ne menyre te tille qe te ndieje kenaqesi vetem nga me "mira" qe egziston , dhe qe vetem njeh.... apo ndoshta eshte ndryshe per ju !
    Ne jemi pragmatike, praktike ,imediate , dhe kjo na con ne ate qe veme parane ne vend te pare : Zgjedhja ime e professionit , p sh , do te jete komplet ndryshe nga sa mund te ishte per mua,ne se do te egzistonte dicka me e rendesishme se paraja --ajo qe me pelqen dhe di te bej , idealet, bukuria, shoqeria , bota shpirterore , deshira e raporteve njerezore me te sinqerta......
    Ne diten e sotme shume njerez zgjedhin profesionin me kriterin per te bere sa me shume para te mundin!
    Por cfare do te ndodhe ne njerezimin e sotem ne se egsitojne miljona njerez qe punojne vetem per te fituar maksimumin e mundshem ,dhe ata qe fitojne pak enderrojne qe heret a vone te perfundojne ne ndonje firme (apo futen politikes) ku parate behen me te vertete ?
    Ndodh ajo qe njeriu behet impotent sepse "nuk mund" te demostroje ate qe vlen dhe eshte i detyruar te kerkoje lemoshe "per nje vend" duke rene ne duar te pak arbitrave arrogante qe percaktojne rregullat e LOJES .
    Do thoni ju : Po ka njerez qe as punen nuk e ka , dhe do ti pershtatej gjithckaje vetem e vetem per te fituar ate qe duhet per te jetuar.
    E pra , Edhe papunesia eshte nje pasoje dramatike e rendesise absolute qe paraja ka ne mentalitetin perendimor dhe eshte pikerisht gara e cmendur ne grumbullimin e pasurise qe bllokon qarkullimin e parase , duke vene ne dyshim te gjitha vlerat tradicionale. Te punoje dikur ,ishe njeri i respektuar, ishte vlere dhe kishte vlere!
    "Kerkoj pune ,por nuk e gjej dot" - thuhet , sikur puna te ishte dicka ektstraterreste dhe jashte botes se nje njeriu , apo sikur dikush te ben nje nder, dhe jo si nje sherbim apo nevoje , shperhje talentesh apo aftesish ! Mund te fillojme te themi : qe sot e tutje do heq dore se konsideruari parane si vlere supreme te jetes- si per te pasurit dhe te varferit , dhe nuk do te thote qe paraja nuk ka asnje rendesi- natyrisht qe do kete, por do te ishte nje bote ndryshe ku njerezit konsiderojne parane qellim ose mjet!
    La vida es un carnaval

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Krizat e ngashërimit ose mekjet tek fëmijët
    Nga Elna Durrësi në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 06:49
  2. Sistemi kapitalist në kolaps, Islami shihet si zgjidhja më e mirë!
    Nga Archicad në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50
  3. Bursa Shqipëtare
    Nga Gerrard në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 08-05-2007, 00:55
  4. Universiteti i Europës Jug-Lindore në Tetovë (SEEU):
    Nga StormAngel në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 05-09-2005, 09:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •