Të jetosh mes të qeshurave do të thotë të jetosh me mencuri dhe kjo është gjëja më e mirë që na japin fëmijët, të rriturve u takon ta përkrahin ndjeshmërin e tyre dhe komunikimin me cdo gjë që ndonjëherë të rriturit nuk mund ta shohin.
Kur lindim, jemi të lirë prej paragjykimeve dhe kemi një vizion të veçant që na shoqëron gjatë gjithë fëmijëris sonë, deri në momentin kur një i rritur na mëson një realitet ndryshe nga ai që mendonim se ishte jeta dhe bota.
Është e rëndësishme të kuptojmë që fëmijët janë qënie speciale, me shumë ndjeshmëri që të rriturit duhet ta ushqejnë më shumë, duke i dëgjuar me zemër për të kuptuar më shumë prej tyre.
Fëmijët janë në gjendje të thonë atë që u pëlqen, na flasin për gjëra që ne shpesh nuk i kuptojmë si për jetë të tjera, apo për atë që kanë qënë në jetët e tyre të mëparshme.
Por, gjatë rritjes për shkak të ndikimeve të jashtme, fëmijët e humbasin këtë ndjeshmëri duke e zëvendësuar me mendime racionale, duke besuar vetëm atë cka mund të vërtetojnë.
Komunikimi me fëmijët është pika thelbësore. Te kapësh vëmëndjen e fëmijëve dhe tua shpjegosh gjërat në një mënyrë që të jenë sa më të kuptueshme për ta.
Pra, tju flasësh fëmijëve nuk është e veshtirë, ekziston gjithmon një mënyrë që ti bësh të të dëgjojnë.
Komunikimi me fëmijët kerkon që të jesh i hareshëm dhe entuziast dhe kur është e nevojshme duhet të kesh ngulimin e duhur që gjithsesi nuk është agresiviteti.
Për prindërit & të tjerë - Cilat janë, apo do të ishin metodat apo teknikat që keni përdorur apo do të përdornit me fëmijët tuaj, në raste & situata të ndryshme?
Cilat janë rastet në të cilat ju jeni gjendur apo do të gjendeshit në pozitë të vështirë me fëmijën tuaj? Do ishte komunikimi përzgjedhja juaj, apo dicka tjetër?!
Krijoni Kontakt