Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1

    Jeronim de Rada

    Ka qene poet, publicist, folklorist, filogog dhe mesues i shquar i arberesheve te Italise. Lindi me 1814 ne Makje te Kalabrise. Mesimet e para i kreu ne kolegjin e shen Adrianit te shen Miter Korones. Me 1834 shkoi per te studiuar drejtesi ne Napoli, dhe aty morri pjese gjeresisht ne levizjen politike dhe kulturore te kohes. Me 1848 nxorri te paren gazete Shqiptare "L'Albanese d'italia", ne te cilen shprehu pikepamjet e tij per ngjarjet e kohes. Pas deshtimit te revolucionit te vitit 1848 e mbylli gazeten dhe i zhgenjyer u terhoq ne fshatin e tij te lindies.

    Pas traktatit "Parimet e estetikes" (Principit di estetica,1861) botoi veprat "Lashtesia e popullit Sqiptar" (Antichita della nazione Albanese, 1864) dhe "Rapsodi te nje poeme arberreshe" (rapsodie d'un poeme Albanese,1866), qe luajten rol te rendesishem per prepagandimin e ceshtjes kombetare SHqiptare. Hyri ne korespondence me patriotet Shqiptare dhe me personalitete kulturore Evropiane, dashamire te Shqiperise, dhe ndoqi me interes ngjarrjet ne Shqiperi. Me 1878 perkrahu lidhjen e Shqiptareve te Prizrenit dhe ngriti zerin kunder gjymtimit tokesor te Shqiperise. Nje ndihmese te shquar ceshtjes kombetare i dha revista "Flamuri i Arberit", qe u botua ne vitet 1883-1887. Ne "Testamentin politik"(1902) shprehu optimizmin poer te ardhmen e SHqiperise.

    Zhvilloi nje veprimtari te frytshme edhe ne fushen e studimeve gjuhesore, u kushtoi rendesi te vecante cestjes se prejardhesve te Shqiptareve dhe te gjuhes Shqipe, duke mbrojtur lashtesine e tyre.

    Ne veprat kryesore te de Rades sduhet lene pa u permendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhesore Shqipes, i pari me 1895, ne Koriliamo Kalabro, i dyti 1897 ne Lungro. Ishte mesues i gjuhes Shqipe ne kolegjin Arberesh te Shen Miter Korones per dhjetevjecare te tere deri sa vdiq.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  2. #2
    Made in Me!
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    u.s.a
    Postime
    187
    per nder te De Rades nje nga shkollat me te mira ne Tirane ka marr emrin e tij dhe nje korrigjim te vogel emri i tij eshte
    JERONIM DE RADA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga cristal : 04-08-2002 mė 17:00
    * x 0 and case closed!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Arbereshi JERONIM DE RADA eshte babai i Rilindjes tone Kombetare.

    Lavdi ketyre njerzve te mrekullueshem!


    Lidhjet midis Shqiperise dhe Arbereshve te ITALISE jane ne nivel jo aty ku duhet te ishin.
    "Merit" ka izolimi stalinist. Dhe kur u hapem u derdh plehu ne itali dhe ata do jen tmerruar kur kane para cfar paska qene atdheu i te pareve te tyre.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Jeronim De Rada

    Viti 2003, viti i De Rades per letrat shqipe. Akademiket shqiptare mblidhen ne 28 shkurt ne nje konference shkencore ne 100 vjetorin e vdekjes te poetit arberesh dhe figures nacionaliste shqiptare te shekullit te 19-te. Kozenca dhe Prishtina e kujtojne gjithashtu ne nje veshtrim sinteze, ndersa Instituti i Gjuhesise dhe Letersise ne Tirane, boton permbledhjen e studimeve me te mira mbi jeten dhe vepren e De Rades gjate nje shekulli

    Elsa Demo

    Duke filluar nga 28 shkurti, per letrat shqipe, ky do te jete viti i De Rades. Pervjetori i 100 i vdekjes se poetit do te kujtohet ne aktivitetet ne hapesirat mbareshqiptare dhe ato arbereshe. Gjeografia letrare e nje prej figurave me delikate te levizjes shqiptare kombetare te shekullit te 19-te ne Itali, Jeronim De Rades, i kalon kete vit kufijte zyrtare. Tirane-Kozence-Prishtine, ku do te kujtohet jeta dhe vepra e tij. Kete fund muaji Tirana mbledh akademiket dhe arkivistet ne nje konference shkencore, e cila sipas studiuesit prane Institutit te Gjuhesise dhe Letersise, Kristaq Jorgo "do te jete nje sinteze e studimeve mbi De Raden".

    Jane studiues qe jane marre per nje kohe te gjate me kete figure te letersise kombetare, por edhe veshtrime ne kohe per vepren e poetit ne kufijte mes tradites dhe modernes. Jane Alfred Uci, Kristaq Jorgo, Klara Kodra, Shaban Sinani, e Ali Xhiku diskutimet e te cileve lidhen me fenomenin poetik De Rada qe u zhvillua ne nje kohe me mendimin shqiptar, levizjen kombetare, kohe kur u ngjiz e quajtura letersi kombetare, letersi e Rilindjes, por do te referohet edhe mungesa e studimeve mbi te.

    Me rendesi eshte pjesemarrja e studiuesve nga hapesira te tjera, Itali, Maqedoni e Kosove. Nga Palermo vjen studiuesi i njohur Mateo Mandala, me marredhenien mes dy poeteve te medhenj e te brishte: Zef Skiroit dhe Jeronim De Rades.

    Nga Prishtina Ali Aliu vjen te flase serish per baladen romantike te dashurise se "Milosaos", nje nga poemat me te njohura te De Rades, ndersa Hamit Xhaferri nga Tetova sjell veshtrime mbi "bardin e dramave kombetare dhe hisorike", pak te rrahura nga studiuesit e djeshem e te sotem. Ashtu sikur nuk do te mungojne materiale doreshkrimore te De Rades nga Arkivat e Shtetit, pare si burim paresor per Rilindjen. Keto jane nje rast per hapjen e ekspozites "De Rada permes dokumenteve".

    Studiuesi Kristaq Jorgo thote se ne linjen e pervjetorit te 100 te vdekjes se poetit "do te botohet nga Instituti i Gjuhesise dhe Letersise nje pembledhje antologjike me studimet me te mira mbi Jeten dhe vepren e tij, gjate nje shekulli".

    Po ne 28 shkurt, ndersa ne Tirane do te mbahet kjo konference, ne Kozence zhvillohet nje aktivitet shkencor perkujtimor. Keshtu dhe seminari i pervitshem per gjuhen shqipe qe zhvillohet ne vere ne Prishtine, do t'i kushtohet De Rades.

    Jeronim De Rada lindi ne vitin 1814, ne Maki, koloni e vogel arbereshe e Kalabrise. Ne autobiografine e tij, pak e njohur me pare, dhe botuar se fundmi e perkthyer dhe pergatitur nga studiuesi Jup Kastrati, De Rada jep te dhena me shume interes per nje poet qe u lind e jetoi larg Shqiperise, dhe qe ka qene nje figure dominuese ne letersine tone te Rilindjes. Tregon ne kete autobiografi se stergjysherit e te atit "rridhnin nga nje fare Pjeter Anton Rada prej Shqiperie, per te cilin, ne arkivin e Venedikut, te vitit 1300, ndodhet nje kontrate per shitblerje me Dogjen. Nje fare Pjeter Antoni eshte i pari i shtepise Rada, te cilin e gjejme ne librat e pagezimit te Makit, emer qe nuk zhduket ne tash kater shekuj...". Kjo ishte mbijetesa ne kohe e fisit Rada, qe i ngjan ne nje menyre pemes se letersise se poetit te ri, De Rada.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Jup Kastrati, 25 vitet me De Raden
    Profesor Jup Kastrati e pa te realizuar idene e tij per te sjelle ne shqip "Autobiografine" e De Rades (botime Onufri, 206 faqe, 400 leke), ashtu sic e pati projektuar dhe bere gati per shtyp 25 vjet me pare. Pjese te kesaj autobiografie te cilat vijne per here te pare ne shqip jane "Autograf" (1885) dhe "Testamenti politik" (1902). Ne parathenien e vepres Kastrati shpjegon me saktesine e fakteve te gjitha peripecite e saj, me botimet e nderprera qe nga viti 1934, me anonimatin e perkthyesit, me heshtjen e Shtepise Botuese "Naim Frasheri" ne vitin 1973, kur ai e kishte dorezuar te plote vepren e perkthyer, here te tjera per arsye financiare. Pra asnjehere nuk eshte dhene ne variantin e saj te plote, kur vula vihej nga shtepia botuese. "Ky punim i fundit i Poetit te Madh Arberesh eshte ribotuar italisht ne Rome, ne qershor 1964. Kater periudhat e vepres "Autobiografia" (1898-1899), botohen, sot, te plota", mbyll shkurtimisht historine e kesaj pune te veshtire, Kastrati. Dhe si per t'i shkuar deri ne fund kesaj historie me pengesa, kjo veper nuk eshte perfshire ne seminarin shkencor te akademikeve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Jeronim De Rada

    Jeronim De Rada, afirmuesi i letėrsisė arbėreshe - Nė 100-vjetorin e vdekjes -


    TIRANE, 21 Shkurt/ATSH/.- Letėrsia arbėreshe e afirmoi veten si letėrsi artistike pėrmes krijmtarisė sė Jeronim De Radės. Nė prag tė 100 vjetorit tė vdekjes sė tij, vlerat si poet, folklorist, publicist, filolog dhe estet bashkohen tek ky patriot qė shkriu tėrė energjitė e veta pėr zgjimin e shqiptarėve dhe lirinė e atdheut tė stėrgjysherve. I lindur nė nėntor tė vitit 1814, ai qė nė rini u njoh me letėrsinė antike dhe moderne si dhe me idetė e iluminizmit , duke i ndezur edhe shkėndijat e para tė talentit. Qė nė kėtė kohė De Rada shkruan poemėn me subjekt shqiptar "Odisea" por qė botohet shumė vonė. Kontakti qė pati me folklorin arbėresh do t'i zbulonte shpirtin e popullit tė vet. Njė botė e re dhe mė e gjallė do tė hapet pėrpara tij, kur nisi studimet pėr drejtėsi nė Napoli tė Italisė, aty ku do tė linde edhe vepra e tij e parė "Kėngėt e Milosaos", qė shėnon agimin e njė periudhė tė re pėr letėrsinė tonė kombėtare. Nė kėtė periudhė ai hyn nė njė rrugė tė re, rrugė e pėrpjekjeve aktive pėr ēlirimin e atdheut tė tė parėve, Shqipėrisė, dhe tė vendlindjes, Italisė. Nė tė njėjtėn kohė ai pėrpiqet tė zgjerojė horizontin e vet kulturor, boton poemėn e tij tė dytė "Serafina Topia" nė tė cilėn spikasin idetė liridashėse. Kėshtu emri i poetit bėhet gjithnjė dhe mė i njohur. Batica revolucionare e vitit 1848, e gjen shkrimtarin nė krahun e liberalėve, pikėpamjet e tė cilėve ai i mbron ne gazetėn qė atė vit themeloi vetė, me titull "Arbėreshi i Italisė". Pėr tė vėnė nė vend qėllimin e madh tė pėrhapjes sė idesė kombėtare shqiptare me anė tė zhvillimit tė kulturės amtare, De Rada pas shumė pėrpjekjesh arrin tė vendosė nė Kolegjin e Shėn Adrianit mėsimin e shqipes, duke u bėrė mėsues i saj. Pas vitit 1860, De Rada filloi tė botonte njė varg veprash me karakter estetik, gjuhėsor, politik, folkloristik tė cilat militonin pėr ēėshtjen shqiptare, pėr njohjen e traditave tė lashta tė popullit shqiptar dhe pėr zhvillimin e kulturės nė gjuhėn shqipe. Emri i poetit tashmė i kapėrcen kufijtė e botės arbėreshe duke u bėrė i njohur nė botėn kulturore dhe shkencore evropiane duke u ēmuar nga personalitete tė tilla si Dora d'Istria, dhe Lamanter i cili i shkruante De Radės se; "Poezia ka lindur nė brigjet tuaja dhe atje duhet te rikthehet...". Njė periudhė tė re nė veprimtarinė e rilindėsit arbėresh shėnon themelimi prej tij i revistės "Fjamuri i Arbėrit" organ qė mbajti lart flamurin e patriotizmit duke insistuar nė kėrkesėn pėr autonomi. Nė vitet e fundit tė jetės sė tij De Rada shkruan vepra tė tilla si "Skanderbeut tė pafan", "Pellazgė e shqipėtarė", "Konferenca mbi gjuhėn shqipe" etj. Ditėt e fundit tė jetės qėnė tė rėnda dhe tė mundimshme pėr shkrimtarin nėntėdhjetėvjeēar. Mendimi i fundit i shkrimtarit tė madh ishte pėr Shqipėrinė, fjalėt e tij tė fundit pėr fatin e hidhur tė arbėreshėve; ..."gjaku ynė i shprishur...fisi ynė i shpėrndarė...". - Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė propozon dhėnien e titullit "Nderi i kombit" - Intituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė nė Tiranė, i ka kėrkuar Akademisė sė Shkencave, qė kjo e fundit t'i drejtohet Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Alfred Moisiu, me propozimin pėr dhėnien e titullit "Nderi i Kombit", rilindasit Jeronim De Rada. Ndėrkohė 100 vjetori i vdekjes sė De Radės do tė kujtohet nė datė 28 Shkurt, me njė sėrė veprimtarish nė hapėsirat mbarėshqiptare dhe ato arbėreshe. Tirana, Kozenca dhe Prishtina do tė jenė tri qendrat nė tė cilat do tė kujtohet jeta artistike e poetit. Njė konferencė shkencore do tė mbahet nė kėtė ditė nė Tiranė, nė kujtim tė veprės sė De Radės, ku akademikė arkivistė do tė bėjnė njė sintezė studimore tė veprės sė tij. Studjues si, Kristaq Jorgo, Alfred Uēi, Klara Kodra, Shaban Sinani, Ali Xhiku, do tė diskutojnė pėr veprėn e poetit nė kufi mes traditės dhe modernes. Ndėrkohė pjesėmarrės nė kėtė konferencė do tė jenė dhe studjues pėrtej kufijve si, Ali aliu dh Hamid Xhaferri. Veprimtari pėr nder tė De Radės do tė zhvillohen dhe nė Prishtinė (Kosovė), ndėrsa nė Kozenca tė Italisė do tė mbahet njė veprimtari shkencore./k.h/f.n/
    2003-02-21



    --------------------------------------------------------------------------------
    Copyright © 2001 Albanian Telegraphic Agency! Inc. All rights reserved.

    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Historia e arkivės sė Jeronim De Radės qė u zbulua nga njė letėr e nipit tė tij drejtuar shtetit shqiptar i cili nuk u interesua nė ato kohė pėr rimėkėmbjen e shtėpisė sė rrėnuar tė De Radės. Pikėrisht aty ndodhej ky arkiv.

    Dorėzimi i dorėshkrimeve nė Akademisė Mbretėrore Italiane.

    Vetėm pas shumė vitesh, shteti shqiptar do tė siguronte kėtė pasuri tė De Radės .Nė 100- vjetorin e vdekjes sė rilindasit, kėto dorėshkrime e letėrkėmbime janė vendosur nė njė ekspozitė


    Jeronim De Rada, bota e pazbuluar e rilindasit tė madh

    Admirina Peēi
    100 vjet pas vdekjes sė De Radės studiues tė shumė janė mbledhur tok nė njė konferencė pėr tė diskutuar gjatė pėr veprėn e tij, mbi pozicionin e tij nė jetėn shoqėrore e politike tė kohės, mbi gjurmėt e thella qė ai vendosi nė letėrsinė shqipe, etj. Studiuesi Alfred Uēi ka mbajtur kumtesėn “Profeti i poezisė dhe i mendimit shqiptar” , Kristaq Jorgo ka mbajtur kumtesėn “Si lindi njė letėrsi kombėtare: Jeronim De Rada”, Gjovalin Shkurtaj “Gjuha dhe shpirti i arbrit nė veprėn e De Radės”, Ali Aliu me “Universi i “Milosaos”, Klara Kodra “De Rada, midis traditės dhe modernitetit”, Shaban Sinani ka mbajtur kumtesėn “Kulti i epopesė tek De Rada”, Ali Xhiku “De Rada nė mungesat e studimeve pėr tė” dhe Nevila Nika me “Fondi i De Radės, burim parėsor pėr studimin e Rilindjes Kombėtare”.
    Alfred Uēi ėshtė ndalur mė shumė nė veprėn e botuar sė fundmi tė De Radės “Parime tė estetikės”, pėrgatitur pėr botim nga vetė studiuesi. “Jeronim Derada i mirėnjohur si pėrfaqėsues i parė i poezisė moderne shqipe, themelues i letėrsisė romantike shqipe me librin “Principi di Estetica”, paraqitet nėpėrmjet kėtij libri edhe si lėvrues i estetikės teorike”,- tha Uēi. Sipas tij, ky libėr mbėshtetet mbi baza tė forta filozofike, mbi pėrvojat e historisė botėrore tė estetikės, dhe tė letėrsisė dhe arteve.
    Ndėrsa dr. Shaban Sinani, nė kumtesėn e tij tha se “Letėrsia shqipe ėshtė sunduar pėr afro njė shekull prej kultit tė epopesė. Shkrimtarėt e mėdhenj rilindas e shihnin veten pėrgjegjės ndaj epopesė kombėtare. Nga kjo pėrgjegjėsi lindėn vepra tė rėndėsishme prej mė tė mėdhenjve tė letrave shqipe, duke filluar qė nga Jeronim De Rada , Naimi e deri tek Fishta.” Mė tej ai tha se “Kulti i epopesė tek De Rada ėshtė pjesė e mitit tė sė shkuarės, e hyjnizimit tė “motit tė madh”. Nėse kjo ēėshtje do tė shihej nė mėnyrė teknokratike, atėherė do tė duhej tė pranohej se romantizmi i De Radės ėshtė romantizėm prapavajtės. Karakterizimi teorik i romantizmit si drejtim dydegėsh, futurist-utopik dhe retrospektiv, do tė bėhej pengesė pėr tė kuptuar nė tėrėsi veprėn e tij”. Mė tej nė kėtė konferencė ėshtė diskutuar edhe mbi pikėpamje tė tjera tė veprės sė De Radės, si dhe ėshtė hapur njė ekspozitė me dorėshkrime dhe letėrkėmbime origjinale tė De Radės nga Arkivi Qendror Shtetėror. Mbi kėtė arkiv tė De Radės ka folur nė kėtė konferencė dr.Nevila Nika.

    Udhėtimi i vėshtirė i arkivit tė De Radės

    “Arkivi i Jeronim De Radės bėn pjesė nė ato arkiva personale, qė janė njė minierė ari pėr tė gjithė studiuesit e Rilindjes Kombėtare Shqiptare”, – kėshtu bėri tė ditur studiuesja Nevila Nika, e cila foli nė kėtė pėrvjetor pėr “Arkivi i Jeronim De Radės,- burimi parėsor pėr studimin e Rilindjes Kombėtare”. Nė kėtė kumtesė ajo foli me hollėsi pėr kėtė arkiv si dhe pėr rrugėn qė i ėshtė dashur tė ndjekė ai qė prej kohės sė vėshtirė kur shtėpia e De Radės ishte nė gjendje shumė tė keqe. Sipas saj, njoftimi i parė, pak a shumė zyrtar pėr ekzistencėn e kėtij arkivi na e pėrcjell njė letėr e nipit tė De Radės, i quajtur Zef De Rada, ose Xhuzepe mė 14 korrik 1924. Pikėrisht 21 vjet pas vdekjes sė gjyshit tė tij, ai i ka drejtuar njė letėr Ministrisė sė Punėve Botore nė Tiranė. Letra ėshtė dorėshkrim i Zef De Radės dhe ėshtė shkruar nė gjuhėn italiane. Nga kjo letėr mėsojmė se shtėpia e lindjes sė Jeronim De Radės “ėshtė nė gjendje mjaft tė keqe” dhe pėr kėtė arsye Zef De Rada kėrkon ndihmėn e shtetit shqiptar. Sipas tij, nė kėtė shtėpi ndodhet arkivi me vlera tė pallogaritshme i vetė Jeronimit, i cili nga gjendja e mjerueshme e shtėpisė rrezikon tė zhduket . Lutja e Zef De Radės, pėrcillet disa ditė mė vonė pikėrisht mė 20 korrik 1924 nga Ministria e Punėve Botore tek ajo e Arsimit. Arsyetimi ishte se Ministria Botore nuk mund tė nxirrte fonde pėr tė tilla raste. Po ashtu edhe Ministria e Arsimit tha se nuk kishte fonde pėr meremetimin e shtėpisė sė De Radės, por pėrsa i pėrket dokumenteve ato mund t’i dėrgohen kėsaj ministrie dhe ajo do t’i vlerėsojė. Pėr kėtė pėrgjigje, Ministria Botore lajmėron familjen De Rada e cila si duket, kishte pritur mė shumė nga atdheu i tė parėve. Kėsisoj vite mė pas, trashėgimtarėt e De Radės, pjesėn mė tė madhe tė arkivit ia kaluan Akademisė Mbretėrore Italiane. Ky njoftim del nga njė letėr e datės 16 nėntor 1941, dėrguar Ernest Koliqit, autori i tė cilės nuk dihet pasi ėshtė vetėm njė fletė nga kjo letėr e shkruar nė gjuhėn italiane. Nisur nga ky fakt mendohet se letėrshkruesi tė ketė qenė italo- arbėresh dhe sipas tij kuptohet se vetė Ernest Koliqi ka qenė i interesuar, pėr tėrheqjen nė Shqipėri tė arkivit tė De Radės. Por Koliqi u njoftua mė vonė se Akademia Mbretėrore Italiane, nėpėrmjet prof.Skiroit, arriti tė tėrhiqte tė gjithė dorėshkrimet. Mė tej u deshėn tė kalonin vite, deri nė vitin 1951, kur qeveria shqipatre mori nė shqyrtim mundėsinė e blerjes sė dorėshkrimeve tė Jeronim De Radės. U ra dakord pėr t’i blerė dhe u caktua shuma pėrkatėse 3 milionė lireta italiane. Nuk dihet nėse kėtė shumė e kėrkoi familja e De Radės, apo e caktoi vetė qeveria shqiptare, megjithatė me anė tė saj u bė tėrheqja e kėtyre dorėshkrimeve. Fillimisht dorėshkrimet kanė kaluar nė Seksionin e Historisė tė Institutit tė Shkencave e mė pas nė Arkivin e shtetit.

    Ēfarė ndodhet nė arkivin e De Radės?

    Siē shpjegon me hollėsi studiuesja Nevila Nikaj, ky arkiv qė tashmė ndodhet nė Arkivin Qendror tė Shtetit i ėshtė nėnshtruar pėrpunimit tekniko shkencor, pra klasifikimit tė dorėshkrimeve tė De Radės, i cili sipas saj paraqiste mjaft vėshtirėsi, pėr shkak se ishin dorėshkrime pothuajse nė gjuhė tė huaj si italisht, frėngjisht dhe greqisht, por edhe dorėshkrimet nė shqip e arbėrisht ishin po aq tė vėshtira pėr t’u lexuar. Po ashtu njė pjesė e madhe e dorėshkrimeve ishin fragmente shkrimesh tė ndryshme dhe paraqitnin vėshtirėsi pėr t’i bashkuar apo identifikuar. Por megjithatė u arrit tė bėhej pikėrisht klasifikimi i dėshiruar, nga puna e pėrkthyesve profesionistė si Cin Ēapeli, Vasil Bozgo, Gjon Kovaēi, dhe Shuk Koka. E pas klasifikimit pėrfundimtar nė vitin 1963 ky arkiv pati 91 njėsi ruajtjeje me 6410 fletė dokumente dhe 31 libra. Tashmė janė disa njėsi ruajtjeje tė kėtij arkivi ku pėrmblidhen 1) materiali biografik, 2)veprimi zyrtaro-shoqėror, 3)veprimtaria krijuese, 4)letėrkėmbimet( letra tė ardhura e tė dėrguara), 5) pasuria e krijuesit tė fondit, 6) tė tjerėt pėr krijuesin e fondit, 7)materiali i familjes, 8)materiali i grumbulluar dhe 9) materiali ilustrativ. Materialet janė shkruar nė gjuhėt shqipe, arbėrisht, italisht, frėngjisht, greqisht, dhe pjesa dėrrmuese e tyre janė dorėshkrime origjinale. Nė dosjen e parė gjendet “Autobiologjia”ose outobiografia e botuar nė tre pjesė nė formė broshure. Nė dosjen numėr 10 gjenden artikuj dhe materiale tė tjera shtypi pėr tė cilat mendohet se janė botuar, ose grumbulluar pėr botim nga vetė De Rada. Mes tyre gjendet edhe njė artikull i nėnshkruar nga njė shqiptar qė jeton nė Egjipt, njė artikull pa autor me tė dhėna pėr vendbanimet e arbėreshėve nė Itali, njė material mbi Shkodrėn, tre artikuj tė Xhuzepe Petrasit. Pėrmbajtja e “Flamurit tė arbėrit”, pėr vitin 1884, etj. Sipas Nikės, dorėshkrimi i njėrės prej veprave mė nė zė tė De Radės “Kėngėt e Milosaos” ndodhet nė dosjen 19. Sipas saj, vepra nuk ėshtė e plotė. Vargjet janė arbėrisht dhe janė shkruar nė njė bllok tė pėrmasave shumė tė vogla. Gjithsej janė 42 fletė. Ndėrsa dosja 21 ka 99 fletė dorėshkrime. “Poesie albanesi del sec.XV” De Rada e ka shkruar nė njė bllok tė vogėl dhe mban datėn 1839. Dorėshkrimi ėshtė arbėrisht e italisht. Po nė kėtė dosje ėshtė edhe njė fletore nė tė cilėn De Rada arbėrisht ka shkruar “Terzo libro della vita di Serafina Topia” nėnshkruar nga ai vetė nė Napoli me 1846. Po ashtu nė kėtė dosje gjenden edhe disa pjesė tė ditarit tė tij.

    Letėrkėmbimet e De Radės

    Janė rreth 400 persona nga tė vilėt 368 dihet se kush janė me tė cilėt Jeronim De Rada ka pasur letėrkėmbim tė vazhdueshėm. Tė gjithė kėto letra janė origjinale dhe janė tė periudhės nga viti 1829 deri ėn vitin 1903. Ndėr to ka koppje tė letrave qė vetė De Rada iu ka shkruar rreht 17 personave, letra kėto tė ruajtura nga ai vetė. Ndėr to njė vend tė rėndėsishėm zė edhe letėrkėmbimi familjar, ku ka letra tė babait, vėllezėrve, motrave, djemve, bashkėshortes, , nipave, etj. Nė kėto letra duket synimi i De Radės qė shkon nė dobi tė ēėshtjes kombėtare shqipatre, pėrqendruar kryesisht nė mėsimin dhe kultivimin e gjuhės shqipe, si dhe angazhimi i tij nė jetėn politike tė Italisė sė atyre viteve. Lista e letėrkėmbyesve me De Radėn ėshtė mjaft e gjatė, e ndėr ta njė numėr tė madh bėnin bashkatdhetarėt nė kolonitė e mėrgimit, nė Itali, Egjipt, Rumani, etj. Midis tyre janė Zef Jubani, Sami Frashėri, Faik Konica, Dora D’Istria, Thimi Mitko, Spiro Dine, Visarion Dodani, Gavril Dara i Riu, Zef Serembe, Anselmo Lorekio, Lui Benloev, Gustav Majer,Alfons De Lamartin, Luigj Gurakuqi, Mit-hat Frashėri, Anton Santori, Preng Doēi, princesha Di Strongoli, Franēesko Krispi, Pietro Kiara, Dhimitėr Kamarda, Pietro Matranga, etj. Sipas dr. Nevila Nikės, studimi i fondit arkivor tė Jeronim De Radės nga ana e historianėve dhe sidomos i letėrkėmbimit tė tij , pėrbėjnė njė ndėr burimet mė tė rėndėsishme pėr njohjen dhe studimin e e Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Aty studiuesit mund tė njihen me pėrpjekjet e De Rdaės nė drejtim tė mėsimit e tė pėrhapjes sė gjuhės amtare, evolimin e gjuhės shqipe nė shekuj, ēėshtjen e alfabetit, shkollave etj.

    Fletė nga ditari

    Sa tė ndryshme e tė trishtuara janė tani ditėt e jetės sime, plot andralla familjare dhe shqetėsime tė rėndomta, nė krahasim me ato ditėt aq tė gėzuara tė rinisė sime, kur me shpirt tė pushtuar nga dashuria pėr njė vajzė fisnike, erdha pėr pak ditė nga njė qytet i largėt nė shtėpinė e fshatit ku mė priste ajo. Kėtu u dhashė pas punėve bujqėsore, i ēliruar nga ēdo shqetėsim qė sjell puna mendore . Toka m’u shfaq e mbushur jo vetėm me gėzimin e tė vjelave tė vreshtave dhe tė mbledhjes sė ullinjve, me ditėt e bukura e tė kthjellėta, por edhe me erėrat kushtrimtare tė kohės, tė cilat kishin mbėrritur deri nė fshatin tim dhe kishin pushtuar zemrėn dhe shpirtin tim…

    Trimi e zuri e ma puthi
    Na e puthi mu nė buzėt
    Vasha n’uj’ e vėrtiti faqen
    Dhe lau tė puthurėn
    Po m’atė e skuqi ujėt.
    Nga qyteti aty afėr
    Duallė gratė e lan’ leveret
    Skuqeshin, nuk zbardheshin
    T’linato qė ato lanin
    Kopshtet qė vaditeshin
    Gjethet i bėnin tė kuqe.
    Zogjtė qė pinin atij uji
    Cicėrimn’ e tyre humbnin…
    (Shkėputur nga “Parime tė Estetikės” nga libri II dhe III)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    KUSHTUAR 100 VJETORIT TĖ POETIT ARBĖRESH DE RADA
    (1814 – 1903)
    Njė vizitė nė shtėpinė e De Radės, nga Lirio Nushi

    Atje ku lindi GIROLAMO DE RADA

    Poeti arbėresh lindi nė katundin arbėresh Maq, i cili ndodhet nė Italinė e Jugut pranė Komunitetit mė tė madh Arbėresh nė San Demetrio Corone – Shėn Mitri i Koronit, siē i thėrrasin vendasit arbėresh. Ky toponim ėshtė ruajtur prej arbėreshėve tė Italisė sė Jugut dhe e ka origjinėn nga More-ja, Pelopnezi i sotėm nė Greqi. Ėshtė njė nga elementėt bazė historik qė tregon prejardhjen e vėrtetė tė shumicės sė arbėreshėve tė Italisė sė Jugut. Gjat kėtyre fjalėve menjėherė tė shkon nėpėr mėnt pyetja: Ēlidhja ka Peloponezi i sotėm Grek - Moreja dhe Arbėreshėt. Sipas tė dhėnave dhe dokumenteve historike tregohet se arbėreshėt, bij tė tė tokės Arbėrore ndosheshin nė kėto zona pėr tju shėrbyer perandorėve bizantin pasi ishin luftėtarė shumė tė mirė dhe trima. Ka tė dhėna se ata janė vendosur aty rreth viteve 1200, domethėnė 200 vjet para se tė largoheshin prej andej pėr tu vendosur nė Italinė e Jugut. Fakte historike tė ndryshme pėrbėjnė njė element tė vėrtetė studimi nė lidhje me kėtė ēėshtje. Prej kėtyre vendeve pikė referimi ėshtė Koroni i cili ndodhet nė Messini-Peloponez tė Greqisė, atje ndodhet edhe sot e kėsaj dite kalaja e ndėrtuar prej arbėreshėve – Kalaja e Koronit.

    Prandaj edhe Arbėreshėt e larguar prej andej kanė ruajtur toponimin e tyre duke e quajtur njėrėn prej qendrave mė tė rėndėsishme dhe komuniteteve mė tė mėdhaja arbėreshe: Shėn Mitri i Koronit-San Demetrio Corone.
    Nga qendra e Shėn Mitrit ndodhet vetem 4 kilometra larg katundi arberesh Maq ku lindi dhe vdiq De Rada.

    Unė shkova atje dhe pashė nga afėr shtėpinė e De Radės.

    Askush nuk mund tė mė kthej nga rruga qė jam nisur,
    askush nuk mė ndalon dot tė shkoj ndėr arbėreshtė,
    atje mė janė vellezėrit e mi tė lashtė,
    atje mė janė vėllezėrit e mi antik,
    bijtė e arbėrit me gjak tė pashprishtė.
    Lirio Nushi

    Ndaj rrugės qė tė conte pėr nė Shėn Mitėr shikoje plantacione tė mėdha me limona dhe portokalle, gjithkund ndihej aroma e mirė e tyre. Njė diell i bukur qė ngrohte ėmbėl ndriconte gjithkund. Nuk ishte hera e parė pėr mua qė shkoja nė Kalabri por sa herė qė shkoj atje ndjehem shumė i lumtur dhe gjithmonė mė duket sikur shkoj pėr herė tė parė. Pranvera ėshtė e bukur gjithkund por jo ma e bukur se nė “Arbėri” kėshtu i thonė arbėreshėt vendėthit tė tyre Shėn Mitrit tė Koronit. Tabelat ndėr rrugė tė urojnė nė shqip “Mirė se na Erdhėt”. Nuk ka se si tė mos ndjehesh si nė shtėpinė tėnde, madje edhe ma mirė akoma. Qeveria Italiane qysh nė kohėn e Garibaldit i ka lejuar komunitetet arbėresh tė kenė njė liri tė plotė pėr sa i pėrket tė folmes dhe tė shkolluarit nė gjuhėn e tyre amėtare. Kjo u bė nga Garibaldi i madh nė shenjė falenderimi pėr ti shpėrblyer luftėtarėt trima arbėresh tė cilėt morėn pjesė nė luftė duke luftuar heroikisht pėr Italinė. Askund tjetėr nuk ka ndodhur kjo me shqiptarėt. Arbėreshėt tė cilėt me prezencėn e tyre na bėjnė tė krenohemi mbajnė dhe ruajnė gjallė atje ēdo nocion dhe identitet kombėtar bazuar thellė nė origjinė . Kolegji Italo – Shqiptar mban emrin e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut ku gjuhė e dytė ėshtė arbėrishtja.

    Nder ta flitet arberisht, pershendeten arberisht, ne kishe flasin arberisht, ne restorantet e tyre menute jane ne italisht dhe arberisht, gjuhe e trasheguar dhe e ruajtur brez pas brezi per me shume se 500 vjete me rradhe, ajo u ruajt nepermjet kengeve te tyre pasi shqipja deri vone nuk shkruhej, u ruajt duke e mbajtur gjalle gjuhen e arbrit, duke folur me njeri-tjetrin, duke ju treguar fėmijėve tė tyre pėr Arbėrinė-vendin e largėt pėr tė cilin me me aq mall flasin. Sheshi kryesor i qytetit mban emrin dhe bustin e heroit tone kombėtar Gjergj Kastriotit. Nė kete komunitet u edukua dhe u shkollua Luigj Gurakuqi dhe Avni Rustemi, qė tė dy nxėnės tė De Radės. Ky kolegji i ruajtur i cili ėshtė i funksionueshėm edhe sot e kėsaj dite.

    Kur shkon atje eshte njėsoj si tė kthehesh 500 vjet ne kohe, degjon gjuhen e arbrit siē flitej para 500 vjetesh me disa ndryshime dhe deformime te cilet i perkasin dhe fajesojne kohen e gjate qe ka kaluar por megjithate ajo egziston, e paster arberore, dhe tepėr origjinale e vjen tė na rrėfej shumė sekrete tė historise dhe tė egzistencės se popullit dhe tė kulturės shqiptare.

    Arbereshi i Rilindjes Shqiptare dhe i ruajtjes se tradites kombetare shqiptare, poeti i madh De Rada lindi ne Maq, katund karakteristik Arbėresh. Pamja e tij nga lartesia e hotelit Petti Rosso i cili ndodhet nė Shėn Mitėr duket e qarte ne majė tė njė kodre. Katundi qė ndodhet nė kodėr ėshtė Maqi, ndėrsa nė pjesėn e poshtme shtrihet Shėn Mitri, kjo qytezė arbėrore me rreth pesė mijė banorė arbėresh.

    Poeti Arberesh ėshtė mjaft i njohur nga shqiptarėt gjithandej me Kenget e Milosaos “I canti del Milosao” publikuar ne vitin 1836, e cilesuar nga kritika si nje nga poemat me romantike te De Rades. Ai shkroi nė gjuhėn e memes: Krutan i Mėrguar, Odiseu, Imotoe, Parayllja, Vantisana, Nasta, Agata e Pravatės, Miloshini, Nata e Krishtlindjeve, Diana, Serafina Topia, An Maria Kominiate, Frosina Vantizana, Adina, Videlaida, Skanderbegu i Pafan, Rėnia e Mbretėrisė sė Arbrit, Gjon Huniadi, si edhe dramat: Numidėt e cila u botua nė vitin 1846 dhe mė vonė u ribotua me emrin Sofonsisba mė 1891.
    De Rada, ky njeri i pendės dhe i pushkės duke marrė pjesė nė kryengritjet e shqiptarėve dhe duke qenė njė ndėr udhėheqėsit e arbėreshėve jetoi dhe mendoi pa u kursyer pėr tė mirėn e shqipes dhe tė kombit. Ai u rrit fėmijė duke shkuar ndėr shkollat italiane dhe pohon se ka qenė njė nxėnės i keq pasi nuk kuptonte mire italishten deri nė moshėn 8-10 vjeē. Mė vonė studjoi nė Napoli dhe nuk dinte tė fliste mire italisht. Bashkėpunoi me Torelin i cili botonte Omnibus-in nė atė kohė i cili ishte arbėresh. Nė vitin 1825 i vdes e jėma. U njoh mė vonė me poetin francez La Martin.
    Njohu Diplomacinė e huaj dhe shkruan konkretisht pėr tė : - Ata qė i nxisin shqiptarėt kundėr Turqisė, nuk e bėjnė sepse janė tė krishterė dhe nga dashuria e madhe qė ata tė huaj kanė pėr kombin tėnė qė dashkan medemek ta shihkan zot tė vetvetes. Ata kanė qenė dhe janė gėnjeshtarė tė poshtėr, lakmiqarė tė drejtėsisė sė pinjojve tė shtėpive bujare tė Shqipėrisė, e nė mėnyrė shumė tė ulėt dishrakė pėr token e lumtur qė ata kanė, prandaj pėr ti zhbi dhe pėr ti zhdukur i shtyjnė shqiptarėt drejt flamurit tė vdekjes, duke i cilėsuar kėshtu fqinjėt tanė tė sotėm dhe tė djeshėm:- shovinistė fqinjė, lakmitarė dhe grabitqarė.

    Mė 1850 poeti arbėresh u martua me arbėreshėn Madalena Melikji me tė cilėn lindi katėr djem dhe gėzoi pėr disa vjetė njė lumturi tė vėrtetė familjare. E shoqja i vdes vite mė vonė e sėmurė nga Pika (damllaja), humbet tė birin e tij 18-vjeēar Mikelangjelon dhe tė gjithė pjesėtarėt e familjes. De Rada pohon se ne fund tė jetės sė tij ndjehet i dėrrmuar nga humbja e tė gjithė pjesėtarėve tė familjes, dhe se e ka dėrmuar varfėria e madhe, skamja dhe mizerja, gjendja e ekonomike shume e keqe duke thėnė pak para se tė mbyllte sytė: Jetoj me vėshtirėsi dhe nė mjerim.

    -Mbėrrita tė nesėrmen ne Maq, shume prej vendasve mė njohin tashmė, edhe nga koncertet edhe nga kėngėt dhe disku im me kėngė arbėreshe qe qarkullon nė tregun arbėresh. Me njė dashuri tė madhe mė presin me fjalė tė ngrohta dhe nėpėr rrugica thėrresin arbėrisht : ardh Lirjo nė katund, dhe e dine qė unė do tė shkoj patjetėr tė ēoj njė tufė lule nė shtėpinė e De Radės e kjo do tė ndodh sa here tė shkoj e gjer sa tė mė rrahi zemra.

    Shtėpia e De Radės nė hyrje tė saj, e thjeshtė dhe madhėshtore.
    Nga pas ėshtė ballkoni ku shkruante vjershat e tij poeti ynė i madh:
    Nė bodrumin e shtėpisė ėshtė shaptilografi i vjetėr ku botoheshin gėrmat shqip.
    Ndėrsa guri pėrpara shtėpisė egziston edhe sot e kėsaj dite aty ku De Rada hipte ēdo mėngjes pėr tju ngjitur gomarit tė tij e pėr tė shkuar nė Shėn Mitėr nė Kolegjin ku punonte si mėsonjės pėr shumė vjetė me rradhe.

    Sa shumė u lodhnė dhe sa pak u shbėrblyen njerėzit qė mbajtėn dhe ngritėn nė kėmbė kombin shqiptar. Njė pyetje e tillė mė shkonė vazhimisht nė mendje, dhe kjo sepse udha ime shkon drejt tė njėjtit monopat. E me thėnė tė drejtėn nuk do tė doja kurrė tė vdisja krejt i vetėm e nė mjerim sikurse De Rada, mbas gjith atij mundi e sakrifice.

    Dėgjohet njė kėmbanė. Ėshtė kėmbana e kishės sė Shėn Adrianit nė Shėn Mitėr. Duke u kthyer, njeri prej miqve tė mi arbėresh Pino Cacozza pa hyrė mire nė qytet ndalon makinėn poshtė njė bliri dhe mė rrėfen: Ishte pranverė kur vdiq De Rada, ishte njė ditė shumė e bukur plot diell, ja si sot, lulet e kėtij bliri kishin ēelur mė shumė se ēdo here tjetėr. Kortezhi i pėrmortshėm kalonte duke mbajtur De Radėn nė krahė e duke e shoqėruar atė pėr nė banesėn e tij tė fundit. Atėherė nuk bėheshin kurora me lule. Nė tė kaluar sapo trupi i De Radės u gjet poshtė blirit njė erė e forte fryu si skishte fryrė kurrė here tjetėr dhe e mbushi arkivolin e hapur tė De Radės plot me lule. Njėrėzit tė tronditur nga kjo pėrkujdesje hyjnore lėshuan njė britmė dhe njėzėri thanė:
    - De Rada ynė i madh dhe hyjnor po ikėn e nė krahėt e zotit
    AI QOFTĖ I PAVDEKSHĖM.




    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt (Arbėrorėt, Illirianėt) e Bashkuar dhe
    Shqipėria (Arbėria, Illiria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Puna e De Rades ishte si ajo rrezja e drites qe hyn ne dhomen e erret -Shqiperia- dhe e ben qe te ndricoje e gjitha. Sidoqofte cfaredo lloj krahasimi te jepja per kete njeri dhe punen e tij do ishte i manget sepse e vepra e tij nuk perkufizohet nga asnje cmimi e vlere.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    De Rada, arbėreshi i madh qė frymėzoi Rilindjen

    NDRIĒIM KULLA

    Gazetaria, folklori, poezia, historia, gramatika, filologjia, etnologjia, estetika, politika, etika, asgjė nuk u mohua prej penės sė tij… madje admiruesit e vet thonė se kjo pjellori atij i vijoi edhe te gabimet. Ashtu si njerėzit e tjerė tė dedikuar ndaj njė ideje tė vetme, ai zhytej kaq guximshėm edhe nė ato fusha tė mendimit nė tė cilat specialistėt kanė frikė tė lėvizin qoftė edhe njė hap. Biografia e tij liston deri nė 43 vepra, tė gjitha tė ndryshme nga njėra-tjera pėr nga gjinia, por tek tė gjitha vetėm diēka kumbon gjithmonė, po njėlloj, patriotizmi i lartė, pėr t’i shfaqur kėshtu si “fragmente zemre”; ja pse me plot tė drejtė rrėfehet se ai diti tė shfrytėzojė edhe gramatikėn e ftohtė tė gjuhės, si fushė-betejė pėr tė sfiduar armiqtė e Shqipėrisė. Edhe atėherė kur pėr disa zakone a doke tė caktuara kishte ide shumė tė vagullta, De Rada nuk u interesua shumė tė informohej; rregullohej e ambientohej lirisht nė ēdo fushė falė bindjes se vula e etnicitetit shqiptar ishte para sė gjithash gjuha, religjioni antik i atdheut, kujtimet e Skėnderbeut dhe ideali i rifitimit tė pavarėsisė, e, mbi tė gjitha, rikthimi nė qytetėrimin e humbur. Pjesa tjetėr mund tė qe edhe e pėrafėrt, ajo s’prishte punė. Nė thelb, qė nė rini De Rada shfaq mbresat e ekzistencės sė njė bote tė vet poetike, pėrtej asaj tė fituar nga leximet. Kėngėt popullore i afruan njė fushė tė re ku tė mund ta jetonte kėtė botė, e njė gjuhė tė re, mė tė freskėt e mė arkaike, pėr ta bėrė atė mė interesante. E ai u krodh nė tė pa shumė shkujdesje, duke zbukuruar shumė prej motiveve tė shkollės romantike, pėrtej atyre tassiane apo tė kėngėve tradicionale. Rezultati qe njė pėrshtypje e thellė dhe e lumtur e lexuesve tashmė tė mėsuar me fantazinė e tassianėve dhe romantikėve, e qė tė shtyrė prej parimeve tė kėsaj rryme, prisnin me festė gjithēka qė mund tė tingėllonte si njė epikė autentike popullore. “Megjithatė, nuk besoj, nėnvizon Valentini, se njė lexues shqiptar i epokės do tė kish njohur, pėrtej gjuhės dhe frazeologjisė, shumė prej botės sė tij nė poetikėn e autorit”. Nuk mund ta themi nėse De Rada ishte apo jo i ndėrgjegjshėm pėr njė gjė tė tillė; e nėse qe, nuk mund tė shtojmė nėse kjo ndėrgjegjshmėri do ta kishte shmangur vallė nga mėnyra e tij e tė shkruarit (nisur nga bindja se, nėse do tė donte, ai fare lehtė mund tė shkruante edhe ndryshe). Ajo ēka mund tė themi me siguri ėshtė fakti se me poemat e tij ai s’ndihej kurrė plotėsisht i kėnaqur, pavarėsisht se ish i ndėrgjegjshėm se bėhej fjalė pėr diēka tė madhe. Ja pse shumica prej tyre, edhe pse tė ripunuara shpesh, mbetėn pėr tė nė gjendjen e tentativave tė pakėnaqura asnjėherė. Gjithsesi, duhet nėnvizuar dhe fakti tjetėr; kėto lloj veprash, ai jo vetėm i botonte, por dhe i ndiente si gjėra tė mėdha. Edhe ne qė jetojmė sot nė njė distancė tė mjaftueshme kohe pėr t’ua vlerėsuar brendinė dhe efektet, pas gjithė atyre komenteve e kritikave duhet tė arrijmė nė pėrfundimin e njėllojtė, se bėhet fjalė pėr diēka tė madhe. Po si, vallė, mund tė shpjegohet kjo gjė? Pėr tė dhėnė njė pėrgjigje tė drejtė, kėtu lipset tė dalim nga fusha e letėrsisė, e artit apo erudicionit, e historisė apo ēfarėdolloj fushe tjetėr. Pasi na duhet tė shqyrtojmė thellėsisht historinė e jetės sė tij, madje mė tepėr, atė tė shpirtit tė tij, qė aspak pėr kryelartėsi a sipėrfaqėsueshmėri, a e bėri tė ditur nė “Autobiologjinė” e vet. Ėshtė njohur qė mė parė, por ėshtė risaktėsuar edhe kohėt fundit, se i ati i De Radės, ashtu si gjyshi e stėrgjyshėrit e tij, nė pėrputhje me ritet dhe zakonet e Kishės Bizantine sė cilės i pėrkiste pjesa mė e madhe e arbėreshėve tė Italisė, patėn qenė priftėrinj. Po kėshtu njihet dhe fakti se ai krenohej duke thėnė se i pėrkiste njė “race tė pėrpunuar, tė kultivuar”, pa harruar tė theksojė se “fusha e mburojės sė shtėpisė sonė ėshtė e bardhė, si e Guelfėve”; prej kėsaj, mund tė kuptohet lehtėsisht se autori duhet tė ketė qenė njė kristian i thekur dhe i devotshėm, ēka hedh poshtė disa zėra mbi “antiklerizmin” e tij. E nė fakt, pėr njė antiklerizėm tė vėrtetė deradian ėshtė e pamundur tė flasėsh: bėhet fjalė vetėm pėr disa shprehje tė shpengura dėnimi, pėr disa forma tė caktuara tė praktikave religjioze popullore, tė lejuara apo tė favorizuara nga kleri; pjesa tjetėr e botėkuptimit tė tij fetar pėrbėhet nga shenjat e njė besimi tė fortrrėnjosur nė ndėrgjegje. Pėr tė “e keqja mė e madhe ėshtė se marramendja e fortė qė shkaktuan nė mendjet e dobėta zbulimet moderne tė shumė forcave tė Materies, solli zhvendosjen e pėrqendrimit te prania e Qenies spirituale dhe tė padukshme, pėr tė preferuar kėsisoj, siē thuhet nė gjuhėn popullore, shėrbėtorin nė vend tė padronit”. Ja pse shndėrrohet nė themelor pohimi se “privilegji i njerėzve dhe i kombeve (e kėtu duhet vėrejtur me kujdes edhe pėrfshirja e fjalės kombe) qėndron nė njohjen e autorit tė botės dhe tė qėllimeve tė tij”. E ky ėshtė njė ēelės goxha i pėrdorshėm nė zbėrthimin e profetizmit deradian. Pėrveē krenarisė sė origjinės sė vet, njė rėndėsi tė madhe ai u jepte edhe fillesave tė para tė jetės spirituale, qė i gjejnė gjurmėt e tyre nė moshėn 13-vjeēare. Ia vlen tė zgjatemi duke lexuar rrėfimin e tij: “… Nė atė vit librat asketikė nisėn tė zėvendėsonin Tasson dhe leximet e tjera. Madje, ndalova tė lexoja ēfarėdolloj libri tjetėr qė nuk qe i shenjtė, duke preferuar manualet e historisė religjioze. Duke e menduar sot njė gjė tė tillė, kėtė ndryshim ia atribuoj Mirėsisė hyjnore tė ardhur pėrmes leximeve tė shumta, natė e ditė nė Institutin e Shėn Dhimitrit, veēanėrisht mbi jetėn e Shenjtėve tė Kishės. Digjesha nga dėshira tė isha pėrherė me ta… Nisa kėshtu tė flisja e tė flisja pėr ta edhe me shokėt e mi. I bindur nė vėrtetėsinė qė sapo kisha rrokur, mbajta njė rrėfim pėr Pashkė, nė ditėn e Kungimit tė shenjtė, qė e mrekulloi Dom Karmine Dramis nga Mbuzati. Qė atėherė, herė pas here profesorėt vinin netve e dėgjonin pas porte, ato ēka unė u thoja fėmijve tė tjerė nė dhomėn ku flinin…”. Nga ana tjetėr, ėshtė e vėrtetė qė e gjithė kjo zjarrmi shpirtėrore, De Radės iu ftoh qė njė vit mė pas, pėr shkak ndoshta tė qetėsimit tė ardhur nga jeta pa rregulla e pa orar nė shtėpinė e prindėrve gjatė pushimeve tė verės apo tė miqėsisė sė ngushtė qė ai lidhi me njė vėrsnikun e tij nė fshat; por pėrsėri, parimet e veta tė besimit brenda autorit ngelėn pėrgjatė gjithė jetės tė gjalla e vepruese, nė udhėheqje tė ēdo gjykimi e mendimi tė tij. Aq mė tepėr qė ato herė pa here vinin e zgjoheshin nga ndodhi tė caktuara providenciale, ndaj tė cilave ai mbeti gjithmonė i ndjeshėm nė shpirtin e vet pa dyshim tė pasur me prirje mistike dhe aspak tė zakonta. Pėr ta dėshmuar kėtė, mjafton tė shohim qėndrimin e tij pėrballė disa fakteve tė caktuara, qė te ēdokush tjetėr do tė quhej, nėse jo i palogjiktė, pa dyshim i papritur. Mund tė pėrmendim kėtu rastin e procesit gjyqėsor nė dėm tė tė vėllait, shėrimit tė tij tė mrekullueshėm pas sėmundjes sė vitit 1840, apo edhe njė herė shėrimin e madhėrishėm tė njė vėllai tjetėr pas njė sėmundje tė rėndė. E nė tė gjitha kėto momente, siē shpjegon Zef Valentini, me autoritetin e vet tė padiskutueshėm qė i jep njohja e thellė dhe rigoroze e mistereve tė kėsaj fushe, “te De Rada ia vlen tė shėnohet ai lloj fluturimi pindarik, tipikisht mistik, qė e lidh lajmin e njė mirėsie tė kryer jo me sensin e njė mirėsie personale, por tė njė vizioni tė gjerė teologjik tė gjithė-atėsisė sė Zotit”. E nė lidhje me kėto fakte e shpjegime, edhe vetė autori nė shkrimet e tij, ka njė koment qė vlen pėr tė gjithė ata studiuesit e veprės sė vet qė pėrpiqen ta matin e ta vlerėsojnė De Radėn, pa i atribuuar religjiozitetit tė autorit njė rėndėsi themelore. “Unė do tė rrėfej gjithmonė veē pėr suksese tė vėrteta, edhe pse e di shumė mirė se i flas njė gjenerate shumė kryeneēe, qė ka pėr divizė shprehjen “Quid est veritas? (Ku ėshtė e vėrteta?) tė Ponc Pilatit”. “Megjithatė, – shkruan duke ngritur tezėn e vet ndoshta gjeniale Zef Valentini, – e vėrteta ėshtė se ky njeri mistik duhet tė ketė ndjerė e besuar tė ketė pėr rilindjen e Shqipėrisė njė mision tė atillė me atė qė pat besuar tė kishte Dantja pėr tė gjithė italianėt jubileun e vitit 1300. Ai s’u shpreh kurrė qartėsisht nė lidhje me kėtė mision, ndoshta pėr arsye modestie, duke menduar tė mos jetė i denjė pėr njė gjė tė tillė. Por, nė vėllimin e periudhės sė parė tė ‘Autobiologjisė’ sė tij, autori do tė shkruajė: ‘Nė vetvete, ngjarjet e jetės sime nuk kanė kurrfarė vlere pėr tė tjerėt, as kurrfarė vlerėsimi prej tyre. Vlerėsimi i takon lartėsimit ‘tė bėrjes dhe pasjes’ sė njė gjuhe kombėtare, mbrojtėses sė vėrtetė tė kombit shqiptar’. Ndoshta teologėt, pėrfundon Valentini, nuk e kanė kaq tė lehtė tė pohojnė ekzistencėn e misioneve profetike tė poetėve, ashtu siē nuk janė tė lehta tė pohohen zbulesat e tyre tė vėrteta mistike e tė mbinatyrshme, me pretendimin e drejtė pėr tė mos i dhėnė Zotit pėrgjegjėsi qė nuk janė tė tijat”. Mirėpo, ky mendim nuk synon tė zhvillohet nė fushėn e teologjisė, por pėrkundrazi, nė atė tė letėrsisė dhe historisė, ndaj kjo nuk mund ta mohojė kurrsesi besimin te ajo provani nė tė cilėn De Rada besonte kaq ethshmėrisht e me kaq entuziazėm. Nga ana tjetėr, nuk mund tė mohohet e tė mos pranohet misioni qė Provania i ka shėnjuar jo vetėm ēdo personi, por edhe ēdo kombi. Ja pse, si De Rada duhet tė dashurojmė, tė mendojmė pėr njė Shqipėri, tė vogėl vėrtet e rrjedhimisht jo tė pasur nė krahasim me shtetet e mėdha, por fisnike, madje tė pajisur me njė fisnikėri hyjnore e, pėr kėtė arsye, tė pashlyeshme kurrė. Ja pse si De Rada, duhet tė besojmė edhe nė provaninė e veprės sė tij; natyrisht, mund tė shtohet se ai qe i pari qė bėri tė njohur nė Europė ekzistencėn e njė Shqipėrie atdhe tė heronjve e tokė tė sentimenteve fisnike, tė denjė pėr njė jetė tė sajėn ashtu si ēdo komb tjetėr, tė cilit Zoti i ka dhėnė njė fytyrė e, pėr rrjedhim, njė mision. Jo shumė shpejt, vepra e tij u njoh dhe u ēmua nė Shqipėri; sot ajo ėshtė e njohur mė shumė pėr vlerat letrare, pra pėr petkun e saj; ndėrkohė qė ka shumė nga ata qė ai do t’i quante Pilatė, tė cilėt nuk arrijnė dot tė njehsohen nė konceptin e vet goxha fisnik religjioz tė atdheut tė tij fisnik, pėr shkak se pėr ta nuk ėshtė shpirti, por materia ajo qė u intereson. Ja pse si De Rada, ne sot duhet tė kemi po tė njėjtėn kredo; tė besojmė po njėlloj edhe nė Provaninė e tij, nė misionin qė ai i dha Shqipėrisė, mision ky qė do tė mund tė vihet nė veprim, vetėm atėherė kur tė bėhen realitet idealet e De Radės.

    Panorama

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Jeronim de Rada

    Jeronim de Rada, njė bust para lulishtes sė Parlamentit

    Emri:  jeronim%20de%20rada.jpg

Shikime: 6611

Madhėsia:  7.0 KB

    Bashkia e Tiranės parashikon vendosjen e bustit tė rilindasit kombėtar Jeronim de Rada. Vepra ėshtė realizuar nga Odise Paskali dhe do tė vendoset nė lulishten para Parlamentit, pėrballė rrugės “Jeronim de Rada”. Busti i Jeronim de Radės mban vlerėn e dyfishtė pasi ėshtė njė nga punimet mė tė arrira tė artistit Odise Paskali “Skulptor i Popullit”.

    De Rada luajti njė rol tė madh nė historinė e letėrsisė shqiptare. Ai njihet si shkrimtari u parė qė shkroi vepra me frymė kombėtare. Figura e tij ngrihet si figura mė e kulluar dhe mė e fuqishme e letėrsisė dhe e botės arbėreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarėt arbėreshė bashkėkohės ishte i madh; tradita poetike shkruar prej tij vijon tė jetojė e pėrtėrirė edhe nė letėrsinė e sotme arbėreshe. Pas Ēlirimit nė Shqipėri janė botuar tė adoptuara veprat e tij kryesore. Mban titullin "Mėsues i Popullit".

    Shekulli

Tema tė Ngjashme

  1. Jeronim De Rada
    Nga Bel ami nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 10-11-2014, 01:26
  2. Prof. Dr. Ylli Popa pėr Kryepeshkopin Anastas Janullatos
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-10-2014, 03:11
  3. Info per Eqerem Cabej?
    Nga rrogozhinsi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 18:36
  4. Jeronim De Rada
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-03-2003, 08:30
  5. Jeronim de Rada
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 04:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •