Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 10 prej 10
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime

    Bukuria e flokėve.

    Tėrheqja qė vjen nga flokėt
    Nuk na mbajnė vetėm ngrohtė, por shprehin identitetin, gjendjen shpirtėrore, besimin fetar, supersticionin. Mėnyrė joshjeje, "miq", tė bezdisshėm apo tregues tė gjendjes sonė shpirtėrore? Tė brishtė dhe rezistentė, 5 milionė qimet qė na mbulojnė thuajse gjithė trupin, shėrbejnė jo vetėm pėr tė mbajtur konstante temperaturėn e trupit, por edhe pėr tu shprehur.
    Nė tė vėrtetė, flokėt janė njė pjesė e rėndėsishme e lukut tė njerėzve, ndaj jo mė kot thonė se floku i shėndetshėm dhe i bukur ėshtė gjysma e bukurisė. Qė nė kohėt hershme, pėr t‘u dukur mė joshėse dhe mė tė bukura gratė pėrdornin qindra mėnyra dhe teknika pėr t‘u kushtuar atyre kujdes tė veēantė. Po sot? Kujdesi pėr tė ėshtė kthyer nė njė obsesion pėr femrat moderne, ndaj jo mė kot markat mė tė famshme tė produkteve pėr mirėmbajtjen e tyre janė ndėr mė tė fuqishmet nė tregun e biznesit botėror.

    Pėrse shėrbejnė?

    Te kafshėt qimet kanė lindur si organe shqisore, qė u jepnin atyre informacion mbi gjendjen e ambientit, ndėrsa mė pas iu shtua edhe funksioni mbrojtės: tė mbrojnė nga tė ftohtėt. Nė fillim njerėzit dallonin nga majmunėt, pastaj u bėnė shenjė identiteti. Sot modeli i flokėve ėshtė ai qė na tregon pjesėmarrjen nė njė grup (pank, naziskin) dhe flet shumė rreth vetes sonė.

    Nga se pėrbėhen?

    Fija e flokut ėshtė njė fibėr natyrale e kompozuar mė shumė se 90% nga keratina, proteinė fibroze, qė formohet prej qelizave tė vdekura, e cila ėshtė gjithashtu pėrbėrėsi kryesor i thonjve. Keratina ėshtė njė proteinė e pasur me cisteinė: njė aminoacid qė formohet nga oksidimi i cisteinės (njė aminoacid tjetėr, ose mė qartė dy molekula cisteine tė lidhura bashkė ndėrmjet njė "ure disulfure" formojnė njė molekulė cisteine.

    Sa mė i rėndėsishėm tė jetė numri i kėtyre urave disulfure tė pranishme nė zinxhirėt e aminoacideve (ose siē quhen ndryshe zinxhirė peptidikė) qė kompozojnė keratinėn e flokut, aq mė shumė molekula e keratinės pėrdridhet nė vetvete dhe flokėt janė mė kaēurrela. Lidhjet kimike midis sulfateve janė lidhje tė dobėta qė shkėputen shumė lehtė nėn veprimin e nxehtėsisė.

    Ndėrsa pjesa tjetėr e flokut pėrbėhet kryesisht nga uji dhe melanina (pigment natyral), proteinė e cila mund tė marrė aspekte dhe nuanca tė ndryshme (pėr shembull rrezet UV tė diellit, duke provokuar oksidacionin e melaninės qė zbardhin ngjyrėn origjinale tė flokėve).

    Sa flokė kemi?

    Rreth 100 mijė, megjithatė numri i tyre ndryshon nė varėsi tė moshės dhe ngjyrės. Njė bionde ka 150 mijė, njė brune 110 mijė, njė kuqe vetėm 90 mijė, ndėrsa dendėsia e tyre varion nga 200 deri nė 500 qime pėr cm2.

    Sa rriten flokėt?

    Rreth 1 cm nė muaj, 0.4 mikrometėr nė muaj (sidomos nga ora 10.00 deri nė 11.00 dhe nga ora 04.00 deri nė orėn 06.00). Flokėt jetojnė katėr vjet, kur humbim njė qime nga flokėt duhen rreth katėr muaj qė tė dalė njė tjetėr. Po ashtu, ēdo ditė ėshtė normale qė tė humbasim 75 tė tilla.

    Cila e pėrcakton ngjyrėn e tyre?

    Ngjyra e flokut jepet nga melanina, substancė ngjyruese, nga tė cilat ekzistojnė dy lloje: e errėt (flokė tė zinj) dhe feomelanina, e hapur (flokė biondė, tė artė apo tė kuq). Flokėt bėhen tė bardhė pėr shkak tė humbjes sė melanociteve, qelizat qė prodhojnė melaninėn. Flokėt janė gjithashtu shumė tė pasur me minerale, qė variojnė nė varėsi tė ngjyrės: flokėt e kuq pėrmbajnė mė shumė hekur, magnezi ndodhet te flokėt e zinj, plumbi nė flokėt gėshtenjė.

    Sa qime kemi?

    Rreth pesė milionė (njė milion poshtė kokės dhe fytyrės). Pjesa mė e madhe e tyre janė tė padukshme, tė shkurtra dhe pa ngjyrė. Nė 10 cm2 tė lėkurės sė kraharorit tė njė mashkulli gjenden rreth 90 tė tilla, nė tė njėjtėn sipėrfaqe tė parakrahut 240, ndėrsa nė zonat intime numri i tyre shkon nė 350. Zona ku qimet janė tė padukshme dhe mė tė dendura ėshtė hunda: poshtė saj fshihen rreth 1600 pėr cm2. Zona mė e dukshme me mė shumė qime ėshtė koka, ku nė 1 cm2 gjenden rreth 300 qime.

    Si rriten?

    Molekulat, strukturat qė prodhojnė qimet, janė programuar pėr tė ndaluar rritjen pas disa muajsh (shtatė pėr ato tė kėmbėve dhe katėr pėr ato tė mjekrės e mustaqeve), prandaj qimet kanė njė gjatėsi tė kufizuar, 3 cm pėr qerpikėt dhe sqetullat. Pėrkundrazi, te flokėt rritja zgjat nga 4-8 vjet dhe floku mund tė arrijė 115 cm. Nė ciklin e tij jetėsor, ku ndėrthuren faza e rritjes dhe ajo e pushimit, njė folikulė prodhon rreth 20 qime.

    Depilimi, antik sa vetė bota!

    Tė parėt kanė qenė egjiptianėt qė lyheshin me kremin qė e pėrgatisnin me bazė vajin dhe mjaltin. Por, nė atė kohė, nuk depiloheshin vetėm gratė; priftėrinjtė, pėrveēse i rruanin flokėt, depiloheshin nė shenjė respekti ndaj Zotit. Pra, ideja pėr tė depiluar trupin duket se i ka rrėnjėt e largėta. Thuhet se nė Egjiptin, Romėn dhe Greqinė e Lashtė, si gratė, ashtu edhe burrat depiloheshin, por lufta e vėrtetė pėr pastrimin e lėkurės duket se ka filluar nė vitin 1915, ku nisėn tė dalin edhe fushatat e para publicitare pėr "njė lėkurė tė pastėr". Ishte pikėrisht ky viti nė tė cilin firma e mirėnjohur "Gillette" hodhi nė treg makinat elektrike pėr femra. Brenda fundit tė Luftės sė Dytė Botėrore, pjesa mė e madhe e grave perėndimore depilonin kėmbėt dhe sqetullat. Nė kėtė kohė edhe burrat filluan qė tė kujdeseshin pėr njė lėkurė sa mė tė pastėr. Pjesa mė e madhe e tyre kujdeseshin pėr fytyrėn, por kishte edhe nga ata qė kujdeseshin pėr tė hequr qimet nė shpinė e nė gjoks. Duke marrė nė konsideratė kohėn, koston dhe dhimbjet, pėrse dėshirojmė ta kemi lėkurėn tė pastėr? Kur Susan Basow, njė psikologe e "Lafayette College" nė Pensilvani, ka pyetur gratė se pėrse depiloheshin, pėrgjigjja e tyre ishte se ndiheshin mė femra dhe mė shumė joshėse. Nė fakt, studimet e saj treguan se gratė qė kishin qime nė kėmbė dhe lėkurė konsideroheshin jo vetėm nga burrat, por edhe nga gratė, si mė pak tėrheqėse nė krahasim me ato qė ishin tė "pastra". Gjithashtu, gratė e padepiluara konsideroheshin mė pak inteligjente, sociale dhe mė pak tė lumtura. Basow mendon se ideja e lėkurės sė pastėr te gratė bėhet pėr motive tė ndryshme. E para ka tė bėjė me diferencėn mes grave dhe burrave. Qimet e trupit prodhohen nga njė hormon mashkullor, i quajtur testosteroni. Nga ana tjetėr, duke pastruar lėkurėn nga qimet, gratė kėrkojnė tė duken mė tė reja, mė tė pafajshme dhe mė sensuale. "Ekzistojnė lidhje shumė tė vjetra mes qimeve dhe fuqisė, qimeve dhe sensualitetit", nėnvizon Basow. Nė fund, ajo thekson se gratė dhe burrat mund tė kenė si qėllim qė ta theksojnė mė shumė distancėn e krijuar me kafshėt. Ndėrsa studiuesi britanik, Mark Pagel, thekson: "Ne e pėrdorim lėkurėn e pastėr pėr tė tėrhequr shokė njėlloj si vetja, pėr t‘u bėrė reklamė gjeneve tona. Ėshtė njėlloj sikur duam tė themi: shikoje kėtė pjesė tė lėkurės sime, ėshtė kaq e pastėr, pa shenja dhe njolla. Nuk ka asnjė parazit tek unė, bėhu shoku im". Gjithashtu, Pagel shton se zona mė e madhe e lėkurės sė pastėr ėshtė shpina. Ndoshta ky ėshtė motivi se pėrse kaq shumė gra veshin fustane qė tregojnė shpinėn dhe burrat tėrhiqen shumė nga diēka e tillė. Mbase pikėrisht bukuria e kėsaj pjese pa qime ėshtė arsyeja qė i shtyn edhe burrat tė depilojnė shpinėn.

    Nė njė botė gjithmonė e mė tė madhe, janė edhe arsyet praktike pėr pastrimin e qimeve. Nė librin "The Naked Woman" (Gruaja nudo), Desmond Morris tregon se depilimi i sqetullave dhe i kėmbėve redukton sinjalet e nuhatjes nga tė huajt. Nėse kemi evoluar deri nė atė pikė sa tė preferojmė lėkurė tė pastėr e pa asnjė qime dhe tani jemi nė njė botė ku ėshtė bėrė socialisht i pranueshėm ekspozimi i pjesės mė tė madhe tė lėkurės, ėshtė normale pėrdorimi i teknologjive tė disponueshme si depilimi, elektroliza, e deri te trajtimet me lazer, pėr t‘u bėrė mė tėrheqės. Megjithatė, cilido qoftė motivi, kjo normė sociale pėr mungesėn e qimeve ėshtė shumė e fuqishme sot nė botėn perėndimore.

    "Megjithatė, deri nė vitet ‘50 tė kishe qime nė sqetulla ishte normale", shpjegon njė profesor i antropologjisė kulturore nė Universitetin e Oksfordit. Mė vonė pėrhapja e parfumeve ka krijuar njė estetikė tė re: eliminimi i erės sė trupit dhe atė tė qimeve. Pas sqetullave erdhi radha e kėmbėve, me hyrjen e ēorapeve nejloni nė vitet ‘60. Njė kontribut i rėndėsishėm erdhi edhe nga bikini, e cila kėrkonte qė edhe zona poshtė kėrthizės dhe anash kėmbėve duhej qė tė ishte e pastėr. Depilimi total nisi pas shfaqjes sė filmave pornografikė dhe pastaj u pėrhap gjerėsisht. Po burrat? Nė filmat e 60 viteve mė parė burrat depiloheshin, megjithėse kėto konsideroheshin si skandale. Depilimi i meshkujve filloi tė pėrhapej gjerėsisht sidomos nė sport. Pėr shembull nė sportin e badi-billding, ku meshkujt depiloheshin tėrėsisht, edhe pse tėrheqja duhej tė bazohej te muskujt.

    Cila ėshtė domethėnia simbolike e flokėve?

    Janė simbol i burrėrisė dhe i joshjes. Nė Kinėn e Largėt flokėt ishin njė ēnderim, nė Romėn e Lashtė ushtarėt mbanin mjekėr dhe flokė tė shkurtėr pėr t‘iu shpėtuar armiqve, ndėrsa nė Francė tė kishe flokė tė gjatė ishte njė privilegj i mbretėrve dhe fisnikėve. Emrat Cesare, Kaiser dhe Car do tė thonė "mbret me flokė tė gjatė". Disa fise indiane i mbajnė flokėt e gjatė dhe tė lėshuar pėr t‘u lutur e pėr tė kėrcyer dhe pėr tė hyrė nė kontakt me tė mbinatyrshmen. Heremitėt i mbajnė tė pakrehur dhe tė shpupuritur pėr tė treguar shkėputjen e tyre nga bota, monarkėt orientalė dhe priftėrinjtė kristianė e qethin kokėn si shenjė e nėnshtrimit tė tyre ndaj Zotit. Por, pėrveē kėsaj, shumė njerėz e lidhin prerjen e tyre edhe me besėtytnitė. Kėshtu, gratė e marinarėve nuk i prisnin flokėt derisa burrat tė ktheheshin nė shtėpi, pasi mendonin se sillnin fatkeqėsi, po ashtu edhe sot nė shumė vende mendohet se nuk tė ecėn mbarė nėse u priten flokėt fėmijėve qė nuk kanė mbushur ende njė vjeē. Nė Egjiptin e vjetėr, kur njė fėmijė shėrohej nga ndonjė sėmundje, familja i priste flokėt dhe i vendoste nė peshore, ku, nė anėn tjetėr tė saj hidhnin ar ose argjend, njė rit qė mendohej se largonte sėmundjen pėrgjithnjė. Por, prerja e flokėve ėshtė edhe njė shenjė qė tregon zi dhe gjendjen e rėnduar shpirtėrore. Po nė Egjiptin e Lashtė zakonisht gratė i prisnin flokėt nė shenjė zie ndaj njeriut tė afėrm qė kishte humbur jetėn.

    Marre nga : Gazeta Shqip
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anėtarėsuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Mosha
    30
    Postime
    485
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Di_ANA kam nje pyetje si goc qe je te pelqejn cunat me flok apo pa flok dhe pse ???

  3. #3
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Mosha
    26
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Ka lezet, floket qeros srri as me i ly me xhel as me i dhon ngjyr

    Qerosi
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  4. #4
    **Just Me** Maska e _DANIELA_
    Anėtarėsuar
    12-12-2006
    Postime
    170
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Flori Lexo Postimin
    Ka lezet, floket qeros srri as me i ly me xhel as me i dhon ngjyr

    Qerosi
    Ta mbeshtes mendimin

    DI_ANA shume material i dobishem.
    "The key to happiness is having dreams... The key to success is making dreams come true."

  5. #5
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,087
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Shume e bukur kjo tema. Edhe une kujdesem shume per floket sepse i kam shume te gjate: duan shume pune por me pak durim kujdesesh per qef hahahahahaha.
    Nejse Flor nqs thua qeros dmth pa floke mer cun, qe keshtu na del jashte teme hahahaha
    La vita č bella...

  6. #6
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,522
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    PO une qe nuk kam nerva fare qe te merrem me floket si i behet? Zakonisht ne mengjes jam me vonese nje bisht me shume urgjence dhe me vrap nisem
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #7
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Elbasan
    Mosha
    26
    Postime
    4,465
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mirėmbajtja e flokut pėr mua tregon karakter e personalitet

    Mendimi im!
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  8. #8
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,522
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga ClaY_MorE Lexo Postimin
    Mirėmbajtja e flokut pėr mua tregon karakter e personalitet

    Mendimi im!
    Pse ore ? Ne qe nuk i kushtojme shume vemendje do te thote qe nuk kemi karakter dhe personalitet ???????? Sipas mendimit tend !
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #9
    @hermes Maska e Avduli
    Anėtarėsuar
    16-08-2006
    Vendndodhja
    shqiperi
    Postime
    132
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Floket jane kurora e fytyres , dhe mirmbajtja e tyre normal qe eshte e domosdoshme
    Njeriu kur nuk kujdeset per floket qe ka ne koke mere me mend per te tjerat gjera si kujdeset , floku eshte gje e bukur sidomos per femrat ju keshilloj mirmbajeni floket tuaj .

  10. #10
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,522
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Avduli Lexo Postimin
    Floket jane kurora e fytyres , dhe mirmbajtja e tyre normal qe eshte e domosdoshme
    Njeriu kur nuk kujdeset per floket qe ka ne koke mere me mend per te tjerat gjera si kujdeset , floku eshte gje e bukur sidomos per femrat ju keshilloj mirmbajeni floket tuaj .
    Upupupu e dime ore! Nuk po them them mos i shofim fare.KA shume femra qe i fusin 100 bojera e ca modele flokesh qe kur is shef iken me vrap.

    Mua me pelqen natyraliteti, ngjyra ime qe eshte e vecante e se ka njeri.Per prerjet c'te me shkoje.Ama per mengjesin nuk kam kohe vallaj ti rregulloj nje bisht dhe fluturoj se jam me vonese
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Tema tė Ngjashme

  1. Rėnia e flokėve tek meshkujt
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 18-07-2009, 11:23
  2. Problem me renien e flokeve
    Nga Davius nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 25-06-2009, 14:35
  3. Bukuria nė shkėlqim tė flokėve
    Nga YlliRiaN nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 07:57
  4. Kur keqpėrdoren pasuria, shėndeti dhe bukuria...
    Nga fisniku-student nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 17:08

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •