Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    7 Kushtet e LA ILAHE IL LALLAH

    La ilahe il lAllah – Nuk meriton tė adhurohet me tė drejtė ashkush pėrveq Allahut

    All-llahu I Madhėruar thotė:

    "Ne nuk kemi dėrguar asnjė tė dėrguar para teje e tė mos I kemi shpallur se:"S'ka tė adhuruar me tė drejtė pėrveq Meje,andaj mė adhuroni vetėm Mua"" El-Enbija-25

    Pėr tė kuptuar kėtė Teuhid (Njėhsimin eAll-llahut) dhe pėr ta kuptuar drejt adhurimi e All-llahut duhet domosėdo ta kuptojmė drejt domethanien e fjalės La-ilahe il lAllah.
    Kjo fjali fatkeqėsisht nė shumicėn e rasteve pėrkthehet dhe kuptohet gabimisht ku pėrkthimi pėrkufizohet nė thėnien se: "Nuk ka Zot pos All-llahut…" qė kjo pa dyshim se ėshtė e vėrtetė, por assesi nuk duhet kėtu tė pėrfundojė kjo fjalė!

    All-llahuI Madhėruar nė Kur'an e ka pėrmendur se edhe Mushrikėt (Idhujtarėt) e kohės sė Mekkes e pranonin se vetėm Zoti ėshtė Krijues dhe se vetėm Ai ėshtė Furnizuesi dhe Sunduesi, mirėpo kjo padyshim se kjo njohje e tyre nuk u mjaftoi atyre qė tė mbrohen nga Dėnimi I All-llahutdhe pėrleshjes me besimtarėt e tjerė.

    Pėr kėtė duhet domosdo ta dijmė se kuptimi dhe pėrkthimi I drejtė I dėshmisė do tė mund tė pėrkufizohet nėse ėshtė sikurse vijon: "Nuk meriton tė adhurohet me tė drejtė askush pėrveq All-llahut".
    Ky ėshtė kuptimi I drejtė I kėsaj fjale, madje sipas disa dijetarėve ose tė jemi mė direkt Shejh Albani Rahimehullahjanė tė mendimi se pėrkthimi dhe zbėrthim tjetėr I kėsaj fjalė, jo sikurse u cek mė lartė do tė konsiderohej edhe si Mėkat, ngase njė veprim I tillė do tė nėnkuptonte devijim e asaj qė vet Zoti I Madhėruar ka dash tė ta pėrmbajė dhe tė aludoj nė tė kjo fjalė.

    Pėt tu thelluar mė tepėr nė kuptimin e kėsaj fjale dhe pėr tė pasur mė qartė se qka konkretisht kėrkohet prej neve me thėnjen e kėsaj dėshmie atėherė na duhet domosdo qė nė vijim tė mirremi me kushtet e kėsaj fjale tė cilat dijetarėt e mirėfilltė nė bazė tė leximit induktiv tė ajeteve dhe haditheve kanė ardhur nė pėrfundim se kjo fjalė nuk qėndron pa kushtet e saj.

    E kan pyetur dijetarin Vehb ibėn Munebbeh:"A nuk ėshtė fjala La ilahe il lAllah ēelėsi I xhennetit?! Ai iu pėrgjigj: "Po, mirėpo secili ēelės I ka dhėmbėt e ti me tė cilėn qelėt dera".

    Pasi qė e kemi ēelėsin duhet duhet tė shikojmė se a I ka dhėmbėt e duhura pėr ta hapur derėn e xhennetit.


    Kushtet e Fjalės LAIlahe Il-la Allah

    Dijetarėt Islam nė bazė tė argumenteve tė qarta tė sheriatit (Kur'an-it dhe Sunnet-it), kanė ardhė nė pėrfundim se kjo dėshmi I ka gjithėsej 7 kushte e ato janė:

    Kushti 1: Dituria
    Ti paraprijė dituria rreth dėshmisė qė po e thua qė d.m.th. ai I cili e thotė dėshminė duhet ta dijė se vetėm All-llahu duhet tė adhurohet dhe nuk lejohet qė tėbėhet shok Atij askush nė kėtė adhurim.

    All-llahu I Madhėruar thotė:

    "Dijese nuk meriton me tė drejtė tė adhurohet askush pėrveq All-llahut. Kėrko falje pėr gjynahun tend dhe pėr besimtarėt e besimtaret! All-llahu e dise si silleni ju dhe ku qėndroni" Muhammed-19

    Transmeton Uthman ibėn Affani r.a. se I Dėrguaris.a.v.s. ka thėnė: "Ai I cili vdes duke e ditur senuk meriton tė adhurohet me tė drejtė askush pėrveq All-llahut do tė hyje nė xhennet " Buhariu

    Andaj secili qė e thotė kėtė fjalė duhet ta dijė qartė se e tėra qė ka tė bėjė me adhurimin duhet ti takoi vetėm All-llahut e jo dikujt tjetėr pėrveq Tij, ngase vetėm kėshtu kjo dėshmi I bėnė dobi thėnėsit tė saj dhe bėhet shkakė pėr shpėtimin e tij nga zjarri. Ndėrsa ai I cili e thotė kėtė dėshmi vetėm se fjalė goje duke mos e ditur se nuk bėn tė adhurohet dikush tjetėr pėrveq All-llahut , atėherė I tilli nuk pėrfiton nga thėnia e kėsaj dėshmie dhe rrjedhimisht nga kjo nuk shihen gjurmėt e sjnė jetėn e tij/saj.

    Kushti 2: Bindja
    Ai/Ajo tė cilėt e dijnė domethėnien e dėshmisė, atėherė pos kuptimit tė saj duhet tė jenė tė bindur nė atė qė aludon ajo dėshmi,ngase nėse e din kuptimin e drejtė tė kėsaj dėshmie e pastaj dyshojnė nė atė qė aludon ajo, atėherė edhe ky nuk pėrfiton atė qė duhet nga kjo fjalė.

    All-llahu I Madhėruar thotė:

    "Besimtarėt e vėrtetė janė vetėm ata qė besojnė All-llahun dhe tė Dėrguarine Tij dhe pastaj nuk dyshojnė por luftojnė nė rrugėn e All-llahut me pasurinė dhe jetėn e tyre. Kėta janė besimtarė tė sinqertė". El-Huxhurat-15

    Ebu Hurejra r.a. thotė se I Dėrguari s.a.v.s. nė njė hadith tė gjatė ndėr tė tjera I ka thėnė atij se:" …atė tė cilin e takon pas kėtij muri e qė dėshmon me bindje se nuk meriton me tė drejtė tė adhurohet askush pėrveq All-llahut, pėrgėzoje me xhennet." Transmeton Buhariu

    Kushti 3: Pranimi
    Mbase e dimė tashmė dhe jemi tė bindur nė atė se qfarė konkretisht aludon kjo dėshmi atėherė na mbetet tė qė ta pranojmė me zemėr dhe shqiptojmė me gjuhėn tone tėrė atė me tė cilėn ka ardhe kjo dėshmi.
    Pabesimtarėt nuk ishin nė gjendje ta pranonin realitetin tė cilin e solli kjo fjalė, pėrkundrazi ata e mohonin madje e refuzonin me kryelartėsi dhe pėrbuzje.

    All-llahu I Madhėruar dhe I Lartėsuar thotė:

    " Atė ditė tė gjithė do tė jenė sė bashku nė denim. Ne kėshtu veprojmė me keqbėrėsit. Sepse, kur u thuhej atyre:"Nuk meriton me tė drejtė tė adhurohet askush pėrveq All-llahut!"– ata tregoheshin mendjemėdhenjė dhe thoshin:"Vallė, a t'I braktisim hyjnitė tona pėr shkakė tė poeti tė marrė?" Es-Saffat-33, 34, 35, 36.

    Kushti 4: Nėnshtrimi
    Pasiqė e pranojnė tėrė atė me tė cilėn ka ardhur kjo dėshmi me zemėr dhe shqiptim me gjuhė, atėherė kan nevojė qė ti nėnshtrohen praktikisht kėrkesave tė dėshmisė me gjymtyrėt tyre.
    Andaj ky ėshtė kundėr argument pėr ata tė cilėt pretendojnė se "e kam zemrėn e pastėr" apo "unė jam musliman".Duhet domosdo qė praktikisht tė dėshmojn kėtė pėrkatėsi duke reflektuar automatikisht veprat e tyre nė tė pėrditshmėn.

    All-llahu I Plotėfuqishėm thotė:

    "Kush I dorėzohet All-llahut, me tėrė qenien e tij, duke qen punėmirė, ai ėshtė kapur pėr vegėn mė tė forte. Tek All-llahu do tė kthehet qdo gjė." Llukman-22

    Ky ajet qartė dėshmon se vetėm ata/ato tė cilėt kan pranuar qė ti dorėzohen All-llahut tė Madhėrishėm dhe tė Lartėsuar dhe bėjnė vepra tė mira, tė tillėt janė kapur pėr vegėn mė tė forte e cila nė kėtė rastė ėshtė qartė dėshmia La Ilahe il lAllah.

    Kushti 5: Vėrtetėsia
    Tė pranojė dhe ta shqiptojė kėtė dėshmi me vėrtetėsitė plotė e tė pastėr nga ēdo njollė e gėnjeshtrės.

    All-llahu I Plotėfuqishėm dhe Bujar thotė:

    "Elif,Lam, Mim. Vėrtetė mendojnė njerėzit, se do tė lihen tė thonė ne besojmė", pa u vėnė nė prove?! Ne I kemi sprovuar ata qė kan qen para tyre, nė mėnyrė qė All-llau tė dallojė ata qė thonė tė vėrtetėn dhe ata qė gėnjejnė." El-Ankebut-1, 2, 3.

    Transmeton Muadh ibėn Xhebeli r.a. se I Dėrguari s.a.v.s. ka thėnė:"Kushdo qė dėshmon me vėrtetėsi se nuk meriton me tė drejtė tė adhurohet askush pėrveq All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė rob dhe I Dėrguar I Tij, tė tillin e mbron All-llahu nga zjarri." TransmetonBuhariu dhe Muslimi.

    Kushti 6: Sinqeriteti
    Gjatė kryerjes sė veprave tė cilat janė obliguar me thėnien e dėshmisė tė jetė I sinqertė dhe tė kryej kė vepra vetėm pėr All-llahune Madhėruar dhe vetėm si pasojė e nėnshtrimit ndaj Tij. Shqiptuesi I kėsaj dėshmie duhet qė tė mundohet maksimalisht qė mos tė bashkangjitet nė veprat e tij asnjė grimcė syefaqėsie e cila ndikon nė refuzimin e veprės sė tij apo cungimin e shpėrblimit.

    All-llahu I Madhėruar thotė:

    "E megjithatė, ata qen tė urdhėruar vetėm qė tė adhuronin All-llahun me pėrkushtim tė sinqertė." El-Bejjine-5.


    Kushti 7: Dashuria & Urrejtja
    Dashuria & Urrejtja tė ken pėr bazė dėshmin LaIlahe Il lAllah.
    Besimtari/ja miqėson ata/ato tė cilėt/cilat janė nėmiqėsi me dėshiminė dhe e kundėrta I trajton jo miq ata/ato tė cilėt/cilat janė tė kėtill me dėshminė. Ai/Ajo I/e don ato vepra tė cilat janė nė pėrputhje me kėtė dėshmi dhe I/e urren ato tė cilat janė nė kundėrshtim me Dėshmin La Ilahe Il lAllah.

    All-llahu I Madhėruar thotė:

    Nuk gjen njerėz, qė besojnė nė All-llahun dhe nė Ditėn e Fundit, qėtė ushqejnė dashuri ndaj atyre, tė cilėt kundėrshtojnė All-llahun dhe tė Dėrguarine Tij, edhe nė qofshin ata etėrit ose bijtė e tyre, ose vėllezėrit e tyre, ose farefisi I tyre…" El-Muxhadele-22.

    Gjithashtu thotė:

    "Shembulli I mrekullueshėm pėr ju ėshtė Ibrahimi dhe ata qė kanqen me tė kur I thanė popullit tė vet:"Ne shkėputemi nga ju u dhe nga ato qė ju I adhuroni nė vend tė All-llahut; ne ju mohojmė dhe armiqėsia e urrejtja midis nesh ėshtė e pėrhershme, derisa tė besoni tek All-llahuNjė dhe I Vetėm." El-Muntehine-4

    Pra Besimtari/ja e urren ēdo fjalė apo vepėr e cila ėshtė nė kundėrshtim me dėshminė La ilahe il lAllah pavarėsisht se nga kush buron kjo vepėr a fjalė, mirėpo kjo urrejtje dhe armiqėsi nuk duhet atė ta shtyjė asesi qė t'I bėjė ndokujt tė padrejtė apo nė mėnyrė tė paligjshme t'ia cenojė atij jetėn, nderin apo pasurinė.

    Kėto janė kushtet e dėshmisė Islame La Ilahe IllAllah dhe vetėm tė bashkuar mundėsojnė qė kjo dėshmi ti jep frytet e saja dhe ti bėjė dobi thėnėsit tė sajnė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.

    Literatura ėshtė shkėputur nga skripta e Kursit tė Avancuar Islam kėtu nė Prishtinė pėrgatitur nga Hoxhė Enis Rama.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga burbuqe1 : 24-12-2007 mė 15:21

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Teuhidi
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 10:37
  3. Pensionet, si ndahen profesionet nė tė thjeshta dhe tė vėshtira
    Nga Zemrushja nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-07-2007, 21:28
  4. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  5. Kushtet E Islamit
    Nga FCSAWYER nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2006, 21:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •